Sipas qeverisë shqiptare, shqiptarët s'dinë gjë për vizat akoma. Gazeta Shqip gjeti këtë copëz interesante në Fletoren Zyrtare: 

“Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, për programin ‘Policia e Shtetit’, t’i shtohet një fond në shumën 50000000 (pesëdhjetë milionë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve të realizimit të një spoti publicitar për informimin e shtetasve shqiptarë në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.”

 

53 Komente

O Penaro,po lene se ata e kane ne terezi po shiko po deshe tani qe eshte boterori na e hiq ate abuzivin se nuk i dilet lumitdrin dhe ca te tjereve per pune sporti me 10 komente ne dite,he te paca mos u merr me fletoren zyrtare se aty vjen era miliarda,kurse ne fukarejte kenaqemi me ca komente.

smiley

penar, how dare you!

O penar, ku i peshkon keto aman smiley

Pa dale, dale pak...Pesedhjete milion leke - dmth rreth $500 000 se nuk besoj se qeveriu flet me leke te vjetra? Te me falin, po une kam kaq vjet qe punoj ne marketing. Edhe ketej nga punoj une kushton me pak te realizosh nje spot publicitar (prodhimi e kam fjalen, jo bleria e medias ku ky shfaqet) apo do e prodhoje ne perendim ky per t'i bere reklame Avropit?

Te gazeta Shqip, seksioni Ekonomi. Aty ka përditë gjëra të habitshme. smiley

S'eshte halli vetem se e di apo s'e di qytetari Shqiptar se do liberalizohen vizat apo jo, por spoti mbulon te gjithe detajet dhe teknikalitet e liberalizimit te vizave gje qe besoj eshte e dobishme.

I pakapshem, 50 milion leke te reja per nje spot qe do jete ta zeme x-min?  Me x s'eshte se do jete ta zeme me shume 5 min, po ja t'i japim 10.   Mundesisht ne fletore te kishin shenu sa do i jepen x-firme qe do e bej, dhe sa do i jepen x-media qe do e shfaqin edhe shperndarjet e tjera in-between sipas rastit etj etj etj.

Hahahaha, po ku vertetohet ajo qe aludohet ne titull? Spoti publicitar per ata qe shikojne nje nga kater televizionet kombetare ka te beje me sqarimin e qytetareve per procesin e liberalizimit te vizave per gjera qe lidhen me punesimin, sa eshte afati i qendrimit, a ka penalitete per ata qe shkelin afatet e qendrimit etj. Keto adresohen ne spot. Shqiptaret e dine qe do behet liberalizimi, por nuk dine kushtet qe ka ky liberalizim dhe me kete merret spoti dhe eshte kerkuar edhe nga BE ky informim. Keshtu eshte ne fakt kur shkeputesh totalisht nga Shqiperia.

Edhe ne fletoren zyrtare kuptohet per ata qe duan te kuptojne: per "informimin e qytetareve ne KUADER te procesit te liberalizimit te vizave". Nukk thuhet thjesht per liberalizimin por ne kuader te ketij procesi qe futen edhe keto gjera per te cilat ben fjale spoti.

Nukk thuhet thjesht per liberalizimin por ne kuader te ketij procesi ..

Bulvaro ftilloje i cike po mujte. Mire per tani me qe eshte ne kuader te procesit do hudhen si pa dashje ca pare.

Po kur te filloje procesi  do kete pare ?

Lene mo c'ka per te hudhe qeveria kur te Liberalizohemi apo nuk eshte dhe nje qeveri Liberale kjo smiley !

Dmth ...

Ne kuader te procesit

Gjate Procesit

Liberalizimit te vizave .

Para e modhe u hudhka per goglat e Nishonit.

ti po ben shaka me duket, esht njesoj si te shfaqet nje avokat ne vendin qe sapo ka ndodhur krimi edhe te filloj tja fusi pordhes, ti meriton te shahesh me kete guxim qe ke, ose ke inteligjencen e nje peshku, po inteligjencen e peshkut nuk e ke sepse perdor internet kshuqe po te quajme HAJDUT... me te bute smiley

kjo ishte per BULLEVARDIN

Po me kujtohet kur punoja ne TVSH  vitet 96-97, ishte pergjegjes i marketingut punonjesi i shikut Robert Papa ai e di shume mire si paguhen spotet televizive, dhe ku shkojne ato kodosh paresh. Muhabet vizash .

 Mos more! Pse dhe Robert Papa bente nga ato anonimet? smiley

Si "shqiptari" i pare qe po komentoj te kjo teme, ju njoftoj qe behet fjale per disa spote qe i tregojne miletit qe liberalizimi i vizave nuk dmth qe mund te rrish sa te duash atje ku shkon e qe nuk ke te drejte te punosh etj. Keshtuqe s'ka ndonje te keqe, qe si rrjedhim sjell qe gazeta shqip ja fut pordhes kot pa lidhje

swed, si "jo-shqiptare" me sqaron dot te lutem nja dy pyetje qe kam?  

