Servet Pëllumbi, profesori i PS, në një intervistë për Top Channel nga Sokol Balla, analizon historikun e krijimit të PS, gabimet e Nanos, por edhe prapaskenat në kurriz të tij. Pëllumbi mori në analizë, gjithë marrëveshjet Nano -Berisha në momente decizive.

 

Le të ndalemi te kongresi i parë i PS dhe mënyrës sesi u zhvillua ai....
Nuk ka ndonjë sekret sesi u bë kongresi i parë i PS. Madje unë në disa takime ambasadash, i kam thënë Ramiz Alisë se Nanon e Berishën e kemi peshqesh nga ty. Në atë kongres, unë propozova emrin nga PPSH në Partia Socialiste, ndërkohë që gjatë debateve, u propozua emri i Nanos.

 

Si u zgjodh kryetar?
Pavarësisht se ç'thotë Nano, ka qenë Ramiz Alia që e ka thirrur në zyrë, kur ka qenë aty edhe Ylli Bufi dhe i ka kërkuar të marrë PS. Pas kësaj, vetë Nano kërkoi Servetin në të djathtë, dhe Spiro Deden në krahun tjetër. Dhe kështu ndodhi zgjedhja e kryetarit të PS dhe nuk ka asnjë të vërtetë tjetër.

 

Po zgjedhjet e vitit 1992?
Unë mendoj se nano i la vetë këto zgjedhje, dhe kjo erdhi pas takimit të Triestes. Një vendim që Nano e mori pa u konsultuar me forumet drejtuese të PS. Nano iku në Itali për të takuar Kraksin, por më pas ne morëm vesh se nuk u takua me ta, por hëngri darkë me Berishën. Dhe aty u bë marrëveshja.

 

Çfarë marrëveshje?
Që PS, do t'i linte zgjedhjet e vitit 1992 t'i fitonte PD. Dhe në fakt, në atë tryezë, pas asaj darke, Berisha i kërkoi Nanos që PD të merrte 2/3 e parlamentit, sepse kishte synim të hiqte Ramiz Alinë dhe të vendosej vetë President. Ndërsa Nano të caktohej kryeministër. Në fakt, për periudhën që flasim, një kompromis i tillë politik mes dy forcave mund të ishte i drejtë. Por Nano veproi pa strukturat e partisë. Dhe po ta vini re, po ti ktheheni kohës, Nano në ato zgjedhje nuk bëri fushatë. Ne u shpërndamë nëpër rrethe, ndërsa Nano nuk doli në disa zona në fushatë, si në Shkodër, Bajram Curri, Lushnje...duke thënë se nuk shkonte dot atje se nuk e donin. Ndërkaq, që ne të tjerët kishim shkuar nëpër rrethe.
Dhe menjëherë pas zgjedhjeve, kur Nano nuk mori pjesë në fushatë, Berisha vërtet mori 2/3 e deputetëve në zgjedhje dhe Nano asgjë. Pastaj Berisha, nuk caktoi Nanon si kryeministër por Aleksandër Meksin. Nano u zhgënjye nga kjo, por nuk e bëri problem në parti.
Nëse do të kishte transparencë, kjo do të ishte zgjidhje e mirë pra të mund të qeverisjej bashkërisht, në shumë vende ndodhi kjo kur duheshin bërë reforma të vështira, ndryshime të thella, por kjo u bë fshehtas.

 

