Printi nga Richard Caton Woodvile: Ne Catite e Ohrit, Shqipni, 1891

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e para organizatë politike mbarëshqiptare brënda në Shqipëri, më 10 Qershor, mbush 132 vjet nga formimi i saj (1878). Me një platforme ideologjike e një program politik kombëtar, me një strukturë organizative të shtrirë në të gjithë viset shqiptare e të përbërë nga organet lokale e qëndrore, me ushtri dhe me një veprimtari të gjerë propagandistike dhe kulturore, Lidhja Shqiptare e Prizrenit luftoi për çlirimin e vëndit nga robëria osmane, për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut dhe për formimin e shtetit shqiptar.

Politikisht dhe ideologjikisht kjo Lidhje u formua në kohën kur po ndihej jehona e revolucioneve çlirimtare të Europës dhe Ballkanit. Formimi i saj u përshpejtua pas Traktatit të Shen Stefanit, i cili e gjymtonte tërësinë territoriale të Shqipërisë. Ajo u themelua nga Kuvendi Kombëtar i Prizrenit ku morën pjesë përfaqësues të viseve të ndryshme shqiptare dhe ku gjithashtu u miratua statuti dhe "Urdhëresa" ku trajtoheshin aspekte organizative, politike dhe ushtarake te saj.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ngriti pothuajse kudo degë të saj , krijoi një front të gjërë patriotik duke kapërcyer dallimet klasore , fetare dhe krahinore dhe u bë një forcë e organizuar , duke fituar një autoritet të padiskutueshëm në mbarë vëndin. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ngriti me forcë para Qeverisë Osmane çështjen e bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare në një njësi më vete politiko-administrative, që Porta e Lartë në mënyrë të vendosur e kundërshtoi.

Ajo dërgoi në pranverë të vitit 1879 një delegacion të kryesuar nga Abdyl Frashëri, tek Fuqitë e Mëdha të Europës, i cili mbrojti para tyre çështjen kombëtare shqiptare duke kërkuar njohjen e popullit shqiptar si një të pandarë , respektimin kundrejt tij të parimit të kombësisë, dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të tij. Ndër betejat më të rëndësishme të kryesuara nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte mbrojtja e Plavës dhe Gucisë , e Hotit dhe e Grudës.

Lëvizja për mbrojtjen e tërësisë territoriale u shoqërua me luftën për autonomi. E tronditur nga kjo veprimtari e fuqishme "I sëmurii Bosforit" ,Qeveria Osmane, hodhi forca të mëdha ushtarake për ta shtypur atë. Në mars te vitit 1881 u pushtua qëndresa e fundit, Shkupi dhe anëtarët e komitetit të Lidhjes së qytetit u internuan.

Edhe pse u shtyp Lidhja Shqiptare e Prizrenit pati një rëndësi të madhe në historinë e popullit shqiptar. Epopeja e madhe që ajo shkroi i dha një shtytje të re Lëvizjes Kombëtare duke ushtruar ndikim të madh në luftrat e mëvonshme për liri. Luftën e tyre për çlirim mbarëkombëtar shqiptarët e mbështetën në idetë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në përvojën e saj politike organizative dhe ushtarake. Në Lidhje morën pjesë figura të shquara si Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Iljaz Pashë Dibra, Ymer Prizreni etj.

(d.b/BalkanWeb)

 

29 Komente

Megjithëse heroike,  Lidhja e Prizrenit s'arriti të krijonte Shtetin shqiptar aq të dëshiruar.

 (faji i librave sigurisht!) imagjinoja se ajo ka qenë punë burrash: Abdyli, Naimi, Saimi - më falni, Abdyli, Samiu, Namiu.. të ndritur, paçka se të pakët

Po kjo fotoja e mësipërme ndonëse më zhgënjeu thellë, më dha shpjegimin përse kjo Lidhje dështoi që në farë. I vetmi burrë aty - edhe ai me fustan -  kqyr horizontin duke pirë duhan!

ne rastin me te mire veshtrimi jot per Lidhjen eshte semplist ndersa ne rastin me te keq eshte tentative per te goditur nga kembet kete ngjarje madhore ne historine tone. Lidhja Shqiptare e Prizrenit sherbeu per te ngritur zerin qe trojet e banuara me shqiptare nuk mund t'i jepeshin askujt si dhurata dhe vuri ne binare projektin nacional te shqiptareve. Nga ky kendveshtrim pesha, kontributi dhe roli i Lidhjes jane te nje rendesie qe nuk ta rrok dot mendja.

