Qeveria shqiptare mund të detyrohet të shpallë zyrtarisht recesionin në ekonominë tonë, pasi të dhënat paraprake bëjnë të ditur se edhe për tremujorin e parë të këtij viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto ka shënuar rënie.

Ky është mendimi i ekonomistëve që punojnë në organizma ndërkombëtare dhe që nuk mund të prononcohen zyrtarisht, për shkak se nuk janë të autorizuar të japin komente publike.

Vlerësimi paraprak për ecurinë e ekonomisë në periudhën janar-mars të këtij viti pritet të jepet nga Instituti i Statistikave në fund të qershorit ose në fillim të muajit korrik.

Por analizimi i të dhënave të gjithanshme, nga treguesit e ecurisë së shitjeve te të ardhurat e qeverisë, i kryer nga ekonomistët në institucionet që monitorojnë ekonominë tonë, tregon se ekonomia mund të ketë pësuar rënie në krahasim me një vit më parë.

Ekonomia pësoi rënie vjetore prej 1.4 për qind në periudhën tetor-dhjetor 2009, sipas INSTAT, duke shënuar ecurinë e parë negative të shënuar që kur filloi matja e ecurisë së PBB-së në bazë tremujore disa vite më parë.

Formalisht në vendet e zhvilluara shpallet recesioni kur ekonomia bie për dy tremujorë radhazi.

Megjithëse japin këtë opinion, ekspertët vendas e të huaj e kanë të qartë se shpallja e recesionit nuk është kryer asnjëherë në Shqipëri, nga asnjë politikan.

Në vitin 1997, megjithëse vendi hyri në kaos dhe ekonomia u reduktua me mbi 7 për qind, sërish asnjë zyrtar nuk foli për recesion apo krizë ekonomike.

Qeveria dhe opozita kanë debatuar me bollëk gjatë dy viteve të fundit mbi gjendjen e ekonomisë.

Debati u shtua gjatë ditëve të fundit, kur qeveria iu përgjigj deklaratave të vazhdueshme të opozitës që flisnin për krizë.

Zëvendësministri i Financave, Nezir Haldeda, tha së fundmi se ekonomia po ecën mirë, duke përmendur rritjen e eksporteve të energjisë elektrike, të cilat kanë sjellë në vend këtë vit rreth 60 milionë euro, e barabartë kjo me diçka më shumë se 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Megjithatë, të ardhurat e qeverisë nuk tregojnë për ndonjë ecuri shumë të mirë të ekonomisë.

Të ardhurat tatimore janë rritur me më pak se 3 për qind në tremujorin e parë, pra kanë pasur një ritëm rritjeje më të ulët se inflacioni.

Për ekspertët kjo do të thotë se vlera e shtuar në ekonominë shqiptare (rritja e PBB-së) ka qenë negative në krahasim me vitin e kaluar.

8 Komente

 Formalisht në vendet e zhvilluara shpallet recesioni kur ekonomia bie për dy tremujorë radhazi.

po, patjeter!

Cfare domethene "recension" se nuk e kuptoj? E pse duhet qeqeveria ta njohe kete fjale te huaj? Kjo eshte qeveri qe nuk e shet bithen tek te huajt. E as nuk i plas fare per fjale te huaja. Ne kemi fjalet tona, ne kemi shifrat tona 2 shifrore (hahahahahahahahahah) te rritjes ekonomike. Ne kemi korupsionin qe eshte permiresuar (pra eshte ne rritje), kemi papunesine qe po ashtu progreson sa me shume PD-ja drejton, kemi varferine qe evolon, kemi, kemi saliun qe te shpartallon. Jo me larg se sot, mbas 20 vjet post diktature dhe reth 65 vjet nga ngjarja, vendosi te kerkoje hetim te Ramiz Alise per masakren e Tivarit. Ore po ca e di ti ket popull kaq idiot sa te mos kuptoje friken tende per te mos perfunduar ne burgun e Spacit? Po hodhi ca fonde qe te rehabilitohet sa me shpejt; ndryshe ste ka faj njeri nese kushtet nuk do te jene te pakten si ne burgjet e tjera! 

kashte qenke me gjithmend, po cili do qenka ky burre qe do na e surdiska Salihin ne Spac???!!! Pffffffffff

Kush e ka shkrujt ket te meposhtemen mer amon?

"Në vitin 1997, megjithëse vendi hyri në kaos dhe ekonomia u reduktua me mbi 7 për qind, sërish asnjë zyrtar nuk foli për recesion apo krizë ekonomike."

Pastaj shpresoj te jene konlultu me Mehillen qe dje tha se eksporti ka arrit 300% ne krahasim me te kaluaren.

Zëvendësministri i Financave, Nezir Haldeda, tha së fundmi se ekonomia po ecën mirë, duke përmendur rritjen e eksporteve të energjisë elektrike,

kjo eshte te vesh duart ne koke. Rritja e eksporteve te energjise ne rastin tone nuk tregon se ekonomia po ecen mire. E vetmja arsye pse kemi eksportuar me shume energji eshte se ka rene me shume shi. Nuk jane rritur kapacitetet prodhuese dhe nese nuk ka shi te mjaftueshem vitin qe vjen nuk eksportojme. Pra, sipas zevendesministrit te financave, ekonomia shqiptare eshte ne varesi te shiut

Ky është mendimi i ekonomistëve që punojnë në organizma ndërkombëtare dhe që nuk mund të prononcohen zyrtarisht, për shkak se nuk janë të autorizuar të japin komente publike.

Keta te TOP-it jane te famshem.... Edhe kur flasin per Brukselin,kane gjetur ca zyrtare "qe nuk prononcohen zyrtarisht" e kane thene keshtu e ashtu,edhe per SHBA ,po te njejtat pallavra.............

Deri tani asgje nuk i ka dale dhe me vjen keq per ata qe vazhdojne ti besojne

politike e kombinuar mire ku del topi dhe Gjiknuri the thojne shqiperia ne recension o ju ju ka ra recensioni ne greven e urise dhe ne koken e Rames

Mendimi i ekonomistëve që punojnë në organizma ndërkombëtare dhe që nuk mund të prononcohen zyrtarisht, për shkak se nuk janë të autorizuar të japin komente publike eshte qe Gjiknuri kishte paralajmeruar SHBA dhe Europen per krizen qe po te vinte  si dhe u kishte dhene dhe zgjidhjen qe ajo te mos ndodhte.

Kjo zgjidhje ishte : "Hapni kutite qe te mos kete krize"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).