Ndërkohë që Nano edhe sot, duket shumë i ashpër ndaj PS, madje më shumë ndonjëherë sesa Berisha...
Gjithmonë ka një marrëveshje, mund të mos ketë Trieste, por ka Vjenë, Tiranë... Por unë mendoj se është në një formë, apo në një tjetër. Merreni me mend se kur del Nano në intervista. Ka dalë në momentet kur kjo i është dashur Berishës. Doli në janar, kur bëri takim në pallatin e Brigadave... Mos shko shumë larg, po vij në zgjedhjet e 2009, një ditë para hapjes së fushatës, Nano del në intervistë ku sulmon PS e Ramën, aq sa tha mos votoni PS, kjo është një parti e shpartalluar, është pati që s'e njoh më etj, etj, dhe pas zgjedhjeve doli dhe tha unë nuk votova për PS. Atëherë a mundet një lider që pretendon se është lider historik pra 'unë jam Nano pas më vjen historia' të bëjë të tilla veprime? Sepse historia nuk lidhet me kërkesën e atij që mendon se po bën historinë, por ka dokumente. Unë në ndonjë rast kam thënë dëshira ime është që t'i vijë pas historia e vërtetë. Historia vjen, por varet si vjen.
Ju keni pikëpyetje për raportin e Berishës me Nanon. Por unë kam qenë në intervistë me Berishën në vitin 2002 dhe pas emisionit, gjatë darkës ai më tha: shikoni ç'dhuratë do t'i bëjë Ramës dhe më pas u ngrit komisioni hetimor...
Ai ishte vërtet një komision hetimor grackë, që shkelte ligjet e rregulloren, kështu që unë në atë rast kam kundërshtuar kur isha kryetar kuvendi. Por edhe për këtë çështje, kishte nga PS që dëshironin denigrimin e Edi Ramës. Por kërkesa për komision u bë duke shkelur procedura, sipas ligjit, duhej një problem për komision hetimor, dhe jo një individ. Për këtë, në kuvend u krijuan edhe skena të papëlqyeshme me sulme personale edhe ndaj meje që i bënte Berisha. Në një moment i thashë Berishës: ti argumentoje që unë shkela rregulloren dhe unë votoj për shkarkimin tim. Ai më tha: jo ke eksperiencë të madhe ti kryetar.
Në atë periudhë dhe PS ishte në situatë kritike, s'kishte dalë akoma nga grindjet e saj të brendshme.
Duke u kthyer në kohë, Nano psh, dërgoi një mocion nga burgu në një kohë të papërshtatshme, pikërisht pak kohë kur unë vetë u rraha në sheshin "Skënderbej" dhe mora 26 shkopinj gome. Dhe nuk pranova të filmohesha apo fotografohesha për shenjat, sepse shumë u dhunuan në atë kohë. Por megjithatë, ajo pati ndikimin e vet të Evropës ndaj nesh, e ndaj Berishës. Pas kësaj, Nano dërgoi mocionin, pra kur ne debatonim se çdo të bëhen me këto zgjedhje të '96, ne nuk pranuam as ribërje zgjedhjesh në 17 zona e as deputetët që u fituan. E pikërisht në këtë kohë, Nano dërgoi mocionin dhe instaloi luftën e brendshme në parti.

 

Kjo tregon se Berisha ka pasur gjithmonë ndikim në zhvillimet e PS...
Berisha gjithmonë ka pasur njerëzit e provokacionet e veta dhe është mjeshtër për ta bërë këtë brenda PS. Ai dërgoi një letër në kongres në atë kohë psh, dhe u bënte thirrje anëtarëve të PS: shpërndani partinë, pra në linjën e mocionit të Nanos. Bile e lexova letrën e Berishës në kongres dhe pas asaj thashë: Po i thashë Berishës, ne do të shpërndahemi anembanë Shqipërisë, por për mesazhin e fitores. Unë në atë kongres nuk propozova që të hiqej Nano nga kryetar e të bëhesha unë. Absolutisht, dhe kjo konfirmohet. Unë propozova që Nano do ishte kryetar partie, por mendova që të propozoja zgjedhjen e sekretarit të Përgjithshëm direkt në kongres për të pasur dy persona të zgjedhur në kongres.

 

Ndoshta Nano kishte të drejtë se humbiste qenia e tij kryetar...
Ai ishte kryetar, ai s'ishte Sekretar i Përgjithshëm. Ai ishte në burg, po s'mund ta drejtonte partinë. Po si drejtohej partia nga burgu? Edhe shtimin e nënkryetarëve nga 2 në 4, e propozova unë për udhëheqje më kolegjiale, për të mos pasur të tilla kontradikta.

 

