Nuk e di se sa interesant mund te jete ky lajm, por duke ndjekur zhvillimet e fundit politike ne bote mendova ta postoj kete lajm.

Arsyeja kryesore ishte mosmbajtja e premtimit te zhvendosjes se nje baze ushtarake amerikane nga nje ishull i Okinawes. Nje tjeter zhvillim politik ishte perfshirja e sekretarit te pergjithshem te Partise Demokratike Japoneze (Ozawa) ne afera te dyshimta.

Nuk e di se cfare duhet te beje me shume Berisha ne Shqiperi per tu larguar njehere e mire nga maja e politikes shqiptare

6 Komente

Sa per hollesi.

Bashke me kryeministrin dha doreheqjen edhe sekretari i Pergjithshem i Partise (Ozawa). 

Nje nga premtimet kryesore te Partise Demokratike te Japonise ne fushaten e zgjedhjeve te 2009 ishte zhvendosja e bazes amerikane nga nje ishull i Okinawes. Afati i zhvendosjes ishte fundi i majit 2010. Pasi nuk mundi ta mbaje kete premtim, dhe mbas konsultimit me perfaqesues te partive aleate, kryeministri Japonez vendosi te jape doreheqjen, sot ne 2 Maj 2010, ora 09:45 ne Japoni (mengjes 02:45 ne Shqiperi).

Pse akoma nuk qenkan cliruar japonezet, po shqiptaret e kosoves vetem 10 vjet sundim amerikan kane dhe qe tani kerkojne pavaresine smiley

Shqiptaret e Kosoves, nuk kane bo nai Pearl Harbor, po kane luftu perkrah amerikaneve. Dhe ata nuk kerkojne largimin e bazave amerikane, po PAVARESI reale dhe VETEVENDOSJE per fatet e tyre. Ndryshe nga ç'kerkoni te insunuoni ju, karamelja me helm, SHQIPTARET e Kosoves nuk jane mollahet e Afganistanit, apo ektremistet e Arabise Saudite. Perkundrazi jane shume me pro-ameikane se europianet qe duan te heqin bazat amerikane.

Me duket se e keni marre gabim shkrimin tim me siper. Ky shkrim nuk ka lidhje aspak me Kosoven ose me amerikanet ne Kosove. Thelbi i tij eshte qe gjate gati 9 muaj qeverisjeje, ish-kryeministri Hatoyama nuk mbajti nje premtim, (beri edhe shume premtime te tjere te cilat i ka permbushur pergjysem), ate te zhvendosjes se bazes amerikane nga Okinawa dhe dha doreheqje. Ndersa kryeministri jone zoti i nderuar Sali Berisha, i genjen shqiptaret me 100m asfalt te shtruar qe prishet brenda javes edhe me nje tunel qe sapo inagurohet bien dherat.

Ashtu sic eshte shkruar edhe me siper shtrohet pyetja: kryeministri jone kur duhet te jape doreheqjen?

Edhe sikur te ishte autor i hiroshimes dhe jo i gerdecit, nuk ka burre qe e shkul nga istnikami , Sulo gradecin tone(me falni, sali gerdecin) smiley.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).