www.moi.gov.al

Në varrezat ''Dëshmorët e Kombit'' u zhvillua një ceremoni përkujtimore me rastin e njëvjetorit të rënies në krye të detyrës të katër punonjësve të Policisë së Shtetit, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollari.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha vlerësoi se këta Dëshmorë të Atdheut sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të vlerave me të larta që qëndrojnë në themel të një shoqërie demokratike.
Basha siguroi se Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe qeveria kanë marë dhe do të marin të gjitha masat e përkujdesjes për familjarët dhe fëmijët e tyre.

-Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e Kryeministrit Berisha ngurtësoi njëherë e mirë në ligj të gjitha detyrimet që shteti mbart për katër Dëshmorët e Atdheut dhe të gjithë të rënët në krye të detyrës të Policisë së Shtetit,-u shpreh Ministri Basha.

Një vëmendje të veçantë në fjalën e tij, Ministri Basha i kushtoi edhe sfidave e rreziqeve me të cilat përballet Policia e Shtetit në përpjekje për zbatimin e ligjit dhe garantimin e lirive të çdo qytetari para ligjit.

-Përgatitja e kuadrit nënligjor dhe stërvitja operacionale taktike që ju keni ndërmarrë, si dhe mësimet e nxjera nga këto ngjarje, do të shërbejnë në mënyrë që kurrë më kush guxon t'i drejtojë armën Policisë së Shtetit mos të ketë shansin ta shkrepë atë,-deklaroi Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha.

Ceremonia përkujtimore vijoi me vendosjen e kurorave me lule në nderim të katër Dëshmorëve të Atdheut nga Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha, drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe familjarët e dëshmorëve.

Pas ceremonisë, Ministri Basha dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit zhvilluan vizita pranë familjeve të katër Dëshmorëve të Atdheut, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollari.

15 Komente

kot nuk thone 'mjere ai qe hiken...' smiley

Altin Dizdari mos ka qene burri i Aida Dizdarit? ....

 

 po Ketlin , Aida ka qene bashkeshortja e Altinit

Nga kjo ngjarje mesuam, paftesine e policise se shtetit, lidhjet e atij Dritanit (ne mos gabojme per emrin) me segmente te policise, pasi ai dispononte pashaporta dhe dokumente te tjera te leshuara nga policia (sic mesuam nga shtypi), nderkoh qe thuhej se ishte ne kerkim apo listen e zeze, sic i thone tani.  

 Ishte dhe mbetet nje tragjedi.

   Por une, sapo e mesova ate dite, thashe me vehte:Ketu o ka tradheti (dekonspirim  te planit policor. E ne se do  ishte ashtu, te  kerkuarit nuk do vinin ne ate prite. Se  shtypi dhe eproret i quajten "eksperte te antikrimit policet)  ose policeve tane, ....... nuk u  kane mesuar  as lojen "me lufte" te femirise.I fshiheshim drejtimit te shkopit te tjetrit, si te ishte tyta e dyfekut.Ç`a dreq trainimesh bejne xhanem? Si more vene "ta zene me dore", kur  ai ishte person i rene ne krim...! Dhe askush nuk ndjeu pergjegjesi ne kete vend .Kudo,  Gerdeci paraqitet.

"Perkujdesje... per familiaret e tyre.."!

   Qe te mos vdesin per buke? Jo more Jo! Qe te mos kete kurre me  dore, qe  te ngrihet mbi te drejten, mbi ligjin, mbi policin! Pse cila na qenka tejeter  veç ketyre "e drejat"?

    Nuk di pse mu kujtua situata e  ardhjes se Xhevdet Mustafes..Nje njeri vrau tere ata vete, si te ishin pula dhe mu ne mes te dites.Ahere e kam justifikuar se  policia nuk kishte pervoje ne perballje  me krim te organizuar.Vetem me vjedhes bicikletash e dyqanesh.Por sot, pas 20 vitesh?Nuk u falet. Insha Allah !.. te kene zene mend strukturat drejtuese dhe veçanerisht shkolla  qe i specializon policet e antikrimit....!

Masaker, mungese profesionalizmi...

Ate Bashen ta kapin ne shkelma. Denglaxhiu i korrupsionit,qe mban fjalime morti dhe pikellimi. Ja kane varr melcite ne qafe dhe e kane bere minister te brendshem. Turpi i zotit. Kerkohet dhe nga drejtesia pa le. Sinqerisht peshe e rende eshte per familjaret e deshmorve te kombit, ky akt. Vetem ngushellim nuk eshte.

Keq kur arrestohet krimineli keq kur nuk arrestohet.

Po ai ju iku juve te PS ne mes te dites ne gjykete ore dhe nuk po thoni gje fare per ministrat tuaj te super korruptuar.

Tani qe kjo qeveri e kapi kriminelin jo vetem qe po villni vrer por po beni edhe insinuata.Ai kriminel akoma po justifikohet nga segmentet e PS qe punojne tek Gazeta Shqiptare apo Shekulli.Normalisht qe ai do te ishte njoftuar kur dihet qe nuk mund te heqesh me punonjesit sepse mbahen pas ligjit te nepunesit.Ata qe e liruan nga gjykata akoma punojne ne polici sepse nuk mund ti pushoje njeri nga puna.Kaq e veshtire eshte te kuptohet se kush eshte fajtori per tragjedine?Felliqesirat e PS qe e shpetuan heren e pare dhe tani vazhdojne te punojne ne ministri sepse kane ligjin e nepunesit me vete.