Në fakt, pas zgjedhjeve të 26 majit ju ftoheni në Departamentin e Shtetit...
Në DASH jam ftuar para zgjedhjeve, në prill. Kam qenë me Islamin e Doklen...
Morët librin e Marksit nga libraria dhe në gazetën 'Koha Jonë' është botuar kjo foto e sjellë nga Kastriot Islami dhe ju akuzoheshit për marksist...
Po është e vërtetë që akuza më janë bërë gjithë atyre viteve, por nuk i kam konsideruar si sharje për mua. Ja psh, për rastin e fotografisë. Kur ishim në Uashington, na u krijua përshtypja për mbështetje sepse patëm më shumë takime sa ç'ishin planifikuar në fakt. Por në një nga momentet e pushimit, dalim në drejtim të Pentagonit dhe atje ishte një librari shumë e madhe dhe hymë aty. Dhe një pavion i tërë ishte me libra të Marksit. Dhe Kastrioti më thotë: shiko profesor edhe këtu ka libra të Marksit. Dhe këtu mora një libër nga rafti e po e shikoja. Ai mori aparatin dhe bëri foto. Unë nuk i dhashë rëndësi, dhe pasi dhashë dorëheqjen në '96, më denigronin në fushatë. Dhe kur e shof një ditë foton në 'KJ' të madhe. Pikërisht unë i thashë një gazetari që më pyeti, që ju keni dashur të më denigroni, por më keni bërë nder. Por përderisa njerëzit thonë se këto gjenden në Uashington, ç'faj ka ky. Berisha e ka cilësuar Marksin, mostër njerëzore.

 

Madje ju keni mbajtur në zyrë edhe bustin e Marksit...
Busti i Marksit nuk është aspak e vërtetë. Një bust të tillë e gjeta në zyrë, ishte një kokë e Marksit, e punuar me sa duket nga Kristaq Rama, të cilin e kam njohur në Leningrad dhe meqë ishte atje, unë e mbajta, bile pati historira me të. Se e morën vesh që e kisha atë bust dhe më vjen një gazetar me kamera, më bën një intervistë dhe ai kameramani fokusohej te busti. Dhe kur shoh intervistën, busti dukej shumë herë më i madh sesa ishte në të vërtetë.
Të nesërmen shkoj në zyrë, vijnë sekretaret dhe më thonë që kishin hequr bustin. Pse e keni hequr, u thashë. Lëreni atje, kur të iki unë nga zyra do iki dhe ai bust. Atë ditë që ika e mora. Atë bust e kam akoma në shtëpi.
Dëshmia është kjo: nuk është faji i Marksit, nëse ka bërë gabime PPSH. Marksi ishte filozof, idetë e tij studiohen në shumë universitete. Tjetër gjë është Marksi komunist e tjetër filozof. Njerëzit këtë nuk e dinë.
Meqë m'a përmende marksin, dua të ndalem te fotografia. Nikoll Lesi, në Kuvend, më kërkonte që të jepja një intervistë në gazetën e tij dhe unë e refuzoja pikërisht për spekulimin që kishte bërë me atë foto. Në atë kohë kalonte Kastrioti. "Hajde këtu Kastriot, i tha. - Tregoji pak profesorit si m'i more 500 dollarë për fotografinë.
Ja histori ka politika shqiptare ndaj nuk ecën përpara.

 

Si e konsideroni faktin që Ilir Meta u bashkua me Berishën, armikun tuaj politik?
Nuk do ta quaja armik, por kundërshtarin politik. Për rastin e zotit Meta është një habi dhe diçka fatale bashkimi i një të majte, apo segment të së majtës me të djathtën, siç ndodhi vitin e kaluar. Sepse zoti Meta, gjithnjë ka qenë më radikal brenda së majtës. Dmth nëse Rama thotë se përfqësojnë të djathtë e të majtë, Meta ka sulmuar të majtë, e të majtë.
Ai mori votën majtas dhe një ditë të bukur kaloi djathtas.

 

Sa faj ka Rama në prishjen e një parimi të shenjtë te e majta, unitetin?
Nuk do ta quaja faj të Ramës, por faj të së majtës, jo vetëm te ne po edhe në Evropë, e ka në natyrën e vet këtë luftën e brendshme.

 

A duhet të bashkohet LSI me PS?
Unë tani për tani, nuk shoh mundësi bashkimi, sepse ka pasur raste që nëse ishte i majtë mund ta tregonte. Kështu që nuk e shoh të mundur. Por kjo nuk do të thotë se baza e kësaj partie mund të mos bashkëpunojë. Synimi është të bashkohet e majta. Kjo nuk do të thotë të mos ketë debate, por për çështje themelore të jenë bashkë.


Marrë me shkurtime nga “Top-channel”

31 Komente

 Busti i Marksit nuk është aspak e vërtetë. Një bust të tillë e gjeta në zyrë, ishte një kokë e Marksit, e punuar me sa duket nga Kristaq Rama,

 

Opa, lidhjen shpejto ketu! smiley

 Ca lidhje mer. Bustin e Marksit e ka pas siper kasafortes gri ne zyre te pakten deri ne 98.  Edhe me centro me anet te punume me grep biles. Busti ishte nga ato prej shkumesi 15 centimetersh qe prodhoheshin standart nga artistikja, bashke me bustet e Enverit dhe klasikeve te tjere.

