Taulant Balla

Sali Berisha do të mbahet mend në politikën shqiptare si gojëpërdali më i shfrenuar që me shpifjet, fyerjet dhe sharjet e veta nuk ka kursyer askënd, duke shkelur çdo normë morali, e ligji, por edhe për paburrërinë për t’u përballur në gjykatë e prokurori sa herë që këto institucione i kanë kërkuar të dëshmojë lidhur me pisllëqet që nxjerr prej gojës së tij.

Sot po sjell në vemendjen e shqiptarëve ç’ka thënë Sali Berisha për të ndjerin Azem Hajdari e për Ilir Metën.

Po e filloj me çfarë ka thënë Sali Berisha për zëvendësin e tij të sotëm, Ilir Metën.

Ja çfarë thoshte Sali Berisha për Ilir Metën pak vite më parë:

“Për PD-në, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrëzikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura. Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllevërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve”.

Sali Berisha për Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, pak vite më parë akuzonte se mbi këta të dy rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit.

Dhe e mbyll duke thënë që “nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve.”

Vazhdojmë më tej me çfarë ka thënë dhe sa e ka fyer Sali Berisha për të ndjerin Azem Hajdari.

Sipas Sali Berishës, Azem Hajdari mbetej një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë.

“Cili është dhe kujt i shërben në të vërtetë, Z. Azem Hajdari”, thotë Sali Berisha në vitin 96:

Sipas tij:

“Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat.”

Përsëri për Azem Hajdarin,

“Azem Hajdari si Rita Marko”

“-Rita Marko ka qënë i vetmi pushtetar që ishte dhe kryetar i sindikatave.”

Lidhur me grevën e urisë së Azem Hajdarit Sali Berisha ka thënë:

“Vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë:

Në “kafenenë e Xhelës” thuhet se deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i aramtosur , rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtryshur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekshat (dhe ata janë të shumtë), vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë.”

Sali Berisha sërisht për Azem Hajdarin,

“Enigma e një vetvrasjeje politike :

Dje, deputeti Azem Hajdari hyri në grevën e urisë. Kureshtarët e shumtë, tifozët e politikës u gjendën të befasur nga veprimet e zotit Hajdari dhe sollën versionet të ndryshme në shpjegimet e tyre, duke akuzuar më pas Azem Hajdarin për lidhje të shumta kriminale, lidhje me sigurimsat e shtetit, në shërbim të Ramiz Alisë e të tjera me rradhë.

Përsëri Hajdari dështon, askush në dhjetorin e vitit ‘90 nuk i shkoj pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit.

Për të vazhduar më tej me shumë e shumë pisllëqe që ky njeri ka hedhur kundrejt një ndër figurave themeluese të PD-së, sikurse është Azem Hajdari.

Më lejoni të theksoj se ky njeri mbetet modeli i vetëm i politikanit në Shqipëri, që ku pështyn, lëpin. Prandaj unë jam sot këtu e në ditët në vijim për ti kujtuar këtij , dhe çdo qytetari shqiptar për pisllëqet që Sali Berisha ka hedhur përkundrejt çdo politikani që në një moment të caktuar ka qënë kundërshtari i tij, por më pas është vënë në shërbim të tij. Sigurisht që unë pres prej Sali Berishës të reagoj lidhur me çfarë thashë, lidhur me akuzat që ai ka bërë kundër Ilir Metës, me përbetimin e tij për ta çuar në burg Ilir Metën, por lidhur edhe me pisllëqet që ai ka thënë përkundrejt Azem Hajdarit.

Akuzat e Berishës për Imamin e Cekën

Në vijim të kujtesës publike që filluam dje për gjithçka ka thënë Sali Berisha për disa nga njerëzit që dikur i bënte lanet ndërsa sot i mban më prehër, po sjell sot në vëmendjen e opinionit publik akuzat që vite më parë Sali Berisha bënte në drejtim të Ministrit aktual të Mbrojtjes Arben Imami apo këshilltarit të tij Neritan Ceka.