I vetmi burrë aty - edhe ai me fustan -  kqyr horizontin duke pirë duhan!

Jorgos si e kishe hallin me fustanellen ti?

Pse te zhgenjeu kaq thelle ty kjo fotoja?

 E kush flet per duhan? Nje qe grekerit e tij vetem duhanin dhe mustaqet kane shok! Thuaj pati fat greqia, qe e mori fatin e saj ne dore Europa, pa lemsh do ishin sot e kesaj dite. Te kercejn dhe te kendojne dine vetem....

Bravo! Kane ngelur akoma Shqiptare neper troje!

Ata te Lidhjes Prizrenit e kane shit Kosoven dhe Shqipnien  pasi nuk munden te formojne as nje pjese teritori te pavarur shqiptar.

Lere pastaj me vone I.Qemali qe vetem ne keto troje formoi nje shtet .

Lere lere se c'fare qe ai trimi Zagoll qe vuri ne kushtetute Mbreti i Shqiptareve qe perfshinte shqiptaret kudo qe ishin edhe ne Anadoll. Po edhe ky do e ket shit Kosoven se vetem ne Shkypnie mbreteroi deri diten qe s'donte me e fute popllin ne lufte dhe "mbathi opengat " per me jau lane me e bashkue do fashiste me babakaret e Kombit. 

Pastaj erdhi nje shites i madh me emrin Enver qe lere lere mos e pyet se sa e shiti . As nje centimeter toke nuk mori .

Vetem dy qeveri trimerore ka Arbri qe kane blere Shqiprine Etnike .

Njata trimat e Mukjes me qeveri Regjence ne bashkepunim me fashizmin mujten me e perfshi Kosoven ne keto troje dhe .... bash po bash njaj trim mbi trima , trim tribun e vigan liberator pas  Skanderbegit , njaj Sali Berishi .

Njaj qi mundi  Bajlozin e Zie , dhe cliroi Kosoven .

Po edhe ky do e kete shit se nuk e bashkoi dot me trungun ame .

Po meqe Lidhja e Prizrenit eshte akoma ... po presim ku i dihet se cfare trimash Lindin neper Bulevardet Patriotike  smiley

Artikulli vazhdon te imitoje hitorigrafine e vjeter ne interpretim.

Injorohet ne teresi arsyeja themelore e Lidhjes.

Instinkti natyror i Lidhjes ishte mbrojtja ndaj advancimit Grek, Serb, Montenegrin dhe Bulgar. Artikulli perqendrohet vetem tek lufta e Lidhjes me Porten.

Printin e zgjodha sepre tregon pikerisht ato qytete te rendesishme shqiptare qe u humben si rrjedhoje e disfates se Lidhjes. Ohri nje nga keto.

Por pa dyshim po te mos qe krijuar Lidhja do kishim humbur edhe me shume.

@Naim, Nuk mendoj se Vetvendosje mund te krahasohet me Lidhjen edhe ne nje nivel emocional. 

@George, Femrat i dashur jane mbeshtetja kryesore e cdo beteje, por me qe ty te ka ngelur mendja te meshkujt ky print eshte vetem per ty.

Titulli: Mbledhja e Lidhjes ne Shkoder

  

Bej i fshatit, me Lidhjen krahasoj cdo njeri dhe cdo organizate qe ka per zemer ceshtjen kombetare dhe Vetevendosje! eshte pjese e kesaj.

Jam dakort edhe ne lidhje me verejtjen tende qe Lidhja ishte reagim si fillim ndaj fqinjeve tane ballkanike por koha e dyte e Lidhjes tregoi se kur ajo u be e padobishme per Porten e Larte, ushtria osmane beri cmos ta shkaterronte dhe e shkaterroi.

@ Naim,

Per mua admirimi i Vetvendosjes eshte i gabuar.

Ky fenomeni ndodh kryeshit ndermjet Shqiptareve te Shqipnise.

