UASHINGTON - Zevendessekretari Amerikan i Shtetit Xhejms Stajnberg tha dje se Shtetet e Bashkuara pranojne se Kryeministri i Shqiperise, Berisha eshte udheheqesi legjitim i vendit dhe i beri thirrje pozites e opozites te tregojne elasticitet per te lejuar qe vendi te ece perpara. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, zoti Stajnberg tha se qendrimi amerikan lidhur me statusin e Kosoves si shtet i pavarur nuk do te ndryshoje dhe se nje ndarje e Kosoves as qe vihet ne diskutim.

Ne intervisten e tij Zevendessekretari Amerikan i Shtetit Stajnberg i beri thirrje forcave politike ne Shqiperi qe te tregojne elasticitet per zgjidhjen e problemeve mes tyre. Ai tha se Shtetet e Bashkuara i kane mbeshtetur hapat qe anetaret e Parlamentit Europian kane ndermarre per te lehtesuar nje mirekuptim mes paleve.

"Eshte nje situate e veshtire. Ne pranojme se kryeministri eshte udheheqesi legjitim i vendit dhe mendoj se duhet te shikojme perpara por mendoj se ekzistojne hapa qe mund te behen per te ndihmuar ne arritjen e pajtimit mes forcave politike ne Shqiperi", - deklaroi z. Steinberg dhe shtoi: "Ne i kemi mbeshtetur mjaft perpjekjet qe anetaret e Parlamentit Europian kane ndermarre per te lehtesuar nje mirekuptim mes paleve. Ne shpresojme se te dyja palet do te tregojne nje fare elasticiteti, te lejojne vendin te ece perpara. Shqiperia eshte ne prag te disa hapave qe mund ta forcojne te ardhmen e saj europiane krahas anetaresimit ne NATO", - deklaroi Xhejms Stajnberg.

Kurse theksoi: Sic e permenda, kryeministri Berisha eshte udheheqesi legjitim ne Shqiperi por mendoj se mund te ndermarrim disa hapa perpara per te lejuar qe te dyja palet te perpiqen te punojne se bashku".

Zoti Stajnberg tha se palet kane nevoje per nje shumice per te miratuar disa ligje ne parlament prandaj ky lloj te menduari qe mban parasysh te ardhmen do t'i ndihmoje ata te ecin perpara ne drejtimin ku te gjithe duan te shkojne. Kosova Zoti Steinberg tha se nuk duhet te kete paqartesi lidhur me qendrimin amerikan se Kosova eshte e pavarur dhe sovrane. Kjo nuk do te ndryshoje. Por nderkohe qe punohet per keto ceshtje afatgjata ka rendesi qe te kete nje fare bashkepunimi praktik mes Kosoves dhe Serbise.

"Sepse eshte ne interes te te gjitheve zgjidhja e ceshtjeve te tilla si kufijte dhe doganat apo telekomi. Nese ndjekim qendrime pragmatike pra qe palet te bien dakord per te mos qene dakord per gjithcka, e ne te njejten kohe te bejne gjera ne interes te te gjithe popullit duke cuar ne me shume e jo ne me pak bashkepunim, kjo do te ishte dicka e mirepritur", - deklaroi nensekretari amerikan i Shtetit.

Ai iu referua pastaj zerave qe degjohen kohet e fundit lidhur me te ashtuquajtura plane per ndarjen e Kosoves dhe tha se nje ndarje as qe diskutohet: "Shtetet e Bashkuara e kane bere shume te qarte dhe te gjithe partneret e kuptojne, duke perfshire vendet e Bashkimit Evropian, edhe ato vende qe mund te kene qendrim te ndryshme lidhur me statusin, se ndarja do te ishte nje ide vecanerisht e rrezikshme. Madje edhe shtrimi i nje mundesie te tille thellon tensionet duke e bere te veshtire te punohet lidhur me ceshtjet praktike. Do te na duhet te punojne ne suazen e shtetit ashtu sic eshte tani dhe shpresoj se me kalimin e kohes do te gjejme menyren per te punuar me koleget tane serbe ne kete suaze".

