Tërheqja e shqipes në favor të anglishtes për funksione publike. Anglishtja po kthehet, me gjasë, në një gjuhë zyrtare pune, siç funksionon sot në disa vende të botës, por pa pasur për këtë një status ligjor të shpallur a të mbrojtur.


Nuk ka nevojë që të jesh doemos në kërkim të një pune, për t'u bindur që sot në Shqipëri një numër ofertash për punësim përmes shtypit bëhen më së shumti në gjuhë të tjera nga shqipja. Mjaft të shfletosh herë pas here disa nga gazetat kryesore të përditshme për të mbërritur në përfundimin se të tilla janë pa frikë më shumë se gjysma e lajmërimeve për punë.


Me përjashtim të shpalljeve për vende të lira pune pranë institucioneve shtetërore (ministri, bashki, agjensi e drejtori të ndryshme), të cilat dalin në gjuhën shqipe, të tjerat i gjen të shkruara në anglisht, në ndonjë rast edhe në italisht e gjermanisht.

Mund të mendohet se pas ofertave për punësim të shkruara në gjuhë të tjera duhet të qëndrojnë organizata, shoqata apo kompani ndërkombëtare, që veprojnë edhe në Shqipëri, të cilat kërkojnë të punësojnë edhe personel të huaj.


Por, nga një hetim i kujdesshëm i ofertave në fjalë, del se nuk është kështu. Vërtet punëdhënësit në shumicën e herëve janë organizata jofitimprurëse ndërkombëtare apo kompani të huaja që veprojnë në tregun shqiptar, por thuajse në të gjitha rastet bëhet fjalë për të punësuar një person që ka si gjuhë amtare shqipen. Çfarë e dëshmon këtë?


Para së gjithash, kërkesa për "rrjedhshmëri në gjuhën amtare të folur e të shkruar", si një prej cilësive apo kompetencave kryesore të kandidatit (dhe, afërmendsh, kjo gjuhë s'mund të jetë veçse shqipja). Së dyti, kërkesa për ta dorëzuar CV-në në dy gjuhë: në shqip dhe në anglisht. Së treti, kërkesa që kandidati të punojë në grup apo në skuadër, dhe kjo e fundit - është e kuptueshme - s'mund të ketë në përbërje të vet, në shumicën dërrmuese, të paktën, veçse shqiptarë.

E po ç'të keqe ka, mund të thotë ndokush, që lajmërimet për punë të kualifikuara këtu në Shqipëri të shpallen në anglisht, kur dihet se "destinacioni" i tyre janë persona që duhet ta njohin patjetër anglishten? Madje kjo e fundit përbën një nga kërkesat bazë për marrjen e tyre në punë. Të keqen e shkeljes së ligjit, do të thoshim përnjëherë.


Dhe jo të një ligji çfarëdo, por të ligjit themeltar të shtetit, siç është kushtetuta shqiptare, e cila, siç e kemi thënë e stërthënë, e ka shpallur shqipen gjuhë zyrtare të Republikës së Shqipërisë (Neni 14.1).


Një gjuhë zyrtare statutore do ta quanin në këtë rast shqipen planifikuesit gjuhësorë të sotëm; pra, një gjuhë që përcaktohet shprehimisht me ligj si gjuhë zyrtare (pa nënkuptuar doemos që funksionon si e tillë edhe në praktikë).


Duhet thënë se jo çdo shtet ka gjuhë zyrtare statutore. Anglia dhe SHBA - sa për të sjellë një shembull - historikisht e deri sot e kësaj dite nuk e kanë shpallur ndonjëherë ligjërisht statusin e anglishtes, por kjo nuk e ka penguar këtë të fundit të jetë realisht e tillë.
Shqipja, përkundrazi, edhe pse "nën mbrojtje ligjore", ka nisur të mos funksionojë si gjuhë zyrtare e njëmendtë.


Lajmërimet e shumta për punë dhe mesazhet e publicitetit të shkruara në anglisht; lënia në anglisht apo gjuhë të tjera të huaja, në pjesën dërrmuese të rasteve, e informacionit për konsumatorin; përdorimi i anglishtes në raportimet me gojë e me shkrim nga zyrtarët e disa ministrive shqiptare, që merren me çështjet e integrimit; emërtimet edhe në anglisht, krahas atyre në shqipe, të emërtimeve rrugore; përdorimi i teksteve në anglisht nga disa institucione arsimore publike; mbajtja në anglisht e bisedimeve apo fjalimeve zyrtare në takime me të huaj që zhvillohen në Shqipëri etj., s'janë veçse disa ndër shembujt e shumtë, që dëshmojnë tërheqjen e shqipes në favor të anglishtes sa i përket funksioneve publike.


Anglishtja po kthehet, me gjasë, në një gjuhë zyrtare pune, siç funksionon sot në disa vende të botës, por pa pasur për këtë një status ligjor të shpallur a të mbrojtur.


Anglishtja në Shqipëri funksionon si gjuha e parë e huaj, që mësohet në shkollat dhe universitetet shqiptare, por kjo nuk i njeh asaj, natyrisht, të drejtën e përdorimit në funksionet e shqipes, gjuhës zyrtare të shpallur për komunikim publik në territorin e Republikës së Shqipërisë.


Ndërkohë është një realitet i pamohueshëm që përdorimi i anglishtes është shtrirë e përhapur sot mjaft jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Evropën. Ajo po zë një vend gjithnjë e më të madh në arsim, në shkencë, në vendin e punës, në institucionet mbikombëtare (supranational) evropiane etj.


Në pjesën dërrmuese të vendeve evropiane anglishtja është bërë tashmë gjuha e huaj kryesore, që mësohet në shkollë. Madje, një mësim i detyrueshëm, i cili nis që në ciklin e shkollës fillore. Ajo ka marrë edhe statusin e gjuhës së dytë në disa prej vendeve të Evropës, siç janë vendet skandinave, Hollanda apo Gjermania, si dhe është bërë gjuhë e mësimdhënies në shumë institucione të arsimit të lartë, përfshirë edhe arsimin on-line.


Nuk mund të mohohet që ekziston tashmë një prirje e përgjithshme për të kërkuar e vlerësuar shumë më tepër të diplomuarit që kanë kryer studimet në gjuhën angleze në krahasim me ata në gjuhët kombëtare, çka justifikohet me përshtatjen e tyre më të mirë ndaj konteksteve globalizuese.

Edhe në fushën e kërkimit shkencor anglishtja është bërë sot një praktikë gjuhësore e zakonshme. Pjesa më e madhe e botimeve shkencore dalin në anglisht e po në këtë gjuhë mbahen pjesa dërrmuese e diskutimeve në konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare.


Praktika e shkrimit të temës së doktoratës në anglisht, sidomos në shkencat e sakta, në inxhinieri e mjekësi është bërë po ashtu një praktikë e zakonshme në jo pak vende evropiane. Rrethet akademike po e nxisin gjithnjë e më shumë përdorimin e anglishtes edhe përmes funksionimit të rrjeteve e programeve përkatëse në këtë gjuhë.

