Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vetëdeklaruar pasurinë e tij për vitin 2009, duke deklaruar se në banka nuk ka më shumë se 2 mijë euro kursime. Kështu, kreu i opozitës zotëron vetëm dy llogari bankare në bankën Credins, ku në njërën ka vetëm 30 900 lekë ndërsa në tjetrën ka vetëm 1859 euro. Kjo është pasuria e vetme e kreut të opozitës, i cili deklaron si të ardhura vetëm pagën e tij, ndërsa shprehet se është i pastrehë dhe se ka një detyrim për shlyerje kredie. Kështu gjatë vitit 2009, kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka marrë nga paga e tij 1 678 364 lekë për një vit. Ai ka marrë edhe një shumë prej 90 409 lekësh, si pagesë e lejes vjetore të pakryer, ndërsa nga mbledhjet e KRRT-së të Tiranës ka fituar vetëm 9 mijë lekë. Kjo është e gjithë pasuria e kreut të opozitës, ndërsa ai ka për të shlyer edhe një kredi në bankë, që sipas ka edhe rreth 1 milionë lekë për të shlyer në bankë.

Në deklaratën individuale të pasurisë të deklaruar në Inspektoratin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, kreu i Bashkisë nuk ka asgjë tjetër të shënuar. Paga në krye të Bashkisë së Tiranës, janë fitimi i vetëm financiar që ka kreu i opozitës për të jetuar. Dy llogaritë bankare në Bankën Credins duket se janë pasuria e vetme e kreut të opozitës, llogari të cilat nuk kalojnë shumën e 2 mijë eurove. Prej vitesh kreu i Bashkisë së Tiranës është vënë përballë akuzave të forta nga maxhoranca aktuale politike. Rama akuzohet se bën një jetë luksoze ndërsa gënjen duke deklaruar se nuk ka asnjë apartament banimi.

Deklarata e pasurisë së Ramës

Llogari në bankën Credins, 30 900 lekë

Llogari në bankën Credins, 1859 euro

Të ardhura nga paga, 1 678 364 lekë

Pagesë për leje të papaguar, 90 409 lekësh

Kontribut nga mbledhjet e KRRT-së, 9 mijë lekë.

Detyrim për shlyerje kredie, 1 milionë lekë

 

----------------------


Deputetët e rinj milionerë të PS

Zbardhen deklaratat e pasurisë së deputetëve të Partisë Socialiste. Për herë të parë një numër i madh deputetësh të rinj të Partisë Socialiste, janë detyruar që të tregojnë pasuritë e tyre në Inspektoratin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive.  Gazeta publikon disa nga vetëdeklarimet e disa prej deputetëve të selisë rozë. Duke qenë se është viti i parë i deklarimit të pasurisë së tyre, deputetët e rinj të opozitës janë detyruar që të bëjnë një pasqyrim të plotë të pasurisë së tyre, në të gjithë këto vite. Deputetët e rinj janë detyruar që të tregojnë çdo gjë, madje edhe burimin e krijimit të pasurisë së tyre. Vihet re që një pjesë e deputetëve të PS kanë një pasuri milionëshe. Kështu disa deputetë të rinj si, Xhemal Qefalia, Gjokë Jaku, Ndue Kola, Hazir Gashi, Fidel Ylli kanë një pasuri që mund të cilësohet e konsiderueshme.

Kështu për shembull deputeti i Tiranës, Qefalia ka një pasuri të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme, si troje apo lokale që sipas tij, janë fituar nga një trashëgimi e prindërve të tij. Deputetja e re e PS-së, Mimi Kodheli deklaron disa llogari bankare si dhe një shumë të konsiderueshme, që ajo shprehet se e ka fituar nga mësimdhënia jashtë shtetit. Gjokë Jaku, si ish-kryetar Bashkie në Lezhë, deklaron një sërë pasurish të paluajtshme, si troje e shtëpi banimi. Ndue Kola, deputet i PS-së në Shkodër deklaron një pasuri shumë milionëshe, që sipas tij është fituar në aktivitet biznesi. Ai ka zotëruar dy kompani, nga të cilat ka fituar para të shumta, madje ka u ka dhënë borxh edhe shuma të konsiderueshme pa interes njerëzve të tjerë. Ai duket se është i pasionuar pas vreshtarisë, pasi ka blerë disa parcela vreshtash në periferi të Tiranës, madje edhe tokë bujqësore. Hazir Gashi, deputeti në Durrës i Partisë Socialiste, zotëron ende një shoqëri ndërtimi të cilën ai e vlerëson rreth 400 milionë lekë të reja. Më tej, ai deklaron pasuri të paluajtshme kryesisht ndërtime e troje në zonën e Durrësit.

