Ish-drejtori flet për dëmtimet e fundit në parkun e Butrintit

Sic transit gloria mundi. Këtë fjalë të urtë latine ma kujtoi miku im Artan Shkreli, kur folëm mbi ndodhinë më të fundit në Teatrin Antik të Butrintit.

Që punët në këtë Qendër të Pasurisë Botërore të UNESCO-s kanë marrë rrokullimën, kjo është mëse e qartë për këdo që merret me çështjet e Trashëgimisë në Shqipëri. Nuk ka javë që Butrinti të mos jetë në faqet e shtypit për ndonjë problem të ri, që vjen nga paaftësia totale e atyre të cilëve janë caktuar për ta administruar dhe mirëmbajtur këtë qytet antik.

Por megjithatë, nuk më kishte shkuar mendja që edhe një prej gjërave që u përpoqëm që në fillim ta bënim një shembull të mbarë, Festivalin e Teatrit Antik, të kishte degjeneruar në këtë farë mënyre. Kur them u përpoqëm, (e di që nuk tingëllon mirë në veshin e menaxherëve privatë të këtij Festivali) kam parasysh njerëzit që në fundin e vitit ‘99 e mbështetën me gjithë shpirt rikthimin e jetës ne teatrin 2400- vjeçar të Butrintit, megjithëse një mori skeptikësh të asaj kohe ishin kundër kësaj ëndrre. Kanë kaluar 10 vjet që nga ky fillim i vështirë dhe jam i bindur se ndoshta një prej gjërave më të mira që janë bërë në Butrint deri më sot është ky Festival, i cili ka sjellë jetë dhe kulturë në një cep të Shqipërisë, që dikur ishte totalisht i braktisur dhe i harruar. Rikthimi i teatrit në skenën e mrekullueshme të Butrintit ishte një prej atyre gjërave që ia vlente të luftoje dhe të debatoje aso kohe.

Sesi filloi ky Festival dhe çfarë përpjekjesh u bënë për të, është një temë e veçantë, por duhet thënë se të gjithë ne, asaj kohe ramë dakord, që mbrojtja e Teatrit Antik do të ishte çështja parësore e këtij evenimenti. Megjithëse tashmë, prej disa vitesh nuk e kam ndjekur rregullisht këtë Festival, mendoja gjithsesi se organizatorët që ankohen gjithmonë për mbështetjen e pakët financiare kishin mësuar që ta respektonin atë, që ata vetë në intervistat në shtyp e quajnë me të madhe: “Tempullin e Shenjtë të Teatrit”, Teatrin Antik të Butrintit.

Përpara dy javësh, në edicionin e kësaj vere shkova për të parë një prej shfaqjeve të Festivalit, “Romeo dhe Xhulieta” e teatrit  rumun. Që në hyrje nuk mund t’i besoja syve, kur m’u pranë Teatrit Antik, vetëm disa metra nga banjat romake, ishin parkuar tre kamionë të mëdhenj. Tre kamionë me targa rumune, të cilët me sa duket kishin shkarkuar rekuizitën e shfaqjes. Aktorët dhe stafi i shumtë rumun ishin shpërndarë nëpër rrënojat antike, ulur mbi muret e banesave që rrethojnë teatrin, apo direkt në një prej mozaikëve, që ndodhet nën rërën e Banjës Romake.  Hamejtë që kishin ardhur nga Rumania transportonin rekuizitën e rëndë mbi muret antike të pa restauruara, duke hipur e zbritur mbi to. Sigurisht, dukej qartë që askush nuk i kishte informuar se përdorimi i mureve antike si stola apo vende grimi nuk ishte pjesë e programit. Aq më keq, kur shikoje personelin që paguhet për mbrojtjen e kësaj qendre, ulur nën hije, duke pirë cigare apo duke kruar dhëmbët. 

Por ajo që më trishtoi më shumë ishte momenti kur pashë që aktorët rumunë, duke mos pasur ku t’i vendosnin rrobat, i varnin ato me gozhdë në muret e Teatrit Antik, sigurisht jo për faj të tyre. Të paktën, t’iu kishin dhënë ndonjë çekan që të mos përdornin gurët e mureve. 

Duke qenë se isha paksa më shpejt se orari i fillimit, vazhdova rrugën më tej, por udhën ta prisnin atje ku përfundojnë  ekualiptet, dy vetura, nga njëra prej të cilave shiteshin pije freskuese (të paktën nuk po shisnin qofte dhe raki, se do ishte fundi i përdhosjes së këtij qyteti antik, që ka parë mjaft hordhi barbarësh mbi muret e saj) si dhe një kamion tjetër që përdorej si gjenerator. (Gjeneratori i qendrës antike është në kala, ndërsa kamioni që përdorej dikur si gjenerator, vendosej gjithmonë jashtë rrethimit.)