Roli dhe vendi i anglishtes po njeh një rritje të madhe edhe si gjuhë në vendin e punës, kryesisht në kompanitë e huaja dhe ato shumëkombëshe, që veprojnë në shtete të ndryshme.

Ndërkombëtarizimi i ekonomive të vendeve evropiane ka bërë që anglishtja të përdoret gjithnjë e më shumë si mjet komunikimi me gojë e me shkrim brenda e midis tyre, aq sa të gëzojë sot shpesh statusin e të ashtuquajturës gjuhë e kompanisë (company language). Ndërsa status zyrtar të posaçëm si gjuhë për qëllime biznesi anglishtja gëzon vetëm në Suedi, deri më sot një rast ky i veçuar, i pandjekur nga shtete të tjera.


Po në institucionet mbikombëtare të vendeve evropiane, cila është pozita e anglishtes? Le të kujtojmë që, me pranimin e çdo shteti në Bashkimin Evropian, është rregull që gjuha e tij zyrtare shpallet gjuhë zyrtare dhe gjuhë pune e institucioneve të tij.


Kemi të bëjmë, pra, me një politikë që shpall, nxit e mbron plurilinguizmin, por që praktikisht nuk është gjithherë mbizotëruese. Anglishtja, siç dëshmojnë vëzhgimet, edhe pse nuk ka statusin e gjuhës së detyrueshme, ka një prirje të fortë për t'u përdorur si gjuha kryesore e komunikimit në institucionet mbikombëtare evropiane.


Në kushtet e një realiteti të tillë problemi nuk shtrohet që anglishtja "të zmbrapset" prej sferave që u përmendën më lart, por të mos shtrihet përdorimi i saj më tej, pra, në ato funksione, të cilat normalisht i kryejnë kudo gjuhët kombëtare.


Këto të fundit duhet të vijojnë të jenë mjeti i komunikimit (me shkrim e me gojë) në veprimtarinë e administratës shtetërore, në arsim, në media, në veprimtaritë shtetërore, në mbishkrimet e shpalljet publike si dhe në sfera të tjera, që çdo shtet e sheh të arsyeshme t'i përcaktojë në përputhje me politikat e tij gjuhësore.


Në të vërtetë, pjesa më e madhe e shteteve evropiane kanë hartuar dhe zbatojnë politika gjuhësore, të cilat promovojnë gjuhët kombëtare.


Në po këtë linjë ekziston tashmë edhe një politikë gjuhësore komunitare, e cila plurilinguizmin (ekzistencën e shumë gjuhëve) në kuadrin e Evropës së Bashkuar e konsideron si një gjë tepër të çmuar e që duhet mbrojtur me çdo kusht.


Dhe pikërisht zotërimi shumë i mirë i gjuhës kombëtare, si dhe ai i të paktën dy gjuhëve të tjera evropiane shihet sot si mënyra më efikase për ta ruajtur e kultivuar këtë diversitet gjuhësor, për më tepër, përballë rrezikut të "hegjemonizmit" të anglishtes. Ndaj këtij të fundit gjuhët e vogla afërmendsh që janë më të kërcënuara.


E tillë është edhe gjuha jonë, ndonëse një gjuhë e vjetër dhe krejt e veçantë në gjirin e familjes së gjuhëve indoevropiane, por me një traditë relativisht të re shkrimi e lëvrimi. Përballë globalizimit dhe proceseve integruese evropiane shqipja, si gjuha kombëtare e një populli të vogël dhe gjuha zyrtare e dy shteteve gjithaq të vegjël, është sot e kanosur prej përdorimit të tepruar, abuziv të anglishtes.


Në kushte të tilla hartimi dhe zbatimi i politikave proteksioniste do të ishte qëndrimi më i përshtatshëm. Do t'ishte e tillë ajo politikë që do të lejonte të hartohej një legjislacion i gjerë e i hollësishëm gjuhësor, ku vendi dhe funksionet e shqipes, ai i anglishtes si dhe raportet mes tyre, do të përcaktoheshin shumë qartë.

 

Atëherë dhe lajmërimet për punësim - për ta mbyllur me atë që e nisëm - të shpallura në gazeta, revista apo botime periodike për punë a shërbime që kryhen nga të huaj në territorin shqiptar, do të dilnin "më e pakta" vetëm në shqipe, por edhe në dy gjuhë njëherësh, në shqipe e në anglishte apo një tjetër gjuhë të huaj.

66 Komente

Sinqerisht, shume i stisur mu duk ky alarm i Jorgaqit. Do i sygejroja Jorgaqit te hidhte nje sy ne lajmerimet per pune, psh, ne zonen gjermanofolese. Ne Zvicer, ne seksionin e lajmerimeve per pune nuk eshet aspak cudi te gjesh lajmerime ne gjuhen angleze, dhe kjo jo nga organizata te huaja, sic eshte rasti ne Shqiperi (neper gazeta, te vetmet lajmerime ne anglisht jane nga PNUD, Raiffreissenbank, Ambasadat, NGO e huaja; ndersa institucionet shqiptare i bejne te gjitha lajmerimet ne shqip, biles ne nje shqipe shume te mire) por nga vete firmat zvicerane. Bankat si UBS, Credit Swiss; firmat bioteknologjike si Novartis - te gjitha i bejne lajmerimet ne anglisht. Logjika e kesaj praktike lidhet me tregun e hapur te punes: te gjithe konkurojne.Duke lexuar nje lajmerim per pune te Raiffreissenbank ne nje nga gazetat shqiptare, psh, pershtypja ime ishte qe i drejtohej nje tregu pune te hapur: as nuk kerkohej psh, qe kandidati te dinte shqip. Ambasada amerikane, ne nje lajmerim te saj, ekrkonte qe kandidati te kishte jo vetem njohuri anglishteje por edhe shqipeje te nje niveli te caktuar (2 apo 3 nuk e mbaj mend).

Qe kerkohet te punohet ne skuader nuk eshte cudi; e gjen ne te gjitha lajmerimet e punes ne Zvicer dhe gjetke. Ky theksim nuk ka te beje fare me njohjen e gjuhes vendase (sepse sic e konstaton edhe vete Jorgaqi, punonjesit mund te komunikojne ne anglisht), por me integritetin e team/skuadres, me atmosferen e mire te punes per te cilen mendohet se kontribuohet me mire kur seleksionohen njerez me inteligjence emocionale; njerez me aftesi per te komunikuar me tjetrin, per te dhene e marre me tjetrin: eshte nje lloj ideologjie pune.

Në të vërtetë, pjesa më e madhe e shteteve evropiane kanë hartuar dhe zbatojnë politika gjuhësore, të cilat promovojnë gjuhët kombëtare.

