Dhuntitë e njeriut rrinë në terr

 (Bisedë me poetin Sokol Zekaj në dy mjedise: në Koplik dhe në Tiranë.)

 Elsa Demo



Bisedë me poetin Sokol Zekaj në dy mjedise: në Koplik dhe në Tiranë. Kthimi i zhgënjimeve dhe dështimeve në energji krijuese, qëndrimi ndaj letërsisë së realizimit socialist dhe pse beson që poezia nuk do të zhduket kurrë

Një pjesë e kësaj bisede me poetin Sokol Zekaj (1948) është bërë në qershor 2008 në një kafene në Koplik, ku ai jetonte deri vitin e kaluar. Sapo kishte nxjerrë në qarkullim librin "Pjekuria", përmbledhjen e krijimtarisë 25-vjeçare në poezi.

Një vit më pas boton "Mollët" (Botimet Camaj&Pipa, Shkodër, 2009) dhe kjo u bë shkas për të vazhduar një bisedë të lënë përgjysmë me këtë njeri që u bë poet në moshë të vonë.

Sokol Zekaj është autor i vëllime poetike "E pamundura" (1993), "Zogjtë e perëndimit" (1997), "Nga ankthi te...", "Kantik për hijeshinë e shiut" (2001) dhe "Vera fantastike" (2003) për të cilin fitoi çmimin kombëtar të letërsisë "Penda e Argjendtë". Shkroi më pas "Ylberet dalin kur s'i presim" dhe romanin "Orët e dëshmive".

Ka përkthyer në shqip nga poezia moderne evropiane e Baudelaire-it, Verlaine-it, Rimbaud-së, Mallarmé-së, Apollinaire-it, Paul Éluard-it etj.


"Mollët" botohet një vit pas "Pjekurisë" që ishte një korpus i krijimtarisë suaj 25-vjeçare. Atëhere sikur nuk mendonit të shkruanit një libër tjetër, të paktën jo kaq shpejt.

Vjen një ditë kur njeriu nuk do të shkruajë më. Kjo ditë vjen atëherë kur i shter një burim i brendshëm, që e ushqen, që e vë në lëvizje njeriun. Camu flet për këtë.

Pas vëllimit "Pjekuria" m'u krijua një kohë e lirë, kohë e papritur nga zgjedhjet lokale.
Poeti ka një kohë të brendshme i shkëputur nga koha e jashtme. Gjatë kësaj kohe ndodh një akumulim nga jeta, leximet, refleksionet. Kjo lëndë ngjishet dhe në kushte të caktuara kërkon të realizohet.

Te "Mollët" doja diçka tjetër nga poezia: një mënyrë më korrekte, atë që quhet shpjegim dhe interpretim i tokës dhe i hapësirës ku jetojmë. Sot e ndjej si detyrë (jo se ka ndonjë detyrë në këtë drejtim) të jap interpretimin e tokës ku jetoj. Kjo s'do të thotë që poeti të vihet në funksion të temave të ditës, të bëjë një poezi të angazhuar sociale-politike. Nuk është kjo.

Për të arritur mënyrën korrekte dhe objektive të të parit të botës dhe sendeve, duhej t'i referoheshit fillit të gjërave?

Ju niseni nga rrënjët e paraardhësit tuaj te poezia "Mollët" dhe prisni që ai të lerë gjurmët e veta në jetë. Patjetër. Njeriu është dëshmues, duhet të japë dëshminë se ka qenë në këtë botë.

Atëhere kur ju nuk mundnit të linit gjurmën tuaj, në vitet '70 është fjala, ishit në armiqësi me mjedisin. Do të tregonit për këtë?

Ka qenë një kohë kur kam sakrifikuar për poezinë pastaj poezinë për jetën. Është ndeshje me botën reale dhe padyshim që nuk fiton. Humbja është më e madhe se fitorja dhe fatkeqësia më e madhe se lumturia. Dhe këto i bëhen lëndë poezisë. 
Unë nuk mund t'ju them tani kur erdhën dështimet në jetën time. Por këto zhgënjime kanë si produkt një energji prodhuese më të madhe se sa lumturia e cila kur kthehet në fjalë, nuk ka ndonjë produkt artistik.