Po ashtu, zoti Steinberg tha se ne Kosove po behet perparim ne zgjidhjen e problemeve te brendshme te vendit, megjithese ndertimi i shtetit eshte nje sfide e veshtire: "Kosova ka nje histori te veshtire sepse per nje kohe te gjate populli i saj ka qene i privuar nga mjetet dhe shanset per te ndertuar komunitetet dhe institucionet e tyre politike. Por mendoj se udheheqja e atjeshme ka ndermarre disa hapa shume te rendesishme". Ne kete kuader, z. Steinberg tha se gjate vizites se fundit atje, pati rastin te takonte disa nga kryetaret serbe te komunave te zgjedhur rishtazi ne pjesen jugore te Kosoves dhe shtoi:

"Jam i inkurajuar nga keto hapa perpara dhe nga gatishmeria e qeverise, e presidentit dhe e kryeministrit per te treguar elasticitet dhe per te krijuar shanse qe popullsia serbe ta ndjeje se ka zerin e saj si ne veri edhe ne jug, per te cuar perpara elementet baze te planit Ahtisari dhe te zgjidhe disa nga problemet. Ata duhet te ndertojne institucione te forta shteterore, korrupsioni eshte nje problem i madh ne te gjithe Ballkanin Perendimor dhe eshte nje problem i vecante ne Kosove. Prandaj ne duhet te punojme me ta. Ne kemi nje numer programesh ne Shtetet e Bashkuara per te fuqizuar sundimin e ligjit atje. Por ne teresi ata mund te vleresohen me nje note te mire per perpjekjet e tyre".

24 Komente

Perse akoma e vini ne dyshim legjitimitetin e qeverise shqiptare?Ka 75 kartona nga 71 qe i duhen.Kaq mjafton per te qene legjitime.

Megjithate kjo eshte nje deklarate drejtuar Edi Rames ,se ai eshte anarkist dhe eshte gati qe ti veje zjarrin Shqiperise per karriken e tij.Sic duket amerikanet jane ne dijeni te planeve te erreta te Rames,se ndryshe nuk kishin perse te prononcoheshin kaq hapur pro qeverise.

Megjithate nuk me vjen mire qe verdiktin per legjitimitetin apo jo na e japin te huajt dhe jo ne vete.

Harrova te  pyessmileyo Wirthesi c'thote valle?Do te na tragoje ndonje perralle tjeter?

Shoku, lexo pak pertej rreshtave te zyrtarit te qeverise amerikane. Nuk eshte puna se ka qene vene ne dyshim legjitimiteti, por kjo deklarate ne fakt i ben te qarte opozites se Rames dhe Rucit qe zgjedhjet jane ceshtje e mbyllur. Zevendessekretari po thote qe koha eshte per te shikuar perpara, ne interes te vendit per proceset integruese. Sigurisht qe lufta politike ne institucione te behet por zgjedhjet e kaluara, qe u certifikuan nderkombetarisht, nuk duhet me te tensionojne situaten politike. E kuptove o Zotni Rama dhe ca ulurites te tjere si Ngjela & co?

Ja sa legjitime eshte qeveria shqipetare :

 10 Qershor 2010 - 20:03 | Analiza  PE draft për krizën: Nëse nuk pranohet "ngrijnë" vizat  Nëse nuk pranohet "ngrijnë" vizatBRUKSEL- Dy grupet kryesore në Parlamentin Europian, PPE dhe Socialdemokratët, kanë rënë dakord për një draft zgjidhje, të cilën do t’ja propozojnë Tiranës zyrtare për të nxjerrë vendin nga ngërci politik.
Takimi ka qenë i fshehtë jo vetëm për mediat, por edhe për eurodeputetë të ndryshëm ndërsa në mbledhje PPE dhe Socialdemokratët europianë janë përfaqësuar nga kryetarët dhe nënkryetarët respektivë. Mësohet se i pranishëm gjatë bisedimeve mbi Shqipërinë ka qenë edhe kreu i delegacionit për Ballkanin, Kukan.
Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, zëvendëskryetari i delegacionit për Ballkanin, Victor Boshtinaru, u shpreh se “Nëse do të arrihet një marrëveshje, atëherë dy grupet politike europiane do ta firmosin atë me dy liderët, kryeministrin Berisha dhe kryetarin socialist Rama. Por nëse këta dy liderë do të hedhin poshtë propozimin e Parlamentit Europian, nëse unë jam informuar mirë dhe besoj që e di mirë këtë situatë, të dy grupet politike europiane vendosin të ngrijnë të gjitha çështjet me Shqipërinë, përfshi dhe atë për regjimin e lirë të vizave”.