Një tjetër deputet që mund të konsiderohet i pasur është edhe biznesmeni i njohur, Fidel Ylli, i cili për herë të parë ka treguar pasurinë e tij. Ai zotëron mjaft pasuri të patundshme, si dhe disa llogari bankare prej qindra mijëra eurosh. Deputeti tjetër i ri i PS-së, Arben Ahmetaj, ka kryer një investim në fushën e ndërtimit dhe është detyruar të marrë disa kredi. Deputeti tjetër i njohur i PS-së, Tom Doshi, ka shitur aktivitetin e tij farmaceutik për 4100 eurosh. 

 

Pasurite e deklaruara nga disa deputete te ps

Xhemal Qefalia, deputet PS
- Shtëpi banimi 2 katërshe sip 120 m2 në Tufinë, dhuruar nga prindërit
- Apartament me sip 70 m2 tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës, blerë në vitin 2006, 2 milionë lekë
- Zyrë me sip 38 m2 e ndodhur përballë vilës “Goldi” Tiranë, për 30 mijë dollarë
- Apartament me sip 65 m2 i përshtatur në lokal i ndodhur në rrugën Myslim Keta
- Tokë bujqësore me sip 20.000 m2 e ndodhur në Tufinë e trashëguar nga prindërit.
- Truall me sip 2.000 m2 e ndodhur tek Rrapi i treshit Tiranë, e trashëguar nga prindërit.
- Ullishte me 250 rrënjë e ndodhur në Tufinë, e trashëguar nga prindërit.
- Makinë benz e blerë në vitin 2007 me të ardhura nga biznesi privat për 15 mijë euro
- Makinë benz në emër bashkëshortes, e blerë në vitin 2008 me të ardhura nga aktiviteti privat për 10 mijë euro
- Gjendje cash në banesë me të ardhura të siguruara nga aktiviteti privat në shumë 50 mijë euro.
- Lokal me sip. 16 m2 për loto e ndodhur te rrapi i treshit Tiranë, me vlerë 100 mijë lekë
- Ambient i dhënë me qira për farmaci me sip 20 m2 tek Rrapi i treshit, e ndërtuar në tokën e prindërve me vlerë 500 mijë lekë.
- Paga + shpërblime deri më 31 maj 2009 në Prokurorinë e Përgjithshme në masën 350 mijë lekë
- Të ardhura nga aktiviteti privat loto nga viti 2002 e në vazhdim me të ardhura vjetore, 3.5 milionë lekë
- Paga + shpërblimi i bashkëshortes në Komunën Dajt, 360 mijë lekë
- Të ardhura nga qiraja e lokalit tek Rrapi i treshit Tiranë për 360 mijë lekë
- Të ardhura nga lokali tek rruga ura, për 1.2 milionë lekë
- Kredi e marrë në Raifeisen Bank në vitin 2008 në vlerën 1 milionë lekë për pajisje lokali.

Ndue Kola, deputet PS
- Vilë dykatëshe në Komuna Farkë, me truall 500 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 250 m2, në vlerën 5.6 milionë lekë e krijuar nga tërheqje e dividentit të Shoqërisë “Gjoka” Shpk në vitin 94-99.
- Kantier ndërtimi pranë Universitetit Bujqësor Kodër Kamëz Tiranë me sip toke 2 200 m, në masën 2.5 milionë lekë
- Apartament 1+1 75 m2 Ruga Muhamet Gjollesha pranë Hotel Mondial, për 35 mijë dollarë
- Tokë bujqësore e vreshta në prej mijëra m2 në masën totale prej mëse 170 milionë lekësh.
- Apartament banimi 75 m2, Pukë blerë në vitin 2007, i paregjistruar në hipotekë për 2.8 milionë lekë me të ardhura nga paga si Administrator në Shoqërinë ANK nga viti
- Ambiente shërbimi zyra plus lokal në Rrugën e Kavajës me sip 494 m2 blerë në vitin 2010, në procedurë hipotekimi për 195 mijë euro. Burimi i të ardhurave nga shitja e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë ANK në shtator 2009
- Ambiente garazh me sip 46 m2 blerë për 14.843 euro
- Autoveturë Lexus për 77 200 dollarë.
- Llogari rrjedhëse në Credins Bank në shumën 239 mijë lekë e krijuar nga paga si administrator tek shoqëria ANK.
- Llogari rrjedhëse në BKT në shumën 2635 dollarë e krijuar nga paga si administrator në Shoqërinë ANK
- Llogari rrjedhëse në lekë në BKT në shumë 1.2 milionë lekë e krijuar nga paga si administrator në shoqërinë ANK
- Depozitë me afat tri mujor tek BKT-ja në masën 422 mijë euro, e krijuar nga shitja e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë ANK në shtator 2009
- Depozitë me afat 1 vjeçar në BKT në masën 307 mijë dollarë, e krijuar nga shitja e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë ANK në shtator 2009
- Depozitë me afat 6 mujor në lekë në BKT në masën 17.8 milionë lekë e krijuar nga shitja e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë ANK në shtator 2009
- Dhënë hua pa afat dhe interes me deklaratë noteriale nga shitja e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë ANK 90 mijë euro dhe 125 milionë lekë.
 
