Borxhi publik i Shqipërisë është sot më i larti që nga viti 2003.

Përtej deklaratave politike të kryeministrit, në vitin 2005, kur mazhoranca aktuale erdhi në pushtet, borxhi publik ishte sipas Fondit Monetar 57.7 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto ose 2 për qind më i ulët nga shifra aktuale.

Të dhënat zyrtare tregojnë se Shqipëria e ka patur borxhin publik 72 për qind ashtu sikur thotë kryeministri vetëm në vitin 1999, dy vjet pasi vendi përjetoi kolapsin financiar që shkaktuan skemat piramidale. Që nga ajo kohë borxhi ka ardhur në rënie konstate nga viti në vit. Por  kjo tendencë u përmbys në vitin 2008, kur borxhi u rrit për herë të parë pas dhjetë vitesh. Fillimisht me 1.3 për qind e PBB-së dhe më pas vitin e kaluar ku rritja ishte 4.5 për qind krahasuar me 2008, kryesisht për shkak të stimulit fiskal, rritjes së investimeve publike. Këtë vit qeveria është zotuar se do e ulë borxhin

Misioni i fundit i FMN në Tiranë i kërkoi qeverisë ligj të posacëm për të mbajtur nën kontroll borxhin publik, i cili duhet të synonte kufizimin e shpenzimeve qeveritare. Nëse kjo nuk do të ndodh, FMN vlerëson se borxhi publik do të rritet deri në vitin 2013.

9 Komente

Le te llapi sa te doje FMN-ja. Ne ne Korrik na rritet rroga me nga 2 deri ne 3 SALKAR. Rendesi ka qe ne te rrojme mire,  por kur te ikim ne nga kjo bote le te perpiqen femijet tane per te shlyer borxhet. Hajde Sal rriti ato rroga qe te te mbajme mend per te mire mbas Korrikut.

mua me pelqeu dhe kronika e TCh ne video: http://top-channel.tv/artikull.php?id=18...

borxhi eshte 59.9% per momentin. Jo per ta inkurajuar qeverine, por keto te dhena jane ne fakt pozitive. Borxhi paska qene 72% dhe ne mbijetuam (jo pa probleme). Kjo dmth qe borxhi prej 60% nuk eshte fundi i botes dhe nuk duhet te jete nivel qe te krijoje panik

edhe nje

10 Qershor 2010 - 20:42 | Shqiperi     Raporti 2010 i BB: Borxhi i jashtëm rrezikon Shqipërinë    
Borxhi i jashtëm rrezikon ShqipërinëSHBA- Raporti i fundit i BB e cilëson Shqipërinë si një vend të rrezikuar ekonomikisht për shkak të problemit të borxheve, por edhe për shkak të ndikimit nga bankat greke të cilat paraqesin rrezik. Të dhënat bëhen të ditura në raportin “Perspektiva ekonomike globale për vitin 2010” të publikuar sot nga Banka Botërore.

Në raport theksohet gjithashtu se rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2010 është 3%, ndërsa në 2011 rritja ekonomike do të jetë 4%. Për vitin 2012 Banka Botërore ka parashikuar një rritje që shkon deri në 4,7%. Banka Botërore në këtë raport ka parashikuar një rritje globale që varion nga 2,9 në 3,3%.

Sipas këtij raporti vendet që rrezikohen më tepër janë në Europën Lindore, ku Shqipëria, Bullgaria, Rumania dhe Serbia listohen si vendet më të rrezikuara për shkak të borxheve që mbartin.

Sipas raportit, edhe pse ekonomia botërore vazhdon të ecë përpara, ajo do të përballet me pengesa
(m.a/BalkanWeb)

Per te ulur shpenzimet, nuk do te ishte keq qe ter qeveritaret dhe nenpunesit e larte shteterore qe udhetojne me makina me shofere, te udhetonin tani ne vere me autobuz dhe tren. Shoferat le te marrin 2 muaj pushim me 50% te rroges. Ja ku u kursyen disa milione.  

 Nuk me shqetson aspak lajmi qe vjen nga Top-i apo zi_wireless.

Problemi sipas meje qendron tek struktura e investimeve dhe shpenzimeve.

Ne vazhdojme te investojme ne luks dhe te shpenzojme ne artikuj qe jane dhe do mbeten edhe per nje kohe te gjate artikuj importi. 

Kjo eshte e patolerueshme dhe do ta coje ekonomine shpejt ne gremine.