Kështu në vitin 1994, Sali Berisha e akuzon Arben Imamin si gjeneral në shërbim tëe Sllobodan Milloshevicit. Duke iu referuar krimit të 14 janarit në Shkodër Sali Berisha akuzon në gazetën Rilindja Demokratike (datë 21 janar 1994) se “Z.Imami për të merituar spaletat e Milloshevicit është turp të lyesh duart me gjakun e bashkëkombësve…krimi i Shkodrës është mesazh i sjellë në Shqipëri nga Milloshevici, nëpërmjet seksionit të tij në PAD e përfaqësuar nga Imami dhe Ceka…krimi i Shkodrës, fill pas vizitës së Imamit në Beograd, na jep të kuptojmë se Milloshevici nuk ia paska dhuruar akoma spaletat e gradimit z.Imami me shokë dhe se për këtë z.Imami dhe PAD u dashka dhënë prova më serioze, dhe se z.Imami më shokë u dashka lyer duart me gjakun e bashkëkombësve të tij. Zoti Imami është…krim të vihesh në dispozicion të skemës së njohur të akademikëve të Beogradit për përçarjen e shqiptarëve dhe zhdukjen e tyre”.

Tre vite më vonë në vitin 1997, në gazetën Rilindja Demokratike (datë 19 korrik 1997), Sali Berisha e akuzon Arben Imamin se në mars të vitit 1997 ky i fundit “u vesh si ushtarak dhe hipi mbi tank për të marshuar drejt Tiranës, në krah të gjeneralëve të jugut”.

Sali Berisha ti që e mban veten për patriot, si ka mundësi që ti sot ke për ministër të mbrojtjes një gjeneral të Milloshevicit, të paktën sipas atyre që ti ke thënë Arben Imamin.

Në fund po të kujtoj edhe c’ke thënë për Neritan Cekën:

Neritan Ceka mbetet shërbëtori kokulur i Ramiz Alisë apo limoni i shtrydhur i Fatos Nanos.

Për Sali Berishën Neritan Ceka i kujton shqiptarëve Koci Xoxen e dytë (Gazeta Rilindja Demokratike).

 

36 Komente

Per kto ska naj koment smiley

Do ishte mire te citoje cdo deklarate qe ke shkruar ketu qe te behej me vertet i plote postimi.

 

Gjithesesi, keto jane lehjet e nje mbeturine komuniste kunder ca mbeturinave te tjera komuniste.

Eh sa ka thone sal birisha aq t'mira qofshin. Ronci ka qi n'shpirt osht njeri i mir qe s'ja ka kujt me t'keq. Ja sot doli n'tivi dhe theksoi 2-3 here qe oferta e tij per kutite eshte nje oferte qe merr parasysh repsketin e thelle qe ai ka per opoziten.

Nuk i ka megjithmen t'shamet, osht rob i mire. smiley

Po te njejtat perbetime ka bere dhe Meta per Berishovicin... ndoshta nuk ka shkuar aq larg sa te thote qe Berishovici do kalbej ne burg, po nese s'e ka bere, eshte thjesht se nuk ja ka mbajtur bytha. Prandaj, Meta eshte pikerisht ashtu si thote Berishovici, bile dhe me keq, se eshte aq i keq sa thote Berishovici dhe persiper kesaj, eshte dhe kurva personale e Berishovicit. Nga ana tjeter, Berishovici eshte poaq qelbesire sa thote koketrashi i Corovodes, bile dhe me i keq se aq, persiper kesaj, ben dhe aleanca me koketrashin e Corovodes ... - me njeriun qe u zotua ta kalbte ne burg. Prandaj, ata qe te dy jane qelbesira dhe felliqesira; njeri me i ndyre se tjetri.

Sa per Xemen; rrugac e halabak qelbesire ka qene. Spiun i Ramizit ndoshta jo, megjithese ne greven e urise te studenteve nuk e lejuan te hynte qe ne fillim, sepse per te tille e dyshonin. Por, perderisa ka qene anetar  dhe dora e djathte e zagarit te bllokut - berishovicit, atehere duhet te kete qene dhe me i poshter sesa thote kumbari i tij berishovic.

Qe te sjellesh kete lloj shkrimi, me shpresen se po diskretiton nje felliqesire dezha te diskretituar prej kohesh, duke treguar theniet dhe akuzat e tij kundrejt disa felliqesirave te tjera, mua me duket perpjekje e kote. sorry, po ky ishte shkrim shume, tejet tejet i dobet dhe pa shtylle kurrizore.