Ishit kthyer nga studimet për Agronomi dhe ishit një specialist i bujqësisë në vendlindje. Nga ç'drejtim erdhi poezia?

Ishin vitet e kolektivizimit në masë. Kthimi në Koplik ishte i natyrshëm. 
Rrugën e poezisë e gjeta nëpërmjet Nazim Hikmetit. Ka mundësi që tek ai gjeta një finesë dhe dritë që nuk gjendej as në atë kohë, as sot. Kjo ishte nyja që e përcaktoi rrugën time.

Pse pikërisht Hikmeti?

Në komunizëm ishte mundësia që të lexoje libra mesatarë që më shumë të shpenzonin kohë. Nazim Hikmeti më zbuloi prirjen drejt ku kam shkuar. 
S'bëhet poezia duke shkruar herë për një gjë, herë për një tjetër, dhe as nga përvoja kalimtare.

E keni fjalën për letërsinë shqipe të realizmit socialist?

Ndër më të mirët e poezisë shqipe të kësaj kohe janë mesatarë.

Si e argumentoni?

Është problemi i individualitetit. Lidhja e poetit me poezinë është esenciale. Lidhja e poetit me poezinë qëndron në esencën e qenies, është një lidhje e pakëputshme.
Botuat poezi në "Nëntori" dhe, ndërsa "vrisnit veten nëpër fusha si specialist i bujqësisë", vjen më 1984 libri i parë, "Vise me diell".

Plenumi IV kishte mbjellë frikë. Libri u prit mirë, por s'ishte e mjaftueshme. Po atë vit u shkëputa nga poezia. Ishte një terror psikologjik. Ndjeja që isha vonë, kjo më shqetësonte. Isha mes dy ekstremesh: poezi të mira dhe punë të dobëta që s'kishin asnjë vlerë...Dikur poezia e realizmit socialist është shitur dhe shumë madje.

Keni shkruar brenda "vijës"?

Nuk kam asnjë poezi që ta kem shkruar brenda vijës politike, edhe pse ishte një përpjekje ime për të parë a mund të bëj si të tjerët, të shkruaj në seri dhe brenda vijës politike.

Poezia s'mund të bëjë moral, s'është e lejueshme. Ajo duhet t'i japë lexuesit ndjesi dhe shpresë, edhe frymë, edhe dëshirë.

Pas furtunave në shekullin e njëzetë, cilët shqiptarë mbeten poetë sipas jush?

Poradeci, Mjeda, që megjithëse nuk janë përkthyer, janë të rangut evropian. Koha ndryshon, rrjedh, gjuha ndryshon, plaket, por ata janë poetë.

Ndërsa shkruanit "Mollët" po zhvendoseshit nga Kopliku në Tiranë. Tani jetoni këtu. 
Shënon ky libër edhe ndarjen nga një botë e gjelbër?

Në vitin '95 bëra dy poezi me motive vendlindjen. Vendi ku ti jeton, çdo metër katror është një univers: këtu është ajri, qielli, rruga, njeriu. Problemi është të zbulosh analogjitë e sendeve të këtij mjedisi.

Poezia ka brenda gjithë problemet që ka jeta e njeriut. Kështu që jeta ime absolutisht s'ka qenë poezi. Mund të jetë poezi, por veçse është poezi duke qenë jetë. Njeriu duhet të ketë aq intuitë sa të projektojë gjërat e veta. Zakonisht ai kërkon t'i ikë substratit të vet. E ka më të lehtë të dalë jashtë vetes se sa të hyjë brenda. Vetvetja është e vështirë dhe këtu është problemi.

Realiteti është ndërlikuar, është ndërlikuar bota materiale, njeriu është ndërlikuar. A mund të bëhet poezi që ta lexojnë gjithë këta njerëz që kalojnë në rrugë?