Kete lloj stresi qe gjendet ne shqiperi per kete problem, qe i fryjne shume edhe gjuhetaret, e qe besoj i ka rrenjet ne nje nacionalizem te tejskajshem, dhe ca me teper ne provincializmin shqiptar, nuk e gjen asgjekund! Qe Jorgaqit i bejne pershtypje dy-tre lajmerime ne anglisht ne shtypin shqiptar dhe injoron malin e lajmerimeve ne shqip (qe e theksoj, shpesh jane shkruar me shqipe me te mire se artikujt e gazetave), me ben gjtihashtu shume pershtypje. Veshtrim shume i seleksionuar me duket; Veshtiresi per t'u perballuar me zhvillmet e kohes. Ose, mbase problemet qe ajo ngre jane reale por perzgjedhja e shembullit per ta risjelle kete problematike me duket komplet e gabuar.

....................

Sa per informacion: ne Universitetin e Zürichut nuk eshte aspak e pazakonte qe asistentet t'u ligjerojne studenteve ne anglisht. Nuk eshte aspak e pazakonte (studenti mund te zgjedhe) qe diplomat (jo doktoraturat, keto jane te gjitha ne anglisht!), sot keto quhen punimet e masterit, te behet ne anglisht. Edhe revistat shkencore lokale shkruhen ne anglisht. Dhe gjuha e katert ne emertimet e institucioneve qeveritare ne Berne eshte ne anglisht.

 

 Kete lloj stresi qe gjendet ne shqiperi per kete problem, qe i fryjne shume edhe gjuhetaret, e qe besoj i ka rrenjet ne nje nacionalizem te tejskajshem, dhe ca me teper ne provincializmin shqiptar, nuk e gjen asgjekund!

 

Ne france sikur u vendos nje ligj qe tabelat e dyqaneve duhet te jene patjeter frengjisht, para ca vitesh.

Fakti eshte qe ne Shqiperi eshte vertet problem terheqja e shqipes.

Problem shume i rende. S'eshte fare pune nacionalizmi ekstrem. Eshte thjesht nacionalizem i paster, aq sa e ka cdo komb.

Aaa, epo meqe keshtu u beka ne Zvicer, ku fliten kater gjuhe (zyrtarisht, apo jo?), qenka ligj nderkombetar qe duhet t'a ndjekim edhe ne.

Mendoj qe Kent e tha mire.

Edhe ketu (UK) une kam pare me bollek lajmerime per pune ne frengjisht, gjermanisht dhe ne gjuhe te tjera. Nje nje fare menyre kur lajmerimi publikohet psh ne gjermanisht do te thote qe aplikanti duhet te kete nje shkalle/nivel njohurish te pranueshme per gjuhen gjermane!

Tani nuk perben ndonje problem nje lajmerim pune ne anglisht ne qofte se  anglishtja mund te kerkohet nga pozicioni i punes duke pasur parasysh perhapjen/rolin e anglishtes ne boten e biznesit/informacionit! "Mbi 80% të informacioneve të ruajtura në mënyrë elektronike në botë janë në anglisht. ... Anglishtja është gjuhë zyrtare ose ka status special në mbi 75 territore të botës."

Per mua shqetesim me i madh dhe qesharake eshte kur shkruhen artikuj ne gazeta ose perdoren ne televizion/parlament ose edhe shpallje pune dhe nuk perdoret shqipe e paster por mbushet me huazime te panevojshme nga anglishtja/fregjishtja/italishtja/greqishtja etj qe vendosen ne formen gramatikore te shqipes!

psh: start perdoret startoj; launch --> lancoj; bypass --> baipas etj!

Duhet pasur parasysh se ne disa raste huazimet jane te nevojshme per te mbushur hapesirat leksikore te gjuhes (kur nje fjale nuk ekziston ne nje gjuhe te caktuar) psh: computer --> kompjuter  - nuk besoj qe ka ndonje qe nuk e pranon kete huazim! smiley 

ku i ke pare?

Kam pare gjithandej fillo me The Times, The Guardian, The Evening Standard, Metro! Po ashtu kam pare ne job sites etj. Shiko dy shembuj me poshte:

Angestellte TreppenliftmonteureEmployment Type: PermanentLocation: Germany, Work from homeSalary: €25,000 - €30,000  Acorn Mobility Services LtdAdvertiser: Acorn Mobility Services Ltd Posted: 27 May 2010 Reference: TLJDRW8 Languages:
German
  Job Description

Wir suchen fünf angestellte Treppenliftmonteure in den Regionen
Heidelberg, München, Leipzig, Berlin und Hamburg

Tätigkeitsschwerpunkte und Anforderungen dieser Position:
• Qualitativ hochwertiger Einbau von ACORN Treppenliften in Endkunden-Haushalten. Dies beinhaltet die Bemessung von Treppe und Kunde hinsichtlich der Eignung vor dem Einbau
• Warenannahme, Organisation des Warenbestandes inklusive täglicher Aktualisierungen verwendeter Bauteile und wöchentlicher Bestandserfassung
• Nach Bedarf nachträgliche Änderungen bereits installierter Lift
• Stete Kommunikation mit dem Installationsbüro bei Problemen vor Ort
• Professioneller & höflicher Kundenumgang als Stellvertreter unseres Unternehmens
• Entgegennahme von Zahlungen nach erfolgtem Einbau, sowie Demonstration des Liftes und Weiterleitung an das zuständige Büro
• Nach Bedarf Wahrnehmung von Terminen zur Reparatur installierter Lifte
Bewerber sollten über ausgeprägte Erfahrung in der Montage von mechanischen Systemen verfügen und eine professionelle, sowie flexible Arbeitsweise an den Tag legen. Ein entsprechendes Firmenfahrzeug wird dem erfolgreichen Kandidaten von unserem Unternehmen gestellt. Ein ausführliches, technisches Training wird zu Beginn der Zusammenarbeit stattfinden. Das Jahreseinkommen wird zwischen 25000€ und 30000€ liegen.

Kensington, London
Deutsch-Amerikanische Familie mit 4 Kindern sucht ASAP nach einer deutschen Teilzeit live-in/live-out Nanny, mindestens 25 Jahre alt, welche bei der Kinderbetreuung aushelfen wird. Die Nanny sollte erfahren, zuverlaessig. teamfaehig und pro-aktiv sein. Sie sollte ausserdem Liebe zum Detail besitzen und ueber Grundkenntnisse in der englischen Sprache verfuegen. Die Kinder sind: Junge (7 Jahre), Zwillingsmaedchen (4 Jahre) Maedchen (3 Jahre). Die Familie beschaeftigt ausserdem 2 deutsche live-in Vollzeit Nannies. Die neue Nanny wird jeweils mit einer der anderen Nannies nachmittags (manchmal auch ganztags) zusammenarbeiten. Arbeitstage sind flexibel 4 bis 5 Tage pro Woche (40 - 45 Stunden), inklusive einiger Wochenenden und gelegentlich Babysitting. Waehrend der Sommerferien (July/August) sollte die Nanny bereit sein, Vollzeit (2 Wochen arbeiten/ eine Woche frei) zu arbeiten und auch mit der Familie zu reisen.