1. Spoti - te marresh nje vip (ta zeme) a kedo, bile merr dy, edhe lexojne ca llafe per nja 5 min.  Ato qe po thua ti "shqiptare te dashur, do levizni pa viza ne vendet Shengen.  Mund te qendroni deri ne 90 dite (ta zeme.)  Absolutisht se s'mund te punoni" dhe nja dy gjera te ketij lloji.

Sa kushton kjo?  

2. Aq shume kushton shperndarja?  

PS: Jam mese ne dijeni qe nje nga kushtet e papermbushura te Shqiperise eshte mos-sensibilizimi i njerezve per natyren e liberalizimit te vizave (sipas nderkombetareve kjo.)  Ajo qe s'kam te qarte une si "jo shqiptare", si ne kohe krize qe jemi, a mund te behej me me pak shpenzime?  

Monda, ja ta zeme se spoti eshte falas, transmetimi ne televizionet kryesore, ne prime time kushton ndermjet 25.000 - 50.000 leke per edicion. po te quajme mesatare 25.000 lekshin dmth 2000 transmetime per te arritur mesazhi brenda nje periudhe te arsyeshme kohe tek 2,5 Mio katnare smiley

Jane pak biles, duhej nja 300 Mio leke fondi, me kusht qe te mos keqperdoren

Mos more Suedez ! Po ku e lexove qe ja futka kot gazeta shqiptare ose keto njoftimet qe duhen tu behen shqiptareve ?

Ke Aftonbladet ?

 kush tha mer bab qe ja fusin kot njoftimet? shqiptare jemi, suedezce flasim, e prape s'merremi vesh smiley

Po pra lale pune Suedezesh !

eshte nje spot televiziv qe ka nja 2 muaj qe ka filluar dhe jepet disa here ne dite ne te pakten disa stacione televizive si Klan, Top-channel, Vizion + . Se kam mire parasysh por spoti mund te jete rreth 3 minuta dhe ndermjet dialogut qe zhvillohet midis dy personave (nje femer dhe nje mashkull) sqarohen per teleshikuesit shume detaje qe lidhen me liberalizimin e vizave. Dikush qe punon ne marketing te mediave le te na sqaroje e te beje disa llogari te peraferta, por nese ky spot do te vazhdoje te jepet edhe per disa muaj te tjere me kete intesitet, mendoj se e thith 500 mije dollaret e vena ne dispozicion nga qeveria. Edhe po te kete ndonje rjedhje eshte e paperfillshme; qeveritareve tane si hajdute te paskrupullt as i shkon ne mendje qe te bejne tangjente me shuma te tilla teper modeste per oreksin e tyre.

 mos te behemi populiste,

eshte dicka e kerkuar nga BE se rasti i Maqedonise ku u shperngulen disa fshatra per ne Belgjike nga nje dezinformim ishte skandaloz...

sa per koston eshte dicka tjeter...

pervec kostove te pergatitjes se spot'i duhet te kushtoje edhe koha televizive... duke patur parasysh qe eshte kohe kampionati, spotet ne pushimin e ndeshjeve kushtojne me shume smiley

Ndonje i profesionit mund te na jape me shume info, por duket shume shume e egzagjeruar si shume

e ekzagjeruar si shume???? hajde mendje hajde... po kushton more njerez nje spot qe jepet ne kohen me te mire televizive ne kater stacione kombetare (TVSH,TCH,klan,vizion+). Keto harxhime te gjitha jane te verifikueshme. Gazeta Shqip psh. t'i kerkoje te dhenat te TCH qe jane te se njejtes kompani. Ta pyse sa ka kushtuar koha e blere nga qeveria per keto spote, sa kushton ne pergjithesi koha per reklama etj.

 Spoti eshte nje kembengulje nga europianet. Ata duan qe shqiptaret ta dine qe liberalizimi i vizave nuk eshte qe te emigrosh ku te te doje qejfi per sa te te doje qejfi, apo qe te kerkojne azil, sepse i druhen faktit se mos shqiptaret e keqkuptojne liberalizimin me emigrim falas. Dhe nuk kane faj, sepse politikanet tane e paraqesin si dicka me me vlere se c'eshte vertet kur i bejne reklame vetes. Madje nje nga keta europianet ka bere takime me studente keto dite, enkas per t'u shpjeguar liberalizimin e vizave. I druhen ikjeve ne mase.

Nje person qe njoh e qe ka babane pronar te nje firme qe prodhon nje produkt ne treg, me ka thene qe ka paguar 20 mije euro per nje muaj reklame te produktit ne nje TV kombetar, dhe qe te shfaqej x here ne dite, nje reklame 30 sekonda. Shumezoje me disa muaj, shumezoje me disa kanale, shumezoje me shume minuta, shumezoje me disa here ne dite, shto koston e prodhimit... dhe s'eshte habi qe te shkoje 500 mije dollare.