Jam i kënaqur me atë që kam bërë, sepse kam bërë një botë. S'ka kurrfarë vështirësie për t'u kuptuar poezia ime. Por së pari duhet pranuar akti i leximit.

Përparimi është që njerëzimi të ndriçojë aftësitë e veta. Kështu vjen rigjenerimi. Njeriu ditë për ditë, orë për orë, bën atë që përcakton rrugën e së nesërmes dhe ai duhet të jetë aq i zoti sa ta trajtojë si duhet rrugën e vet, të mos mbyllet ndaj cilësive të veta. Njeriu duhet të jetë i zoti për jetën, as i talentuar as dhe gjeni. Ky është problemi.
Cila është përgjigja e poetit për joshjen nga forcat e jashtme? Si i bëhet ballë presionit të dritave, reklamës, tundimeve që provon natyra njerëzore?

Po njeriu nuk është i mbinatyrshëm dhe këto që përmendi ju s'janë gjëra të dënueshme, por ama janë një presion i llahtarshëm që i lënë në terr dhuntitë e njeriut. Ka një rrugë ku njeriut i duket se ecën. Ka dhe një univers që e mbështjell këtë rrugë.

Kurse poeti nuk krijon rrugën ku ecim përditë. Është një botë tjetër, një arkitekturë tjetër ajo që krijon poeti dhe që i flet njeriut. Në këtë proces krijohet një lëndë poetike që e tejkalon përvojën e rrugës. Tek pasuria e kësaj lënde është dhe vlera. Personalisht poezia më ka ndihmuar për të jetuar. Ka poetë, shkrimtarë që duke pasur lidhje sipërfaqësore me letërsinë, e kanë shfrytëzuar atë për karrierë në fusha të tjera.

Tek libri i fundit keni një poezi: "Benz" quhet. E përmendim për dy motive: për futjen e fabulës në poezinë tuaj dhe për motivin urban.

"Benz" është një refleksion psikanalitik. Them se poezia duhet të sjellë trajta dhe ngjyra të ndryshme, të jetë si kristali. Ajo që lexoni ju, ndryshe mund të lexohet nga një tjetër. Poezia moderne të krijon mundësinë për të lëvizur brenda saj, dhe lexuesit i jep mundësinë të jetë bashkautor.
Krijimtaria juaj kapi një majë të lartë në vitet dymijë. Njohu vlerësimin e kritikës dhe vlerësimin e atij lexuesi për të cilin shtypen tirazhe 300 po edhe 100 kopje. Duke lexuar vëllimin e fundit vëren me kënaqësi që nuk ka humbur nga horizonti ajo majë që ngjitët në moshë të vonë.

Kam bërë ristrukturimin e veprës sime, e kam bërë varg për varg. Vepra është e bërë, po edhe sikur të mos shkruaj më asnjë rresht, vepra është kryer.

Më vjen ndër mend Paul Valery kur thotë se do vijë një kohë kur shenjat matematikore do ta mbushin vetëdijen e njeriut. Koha e ka vënë në provë poezinë, edhe sot është në provë. Nuk ka publik ose ka shumë pak publik poezia.

Megjithatë nuk do të zhduket sepse ajo është në natyrën e njeriut. Gjendet kudo ku ekziston e bukura. Gjithmonë do të ketë njerëz që do ta duan poezinë sepse ajo u krijon mundësinë që të marrin emocione estetike.

Kjo sigurohet me edukimin e lexuesit. Nëse realizohet ky edukim që në moshë të hershme, atëherë poezia bëhet e kapshme madje e dëshirueshme për ata që duan të përjetojnë emocione që nuk i gjejnë në jetën e përditshme madje as në artet e tjera. E përditshmja nuk është e mjaftueshme për ne, për jetën.
Herë pas herë u bëni homazh simbolistëve në librat tuaj. Rimbaud-së sidomos. 
U përkas atyre që janë formuar në një moshë jo të re. Dikur përveç lirisë mungonte dhe kultura poetike. Dhe poezia është kulturë.