Por më e poshtra skenë, në të gjithë këtë teatër absurd, ishte kur “Veqilharxhi i Festivalit” (ai që merret gjithmonë me buxhetin e skenës, që kushton një djall e gjysmë nëpër preventive) hynte dhe dilte deri në teatër me taksi. Nuk i besoja dot syve. Ky palaço, që dikur e hoqën me shkelma nga Ministria e Kulturës, për falsifikimin e buxheteve të koncerteve që bënte kjo ministri, nuk kishte as më të voglin ndjesi për të respektuar këtë “Tempull të Shenjtë”. Këtë tempull, në emër të të cilit kërkon çdo vit buxhete të majme për të organizuar këtë festival, i cili është bërë një ndërmarrje private. Hynte dhe dilte me taksi pa iu trembur syri, në prani të publikut, në sy të rojeve që paguhen për ta mbrojtur këtë qytet antik, në sy të teatrit, për të cilin të gjithë kishim ardhur.

Më erdhi ndër mend vizita e ish-Presidentit Rexhep Meidani, i cili i zbriti makinës dhe si qytetar i thjeshtë hyri në qytet më këmbë. Çdo President dhe kryetar shteti i ka zbritur makinës tek dera dhe ka respektuar “shenjtërinë” e këtij qyteti.

Kur e filluam këtë ëndërr të përbashkët, në fundin e vitit ‘99 u përpoqëm t’i bënim gjërat sa më profesionalisht që të ishte e mundur, duke kërkuar respektimin e teatrit antik, gjatë aktiviteteve të tilla. Vendosëm kritere dhe kushte, si dhe një rregull, se çdo aktivitet do monitorohej nga specialistët e Monumenteve të Kulturës dhe specialistët e Parkut. Vendosëm një rregull, që një shumë e caktuar nga këto aktivitete do të shkonte në favor të restaurimit të Teatrit. Me sa duket, të gjitha këto ikën dhe vanë, u shkrinë si kripa në ujë dhe të parët që e shkelën me këmbë këtë rregull ishin organizatorët e festivalit, të cilët çdo vit mbledhin artistë në këtë “Tempull të Shenjtë të Teatrit”. Jo vetëm kjo, por kur lexon shfajësimin dhe mashtrimet mjerane të organizatorëve në shtyp për këto kritika, trishtohesh.

Shumë pranë Teatrit Antik të Butrintit është një pallat madhështor romak, i mbushur me mozaikë të mrekullueshëm. Mbi mozaikët duken qartë gjurmët e hunjve që mbanin kasollet prej kashte të barbarëve, të cilët vërshuan dhe shkatërruan civilizimin e shkëlqyer që gjetën. Mbi artin ata ndërtuan kasollet prej kashte.
Sic transit gloria mundi! (Kështu bjerret lavdia në këtë botë!)

24 Komente

Nja dy foto nga hera e fundit qe isha ne Butrint

SDC11283.jpg image by arabiado

 

SDC11272.jpg image by arabiado 

SDC11266.jpg image by arabiado

Sa turp. Barbar gjithandej

 O Rono ca do me thene bjerret,se nuk e paskam nigju nojhere.

bie, rrezohet, haet dalengadale

 Faleminderit.Kot keshtu sa per ta ditur,ate mozaikun ne Butrint pse e kishin mbuluar me zhavorr se isha pardje,jo per gjo po aty kishte roje private dhe nuk kishte noj rrezik demtimi.

 O brado,

bjerr do te thote mohohet, bie hasha. Perdoret nga veriu, psh "bjerri besen, bjerri fene" E sakte pjeserish pershkrimi i autorit, por nuk nenkupton nje rrezim te ngadalte, eshte rrezim i menjehershem. 

Sic nuk shkon gjithashtu aspak citimi latin i vene ne gojen e Artan Shkreli. Per dy arsye.

E para, te flasi per mbrojtje te trashigimise kulturore, Artan Shkreli, nje nga protagonistet kryesore e betonizimit te Tiranes, kjo nuk shkon hic. 

E dyta, "Sic transit gloria mundi", ka nje nenkuptim krejt tjeter, nga ajo qe nenkupton autori. Sic transit gloria mundi - Keshtu kalon lavdia e botes, eshte nje ftese per perulesi, modesti ne jete. S'ka lidhje me kontekstin e shkrimit. Perdoret ne situata krejt te ndryshme. Citime latine vend pa vend, se bejne figure te bukur, figure intelektuali, megjithese nuk jane te tille. Ky eshte shkrimi i disate i ish-drejtorit te Parkut te Butrintit kunder drejtorit aktual te Parkut te Butrintit. As nuk e di kush ka te drejte apo jo, por kshu me vijne spontane

Homo homini lupus

dhe

Mors tua vita mea

smiley 

per sjelljen sa me te mire ne shqip pyeta nje gjuhetare dhe ky eshte versioni optimal qe me sygjeroi.