Hazir Gashi, deputet PS
- Apartament banimi, vlera 180 mijë euro
- Apartament banimi, rruga e Kavajës, Tiranë, këmbyer me klering, po me apartament, çmuar rreth 48 mijë euro
- Shtëpi banimi e pahipotekuar në Pejë, Kosovë, si pjesë e një trashëgimie në vlerë rreth 112 mijë euro
- Apartament banimi me sip 118 m2 në Durrës këmbyer me klering, çmuar rreth 60 mijë euro.
- Shtëpi në tokë arë e pahipotekuar në proces legalizimi në Vrinë të Durrësit, me vlerë rreth 35 mijë euro
- Lokal me sip 220 m2 në lagjen 4, rruga Skënderbej, Durrës, me vlerë 180 mijë euro
- Makinë BMË e vitit 2007 në vlerë 40 mijë euro
- Kontratë me AMC Vodafone për shfrytëzimin e tarracës së shtëpisë, për 1.4 milionë lekë në vit.
- Zhvilloj aktivitet të licencuar në fushën e ndërtimit me emrin e shoqërisë “Drenova”
- Oborr truall me sip 445 m2 lagjja 13, plazh Durrës
- Tokë truall me sip 800 m2, lagjja 1 Durrës me vlerë 2 milionë lekë
- Shtëpi me sip 134 m2 në lagjen 3 Durrës i marrë me klering me vlerë 60 mijë euro
- Zyra me sip 194 lagjja 4, Durrës, me vlerë 194 mijë euro
- Garazh me sip 64 m2 me vlerë 30 mijë euro
- Garazh me sip 42 m2 me vlerë 20 mijë euro ( të ndërtuara nga shoqëria Drenova)
- Shoqëria “Drenova’ zotërohet nga Hazir Gashi me vlerë 400.5 milionë lekë
- Tokë arë me sip 3 000 m2 në Qerret, Durrës, përfituar me klering me vlerë 1 milionë lekë
- Apartament banimi me sip 143 m2 me bashkëpronarë, me vlerë 20 mijë euro
- Makinë BMË e vitit 2007 25 mijë euro
- Apartament me sip 126 m rruga Skënderbeu, Durrës, me vlerë 5 milionë lekë në emër të bashkëshortes.
- Makinë benz me vlerë 30 mijë euro, në emër të bashkëshortes
- Tokë arë sip, mijëra m2 me vlerë 57 mijë euro e 5 milionë lekë

