Të martën, Kryeministri, Ministri i Financave dhe Ministri i Ekonomisë nxituan t'i kundërvihen ekspertëve të Bankës Botërore dhe të shpallin edhe një herë bëmat dhe arritjet e lavdishme të fanarit ndriçues të ekonomisë botërore të quajtur Shqipëri.


Kësaj radhe u tha që Shqipëria zë vendin e parë në Europë - madje në botë - për rritjen dyfish të eksporteve, kur të gjitha vendet janë në krizë. Ndonëse sa herë bëj analiza ekonomike mbi deklaratat e bujshme të qeverisë pendohem për humbjen e kohës, sepse rezultojnë tërësisht të pavërteta, edhe kësaj here nuk i rezistova dot tundimit.


Së pari, është e rëndësishme të qartësohet principi bazë se nuk mund të bëhen deklarata vetëm për eksportet në vakum, pa parë edhe anën tjetër të medaljes, pra importet dhe si rrjedhojë balancën tregtare.


Sipas INSTAT, shifrat e tremujorit të parë të vitit 2010, tregojnë se deficiti tregtar është thelluar. Ne, si zakonisht, kemi importuar shumë më tepër se sa kemi eksportuar dhe vlera absolute e eksporteve është në nivele mjerane.


Së dyti, përpara se të duartrokasim për pseudo-arritjet qeveritare, ia vlen të kuptojmë se nga burojnë këto eksporte. Për këtë, i referohem serish të dhënave të INSTAT. Bie në sy që vlera e energjisë elektrike të eksportuar është rreth 60% më e madhe se ajo e të njëjtit tremujor të vitit 2009.


Duke qenë se qeveria është pronari më i madh energjisë se prodhuar në Shqipëri, këto të ardhura duhet të kishin shkuar në buxhetin e shtetit. Si shpjegohet që ky buxhet nuk reflekton të tilla të ardhura?


Përgjigja është e thjeshtë, sepse nuk ka pasur eksporte në të tilla nivele. Po të kishte qenë ndryshe, e marrë thjesht në nivelin human, qeveria minimalisht do të duhej të kishte të ardhurat për të dëmshpërblyer banorët e zonave që shtrihen nga Shkodra e Lezha deri në Miliskaje të Komunës së Thumanës për përmbytjet që iu shkaktuan.


Për të mos ju referuar më tej këngës që duhet të kishim dëgjuar për Shqipërinë si superfuqi energjetike.


Për të qenë korrekte, mundohem të verifikoj se kujt i është shitur kjo energji elektrike me shpresën për të kuptuar diçka më shumë.


Nga të dhënat e INSTAT-it rezulton se Italia dhe Greqia, të cilat për çdo kategori tjetër absorbojnë më shumë se 50% të eksporteve të vendit, për energjinë elektrike në total kanë blerë më pak se 20% të vlerës së shitur.


Po 80% të eksportit energjetik kujt i është shitur? INSTAT ia faturon këtë balancë gjigante kategorisë së papërcaktuar "vende të tjera".


Pra, të ardhurat nga shitjet e energjisë nuk figurojnë asgjëkund, partnerët me të cilat bëjmë shumicën e tregtisë nuk kanë blerë energji më shumë se zakonisht, ndërsa ne duhet të besojmë se mrekullisht eksporti i energjisë ka lulëzuar pafund.


Analiza e zërave të tjerë të eksportit tregon se duhet të jetë rritur eksporti i metaleve, materialeve të ndërtimit apo prodhimi i tekstileve dhe këpucëve. Ia vlen të ndalem për një çast tek eksporti i tekstileve dhe këpucëve se metale të përpunuara dhe materiale ndërtimi ne nuk jemi të zotët të prodhojmë për eksport.


Blerësit kryesorë në këtë kategori janë sërish Italia dhe Greqia, falë bizneseve të fasoneve të ngritura në Shqipëri. Dy ditë më parë, këto vende dhe bashkanëtarët e tjerë të eurozonës deklaruan se niveli i papunësisë ishte më i larti për 12 vitet e fundit, ndërsa rënia e harxhimeve nga ana e konsumatorëve mbetet akute, pasi flet për një periudhë të përzgjatur recesioni.


Si është e mundur që europianët të jenë duke harxhuar më pak para, duke blerë me pak produkte, ndërsa kërkesat e sipërmarrësve europianë për tekstilet dhe këpucët e fasonëve tona të jenë në rritje?


E nëse është kështu, si shpjegohet që biznesi i fasonëve është në krizë, duke hedhur në rrugë mijëra punëtorë, kur me këto eksporte në rritje ai duhet të ishte duke lulëzuar? Përgjigja sigurisht është që këto shifra janë të pavërteta.


