Darka e Topit në Itali grabiten sendet e gruas së diplomatitBëhet “pre” e bandave hajdute bareze makina e ambasadorit shqiptar në Itali Llesh Kola, së bashku me bashkëshorten e tij Bardha Kola.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e dy ditëve më parë, kur ambasadori shqiptar me bashkëshorten, po shoqëronin Presidentin e Republikës Bamir Topi gjatë një darke në Bari.

Presidenti Bamir Topi gjendej në Itali, në rajonin e Puglias ku ndoqi nga afër koncertin e Al Banos në Cellino S. Marco, “Mea Puglia Festival”, një event, që korri një sukses të veçantë. E në rrugën e kthimit për në Shqipëri, ka ndodhur incidenti gjatë darkës në një nga restorantet luksoze të Barit.
Sipas policisë lokale të Barit, pas denoncimit që është bërë nga vetë bashkëshortja e ambasadorit, Bardha Kola, është vjedhur në makinën e ambasadës shqiptare, një Audi A4 me targa CD, çanta personale e të shoqes së ambasadorit.
Dhe nuk kanë qenë pak, por shuma e deklaruar në polici prej diplomatit shqiptar, ka qenë plot 5000 euro, pasaporta diplomatike dhe bizhuteritë e çmuara që zonja kishte në çantë.

Presidenti Bamir Topi, po kthehej në rrugën për në Shqipëri nga Bari, me traget, i shoqëruar nga katër makina, madje edhe me eskortë policie italiane, kur ka vendosur para se të marrë tragetin, të hajë një darkë me ambasadorin shqiptar dhe bashkëshorten e tij.

Policia njofton se makina e ambasadorit nuk është thyer, as nuk është dëmtuar, hajdutët kanë zgjedhur metoda të sofistikuara për ta hapur. Dhe duket kanë qenë me fat: përveçse nuk janë evidentuar fare nga policia, as nga ekskorta italiane që shoqëronte presidentin shqiptar, kanë përfituar një shumë cash prej 5000 eurosh, dhe bizhutë me vlerë të zonjës Kola. Policia ka bërë menjëherë kqyrjen e vendit të ngjarjes, duke u përpjekur që të marrë gjurmë gishtash nga makina e vjedhur e ambasadorit shqiptar, ashtu sikurse kanë marrë dhe deklarimet e ambasadorit dhe bashkëshortes së tij për sendet që gjendeshin në çantën e vjedhur.

(e.n/GSH/BalkanWeb)

30 Komente

Dhe nuk kanë qenë pak, por shuma e deklaruar në polici prej diplomatit shqiptar, ka qenë plot 5000 euro, pasaporta diplomatike dhe bizhuteritë e çmuara që zonja kishte në çantë.
 

Bile brenda ne cante kishte dhe nje Ferrari Enzo, nje Yacht te Benetti prodhuar ne Maj te ketij viti, dhe nje Airbus A380 me sedilje me konstruksion platini

smiley)

 

Pastaj te vjen natyrshem edhe nje pyetje: ore, po c'bente ky diplomati me gjithe keto pare me vete?! Eshte diplomat apo eshte biznesmen? Madje edhe biznesmenet nuk shkojne rrugeve me gjithe ato vlera monetare. Zakonisht pusherat i mbajne paret me vete. smiley

Ou, ambasadoresha... Na bridhka me 5000 euro cash ne cante! Sikur i ka 50 euro.

i mban per "pare xhepi" smiley

Pse me? Kshu vijn remitoncat  smiley   Do ja jepte Bamirit me ja cu pleqve si duket  smiley 

smiley thashe se po thoje qe vinin nepermjet hajduteve smiley se ambasadorllesha do t'i kishte bere rrush dhe fiq ne itali.

Haha, prandaj i paska ra nga Bari ky smiley Edhe ato "diamantet" qe mbante me vete si duket, se Bamirin nuk kontrollon njeri.

Mesa mora vesht ishin pergjigj hajdutet: "bizhuterite e Penelopes bonin me pak se 1000 lekshi i gris qe gjetem bashke me to ne cante"

me e menu holle holle, Topi ja shpernda kesh rrogen vjetore ambasadorve? Ska bankomate ne itali?

uhh te mendosh qe une sot jam nisur nga shtepia vetem me 5mije leke te vjetra leter dhe disa monedha metalike smiley

p.s.

do zoti s'me del ndonje para e te me kerkoje ta qeras smiley

 

 do zoti s'të del naj hajdut para se do ia çoke mundin dëm. : P

èshtè kthyer me traget presidenti???ky po qè èshtè lajm pèr mua,e jo vjedhja e çantès....gjeti dhomè? apo u shtri nè dysheme me bashkè me tè tjerèt ...a i hoqi kèpucèt?? po ndonjè vizitè nè banjot e tragetit a bèri?? tè paktèn tè shijonte edhe ai frytet e shqipèrisè evropiane..duke udhètuar me traget sikur tè jesh duke u kthyer nga lufta!!!

 Ça "Lajm"i rendesishem !   Te jete me i rendesishem se ky:

"Nje plake, ne Progonat,  u rrezua nga nje qershi dhe vdiq..."!

  "Zoti im, Zoti im, pse me leshove ne dore te dobetve? Ti je Zoti im: Po Mua  ne dore te kujt me le ? Zot, mos lesho mbi mua,  merine tende!

Prej Teje , O Zot, rrjedh gjithe fuqia e ...pushtetit..!"J.Krishti,, sipas gojdhenes, kur po e shpinin ta kryqezonin.