 

ndersa konsultimi edhe me njohes te latinishtes  me mbushi mendjen qe kjo fraze tregon rrenien e nje civilizimi apo nje kulture ne nje kohe relativisht te gjate. pra jo te menjehereshme.

 

ky eshte sygjerimi i nje miku tim profesor ne oksford. ne se e ka gabim atehere edhe une e kam gabim

 

shprehje te tilla perdoren per te ilustruar nje mendim te caktuar aq me shume te lidhur me butrintin.  jo per lustrim intelektual

 

po eshte i disa shkrim dhe do te shkruaj edhe me shume kur shikoj qe trashegimia kulturore qe i perket edhe shkruesve te tjere ne kete forum po demtohet perdite. beni ndonje udhetim nga butrinti ta shikoni vete.

 

 

 Sugjerimi i profesorit ne oksford per "sic transit gloria mundi" eshte i gabuar. E kam degjuar si shprehje ne 2005 kur u zgjodh Papa i ri.

Sic transit gloria mundi - Kshu kalon lavdia e botes, jemi rere, pluhur, flake qe shuhet nga koha ergo sillu me perultesi, ji modest. Nenkupton kete gje.

Sa per debatin, as nuk jam ne brendesi aspak (duhet degjuar edhe kumbona tjeter), megjithate mirepritet cdo kritike ngado qe te vijne, nese sherben per te rritur presion per te permiresuar. Ad maiora!

nuk debatoj dot per nje fushe qe nuk jam profesionist

 

 

 Hunter, te dyja, shprehja dhe fjala jane te sakta ne konteksin qe jane perdorur. Shprehja ''Sic transit gloria mundi'' ka sarkazmen , ironine dhe keqardhjen brenda saj. Kuptimi i pare eshte ai qe thua ti. Po ne kete rast eshte perdorur aq sakte dhe bukur sa s'ka me. Pse duhet te shuhet lavdia e Butrintit? E kap dot trishtimin ne te? 

Mund ta shuaje koha ose faktore te tjere. Po pse shteti i bukur dhe njeriu shqiptar, me dashje?

E dyta ''bjerr'' eshte perdorur bukur. Ja te te jape nje shembull. '' e takova pas shume vitesh. Hallet e kishin bjerrur dhe trishtimi i cfaqej ne sy''. Nuk mund te bjerret njeriu ose dicka tjeter brenda nje nate. Bjerrja eshte nje proces i gjate dhe i mundimshem. Me pelqen shume kjo fjale. Eshte aq shqip sa me s'ka.

Une s'e kuptoj pse gjithcka duhet te shihet permes syve te politikes dhe pales qe mbeshtet? pse nuk e shihni me syrin e nje njeriu qe ka punuar per ta ngritur ate vend dhe tani e sheh tek rregjohet perdite.

hunter, ti qe je shprehur se te pelqen arti antik, nuk do te te pelqente qe ne te kishim qofte dhe nje vend te antikitetit te lashte me te cilin te krenoheshim?

Eshte shume e lehte te shohesh ne menyre siperfaqesore punen e tjetrit, e ta permbledhesh vetem tek kulti i parase, qe me sa shoh paska perfshire dhe Shkinaksin me te ardhur ne Shqiperi. Une, ndryshe nga ju, e pa syze partiake, shoh pasionin dhe zellin per te bere dicka te mire e me vlere. jo te shnderrohet ne qender te turpshme pikniku apo barbekjuje.

Duke qenë se isha paksa më shpejt se orari i fillimit, vazhdova rrugën më tej, por udhën ta prisnin atje ku përfundojnë  ekualiptet, dy vetura, nga njëra prej të cilave shiteshin pije freskuese (të paktën nuk po shisnin qofte dhe raki, se do ishte fundi i përdhosjes së këtij qyteti antik, që ka parë mjaft hordhi barbarësh mbi muret e saj) si dhe një kamion tjetër që përdorej si gjenerator. (Gjeneratori i qendrës antike është në kala, ndërsa kamioni që përdorej dikur si gjenerator, vendosej gjithmonë jashtë rrethimit.)

komenti im mund t'ju duket naiv, por aq me ben, ky vend ka nevoje per njerez te zote e qe duan me pasion zejen e tyre, ndryshe do te vijojme te perqendrohemi tek leket qe i kane ikur prej duarsh Auronit, meqe na e paskeshin hequr nga pune.