Është e njëjta logjikë që u përdor kur u deklarua rritja e madhe e të ardhurave nga poste-telekomunikacionet ndonëse, për të justifikuar deklaratat e qeverisë, të ardhurat e kompanive celulare duhet të ishin rritur 4-5 fish në një tremujor të vetëm.


Apo logjika që të ardhurat nga turizmi ishin më të larta në muajt e ftohtë të dimrit se sa gjatë sezonin turistik të verës. Qeveria qartazi i falsifikon shifrat dhe në rastin e eksporteve gënjen me lehtë, sepse s'ka asnjë evidencë të publikuar.


Sidoqoftë, këtë radhë gënjeshtra ka një ndryshim të madh. Ajo bëhet ndërkombëtarisht në prani të eksperteve të ekonomisë së Bankës Botërore, pra ballazi apo komunistshe. Kryekonomisti i Bankës Botërore paralajmëron me mirësjellje rrezikun e borxhit si një rrezik shumë të madh për ekonominë e brishtë shqiptare, me një rritje galopante të viteve të fundit, mbi dy herë, falë shpenzimeve qeveritare dhe veçanërisht rrugës Rrëshen - Kalimash.


Ministri ynë i Financave, i shkolluar për ekonomi bujqësore, i jep atij leksionin e radhës, pas leksionit të piramidave, dhe ia përplas në fytyrë duke e quajtur borxhin jo problematik. Ekspertet e Bankës tërheqin vëmendjen për parashikime jorealiste të gjendjes së ekonomisë.


Ministri ynë i Ekonomisë, i shkolluar për gjuhë të huaj, ia përplas në fytyrë duke thënë se me këto ritme të zhvillimit ekonomik, në vitin 2015, Shqipëria e ka të sigurt që anëtarësohet në Bashkimin Europian, duke injoruar se edhe me ritme reale më të larta se këto që deklarohen, të ardhurat tona për frymë nuk konvergojnë aspak me ato të BE-së.


Por, kulmi arrin kur Kryeministri ynë, kryeministri i vendit më të varfër të Europës dhe më të mbytur në borxhe, i shkolluar për mjek, kritikon ashpër politikat ekonomike të financimit të sektorit privat për të shmangur falimentimet, politika të cilat janë ndjekur nga SHBA, Franca, Anglia, Gjermania dhe nga vetë Bashkimi Europian.


Kryeministri ofron receta ekonomike për këto vende dhe për të gjithë botën, madje "ia fut të dy këmbët në një këpucë" Organizatës Botërore të Tregtisë me mjekimin e radhës për çfarë duhet bërë e çfarë nuk duhet bërë për të shmangur krizën.


Përballë kësaj megalomanie enveriane, u pendova sërish që humba kohën për të analizuar gënjeshtrat e radhës që u serviren shqiptarëve nga qeveria që nuk i qeveris, por vetëm i gënjen, këtë radhë duke na turpëruar edhe ndërkombëtarisht.

21 Komente

Te lumte Rudina.

Tregoji mesuesit tend, edhe shamin edhe thojt e prere, te lumte.

Shikoni nxenes, kjo eshte shembulli i klases.

 

Marre nga kujtimet e X " nje ore ne informacionin politik".

 

- Mire se per loje, por do pyesja seriozisht, kjo ja qan hallet popullit ?

Me keto njohuri foshnjarake?

Tek Stampa e dates 30 maj, ishin keto te dhena per ekonomin Shqiptare.

Ne vitin 2000 PBL  5.600 miliard $, ndersa ne 2009 19.400 miliard $.

Ne 2005 PBL per fryme 4. 500 $, ne 2009 5.400 $.

Eksporti ne vitin 2000 ishte 242 milion $, ne 2009 ka arritur ne 1.345 miliard $.

Papunsia, ne 2000 14%, ne 2002 17 %, ne 2005 14,8 % ne 2009 12,5 %.

Ne vitin 2000 importi ishte afer 1 miliardi ( 925 milion $) ne 2009 4.898 miliard $.

Ne 2005 kishte ne qarkullim rreth 100.000 telefona celular, sot jane 2. 300.000.

Ne 2005 perdorues te internentit ishin 30.000 , sot jane 471.200.

Shkrimi ne fjale eshte i nje gazetari  Italian qe jeton ne Tirane, dhe shkruan me shume per diferencen e çmimeve me te ardhurat, dhe ben krahasime me çmimet e vendeve europiane.