Simbolistët më kanë ushqyer dhe ata i kam vendosur brenda meje. Pse ka ndodhur kjo? Poetikisht nuk jetoj në botën shqiptare, por me poezinë franceze, italiane etj. Pas nëntëdhjetës s'e di si ndodhi, por hyra në punë tjetër, në bibliotekë.

M'u krijua mundësia për të punuar. Kisha kohën që më duhej. Te simbolistët gjeta pasurinë e shprehjes, më hapi shtigje se si mund të krijohet poezia. Por unë doja të bëja poezinë time. I pari që ma mësoi këtë ka qenë Rimbaud. Problemi ishte si të çlirohej imagjinata. Llogarit që gjatë realizimit -socialist imagjinata kishte rënë në nivele të mjerueshme.

Naiviteti, imagjinata, intuita të mpira si nën efektet e një narkoze, nuk ndodh e njëjta gjë në kohën tonë për arsye të tjera?

Njeriu duhet të jetë ai që është në esencën e vet më të zhvilluar, duke shpalosur gjithë ndjenjat, idetë, imazhet, gjithë çfarë mund të prodhojë qenia e njeriut.
Çlirimi i imagjinatës ndodh kur krijohet një marrëdhënie e plotë mes vetëdijes dhe pavetëdijes. Vijnë gjëra që nuk i ke menduar. Nganjëherë vijnë edhe ide.

Është një intuitë që vepron jashtë arsyes së zakonshme. Për shembull, Pesoa është një poet që s'ka më kufizime. Ka çliruar gjithçka. Ka pasur lidhje fatale me poezinë.

Me "Mollët" ju bëni një kthim te fëminia, por si një fëmijë i rritur që pasi ka provuar gjithë çfarë ka parë, e përkufizon botën sikur të jetë duke e zbuluar nga e para. 

Më vjen mirë që e thoni këtë. Kjo përshtypje krijohet prej sugjestionit të poezisë. Sugjestioni që ty të lind, bën që ti të futesh në një botë që e pranon si të vërtetë edhe pse si ëndërr, të krijon emocione dhe të pëlqen të rrish te kjo botë.
Këtë kam dashur.

 

46 Komente

 2004 :
Penda e Artë : Fatos Kongoli
Pena e Argjendtë:
a) Zyhdi Morava për romanin "E veçanta e një dashurie".
b) Sokol Zekaj për vëllimi poetik "Vera fantastike"...

Juria : Zija Çela, Floresha Dado, Edmond Tupja, Gaqo Bushaka.
Kryetar jurie: Diana Çuli

 

 

Q">INDISKRETEQ">

I

Shkrepëtij hareje o degë vezullore!

Unë mbështeta kryet poshtë në trung.

Lulet hapin hir qiellor

Një zog këndon dhe i përkul tek unë!

II

Mbaroi loja me guaca t' zbrazëta!

Sot krisin kristalet e margaritarta!>>

Q">> >

Q">KLIMË E PRANISËQ">

Kristale nate varur në dy shelgje!
Kërkoj një dorë zjarr, një dëshirë. 
O shpirt i shuar, sa gur' të hodhën!
Imja frymë ngre hirin gri të vjetër.
Moti asht i butë si shegë e ambël
Si kokrra shege yjet qiejve qark.
Hardhitë përqafohen, vallëzojnë
Si grupe vajzukesh me emocione
Karshi vegullimit të qytetit larg.
Cila zanë ma la me dorë magjike
Dardhën plot aromë tinzare arke?
Një erë që vjen me krahë të hollë
Zjarresh t' larg'ta ban shkëndijime.
Këtij moti t' butë si shegë e ambël,
E prisja të vinte bashkë me hanën
Ajo kish pas fjetur në hijen time!>>

Q">> >

Q">TREMBËDHJETË VARIACIONE MBI NJË NDJESHMËRIQ">

1
Fshehur në kaçubën e vjetër
Me gjelbërimin e ri
Te një pikë e pashënuar në hartat e gjuetarëve,
Lepuri bën gjumin e lepurit.

