Termocentrali i Vlorës nuk do të prodhojë energji, të paktën edhe për një vit, për shkak të një avarie të rëndë që ka ndodhur në sistemin ftohës.
Pak ditë më pare, gjatë provave përfundimtare, para se TEC-i t’i kalonte zyrtaisht në pronësi palës shqiptare, tubi që bën ftohjen e termocentralit është carë dhe ka shkaktuar fikjen e menjëhershme të TEC-it.

Edhe pse avaria nuk u bë publike as nga KESH dhe as nga kompania italiane, Top Channel ka zbuluar se bëhet fjalë për një defekt të rëndë që do kërkojë shtyrjen edhe me një vit të afatitit të dorëzimit të termocentralit, i cili duhet të kishte përfunduar vite më parë.

Pas avarisë, KESH ka refuzuar marrjen në dorëzim të veprës, duke i kërkuar Bankës Botërore, që është edhe finanucesi i projektit, të pezullojë pagesën e mbetur për kompaninë italiane, një shifër prej 10 milionë eurosh, kërkesë që është pranuar nga banka.

Top Channel ishte një ditë më parë në Vlorë. Përfaqësuesit e kompanisë italiane që drejtojnë punimet e TEC-it refuzuan të jepnin një përgjigje zyrtare në lidhje me atë cfarë ka ndodhur dhe thanë se do ta bëjnë këtë pasi të kenë marrë miratimin nga selia qëndrore në Itali.

Por burime konfidenciale nga KESH thonë se shkaku i defektit është cilësia e dobët e punimeve nënujore. Të martën termocentrali u fut në konservim dhe do të qëndrojë ashtu për një vit, derisa kompania italiane të ndërtojë nga fillimi sistemin ftohës.

Zyrtarisht, vetëm kostoja e shtyrjes së projektit shkon rreth 400 mijë euro për shkak të shtyrjes së kontratës me kompaninë zvicerane “Kolacem”, që bën supervizimin e punimeve.

Por kjo mund të jetë vetëm një pjesë e vogël e kostos shtesë, pasi nëse vendi do përballet gjatë muajve në vazhdim me thatësirë dhe ndërperje të energjisë kostoja mund të shumëfishohet për shkak të energjisë së munguar.

7 Komente

Deri dje na prralliset se TEC-i nuk punon se del energjia e shtrenjte,tani na thoni qe TEC do te punoje dhe mundoheni qe askidentet teknologjike qe ndodhin kudo ti ktheni ne vota per Ramen.Si eshte e verteta?

Ca thu mer? Cpun ka Edi Rama me kompanine Italiane qe ka mor persiper me ndertu TEC-in dhe qe prova gjenerale deshtoi me sukses? Mu me vjen keq vetem per Salen qe sdo mundet dot me e inaguru ket vere.

Mos u inaguroftë kurrë ai TEC monstër...!! Ka për të qenë mallkimi i Vlorës. Vlorën vërtet e kanë pasur halë në sy të gjitha qeveritë, por ky që kemi tani për kryeministër i zgjedhur me votat e 25% të shqiptarëve ia ka bërë benë që ta shkatërrojë komplet. Teknologjia që ka pru atje është e kohës së luftës së ftohtë, s'kish si funksiononte. Se çfarë ndodhi atje e kush u fut në burg, asgjë nuk doli nëpër gazeta e as në TV (të paktën unë nuk lexova gj&eumlsmiley.

Te me falni po ajo "prrallisja" sikur doli nga goja e nje punonjesi te larte te administrates, apo jo? C'pune ka Edi Rama me punonjesit PD-iste te administrates?

Me pelqen shume si perpiqesh t'a minimizosh vleren e demit me kete "askidentet teknologjike qe ndodhin kudo". Mire qe eshte termocentral thuaj - po te ishte nga ato berthamoret e te ndodhte ndonje "aksident teknologjik", te njejten gje do thoje, qe ndodhin kudo? Apo do ishe i zene duke i rene telefonave te shihje a ishin gjalle antaret e familjes qe mund te kesh ne Shqiperi?

 kush tha qe TEC-i do punoje masi te rregullohet difekti iher? Hajde menje hajde, une per vete kam thene 40 dite ne vit, me fal se t'kom rrejt, po e boj 15 dite ne vit dhe vejme bast po deshe

ky eshte sabotim. patjeter do ta kete bere ai ''Gjon Fusha''. do kete vendosur ''termociftet e djegura'', i poshtri.smiley

 swed, bast me mua, me nje shishe, qe TEC ka per te punuar 120 dite. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).