PS: s'paska burreri te jape llogari ne prokurori??? kur s'ka bythe gjithe prokuroria dhe sistemi i drejtesise te nje shteti qe te arrestoje nje person qe ka ceshtje pezull apo eshte ne ndjekje, atehere Berishovici del vetem burre (burre i thencin, po hajt mo) te injorimi total qe i ka bere prokurorise. Keshtuqe, ne momentin kur ai "s'kishte burreri te paraqitej ne prokurori(prokurori, i thencin, qe nuk ben detyren, e padenje per t'u respektuar)", dmth vetem nje gje, qe pikerisht ne ate kohe, Shqiperia drejtohej nga nje apo shume felliqesira te tjera.

mbesa ime 3 vjec ne kopesht knon nji kenge :

u pajtuam

u zemruam

me ne fund

u perqafuaaaaaaaaaam

smiley

 

Une po pres edhe nje vit qe te mesoje mbesa te flase, kushedi sa ujera do rrjedhin deri atehere :-D

Mu me kujtohet arrestimi i Sales kur km ishte pikerisht Meta. Gjeja pare qe beri Sala kur erdhi ne pushtet ishte "transferimi" i oficereve qe kryen arrestimin neper poste kapteresh ne Kukes etj (sigurisht qe keta u detyruan te heqin dore nga policia) Tani qe Sala u pajtu e u perqafu me Meten, a u rehabilitun edhe kta qe "hongren" atehera, apo vazhdojne te sorollaten rrugeve.

Kent.

Berisha ka thene keto qe ka thene, kunder personave te veçante, po çfare i thua asaj qe ka thene Edi per komunistat, ku sot eshte kryetari tyre.

As me shume as me pak, por ti varim te gjithe.

s'eshte kryetari i tyre jo, kryetari i disa prej tyre. se po te ishte kryetari i tyre, do e kishte berishovicin duke lehur nga gezimi lart e poshte rreth tij si kelysh qeni.

 C'lidhje ka rama me komunistet? Kryekomunistet qe ishin ne PS jane bashkuar me Berishen, mesa di une. Hengren dreke me te dhe u levduan nga Berisha.

Kujtesa qe na solli Kent per Buall Mavrine, ishte e bukur, veç ai duhej ti fuste fjalet e personazhit ne shenjezen " ......." me qellim qe te dallohet fjalia e tij nga e tjetrit qe citon. 

Edhe une e kam shtruar kete pyetje apo me sakte me ka munduar kjo pyetje, se; si ka mundesi qe ky politikan, tani bashkpunon pikerisht me ata qe i ka bere jo vetem lecke, por dhe ka premtuar se do ti fuste brenda.  

Ose bie qe ka bere loje. Po ne sherbim te kujt.  

Pikerisht. Nese ai e ka loje kete, kush na siguron qe s'ka loje gjithcka tjeter qe thote per kedo tjeter qe thote?

 Ketu me shume gallate ka se ca thone komentet e  PD istatave,se si e mbrojne ata Saliun!

Jane te mirepritur te gjithe PD istat.

 Shkurt muhabeti, Berisha ke ka kundershtar, e sulmon me maksimumin e negativizmit te ligjerates... kot, pa fakte.

Une e shoh njesoj si nje prijes fetar ne mesjete.

Per Meten ka thene 'Metullahu', me i llaf Meta eshte tip autoritar si ata mbreterit arabe qe e ka ter pushtetin per vete.

Nuk e merr njeri seriozisht Salen dhe debilleqet qe nxjerr nga goja keshtu qe ky artikull eshte i pavlere.

Kush nuk e merr seriozisht?

E keqja eshte qe edhe me kulmin e debilizmit dhe dyfytresise qe tregon, ka nje ushtri me ndjekes nga mbrapa, edhe ne Peshk, qe i besojne cdo fjale dhe justifikojne cdo gjest me cinizmin me te madh.

 

Sinqerisht qe nuk e kuptoj kete vrapim prej te marri per te sjelle keto deklarata dhe moderatoret e ketij blogu qe nga fundi e nxjerrin ne krye kete teme! Po keto jane gjera te zakonshme ne luften politike, qe megjithate jane ne doza te pranueshme, po cfare te bejme me deklaratat dhe qendrimet e Edi Rames kunder PPSH/PS dhe komunisteve, nderkohe qe sot drejton kete parti dhe kete elektorat? A eshte gati ky blog te publikoje sic ka bere me kete teme nese une sjell ketu qendrimet qe ka shprehur Rama per nxjerrjen jashte ligjit te PPSH/PS dhe ato qe ka thene per luften NC te cilen e ka quajtur lufte civile dhe pretekst per te marre pushtetin komunistet? Po deklaratat per varje ne litar ne neonet e rrugeve komunistet a eshte gati t'i publikoje ky blog? Keto jane deklarata skandal. Keto deklarata duhet te shqetesojne cdonjerin nga ne. Si ka mundesi qe nje person i tille, me kete qasje ndaj PPSH/PS dhe elektoratit te saj sot kryeson kete parti dhe mbron me demek luften NC?