nja dy mendime, qe me shkojne mua neper mend, kur lexoj kete shkrim dhe te tjere si ai, bashke me reagimet e ndryshme ndaj ketij shkrimi dhe te tjere si ai:

Te mbrosh dhe te ruash dicka ka te beje fillimisht me veteidentifikimin me ate gje. Butrintin nuk e kane ndertuar ata qe sot bejne kasollet mbi germadhat e tij. As te paret e tyre. Keshtuqe ata nuk mund te identifikojne veten e tyre me ate tempull kulture. As funksionaret e Ministrise se Kultures nuk e identifikojne veten e tyre jo vetem me Butrintin dhe te tjera deshmi te gjalla te asaj pak kulture te popullit shqiptar, por as me funksionin e tyre. Per te ardhur keq eshte se ata nuk e shikojne veten si pjese te nje misioni per ruajtjen e monumenteve kulturore, por thjesht si disa funksionare tranzicioni, qe punojne per te kthyer ne pará cdo gje qe mund te kthehet ne nje atraksion turistik. Pará qe mundesisht ti fusin ne xhepat e tyre, sepse (ajo qe eshte me e keqja ne gjithe kete mesele) e dine qe po te mos jene ato, qe do e benin nje gje te tille, do te ishin te tjere qe do e benin dyfish me keq. Dhe kjo eshte ajo qe i bashkon qe te gjithe, pa dallim feje, krahine e perkatesie partiake.

Kultura eshte nje e mire e perbashket dhe ndofta ky eshte edhe difekti i madh ne nje shoqeri te represuar per dekada me rradhe nga "e perbashketa" dhe e obsesionuar nga "privatja". Ne kete shoqeri gjeja e perbashket eshte gjeja e askujt. Dhe ne kete shoqeri, ku edhe prona private mund te grabitet dhe tjetersohet fare lehte, prona e askujt nuk mund ti shpetoje dot vjedhjes, grabitjes dhe shkaterrimit.

E gjitha mund te ndryshoje vetem kur te arrihet qe kjo shoqeri te ndergjegjesohet, qe ato monumente kulture dhe kultura vete nuk i kemi trasheguar nga te paret tane, por i kemi marre borxh nga femijet tane.

Fiks fare, shume bukur e ke shkruajtur

 auron, shih:

kam respekt per ty dhe per menyren si ti shkruan. kur ti ishe drejtor nuk ishe pa kritika ne shtyp. nese je burre i zoti dhe i ndergjegjesuar sa thua, ok, hajde dalim ne shesh e bejme greve urie per mbrojtjen e mozaikut te butrintit, te durresit, te tiranes, te lezhes. hajde dalim neser ne shesh qe te mos i leme barbaret (qe te e fundit jemi ne) qe te prishin trashegimine tone kulturore. 

sikur lexoj shkrimet e tua sot kunder ketij drejtorit te ri, kam lexuar shkrime te te tjereve per ty. te gjithe akuzojme njeri tjetrin per korrupsion dhe asnjeri s'eshte ne gjendje te beje gje. 

ndaj, me behet qejfi qe ti e njeh sa duhet kulturen e butrintit deri te gjurmet e barbareve qe paskan bere vrima. une si pasardhes i atyre barbareve, apo i kujtdo tjeter qe beson ate qe thote pedro lart, besoj se nuk mjafton qe ti te bertasesh keshtu kunder ketyre te rinjve. per sa vite ishe ti drejtor ke krijuar nje plan dhjetera vjecar per ruajtjen e ketij muzeu? 

sot po degjoja dike qe shihte arkeologet qe germojne rreth varrit te skenderbeut? e nese gjejne gje- thoshte njeri- ku e shpien? ne ndonje muze jashte patjeter- ia priste tjetri. 

sa dinin ata? ti ke qene drejtor, llafe te bukura e te shemtuara kemi degjuar boll. ndaj duhet veprim. 

ane, ne gurbet kam ike per para, kur vendosa te kthehem, vendosa se u binda se nese se bejme vendin tone atehere c'kuptim ka jeta?

i nderuar

 

duke mos dashur te hy ne nje debat te gjate me ju.  besoj se ju nuk jeni fare ne dijeni te punes qe une kam bere ne butrint. pa dashur te vete deklaroj kete pune por une jam angazhuar ne butrint qe ne vitete 94 me misionin arkeologjik anglez.  ne 97 kam qene me dite te tera ne kalane e butrintit per te penguar plackitjen e muzeumit.