Une nuk e di se si ndodhi ngjarja dhe si u vrane ata kater deshmoret,por di qe kjo qeveri e kapi ate kriminel qe kishte pasaporta diplomatike( sipas Pjerit) te leshuara nga qeverite socialiste.

Tani ata qe e lane te lire ne mes te dites jane te pafajshem ndersa keta qe e kapen dhe dhane dhe jeten jane fajtore.

Nuk thoni qe ai kriminel te denohet me burgim te perjetshem pa mundesi falje  por vazhdoni i bini avazit se shteti qe e kapi,donte qe policet te vriteshin!!!!

Vazhdoni te perdorni kete tragjedi per perfitime politike te liderit tuaj Rama.TURP!!!

Nuk thuhet kot qe nese do te shohesh budallalleqe,hap PPU.

 Kush ka bere pak muhabet me nje polic me pak tru,e kupton se sa e korruptuar dhe e paafte eshte Policia Shqiptare!

Ata te gjoret ishin thjesht "koka turku" ne sherbim te mafies politike qe drejton Shqiperine!

Dhe historia vazhdon...

Keto pallavra nuk do ti besonte as vete les valesa,qe eshte babai i krijimit te solidarnosit. Ata jane deshmor dhe mos i impliko ketu, kurse basha eshte nje horr qe per pak do kishte bo orgji me ramen, sepse per tek ai u nis. Ja preu drejtimin argita dhe perfundoi me sanco pancon ne PD. Leri deshmoret te prehen. Pse kritikon nje horr blu, nuk do te thote se je patjeter me horrat e kuq. Nuk i shkon bashes te derdh lote KROKORDILI.Po jeni mesu me i pa gjerat bardh e zi. Kjo ndodh kur stacioni stakohet vetem tek klani, tvsh apo rilindja demokratike. Vetem fytyra  dhe fjalori i sanco pacos do te degjohet gjithandej

Nuk po mbroj as Bashen dhe nuk po implikoj policet e vrare.Ata jane deshmore dhe per kete i nderoj me respektin me te madh.

Problemi eshte se mediat e Rames si GSH apo Shekulli jane hapur me Dajtin pra me vrasesin.I ke lexuar shkrimet e tyre?Perse mbrojne vrasesin?Kush e la kete vrases te ike ne mes te dites nga gjykata?Perse sulmohen njerezit qe u munduan ti vinin prangat ketij krimineli dhe nuk futen ne burg ata qe e lane te ikte?

Solidarnost, nga Rama mund te kete implikime dhe nuk e ve doren ne zjarr per kete. Por mesa kam pare ne media, babai i Dajtit ka nje fotografi shume gazmore dhe te perzemert me salen. Sidoqofte me thuaj nese eshte arritje e shtetit, dhe a duhet te krenohet ai qe me ne fund e vuri ne pranga kriminelin, kur tregoi paaftesi dhe mungese profesionalizmi,qe rezuloti me 4 police te vrare? Kjo eshte takse shume e larte per tu paguar. 4 punonjes policie te vrare ne nje aksion te vetem jane vertet shume. Korrupsioni ne c'do hallke, i ben ata police koka turku dhe jo deshmore. Ajo ceremoni morotore eshte vetem nje shfaqje hipokritesh,sepse ne fakt ata nuk duan te bejne shtet. Perndryshe do te duhej qe shumica e tyre te perfundonin ne burg

Taksa ishte shume e larte dhe pergjegjesit e operacionit duhet te japin pergjegjesi,kjo nuk diskutohet.Por te pakten krimineli u vu ne pranga,jo si heren e pare qe "u largua ne drejtim te paditur".

Por edhe marrja ne mbrojtje e Dajtit nga mediat e Rames eshte skandaloze.Si mbrojne ata nje moster te tille qe ka vrare 6 vete?Nuk me duket aspak e moralshme,ty ndoshta te duket OK.

...babai i Dajtit ka nje fotografi shume gazmore dhe te perzemert me salen. ..

Ndoshta ka nuk mund te them gje.Ndoshta ka dale ne ndonje vizite qe ka bere Sala apo takim elektoral dhe ai del me cdo njeri ne foto apo jo?Nese e ka ftuar ne KM dhe ka dale ne foto, ajo po eshte kompromentuese.

 Metoda e hedhjes se fajit tek opozita eshte virus i Derrit dhe i Pules se bashku, per te gjithe ata qe e aplikojne ate .

Me thoni nje rast, kur per nje ngjarje, ose nje fenomen qe eshte i kesaj shkalle, dhe shteti, te marr pergjeqsine per vete? Gjithmone do te gjendet nje hapsire, per te dorovitur fajin kur, ai analizohet me kopetence nga opozita?

Jo nuk eshte as per mu e moralshme solidarnost,...gabohesh.  Une nuk i mbroj ,nese opozita i del ne krah Dajtit. Megjithate foto e babit te tij me salen nuk eshte e rastesishme, dhe as elektorale. I ati i dajtit ka qene guzhinier tek tajvani ne mos gaboj, dhe sala duket i gostisur mire ne ate foto te qeshur.Ndersa per arestimin,...nuk po arratiset Dajti, por jane me qindra rastet korruptive  me lejet nga burgjet. Raste qe nuk kthehen, por edhe te tilla qe arratisen nga qelite ka pas plot. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).