Die Familie wohnt in einem grossem Haus mit mehreren Angestellten zentral in London. Der Nanny steht ein eigenes Schlaf- und Badezimmer zur Verfuegung. Die Kueche teilt sie mit den anderen 2 Nannies. Einkaufstrasse, Kensington Park, Bus- und U-Bahn sind nur 3 bis 5 min zu Fuss entfernt.

Bezahlung £60 pro Tag.

ku i gjete dhe ti kto...puno nga shpia njera...nevoje te na mbajne beben tjetra (der Nanny) ahahaha.... der Nanny do e beje te qaje femijen e shkrete, edhe mua me fut friken der Nanny

haha!

Po location, te e para eshte ne gjermani. 1, kjo. 2, si mund te punosh nga shtepia (work from home) kur kjo eshte kompani stairlifts? vetem nese do perdoresh gjuhen dhe peshtymen per te postuar zarfe tere diten.

e dyta, eshte per babysitter... familje gjermane, kerkon nje qe te flase gjermanisht qe tja laje sumen gjermanisht femijes per 60 paund ne dite.

keto nuk jane reklama pune aq te shumta sa te te bien ne sy qe po e pushton tregun e punes angleze gjuha e huaj(jo anglishtja). ne shqiperi mund te jete bere katrahure, derisa dhe kapoministri del pa pike turpi mbi programet e universiteteve dhe e kerkon masterin te behet ne anglisht... nejse, qendrimin e tij e kuptoj si nje person (gjitar? me mire, invertebrat) qe e ka anglishten si gjuhen e memes....  mendoj qe nuk eshte e njejta gje korano. te shkepusesh 2-3 lajmerime nga nje gazete me 4-5 faqe lajmerime punesh, ku mund te jene reklamuar qindra poste... mendoje vete.

keto nuk jane reklama pune aq te shumta sa te te bien ne sy qe po e pushton tregun e punes angleze gjuha e huaj(jo anglishtja).

Po kjo eshte e vertete, jane te rralla! Pa dyshim jo aq shume sa thuhet ketu per ne Shqiperi! smiley

Ne anen tjeter televizioni/gazeta etj jane ne anglishte te paster. Nuk ka asnje fjale te huazuar nga shqipja! smiley

joooooo jo te gjitha. avash ty te lutem. hollyoaks ne anglishte te paster? apo telenovelat e tjera te ketyre? anglishte te paster i quan ato ti? po ate qe prezanton big bradher??? mua m'i sjellin zorret te goja. faktikisht, nuk e kisha imagjinuar keshtu qe ne angli do kishte dialekte kaq te neveritshme... ndoshta ty te eshte mesuar veshi, po une nuk kam per t'i honepsur kurre. nejse, teme tjeter kjo.

PS: ka ca fjale te huazuara nga shqipja. ndoshta jo te huazuara, por te mbetura - eshte termi me i sakte. - them une.

Kur them anglishte e paster kam parasysh BBC-ne, The Times, The Telegraph ose gazeta te tjera te ketij niveli dhe jo The Sun!

Per sa i perket Big Brother - nuk di gje sepse nuk e shikoj fare! smiley

reklamat ore... kur bertet ai skizofreni "dhe kaq dite apo dhe aq dite..." - se per ta pare, une nuk e kam pare as edhe nje here te vetme, as anglezin, as italianin, as belgun, as shqiptarin - jo e jo...

Ajo qe me intrigon me teper mua eshte se, nje gazetare sjell nje shqetesim ne gazete per nje fenomen per te cilin pergjegjes eshte gazeta. Se fundja keto njoftime ku shfaqen? Neper shtyllat e elektrikut?

A mos valle ishte kjo nje autokritike nga ana e gazetes nepermjet gazetares? Apo nuk kane me cfare mbushin fletat e Shekullit tani me mbarimin e greves dhe me fillimin e sezonit veror?

Jorgaqi eshte gjuhetare (jo gazetare). Prandaj, ajo qe me intriguon mua eshte dicka tjeter: eshet paaftesia e gjuhetareve per te bere punen e tyre. Une nuk e di se kujt i flasin gjuhetaret (Jorgaqi eshte nej prej tyre) kur bejne kritikuesin ne shtyp. Kush duhet te krijoje levizje per mbrojtjen e gjuhes? Lexuesi i Shekullit? Lexuesi i PPUs? Nuk e kupptoj kujt po ja delegojne pergjegjesine e zanatit te tyre? Mua? Ty? Nuk e kuptoj perse ne vend te ankohen e tregojne me gisht, nuk punojne te krijojne strukturat qe sygjerojne neper shtyp. Kush presin keta t'i beje keto? Ne? Lexuesi?

Sa per Shekullin dhe gjithe shtypin shqiptar: mbizoteron mungesa e informacionit. Te kap trishtimi nga shkretetira informative: ska reportazhe, ska informacione, ska analiza te mirefillta. Cdo gje eshte ne nivelin e subjektives (politizimi eshte ketu kemebkryq). Njesoj edhe per gazetaret: asnje ambicie per te krijuar nej levizje ndryshe, asjne ambicie per te zhvilluar veteveten si gazetare. Asnje ambicie per te krijuar alternativa informative.

Shqiperia po ndryshon? Une, me shume trishtim, konstatoj se edhe ne se ka ndryshim, ai eshte rastesor por jo i qellimshem, i planifikuar, i deshiruar. Dhe kjo eshte me e keqja: njeriu nuk ndjen se pas retorikes ka dicka substanciale, se pas retorikes ka nje deshire, nje nevoje te sinqerte per te ndryshuar.

Elite autiste, e mbyllur ne vetevete, e zene me veteveten!!! Cfare trishtimi ...

Nuk e kupptoj kujt po ja delegojne pergjegjesine e zanatit te tyre? Mua? Ty? Nuk e kuptoj perse ne vend te ankohen e tregojne me gisht, nuk punojne te krijojne strukturat qe sygjerojne neper shtyp. Kush presin keta t'i beje keto? Ne? Lexuesi?

Me c'di une, gjehetaret s'kane force administrative apo legjislative qe te nxjerrin ligje apo rregulla. Pra c'mund te bejne eshte t'i nxjerrin ne pah, plus te propozojne zgjidhje. Pastaj qeveria ose parlamenti bejne dicka (si ne rastin e Frances) ose asgje (si ne rastin e Shqiperise).

Dmth, ty te duket serioze qe keto propozime behen tek gazeta shekulli apo kuediune se ne c'gazete? Se, mua me duket qe seriozisht keto pune nuk behen ne gazeta por ne te tjera nivele - ashtu sic ndodh kudo. Dhe, eshte pikerisht kjo qe nuk kuptoj dhe po pyes: perse gjuhetaret nuk i shtrojne propozimet e tyre neper keto nivele. Perse nuk mblidhen dhe ta diskutojne me njeri tjetrin, te marrin vendime per propozime, te bejne pastaj propozimet atje ku duhet, t'i ndjekin e me radhe? Pergjegjesia dhe ndergjegja profesionale nuk lahen me nje artikull gazete!