 

kam punuar per krijimin e parkut kombetar. kam qene drejtor i ketij parku. kam bere te mundur qe nen drejtimin e zyres qe une isha drejtor ky park te shpallej pasuri boterore e unesco.

kam rikthyer bustet e vjedhura. e kam marre kete qender me 0 turiste ( 97  lufta ne kosove etj)  e dorezova me 57 mije vizitore ne vit.

 

e mora me 0 lek te ardhura  e dorezova me 157 milion te vjetra ne vit.

 

e mora pa muze, e bera me muze.

 

e mora pa asnje staf e dorezova me 10 te rinj te trajnuar jashte qe i hoqen nga puna.  fitova 1 milion usd nga projekti GEF.  ky fond mbyllet ne shtator pa u levruar se banka boterore  nuk gjeti  personel te pregatitur si partner.

 

e mora pa asnje aktivitet kulturor.  po flasim per aktivitetin kulturor  etj etj

 

me thuaj  po ti cfare ke bere ne kete fushe?  une me punen time e dhashe kontributin tim. po ti?

 

im vella pagoi 20mije euro per te kthyer bustin e asklepit nga italia te vjedhur ne butrint ne 92. po ti?  eshte e lehte te shash kur nuk ben asgje vete.

 

 

te fala

 

a

çja bëre mirë. smiley

nderime Auron.

 

Ministri i Turizmit e Kulturës pezullon kreun e Parkut të Butrintit Pezullohet Ylli Cerova, arsyeja: Keqadministrim i Butrintit» Vendosur: 13/08/2010 - 10:11    • Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferaj, ka paralajmëruar edhe në takime të posaçme që të merren masa, që pastërtia të jetë primare, sidomos gjatë sezonit turistik. Urdhër ky i pazbatuar nga z. Cerova, ku është vënë re papastërtia, objekte të ndaluara në brendësi të parkut, si dhe shkelja e rregullave në lidhje me mirëmbajtjen e vlerave arkeologjike të parkut 

Drejtimi i vështirë i Ylli Cerovës, në krye të Parkut Kombëtar të Butrintit, ka marrë fund me pezullimin e tij nga detyra. Sipas një njoftimi nga ana e zyrës së shtypit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, arsyeja e pezullimit është keqadministrimi i këtij parku. “Arsyeja e këtij pezullimi ka qenë për shkak të mungesës së pastërtisë në Parkun e Butrintit. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferaj, ka paralajmëruar edhe në takime të posaçme që të merren masa, që pastërtia të jetë primare, sidomos gjatë sezonit turistik. Urdhër ky i pazbatuar nga z. Cerova, ku është vënë re papastërtia, objekte të ndaluara në brendësi të parkut, si dhe shkelja e rregullave në lidhje me mirëmbajtjen e vlerave arkeologjike të parkut”, - shkruhet në komunikatën për shtyp. Prej kohës që kur Ylli Cerova u vendos në krye të Parkut të Butrintit, nuk kanë reshtur kritikat në lidhje me administrimin e tij, numrin e turistëve në ulje, ndërhyrjeve të paligjshme, etj. Drejtori shkencor i fondacionit “Butrinti”, Richard Hodges, ka akuzuar në media drejtuesin e Parkut të Butrintit për abuzimin me biletat e vizitorëve. Sipas tij, të dhënave të deklaruara u mungojnë 25 mijë copë bileta, me nga një vlerë prej 5 euro secila. Një nga rastet që ka bërë bujë të madhe katër vjet më parë, ka qenë ndërhyrja restauruese e një porte antike të shek. IV, ku si lëndë bazë u përdor betoni, kategorikisht i pakëshillueshëm për një monument të këtij lloji. Zhurma qe e madhe aso kohe dhe çoi në shembjen e harkut të betontë si dhe hedhjen poshtë të miliona lekëve të shpenzuara për atë ndërtim. Herë pas here është ngritur pretendimi se në Parkun e Butrintit, pjesë e trashëgimisë botërore, në mbrojtje të UNESCO-s, mësojnë dorën studentë shqiptarë e të huaj, që zhvillojnë shkolla verore në këmbim të një pagese jo të vogël, e cila nuk dihej se ku shkonte. Pas problemesh të njëpasnjëshme të ngritura në shtyp nga specialistë të fushës, apo ish-drejtues të parkut, goditja e fundit për Cerovën qe Teatri Ndërkombëtar i Teatrove “Butrinti 2000”, i cili prej 11 vjetësh organizohet në skenën antike. Me anë fotografish dhe dëshmive okulare është vërtetuar shpërdorimi i hapësirave të parkut nga ana e organizatorëve dhe pasiviteti i treguar nga ana e menaxhuesve të Butrintit, e më konkretisht, drejtorit Ylli Cerova. Gozhdë të ngulura në muret antike, ku vareshin garderoba, automjete të tonazheve të rënda të futura mes rrënojash, rekuizita të rënda të mbështetura nëpër blloqet e gurtë e njerëz që livadhisnin andej-këndej, pa asnjë lloj kontrolli. Dhe duket se motivacioni i pezullimit të z. Cerova nga ana e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është mbështetur edhe në faktet e mësipërme.                        a.m

 

Me falni di gje njeri  cfare spektakli do organizohet ne adrianopol kete jave?