Ndërkaq zyrtari i Parlamentit Europian nënvizoi se të dy liderët në Tiranë janë plotësisht në dijeni të përmbajtjes, ndërsa shtoi se ky draft është mjaftueshëm fleksibël për t'u pranuar nga të dyja palët.

Sipas eurodeputetit Boshtinaru, nuk ka pse të përsëritet një darkë e dytë e nivelit "CROCODIL". Por shtoi se “nëse drafti pranohet, ai do të firmoset shpejt edhe nga përfaqësuesit e Parlamentit Europian dhe Komisionit gjithashtu”.
(e.n/BalkanWeb)

Rama mund apo edhe mund te mos ja veje zjarrin shqiperise, se di, por deri tani nuk ka vene prova se ska qene ndonjehere ne pushtet. Une per vete se besoj, cun tirone edhe i rrit ne familje te kulturuar.

Sal gamori nderkohe  i ve flaken jo vetem shqiperise po edhe varrit te nones vet per icik pushtet. Ai merr edhe arkivolin e azemit edhe ja msyn yrysh si jenicer deres se kryeministris per ate karrike.

Sala prape mua sme habit se ashtu ka lind gjysmak, edhe ashtu ka per te ik nga kjo bot, cereksh. Ca me habit eshte qe edhe ne vitin 2010 ka ala kullufa qe i vejn veshin.

Rama ka fiks 12 vite ne pushtet. 2 vite minister kulture dhe 10 vite kryetar bashkie me fuqi te madhe per shkak te buxhetit qe ka kjo bashki dhe aktivitetit fitimprures qe zhvillohet ne kete territor dhe e ka Rama ne dore. Cunat e Bllokut me ne krye Ramen jane gati t'i hyjne cdo aventure per te kapur edhe qeverine por nuk i kane dy elemente thelbesore ne favor te tyre: shumicen e popullit dhe faktorin nderkombetar. Manualet enveriste dhe fjalimet e Nolit per te marre pushtetin me force nuk i bejne shume pune Rames. Te gjitha gjerat tani jane kopsitur, zgjedhjet jane me te mirat qe ka bere Shqiperia dhe qe plotesuan standardet perendimore dhe jane te njohura dhe certifikuara nderkombetarisht, atehere eshte koha qe t'i kerkohet llogari Rames nga socialistet per humbjen e zgjedhjeve.

 I fundit politikan amerikan qe ka mbeshtetur Berishen mbaj mend qe ishte ai qe iu hoq imuniteti dhe u denua per korrupsion, ai me mbeiemer Trafikant.

Lajmet thjane se ne Serbi kishin arestu nje eksponent te Klanit te Zemunit; di gjo Sala per ket pune?

Pse jane kaq te merzitur keta te majtet me deklaraten e zv sekretarit amerikan te shtetit.

Le te ngushellohen me Withersin qe e ka mendjen te homot.............

Eshte vertet Berisha nje udheheqes legjitim? Kush e percakton legjimititetin e tij?

Perse Berishjanet militante gezohen kaq shume se SHBA ka thene se Berisha eshte legjitim? Mos valle Berisha eshte K/minister i SHBAve,

Perse Opozitaret militante qajne e hidherohen kaq shume se SHBAte kane njohur legjimitietin e Berishes? Valle eshte SHBAja qe do ti sjelle ata ne pushtet?

Po shqiperia nuk ka aspak te drejte te njohe apo mos njohe legjimitetin e Berishes? Perse kemi Kushtetute? Perse kemi gjykate? Perse kemi parlament dhe mbi te gjitha perse kemi popull qe voton . Kur vendimi i tere ketyre nuk mund te njohe legjimiteitn e K/ministirt te vendit por duhet te vijne Amerikonet e te na njohin apo mos njohin legjimititeitn e K/ministirt tone

Cfare eshte Shqiperia?

 

E kush e ka mohur Legjimitetin e Berishes ?

Biles edhe Topi e ka dekretuar edhe Pallavramenti i Jozit i ka dhene votbesimin.

Ku qendrine reja ketu qe Berisha eshte K/Min Legjitim i shtetit te .......