Levizja nacionalste shqiptare per arsye te njohura eshte zhvendosur dhe tashme perqendruar ne Kosove. E njejta gje ka ndodhur edhe me me prirjet naciolnaliste te shqiptareve ne Shqipni, ato jane spostuar tashme per 20 vjet ne Kosove. Cdo manifestim kombetar eshte natyrisht nje pike bashkimi per ata qe e kane per zemer ceshtjen kombetare. Kjo eshte me se e kuptuesheme.

Problemi nuk qendron tek ndenjat tona por tek "Vetvendosja".

Nqs Vetvendosje do te kryente nje funksion konstruktiv e te perpiqej te balanconte spektrin politik ne Kosove, mbase jo ideologjikisht por vetem me ceshtejen e vetme; (te marjes se plote te levave te sovranitetit), atehere edhe mund te kishte nje hapesire per veprim.

Vetem se kjo force jo vetem nuk po luan nje rol kontruktiv, por edhe eshte pozicionuar drejteperdrej kunder miqve tane perendimore, pa te cilet paversia e Kosoves do ishte e pamundur.

Abdyl Bej Frasheri kerkoi deri me fund te eleminote konfrontim ushtarak te Lidhjes, (ai e dinte se te shkohej asaj rruge Lidhja do te humbte). Lidhja humbi ushatrakisht me Serbine, me Turqine, edhe me Malin e Zi pikerisht sepse ne ishim te izoluar politikisht.

Prandaj ai nuk reshti deri me fund duke trokitur Kancelarive Evropiane ku u injorua me te njetin ngulmim.

Ndersa sot ne kemi mundesi te kultivojme keto lidhje tona te fuqishme, jo ti shkojme kunder.

 

Nuk jam kundra argumenteve te tua. Thjesht doja vetem per te sqaruar dicka te vogel. Lidhja mobilizoi rreth 16,000 luftetare dhe pati shume sukses ndaj Malit te Zi (Serbia nuk qe ngaterruar akoma se kishte Sanxhakun perpara). Forcat e Lidhjes arriten te bejne pilaf malazezet ne Plave, Guci, dhe Tuz. Gjithashtu Ulqini u mbrojt mire nga sulmet e Malit te Zi edhe pse flota angleze kish bere bllokade. Meqe ra fjala, "Lahuta e Malcise" nga Gjergj Fishta iu dedikua ketyre ngjarjeve. Vetem pas nderhyrjes masive te ushtrise osmane, u detyruan te leshojne Ulqinin, qe ishte i vetmi territor i humbur ne veri te vendit. Rendesi ka fakti qe me ne fund shqiptaret u zgjuan nga gjumi kur pane rrezikun sllav dhe grek. Goxha vone, por me mire vone se kurre.

Te Fala

Nevrua

Vetevendosjen e perkrah se eshte kunderpeshe e domosdoshme ndaj shume fenomeneve negative qe po ndodhin ne Kosove. Me Vetevendosjen bie dakord ne lidhje me kuadrin ku duhet te veproje politikeberja shqiptare. Ne nje Shqiperi normale ka shume mundesi te isha kundershtar i ideologjise politike te Vetevendosjes por ne Shqiperine e sotme nuk kam se si mos te jem ne krahun e saj.

Ky argumenti i prishjes me aleatet tane eshte pak spekulativ. Nuk ke se si te prishesh me perendimoret kur kerkon thjesht te mbrosh te drejtat e tua jetike. Ne kemi qasje shume te keqe ndaj menyres se si duhet ti mbrojme interesat tona. Servilosemi ndaj perendimoreve dhe kenaqemi me c'te na japin jo c'na duhet. Jemi te paafte dhe kemi frike te artikulojme kerkesat tona dhe te mendojme nje strategji per te ardhmen. Nqs nuk kerkon asgje s'do te te jepet (kujto: liria fitohet nuk dhurohet).

Unë si shqiptar, para se të shenjoj me gisht shqiptarët tjerë, gjithmonë pyes veten- çfarë kam bërë dhe çfarë mund të bëj unë personalisht? Pastaj pyes të tjerët. Rroftë LSHP dhe ribashkimi i shqiptarëve!