 Shkrimin e Auronit e lexova nga gazeta, dhe me beri pershtypje organizimi i dobet per te orientuar artistet rumune. Vetem ne Shqiperi gjen keshtu papergjegjeshmeri. 

Auron do te kisha dashur te uleshim, te bisedonim, te qerasja (e meriton), dhe nuk e dija se qenke ne Shqiperi. Ndonse njihemi vetem virtualisht, do te kisha deshire te organizonim nje konference ku te mblidheshin ter komentatoret e Peshkut e te diskutonim secili ne fushen e vet. Kete ide-projekt ia propozova dhe Blendit, por ai s`me ktheu pergjigje. Ai e di se pse. Tani une nisem per Belgjike, dhe ngelet veren tjeter te mblidhemi , te njihemi dhe te diskutojme per ceshtjet qe na shqetesojne me shume.

Ne fakt, nje konference te tille, ku te mblidhet mendimi i vyer, duhet ta organizojne derbederet e qeverise, sepse eshte dhe interesi i tyre te vjelin mendimin e mencur, mirpo hajvanet si duket jane te zene akoma me firmat e tyre, pasurine e tyre, babezitjen e tyre.  

Ministri i Turizmit e Kulturës pezullon kreun e Parkut të Butrintit Pezullohet Ylli Cerova, arsyeja: Keqadministrim i Drejtimi i vështirë i Ylli Cerovës, në krye të Parkut Kombëtar të Butrintit, ka marrë fund Ministri i Turizmit e Kulturës pezullon kreun e Parkut të Butrintit Pezullohet Ylli Cerova, arsyeja: Keqadministrim i Butrintit » Vendosur: 13/08/2010 - 10:11   • Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferaj, ka paralajmëruar edhe në takime të posaçme që të merren masa, që pastërtia të jetë primare, sidomos gjatë sezonit turistik. Urdhër ky i pazbatuar nga z. Cerova, ku është vënë re papastërtia, objekte të ndaluara në brendësi të parkut, si dhe shkelja e rregullave në lidhje me mirëmbajtjen e vlerave arkeologjike të parkut 

Drejtimi i vështirë i Ylli Cerovës, në krye të Parkut Kombëtar të Butrintit, ka marrë fund me pezullimin e tij nga detyra. Sipas një njoftimi nga ana e zyrës së shtypit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, arsyeja e pezullimit është keqadministrimi i këtij parku. “Arsyeja e këtij pezullimi ka qenë për shkak të mungesës së pastërtisë në Parkun e Butrintit. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferaj, ka paralajmëruar edhe në takime të posaçme që të merren masa, që pastërtia të jetë primare, sidomos gjatë sezonit turistik. Urdhër ky i pazbatuar nga z. Cerova, ku është vënë re papastërtia, objekte të ndaluara në brendësi të parkut, si dhe shkelja e rregullave në lidhje me mirëmbajtjen e vlerave arkeologjike të parkut”, - shkruhet në komunikatën për shtyp. Prej kohës që kur Ylli Cerova u vendos në krye të Parkut të Butrintit, nuk kanë reshtur kritikat në lidhje me administrimin e tij, numrin e turistëve në ulje, ndërhyrjeve të paligjshme, etj. Drejtori shkencor i fondacionit “Butrinti”, Richard Hodges, ka akuzuar në media drejtuesin e Parkut të Butrintit për abuzimin me biletat e vizitorëve. Sipas tij, të dhënave të deklaruara u mungojnë 25 mijë copë bileta, me nga një vlerë prej 5 euro secila. Një nga rastet që ka bërë bujë të madhe katër vjet më parë, ka qenë ndërhyrja restauruese e një porte antike të shek. IV, ku si lëndë bazë u përdor betoni, kategorikisht i pakëshillueshëm për një monument të këtij lloji. Zhurma qe e madhe aso kohe dhe çoi në shembjen e harkut të betontë si dhe hedhjen poshtë të miliona lekëve të shpenzuara për atë ndërtim. Herë pas here është ngritur pretendimi se në Parkun e Butrintit, pjesë e trashëgimisë botërore, në mbrojtje të UNESCO-s, mësojnë dorën studentë shqiptarë e të huaj, që zhvillojnë shkolla verore në këmbim të një pagese jo të vogël, e cila nuk dihej se ku shkonte. Pas problemesh të njëpasnjëshme të ngritura në shtyp nga specialistë të fushës, apo ish-drejtues të parkut, goditja e fundit për Cerovën qe Teatri Ndërkombëtar i Teatrove “Butrinti 2000”, i cili prej 11 vjetësh organizohet në skenën antike. Me anë fotografish dhe dëshmive okulare është vërtetuar shpërdorimi i hapësirave të parkut nga ana e organizatorëve dhe pasiviteti i treguar nga ana e menaxhuesve të Butrintit, e më konkretisht, drejtorit Ylli Cerova. Gozhdë të ngulura në muret antike, ku vareshin garderoba, automjete të tonazheve të rënda të futura mes rrënojash, rekuizita të rënda të mbështetura nëpër blloqet e gurtë e njerëz që livadhisnin andej-këndej, pa asnjë lloj kontrolli. Dhe duket se motivacioni i pezullimit të z. Cerova nga ana e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është mbështetur edhe në faktet e mësipërme.                        a.m

