Janë jo pak, por 44% e nxënësve të klasave të nënta të vitit të parë gjimnaz, që marrëdhënien me librat e kanë aspak të mirë. Megjithëse nuk u mungon informacioni, formimi i tyre me shprehi e njohuri të vlefshme, lë për të dëshiruar. Nuk bëhet fjalë vetëm për ato tekste, të cilat duhet t’i mësojnë me detyrim në shkollë. Adoleshentët shqiptarë duket se nuk e kanë fort dëshirë të lexuarin në përgjithësi. Ndonëse njohin mirë tipet më të reja të celularëve, makinat më të shtrenjta apo tendencat e modës, po t’i pyesësh për autorë librash, që moshatarët e tyre të dikurshëm i dinin në majë të gishtave, zor se të kthejnë përgjigje.

Një pjesë e mirë e prindërve bëjnë ç’të mundin duke i këshilluar, të tjerë i lënë të lirë. Por ajo çka dihet me siguri është se  pasojat e kësaj “krize” në marrëdhënien me librin dhe leximin në tërësi, kanë prekur të gjithë brezin. Ato janë të pakthyeshme sa i përket formimit të adoleshentëve, të cilët pas pak vitesh do të duhet të jenë të denjë për të mbajtur një pozicion pune. Sigurisht, nuk mungojnë përjashtimet, pasi ende mijëra nxënës kultivojnë dijet jo vetëm nga librat e shkollës. Por të paktën, siç pranohet dhe nga vetë mësuesit, fenomeni i braktisjes së librave po zgjerohet.
 

Mangësitë i ka evidentuar gjithashtu vetë Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Në strategjinë kombëtare të arsimit parauniversitar, për katër vitet e ardhshme është bërë një panoramë e situatës aktuale. Specialistët i janë  referuar të dhënave të ndërkombëtarëve. Në një testim të kryer nga programi ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, Shqipëria paraqitet mjaft dobët. Rreth 44% e nxënësve pesëmbëdhjetëvjeçarë rezultojnë të kenë arritje tepër të ulëta, përsa i përket leximit. Ata nuk pëlqejnë të lexojnë libra jashtëshkollorë, ndërsa mësojnë me sforco lëndët e klasës.

Problemet me kurrikulat
 

Brenda ambienteve shkollore, nga sa thuhet në strategji, për vetë mënyrën si janë ndërtuar kurrikulat, interesi i të nxënit ka shënuar rënie të ndjeshme. “Një nga shkaqet e nivelit të ulët të përvetësimit të dijeve shkollore nga një masë e madhe nxënësish, është mungesa e interesit të këtyre të fundit për mësimin. Është e nevojshme që të përshtatet përmbajtja kurrikulare dhe procesi mësimor me kërkesat e zhvillimit. Gjithashtu, normalizimi i ngarkesës është një objektiv që duhet të realizohet, si përmes eliminimit të materialit të panevojshëm, ashtu edhe nëpërmjet konsolidimit të mëtejshëm të reformës kurrikulare”, - thuhet në dokumentin e MASH-it.

Sipas ekspertëve të arsimit duhet të ndërhyhet në mënyrë që kurrikulat të orientohen nga cilësia e mësimdhënie-mësimnxënie, duke u siguruar nxënësve kohë të mjaftueshme për stimulimin e të menduarit të pavarur, kritik e krijues. Gjithashtu, duhet të kultivohen shprehitë e punës në grupe. Një tjetër problem që evidentohet si shkak i uljes së nivelit të cilësisë së mësimit në shkolla është mbipopullimi i klasave. Ndonëse drejtuesit e ish-drejtuesit e MASH-it kanë “trumbetuar” me forcë se përmirësimet në këtë drejtim janë të ndjeshme, në qytetet e mëdha klasat vijojnë të dynden nga nxënësit. Me të tilla kushte nxënësit bëhen pasivë që në bankat e shkollës, duke mos iu dhënë mundësi të ngrihen në mësim aq sa duhet, por të testohen vetëm me shkrim. “Reagimi i ngadaltë i sektorit publik ndaj migrimit të popullsisë, ka bërë që shkollat në qytetet e mëdha të punojnë mbi kapacitetin e tyre”, - thuhet në strategji.