"pallavramenti"

Ore keta Rumunet si shume po e bezdisin qeverine e Sali-ut. Presidenti Rumun i kujtoj Saliut se ne shqiperi nuk ka vetem zagar  dhe PD-ista, por edhe popullsi te kulturuar dhe demokratike, ky tjetri Boshtinaru refehet per te rejat e BE-se dhe qe e fundosin perfundimisht kete kafshe.

 Berisha, vetem legjitim nuk e la vehten te jete.Se  ka muaj qe e ka pranuar vjedhjen.....Xhepat, si tregon qe si tregon.Qendrestar i madh ! Se ka si paterice.... Ilir floririn

Ata qe jane ne Amerike sepaku  kete lloj qendrestari "muderrn".. e marrin vesh mire.

hahahahahahahaha , po sikur amerikonet te dalin ne konfernce shtypi dhe te delarojne se Sala eshte "wanted" se bashku ene me nje foto nga ato me te bukurat qe ka.

Doja te thoja dy fjali ose me mire te them nje  pytje  dhe nje koment ne munges te mundesis per ta pytur D.Sali Berishen shfrytezoj kete hapsire per te pyetur te gjithe shqiptaret e Shaiperise,

1.Si ka mundesi qe D.Sali Berisha te vije ne kosove dhe te na tregoj neve se jemi nje (1) komb,kur ai vet e ka kuptuar ne vitin 1990 se eshte shqiptar?!

Kur ne kosovaret para vitit 1968 kemi emruar bit e bijat tane me emra te qyteteve te shqiperise s,p,sh Vlora,Saranda,Berat,Elbasan etj.

Ore duhet kuptuar nje here e pergjithmone se nuk ka nevoje te na tregon D.Sali Berisha ne se jemi nje komb,se ne e marim per ofendim nje gjo te tille...

Respekte

Do kete ndonje mendje te keqe per te zgjeruar pushtetin e tij edhe nga Kosova.

Nje komb, nje parti, nje kryeministri! A na rrofsh per dimer o Sali! smiley

Ate qe jemi nje komb,Sala jua ka pas me te futme,ju keni hymnin dhe flamurin tuaj keshtu qe Sala ka bere pak shaka. smiley

E mo shoku me te futme andej me te futme kendej se kuptoj kete salen cfar do mo ai ne Kosove?Nuk e gezon ate autoritet siq e kishte para luftes ne Kosove se tani bar nuk hane kosovaret.

Parate serbeve  e shamine me lot kosovareve jo mo shoku jo,iken koha e vitit 1994 kur e tere bata kishte vene enbargo per Serbine ai e ndihmooj me nafte ...

 

E mo shoku... Po derisa Sala arriti me qendru 20 vjet ne politiken shqiptare, nder te cilat mbi gjysmen e ka kalu ne pushtet... cfare e ndalon ate me fantazu e me besu qe mund te zgjeroje debilllikun e tij (me fal, doja te thoshja pushtetin) edhe ne Kosove?!

Pastaj me Thacin e Haradinaj do te ishte ne shoqeri te mire. smiley

Jo mer jo ti ne rregull je,ca mutin do ne Kosove ai idiot,na futi ne borxhe (shqiptaret) vetem qe ju te mos lenit lesht maleve te Kukesit me ardh ne Shqiperi per 8-9 ore,legen burre kishte qene.Keni shume te drejte dje u krenoshit me pasoshat Serbe,kurse tani shani Salen qe ju boni me ardhe ne Tirone per 1 ore e gjysem.

Me nje fjale iu beri nder kosovareve thu ti eh?

Ca mentaliteti?! Po prandaj rrine tipa si Sala ne pushtet se kane mbeshtetes si puna jote.

Per pak zift te shtruar, hiqni edhe breket. smiley

 

Une nuk mendoj se ke te drejte kur thua se rruga qenka bere vetem per ne kosovareve,rruga eshte bere per te dy palet po ashtu edhe ju mund te vini per 4 ore ne Prishtine se mos ju i bieni rruges se vjeter per te ardhur ne Prishtine?!

Shohim sportin shoku tani,se vetem vjet e vizituan Prishtinen 2 milion Shqiptare kurse Durresin e vizituan vetem 35 kosovare.

Dhe e fundit ishte ne interesin e Shqiperise rruga, miljona euro shpenzohen nga ne ne Shqiperi per pushime verore,nese mendoni se e ka futur Shqiperine ne borgje per ne gaboheni.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).