Fidel Ylli, deputeti PS
- Apartament banimi me sip 131.7 m2 në rrugën Ymer Kurti Tiranë, përfituar sipas kontratës së dhurimit nga Shoqëria “Alb Inert”
- Apartament banimi me sip 80 m2 në rrugën Ymer Kurti, Tiranë, përfituar sipas kontratës së dhurimit nga Shoqëria “Alb Inert”
- Apartament banimi me sip 175 m2 në rrugën Ymer Kurti, Tiranë, përfituar sipas kontratës së dhurimit nga Shoqëria “Alb Inert”
- Garazh me sip 40 m2 në rrugën Ymer Kurti Tiranë, përfituar sipas kontratës së dhurimit nga Shoqëria “Alb Inert”
- Garazh me sip 24 m2 në rrugën Ymer Kurti Tiranë, përfituar sipas kontratës së dhurimit nga Shoqëria “Alb Inert”
- Apartament banimi me sip 26 m 2 në Plazh Durrës blerë në vitin 2002 për 12 mijë euro
- Truall me sip 300 m2 tek kompleksi i Qytetit Studenti, blerë sipas kontratës për 500 mijë lekë
- Truall me sip 130 m2 në Bull Bajram Curri tek Pallatet Agimi, Tiranë, në vitin 2000, mbi të cilën ka qenë një godinë 4 katërshe dhe trualli është blerë për 205.000 lekë
- Makinë benz blerë në vitin 1998 për 4 mijë marka
- Makinë range Rover blerë në vitin 2008 për 69.500 dollarë
- Makinë BMË blerë në vitin 2009 në bashkëpronësi me bashkëshorten e që gjendet në SHBA në vlerën 52 012 dollarë
- Ortak i vetëm i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar “Houseof Arts” themeluar në vitin 2003 dhe nga një likuidim me shoqërinë me shoqërinë TID mori kontribute në natyrë dhe në likuiditete dhe zmadhoi kapitalin e saj në shumë 731.542.000 lekë
- Depozitë bankare në Raiffeisen Bank në shumë 100.000 euro
- Llogari rrjedhëse në Raiffeisen Bank, 10.182 dollarë
- Depozitë bankare në Bankën Popullore në masën 50.617 euro
- Depozitë bankare në lekë në bankën popullore në masën 158.491
- Depozitë bankare në bankën popullore në masën 150 mijë dollarë
- Llogari rrjedhëse në bankën popullore në masën 567 dollarë
- Llogari rrjedhëse në bankën popullore në masën 2 554 euro
- Llogari rrjedhëse në bankën popullore në masën 2.604.679.
-Truall me sip 1810 tek Uji i Ftohtë Vlorë blerë në vitin 2008 për 6.5 milionë lekë
- Të ardhura nga aktiviteti i “House of Arts radion tv shpk” për nga 2003 deri në 2009 në masën 13 milionë lekë
- Të ardhura nga ‘Ëest force shpk” për periudhën 2000-2009, 11.065.000 lekë
- Të ardhura nga shitja e apartamentit të banimit në rrugën Ymer Kurti me sip 117.5 m2 në masën 3.5 milionë lekë në vitin 2003.
- Të ardhura nga puna e bashkëshortes në SHBA vetëm për vitin 2010, 5 115 dollarë
- Të ardhura nga shitja e aksioneve në bankën popullores shoqërisë franceze Societe Generale për 292 aksione, me vlerë 108.040.000 lekë
- Të ardhura nga aktiviteti bar test për periudhë 2000-2002
1.5 milionë lekë
- Dividenti i përfituar nga shoqëria House of Arts shpk nga viti 2003 deri në 2009 nuk është tërhequr por është rikapitalizuar.

Tom Doshi  Deputeti PS
- Shitje e shoqërisë prodhime farmaceutike në shumë
4.100 euro
- Blerje aksionesh në vlerë 7.7 milionë lekë

35 Komente

Ky Edi Rama pse s'ka deklaruar sa qera paguan per banesen ku jeton, me qe qenka i pastre!!!

 hahahah... per ed ramen edhe e besojme qe ska nevoje me i mbajt leket ne banke se pagesat e tija i bejne shoket. 

pastaj gjithe ajo fushate elektorale, greva ku i moren leket keta eee smiley nga gorrallia bankare  apo jo smiley

I pastrehe dhe vetem 2000 euro ne banke? Sa gjynaf. U dashkan mbledhur ndihma.

 uhmm, vetem opozita i deklaron te ardhurat? sa lek ka pozita?

 A mund te me tregoje dikush nje dokument ku te vertetohet se Edi Rama mashtron me deklarimin e pasurise se tij? E dime te gjithe se ne kete vend Sali Berisha eshte mbret de facto, dhe si ka mundesi qe ai nuk gjen nje dokument sado te vogel per te verifikuar qofte edhe nje akuze ne kete drejtim sado qe llap pa fre?

Nderkohe kemi perballe deklarimet e sinqerta te pasurive te familjes Berisha dhe mire e bejne.

Me vjen keq, qe sjam nje shqiptar naiv dhe debil si shumica e bashkekombesve por jam mesuar te besoj vetem kur me tregojne faktet.