me pezullimin e tij nga detyra. Sipas një njoftimi nga ana e zyrës së shtypit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, arsyeja e pezullimit është keqadministrimi i këtij parku. “Arsyeja e këtij pezullimi ka qenë për shkak të mungesës së pastërtisë në Parkun e Butrintit. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferaj, ka paralajmëruar edhe në takime të posaçme që të merren masa, që pastërtia të jetë primare, sidomos gjatë sezonit turistik. Urdhër ky i pazbatuar nga z. Cerova, ku është vënë re papastërtia, objekte të ndaluara në brendësi të parkut, si dhe shkelja e rregullave në lidhje me mirëmbajtjen e vlerave arkeologjike të parkut”, - shkruhet në komunikatën për shtyp. Prej kohës që kur Ylli Cerova u vendos në krye të Parkut të Butrintit, nuk kanë reshtur kritikat në lidhje me administrimin e tij, numrin e turistëve në ulje, ndërhyrjeve të paligjshme, etj. Drejtori shkencor i fondacionit “Butrinti”, Richard Hodges, ka akuzuar në media drejtuesin e Parkut të Butrintit për abuzimin me biletat e vizitorëve. Sipas tij, të dhënave të deklaruara u mungojnë 25 mijë copë bileta, me nga një vlerë prej 5 euro secila. Një nga rastet që ka bërë bujë të madhe katër vjet më parë, ka qenë ndërhyrja restauruese e një porte antike të shek. IV, ku si lëndë bazë u përdor betoni, kategorikisht i pakëshillueshëm për një monument të këtij lloji. Zhurma qe e madhe aso kohe dhe çoi në shembjen e harkut të betontë si dhe hedhjen poshtë të miliona lekëve të shpenzuara për atë ndërtim. Herë pas here është ngritur pretendimi se në Parkun e Butrintit, pjesë e trashëgimisë botërore, në mbrojtje të UNESCO-s, mësojnë dorën studentë shqiptarë e të huaj, që zhvillojnë shkolla verore në këmbim të një pagese jo të vogël, e cila nuk dihej se ku shkonte. Pas problemesh të njëpasnjëshme të ngritura në shtyp nga specialistë të fushës, apo ish-drejtues të parkut, goditja e fundit për Cerovën qe Teatri Ndërkombëtar i Teatrove “Butrinti 2000”, i cili prej 11 vjetësh organizohet në skenën antike. Me anë fotografish dhe dëshmive okulare është vërtetuar shpërdorimi i hapësirave të parkut nga ana e organizatorëve dhe pasiviteti i treguar nga ana e menaxhuesve të Butrintit, e më konkretisht, drejtorit Ylli Cerova. Gozhdë të ngulura në muret antike, ku vareshin garderoba, automjete të tonazheve të rënda të futura mes rrënojash, rekuizita të rënda të mbështetura nëpër blloqet e gurtë e njerëz që livadhisnin andej-këndej, pa asnjë lloj kontrolli. Dhe duket se motivacioni i pezullimit të z. Cerova nga ana e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është mbështetur edhe në faktet e mësipërme.                        a.m

Pezullohet nga detyra drejtori i Butrintit Ylli Cerova» Dërguar më: 13/08/2010 - 14:08  Lajme te ngjashmeCerova, e vërteta e rrugës së re të Butrintit
• Datë: Aug 13, 2010Admirina Peçi