             Jeni te lutur,  ta ktheni ne shumesin e kohes se  tanishme ! Shkon ?

 Po bizhuterite ne cante, pse? Bizhuterite sikur varen neper vesh e qafe, apo jo! Pastaj shko per darke me presidentin dhe canten me leke e le ne makine?! kush do qeraste? Presidenti?!

Une te jem si Topi, vetem nga ky fakt e shkarkoj ne vend dallaverexhiun qe bente sikur do pagunte ne restorant duke fut doren ne xhep dhe leket i kishte lene ne makine tek canta e gruas.

PF ato ishin leket e gruas, jo te burrit smiley

 Duket qe je beqare akoma moj xhan! Leket i mban gruaja dhe i shpenzon burri (pas miratimit te gruas).

 

Me duket sikur Presidenti ka dhene mesazhin real te jetes shqiptare per momentet qe kalojme .

Puna jone pune muti

Pune te mire ka hajduti

5000 evro ???? Nje dite pune dhe nje vit pushim me kosto te ulet smiley

Ky po qe eshte variant per vende te reja pune dinjitozesh per portofol - ieret e  Qeverise se  K/Mullahut Berisha .

Po mendoj sikur hajdutet te jene shqiptare, psh... Feja vete, do ishte. smiley

Pse e diskuton kete qe jane shqiptare apo jo?

Nga ata ore te parapergatitur nga vete Partia e megahajduteve me zamet e me mundim per nje dite te zeze smiley

Kjo pune e ambasadoreve tane eshte e lezetshme se nuk dine as te shesin po..dhe mor aman.....

Si shume te fryre e ka pas xhepin gruja e ambasadorit 5000 Euro.... kjo duket si dicka e tille. Gruja e ambasadorit i ka marre ato para nen dore per ndonje nder "korrupsion" dhe ai qe ja ka dhene e ka ndjekur dhe i ka lare duart ne menyre tjeter.....

E mbani mend ate perfaqesuesen e ministrise shqiptare vjet ne New York?! E kapen me presh ne duar tek vidhte nje cante ne nje dyqan...... po si nuk u fryne nje here keta dobicer mor aman.....

ka dhe nje te forte tjeter ky shkrim: per cfare kishte vajtur presidenti ne Itali ??

 5 mije eurot jane te shtetit, edhe ju mos u beni keshtu se per te miren e popullit i ka pas,kur ti gjejne prap popullit do tja kthejne,ambasades! Keta nuk e dinin se Bari eshte qytet i mafies shqiptaro.italiane?

__

Ky Bamiri me parate e taxapagueseve bredh java shtate ky tet ne cdo vend te Italise, e ka pas mikrob nga koha e komunizmit qe nuk e linin me degju kong italione, dhe tani qe u bom miq paret e popullit shkojne per rrush e fiq!

 Lajm me sms.

Gazetari i Aniles me burime konfidenciale ne policine e Barit gjeti qe duke darku Presidenti me Ambasadorin dhe te bashkeshorten e ketij te fundit humben fiks 5000 euro dhe fiks ca bizhuteri. Ate cast kishin ik rojet e sigurimit qe shoqeronin Presidentin edhe policia italiane nuk ishte aty se ashtu u doli nje  pune, pavaresisht protokollit te sigurise. ( Keta erdhen mbas darkes ) se e shoqeru Topin deri tek trageti.

Bile qe ta bejne me te besushem i fusin dhe marken e makines Audi 4 edhe qe kishte targa CD. PO Numrat mer i harrut ee. ?

Ene ja jep lajmin Aniles , e i fut i qereles Anila qe na nxjerr Presidentin gollomesh.

Te dhifsha lajmin Anila, gjithashtu dhe ty i gjesen maje kokes !

Lajm fiks per Gazeten 55 qe dje kishte botu qe kishin ndalu Ramen ne Dubai se policia vendase kishte te dhena qe Rama ishte nje nga ata qe zhvishen ne plazhe nudo. Bile e kishte : boll me pa det dhe del nudo ai. smiley

Keta sikur i ka bere dhia mer , te gjithe njelloj , si kakerdhia !

Gazetare perverse !

E lexova ate te Dubait dje, dhe po cuditesha qe s'e kishin prure ne peshk per humor. 

Bravo Koth. E kam pas shkrujt edhe dikur qe anila ka deficensa te theksuara profesionale.

Ose te me fali, i ka shkit prej dore se eshte vere e jane me pushime, pasi ajo kishte dhene urdher ta botonin tek Blutoothi por nxituan se i pelqeu ketyre te gateshmve qe ka lene ne detyre, e si rezultat u vu tek lajmet kryesore......ose me e keqja, qe eshte paguar ndonje dore e mire, meqe perkon edhe me ate "ngjarjen e rende", "thyerjen e rende kushtetuse" te voneses emrimit te kryegjyqtarit.

o bamir i ke ditet e numeruara sepse ne shtator vjen tosi nga vjena

ike o bamir ike si plaku merre

Edisud SPA eshte i njejti botues xhan i njejti botues. Edhe i Mezzogiornos edhei Gazetes Shqiptare.

Pra jane ata qe artin e shantazhit e kane ne perfeksion.

Lexo me shume per Polimafian dhe Mediamafian.

 Bamirin se lun Topi ! Jo tosi nga vjena te vije por edhe gjithe pluhuri ( tos i thone edhe pluhurit) i Saharase te leshohet ketej.Tosi taka lene shendene .Gjeti ne moshe te thyer ate..................qe i hengri koken.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).