Ambasadori i ri amerikan flet në Senat
05/08/2010 19:50

Ambasadori i ri amerikan flet në Senat

Kandidati i zgjedhur nga presidenti amerikan Barak Obama për të qenë ambasador i Shteteve te Bashkuara në Shqipëri, Aleksandër Arvizu foli në seancën për konfirmimin e tij në Komitetin për Marrëdheniet e Jashtme në Senat, për të shpjeguar misionin e ardhshëm dhe për të çuar më tej, siç tha ai, interesat e SHBA-së në Shqipëri.

Ai e konsideroi vendin tonë një histori suksesi si dhe i bëri thirrje klasës politike të lërë mënjanë rivalitetin për t’u përqëndruar tek njerëzit e thjeshtë.

“Nganjëherë duket se klasa politike është më e shqetësuar në rivalitetet e saj sesa me mirëqenien e qyterarëve të thjeshtë. Për një moment të shkurtër, përpara zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, ishim dëshmitarë të një sensi jetëshkurtër të shpirtit bipartizan. Vëzhguesit objektivë ndërkombëtarë i vlerësuan këto zgjedhje si reflektuese të vullnetit të popullit. Për fat të keq, Shqipëria mbetet e mbërthyer në trashëgiminë e politikës ku ka vetëm të fituar ose vetëm të humbur dhe ku ka një mosbesim të thellë mes shumicës dhe opozitës. Një dialog konstruktiv mes palëve është shumë i vonuar dhe do ta ndihmonte Shqipërinë për të vënë në punë talentin e lindur dhe shkathtësinë e saj për ta çuar përpara”, është shprehur Arvizu.

Sa i takon zhvillimit ekonomik, Arvizu përmendi Shqipërinë si një ndër dy vendet në Europë që gjatë vitit 2009 shënoi rritje ekonomike, çka, sipas tij, parashikohet edhe këtë vit. Por siç tha ai, më shumë duhet bërë në Shqipëri.

“Si një shtet aleat i NATO-s, Shqipëria duhet të aderojë në parimet më të larta të Aleancës. Respekti i plotë për sundimin e ligjit dhe institucionet e pavarura është ende i dobët, ndërsa korrupsioni ende i lartë”, tha Arvizu.

Ai foli edhe për rolin e Shqipërisë në rajon.

“Shqipëri është një avokat i fortë i integrimit të Ballkanit Perëndimor në bashkësinë euro-atlantike, duke patur një fushatë për të kultivuar marrëdhëniet e mira me dhe ndërmjet fqinjëve, përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në të njëjtën kohë, Shqipëria është një përkrahës kyç i politikës sonë për të shtuar njohjet diplomatike të Kosovës”, deklaroi Arvizu.

Ai vlerësoi kontributin ushtarak të Shqipërisë në Afganistan në kuadër të forcës ISAF si dhe përmendi ndihmën e ofruar në rastin e strehimit të të burgosurve të Guantanamos.

Ambasadori Arvizu do të zëvendësojë në këtë detyrë Xhon Uidhers.

Arvizu është diplomat karriere i Shërbimit të Huaj, në rangun e këshilltarit ministror. Aktualisht, ai është drejtor i zyrës së zhvillimit të karrierës dhe pozitave të Departamentin amerikan të Shtetit. Më parë ka qenë zëvendësndihmës sekretar në Zyrën e Çështjeve të Azisë Lindore dhe Paqësorit. Aleki ka qenë gjithashtu zëvendësshef misioni në Bangkok të Tailandës dhe në Pnom Pen të Kamboxhias. Ai ka shërbyer edhe në vende të tjera, si Koreja e Jugut dhe Japonia. Këtu në Uashington ai ka punuar në Këshillin e Sigurimit

11 Komente

Sandrin e sjellin per dy arsye te mundshme: 1) per pushime 2) Per tu marr me punet verdall ashtu sic eshte i trajnum Sandri.

Eniveis, vellkem Sandro...

Zezako-japonez..perfect! Withers ishte zezako-cifut..even bettersmiley

Welcome! Welcome! Fillimi i mbare gjysma e punes, thote populli yne. Vete fjalet qe ka thene dhe paraqitja qe i ka bere Shqiperise sot para komitetit te Senatit na ben te besojme se ky person do te jete me te vertete nje perfaqesues dinjitoz i Amerikes ne Shqiperi. Do te perfaqesoje interesat amerikane ne Shqiperi dhe jo epshet, inatet e deshirat personale sic ka bere paraardhesi i tij.

Ca ke pi plako sot?

 Me verte tha "...talentin e lindur dhe  shkathtësinë e saj..."?

Amerika luan me neve 'bad cop - good cop'

I urojme sukses ne detyeren e tij te pare te ambasadorit. E veshtire do te jete ne fillimin e karrieres se ambasadorit, qe e fillon ne kete vend plot problematika dhe nderthurje te interesave te diplomacive te vjetra e me eksperience te Europes.

Uroj qe ti japi nderin qe i takon shtetit te tij te madh dhe te fuqishem ne kete cope te vogel europiane por me rendesi strategjike te jashtezakoneshme.

Urojme qe mos te bjere preh dhe te manipulohet prej interesave te paleve politike, por te jete suporti me i madh i ndershmerise, ligjshmerise dhe ndihmes se ndertimit te nje shteti te interesave te popullit te varfer, ku levrojne kokorocet, kapadaijte dhe megallomanet injorante.

S'besoj se ka vende per urime te tepruara..

Ky qenka  spiun i provuar dhe mjeshter i zanatit. Te vetem urim qe kam eshte te mos perfshihet ne ndonje Gerdec tjeter si ambasadori i meparshem.

Si gjithmone eshte teper acaruse njohuria e ceket qe kane per Shqiperine ne fillim te punes. Si rezultat i kesaj, mbi 50% e kohes ne Shqiperi e shpenzojne te njohin realitetin shqiptare. Kur arrijne te krijojne njohurit e nevojshme eshte koha te ikin, per ti lene rradhen spiunit te rradhes qe edhe si i meparshmi flet dhe shkruan si nje turist i huaj i rendomte qe pret te visitoje shqiperine per here te pare.

 

 

 Me pelqen ti lexoj komentet e ketyre te PD-se kur mbas gjashte muajsh ambasadori i ri do t'u kundervihet traplliqeve te Berishes. smiley

zezako-japonez wtf?!?! Paska dhe kshu e?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).