Egziston nje spot prej gati 60 sekondash me dy personazhe te Televizionit Klan qe duke dialoguar me njeri-tjetrin japin informacione mbi liberalizimin e vizave, mbi kush perfiton, sa muaj mund te rrije, etj, etj...

Spotin e kam pare te transmetohet vetem ne TV Klan dhe TVSH.

Sipas meje, kjo shpjegon edhe interesimin e gazetes Shqip mbi kete ceshtje.

Menyra me e sakte se si gazeta duhet t'a shtronte temen duhet te ishte:

Pse Qeveria Shqiptare informon publikun mbi liberalizmin e vizave vetem me ane te TV Klan dhe TVSH?!

Shume e sakte. smiley

Une nuk e kisha vene re te cili TV jepet.

Ka radhen per te ngrene Sandri tani. smiley I paska futur ne xhep ca para te mira. Edhe ata te TVSH. Prandaj gjejne gjithe ate frymezim per te share opoziten e per te levduar komunistçe qeverine.

E keni gabim se edhe TCH e jep kete spot. Ndoshta me ralle se Klan apo TVSH, por e jep, pasi une e kam pare.

PS. Ne stacionet televizive shqipetare une shoh vetem TCH dhe ralle here vizion +

Mund te jete, por une per vete s'kam pare gje!

 do te kene marre feten e vogel te tortes, atehere

Po ata e bejne edhe per me pak ate pune mo burr smiley

Fakti eshte se Digitalb dhe Klan bashkepunojne me njeri-tjetrin. Mjafton te kujtoj ketu Supersportin dhe Akademija e Yjeve, prandaj gazeta permbahet dhe me menyra politikisht korrekte i thote Sandrit dhe Birishes:

Po na jepni edhe ne ca leke or legena se late nam! smiley

Hej, e di kush ka fitu mire me keto lloj gjonash?! Ata tipat qe bene imazhin e festes se NATO-s. Gati 1 milion Euro vetem per te shkrujt ne banera me font Arial: Gezuar NATO!

Mund t'a imagjinosh se si jam ndjere une qe marr vesh dy-tre gjona nga Photoshop-i dhe Illustrator-i.

Te jesh ne vendin e duhur, ne momentin e duhur. Kjo eshte ceshtja. smiley

 Jo vetem aq. Kam degjuar per firma ndertimi e zbatimi qe kane marre miliona me projekte inxhinierie ne autokad qe kane qene gati nga nje projekt tjeter, me te gjitha matjet. Copy-paste. smiley

Shqiperia eshte ende ne ato fazat ku po te njohesh personin e duhur (jo te jesh ne vendin e duhur) ne momentin e duhur, behesh pasanik ne menyre absurde.

Po pse m'a ve gishtin ne plag?! smiley

E ke parasysh ate barin e ri, Vogue, tek blloku?!

OK, ketu kemi te bejme me nje privat, por thjesht per te ilustruar pjeserisht ate qe the me siper, hidhi nje sy kesaj dhe me thuaj cfare te kujton:

 Po keto gjera normalisht duhet te kene edhe te drejta autori, apo jo? Tipare dalluese e gjera te tilla? Dmth, nje dite mund t'u kerkoje njeri leke?

S'besoj! Richard Meier (autori) nuk merret me pabuksa.

Tipa si ky as qe nuk marrin ne konsiderate projekte qe jane poshte nje shifre qe eshte prej disa milionesh, jo me te merren me hajduta pa fantazi prej Shqipnie.

Albania what?! smiley

 

PS: Ai projekti i mesiperm quhet Neugebauer House dhe gjendet ne Florida.

Pipell, fletorja zyrtare ne mos gaboj thote 'per prodhimin e spotit' jo per shfaqjen e tij - dmth blerja mediatike nuk hyn te shuma. Ne ka dike qe te n'a thote pastaj se cili eshte media plan (cilat mjete do perdoren per t'a publikuar, tv, radio, revista, gazeta, outdoor, internet, street mktg, viral mktk, social networking, etc, etc) bujrum, po nuk besoj se ka info kaq precize akoma apo jo. Sidoqofte, formati i spotit/spoteve dhe cmimi i kanaleve mediatike te zgjedhura per periudhen/vendin e zgjedhur japin ide shume te qarte te GRP (gross rating points) qe arrihet per nje buxhet te caktuar.

Per prodhimin e spotit, shume buxhet i fryre, per shperndarjen nuk them dot gje se s'ka info as per buxhet as per media plan.

Gati 400.000 Euro vetem per prodhim spoti pa Media Buying?! Ne Shqiperi?!

 

Ah!!! Jete e poshter!!!