35 Komente

Mark Twain: 'A person who won't read has no advantage over one who can't read'  - Ja tha, po kujt ja tha!

Sa eshte mesatarja e numrit te nxenesve ne klasa qe permendet si faktor mbipopullimi? 

Permenda ne temen tjeter leximin me lista ne kohen e qemotit.  A perdoret me e njejta metode?  Nqs jo, pse jo? 

E keshtu pyetjesh qe lindin padashje.

Aman o Monda, sado te jete nr i nxenesve neper klasa, ai / ajo qe do te lexoje, lexon. Sikur po i vene te lexojne ne klase! Leximi ne shtepi se ne shtepi do behet. Ketu per mua e kane fajin prinderit e rinj:

Prinderit e gjimnazisteve te sotem jane brezi qe u "poq" ne fund viteve '80-fillimi i viteve '90, ose me mire u "dogj" nga tranzicioni. Tipa qe as per vete nuk lexojne (dhe shkollat i kane bere me shqelma gjate krizes) po e kane mendjen te pasurohen, te pispillosen, te rrotullojne timonin e benzit, te veshin takat e modes se fundit, te dalin neper lokale "lluksi", e te tjera aktivitete kulturore si keto, dhe nuk ua varin fare femijeve, i lene neper televizor e kompiuter e kafene gjithe diten. Dhe kjo per ata qe konsiderohen "elite", se sa per te tjeret qe mezi nxjerrin paret e bukes, me keq akoma... s'kane takat per libra.

smiley

Ishte nje cik si me hile ajo pyetje.  Klasa ime ne gjimnaz ka pasur rreth 40 nxenes.  A ne jane kthyer ne auditore klasat e gjimnazeve sot, mbase do kene nje fare te drejte.  Nqs jo, atehere te mos ishte permendur si arsye.  

Ne kushtet qe ndodhet arsimi sot, lidhur ngushte me cdo gje tjeter, ne mungese te nje reforme radikale, atehere cfare mund te konsiderohet jane "honors programs", klasa me nxenes te perzgjedhur me ngarkese me te larte se normalja.   

Reformat radikale me mire ti harrojme se sa ngrene nje pluhur te madh - bile jo pluhur po tornado - dhe sa te qetesohet situata dhe te vijne gjerat ne vend jane djeg dy breza.

Reformat per mua duhet te jene "incremental", cika-cika, se si i thone pike-pike brehet dhe guri. Bej ca takime edukuese me prinder neper shkolla e emisione televizive, veri pak ne seder qe nuk merren me kalamajte, shif ca rezultatesh do kete. Po spati, perserite, a gjej dicka tjeter, shkalle-shkalle. Redesi ka qe te rindryshohet mentaliteti i rinise se te lexuarit (dhe jo te sorrollaturit kot neper kafe) eshte "cool".

Monda mbipopullimi eshte vetem ne Tirane.ndersa ne qytetet e tjera,mundet qe viti pare dhe viti dyt behen ne nje klase!! per mungese nxenesish.Ndersa sa per leximin e imponuar si qemoti behet por ndryshe.Medemek u lene mesuesve dore te lire te zgjedhin ke liber duan mesuesit.Keta pastaj nga marin nga nje lek te vogel""miqesisht''ja rekomandojne nxenesve per ti blere.Keshtu mesuesit rrisin pak rrogen dhe shkrimtari shet ndonje liber.

u c'me ke dale si me porosi. se ke edhe emrin ashtu "rakia". meritoje pra.

ma gjej pak rrush rrushitin e driteroit. Beje scan dhe ma nis.