Mua me pelqen ky debat prandaj po e zgjas.

Tani zinxhiri logjik qe ndiqet ketu eshte, dhe me fal e e thjeshtoj:

Politike izoluese/e spektrit te majte te skajshem, e ngjashme ne ethos me te njeten politike izoluese qe qeverisi te dy krahet e kufirit per gati gjysme shekulli.

Retorika eshte gati e njejte dhe e njeanshme: "bashkimi kombetar i mohuar nga padrejtesite e diplomacise evropiane". Asnje gje tjeter per pergjegjesite e vete shqiptareve. 

Ne praktike behej me shume pune per te perhapur idete Maoiste ne Ameriken Latine se sa per te arritur kanale komunikuese se paku ne fushen socilogjike.

Tani kalohet kjo gjendje, jo ne saje te aftesise sone por ne saje te nje riprojektimi strategjik te superfuqise se vetme.

Shqiptaret shihen si te favorizuar, jo vetem mbaron izolimi politik dhe diplomatik i faktorit shqiptar, por ne e shohim vetem te perkrahur gjeo-politikisht si asnjehere ne historine tone.

Praktikisht tani ne Hage nje ekip expertesh legale perendimore po mbrojne me te vertete te drejten per vetvendosje te Kosoves.

Mbrapa skenave po perdoret fuqia politike per te influencuar ne anen tone kete vendim te rendesishem.

"Vetvendosje" nga ana tjeter flet per de-kolonizim dhe shfytezim te resurseve natyrore nga vete populli. E gjithe kjo retorike nuk eshte e drejtuar ne distace Serbise por autoritetit nderkombetar ne Kosove.

Ne base te llogjikes te "Vetvendosjes", ne na duhet te fillojme perseri politiken e vet-izolimit per te arritur dicka me shume e ne nje kohe me te shkurter?

I doubt it very much.

Shyqyr Zotit qe nuk na kerkohet te mbledhim nje Lidhje te Trete, se me kto rob si ky Kurti, etj ne dy anet e kufinit, wallahi skemi gjo ne vije.

 

 

Puna me e madhe e Vetevendosjes ka te bej me integritetin territorial te Kosoves (shiko emrin).

Nuk kerkojne ikjen e trupave te KFOR por kerkojne kufizimin e rolit te KFOR ne mbrojtjen e territorit te Kosoves. Mirepo KFOR deri me sot ka vepruar me shume si polici politike (nuk e di cfare emri i ve ti asaj qe ne cdo veprimtari politike perfaqsuesit e KFOR vijne e bejne fotografi gjithe miletit)sesa si force mbrojtese (veriu i Kosoves eshte bere han pa porta).

Nuk kerkojne ikjen e EULEX por kufizimin e rolit te tij ne keshillimin e qeverise kosovare dhe ne shoqerimin drejt pavaresise efektive. Sot e kesaj dite qofte KFOR qofte EULEX jane neutrale ndaj statutit.

Keta te vetevendosjes qe thua ti po kundershtojne vazhdimisht krijimin ne terren te komunave serbe fantazma. Ke shume fshatra shqiptare qe jane pjese e komunave serbe vetem qe keto te kene vazhdimesi territoriale midis tyre. Po behet si ne Maqedoni midis Shkupit e Tetoves ku nje rrip i ngushte toke disa kilometra i gjate bashkon disa fshatra te banuar me maqedonas vetem e vetem qe komuna te kete shumice maqedonase.

Keta te vetevendosjes jane nder mbrojtesit me te forte te simboleve kombetare shqiptare te cilat jane vene formalisht ne te njejtin nivel me simbolet e minoriteteve te tjera si romet apo ashkalinjte.

Bej, eshte shume e veshtire ti besh dy mendje bashke sidomos kur ke te besh me shqiptare. Mirepo them se ka disa gjera qe ia vlen ti lesh menjane ne emer te disa gjerave te tjera me te rendesishme. Shoqeria shqiptare sot ka nevoje te sensibilizohet ne lidhje me ceshtjen kombetare sepse gjendja e favorshme gjeopolitike mund te mos zgjasi shume.

Sa per maoizmin, ti e di shume mire se maoistet e djeshem nxorren neokonservatoret e sotem.