 

Pse nuk gjendem asnjehere ne vendin e duhur, ne momentin e duhur... me njerezit e duhur?

Pse???

Do isha bere me leke!!!

Ols te ben keq Shqiperia ty smiley

Dhe imagjino qe nuk marr asnje lloj droge pervecse nikotines! smiley

Po eshte gatit spoti dhe jepet ke Klan. Nje pallosh i thote piliveses: Po liberalizohen vizat, a ke nder mend me ja mbath? Puo- i thot ajo, dua te hiki me gjet nai pune. Jo - i thote ky tipi, ke te drejte te levizesh vetem 3 muaj per cef dhe per pune ose studime ka avaze te tjera. Ja ky eshte spoti  400.000 euro.!

Prandaj Olso mos levis shume e mos nderro flamurkat si mreti grate se humbet shansin me u be milioner smiley

Pse ta kap  Klanin ty?  smiley

Spirro, mos me detyro t'ja nis me imitimet se ti e di qe do lesh leshte. smiley

Pa he ier smiley

"...bjerri mojë të lumtë dorra." smiley

smiley

Spiritus! Keshilla jote, vath ne veshin tim.

Ka ardh koha per ndryshim... sepse Shqiperia po ndryshon.

Mjaft... me flamuj te huaj, simbole te nje civilizimi dekadent qe shfrytezon pa meshire neuronet e trurit njerezor per masturbime mendore te panumerta dhe te kota.

Ne Shqiperi, zbulon nje te vertete ndricuese: Truri nuk te hyn ne xhep. As mos e lodh kot. Lene te flej.

Te duhet thjesht: a) nje stomak i fuqishem: b) duar te shkathta; c) nje goje e madhe.

E kam vendos! Do behem shok i Sandrit. smiley

Miniere floriri i doli ai muaj burg Sandrit! Hallall!

PS: Kjo s`do me thene se duhet me patjeter te besh burg Olsib smiley

Nqs. njof njerezit e duhur ne qeli... bej nje muaj burg qe cke me te!

Bej dy muaj bile.

Tani qe e po e mendoj me mire... ndoshta edhe tre. smiley

Se mos harrosh te marresh Blackberry-in me vete : D

Minimumi smiley

KJo tema, deri tani ka 11 postues (po3 41 komente),  dhe 6 postues jane flamure-kuq, te tjeret jo.  Gjykimin me te prere e kane jo te kuqte.

Si eshte puna? Spoti eshte 1mn 40 sek. Realizuar si pacavure nga TV Klan, protagoniste Anjeza Maja dhe nje Fatos, Fatos, sec e ka mbiemrin, se s'para ua ve dot veshin ketyre pa gjini.

Spoti nuk kushton 25.000 leke, sa thote i nderuari Swed, (hi there), por 35.000 per cdo transmetim, sepse kalon me paramendim 1min40 sek.

Spoti qe sic thuhet me lart tregon avantazhet dhe disavantazhet e heqjes se vizave, eshte transmetuar me shume krahembajtje gjate ne TV Klan, disi me pak ne TVSH, dhe akoma me pak ne Top Channel.

Ama spotin kerkon edhe realizim, jo vetem transmetim. Ketu i lumte Sandrit dhe Lulit, por kalkulimet per te kerkuar parate ne buxhet s'jane bere shume gabim.

A di gje mileti? Pse, per fushaten e riciklimit te plastikeve, qe UNICEF gjoja ka shpenzuar 4o mije euro reklama, ka marre vesh gje njeri? He pra, Shekulli dhe Shqip i kane botuar reklamat. Bashke me TVSH-ne dhe Topin.

Eh, la vie, la vie.

Hajt salut te gjitheve!

P.s. Penar, here tjeter hidhu  nje sy edhe ZP-se e RD-se. They're priceless smiley  

si mund ta mbaje ndryshe gjalle propaganden pusht-eti..vetem duke i hedh ndonje kocke per ta lepire..

Por interesante eshte qe po promovojne nje fenomen te liberalizimit qe do ti shtyje shqiptaret te zhduken nga ky sistem i kalbur qe ne koke..

 Pse merrni neper goje Sandrin dhe  farine...?Nuk keni pake gjynaf?

Per liberalizimin e vizave, flasin te gjithe, gati 90% e njerzeve, por ajo qe me ka habitur eshte se shum pak shqiptare dine per marrveshjen MSA apo me sakte per nje rregull aty ku thuhet se mallrat shqiptare hyjne me 0 takse ne vendet e EU (pra qysh nga 2005-06) , ndersa mallrat e EU do te hyjne ne Shqiperi çdo vit me nga 20% takse me pak, ku pas 5 vjeteve dhe ato e kane privilegjin te hyjne me 0 takse. Pra vitin tjeter mallrat e EU hyjne me 0 takse.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).