Per hater te "strumbullores se vjeter".

 

A jane gjithashtu shkollat private faktor mungese?  

Sa per listen e leximit, nuk e di si/sa mund t'u lihet dore e lire mesuesve kur antologjite (per letersine e huaj apo shqiptare) perfshijne x, y, z shkrimtare baze.  Per lexim "jashteshkollor" c'tu kete enda e xhepi, u pa puna. 

 ...Urgjent nje  mbledhje e zgjeruar: "Takim  me Prinder, mesues, kryetar lagjeje, i plotfuqishmi, sekretaret e............... PD e PS-se dhe rraport ne 12 te nates tek  tek..... shoku... (sot  tek Zoti.... lesh me leme!)

    Jo kaqe, por  te merrej vesh gjeja me e vogel dhe prinder e mesues do kulllonin...

    Per ca gjera.... do ta qajme Vloren,  gjeneral!

will the real slim shady who can kill the beast please stand up?

Ja si vjen koha sot

E mer cun ! E shef me ça libtash i fisnikeronim ndjenjat ne moshen tone - i tha baba çunit maturant pasi i kishte rekomandu librin "tre shoket ".

O babe ! ç'qe ai liber me ? Tre burra merreshin me nje veremlije !!!!!!!

44% ??? Qekemi LULE ! Nga te pytmet e ketyre moshave ketu "brenda canakut " per punet e te lexuarit nga bashklasaxhijte del se s'jane as ke 10 perqindshi .

Po çfare ka ndodhur qe nuk jane as duan te jene  te kenduar ? Lexo lexo dhe s'lecitem ndonje rresht te kesaj natyre

A mund ti japin pergjigje e perse duhet libri letrar ...... shakaxhijte e perparimit smiley

A dojshim apo s'e dojshim Shypnin si ton Amrika?

Qafir, desha ta permendja dhe ate si "excuse" qe s'lexohet as ketej, pastaj m'u duk jystifikim, se ne fund te fundit, ne humbasim, ndaj e lashe. 

 Une kam frike se ne  keto shifra jane edhe zoterinjte mesues!!!

Ate thuaj, zoterinjte mesues dhe zoterinjte prinder.

Qafo ka ene mo smiley

Nji grup gay ( ketu ) kishin planezu me e myll Hamletin pa te vrame , po me te qame . Me thy m... itet pra smiley

Ishte variant i eger i asaj tones .

Pse ere te zihemi  ne ? Hame nga nje lesh te amel !

Po ne sido qe te ndodhe me Tufa pa Tufa edhe ketu kena per ti THY me Dysh folete e M...tit . Problem mbetet vetem era qe do mbame pas aktit te thyerjes, po do bejme si te mbejme !

Ne Shqiperi egziston nje klime armiqesore ndaj librit dhe ndaj leximit ne pergjithesi. Pervec rolit negativ te televizionit.

Me thene te drejten Olsi mua me duket se ne Shqiperi botohen goxha libra - plot librari ka Tirana, dhe gjithe klasiket e autoret me te njohur moderne perkthehen. (Bile autoret bashkekohore evropiane eshte me kollaj ti gjesh ne Shqiperi sesa ketu ne SHBA.) Nuk perkthehen ne menyre aq cilesore, po te pakten ekzistojne ne shqip.

Ne Tirane, kryeqytetin e Shqiperise, nuk ka te pakten nje biblioteke ku nje qytetar i thjeshte te shkoj te lexoj nje liber (librin e vete madje).

Nuk po flas per biblioteka lagjesh se ato i ka marre lumi, por edhe ne Bibioteken Kombetare eshte e pamundur nje gje e tille.

E le te mos flasim fare per Biblioteken e korpusit qendror te Universitetit te Tiranes, qe eshte vecse nje magazine per mobiljet e mbetura te universitetit.

Kjo, sa per te permendur nje element...