Po ne c'nivele te tjera ka ngel qe te behen keto propozimet kur atje vec media ndiqet? Ne Shqiperine e mjere edhe Akademia e Shkencave eshte shkrire, apo jo? Seminaret e pakta qe behen jane me "ekspertet" e huaj qe vijne te japin mesim te tipit si milet lopa - ne Anglisht, sigurisht.

Cfare nivelesh kontretisht rekomandon? Seminare e kongrese te gjuhes Shqipe? Edhe ate mund t'a bejne, megjithse s'ka ngel institucion qe t'i organizoje (shiko me siper). Nderkohe, s'e kuptoj pse me kaq indinjim qe e ka shkruar ne gazete. Duke marre shembullin tend "edhe ne vendet e tjera", gazetat (po marr si shembull meqe eshte botuar ne gazete) kane mjaft shkrime hetuese (investigative journalism) qe nuk i diskutojne neper "nivele" te tjera, as i prononcojne ne polici, por i nxjerrin faktet ne gazete.

Po ne c'nivele te tjera ka ngel qe te behen keto propozimet kur atje vec media ndiqet?

Kush e tha kete? Keshtu duket tek PPU, por ky eshte realitet virtual.

Ne Shqiperine e mjere edhe Akademia e Shkencave eshte shkrire, apo jo? Seminaret e pakta qe behen jane me "ekspertet" e huaj qe vijne te japin mesim te tipit si milet lopa - ne Anglisht, sigurisht.

Jo, akademia nuk eshte shkrire. Jorgaqi eshte pjese e saj, punon aty. Per c'seminare e ke fjalen? Se ato shkencore, nderkombetare ne anglisht behen: eshte gjuha e shkences dhe e studimeve.

Cfare nivelesh kontretisht rekomandon? Seminare e kongrese te gjuhes Shqipe? Edhe ate mund t'a bejne, megjithse s'ka ngel institucion qe t'i organizoje (shiko me siper).

Sigurisht qe mund t'i bejne, por nuk duan - nuk ja kane terezine, u prishet rehatlliku.

Duke marre shembullin tend "edhe ne vendet e tjera", gazetat (po marr si shembull meqe eshte botuar ne gazete) kane mjaft shkrime hetuese (investigative journalism) qe nuk i diskutojne neper "nivele" te tjera, as i prononcojne ne polici, por i nxjerrin faktet ne gazete.

Ky nuk ishte shkrim investigativ; ky ishte nje opinion qe per me teper, ne opinionin tim, komplet i ekzagjeruar. Konsideruar numrin e madh te gjuhetareve qe shqetesohen ne gazeta per mbarevejtjen e shqipes, me duket e cuditshme qe keta nuk mblidhen njehere bashke (gati shumica jane ne akademi apo ne universitet), shohin problemet, zgjidhjet, ftojne edhe te tjeret ne kete ane dhe ate ane te kufirit, dhe pastaj marrin ca vendime qe te kerkojne t'i kthejne ne parime te pergjithshme te zbatueshme nga te gjithe (duke propozuar edhe nje rruge se si behet e zbatueshme, sistem gjobash apo heqje licensash, nuk e di se cfare). Te gjtiha strukturat aty jane; kjo puna e akademise eshte bere nje alibi per te mos bere asgje dhe per t'u dukur sikur ben shume.

te ky shkrimi i "shqipes se dorezuar" ndihet qarte frika qe shkakton nje fenomen i ri ne nje shoqeri te pazhvilluar....por me vjen shume keq qe autorja nuk e ka mesuar akoma qe civilizimi nuk vjen nga rezistenca qe gjeneron nga ndjenja e frikes, por nga tejkalimi i saj dhe pervetesimi i mjeteve qe te cojne perpara.

Shkrim shume i mire! Dhe nuk eshte shkruar fare me gjuhe alarmi.

 

 

kur kompanite qe kerkojne te punesojne njerez i kane menazheret te huaj, greke, turq...etj ku qendron dorezimi???

ka kompani private ne shqiperi qe gjuhe zyrtare kane anglishten, madje dhe ne gjyq, i njihet versioni anglisht i dokumentit, letres, memos...etj.

 kur kompanite qe kerkojne te punesojne njerez i kane menazheret te huaj, greke, turq...etj ku qendron dorezimi???

 

Qe nuk marrin mundimin te punesojne nje perkthyes e ta nxjerre njoftimin ne shqip. Nuk respektohet gjuha shqipe dhe gjuha shqipe dorezohet. 

Kemi të bëjmë, pra, me një politikë që shpall, nxit e mbron plurilinguizmin

he he kristina, ta kapa nji gabim smiley

shumegjuhesine mi , jo plurilinguizmin  smiley

Hmm, sjam dakort qe reklamat e punes perbejne ndonje shqetesim te madh, sesa gjuha e folur ne ambiente biznesi kur gjithe pjesemarresit jane shqiptare, qe ta shpif fare. Perdoren nga ca debila me kollare qe sju ka dale mustaqja , ca llafe te huazuara kot me kot, gjysma e fjalise anglisht, gjysma shqip. Mendimi del i turbullt, fjalia e cunguar, degjuesi acarohet, pergjigjja jepet kuturru.

Le pastaj gjuha ne televizione eshte skandal i zotit

Prandaj bie pjeserisht dakort me autoren qe gjuha shqipe eshte dorezuar. 

Mendoj se secili mund te beje te veten per ta ruajtur gjuhen, ashtu sic ruhet gjuha brez pas brezi ne familje. Une per vete mundohem, te pakten ne komunikimin qe kam per ceshtje pune te perdor gjuhe shqipe te paster sa te mundem.  

Gjithesesi, verej dicka, sesi gjuha e paster dhe e kthjellet e ben artikullin e Jorgaqit te lehte per tu lexuar, te rrjedhshem, te kendshem per syrin. Per mua te pakten smiley

 

 

 Mu m'ka ra rasti me pa ca nga keto CV ne anglisht! smiley

Duke gjyku nga anglishtja e ketyre dokumentave, e them me plot gojen qe shqipja nuk eshte dorzu'. smiley

 

 

 

sna e vare mrome hic ke hislli, njelem tuj te kerku smiley

aty po qe flitej shqipe shqeto qe do ja zgjaste jeten kristines smiley

 Po ju i boni keto muhabete kur une jam t'u i kontrollu homuorkat kalamojve mer xhaxh! smiley

 

Parë ngushtë, ky problem nuk egziston. Punëdhënësit natyrisht që do të kërkojnë kandidatët më të mirë për punët e tyre dhe botimi në anglisht është mënyrë e mirë për të "situr" të papërshtatshmit që në fillim. Edhe botimi i lajmit në dy gjuhë ndoshta kushton më shtrenjtë për kompaninë, prandaj ata zgjedhin atë që mendojnë se do të jetë me e dobishme për ta.

