Gazeta Mapo

Në kulmin e debatit për ligjin e SHISH dhe të krizës ekonomike, Kuvendi i Shqipërisë me pëlqimin e të dyja palëve ka miratuar edhe një shtim të fondit të pagave të deputetëve dhe administratës së Kuvendit. Lajmi i bërë publik nga “MAPO” gati dy javë më parë është konfirmuar së fundmi edhe nga vet institucioni i Kuvendit, i cili ka bërë publike në faqen e tij zyrtare në internet procesverbalin e mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku dhe u diskutua lidhur me propozimet e institucioneve që kishin pretendime lidhur me shkurtimet e buxhetit. Njëri prej këtyre institucioneve ishte edhe vet Kuvendi, i cili nuk pajtohej me propozimin e Ministrisë së Financave për të shkurtuar buxhetin e vitit 2010 me 68 milionë lekë të reja dhe propozonte që nga kjo shumë të zbritej shifra prej 37 milionë lekësh, të cilat do të përdoreshin si fond pagash nga ana e legjislativit. Kështu në procesverbalin e mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë që mban datën 23 korrik, ndërmjet të tjerave pasqyrohet dhe fjala e kreut të këtij komisioni Edmond Spaho, i cili u komunikon deputetëve propozimin për t’i shtuar Kuvendit si fond pagash plot 37 milionë lekë. “Te Kuvendi, shtohen shpenzimet për fond pagash në shumën 37 milionë lekë”, citohet të jetë shprehur Spaho, ndërsa është munduar të shpjegojë më poshtë se kjo shtesë do të kompensohet nga pakësimi i fondit të pensioneve. Këtë vendim, kreu i komisionit u përpoq që të mos ta bënte publik në mënyrë që opinioni, por edhe vetë institucionet e tjera, të cilat u bënë preh e shkurtimeve buxhetore të mos njiheshin me faktin se Kuvendi për vete përdorte një standard tjetër duke shtuar fondin e pagave për deputetët dhe administratën. Që përgjysmimi i shkurtimit të fondit të propozuar nga Ministria e Financave të mos bëhej i ditur, Spaho në mbledhje kërkoi pa mikrofon nga të pranishmit që të mos flisnin për mediat. “Është e mira që kjo gjë mos të dalë nesër në gazetë, pasi shpeshherë gjërat, edhe kur biem dakord që të mos i bëjmë publike, ditën tjetër i gjejmë nëpër faqet e gazetave”, - u shpreh Spaho duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, pakt të cilin duket se deputetët e opozitës në mënyrë të heshtur pranuan ta respektojnë. Lidhur me këtë favorizim që i është bërë Kuvendit në fondet e mbetura të këtij viti, në atë mbledhje u interesua edhe deputeti demokrat, Florion Mima, i cili, për shkak se mbledhja në ato çaste po zhvillohej pa mikrofon, nuk e ka dëgjuar se çfarë u bë me fondet e Kuvendit. Insistimit të Mimës kreu i Komisionit i është përgjigjur me fjalët: “Ta sqaroj unë më vonë!”, ndërkohë që zhvillimi i një pjese të mbledhjes pa mikrofon konfirmohet edhe nga procesverbali i botuar në faqen zyrtare të Kuvendit, ku pasi evidentohet fakti se një pjesë e diskutimeve u zhvilluan pa u regjistruar, kreu i komisionit hedh në votë propozimin dhe deklaron ndryshimin e shifrave sipas propozimit të bërë. “Të gjitha ndryshimet të reflektohen në nenet përkatëse dhe në tabelat e ligjit. (Diskutime pa mikrofon). Atëherë, jeni dakord që ta konsiderojmë të mbyllur me këto ndryshime të propozuara? Ndryshojnë të gjitha nenet dhe shifrat”, - shprehet Spaho në procesverbal. Ndërkohë që nuk dihet sesi dhe për çfarë rritje do t’i përdorë Kuvendi këto rritje të fondit të pagave pasi, e vetmja mundësi për t’i shpenzuar është e drejta që ka kreu i institucionit për të shtuar fondin fillestar të pagave me 5 për qind të të gjithë buxhetit të akorduar institucionit përkatës, si dhe shpenzimi i tyre me dieta apo shpërblime.

8 Komente

E rendesishme eshte qe te dyja palet bien dakort ndonjehere, pa qeni qepe te haje ...

e pra

dhe nga ana tjeter bejne si gorre per rrogat e Tanushit smiley

Vetem ndonjehere?

 Sa pak komente ne kete teme...

Te gjithe deputete kshu e? Asnje "klase punetore"? Asnje mendim? 

smiley 

Kane rroga te vogla prandaj, iu duhet dhene nje dore se po vuajne.  

 Seç ishte njeri qe kishte bere analize si kalohej nga korrupsioni tek e tek i pedagogeve te leket e mara per tu rishperndare ne rroga, te na ndriçoje pak dhe per kete, se e kishte me zell dhe u donte te miren njerezve te paditur.

Kokat gjithmone thelen e duan te madhe, e kane hallall se kane derdhur shume djerse pa pune dhe per asgje...

Mire na e bejne kur nuk u beme nji here popull por ngelem turme...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).