Ju ka lene koha prapa. Sot dija nuk thithet me ne menyre lineare por, minimalisht eksponenciale. Kjo pasqyrohet nga diplomat e shumta te marra ne universitete.

Nejse tani chene, mos e lidh me diplomen. Diploma e universitetit nuk ka te beje me leximin. Ti mund te dalesh inxhinier shume i zoti edhe pa lexuar romane artistike, psh.

Kjo gjendje ne Shqiperi nuk eshte ndonje cudi e madhe. Shqiptaret si popull nuk jane dalluar ndonjehere per kulture leximi, kulture librash. Jo vetem mes te rinjve por edhe me te vjetrit rralle lexojne. Mjafton te shohesh se sa eshte shitur "Mali Magjik" i botuar para disa muajsh ne Shqiperi, ose mund te besh nje anketim midis studenteve shqiptare se sa e njohin Horhe Luis Borhesin qe ju e keni diskutuar shume here ketu.

thomas mann - e adhuroj

 Ol, ke  100% te drejte.Tu biesh "Dor Taraf"(ane e kend) rrugeve dhe sidomos morise se klubeve, qe ka Tirana dhe nuk shef nje, nje njeri te vetem, me nje liber ne dore.Kjo eshte dukuria me e theksuar e ketyre viteve ne "liri veprimi"( qe duhet kuptuar:  ku seicili, ben si t`i doje qejfi, nderton ku ti doje qejfi, e zbaton ligjin,.... po t`i doje qejfi dhe nuka nevoje te hapi ndonje liber se ...nuk i don qejfi) Kjo eshte demokracia ne kete vendin tone.

 Sa per sa ka mendimin Laert, mua me duket se e ka jo te drejtesmileyse?

   Kemi qene te varfer, por nuk e kemi kosideruar turp.Ama aqe ka lexuar rinia jone, ore miku im sa nuk ta merr mendja.Nuk ka patur shtepi qe te mos kishte raftin e librave, (kryesisht romane, tregime e novela, me te shumtat perkthime,nga me te medhenjte e letersise franceze, ruse, angleze etj) ne "Bufene prodhim "Misto Mame".Ne gjimnazet e kohes time beheshin "Komente "  te atyre veprave, ne oren e letersise.Kishte njegare   dhe nje seder  mes nesh sa nuk e imagjinoni( Brezat e kane veti qe tejene nostalgjike per te shkuaren dhe kjo disime justifikon, por besomeni se them te verteta) Profesoret tane te letersise (une kam patur te ndjerin Profesor,  Gjergj Zhejin)na jepnin, per hartime tema, qe duhej ti nxirrnim  nga idete e romaneve qe reforonin profesoret..Na jepnin edhe nga Gorki, se Prof.Gjergji e adhuronte Gorkin si romantik."Plaka Izergill" e tij, eshte nje perle e plot si ai tregim.Ndersa "Kolonel Shoberi" eshte  aqe aktual sot, sa me duket se Balzaku sikur ta dinte... se do te vinte kjo dite edhe tek neve....Borgesi, kur eshte perkthyer dhe doli nga shtypi librat u shiten me miqesi e nden dore.Po keshtu edhe kur doli "Bankieri".E dini sa ka arrit nje bilet kinemaje tek "K.Partizani" apo "Republika" per  cilindo film te hauj? Edhe 30 leke.Dhe i shikonim nga dy e tre here.Ne nje kohe qe me 50 leke marrje nje berxolle, nje gjys panine dhe  dy kriklla birre.Dita e punes(prindit) ishte 150 leke.....! (flas me te vjetrat).Pra, JO! Nuk ka qene i tille, armik i librit, populli yne.Perkundrazi ahere jepej nje disniktiv "Miku I LIbrit" kush  kishte kenduar  dhjete romane.Dhe te ishte ne gjendje, tu bente recensen.Sot me duket se do jepet  disniktivi.... "Armiku ilibrit".... Mirepo nuk  del hesapi i aluminit dhe i bojes.... Po e bejne sot.

