Kjo video është filmuar në gropën e dytë më të thellë në botë të quajtur "Dean's Blue Hole" në Bahamas. Pa u futur në detajet e fobisë që kjo video ngjall për mua, çfarë mendoni për sportet ekstreme? Praktikoni ndonjë? Do ishit të aftë të bënit diçka të tillë si në këtë video?

video

13 Komente

 Nuk jam shume praktik me drupal dhe me sa duket nuk e kam vendosur si duhet kodin e embed. Sidoqofte behet fjale per kete video.

 Men hanting, tha, the ultimet hanting ekspiriens smiley 

renia e lire dhe pastaj parashuta jane te pakrahasushme..

 Aman o eklips xhani ! Ne na behet mishi puprra-puprra, per "tu futur" ne nje kuti plastike dhe ju na  fusni daten me keq akoma,  se  na beni te na iki goja me zerin bashke, vetem nga ideja e "te futurit" ne  shpellen me te thelle te botes ...E bukur eshte sa nuk ka me ku vete me  "Dan`s Blue Hole", por aman te keqen, se me  bukuranet  qe  nuk u shijojme bukurine, na e kane bere nenen gjer tani.

  Na gjejn donje grope,  tek dy  metra, dy metrae gjisem ? Sa per dy  veta..........

keto i benim ne tek bova smiley

tek tuneli,  tregureshi.

Holly shit!

hm smiley

" This video is a FICTION and an ARTISTIC PROJECT. Edited by BLUENERY (c). Music: ARCHIVE - you make me feel. "

Kjo me frikeson jo pak, deti ka pasur gjithmone mister per mua. Nuk do t'a merrja kurre guximin te futesha ketu.

Kam bere disa here sky diving (hedhje me parashute) - si ate ku ka nje pjese (rreth nje minute) renie te lire edhe hedhje nga lartesi me e vogel ku parashuta eshte e hapur qe ne fillim, po ashtu edhe gjate nje periudhe disa vjet me pare kam bere paragliding - hedhje me avion pa motor nga maja e shkembit. Kete te dyten nuk e bej me te me lusin smiley - too scary- qe kur ne hedhjen e fundit era nderroi drejtimin dhe desh u perplasa ne shkemb, kurse hedhjen me parashute e bej prape, me kenaqesi bile.

Nuk di a te fus parasailing te sportet ekstreme (kur je ne nje parashute qe eshte e lidhur me nje varke me motor) se eshte me pak e rrezikshme se te tjerat, kjo eshte shume e kendshme shkoj cdo vere te pakten nje here.

Uroj ta kem gabim, por mua mu duk montazh, per te mos thene truke filmike. Veshtroheni me vemendje. Kur zhytesh ne uje, kur del, kur leviz vertikalisht, horizontalisht, ujti qe eshte ngjitur me trupin (koken, duart, kembet etjera gjymtyre) leviz, sepse e shtyn gjymtyret, koka, trupi. Shiheni me vemendje (megjithse e pashe vetem nje here) kur hidhet tek ajo gropa. Nuk ka valezime fare te ujtit, gje qe tregon se eshte nje montazh. Une nuk jam specialist ne kete fushe, por dyshoj se diçka jo origjinale eshte aty.

Pjer e ka vendosur dhe Finisterre me siper smiley

Ky eshte nje koment nga nje prej autoreve te videos (ai qe zhytet):

guillaumenery:

"hello everyone, thanks again for all your comments...

To clarify: this movie is A FICTION AND AN ARTISTIC PROJECT. I don't claim to have reached the bottom of the hole (202m) without rope and fins, as the world record in no-fins discipline is 95m.. 
We made this movie to show another approach in freediving videos.
We wanted to express the strenght of the elements water-earth-air and the sensations of freedom, harmony, exploration

Shot with a canon 5D mark II
Music: you make me feel - ARCHIVE"

Mjafton te shikohet video me kujdes dhe kuptohet qe eshte montim, eshte ideja qe qendron pas saj qe e ben madheshtore per mendimin tim.

Nje kenge tjeter ne background. (duhet te ndaloni volumin tek videoja e zhytjes smiley )

youtubedoubler.com/qIsq

Si ju duket?

Flitet per parajsen dhe ferrin. Askush nuk eshte rringjallur te na zhduk kuriozitetin, dhe te na tregoje c´fare perjetoi ne parajse ,dhe c´fare ne ferr. Keto qe thuhen per to, e perjetojme vetem kur lexojme biblen apo kuranin. Por qe te krijosh nje ide per se gjalli per ferrin, do kisha bere pyetjen nese,..." A KA NDOPAK NGJASHMERI ME KETE GROPE?"

 Fantastike! Une per vete e hengra smiley Isha thuajse e bindur qe ishte e vertete... Gjithsesi me pelqeu shume. 

Shume flm Eklips!!

me ben pershtypje fakti qe njerezimi kerkon te eksploroje universin nderkohe qe nuk ka aritur te eksploroje plotesisht token.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).