Fjala e Kryeministrit Berisha gjatë inaugurimit të rrugës Ura e Dajlanit – Kodra e Rrashbullit, në Durrës
 

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në inaugurimin e rrugës Ura e Dajlanit - Kodrat e Rrashbullit, në Durrës, një investim i qeverisë, që kap vlerën  2 milion euro.  Në fjalën e tij kryeministri tha se, vetëm 5 vitet e fundit janë investuar në këtë qytet dhe komunat e tij 12 herë më shumë se 8 vitet pararendëse të marra së bashku.

Duke u ndalur tek zhvillimi i turizmit në vend, Kryeministri Berisha tha se në pesë vitet  e fundit është dhjetëfishuar numri i turistëve në Shqipëri dhe vetëm këtë viti,  numri i turistëve të huaj në plazhet e Durrësit, por dhe në mbarë Shqipërinë, ka pësuar një rritje prej 25%. Kryeministri tha se kjo qeveri, do të vijojë punën e saj për shtimin e investimeve të mëdha në mbarë vendit, për ta bërë Shqipërinë një vend të denjë evropian.


Në fjalën e tij Kryeministri Berisha tha:


"Të dashur qytetarë dhe qytetare të Durrësi, z. Ministër,  zotërinj deputet,  zotërinj qeveritarë vendorë.

Së pari, ju përshëndes shumë përzemërsisht, shpreh kënaqësinë e veçantë që inaugurojmë së bashku një bulevard të ri madhështor për qytetin e Durrësit, i cili po njeh këto vite kohërat më të bukura në 3 mijë vitet e fundit.  Durrësi, si asnjëherë tjetër është zmadhuar dhe zmadhohet çdo ditë, është fuqizuar dhe fuqizohet çdo ditë.  Durrësi këto vite është shndërruar në një nga qendrat më të fuqishme të zhvillimit të vendit. Vetëm 5 vitet e fundit janë investuar në këtë qytet dhe komunat e tij 12 herë më shumë se 8 vitet pararendëse të marra së bashku.

Në Durrës dhe komunat e qarkut të tij, janë asfaltuar mbi 400 km rrugë, janë ndërtuar mbi 40 shkolla, mbi 50 qendra shëndetësore, me qindra kilometra  kanalizime.  Durrësi si qark, qëndron në krye për infrastrukturën e tij.  Komunat e Durrësit, qyteti, bashkitë e tjera, janë transformuar krejtësisht.

Durrësi ka dhe portin më të madh të vendit, po ndërtohet terminali i ri modern, janë zgjeruar kapacitetet e tij, pret këto ditë dhjetëra herë më shumë sesa  4-5 vite më parë, por Durrësi  është epiqendra e turizmit të vendit, ndaj dhe unë shfrytëzoj rastin në emër tuaj dhe të  qeverisë shqiptare, të përshëndes çdo pushues, çdo turist, qytetarë me origjinë shqiptare ose të huaj , që ka vendosur të kalojë në brigjet e bukura të Durrësit, në brigjet e Jonit dhe Adriatikut në tërësi, pushimet e tij.

Ju uroj pushime të mbara dhe i garantoj pushuesit, se kjo qeveri së bashku me këta qytetarë do ta bëjë Durrësin, Vlorën, Bregun, Lezhën, Velipojën, Divjakën, Golemin , çdo ditë dhe më tërheqës, çdo ditë dhe më mikpritës për ju dhe njerëzit tuaj.

Duhet tu shpreh mirënjohjen të gjithë turistëve me origjinë shqiptare apo të huaj, që kontribuojnë me pushimet e tyre në mënyrë të ndjeshme në buxhetet e familjeve shqiptare, kontribuojnë ndjeshëm në ekonominë shqiptare.

Zonja dhe zotërinj,

Turizmi ka njohur dhe njeh një bum të papërmbajtur.  Në rast se në vitin 2004, kufijtë e këtij vendi i kaluan gjithsej 300 mijë qytetarë , vitin e kaluar kjo shifër ishte 3 milion. Asnjë vend në 5 vite nuk ka njohur kurrë dhjetëfishim të numrit të tij të turistëve siç ka njohur Shqipëria. Po këtë vit si duken si janë zhvillimet? Janë jashtëzakonisht pozitive. Këtë vit numri i të huajve që vjen në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë ka një rritje prej 25%.