  Ka dhe faktore te tjere, qe e devijojne rinine nga idealet, per vehten.Bota e Internetit, TV, terheqja ne qejfe shthurese dhe sidomos mungesa e obsioneve politikeberese, te qeverrisjeve, ndaj  brezit ne rritje. Kjo ka zhvilluar  dhe nxit perdite, konfliktin femije- prinder, duke lene te qete qeverriberesit.Keni pare ndonje demonstrate te rinise, per sa ajo e shef se nuk pyet kush per te?Nuk keni pare.Dhe nuk keni per te pare.Se ku eshte rinia?

Kemi qene te varfer, por nuk e kemi kosideruar turp.Ama aqe ka lexuar rinia jone, ore miku im sa nuk ta merr mendja.

Po pra dhe mua keshtu me duket. Le qe deri nga fundi i viteve '80, televizor pothuaj nuk kishte fare ne Shqiperi, dhe ca do beje tjeter per te marre informacion, do lexoje...

Një pjesë e mirë e prindërve bëjnë ç’të mundin duke i këshilluar,

smiley

seriozisht e ka ky ?  

Cili prind mer ?  Ai qe rropatet gjithe diten duke shit ke tregu ? Ai qe ja fut nje dore bilardo dhe llotosport ? Ai qe ska buke te haje ?  Apo ai pasaniku qe gjun shoqet e cunit per dashnore ?   Si funksionon ky kshillimi i  here ?

Kshu : 'Lexo te keqen babi se te ben mire, se une po iki i cike te hudh i dopje ke klubi lagjes ? '

Sa kane lexu e sa lexojne prindet vete qe te lexojne cerrat o aman ?

Ti them une ca sugjerim amatore o Tufe, se si te pakten te lexohen librat e listes qe ka attach programi i letersise ? Se po u lexuan ata, kane dale ne drite kalamajt.

1. Mos lejo te kopjojne tek provimi i matures shteterore qe ka letersine brenda, qe te zhdepen ne katra ata qe skane lexu asi rresht , dhe te ngelen pa universitetin e preferuar.

2. Beje lenden e letersise per njerez dhe jo per jashtetokesore. Lexoje nji here per be librin dhe ushtrimet e tij dhe vere veten ne vend te nje nxenesi te vitit te pare

3. Orinentoje lenden dhe tekstin ne menyre te tille qe femija te lexoje librin dhe jo te kujtoje filmin apo dramatizimet qe jane bere, apo tja hedhi lumit duke lexu dy paragrafe, apo apo tja vari fare se eshte aq i veshtire programi dhe teksti sa femija largohet fare nga libri.

4. Nxit te shkruarin ne shkolle, me programe shkollore apo plotesuese. Ai qe perpiqet te shkruaje vetvetiu do shtyhet te lexoje.

 e ku di une me, por gjithesesi, mbipopullimi i klaasave sme duket te jete problemi

 

 Shqiptaret si popull nuk jane dalluar ndonjehere per kulture leximi, kulture librash. 

Ky eshte paragjykim i trashe kur flitet ne pergjithsi, ka shume shqiptare qe nuk lexojne per arsye kohe, angazhimi ne pune ose per arsye te mos shkollimit, ose per shkak te varferise, qe kohet e fundit eshte shtuar shume.Po ka po aq shume e shume shqiptare qe i kane mundesit te lexojne, sepse kane kohe te lire, dhe mundesi financiare.

Ne nuk vuajme nga kultura e librit por nga mentaliteti se ai qe lexon nje liber ne publik, autobus,tren, park, stol, eshte i cmen mbas librit, ose mentaliteti tjeter per tu dukur ne publik se lexon shume.Ndoshta mund te themi se shqiptaret vuajne nga komplekset ne lidhje me leximin e librit. Libri ne pergjithsi eshte ceshtje pasioni ceshtje argetimi per ata qe kane kohe te lire, dhe ceshtje profesioni per ata qe marin te ardhura nga libri, si te thuash "hajne buk me librin"!Lume ai qe ka kohe te lexoje dhe vullnet!