Nuk pine uje me budallalleqet qe PS eshte vazhdimesia e komunisteve.

Vetem qypat qe mbushen me brockullat e Berishes, brockulla qe variojne sipas interesit te tij, vetem ata i besojne keto.

Rama i ka thene dhe vazhdon i thote ato per komunistet, sepse jane te verteta.  Futja kot, akoma ne vitin 1991 juve. Komunistet i ka mbledhur Saliu te gjithe pas vetes. Edhe fjalimet ata ia shkruajne. Ai sapo hengri dreke me nanon e tha qe ka qene kryeminister njish, ti vazhdon me idiotesi.

 

 

Perseri Rama mendon qe komunistet duhen varuar ne neonet e rrugeve? Nese po, atehere te vare se pari ministrin e brendshem te diktatures dhe shefin e Sigurimit Gramoz Ruci, pastaj Gjinushin dhe me rradhe gjithe komunistet e PPSH qe pastaj u bene anetare te PSSH dhe kane Ramen kryetar. Akoma vazhdon Rama te mendoje se lufta NC ishte lufte civile dhe gjaku i rreme ne themel te kolltuqeve te pushtetit te Enver Hoxhes? Nese po, atehere pse nuk pranon qe me konsensus te ndryshoje data e clirimit te vendit, pasi me 29 nentor as nuk ishte clirim dhe aq me pak kombetar dhe te rishikohet numri i rreme prej 28 mije deshmoresh? Sa per vazhdimesine puniste te PS, kete nuk ka njeri qe ta mohoje. PPSH vetem ndryshoi emrin ne PSSH. Mbajti ate elektorat, ate organizim, ate seli, ate trashegim etj. Nje fakt me teper per vazhdimesine puniste te PS eshte qe edhe sot ne lidershpin e PS jane te bijte e njerezve te larte te nomenklatures komuniste.

 Berisha eshte "antikomunisti" ne pushtet, jo Rama smiley Pse s'i var ai po shkon e ha dreka me te, dhe i fut ne parti? Apo se ka qene vete e i bie te varet dhe ai?

Shoku, s'po di ca flet. Seriozisht. Rama komunist, Berisha antikomunist?

Vertet e ke? Jeton ne kete bote apo jo?

Te arrish te mbrosh nje tip si ky, duhet te jesh i biri ose i ati, ose te kesh zaptuar toke ne TR. Ti ku hyn?

Ti ku hyn?

Realisht nuk duhet te hyje asgjekundi po ti lexosh Nikun ...Bulevard ....

La strada serve per tutti .. Ju befte qilim ju befte kudo qe shkel kemba e Sales smiley

Po keto jane gjera te zakonshme ne luften politike, qe megjithate jane ne doza te pranueshme

Ku jane te zakonshme keto gjera qe ti shpallesh kriminiele e te permendesh emra e vepra te penale per kundershtare politike, te dalesh me letra e dosje ne duar e pastaj ti quash miq e ti vendosesh ministra kur ta do puna?

Ne ca vendesh, republika bananesh?

Me kujtoi nje shprehje marketingu

Suksesi eshte 5% pune dhe 95% loje, por ne te dyja duhet qe te jesh mjeshter deri ne perfeksion.

Kete lloj politike e ka konfirmuar dhe e ka cituar shume qarte dhe nje prej figurave me te spikatura te koheve te fundit te PD-s, e nderuara znjsh.Ciljeta:
"ooo, sa kam bythen e mire, shume di me e dridh, zemer, shume di me e dridh."

 N'fakt keto qe ka thene ky Saliu per keta, nuk flet aq keq per Saliun se sa per keta te tjeret qe i shkune Sales pas si lepurusha! smiley

 

smiley yep

biles ato te 2005, i jane lepi si zagare per te shku ke PD-ja

 Shpresoj nga ju redaktoret te vijne rubrika te tjera si keto.