Pra turizmi është shndërruar në një kohë të shkurtër në degë kryesore të ekonomisë shqiptare.  Le të ftojmë ne sot kallogjerët e krizës të kalojnë një ditë në plazhin e Durrësit, por jo me gjyzlykët e tyre, të bisedojnë me njerëzit të bisedojnë me pushuesit dhe do të kuptojnë se flasin nga ana e pasme e hënës, se flasin nga errësira. Shqipëria është krejt tjetër. Ata që çdo ditë vajtojnë për krizën duhet ta dinë se ky vend sot ka dinamizmin ekonomik më të madh në historinë  saj, duhet ta dinë se përveç rritjes më të madhe të rrogave dhe pensioneve sot së bashku me ju hapëm siparin e një zinxhiri pa fund inaugurimesh, që do të shtrihen nga mali i Çajupit deri në Valbonë.

Unë ftoj sërish deputetët socialist të vijnë në këto inaugurime, sepse këto nuk kanë karakter partiak, përkundrazi këto janë për të gjithë shqiptarët, këto janë mundi dhe djersa e shqiptarëve, e shndërruar në vepra, në rrugë , në shkolla, në ujësjellës e kanalizime.

Qytetarë dhe qytetare të Durrësit, kriza botërore ishte prova më e fuqishme e ekonomisë shqiptare, ishte prova më e fuqishme e politikave të drejta të ndjekura nga kjo qeveri, ishte prova më e fuqishme e qëndrimeve, e mundit dhe djersës suaj. Ekonomia shqiptare nuk u përkul, sepse bazohet mbi mundin dhe djersën tuaj ,mbi sakrificën tuja, bazohet në liri dhe shfrytëzimin racional të saj nga qytetarët e saj. Këtë vit duhet tu informoj se, disa tregues janë më të mirë se kurrë, me shpejtësi të madhe po ngushtohet disbalanca tregtare, me shpejtësi të madhe, po rriten eksportet, po rritet prodhimi, të gjitha këto janë dëshmi e vitalitetit të një ekonomie, e cila bazohet e tëra në zhvillime reale dhe jo në flluska.

Edhe njëherë ju ftoj të bëjmë së bashku çdo përpjekje për të mikpritur me dinjitetin më të madh, miliona turist që vizitojnë Durrësin dhe Shqipërinë, të vazhdojnë të sigurt për ndërtimin e Shqipërisë evropiane.  Asgjë nuk ka në trashëgimin tonë më evropianë se Durrësi dhe visaret e tij.  Le të punojmë ne së bashku për këtë fytyrë të vërtetë Evropiane të Shqipërisë në të katër anët e saj.  Në këto katër vite, ne do të ndërtojmë infrastrukturën në mbarë Shqipërinë.  Ne do të bëjmë që çdo komune nga çdo qendër komune cilado qoftë ajo, të zbritet për 30 minuta në aksin e rrugëve kombëtare, nga çdo fshat ku jetojnë qytetarët shqiptare, të zbritet për 30 minuta në qendër të komunës. Ne, do të bëjmë që kudo, shkollat në këtë vend të jenë të standardeve më të mira. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të pasur ujin 24 orë, siç meritojnë qytetarët shqiptare. Kjo është rruga që kemi zgjedhur ne, rrugë  me lumenj djerse, por rrugë dinjitoze.  Shqipëria do të jetë evropiane vetëm e vetëm pasi ajo të ketë rrugët e saj, ujësjellsat e saj, kanalizimet e saj, shkollat e saj, spitalet e saj njëlloj me Evropën dhe ne do i bëjmë ato".

62 Komente

 Numri u arrit peraferishst......tani duket se mungon kualiteti!

Durrësi po njeh këto vite kohërat më të bukura në 3 mijë vitet e fundit

smileysmiley smiley smiley smiley

uh shyqyr chene, thashe se e kishe pershendet me dark side of the moon para meje smiley

 Buall Mavria se bashku me bashkine e Durrsit, do te bente mire te piketonte apo te projektonin lidhjen nderkontinentale, pra autobuzet dheautomjetet qedo te vinin ne Durres, te futeshin direkt ne autostrade per Maqedoni dhe Greqi. Kjo do ti jepte akses Shqiperise dhe ne arenen nderkombetare. 

e kon pas i plan te tille qy ne kohen e romakeve me duket (pranej dhe sula permen 3000 vjet turizem pjero).. sme kujtohet emri..

sheeeh prandaj financat tona ngelen duke vujt, se po paguajme akoma per rrugen e 3 mije vjeteve me pare smiley kishim kontraktu greket atehere dhe ata s'te falin.