2
Rrezja e diellit është thupër e artë
Që e kruan në vesh
Me do tinguj të ëmbël.

Por lepuri e di
Në majën tjetër ka një kokërr rrufeje!

3
Dita është e kaltër.

Lavërat avullojnë.

Lepuri pështillet në pëlhurën e prehjes
Endur me shushurima bari dhe drurësh,
Dhe me rektimat e shpirtit.

4
O njeri!
Mos e vështro lepurin në folenë e vet!
Ai është i ndjeshëm
Si drita e syrit,
Si thalbi i zemrës,

Ai është i gjithi sy dhe zemër!

5
Lepur,
Imazh i elegancës,
Shprehje lakonike e përbuzjes,
Shpirt i panënshtrueshëm i mëngjeseve,
Atlet i guximit,
Pranon sfidën
E njëzet zagarëve
Të cilët të ndjekin si një stuhi e keqe djajsh.

6
Në një rrahje qerpiku
Lepuri shpështillet
Si një lëmsh i pakapshëm
Në sytë e imagjinatës.

7
Ish ora tetë e mëngjesit.
Lepuri hyri në vallen mortore
Në spektaklin më tragjik,
Më zbavitës
Dhe më të përfolur
Në rrafshinën buzë përroit.

8
Gratë korrnin grurë,
Dhe i këndonin dashurisë.

Zogë, e ndolla vidi-vidi!
Zogë, a vjen mishi a vjen shpirti!

O gra gazmore,
Mos e zbuloni lepurin 
Nëse ju thonë gjuetarët,
Nëse ju pyesin: a na e patë një lepur
Fshehur mes dy veshëve?!

9
Korije,
Nënë e psherëtimave
Në udhëkryqin e erërave,
Jepmë një gjethe
Ta mbuloj lepurin që dridhet,

Në mos do të këpus dorën time!

10
Më rreh zemra
Si lepurit pas një dredhie të hollë
Tek ndjek të lehurat që largohen përtej korijes.

11
Lepuri nuk gëzon mbi gurë.

Është antinomi i gjësë së pashpirtë!

12
Kush kullot në kopështet e natës
Dhe kërcen në rrezen e hënës
Si kukulla e Krishtlindjeve
Në gishtat e mjeshtrit çudibërës?

13
Lepuri prehet në mëngjesin vegimtar.

Prehja është përherë një qelq i krisur.>>

Q">> >

Q">> >

Q">KANGËT NËN ZAQ">

I Agimi

Nata me flatrat në ajër
Hepohet ngadalë
Vëmë re, vocërrake,
Gjurmët e dritës në bar.

II Buzëmbrëmje

Kupola e argjentë e minares u përflak
Nga t' fundit rreze dielli n' perëndim
Dhe shpejt u shua si qiri në erë, lart
Kupës së qiellit duke djegur një yll.

III Nata e bardhë

U zhyta si zhytësi në natën e bardhë
Dhe shëtita magjitë e fshehta t' oqeanit
Fryma mu sos mbi dy amfora të lashta
Shtatoren time e mori në krahë agimi!>>

Q">> >

Q">NGUSHËLLIM Q">

Grykës së pusit misterioz
Me pëshpërima zanash
Dhe kumbime zemrash
Ku gërmoj thesaret e poemave
Vërviten dielli dhe hana
Dhe shumë yje të artë
Dhe plot vajza të bukura
Gjithë çengela floriri.>>

Q">> >

Q">MES LULESH TË MIAQ">

A Palma de Majorka 
Tout le monde est heureux 

Jean Cocteau

Te ç’ breg mirësie sot më gjete 
Palma de Majorka
Ndërsa s' di pse thoja me vete 
Vargjet e Zhan Koktosë.