Edhe mua po më pëlqen ky debat, prandaj edhe po i rikthehem:

Or Bej ,

bëji zap qehallarët komentues dhe mer fjalën përpara mexhelisit të fshatit për të pranuar se ishe gabuar me foton.

Sipas modës së Bulevardit, në rastin më të mirë, mund të pranojmë se ato hanëmet mbi çatitë e Ohrit po kqyrin me mallëngjim horizontin e largët, ndërkohë që presin me padurim kthimin e trimave të Lidhjes, në rastin më të keq i bie që festa e balonave është shpikur diku në Ohër, në vitin 1891 dhe që përpara se të shëndrrohej në çështje kalamajsh ka qenë argëtim grash. Nga ky këndvështrim, rëndësia që shprehet nga pesha, kontributi dhe roli i Lidhjes së Prizrenit s’ka të bëjë aspak me atë delikatesë rënieje të atyre copave të letrës së balonës së shkyer që ajo zonjusha e pikëlluar por sidoqoftë dembele në plan të parë mundohet t’ja ngeci fqinjes së saj të katit të mëposhtëm.

P.S : për bakërin – që shëndrit me qindra yje që përtej nga USA – Georges përkthehet Jorgo kur bëhet fjalë për Papandreun ; me pak vullnet mund të përkthehet edhe Gjergj – sikundër unë me pak vëmendje arrij të shoh se ti ende nuk je ai bukëpjekës që shtihesh. Po të kishe edhe pak zing në përbërje, do të të kisha thirrur si Dhaskal Todri : « Tunxh bir… »

 

... dhe me këtë rast përshëndet Idrisin, pasi u bë një kohë që nuk e kam (dhe s'më ka) përshëndetur.

 

Se kam akoma te qarte kush eshte kush ketu, keshtu qe te me falesh.

Por nga gjuha e perdorur edhe une duhet ta kuptoja qe ishe shok i ketij Idrisit.

Kalofsh mire miku im, pergjigja e dyte dhe e fundit nga une.

o george me S ne fund, kendveshtrimi yt ka rendesi megjithese eshte pa peshe per te pare rolin dhe kontributin qe japin per kombin tone studijues serioz te ngjarjeve historike pare ne kompleks ballunash dhe grashe me nderlidhje persa i perket argetimit ne kohe te lire ose edhe te zene me Afganistanin qe si rrjedhoje ka bere te deshtoje dhe Lidhja e Prizrenit.

Ore leji ato ti GeorgeS! 

Spjego pak ate komentin qe ke lene aty!

e keqja e vetevendosjes, te pakten sic e shikoj une eshte se ka aktivizuar ne artikulimin e saj diskursin e ekstremit te majte, neomarksiste, maoiste etj. Flet dhe argumenton si ekstremistet e majte ne Ameriken Latine. Kjo pastaj asgjeson, ben hi edhe nje aspekt pozitiv te saj qe eshte presioni si ndaj qeverise se Kosoves ashtu edhe faktorit nderkombetar qe eshte i nevojshem, por qe duhet artikuluar ndryshe.

s'ke ç'të kuptosh, pasi s'ka asgjë për të kuptuar.

Shkrimet që ti sjell (apo unë sjell) nuk janë ende sebep që prurësi të marë poza prej laureati për çmimin Nobel të peshkllëkut. Ato janë mes të tjerash edhe rast për të hedhur e pritur ndonjë batutë - paçka se bëhet fjalë për festën e Lidhjes, për festën e balonave apo për krizën e përbotshme. Troç muhabetit, askush s’ka më frikë se mund ta akuzojnë për agjitacion apo propagandë… kundër Lidhjes së Prizrenit.

Sa për atë zell për të demaskuar vorioepirotër të fshehur Jorgo (pse jo edhe komunistët ilegalë Idris&eumlsmiley që dikush këtu e përdor për të mallëngjyer turmën militante – në mos për të na bindur për prejardhjen e tij patriotike dhe shqiptare prej bakri, tunxhi apo prej guri bulevardesh, mirë është ta ruajë për ndonjë çështje më fisnike. Si për shembull, të fshijë hundët qurrepikuese me mëngën e palltos përpara se të lëshohet në artikulime diskursive mbi ekstremet apo mbi ndikimin e tyre ndaj politikave izoluese, mbi bazën e një retorike që tejkalon bile edhe idenë e një projektimi strategjik, për të hapur kanale të reja komunikuese…

Edhe ti Bej, miku im e kalofsh mirë. Përgjigja e tretë dhe ndoshta ende jo e fundit...