Kristaq Rama nuk mante bust te Enverit ne shpi te vet, ia paska lone kti amanet. smiley

Kush e degjoi Kacin te Zone e Lire :

"Me pelqeu intervista.Serveti bente pyetjet dhe Sokoli pergjigjej"

E bukur dhe e vertete

per kte interviste bertitet aq shume juve mo ?

smiley

nejse mo

p.s. by the way, where is 'nejse' me flamur gjermon ???  I miss her smiley

Per kete Servetin kam menduar gjithnje se mbetet nje komunist i pareformuar, po sa me shume kalon koha me duket se e kam pasur gabim. E ka nje shtylle kurrizore dhe nje dinjitet qytetar, gje qe smund ta thuash per horra si Nano apo provinciale si ai qe e quan veten k.minister.

Pavaresisht nese e ka shitur apo e ka dhuruar foton "diskretituese", Kaci po tregon se ka qene dhe vazhdon te jete spurdhjak! 

Ndersa deri me 28 qeshor ishte i mire

Po ky serveti nuk eshte marksist, por eshte marksist - leninist dhe tek intervista eshte e nenkuptuar kjo...

1) Ato pyetjet rreth bustit te Marksit jane kote fare. C'na intereson neve ne rast se Pellumbi ka bust Smithi, Marksi, apo Monroe-je ne zyre. Apo hajde te mos bejme ndonje pyetje persembari per kete grup politik/parti palacosh, por te dukemi pakez kritik duke bere muhabete bustesh.

2) Keta te grupit te Rames jane bere si ato kultet me te vertete. Te tere jane kunder tyre. E shikon Berishen, eshte i lidhur me Meten, ka nga brenda dhe Nanon, jo tani por qe ne 1991. Po burgu i Nanos? C'burg more, thjeshte nje loje e tyre, bashke me ramizin, nje vendim qe Hoxha ja kishte lene Ramizit perpara se te vdiste. E vazhdon, e vazhdon... kote nuk bejne nje revist--si Bushi dhe Netanyahu rrane dakort te hedhin ne ere kullat qe Bin Laden-i te duket si burre i keq.

Domethene Rama vs Meta+Nano+Berisha+c'do njeri qe mund ti beje kritik qe nga nderkombetaret e deri tek peshkataret. Vetem Odiseja ja kalon ketij ne adventura dhe ne veshtirsira.

 Akuza ndaj Servetit si marksist, i jane bere qysh nga 1994-95, mirpo kjo nuk e ul si njeri ate, perkundrazi e ngre, sepse filozofia e Marksit studiohet akoma (dhe do te studiohet vazhdimisht) neper universitetet perendimore. Nuk ishte Marksi ai qe shpiku/krijoi socializmin shteteror, por Shtainer. Nuk ishte Marksi qe thosh te forcohet lufta e klasave, perkundrazi ai thosh te kunderten, se; me te marre pushtetin klasa puntore, pra shumica, lufta e klasave zbutet dhe duhet te zbutet. 

"Luften e klasave e zhvillojne dhe e forcojne vetem demagoget, te cilet nen emrin e shumices, pra te klases puntore, mbrojne vetem interesat e tyre, pra te pakices qe sundon mbi shumicen." - Marks .  Biles Marksi, ata qe e mbanin gjalle luften e klasave, i quante njerzit me maskarenj qe mund te mbante ky planet. 

Nga kjo interviste mesojme se Shqiperia udhehiqet nga disa kulisa, dhe disa figurante politike, qe per fat te keq e mbajne Shqiperine peng. Prandaj do te ishte mire (si ne shume vende perendimore) qe dhe aty te kryhej nje reforme shteterore. Ne shum vende po i meshojne reformes shteterore, sepse po shihet qe segmente te veçanta, klane/qarqe te veçanta, qe hiqen si patriote, i bejne punet aq lemsh, sa ciklet historike dramatike (per te mos thene tragjike), fillojne e riperseriten pas ca vitesh. Pra ne vend qe vendi e shoqeria te ece perpara, ato kthehen e rinisen perseri atje ku kishin qene para disa vitesh. 