Megjithatë, botimi i njoftimit në anglisht personalisht më duket si mosrespektim e mospërfillje e vendit mikpritës, sidomos kur ky vend është i vogël e me probleme të njohura identiteti, dhe sidomos (sipas artikullit të  mësipërm) kur shumica e institucioneve që botojnë këto njoftime në anglisht, janë organizata jo-qeveritare që funksionojnë kryesisht për të mëkëmbur vendin e sipërpërmendur.

Nuk di ç'të them për vendet e tjera, por këtu në SHBA njoftimet për punë janë plotësisht në anglisht, me përjashtim të atyre që janë specifike për vende pune, gazeta e komunitete etnike të ndryshme, sidomos spanjisht, kinezçe e rusisht.

Së dyti, jo të tërë ata që lexojnë njoftimet për punë, janë të papunë vetë. Ndoshta prindi, familjari apo shoku/shoqja mund të shikojë një mundësi interesante për të afërmin e tij/saj të papunë që mund të jetë kandidati i përkryer për atë njoftim. Pse ta humbin këtë mundësi ngaqë shefat e organizatës përtojnë ta hartojnë njoftimin në shqip?

Së treti, vetë fakti që kryeministri ynë insiston të flasë anglisht vend e pa vend (si psh vjet tek takimi me diasporën 20 vjeçare të Nju Jorkut) ilustron dëmin që i bëhet identitetit tonë kombëtar dhe përforcon shqetësimin e mësipërm që shqipja vazhdon të trajtohet si e bija e njerkës edhe aty ku duhet të jetë zonjë shtëpie.

"Megjithatë, botimi i njoftimit në anglisht personalisht më duket si mosrespektim e mospërfillje e vendit mikpritës""""

 

ti e paske hallin te "NDERI".......E JO TE DIJA

p.s. shqipja e artikullit vërtet që të ajros trurin...

Nuk shoh asgje te keqe ne faktin qe lajmerimet per pune jane ne anglisht. E para, kjo eshte  e drejta e institucionit apo firmes qe i publikon - Do te ishte anormale te dilnin ligje qe te ndalonin postime te tilla neper gazeta apo gjetke. E dyta, lajmerime te tilla nuk jane domosdoshmerisht per shqiptare vetem . Sic e tha edhe Self-i, eshte ne interes te punedhenesit qe te rritet mundesia e zgjedhjes. Dhe se fundi, nuk behet gjuhe zyrtare anglishtja prej lajmerimesh te tilla. Shqiptaret jane ende shume larg prej zoterimit masiv te gjuhes angleze. Me shqetesues eshte fakti qe ata (shqiptaret) nuk shprehen sakte ne shqip. Mjafton t'i hidhesh nje sy gazetave te perditshme shqiptare per t'u bindur per kete. Niveli i te shkruarit te shqipes eshte skandaloz, dhe kjo prej gazetareve profesioniste, qe supozohet te jene trajnuar ne te shkruarit e sakte dhe kreativ te shqipes. Cfare do te presesh nga te tjeret pastaj?

Shkurt muhabeti: alarm i rreme.

Unë e shoh si problem.

E para, kjo eshte  e drejta e institucionit apo firmes qe i publikon

Gjithashtu, është detyrë e shtetit që të mbrojë gjuhën e vet, dhe një nga mënyrat e mbrojtjes, është detyrimi i përdorimit të gjuhës së vendit në publikime zyrtare.

... eshte ne interes te punedhenesit qe te rritet mundesia e zgjedhjes

Po, dhe është në interes të qytetarit shqiptar që njoftimi për punë të jetë në gjuhën e vet, që ta kuptojë plotësisht dhe jo copa-copa. Shteti duhet të mbrojë dhe interesat e qytetarit të vet, jo vetëm ato të biznesit. Më e pakta që duhet të bëjnë bizneset e huaja në Shqipëri është që të përkthejnë në shqip çdo shkrim të tyre publik, përfshi dhe ofertat për punë.

(Imagjino për shembull sikur kushtet e shërbimit të AMC apo Vodafone të ishin vetëm në anglisht. Kjo do ishte krejtësisht e padrejtë. Ofertat e punës s'ka pse të bëjnë përjashtim.)

 

Ne disa pika jam dakord me ty penar. Vertet eshte detyre e shtetit te mbroje gjuhen e vet, dhe kete shteti mund ta beje per publikimet zyrtare te origjinuara nga institucionet shteterore, por jo prej institucioneve private. Ne se shteti vertet kerkon te mbroje shqipen, le te vendose gjoba atehere, ndaj atyre qe e dhunojne shqipen publikisht (dmth gazetave shqiptare).

O Selfo mos ja fut kot noshti! M'Zvicerr, shyqyr qe o anglishtja se do folshin robt (jo-shqiptare) me gishta! "Frongu" s'meso gjermanishten (lene mo italishten!). "Gjurmani" nuk do me ja dite per frengjishten, kurse italisht di me thone vetem "pixa" dhe "xhellado". Thuj shyqyr qe kone shqipen dhe anglishten! hahahahaha

Kurse sektori i bankave dhe finances ne pergjithesi e ka anglishten si "esperanto", kshu qe nuk mund te merret per baze ne analize.

O Moza, para dy javesh kom honger byrek me hislla. Ueeee sa i mire!

e mo mire

tu bofte gjak e dhjam

po kush t'pyti i her ?

smiley

Harrove Romansh

Ne parim, cdo gjuhe qe ekziston brenda nje bashkesie folesish u bindet nevojave per komunikim qe kane specialistet apo edhe folesit e thjeshte te kesaj bashkesie. Sistemet gjuhesore nuk jane sisteme te mbyllura vecanerisht sa i perket leksikut. gjuhet keshtu, japin dhe marrin nga njera tjetra. Vete anglishtja, furnizohet nga me shume se 300 gjuhe... gjuhe te tjera jane furnizuar aq shume me fjale te huaja saqe kane vdekur...

Leksiku i nje gjuhe eshte ne zhvillim te panderprere, sic jane edhe arritjet sipas fushave te njohurive e veprimtarive njerezore. Leksiku zhvillohet ne dy rruge, te brendshme dhe te jashtme. Ne te dy rastet mjetet fjaleformuese te kesaj gjuhe kane mekanizmat e duhura per te perfshire fjalen a togfjaleshin ne trupin e vet.

Gjuhetaret flasin per gjuhe te dominuara dhe gjuhe dominuese. Kesisoj, vetekuptohet qe specialistet e fushave te ndryshme sipas gjuheve te shteteve  dominuese (ne politike, ekonomi,kulture ) vazhdojne te furnizojne tregun e mendimeve, shpikjeve, objekteve etj. Shqipja eshte gjuhe e dominuar. Nepermjet huazimit, shume fjale te reja (neologjizma) kane hyre ne te. Disa kane gjetur perdorim dhe jane pasqyruar ne fjaloret shpjegues, te tjera jo. 