Po ketij ç'i kushtonte te thoshte 10 mije? Kishte frike mos dukej e ekzagjeruar?

Pse vetem per 3 mije vitet e fundit?  Kaq pak!!! smiley

Pellazgia po ndryshon smiley

Këtë vit duhet tu informoj se, disa tregues janë më të mirë se kurrë, me shpejtësi të madhe po ngushtohet disbalanca tregtare, me shpejtësi të madhe, po rriten eksportet, po rritet prodhimi, të gjitha këto janë dëshmi e vitalitetit të një ekonomie, e cila bazohet e tëra në zhvillime reale dhe jo në flluska.

Fanar ndricues ne brigjet e Adriatikut,fanar

FOR E(N)VER FANAR  smiley

PS: i hoqi nje dajak ky kapitalizmit para ca ditesh ne mbledhjen (spektaklin) e radhes te qeverise qe na kerreu mallin e atij te lanetisurit.

Flluska ku eshte ? smiley

 pikerisht Oranje ajo me ka shkuar ne mend edhe mua...

Batute e forte, kjo tregon se nuk eshte vetem Rama batutaxhi i forte.

te paste sula te paste!

Mos, mu thafte tastiera.

Kam thene ndonje gje gabim?

Nuk kisha ndermend te prishja kete atmosfere te mrekullueshme.

Betohem qe nuk e perseris.

lum si na per ty Sali (parti)

te kisha mundesi do e pyesja- i ben nje prove ky perpara ketyre kryedeklaratave, apo i vijne keshu natyrshem tu ba bukunirat e shqiperise hahahaha,

shume kurioze jam te di - e beson veten kur flet xhaxhi Saliu

S'kam nevoje fare ta lexoj artikullin vetem te lexosh titullin te shkrehen gazrat..... smiley

Ky ja ka kaluar edhe udheheqesit te tij shpirteror E. Hoxhes mor aman, ai i bente krahasimet me vitin 1938 ky i ben me 3000 vjet krahasime......

Cfare shtaze qe eshte ky mor aman tamam nga epoka e gurit....... sa perpara do eci Shqiperia me kete anthropoid.......

Vape e madhe kohet e fundit. Per moshen qe ka, xhaxhi Saliu nuk duhet te dale ne diell se ja ca ndodh kur te bie ne koke. Megjithese ketij, i ka rene qe kur ka lere.

Ka bere ndonje zbulim arkeologjik ky merhumi dhe tani po krahason skeletet, apo si?

P.S. Mendoj qe ajo organizata per "kthimin e trurit' duhet te hape nje dege te vecante per kthimin e trurit te Berishes. Gjithmone duke u nisur nga premisa qe ai ka pas nje tru dikur.

PF, sic thote edhe organizata ne fjale, "siç del në pah edhe nga një studim i Flagler dhe Shapo i vitit 2006(10), [rasti i trurit te Berishes] ngjason me shumë me një 'ishull të izoluar’ "

një zinxhiri pa fund inaugurimesh, që do të shtrihen nga mali i Çajupit deri në Valbonë.

Cfare teleferiku madheshtor, nga mali Cajupit ne Valbone smiley

Ky i ka zvendesuar krahinat malore te Shqiperise me vargmalet me genjeshtra e traplleqe qe ka thene e vazhdon te thote...

 

p.s. E kapi ndonje me siper, qe Durresi as nuk eshte 3000 vjecar?

Turiste te huaj ky sanco panco mances quan, edhe Shqiptaret e viseve etnike ne Kosove ,Iliride, Malsi dhe Presheve smileysmiley. Kurse BULEVARDI MADHESHTOR eshte rruga e shkozetit ,qe permbytet edhe nga nje shi me diell, pikerisht diten kur martohen ashkalijnte

E pra, tamam mbeturine komuniste..."miqte kosovare"...

 

VIP eshte.  E nxe thenia e momentit te gjithin? 

Oh mi none! Tani as nuk mund te themi me qe ky burri ka reshkit... sepse u be boze edhe kjo shprehje.

hmmm, a e di valle kreu i shtetit qe na ndicon dielli e jo ana e perparme e henes?! Na solle wireless edhe ne Breg o Sali, t'u befte dita nje mije smiley hiperbolizimi duhet te jete kusht paraprak per integrim ne be, them una

Dielli dhe te gjitha planetet e tjera... vete galaksia... universi... rrotullohen perreth kryeministrise. smiley

E po dreqi e mori. Pyes veten: e kujt ishe ajo ide e shpifur qe duhet te mbylleshin cmendinat?!