Ajo qe me habit mua eshte se si ne Shqiperi, njerzit e mençur si Servet Pellumbi, rrine ne hije, dhe aventurieret dhe te lidhurit me kulisat drejtojne dhe bejne politiken e atij vendi. 

per cilin Shtainer e ke fjalen?

Paske mbaruar shkollen e partise.......................

 Egzakt...!

Nga gjithe kjo maskarade komunistesh veterane dy gjera dallohen:

- Nexhmija nxorri kaloresin(Servon) e vet per te shigjetuar sepse "Ai beri liber kujtimesh".

- Ramizi u pergjigj me kaloresin e tij(Kacin) se ne jemi akoma te fortet.

Ne fund doli dhe vete e na tregoi 2 ore perralla te pregatitura me kujdes me peqinsin Peza, pleqerishto-komunisto-kamufluse. E vetmja vlere ishte qe ne 85 vjec ka akoma aftesi dhe nuk ka rrjedhur. Bravo!

 

 Jo mor Pjer.

Nga kjo interviste mesojme se partia komunistepunistesocialiste, e krijuar nga serbet ka qene dhe vazhdon te jete mallkimi yne.

Nje here e nje kohe Koçi Xoxe, pastaj per 35 vjet tradhetari  Mehmet Shehu, me vone Nano e tani Berisha.

Sipas profesorit, kjo parti per 65 vjet eshte drejtuart e komanduar nga tradhetar,e te shitur.

Tani me thuaj ti çfare duhet nje parti qe drejtohet gjithmon nga njerez te ketille?

Kjo parti, ( sipas profesorit) ka nxjerr kriminela si K.Xoxe, B.Spahiu, T.Jakova. B.Balluku, P.Dume, M.Shehu, K.Azbiu, F.Shehu, etj, etj.

Nuk je dakort qe nje parti ku historia e saj eshte e distinuar te nxjerr vetem kriminel si keto ( kupolen kriminale po e lejme jashte) te mos ekzistoje?

 Nje parti LumiDrin, mund edhe ta demokratizosh, jo vetem ta heqesh. Heqja, zhdukja, izolimi etj. jane masat e fundit qe duhen ndermarre tek nje njeri  dhe  organizate. Gjerat duhen ndryshuar, duhet perpjekur per ta perfeksionuar. 

Vendet dhe popujt ku ka ka patur mjaft kulture kane ditur t`i shkrijne partite me drejtim krimainal/represiv. Ne vendet ku mbisundoi fashizmi e nazizmi jo vetem u shkrine keto parti por njerzit qe paten bere krime u burgosen ndersa te tjere qe paten influenca vendimarrese kerkuan falje dhe u terhoqen nga jeta poilitike. Kjo qe ne vitet 45-47.

Ne vendet e lindjes ( perjashto Rusine) ku partite komuniste filluan te liberalizoheshin ne vitet 60, kreret e tyre ne udheheqje dhe administrata u terhoqen definitivisht ne fundin e 89-90 e ne 94 nuk kishte me eksponente komuniste ne drejtim te administrates. Keto vende per mbetjet e tyra nxorren edhe ligje si ai i lustracionit.

Partia komuniste shqiptare duhej te shkrihej dhe te formohej dicka tjeter. Por "komunistet" qe nuk kishin asgje me komunizmin reformim quajten ndrrimin e emrit si puna e emigranteve ne Greqi qe nderrojne emrin per hall ekonomik, por ngelen shqiptare. Edhe keta( komunistet) kerkuan emer tjeter, e gjeten qe quhej socialiste por europiane, ia vune vehtes, dhe tani jane per kapitalizmin dhe pronen private.

 

 Pjer.

Ke nje menyre pergjigjeje, qe me duket se tall by...!

Kjo parti ka me shume se 65 vjet , dhe ti shpreson ta demokratizosh?

Kjo parti qe don te demokratizosh, ka nje histori kaq makabre, sa nuk ja vlen.

Brenda saj jane vrasjet masive kunder atyre qe mendonin ndryshe, brenda historis se saj, jane vrasjet e tipit pushtetmafioz, me kryeminister, me ministra, me anetar byroje, me anetar KQ, me komuniste te thjesht. Karriera dhe pushteti ne kete parti varej nga gjaku qe krijoje, sa me kriminel  te ishe aq me lart arrije, sa me shume i ngjaje diktatorit kriminelofrikacakidiot, aq me e sigurt ishte karriera. vetem nje jave pas krijimit te saj filluan vrasjet brenda partis se re, deri ne ditet ????????????????????????????????