 

Cdo levizje kombetare edhe kur nuk ka suskes ka vlere. Ka vlere per te ardhemen. Por vlera e saj shuhet e behet e demshme nese nuk aanlizojme perse levizja nuk ishte e suksesshme.

Ne rastin e lidhjes nuk ishte forca ushtarake, ishte izolimi i saj Lidhja nuk pati aletate nderkombetare dhe ceshtja e shqiperise nuk ishte thjesht nje ceshtje shqiptare sic e shikonte LSHP, por ishte ceshtje nderkombetare. Shqiperia nuk jetonte e izoluar ne bote Ajo kishte  kufij, shtete fqinje, jetonte ne nje kontinent, dhe me gjere. Kete nuk, ariten ta kuptonin dot udheheqesit e lidhjes, megjithe perpjkjet e deshtuara per ti komunikuar botes qellimin e saj. Keto perpjekje deshtuan se pikesrisht lidhja nuk e pa ceshtjen shqiptare te lidhur me ceshtjen ballkanike, evropiane apo dhe me gjere. Dhe kjo coj ne mossuksesin e saj.

Shembull i suksesit te nje levizjeje eshte  levizja Kosovare e viteve 99 Ku UCK dhe politka Kosovare mundi te lidhet me boten, mundi ta shikoj shqiprine si pjese e Ballkanit, Evropes e me gjere

Sot dikush me siper ( me falni nese e kam kuptuar gabim) e krahason Vetvendosjen ne LSHP. Vetvendosja nuk eshte LSHP, eshte shume larg saj.

Se pari LSHP pati mebshtjen e tere krahinanve shqiptare, Vetvendosja eshte nje levizje e vogel me disa njerez shumica idealiste aventuriere.

Se dyti Vetvendosja nuk ka nje program te qarte, nuk di cfare kerkon dhe cfare mbron. LSHP kishte nje program te qarte dinte cfare kerkonte dhe si do ta mbronte apo fitonte ate qe mbronte. program ishte i gabuar por ama kishte nje program

E vetmaj ngjashemri e Vetevendosjes me LSHP eshte menyra e vetizolimit ndaj botes.  Vetvendosja e ka izoluar veten nga bota. Vetvendosja njesoj si LSHP e shikon ceshtjen shqiptare si ceshtje vetem te shqiptareve dhe e shikon kombin shqiptar si nje komb qe jeton ne nje boshllek nga bota qe e rrethon.

Le te shpresojme qe Vetvendosja apo cdo levizje tjeter kombetare te behet nje LSHP por duke korigjuar gabimet qe beri LSHP

Pershumevjet gezuar pervjetorin dhe perjetshem qofte qellimi kombetar i LSHP

C 'me fut ne sekelldi me bejlere zoti Jorgos. Jam ngop me ta se jane varianti Nastradinit pasi Lopa eshte kthyer ne vathe .. Jane qe jane' bejne dhe caze  hapa per ta gjetur . Dmth tjerrin edhe ca teori per gjera me balona . Romantizem nuku keq smiley .

O Xixa paskam qene i keq fort ore si Ilegal smiley  Pse ore me zbuloi beu keshtu smiley .

Seriozisht BE .

Mos u merr me budalllalleqe teorike. Vleren e Lidhjes e kane percaktuar me kohe te tjere shume here me te afte dhe pa te pasur ty as ne lagje te fshatit e jo me per te te marre medim se cfare perfaqesoi e si e quan veten be apo argat .

Leri aro Vetvendosjet te lulezojne sipas teorise se MaO Ce Dunit "100 shkolla e njeqind Lule " Nuk ke vlera  mendore as ti permendesh jo me ti analizosh .

Dhe me qe je edhe me skoli , mbase i di vargjet e "Pjetrit mbi Mangall "

Po kur dimer del behari

nuk ka si zjarri !