Si prsh, "Ca ka thene Ilir Meta per Sali Berishen",Ca ka thene Arben Imami per Sali Berishen" e te tjera si keto.Do kishte gallate,se per gallate eshte ky vend,s'ka cipe njerezore!

 

Do te isha i mendimit qe pervec atyre qe thua ti, te silleshin ketu edhe ajo cfare ka thene Edi Rama e Erion Veliaj per Mero Bazen dhe anasjelltas, ato qe ka thene Mero Baze per Ramen e Veliajn. Gjithashtu do te ishte me interes te ishin te pranishme ketu edhe ajo qe ka thene PS, Rama dhe Veliaj per Spartak Ngjelen dhe Nard Ndoken dhe anasjelltas. Si mendon? Do benim i dore muhabet te mire.

O burra te sjellim diarrete e haleve te gjithe Shqiperise thua ti? C'muhabet do benim? Te analizonim krijmtarine dhe leksikun e sharjeve e akuzave qe keto hale i kane bere njera tjetres?

ti nuk je as tipi i nazistit, je me keq se keta ne ide dhe botekuptim. Te pakten keta te fundit grupin e tyre e kishin zgjeruar mjaft, duke llogaritur racen ariane, ndersa ti ke ngelur ne organizimin primitiv. E kupton sa prapa bote je? Ndoshta nuk ke faj se pas nje "informacioni" qe na solle per njefare kromozomi, ne dilnim vellezer gjaku me serbet, bullgaret, greket etj. pasi ai kromozomi i famshem dendesine me te madhe e kishte ne ballkan.

He?  C'ka te bej kjo pergjigja jote me postimin tim? Une prapa bote? Te nxorra vella me serbet e bullgaret?  Mos ke lexuar ndonje postim tjeter?

Sigurisht qe je prapa bote perderisa s'i falesh Shen Saliut smiley

prapa bote perderisa kerkon organizim klanor bazuar ne lidhje gjaku dhe farefisnie. Kot i kritikojme politikanet aktuale ku me raste ju themi klanor, sipas ideve te tua qenka shume e mire kjo gje. Nuk e kupton qe koha jote ka perfunduar? Organizimi i hershem primitiv nuk perdoret me, ndersa nazizmi ka thyer qafen me kohe.

Sado qe nuk eshte tema e duhur, po te kthej pergjigje sa per sqarim se e ke marr me yrysh te madh kete turrjen ndaj meje qe nuk e di ca qellimi ka.

 

Se pari do te doja te thoja qe organizimi ne lidhje gjaku e farefisnie tashme egziston ne shkalle te ndryshme kudo, e s'ka nevoje ta kerkoj une.  Familja eshte akoma shtylla kryesor e organizimit njerzor dhe ne thelb ajo eshte perbehet nga njerez te te njejtit gjak.  Se dyti, gjate gjithe historise te popullit tend e tim organizimi ne lidhje gjaku e farefisnie ka qene paresor dhe ka ruajtur identitetin dhe kulturen tone gjate gjithe pushtimeve, luftrave e regjimeve te ndryshme qe kemi perjetuar.  Ta mohosh kete gje eshte si te mohosh qe duart si gjymtyre evoluan per te bere gjera te ndryshme sebashku me kapacitetin trunor te madh e nuk perdoren per te ecur.  Se treti, politikanet aktuale i kritikojme per arsye te ndryshme dhe kur ju themi klanor kuptojme miopine, mendjevogelsine dhe babezine e tyre per te mbledhur pasuri materiale me cdo kusht per ta dhe bashkepuntoret e tyre ne dem dhe te interesave kombetare.  Etiketimi i tyre si klanore, gjithesesi nuk e perdhos realitetin e dobishem dhe natyral te egzistences se klanit.  Se katerti, bota neser mund te nxjerri nje mode te re ku meshkuj tridhen te gjithe per t'iu ulur agresivitetin hormonal.  Mos valle duhet te ndjekim moden botrore edhe ne kete rast?  Se pesti dhe se fundmi, nuk e di c'hyn nazizmi ketu...mbase ndonje percartje e jotja...

nuk ka ndonje ndryshim te madh nga bipolaret dhe skizofrenet e peses, vec madhesise se demit qe mban mbi supe...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).