Per te mire te vendit, per te mire te atyre qe jane ndryshe, kjo parti nuk duhet te ekzistoje. Boll, ka ardhe dita te heqim mallkimin tone nga trupi, jemi popull i lire.

lumidrin dhe keiendi, kjo parti filloi te demokratizohej shum-shum pak (pra nje ndryshim siperfaqesor, nga termeti europiano-lindor me 1989 dhe nga derbederi Ram-miz aty nga 1990. Me pas e filloi Nano minimafiozi, por shum shpejt u kthye ne kenete, ku asgje nuk levizte. Kishte figura te tjera qe kerkonin me shume, por qe pengoheshin. Me pas erdhi Edi qe (te themi te drejten) e ndryshoi deri diku ate pergjumjen, futi sistemin 1 vote kundra apo pro hidhte per diskutim ter çeshtjen, pra deri diku ajo parti u demokratizua, biles (pa frike dhe me kenaqesi) mund te them se kjo parti (PS) u be me demokratike se PD, ku kjo e fundit udhehiqet me dore te hekurt (pra me kulisa) nga Berisha. PS, fatkeqesisht tani (pas zgjedhjeve) pesoi nje tkurrje ne demokratizimin e saj, ku kryetari i saj thyu rregulloren dhe ju kundervu (me kulisat) pjeses me demokratike te partise se tij. 

Une jam neutral, dhe i shoh problemet e politikes shqiptare jo si militant, por si atdhetar (nese nuk ma merrni per reklam kete fjale). 

Pjer, edhe njehere se ndoshta te ka shpetuar, per cilin Shtainer flet? Te kam vene re qe flet per marksizmin po nuk di se c'thua, prandaj po te pyes se kush eshte ky Shtainer dhe te flasim.

Serveti tha gjera qe i dine te gjithe.E teprovica me  ate menyren e ..Lipes por ani.E qavi punen e "Krijuesit" te PS nga "nxiruesi "Nano dhe shtjellovi mire  lidhjen Nano -Berisha.Por nuk e degjum te thoshteduke pytur: Ore, a ka degju kush, gjer ne keto momente ndo nje ze, pa le me grup, kunder ne PD?

  Jo pasi iken apo pasi i japin shkelmin, ne ate venin e nderit, por ma perpara, dmth qe fill pas asaj te folmes kunder, t`i  kete ardhur shkelmi ? Me thoni cili eshte ndryshimi midis udheheqjes metodike te Partise prej  Bace Enverit  dhe udheheqjes metodike te partise prej bace Salihut ?

   Konkursi ka fillu.............

 Normal, normal, jo vetem qe ka Nano nje aleance te vjeter me Berishen, te cilen e "gezonte" nga nje cep i humbur i Shqiperise ne Bence, po dhe Kastriot Islami qenka delfin i vjeter i Berishes. 

Ca llogjike o zot, o me ne o kundra nesh, po te mos pelqeu Rama detyrimisht je ne krahun e Berishes....

E tha mire Blushi, statujat jane per muze jo per te dhene mend!

 ksaj intervistes mund ti kishin vene 2000 tituj, psh "pellumbi tregon paktin e nanos me berishen" ose "pellumbi tregon si ja dha ramizi partine nanos". Se pse kane gjet tamam kete muhabetin e kac islamit per titull kta te gsh, hajde gjeje ti smiley

 Bulevardi, te me falesh por emri i tij (qe e kam patur ne mendje) tani nuk me kujtohet, por di (shum mire) debatin qe eshte bere ndermjet Marksit dhe filozofeve te tjere, mbi kete çeshtje, e ke tek Letrat e Marksit, (qe e kam lexuar para 20-25 vjeteve) ku Marksi e denon socializmin shteteror te tij. Nese do te gjej kohe, do shoh per emrin e tij (megjithse nuk ka rendesi) dhe do te kthej pergjigje aty nga vera. Socializmi i Shtainerit eshte praktikuar ne disa koloni hollandeze e angleze, per te pare se si hecen, dhe vune re se sillte zhvillim te shpejte, fitime te konsiderueshme, bindje e popullit, mirpo kish nje te keqe se falimentonte pas 30-40 maksimumi 70 vjet, siç dhe ndodhi ne Lindje. 