Në kopështet e parajsës gjithçka 
M' ish mollë e ndaluar
Trishtimin mbaja si një frut
Shije hidhur në duar!

S’ më linin qetë flatrime engjëjsh
Mbi pemët e kaltëra
Ku rrija mbështetur si një absurd
Dhunuar nga paqja.

Veç një aromë njomzake, e mirë
Më hidhte n' ëndërrime.
Eh, Shëngjergj! Kisha dremitur 
Mes lulesh të tokës sime.>>

Q">> >

Q">BANESË SHPIRTIQ">

Hyra në shpirtin tënd si te banesa e panjohur.

E njënjta erë frynte nga deti dhe nga malet
Te një dritare binte dielli, te tjetra ndrinte hëna.
Ku ishe ti në atë kohë, në ditë apo natë?
U tremba nga hapat e mi që kumbonin heshtjes.

U ula dhe fjeta.
Dhe u zgjova.>>

Kush eshte autori i ketyre prurjeve me siper?

 ...Autori është i intervistuari, Sokol Zekaj. Do të më interesonte edhe mendimi juaj, i nderuar em, për këtë autor. Mos ndoshta po i bie më qafë kot diku më poshtë dhe anashkaloj cilësi, për mua të padukshme? Ngaqë nuk besoj, nisur nga biografia dhe çfarë thotë në intervistë, se i kanë dhënë Pendën e argjendtë me hatërllëk apo për motive politike apo të ulta, nuk po jam në gjendje të kuptoj se pse këtë çmim e ka marrë ai, në një kohë me Kongolin dhe të njëjtin, dhe jo ta zëmë Hatibi apo dikush tjetër, që të bëjnë biles të ndjehesh edhe keq, kur i përmend në një frymë këtu me autorin e vargjeve...

Më bëri përshtypje pasi e gjeta edhe këtu: http://www.shkoder.net/en/szekaj_de.htm 

 

po c'pene e argjendte, pash Zotin. This is a joke. Biles as joke jo. Kjo eshte nga ato gjera per te cilat im ate thoshte "te zesh prapanicen me dore dhe te ikesh me vrap ne mes te nates"!

Fshehur në kaçubën e vjetër
Me gjelbërimin e ri
Te një pikë e pashënuar në hartat e gjuetarëve,
Lepuri bën gjumin e lepurit.

Gjume lepuri. Buke lepurushi. "E ben" (ate gje) si leprat. Ka lepurin (e pagjume) ne bark. Muhabet leprash. Do thoja edhe "vjersha leprash".

Kisha kohe qe me kish kapur nje dyshin mos lepuri bente gjume ariu. Nen kacube. Te vjeter. Me gjethe te reja. C'ka na thote qe kacubja eshte e llojit gjetherenes. Jo halore.

 

...

Tek "Banesa e shpirtit" diku tjeter e gjeta me nje varg te fundit:

"Të pashë tek vije rrugës me një karafil në dorë".  

Nje copez tjeter:

Kaltri

I Mbasdite e kaltër

Jam i lodhur
I molisur
Si ai fëmija i përrallës
I tridhjetedy shkopinjve.

Dola. Vura këtë shami
Në ballë
Që ua ban dritën të kaltër
Syve të mi.

II Ylberi

U ngrit një ylber nga liqeni

E mbylli harkun mbi pyll.
Papritur avulloi

Dhe ra në mua si brengë.
Frynte. Era më krihte flokët

E brengës së bukur.

III Visari

E mora në dorë visarin e artë: vezulloi!
E vërvita si lodrën vezulluese: tingëlloi!
Ah, në lojë të shkujdesur në lumë më ra,
Me të fundit vegullim ai sytë më verboi.

Visari im i artë diç më mësoi,
Po ç’më vlen mësimi kur ai iku e shkoi!

