Parlamenti Europian pret arritjen e konsensusit ndërmjet dy liderëve kryesorë politikë, Sali Berisha dhe Edi Rama. Shefi i delegacionit europarlamentar për Ballkanin, Eduard Kukan, i pranishëm në darkën e Strasburgut, në një prononcim për Top Channel tha se mungesa e një marrëveshjeje mes tyre do të kishte efekt negativ tek shumë eurodeputetë që pritet të votojnë mbi liberalizimin e vizave me Shqipërinë. "Vendimi u takon atyre të dyve. Ne u kemi thënë gjithçka mendonim për atë çështje që diskutohet. Greva e urisë që u ndërpre, ishte një sinjal pozitiv nga opozita, si provë që ajo ka vullnet për të biseduar e për të pasur dialog, duke shpresuar një marrëveshje që mund të kthente vendin në normalitet. Marrëveshja është një dokument që firmoset nga dy apo më shumë palë, e në këtë sens them se po presim për të reja nga Tirana", - ka nënvizuar Kukan. Ai është shprehur optimist se marrëveshja do të arrihet së shpejti, duke parë edhe angazhimin e zyrtarëve të lartë evropianë, por në të kundërt ai ka paralajmëruar se gjërat për Shqipërinë mund të vështirësohen.

"Shpresojmë sinqerisht se do të kemi ndonjë lajm që marrëveshja u arrit. Sepse shumë çështje kanë ngrirë dhe fakti se Zhozef Dol e Martin Shulz përfshinë prestigjin e tyre personal duke u angazhuar plotësisht në tentativën për gjetjen e një marrëveshjeje, unë mendoj se këto janë prova fort të rënda në fakt dhe nuk mund të imagjinoj se kjo iniciativë mund të dështojë. Më pas do të ishte shumë e vështirë të imagjinoje se çfarë mund të vijonte", - ka shtuar Kukan.

Shefi i delegacionit të PE-së për Ballkanin, Kukan theksoi më pas se "pas udhëtimit të dy liderëve në Strasburg, kuptoj që opozita po merr pjesë në parlament, por rezultati i vlerësimit të Komisionit mbi procesin anëtarësues, pa llogaritur seriozisht situatën reale politike në Shqipëri, nuk mund të quhet i përfunduar dhe nëse nuk ka marrëveshje, kjo do t'i bënte dëm vendit". "Ky mendoj unë se është dhe mesazhi i qartë nga Parlamenti Europian, se pa këtë lloj marrëveshjeje gjërat nuk do të ecin përpara. Nuk mund të parashikoj se si do të votojë PE nëse propozimi legjislativ i Komisionit për vizat mbërrin ndërkohë që nuk kemi ende marrëveshje politike në Shqipëri. Por mendimi im është se një gjë e tillë do të ndikonte negativisht tek shumë eurodeputetë", - ka theksuar ai. Sipas tij, periudha e reflektimit është 2-3 javë, ndaj ende nuk është përcaktuar se kur do të mbahet takimi i dytë i nivelit "Crocodile".

7 Komente

Kush pret nje bast me mu me nje darke te "crocodile"? Une them qe perendimi nuk do te toleroje nese pozita nuk ben leshime dhe nuk pranon transparencen e zgjedhjeve duke filluar me materialet zgjedhore, e me pas ti drejtohen komsionit te Venecias per hapjes ose jo te kutive te votave.

 E kemi!

Ok, tani me duhet te gjeje dhe nje tjeter per te vene te njejtin bast se du me mor edhe grun me vehte!

 Ore meqe jemi ke Korkondli, ate nate, ato hongren patte' apo pate? smiley

 

O Kallash.Tu mbaruan shpejt fisheket bashke me TOP-in ,GSH,etj

Eduart Kukan doli ne TV dhe i beri pa vlere lajmet e dhena me sms (si ora e Bushit) nga Edi

Vizat, shtyhet votimi për Rezolutën e Shqipërisë Vizat, shtyhet votimi për Rezolutën e ShqipërisëBRUKSEL-Votimi për rezolutën e Shqipërisë që pritej të behej sot është shtyrë për mbledhjen e Komitetit te Politikes se Jashtme që do të mbahet me 25-26 Qershor, njoftoi sot pasdite Parlametni Europian (PE) në faqen e vet zyrtare. Komiteti i Politikës së Jashtme ka shtyrë miratimin e një rezolute që përmban progresin e Shqipërisë për integrimin në BE, ku një nga pikat themelore ishte liberalizimi i vizave. Ndërkohë Komiteti ka votuar sot Rezolutën për Bosnje e Hercegovinen.
Komiteti e arsyeton shtyrjen e votimit duke nxjerre si shkak, krizen politike shqiptare.
“Votimi pritet më 25-26 Qershor në mbledhjen e Kolegjit të Komisionereve të KE pasi tashmë, bisedimet midis shumicës dhe opozitës në parlamentin shqiptar janë në vazhdim e sipër”, citohet në faqen zyrtare të Parlamentit Europian nga Komiteti i Politikës së Jashtme i këtij parlamenti.
Ky njoftim vjen një ditë para mbajtjes së Samitit të Sarajevës (nesër më 2 Qershor), ku Shqipëria pret ti rikonfirmohet perspektiva europiane si dhe e mbështetjes së BE ndaj kësaj perspektive.

PE më pas është fokusuar tek Bosnja Hercegovina për të cilën shprehet se pavaresisht se eshte zhgenjyer nga perparimi i paket, deputetet europiane e kane miratuar rezoluten e progresit bere nga ky vend. “Deputetët europianë janë të pakënaqur në lidhje me një përparim të kufizuar bërë nga Bosnje dhe Herzegovina (BiH), një kandidat i mundshëm për anëtarësimin në BE. Retorika nacionaliste që polarizon shoqërinë është e dëmshme për integrimin në BE”.

Pavarësisht kritikave, Komiteti vlerësoi se Bosnja ka bërë një përparim të rëndësishëm në përmbushjen e kritereve në planin për një regjim pa viza.
“PE përgëzoi autoritetet e BiH për përpjekjet e tyre në këtë front, dhe kërkon përmbushjen e disa pjesëve të mbetura të legjislacionit lidhur me këtën kriter. Propozimi për të hequr regjimin e vizave për shtetasit e BiH, të paraqitura nga Komisioni Evropian më 27 maj, është i mirëpritur në këtë mënyrë nga deputetët”.

(d.b/BalkanWeb)
 

O Kallash.E degjove konferencen e shtypit nga Sarajeva sot :

"KE ka dhene miratimin per liberalizimin e vizave me Shqiperine dhe nuk ka ndodhur asnjehere qe te kthehet rekomandimi i KE.Situata politike nuk ndikon ne kete proces".

Keq me vjen per ty,Edin dhe te tjeret antishqiptare qe nuk duan te hiqen vizat per shqiptaret.Shume gure hodhet ,por tani ju rane ne koke.

Shpejt kompresat me akull qe te eleminoni dhimbjen e kokes.

hahahhaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).