Politikat gjuhesore percaktojne pikerisht vendin e nje gjuhe kombetare ne lidhje me gjuhet e tjera. Ato mund te jene ne formen e ligjeve, rekomandimeve, udhezimeve, instituteve, qendrave kerkimore etj. Ne Europe Franca, Belgjika etj kane nje politike gjuhesore qe shkon deri ne purizem. Nderkohe qe ka vende te tjera qe nuk zbatojne asnje lloj politike gjuhesore (Gjermania etj.)

Edhe komisionet terminologjike luajne nje rol vendimtar ne vendosjen e normes gjuhesore dhe sidomos normesimit/standardizimit te nje fjale te dhene. Komisione te tilla nuk ka ne vendin tone. As edhe institute kerkimore(ato qe ishin, u mbyllen). Prandaj, gjuhetaret, te velur me konferencat qe nuk degjohen nga askush, katandisen te shkruajne neper gazeta, si per t'u shfajesuar deri diku per pergjegjesine qe eventualisht do binte mbi ta. Dhe nuk jane vetem gjuhetaret shqiptare ata qe shqetesohen nga ndikimi i gjuhes angleze. Roger Scruton thote se shumica e konfikteve te sotme lidhen me fjalet. Te tjere flasin per nje lufte te re, ate te fjaleve.

 

 

Ndërkombëtarizimi i ekonomive të vendeve evropiane ka bërë që anglishtja të përdoret gjithnjë e më shumë si mjet komunikimi me gojë e me shkrim brenda e midis tyre, aq sa të gëzojë sot shpesh statusin e të ashtuquajturës gjuhë e kompanisë (company language).

Po kjo autorja vete, pse na jep perkthim ne anglisht? Apo mendon se te gjithe ne jemi anglizuar dhe tani nuk kuptojme me shqip?!

 Problemi ekziston qe c'ke me te. Eshte problem shume i rende.

Gjuha shqipe nuk respektohet nga te huajt, nuk mbahet fort nga shqiptaret.

Prej ketyre njoftimeve, per shembull, shume njerez nuk dine si ta thone shqip "Sales representative" dhe shume fjale te tjera. Sa me shume te vazhdoje keshtu, aq me shume rrezikon qe te humbe fjala shqip e te mbese kjo anglisht, sic kane mbetur shume fjale te tjera. Ka qe i thone gjalpit dhe sot "burrofresko."

Eshte shume e rende por me e rende eshte qe s'e quani te rende.

duhen ballafaquar dy te verteta. E para qe gjuha angleze eshte de fakto gjuha e biznesit, shkences, teknologjise. E dyta qe nje gjuhe qe nuk perdoret per biznes, shkence, teknologji eshte nje gjuhe qe do vdese.

ne amerike takohesh me njerez nga lloj lloj kombesish dhe nje gje qe te ben pershtypje eshte qe ne vendet e botes se trete (ku hyjme dhe ne), gati ne te gjithe (ne mos te gjithe), studimet e larta nuk behen ne gjuhen vendase, por gjithmone ne nje gjuhe si anglishtja apo frengjishtja. Dhe te gjithe cuditen kur u thua qe universiteti ne shqiperi behet ne shqip. 5 milione veta juve dhe keni gjuhen tuaj ne universitet!! Dhe kjo nuk eshte arritje e vogel, por ka 2 dekada shteti shqiptar dhe 1 dekade ai kosovar qe nuk mbeshtesin shkencat gjuhesore. Me mbeshtetje nenkuptoj ate financiare dhe ligjore dhe po behet gjithmone me e qarte qe gjuha shqipe po dorezohet.

Ne duhet me ter mend te investojme ne gjuhen tone...ndryshe, cfare quhet nje shqiptar qe di vec anglisht apo frengjisht apo italisht?

Ne shume vende te botes se tretes kjo behet per arsye te ndryshme.  Ish-kolonite, qe kane lidhje historike me kolonizuesit, apo vende si psh ne Afrike ku ka shume gjuhe tribale perbrenda nje vendi, dhe anglishtja psh, lehteson komunikimin.    

por ka 2 dekada shteti shqiptar dhe 1 dekade ai kosovar qe nuk mbeshtesin shkencat gjuhesore. 

Sakte, sidomos ne dy dekada qe kane hyre koncepte te reja ne shume fusha. 

arsyet per te mos ta bere jane te shumta, por qe ne kemi arritur te ndertojme nje sistem universitar ne gjuhen tone eshte dicka shume e rendesishme dhe ne nuk duhet ta hedhim poshte apo ta leme te rreshkase ne humnere.

Tamam-tamam, fatkeqsisht kane qene vellezerit e motrat tona ne Kosove qe e shperfytyruan gjuhen Shqipe duke marre fjale te huaja, futi nje ndryshim per gramatike edhe meshoji. Me pati bere pershtypje kjo qysh perpara 90-es (TV, radio, gazeta, etj.), dhe sidomos ne fillim te 90-se kur u shpeshtuan kontaktet.

Ose, mbase problemet qe ajo ngre jane reale por perzgjedhja e shembullit per ta risjelle kete problematike me duket komplet e gabuar.

Self, jam dakort qe problemi qe ngre autorja eshte real.  Persa i perket perzgjedhjes se shembullit, jam e mendimit se duhet pare sasia, ne krahasim me lajmerimet ne shqip, per te gjykuar nese eshte komplet e gabuar.  Po ashtu, do t'ia faturoja ca pergjegjesi gazetave, dhe jo aq apo vetem kompanive.

Persa i perket politikes gjuhesore, mund te sjellim shembuj nga vendet ku jetojme, e kuptueshme, por duhet bere kujdes se sa i pershtaten realitetit apo konteksit shqiptar.  As per superioritet, inferioritet apo nacionalizem te tepruar a te manget etj me radhe.   

Persa i perket perzgjedhjes se shembullit, jam e mendimit se duhet pare sasia, ne krahasim me lajmerimet ne shqip,

Kjo ndryshon, besoj, nga dite ne dite. Por, ja te te jap disa shembuj (po i referohem se njejtes dite, 28 maj):

Shqip: 5 lajmerime pune, te gjitha ne shqip

Shekulli: 4 lajmerime pune, 2 anglisht, 2 shqip. (Coca cola/Hellenic kerkon candidates, pervec te tjerave, me "advanced knowleadge of english and albanian" per nje "finance manager position" ne Prishtine; Raiffreisen bank - kerkon nje "head of the network support department" with 5 years of managment experience with at least 2 in retail banking - no mentitioning of albanian language)

Panorama: Ka ne anglisht po te njejten reklame pune nga Raiffreisen Bank, dhe nje seri lajmerime tenderash nga te cilat vetem nje eshte ne anglisht (UNDP)

Tirana Observer: asnje lajmerim per vende pune

Standard: 10 lajmerime pune (prej qeverise), te gjitha ne shqip

Telegraf: asnje lajmerim per pune, por nje lajmerim per bursa amerikane. Lajmi ne origjinal anglisht ehste i shoqeruar nga nje koment ne shqip (kuptohet qe forma e aplikimit ne aanglisht ka mbushur faqen; nje faqe me pak per t'u mbushur me lajme)

Ballkan: 3 lajmerime per pune, te gjitha ne shqip.