 ...që të kuptohemi: artikullin e solla për të diskutuar e jo sepse më pëlqeu. Por kur nuk na pëlqen diçka, nuk do të thotë se ajo nuk qenkësh e bukur e ndodh edhe që të ndërrosh mendje kur dëgjon të tjerë që e lëvdojnë. Ndaj doja të dëgjoja nga antarët e nderuar të peshkut ndonjë mendim për poezinë e këtij autori. Por me sa duket, i ka lënë edhe ata të vakët, siç më lanë dhe mua vargjet e tij. Flas për formën dhe jo përmbajtjen, me të cilën nuk u angazhova, duke u nisur nga kjo. Për shembull:

Visari

E mora në dorë visarin e artë: vezulloi!
E vërvita si lodrën vezulluese: tingëlloi!
Ah, në lojë të shkujdesur në lumë më ra,
Me të fundit vegullim ai sytë më verboi.

Visari im i artë diç më mësoi,
Po ç’më vlen mësimi kur ai iku e shkoi!

fjala visar dhe i artë përsëritet pa nevojë; po ashtu vezulloi. Që visari është i artë nuk ka pse thuhet; të qenit prej ari nuk ia shton edhe më shumë vlerën fjalës visar. Që tingëlloi nuk ka pse thuhet. Nëse e vërtit lodrën? nuk ka pse tingëllon. Vezullimi ndoshta të verbon, por jo vegullimi. Nëse është bërë me qëllim do të më pëlqente edhe më pak kjo lojë fjalësh. Rima ndërtohet dobët me folje e me mbaresën oi; edhe kumti është po ashtu i vakët: diçka që vdes, që mbaron, çfarë na mëson?- pak a shumë. Më e vërtetë do ishte e kundërta, pasi çdo gjë ikën e shkon e vetëm mësimi mbetet, derisa të shkojmë dhe vetë.

Ose (zgjedhur rastësisht) nga më sipër:

III Nata e bardhë

U zhyta si zhytësi në natën e bardhë
Dhe shëtita magjitë e fshehta t' oqeanit
Fryma mu sos mbi dy amfora të lashta
Shtatoren time e mori në krahë agimi!

U zhyta si zhytësi është e tepërt; njëlloj si: bleva si blerësi apo blegëriva si delja. U zhyta do mjaftonte. Nata e bardhë është si: ditëzi; shprehje popullore kjo e përditshme dhe aq e përdorur, por shumë më domethënëse se "nata e bardhë". "Shëtita magjitë"- sikur u zhyte një varg më sipër; si mund të shëtisësh? e pastaj si mund të të soset fryma kur po shëtit për qejf? Por poezia i pranon këta kapërcime- do të thoshte me të drejtë kritiku. Amforat janë dy: ndoshta bëhet fjalë për diellin e hënën; "Shtatoren time e mori në krahë agimi", ndoshta i vetmi rresht që do të kishte atmosferë poetike, nëse nuk do të qe: e mori në krahë...

 E kështu mund të vazhdosh me pothuajse të gjitha poezitë e tjera. Ajo pjesa me lepurin është ose qesharake, ose aq filozofike sa unë nuk e kuptoj dot. Me siguri kjo e dyta është...

E të mendosh se po flasim për Pendën e argjendtë 2004... smiley

 Fjale imzot, fjale... ! smiley 

Me intrigoi me teper fakti qe intervistuesja eshte Elsa Demo. Me sa kam vene re, ajo eshte shume buzeholle dhe nuk interviston njerez koti, dmth pa vlera etjetj. Intervista mu duk ok. E ndertuar mbi pyetje standarde dhe eshte me teper informuese meqe autori eshte fitues i nje cmimi.

Poezite jane gjithashtu ok. Vecoj Poemen e Lepurit. Ka momente shume interesante.

Gratë korrnin grurë,
Dhe i këndonin dashurisë.

Zogë, e ndolla vidi-vidi!
Zogë, a vjen mishi a vjen shpirti!

O gra gazmore,
Mos e zbuloni lepurin 
Nëse ju thonë gjuetarët,
Nëse ju pyesin: a na e patë një lepur
Fshehur mes dy veshëve?!