Pezullohet nga detyra drejtori i parkut të Butrintit prof. Ylli Cerova. Lajmi u konfirmua dje nga ministri Ferdinand Xhaferaj, duke argumentuar se motivi i këtij pezullimi ishte "mungesa e pastërtisë në Parkun Kombëtar të Butrintit". Kreu i MTKRS tha dje se ka komanduar në këtë detyrë Klodian Pajunin, ish-prefekt i Durrësit e që mbante deri më dje postin e drejtorit të përgjithshëm të Turizmit dhe Kulturës në MTKRS. I pyetur nga redaksia e "Neës 24", z.Cerova tha se: "nuk është në dijeni të këtij pezullimi dhe se ende nuk ka marrë asnjë shkresë nga MTKRS-ja. Ndërsa, korrespodenti i GSH-së në Sarandë njoftoi se drejtori Cerova ka qenë në zyrën e tij në Butrint edhe ditën e djeshme.
Burime në MTKRS thonë se: "arsyet e shkarkimit kanë qenë shumë ankesa që kanë mbërritur në këtë dikaster nga turistë të huaj, sipas së cilëve në Butrint nuk plotësohen standardet e një parku Kombëtar për më tepër, i shpallur pasuri botërore dhe vënë nën mbrojtjen e UNESCO-s. Po të njëjtat burime, thonë se një tjetër shkak mund të jetë abuzimi me biletat e Parkut, fakt i bërë publik pak kohë më parë edhe nga drejtori shkencor i Fondacionit "Butrinti" Richard Hodges. Sipas Hodges, Butrintit vetëm më 2009 i mungojnë 25 mijë vizitorë, në listën e deklaruar nga drejtuesit e parkut, shifër kjo e përkthyer në 125 mijë euro (bileta kushton 5 euro për çdo vizitor.) Drejtuesit e Parkut të Butrintit kishin raportuar se, në vitin 2009 Butrinti ishte vizituar nga 50 mijë turistë, shifër kjo, sa ajo e vitit 2005, ndërkohë që nga ana tjetër MTKRS-ja deklaronte se, numri i turistëve në vend ishte dyfishuar në krahasim me vitin 2005. Prof. Ylli Cerova me profesion arkeolog, u emërua më 3 korrik 2005 si drejtor i parkut të Butrintit, një prej vendeve më të lakmuar e të vizituar në Shqipëri nga turistët. Ai erdhi në këtë detyrë i emëruar nga ministri i atëhershëm Bujar Leskaj, duke zënë vendin e paraardhësit të tij Auron Tare, me të cilin për gjatë gjithë viteve në vazhdim kanë zhvilluar një debat të vazhdueshëm në distancë. Në kohën e shkarkimit të Tares dhe emërimit të Cverovës në vend të tij, në vitin 2005, pak kohë pasi ishte ndërruar rendi politik në Shqipëri, shumë personazhe të njohur të trashëgimisë në vend por, edhe në rang ndërkombëtar e komentuan si një levizje politike. E megjithëkëtë Cerova dhe Tare gjatë këtyre pesë viteve i kanë drejtuar njëri-tjetrit shumë akuza për shkelje ligjore dhe abuzime me detyrën. Madje, Cerova e çoi çështjen e paraardhësit të tij në prokurori, çështje kjo që zgjati plot tre vjet, pa u marrë ndonjë masë ligjore ndaj Tares. Por, edhe më vonë Cerova ka analizuar më shumë se njëherë në shtyp gjendjen ku e ka gjetur Parkun e Butrintit në momentin e emërimit të tij, si dhe shkeljet dhe abuzimet që ai pretendonte se kishte kryer Tare gjatë 9-viteve drejtim në këtë Park. Ndërsa, Auron Tare në shumë prononcime për mediat ka denoncuar shpesh shkeljet e drejtorit Cerova, dhe drejtimin e tij joprofesional, duke e cilësuar shpesh edhe të papërgjegjshëm. Një nga rastet e zhurmshme të denoncimeve ishte betonizimi i portës hyrëse në tetarin e Butrintit, një ndërhyrje restauruese kjo që ngjalli shumë reagime në radhët e specialistëve të trashëgimisë. Por, mjaft i bujshëm ishte edhe denoncimi i fundit për shkelje dhe dhunim të ambienteve të Teatrit të Butrintit gjatë ditëve të Festivalit Ndërkombëtar të Tetarove, duke iu shtuar këtyre edhe denoncimin për dëmet e shkaktuara nga ndërtimi i rrugës së re për në Butrint, rast që tërhoqi edhe vëmendjen e specialistëve të UNESCO-s.

Hapi i pare u krye.

Po tani cfare do te ndodhe?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).