Sot jam ne Prizren, ku u be nje demonstrate ku moren pjese rreth 5000 shqiptare. Mu be qejfi qe kishte shqiptare dhe nga Shqiperia, dhe nga Maqedonia (shume pak dhe nga vende te tjera, po gjithsesi). Qe thoni ju, demonstrata behet se emblema e komunes se Prizrenit, e cila eshte nje stilizim i shtepise muze te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, do te ndryshohet pas vendimit te  gjykates kushtetuese kosovare, marre pas ankeses se qytetarit Qemal Kurteshi, te minoritetit boshnjak, i cili e ka gjetur stemen si te papershtatshme e te paperputhshme me parimet e multietnicitetit. Gjykatat e pavarura te Kosoves se pavarur interpretimin e kane bere bazuar mbi kushtetuten e pavarur qe perbrenda permban planin e pavarur te Ahtisarit, i cili shtron shprehimisht mundesine per te marre nje vendim te tille. Sipas ketij plani, asnje institucion i pavarur kosovar nuk mund te dekorohet me simbole te nacioneve perberese te Kosoves.

Keshtu qe pasi u hoq flamuri, pasi u hoq himni, pasi u hoq 28 nentori (e cila ne kosove quhet feste e shqiptareve, dhe dite per t'u shenuar, ama s eshte as pushim, as kurrfare ceremonie apo protokolli), pasi kaloi 10 qershori krejt i pa vene re nga askush vec vetevendosjes dhe qytetareve, hiqet nga Prizreni ai simbol qe s'e hoqen as Serbet, me thene te drejten, pra shtepia e lidhjes...

Ne demonstrate e siper, qytetaret hoqen flamujt kosovare dhe e dekoruan qytetin me flamuj shqiptare, si dhe mberthyen me trapano emblemen e vjeter tek ndertesa e komunes. Por neser do hiqet serish...

Nderkohe verdalle flitet se "ceshtja e korrupsionit" do te mbyllet pasi lideret politike te pranojne te ulen ne bisedime me serbine, duke njohur legjitimitetin e pushtetit serb mbi komunat serbe, kryesisht ne veri, e duke njohur ahtisarin ne pjesen tjeter.

Ama Rasmusseni vjen cdo muaj, dhe heren e fundit i tha kosovareve se "duhet te jene te lumtur", ne fjalimin e tij.

Thaci, nderkohe qe pranonte korrupsionin, belbezonte gjithashtu se kosovaret "duhet te jene krenare".

Ambasadori amerikan Dell tha: "I garantoj te gjithe ne emer te popullit te madh amerikan se keto koncesione jane te pastra" (per rrugen e kombit e kish llafin).

Une personalisht bie dakord qe duhet te vazhdojme te miqesohemi gjithnje e me teper me te gjithe nderkombetaret e me qeveritaret tane klanoro-katundare qe perfaqesojne interesat me beneficiente qe nderkombetaret kane per trojet tona. Ne fund fare, sa para ben lidhja...

Thaci, nderkohe qe pranonte korrupsionin, belbezonte gjithashtu se kosovaret "duhet te jene krenare".

Ndoqa fjalimin e tij. Shume patetik. Kulmin e patetizmit e arriti tek "duhet te jene krenare".

Edhe pse ishte aq  shume patetik ai fjalim,retorika  nuk arrinte te ambalazhonte rrenimin moral te Thaqit para syve te kosovareve.Nga intervestimi qytetareve (sado te seleksionuara qe mund te jene) artikulohej unanimisht zhgenjimi prej clirimtareve demokrate.

E madhe eshte gjema e mekatit!

Cfare metamorfoze degraduese! Eshte si seksi pushteti, s`ke ci ben, ngasjet jane te medha. Po Eulex do kete ndonje mandat eksperimental te perkohshem edhe ketej nga dheu ame?

Duket se kanalet ekomunikimit jane blloku keq nga dicka e kjo te shtyn te mendosh se duhet riprojektuar strategjia e avancimit te  patriotizmit infrastrukturor.

Jam shume dakord me cfare ke shkruajtur.

I kishin arrestu nja 4-5 vete nga "Vetevendosja" thuhej dje ne lajme

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).