Ajo qe bie ne sy, thote gazetari, eshte se lokalet jane gjithmon plot, sidomos ne Tirane, ku eshte perqendruar edhe bisnesi i ndertimeve.

sa per info

papnesia nuk eshte aq, ska qene ndonjeher aq. edhe vete kryekomandanti e ka pranuar publikisht. sipas kesaj logjike, i bie qe ne 8 apartamente (nje pallat 4-katesh psh) vetem njera familje nuk eshte  punesuar. te duket gje ty sikur esht kshtu????

Me kete mase matje, i bie qe ne Luksemburg papunsia te jete 60 %.

Keshtu!!!!!!!!!!!

pse, sa esht sipas teje? apo ne bllok ska papunesi fare, dhe je rehat ti????

 

une me origjine jam nga nje fshat prane mirdites. kam qene disa here atje. si ne 2000, si ne 2005, si ne 2010, papunesia atje eshte 90%! 10% i mbetur eshte i "vetepunesuar" sipas standardeve tua, pra punon token qe ka (miser), ha per vete, ate qe tepron ia shet komshiut. kurse komshiu qe eshte gjithashtu te 10% punon aren me grure, e ha per vete, ca tepron ia jep komshiut te pare. e pra, ja ekonomia e tregut! kete lloj kapitalizmi, te tipit mesjetar (me jep dy thase grure te te jap nje thes miser), kemi ne ne shqiperine tone te dasur!

Pa dyshuar fare ne ato qe thote lumi,nje pyetje jashte temes kam une:

1,4 miliarde dollare eksport ne vit,nuk eshte shaka per nje vend te vogel si Shqiperia,por pyetja ime eshte (seriozisht) Cfare eksportojme ne,se ne kete informacion,ne statistikat nuk besoj se futet eksporti i groges apo jo.

Mos u merzisni se uo thom une...!

Kryesisht exportohen minerale (krom, nikel, baker). Meqenese cmimet e metaleve kane qene goxha lart keto 4-5 vitet e fundit, rrjedhimisht edhe vlera e exporteve ne USD eshte rritur. Gjithashtu exportohen disa produkte bujqesore (jo ne ndonje sasi te madhe) dhe natyrisht exportohet gjithe llojet e kontrabandave qe egzistojne, droge, femra, femije per adoptim, arme...etj, etj   smiley

Te fala

Nevrua

Nevro.Po exportin e "kutive" e harrove !!!!!!!!!!!!!!!!!

Problemi i statistikave shqiptare eshte qe eksportet jepen ne leke ose ne dollare ose ne euro nuk ka rendesi, po nuk e thone me perqindje te GDP, apo ne krahasim me dicka tjeter, dhe nuk mund te besh krahasime, sepse ne leke tregoeht gjtihmone sikur ka ardhur ne rritje, nderkohe qe ne fakt vete kryeministri deklaron qe ka nje renie te ekporteve. Po askush nuk e studion kete sepse askujt nuk i intereson.

Mire LD mos i kerko Rudines te shprehet si specialiste. Tani eshte socialiste ajo. Dhe per nje shkrim prej socialisti mua mu duk korrekt.

Tani le te marrim te mireqena te dhenat qe ke listuar ti me lart duke ditur qe perqindja e papunesise ka te beje vetem me popullsine qe jeton ne qytet. Situata nuk eshte kaq zi sa e pershkruan Seseri por prape ka vend sa te duash per kritike. Po ta krahasosh vendin tone me vendet e tjera te rajonit ne lidhje me parametrat ekonomike ndonjehere jemi te fundit ndonjehere pothuajse te fundit. Problemi nuk e kam me nivelin e importeve. Ai do te jete i madh per shume kohe. Por ne kemi nivel qesharak te eksporteve. Kemi nivel qesharak te industrise. Kemi bujqesi parcelash dhe sektor sherbimesh pa pike profesionaliteti.

PSE? Sepse kemi probleme me titujt e pronave. Nuk ke investime serioze, nuk ke treg serioz se nuk je i sigurt nese ai qe po te shet dicka ka te drejte ta shesi apo jo.

Si pasoje, kemi nje shtet qe nuk arrin dot te formalizoje ekonomine. Administrate te mbushur me njerez parazite dhe te paafte. Korrupsion te legjitimuar ne cdo nivel te administrates.

Naim.

Ato qe thote Rudina mund te jene 50 % te verteta,e gjysma tjeter politik, po mungojne shifrat.

Si kunderartikull solla kete te gazetes Stampa, qe flet me numera, jo me hamendje.

Vete numerat si ka thene E.Biagi, nuk jane opinione por jane fakte.

Persa i perket inflacionit, ka nje te dhene shume interesante, ne vitin 2000 ishte 0.5%, ne 2005 arrin ne 5,5% sot eshte 3.3 %.