Nuk kam ku t'i shfletoj gazetat shqiptare per te pare raportin midis lajmerimeve ne shqip dhe atyre ne anglisht, ndaj pyeta.  (Mbase lajmerimet online jane ndryshe.)

 

Mjaft të shfletosh herë pas here disa nga gazetat kryesore të përditshme për të mbërritur në përfundimin se të tilla janë pa frikë më shumë se gjysma e lajmërimeve për punë.

Si dicka qe mund te verifikohet lehte nga psh, peshqit ne Shqiperi, me duket e cuditshme dhe e panevojshme per problematiken qe znj. Jorgaqi ta kete ekzagjeruar ne kete menyre fenomenin ne fjale.  

Se pari: krahasuar me gazetat ne perendim, qe kane nje seksion apostafat per lajmerime pune (dy - tre here ne jave ne NZZ dhe Tages Anzeiger, me te medhajat zvicerane) gazetat shqiptare kane shume pak lajmerime - qe ne vetevete tregon shume per tregun e punes aktual.

Se dyti: nese shfleton gazetat e Tiranes kupton se ku eshte politikisht nje gazete, kjo eshte shume interesante. Psh., "Standardi", gazete pro Berishes, ka edhe gjithe lajmerimet per pune te qeverise.

Se treti: te gjithe shembujt qe solla jane nga gazetat letra, jo nga versionet online.

 

Dakort, ndaj pyeta se nuk kam akses te shtypit shqiptar.  

Per momentin, e vetmja gazete/reviste "perendimore" jo amerikane qe shfletoj se jam e abonuar, eshte "The Economist".  Dhe ka goxha seksion per vende pune por me shtrirje globale.  Kuptohet, ne anglisht. 

Atehere, per artikullin, ose i ka qelluar dita e tille znj. Jorgaqi, ose ekzagjerimi i shembujve nuk eshte aspak i nevojshem per te diskutuar kete fenomen.  

Monde, per problemin qe ngre autorja, kjo puna e lejmerimeve per vend pune eshte nje hollesi anesore. Nuk eshte asesi nje tregues i tille, sa te marri vemendjen tende ai.

Ndjenja jone e prapambetjes fillon qysh tek instinkti i ngulur ne shume e shume njerez ne vende kyce, apo edhe me poshte, qe shqiptarizimi i fjaleve te huaja, spanglishtja jone pellazge, deften dituri te madhe, dhe e kunderta, te folurit shqip, tregon padije.

Kur e verteta qendron gjetke: do prapanice dhe nivel te spikatur dijesh te flasesh shqip si duhet.

emo, po flasim per kete artikull, e jo si mund ta trajtonim une e ti problemin.  

kjo puna e lajmerimeve per vend pune eshte nje hollesi anesore

Artikulli ne fjale hapet dhe mbyllet me ceshtjen e lajmerimeve per punesim.  Hollesi anesore nqs kihet parasysh "the bigger picture" po.  Por ama ne kete rast, fokusi eshte aty.

Nqs trajtohet me gjere fenomeni, atehere personalisht ceshtjes se lajmerimeve do t'i dedikoja nje paragraf te vetem.

ashtu mendon vertet? qe e ka hallin te lajmerimet per pune?

Une e kuptoj shume mire ku e ka hallin.  Po mos t'i hyjme numerimit te paragrafeve per te thene se nuk ishte e nevojshme nje degezim i tille i subjektit, se fshati qe duket s'do kallauz smiley.

ok, por edhe numurimi i lajmerimeve shqip - jo shqip eshte qasje e gabuar, sepse eshte statistika e gabuar (ne kuptimin statistic, jo statistics). Vete hipoteza qe rreket te pranoje treguesi eshte ndertuar gabim. Shkurt: mund te kesh nje problem te madh me shqipen, edhe sikur ne nje dite apo edhe jave te rastesishme, lajmerimet per pune te jene shumica ne shqip.

Me thinje, me ke borxh nje kile boje flokesh, kukurrec izeti dhe birra kalldremi qe po ngul kembe ne gjera qe biem dakort, por thjesht ta do qejfi ty me bo statisticienin smiley.  Problemi per mua ekziston edhe sikur lajmerimet te ishin te gjitha ne shqip.  Ndaj thashe qe edhe ekzagjerimi eshte i panevojshem apo edhe rastesia e nje dite s'ka rendesi dhe s'ka pse t'i kushtohej aq vemendje ne artikull.  

shif ca thote psh pikerisht tani Reis Cici, spikeri hitorik i lajmeve.

filan vend thote eshte problematik, thote, sic mund ta shihni per shkak te kushteve te keqija dhe te kondicioneve te keqija

hajde mbahu mos ta thyesh televizorin pastaj smiley

kshu tha edhe Luftar Paja, "hajde konita, hajde"...

e tha pra e tha

po  e tha i here te pakten mrena fjalise dhe pa lidhezen 'dhe' smiley

s'di a e ke pa at skec... shkoi qytetari te kushurini vet ne fshat. perdit nga i pule... the rest is history... (pellumb kulla era)

ye ye

hyn tek klasiket e humorit tone smiley

i paperseritshem smiley

Po e hasja ne ca perkthime para ca kohesh kete pune Tushe (e beme kete muhabet bashke) smiley.

Ne nje fjali "zbatim" edhe "implementim".

E pyeta personin ne fjale, po mire, zbatim dhe implementim jane mish e thua.  Po ja tha, m'u desh ta mbush me llafe se ashtu e kam hallin edhe ...

eee

ej po une shof pernate filmat ke vizion plus , ato se kane nji perkthys qe te 10 fare gazit me perkthimet qe ben. te vdesh gazit po te them smiley

Mbaj mend dhe une ca nga vjet.  Ose sec ishte nje kanal qe jepte lajmet shkurt ne anglisht ne gjysmen e ekranit a dicka e tille, apo poshte ne fund te faqes se s'e mbaj mend mire.  Englendisesha. 

globalizim hesapi..pasi came barrikadat proletare arritem te cajme dhe barrierat malore te paprekura ne shekuj..

eshte nje film i bukur freng "les invasiones barbares" 2003

 Bota, per dite e me shume po behet unike.Ndofta i vjen koha... nje gjuhe per te gjithe! Shqetesim ? Nuk me duket 

nje gjuhe per te gjithe

Do te ishte e tmerrshme. Varferim shpirteror ekstrem.

Per ata qe mendojne qe shkrimi eshte shume i ekzagjeruar, kjo me poshte eshte nga nje email qe na vjen pa leje nga Bashkia e Tiranes (Tirana Kulturore):

NË NUMRIN E RI TË BULETINIT INFORMATIV “TIRANA KULTURORE”  ndër të tjera do të gjeni:     Vazhdon festivali "Rock in Tirana" “Audienca” e Havelit në Teatrin e Metropolit Skulptori Grezda në Muzeun Kombëtar Starton “Rally Albania 2010”

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).