KUJDES 2011!

Do jete nje vit shume i veshtire.

relax take,it easy.............fundin e ke te sigurt........rrofshin xhepat e shpuar dhe zyrat e reja te bankes se varferise

 Borxhi jone nuk eshte aspak 59.9% e PBB. Kjo eshte nje genjeshter e madhe.

1. Se pari PBB jone eshte e inflacionuar 8-9%

2. Se dyti fondi i pensioneve (ISSH) dhe fondi i sigurimeve shendetesore (ISKSH) kane nje deficit te frikshem rregullisht dhe ne rritje te forte dhe per keto tek ne eshte pergjegjes drejtperdrejt shteti. Deficitet e ketyre i rrisin se  rreth 4% deficitit tone dhe prirja eshte ta cojne kete lart e me lart. Keto nuk perllogariten por a nuk i subvencionon buxheti cdo vit? Vertet e mendojne nderkombetaret se shteti jone mund ti lere pensionistet pa pensione dhe ilace?

Per pasoje deficiti jone eshte aty rrotull 70%

Por kjo eshte vetem maja e ajsbergut te problemit.

Nderkohe qe shtetet e BE etj marrin borxh me norma interesi afro 4% ne marrim borxh me interes dyfishin e tij keshtu qe eshte njesoj sikur ta kishim deficitin 140% te PBB, se ne fund te fundit efekti i deficitit eshte vetem tek outflows nga buxheti qe paguajne borxhin.

Dhe se fundi, e per me keq, ne mbledhim vetem 27-28% te PBB taksa sipas shifrave te ministrise se financave (ne fakt diku tek 31% pas deflatimit te PBB), por sidoqoft 31% eshte shume pak nga rreth 50% qe mbledhin shtetet e BE mesatarisht.

Kjo eshte njesoj sikur ta kishim deficitin 140% x 50/31 ose afro 225% nqs do te krahasoheshim me vendet e BE relativisht.

Gjendja jone eshte ne prag te gremines, kush ka mend ta degjoje kete keshille, ashtu sikurse parashikimi im per euro/lek dhe per Greqine dolen te sakta.

 

 

 Per ta vijuar argumentin me lart, shpesh degjoj qe raporti kredi/depozita tek ne eshte shume i mire etj brockulla si keto.

Vertet ky raport eshte dikund tek 70% por harrohet qe bankat ne Shqiperi jane te vetmet blerese relevante te borxhit qeveritar dhe kjo ben qe pjesa e mbetur e depozitave te jete e fiksuar ne blerjen e borxhit dhe ne rezerven prane BSH (qe edhe vete BSH e ka konsumuar duke blere bono), madje 30% i mbetur nuk del dhe prandaj bankat vendase kane marre linja krediti nga bankat meme por per fat te keq ky rubinet eshte mbyllur per shkak te krizes. Kredite ndaj biznesit po rollover (pra ska kredi te re neto) dhe depozitat shtohen me ritmin e interesit (pra pothuaj zero) per shkak te rritjes se pafre te kostos se jeteses.  Ne keto kushte nuk ka para qe te financojne nevojat ne rritje te buxhetit per borxh te ri dhe per te paguar interesat e atij ekzistues kur taksat jane ne stanjacion. Kjo e ka detyruar qeverine qe te lancojne eurobondin dhe asgje tjeter. Por kur ky deshtoi tani qeveria do te konkurroje me sektorin privat per limited pool of financial resources, pra nuk ka skenar me te keq per te frenuar rritjen ekonomike. Shpresa eshte se tregjet nderkombetare do te relaksohen dhe paret prape do te vershojne drejt nesh...po edhe sikur ky skenar te materializohet ky do te ishte nje zgjatje e agonise sone dhe asgje me teper sepse borxhi nuk sherohet me borxh.

Ska asgje te vecante ne kete...kapitalizmi eshte ciklik por kemi edhe nje qeveri debile qe do te na i agravoje keto cikle ne vend qe ti lehtesonte ose te pakten te mos bente asgje.

Opozita eshte po aq qesharake sa qeveria.

Ku jane reformat strukturore? Nje mut i madh.

 

 

 

 E vetmja rruge per te ulur borxhin do te jete zhvleresimi i lekut per te hequr barren buxhetore, rilancuar rritjen ekonomike dhe per te ndihmuar debitoret. Leku po beht tani nje nga monedhat me te rrezikshme ne planet. Hold lek at your peril.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).