E c'fare ka per te komentuar e per te qeshur e kete shprehje te ktij kryeminsitri tone? Cfare shprehet ne kete koment te tij qe nuk eshte shprehur me pare?

Vjen nje moment ne psikologjine njerezore, ku robi meson te ambientohet me mashtrimin dhe fyerjen. Ky moment eshte i erret, sepse pas tij nuk ka asgje, as drite, as shprese. Njeriu i ka kaluar te gjitha kufijte dhe pengesat e etikes njerezore. Dinjiteti i te tjereve nuk eshte me asgje, vecse nje subjekt humori.. dhe ky moment ka ardhur shume kohe me pare me kryeministrin sali berisha, nuk ka ardhur sot qe te na habisi. Por me pelqen vecse, se ne fakt askush nuk habitet me te.. thjesht komentojme mbi humorin.. dhe qeshim me psikopatin qe na udheheq.. dhe e falenderojme per humorin e tij.. si ajo viktima qe automatikisht falenderon dike qe e ka marr peng dhe e ka perdhunuar per 10 vjet.. kur ky i sjell nje caj.. dhe ajo thot flm, sepse e ka humbur sensin e te qenurit njeri. Atehere perdhunuesi hyn ne nje gjendje vete-kenaqesie, dhe i thot viktimes, se ky caji ka ardhur nga pllajat me te larta te botes.. nga Tibeti. I thot se ish Presidenti i Amerikes Ronald Reagan do te ndihej i privilegjuar ta pinte. Prej fjaleve te pengmarresit viktima hyn ne ekstaze.. se ne piken me te thelle te deprivimit, edhe tallja ofron nje fije energjie, sa per ti kujtuar njeriut se ende ekziston, packa se ka pushuar se jetuari.

detyrohem te ve nje 5*

(qeshim se nuk qajme dot )

(qeshim se nuk qajme dot )

!!!

smiley

Nga Lazarati e merr mallin qe tymos ky apo nga ndonje vend tjeter? Te n'a publikoje emrin e dealer-it ju lutem, se n'a duhet ato raste kur pak delir te shpeton jeten dhe humorin...

 Ky 3 mije vjeteshi i fundit, dote mbetet ne histori, e sigurte kjo! Me kete mendje qe ka doktori do te ndertohen te tjera vepra qe si kane pare 3 mijevjecaret.Tani te shohim kush eshte ajo qe nuk eshte pare, ne 4 mije vjet!

Pse nuk i fut nje t`lame tek deti/shurra para rezidences se tij ne Plazhin e Durresit. Edhe freskohej e mblidhte trute ose merrte ndonje infeksion dermik e nuk e shikonim ca kohe, te pakten deri sa te rifillonte parlamenti andej nga shtatori.

o Sali nè vend tè flasèsh broçkulla ...bèju njè nder atyre tè policisè kufitare...çoju ndonjè uniformè,se ishin pèr ibret tè shkretèt,po lamè nam ore...po sa bèn njè uniformè? pèr nder 50 euro i dèrgoj unè..

 i cili po njeh këto vite kohërat më të bukura në 3 mijë vitet e fundit

Shine on you crazy diamond! smiley

 

 Hehehe! 

Fool! smiley

 