Nese nuk me jep emrin veshtire se arrijme diku. Une nuk di ndonje "socializem te shtainerit". Marksi eshte kundershtuar qe ne kohen e tij nga krahu i majte por une nuk di asgje nga keto qe thua ti. Eshte kundershtuar nga ata qe ishin po themi pararendes te anarkizmit, ku kundershtonin Marksin per periudhen kalimtare drejt komunizmit qe ishte sigurisht SHTETI socialist, pasi sipas tyre ky shtet do te rrenonte te drejtat e njerezve dhe nuk do te zhdukej asnjehere sic thonte Marksi dhe, nderkohe eshte kundershtuar edhe nga social-demokratet, apo me mire rryma jo revolucionare por graduale. "Socializmi shteteror" (pronesia e shtetit, prona e perbashket) dhe diktatura e proletariatit jane te gjithe te Marksit. Ishin etapa drejt qellimit final qe ishte komunizmi, gje qe pa keto nuk arrihej. Pjer, nuk njihke as gjerat elementare te marksizmit, prandaj mos hyj fare ne kete debat.

Llafin Pjeri duhet ta kete per Lassalle-in. Kujto letrat per W. Bracke-n dhe programin e Gotha-s. Edhe nje leter august bebelit, me duket.

ps. bulevard, po m'intrigon bajagi. smiley

 Kur e dike kaq mire, si ka mundesi qe s'ke ndigjuar per socializmin shteteror. Tani nuk kam kohe, por me vone do te te jap material te bollshem, dhe do bindesh. 

Pata rastin t'a ndiqja direkt intervisten e Z. Pellumbi. Sa me teper e degjoja aq me teper mendoja se ishte nje fatkeqesi per vendin tone qe njerez si Z. Pellumbi nuk moren ne dore timonin e tranzicionit shqiptar. Ne vend te tij timonin e moren nje pijanec dhe nje psikopat me rezultatet tragjike qe pasuan. Sic e tha edhe Z. Pellumbi kete e kemi dhurate nga Z. Alia. Nqs. Te jesh marksist do te thote te jesh si Z.pellumbi, atehere respektet e mija me te medhaja per marksistet.

 Intervisten e tij e ndoqa sot (ne vidio), dhe dukej qe fliste me çiltersi dhe maturi, dhe shum me larte se Nano dhe Rama, qe flasin si kodra pas bregut. 

Ky ja ka kaluar edhe konspiracionisteve me te tmerrshem. Dmth. sic thote Pellumbi, qe e ka mbesen deputete te Rames pa kurrfare merite, pervec linjes se gjakut, konspiracioni Nano-Berisha qenka aq i thelle sa Nano edhe ne burg hyri me deshire, qe te mashtrohej populli.

Per Fatos Nanon:

Nano iku në Itali për të takuar Kraksin, por më pas ne morëm vesh se nuk u takua me ta, por hëngri darkë me Berishën. Dhe aty u bë marrëveshja. ................Merreni me mend se kur del Nano në intervista. Ka dalë në momentet kur kjo i është dashur Berishës. Doli në janar, kur bëri takim në pallatin e Brigadave...

Mos shko shumë larg, po vij në zgjedhjet e 2009, një ditë para hapjes së fushatës, Nano del në intervistë ku sulmon PS e Ramën, aq sa tha:

mos votoni PS, kjo është një parti e shpartalluar, është parti që s'e njoh më etj, etj, dhe pas zgjedhjeve doli dhe tha unë nuk votova për PS.!!!!!

Atëherë a mundet një lider që pretendon se është lider historik pra 'unë jam Nano pas më vjen historia' të bëjë të tilla veprime?

Sepse historia nuk lidhet me kërkesën e atij që mendon se po bën historinë, por ka dokumente. Unë në ndonjë rast kam thënë dëshira ime është që t'i vijë pas historia e vërtetë. Historia vjen, por varet si vjen. 

____No koment.

 

Per Ilir Meten:

 

Ai mori votën majtas dhe një ditë të bukur kaloi djathtas. 

____No koment.

Per Kastriot Islamin:

Nikoll Lesi, në Kuvend, më kërkonte që të jepja një intervistë në gazetën e tij dhe unë e refuzoja pikërisht për spekulimin që kishte bërë me atë foto. Në atë kohë kalonte Kastrioti. "Hajde këtu Kastriot, i tha. - Tregoji pak profesorit si m'i more 500 dollarë për fotografinë. 
Ja, keto histori ka politika shqiptare, ndaj nuk ecën përpara. 

__No koment.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).