Ne nuk vuajme nga kultura e librit por nga mentaliteti se ai qe lexon nje liber ne publik, autobus,tren, park, stol, eshte i cmen mbas librit,

vallai te lexosh liber ne autobusat dhe trenat, dhe stolat e shqiprise vertet qe duhet te jesh i cmen pas librit.

por kemi i cik shprese me kto atabuzet e rinj kineze qe i pelqejne olsit. mbase ai do filloje te lexoje aty se ka kushte smiley

 ..ne se vertet te quajne te cmendur,(kete e di edhe une ) kjo tregon se ne jemi llafazan,llapaqen paqen dhe jo modest, sepse kur ti lexon nje liber, ti (tjetri) duhet te jesh pak individualist, te shikosh hallin tend si njeri me mend, ne te kunderten(sic dihet) eshte me lehete te maresh neper goje te tjeret, dhe te fusesh hundet, ne punet e tjetrit, gje qe ne shqiperi eshte karakteristik Nr 1!

Kur te arrihet kjo indiferenca ndaj "c`ben ai tjetri" ndoshta do te vije koha te lexohet kudo, ndoshta nuk do te caj njeri koken se C`ben Klodi, ne Lezhe, apo Torja ne Tirane, apo x ne Kavaj apo Elbasan!! smiley

 More lexo kudo, se dhe ne banje te ndih.Harron eren...!

 Ne fakt kjo eshte nje sindrom global. Kudo te rinjte e sotem, lexojne me pak se brezi jone. 

Ju ketu beni sikur shqiptaret me perpara lindin me liber ne dore dhe tani eshte prishur kjo pune. Une kur thashe me lart qe shqiptaret nuk kane kulture leximi nuk e kisha per kohen e komunizmit por per shqiptaret pergjithesisht ne 500 vitet e fundit. Popull injorantesh kane qene tere kohes. Shumica e shqiptareve e kane gjenetike mosleximin e librave.

 ...Shumica e shqiptareve, e kane gjenetike mosleximin e librit...

Laert, po kete sikur nuk e ke te goditur.Sepse me duhet te te sjell ne vemendje cilat jane bazat e trashegimise,  gjenetike.Dhe cilat  jane reflekse, te pa... e te kondicionuara. Ne se nuk bejme fjale, per atavizma.Por Ju thoni: "Shumica" ! Ndaj te mos  vet`hedhim ... mbi vehte me shume se kemi. Tere ato pengesa, tere ato thagma mbi kete popull te vogel e mbi jetoi.E beri, e   ruajti dhe e zbukuroi me tej  gjuhen dhe dijen.

 ..."Dhe drit e diturise, perpara dot na shpjere...!" Te pyes,  ke lexuar gje nga Samiu ?Edhe ne se po,  rihidhi nje sy! Se e kemi nder filozofet e rralle, jo me te kombit, por te Ballkanit....sa mire do te ishte,  qe shume gjera te ishin bere siç i parashifte Ai!

 Vetem te permendesh Petro Nini Luarasin, Papa Kristo Negovanin..Vellezerit Frasheri. e shume te tjere. qe safrifikuan jeten per gjuhen shqipe qe ajo te lexohej shqip mjafton se c`fare gjenetike kane shumica e shqiptareve! Laerti si Laerti!

 reth 44% e nxënësve pesëmbëdhjetëvjeçarë rezultojnë të kenë arritje tepër të ulëta, përsa i përket leximit. Ata nuk pëlqejnë të lexojnë libra jashtëshkollorë, ndërsa mësojnë me sforco lëndët e klasës.

I bie që 56%  pëlqejnë të lexojnë libra jashtshkollorë  .Më duket e kënaqshme kjo shifër  për kohët e sotme .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).