Aaaaaa, kjo eshte e vertete!  3000 mije vjet me pare, kohe ne te cilen u be dhe lufta e Trojes, Durresi nuk ishte themeluar akoma. Mamuthet e Trapojes shetisnin te lire ne Alpet tona madheshtore, por kur klima filloi te ngrohej dhe ftohej sipas deshires se krytarit te mamutheve, keta te fundit i zuri nje etje e madhe dhe te gjitha kopete u nisen me vrap per te pire uje ne plazhin e Durresit. Aty, ne vend te pinin uje te embel, pine uje te kripur dhe qe nga ajo kohe plazhi nuk frekuentohej si me pare pasi me ngordhjen e ketyre mastodonteve u rrit infeksioni ne rradhet e banoreve perreth.  Mirpo disa nga mamuthet qe mbeten ne zonen e Lekdiplodokajt nuk shkuan me shoket e tyre tiranosaur dhe mastodonte nga qe ngaterruan rrugen shkuan nga Dardania ne bregun e detit qe sot quhet Marmara. Prej aty ata i dhane emrin e vendit te tyre edhe bregut te ketej ne Evrope si edhe pjeses se tokes pertej detit Marmara.  Ata e quajten kete Dardani dhe vendin e ngushte qe lidh Marmarane me Egjeun e quajten Dardanele. Ne gjuhen e lelegeve Dardanele do te thote trapjane.  Banoret qe jetuan ne kete zone e quajten vehten e tyre dardane dhe pak kohe me vone (rreth 200 vjete) muarren pjese ne luften e Trojes si aleate te mbretit Priam.    Qe nga ajo kohe u themelua Stambolli e cili u rrit aq shume sa sot quhet qendra e botes.  (Fillimisht vendi quhej Trapoll me vone  Bizant, me vone Kostandinapol, me vone Stamboll).   Keshtu qe mamuthet ne vend qe ta benin qendren e botes ne Durres, vajten dhe e bene gabimisht ne Stamboll.  Ne kohen e sotme u eshte kthyer mendja qe ta bejne Durresin si Stambollin.

Ore po ca jane keto qelbesira qe thote palokryeministe i ndyre?  Si mund te durohet ky plehe shpendesh ne krye?

Cuna, goca, ju pershendes tani nga Durresi. Qyteti eshte si nje nuse qe nje here e nje kohe ka qene e bukur, por dicka e kobshme i ka mdodh nderkohe. E perdhunuar, e plackitur, e djegur, e gjakosur, mutante, e piste, e qelbur, e shkelyer...

Qeka bere qytet Britanik Durresi?

Epidamnus britannicum!

Blackberry i Vodafonit Londinez pra. Tani qe del kanadezi eshte sepse jam lidh nga telefoni me wirelessin e hotelit ketu tek Nimfa.

ajo qe thote KM eshte e vertete: keto jane ditet me te mira te Durresit. Gjate gjithe 3000 viteve ne vazhdim Durresi do shkoje poshte e me poshte

100% përputhje mendimesh mes diskutuesish?!

Vajti për wool edhe ky blog blloku.

 

Grusht bashkuar rredh udhëheqsit  të lavdishëm që frymëzon mendim unik dhe të palëkundur .

Berisha takon pushuesit
05/08/2010 15:20

Berisha takon pushuesitNjë mbrëmje pushimi në bregdetin e Durrësit për kryeministrin Sali Berisha nuk do të thotë vetëm një takim me familjen apo me miqtë, por edhe një shëtitje pranë pistës “Iliria” dhe takim me plazhistët.

Shumica e tyre janë shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë, të cilët po kalojnë pushimet në bregdetin e Adriatikut. Edhe këtë vit, për ta, rruga për në plazhet shqiptare është më e shkurtër për shkak të rrugës Durrës-Kukës.

Por në plazhin e Durrësit ka edhe turistë të huaj, përshtypjet e të cilëve për Shqipërinë janë mbresëlënëse.

Vetë kryeministri Berisha është i kënaqur me numrin e turistëve që kanë vizituar vendin gjatë 2 muajve të parë të sezonit turistik.

“Vetëm qershori dhe korriku kanë rreth 1 milion e 400 mijë të ardhur. Është një vërshim do të thosha drejt Shqipërisë dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht pozitive”, është shprehur Berisha.

Në këto pamje me pushuesit kryeministri Berisha, megjithëse ka kaluar një vit të ashpër politik, duket i çlodhur dhe i shtensionuar madje bën edhe batuta me fëmijët që takon në plazh.

Plazhistët me të cilët takohet kryeministri Berisha duken të kënaqur nga pushimet në Durrës dhe kryeministri nuk ngurron t’u premtojë se qeveria do të vazhdojë të investojë për përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha zonat turistike të vendit.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=18... (video)

Nuk do rrika në plazhin e mrekullueshëm buzë bulevardit  emarti të mësojë notin dhe të thyej rekordin personal.

Zotrinj administratorë kam postuar një pyetje për peshqit  dhe se keni botuar keni frikë se si përgjigjet kush apo s'është shumë filozofike ,ekologjike ,radikaliste si psh : A nxen shumë dielli në Tiranë ?

Kushua im ne Durres me thote se hotelin e tij jo fort te madh (rreth 16 dhoma), si asnje vit tjeter ne keto 10 vitet e fundit, e ka patur fort te veshtire per ta mbushur...