Rrofte PD, rrofte Shqiperia, rrofshi ju, me rruafshi etj.

 S'eshte aty problemi gb! Te gjithe e dime qe familja Berisha nuk vuan per buke, perkundrazi. Edhe dokumentat e tregojne kete. 

Po te arrish te thuash qe jam i pastrehe dhe vetem 2000 euro kursime eshte tallje, kur vetem kostumet qe vesh i kushtojne me shume se aq. Jam mese i sigurte qe te gjithe fshehin pjese pjese pasurite e tyre, po askush nuk eshte kaq ofendues sa kjo deklarate. 

Se e ndihmojne nga pak kto deputetet e rinj!

Dhe ku eshte cudia ketu? Keni harruar qe edhe Fatos Nano te njejten gje deklaronte kur ishte kryetar partie dhe kryeminister?

Dmth eshte normale?

Eshte tallese. Po ata gjejne dhe bejne, fatkeqesisht. Se te ishte Nano aq fukara sa c'tregonte ne letra, nuk jetonte tashme jashte Shqiperise duke u marre me asgje.

Rama ketu kopjon Fatos Nanon qe edhe ai dikur deklarohej i pastrehe. A ka shqiptare, nga fshati dhe qyteti qe mund te besoje nje deklarim te tille pasurie nga Edi Rama? Nuk besoj qe ka, edhe ata me te indoktrinuarit nuk e besojne dicka te tille.

 Ka n.q.s dhe ti e pranon varfërinë e përvuajtur e të dhimshme të Sulës.

Po ky Fideli qenka i pashpirt.Gjithe ato pallate ka bere dhe lejen ja ka dhene Edi.

Ti jape nje hyrje se ngeli duke bredhur rrugeve te Pezes i shkreti Kryetar i Bashkise Tirones.

 bulevardo, 

Rama rre dhe kjo eshte e sigurte, po du me te pyt a di noi gjo per sulen dhe familjen e tij? akoma me 2 e guzhine?

 jo jo i ka dhuru vajza nje apartament te vogel 200 m2 se ata jetojne me pensionin e lirise dhe rrogen e sales.

Me artikull nonsense skam lexuar ndonjehere. Cfare po me duhet ta di cfare pasurie kane deputetet e PS ku skan asigjo ne dore e nuk i japin as rrogen e deputetit, e kur kryetarin e PS po e nxjerrin nga shtepia me polici.

Keto duan te bejne gazetari investigative te tipik militantesk. Investigo ministrat, si ka ndryshuar pasuria e tyre pasi ato menaxhojne direkt parate e shqiptareve. Thjesht mediat e djathta jane ne gare me njera tjetren kush ti bie me shume ne sy Berishes me tituj e lajme kunder PS.

A ka mundesi PPU te hapi nje numur llogarie per Edvinin dhe te beje nje thirrje popullit opozitar te grumbulloje ca te holla per kete qyqar.

 E si te mos preket zemra e rapsodit para nje situate te tille?!

 

Haj medet! u mblodh urdia

Edi Rams i asht djeg shpia,

Ka met jasht ka met n'oborr,

Pa lek n'xhep e pa traktor.

 

E lag shiu e djeg vapa,

Po nuk tunet aj Ed Rama,

Per at shqipe, per at'dhé

E ban dekën si me lé

 

Erret qella, mshifet hija

Tan mileti hyn ndër shpia

Po at burrë gjumi s'e zen

Rrin menon per popull t'vet

 

Punon ditë e punon natë

Pa u lodh, pa u ankue

Pa u vesh, pa u mbulue

Si martir jetën tuj çue.

 

Me lahute a me cifteli?

 Me lahute sepse ka tingull me tragjik. 

sa gjynof rama per zotin, edhe hashimi i kishte bo nje milion dollare per i vit. 

Logaria e Kr. Bashkise ( Jo Rames) behet me kollaj se askujt.

1. Numero pallatet e dhene me leje te Tij. ( pasi te kesh nxjerre fitimin bruto te ndertuesit te cdo pallati)

2. Numero km. rruge te rikonstruktuara ne periudhen bashkiake te Tij. ( Dihet km. rruge/lek per qytetet)

3. Mbasi ti mbledhesh shumat e 1. me 2. shumezoi me 10% qe fitimi ne natyre i Kryetarit dhe del shuma e perafert.

Kujt i del llogaria shum e madhe le t`i zbresi 1%-shin per kontribut Partie.

 ps. Nuk merren parasysh rikonstruksionet e shkollave, kopshteve, fasadave etj.