Se gezoje ate te drejte ti kerkoje Rudines te shprehet si specialiste sepse eshte socialiste, po ekonomia nuk ka ngjyre, nuk ka krahe politike, rritja eshte per te gjithe, humbja eshte per te gjithe, eshte e pamundur te behen veçime.

Si mund te paraqitet nje figure politke, ku eshte njohese e mire e ekonomis se tregut ( keshtu eshte prezantuar) dhe shkruan keto rreshta sikur te ishte bakallesh -"Si është e mundur që europianët të jenë duke harxhuar më pak para, duke blerë me pak produkte, ndërsa kërkesat e sipërmarrësve europianë për tekstilet dhe këpucët e fasonëve tona të jenë në rritje?

 

Lumidrin, po te kishte halla mustaqe thuaj ti do ta therrisnin xha Beqo. Nuk pres nga ndonje politikan shqiptar te shprehet si specialist sepse jane njerez te papergjegjshem dhe kane frike nga shefat. E di historine e asaj A. Karamitro ti pse e larguan nga PD? Sepse nuk pranonte t'ia fuste kot si Sala por mundohej ta bazonte kritiken ne shifra te besueshem ose kerkonte te genjente me mase jo pa lidhje fare si ish shefi i opozites.

Ministri ynë i Financave, i shkolluar për ekonomi bujqësore

 

Po kryetari yt per cfar eshte shkolluar?

Ti sh. mire e ke, po kryetari i saj nuk ka rol ministri. Edhe atehere kur ishte minister, ishte i Kultures.

 

Po tani qe eshte kandidat per krieministrrr, a ka vlere ndonje shkolle diplomacie, ekonomie apo edhe jurisprudence. Apo meqe ishte ish-komunisti doktor e u be krietar, edhe ai pse mos te behet!!

 

Apo meqe ishte ish-komunisti doktor e u be krietar, edhe ai pse mos te behet!!

Pikerisht smiley

Nga ana tjeter, kryeministrat s'jane tekniciene, jane me teper "udheheqes", tip menaxheresh qe bejne politikat. Pavaresisht se doktori une (qe ju befte dita njemije) eshte specialist i te gjitha fushave qe ekzistojne, madje edhe atyre qe ende s'ekzistojne por do krijohen ne te ardhmen smiley

"Ia vlen të ndalem për një çast tek eksporti i tekstileve dhe këpucëve se metale të përpunuara dhe materiale ndërtimi ne nuk jemi të zotët të prodhojmë për eksport".

eksportojme qe cke me te...

 

Rudina harron mbase qe cimento eshte material ndertimi, dhe kryesisht per eksport prodhohet.

 

Pikveshtrimi i autores ishte i arsyeshem/llogjikshem, duke u bazuar jo vetem tek shifrat por dhe krahasimet.

A nuk ishte kjo Rudina qe ne fushate (qeshor 2009) premtonte se PS do te hapte 290 mije vende pune ,ndersa nga tetori "argumentonte" se ishte budallallek qe qevria premtonte te hapte 250 mije vende pune,se sipas saj ishte e pamundur qe kjo te realizohej nga kushdo !!!!!!!!

Rudina eshte deputete dhe duhet te kishte stafin e saj dhe analistet e saj t'i benin keto analiza, por ka ardhur ne Shqiperi per t'u bere analistja e Rames.

Ka dicka qe nuk shkon me keto statistika, po shume hapur e ka lene... as shifra alternative nuk ka ofruar, as te vetat as nga ndonje burim tjeter.

per eksportet nuk kane asnje vlere si nr, aq me teper krahasimi i vitit 2000 me 2009. Duhen dhene si pjese e GDP'se.

Per energjine, kete vit eshte prodhuar edhe me shume sec duhet sepse nuk kishin si zmbraznin ujin. Ne keto raste energjia eshte kaluar neper Kosove dhe Mal te Zi shume here thjesht per ruajtje. Me shume mundesi keto i kane rregjistruar si eksporte.

Per fasonistat, rritja e eksporteve tingellon pak cuditshme duke patur parasysh qe para disa kohesh doli dhe ne media qe nuk po mbijetonin dot ne treg. Megjithate, teorikisht eshte e mundur qe Evropa te kete konsumuar me pak importe te shtrenjta dhe me shume importe te lira shqiptare.

 Me vjen per te qeshur sinqerisht nga e ashtuquajtura rritje e madhe ekonomike e Shqiperise. Mjaft me genjeshtra, ja grafiku i rritjes i World Bank (po te doni gjeneroni vete ne internet) i Shqiperise krahasuar me Bullgarine dhe Rumanine....WE SUCKKKK BIG TIME!

Do te vazhdojme te genjejme veten si ne kohen e xhaxhit? Ptuu..ca lesh populli jemi

 

http://www.google.com/publicdata?ds=wb-w...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).