M'vje keq per kushon, se vetem ne vere punon, jo per gjo tjeter...

perfundimisht e kuptova qe budallai jam une!

Gjuha politike, komunikimi politik eshte metafore. Berisha si politikan profesionist i perdor rendshem keto dhe duhet thene qe nuk del huq asnjehere, edhe me kundershtaret e tij. Ja edhe ketu psh. ne vend te debatit mbi investimet dhe arritjet sipas Berishes qe jane bere ne qarkun e Durresit ketu merren me karremin e Berishes. Ne fakt nuk kane cfare te merren me punet e kesaj qeverie, pasi ato pune e investime me te vertete jane bere, i gezojne njerezit. Dhe po, Durresi nese flasim ne terma ekonomik, infrastrukturore, mireqenie dhe popullsi po shikon koherat me te mira qe nga ndertimi i tij ne shekujt 13-11 Para Eres Sone. Durresi nuk eshte 3 mije vjecar, i bie te jete pak me shume se kaq.

Dhe po, Durresi nese flasim ne terma ekonomik, infrastrukturore, mireqenie dhe popullsi po shikon koherat me te mira qe nga ndertimi i tij ne shekujt 13-11 Para Eres Sone. Durresi nuk eshte 3 mije vjecar, i bie te jete pak me shume se kaq.

 

Po futi nje google para se thush brockulla.E bere Durresin si qyetet te Egjiptit te lashte.Te pakten shkoi shefit nga mbrapa qe eshte ne rregull me historine  .Edhe nje keshille tjeter, asnjehere mos pi me shume se shefi

hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahhahahahahahahahahahahahahahhahhahhaahahhaahahhahahah    smiley

Flm plako per kete te qeshme se me kishte shpetu barcaleta e fundit e bules, aka Birisha. O bulevardo, je madheshtor! smiley)

bulevardi, nje pyetje (jashte teme) kur ke qene ne Durres per here te fundit?

 vallaj heren e fundit qe isha ne Durres (p.s. nuk jam bulevardi), ishte nje anije e parkume aty te bregu, e kthyme ne shtepi banimi me gardh. Gardhi fillonte te rera edhe futej ne det brenda. Ishte ora nja 7 e mengjesit, te pista Iliria e leshit ishte njoni qe tha "nuk lejohet me u fut se nuk do pronari". Rruga nga fillimi i plazhit deri te pista Iliria e leshit kishte dy kanale m.ti qe mbanin era .ut edhe dirdhnin mut ne det. Po nqse kerceje fort mund t'i kaperceje. Kjo ishte ne fillim te majit. Ca kamiona te bashkise po pastronin plazhin nga leshteriket edhe plehra te tjera, thashe me vete "bravo". po mutit s'kishin ca t'i benin, se vinte nga pallatet perballe. Kishte edhe ca qena zgjebsa, qe i lihnin kamionit te bashkise, ca pleq me kapele republike edhe kostum qe kishin dale xhiro, nja dy rob me karroce plot me topa per shitje, ca topa dukeshin si shalqinj edhe ca matriarka nga Peja duke lujt me top. Kishte edhe ca peshkatare me nje rrjete peshkimi qe dukej bosh. Ne plazhin e Durresit, hiq eren e mutit ne nja dy vende, duhet vajt ne mengjes. 

 p.s. harrova reren, detin edhe fresllikun..

Eh pista Iliria, e kane zaptuar Hasanbellijte e famshem nga Skrapari...

 Si do kete qene Durresi para 3 mije vjetesh!?

Jam shume kureshtar ta di!

Ta dinte Jul Cezari qe Sali Ram Berisha i PARE po i merr lavdine,do cohej nga vari!

Ave Sal Berisha!!!!!!!!

Jemi vendi me funny ne bote me nje Kriminister trendy!

Ore keshtu kot e kom nje pyetje une:

Po Bashkia e Durresit dhe Kryebashkiaku i saj a kane ndonje merite per kete lulezim te Durresit gjate 3 mije viteve te fundit hahahahahahahahaha? Skom ca te boj, me vjen per te qeshur kur shkruj ket 3 mije vjeteshin e fundit. Ketij koqes ka fillu me ju duk vetja e pavdekshem. Prit tani kur te na flase se cfare ka per te bo ai dhe PD-ja gjate 1 mije viteve te ardheshme.....hahahahahahhahahaha  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).