 

Keq te jesh milioner e keq te jesh pa leke. S'shet piktura Edi?

Keto komisjonet e verifikimit figurave me kujtojne kohen e "flete rrufeve".Edhe media aty me duket se i ka mbete sahati.Nje politikan mundet te jete i pasur bile edhe shume i pasur,ashtu sic mund te jete i pasur dhe shume i pasur edhe nje trafikant apo kontrabandist.Ndryshimi te cilin duhet ta publikoje komisjoni mendoj se duhet te jete raporti i kesaj pasurije me zbatimin e ligjeve te shtetit,te ketij shteti qe deputeti apo zyrtari do ti sherbeje gjate mandatit dhe do te paguhet nga taksapaguesit.Dhe ne qofte se verehen shmangje nga detyrimet fiskale apo te tjera trafiqe interesi si rezultat i te cilave eshte vene (apo shtuar) pasurija kjo tregon per nje figure zyrtari qe ka deformim te figures se tij karshi taksapaguesve e cila duhet ti bahet e njohur publikut dhe ne baze te kesaj mund te japim komentet tona.Do te isha dakort qe te gjitha shmangjet e detyrimeve,qofte edhe pagesat e faturave te ujit,dritave,taksat e bashkise etj duhet tu publikohen sepse ketu nuk ka shume vlere shifra e shmangjes por del ne pah formimi i personit.Sa per ato qe shkruhen se sa ka fituar djali i Kryeministrit apo Edi Rama me lejet e pallateve mendoj se menyra se si e trajton media nuk ka sinqeritet.Ndoshta permasat e profesionalizmit te medias duhet ti lidhim medoemos me ato te vendit tone.Kjo nuk eshte per te justifikuar ato qe akuzohen por mendoj se investigimi ne keto koordinata kerkon guxim e profesionalizem se bashku me sinqeritetin qe mendoj se mungojne.

 

Ej nuk ka marre ndonje lek si i persekutume Rama smiley jo po thasheeee smiley

rama eshte i pastrehe,sepse nuk din ke nga shtepiat te perdore me pare, nga ato te perqindjeve qe merr per c´do pallat smiley . Lere mo ai karragjozi kryeminister qe bashke me Lirine,me nje rroge mezi e shtyn muajin . Keta jane te felliqur mer zot. Nuk kane pik turpi

Ore po Rama mezi mbaka frymen gjalle. Duhet te falenderoje Salen qe ja ka rrit rrogen nja 5 a 6% se ble noi kokerr veze me teper e shtyn muajin.

 Problemi me këto deklarime është se komisioni i verifikimit të pasurive të këtyre zyrtarëve të lartë nuk verifikon dot as vërtetësinë dhe atë që është më kryesore burimin e këtyre pasurive ,apo fshehjen e tyre.Pa këtë deklarimi është komedi për të për të qesh me lot. Më interesant do të ishte dhe krahasimi i pasurive  të ministrave dhe deputetëve të shumicës me deputetët  pakicës apo dhe ish ministra ;  kryesisht ata me 2 -3 legjistatatura.

 leke si e persekutuar kish marre Xhozi. ka pas stress te madh mbas mullareve 

Keshilli Bashkiak i Tiranes duhet te mblidhet urgjentisht dhe te fuse Edin ne listen e ndihmes ekonomike............

Eshte gjynah...........Nuk braktisen te varferit ne kete menyre.................

ore 1 pytje, a themi te gjith se ne ps komandon kryetari? ne ps, mesa pash jane 14 deputete shume te pasur? si i komandon keta edi? pergjigjjuni aman smileysmiley

e dyta, e ka njeri idene ku mund te gjej deklaraten e pasurise se nje deputeti te thjeshte (psh po ja fus kot, vasilika hysit apo mesila dodes) ??? sepse ne faqen e ildkp ska gje, as ne ate te kuvendit, dhe asnje media si ka publiku

 

flm!!

po keto edi i ka bere te pasur dhe ti mendon vertete qe ai vete ka mbetur  i varfer......................

me ironi e kisha bajraku !!! smiley

di njeri ku mund te gjej nje deklarim pasurie te nje x deputeti, qe ska dale ne media?? te faqja zyrtare e ildkp eshte rremuje e papare!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).