Perfytyrimi eshte godites. Te ben te ndalesh e te mendohesh nje hop.

@ Mirazh,

U bene disa tema ku ndihet nje lloj kembengulje nervoze se pse ka kaq shume poete, pse fiton cmim filani dhe nuk fiton fisteku, shkeputen e sillen dy tre vargje qe nuk jane lidhur mire nderkohe qe dihet se normalisht tek nje poet mund te gjenden shume vargje te dobeta e fare pak te mira, sepse ne fakt ky duhet te jete rregulli normal. e mira nuk vjen lehte, nuk gjendet dhe nuk percillet lehte. Ti e di shume mire kete, si krijues. Sinqerisht nuk arrij te kap qellimin.

 

------------------------------------

Poezia eshte puzzle, dikush e zgjidh deri ne fund, dikush e le udhes, dikush i ve disa copeza keq ne varesi te talentit, vullnetit dhe fatit...

me mire njemije poete qofte dhe kengetare te keqij sesa njemije njerez qe nuk e njohin fare muziken.

ndjese if i sounded rude, por mbase do jete shume me mire, te zgjedhim nje pjese qe ia vlen dhe aty te themi pse ia vlen etjetj... kanadezi ketu thote, nese nuk ke nje gje te mire per te thene, ndoshta nuk duhet te flasesh fare. sepse perballe ke nje njeri tjeter, me shpirt, me nerva, me qellime te mira por nganjehere jo me mjetet e duhura.

thanks

 

 @ Mirazh,

U bene disa tema ku ndihet nje lloj kembengulje nervoze se pse ka kaq shume poete, pse fiton cmim filani dhe nuk fiton fisteku, shkeputen e sillen dy tre vargje qe nuk jane lidhur mire nderkohe qe dihet se normalisht tek nje poet mund te gjenden shume vargje te dobeta e fare pak te mira, sepse ne fakt ky duhet te jete rregulli normal. e mira nuk vjen lehte, nuk gjendet dhe nuk percillet lehte. Ti e di shume mire kete, si krijues. Sinqerisht nuk arrij te kap qellimin.

Nuk ka qëllim  këtu Av; as ai që ju bëni sikur nuk e kapni.

Përsa autori e ka bërë veten publik, ai i ka marrë parasysh si kritikën ashtu edhe lëvdatat. Nuk është se i vodhëm ditarin dhe ia publikuam kundër dëshirës së tij pas vdekjes...nuk po zgjatem se komenti juaj të le një shije të hidhur konformizmi; sorry, por është e drejta ime të komentoj, për sa kohë nuk  e denigroj pa të drejtë, dikë që ka zgjedhur të botohet e të lexohet. E këtë e bëj si lexues dhe jo si shkrues. Sepse më duhet që, për të lexuar një vjershë të mirë, të përballem së pari me gjithë plehrat verbale që prodhon realiteti shqiptar; se më duhet të përballem edhe në diçka të qashtër, siç duhej të qe poezia, me fenomenet më të errta të atij realiteti: korrupsion, hatërllëk, papërgjegjësi ndaj të tjerëve, arrogancë, megalomani. etj. etj.

Nuk po e vazhdoj Av., pasi ka një notë të fshehtë morali të rremë komenti juaj, që nuk më ndjell ta diskutoj këtë temë. Të zezës nuk duhet t'i thuash të bardhë; a duhet heshtur a jo, kur lexon çdo ditë shtypin, politikën, lajmet e të mbyllësh sytë, nisur nga komoditeti kanadez apo gjermanoperëndimor, për këtë edhe mund të ju jepja të drejtë; por nuk do të kaloja në ekstremin tjetër: tolerimin e injorancës.

Kërkoj ndjesë për tonin, nëse tingëllon jomiqësor.

me të mira

mirazh

 

 

Nuk ka qëllim këtu Av;  as ai që ju bëni sikur nuk e kapni.

 

Well, Mirazh, qenka nje qellim sidoqofte. Uroj vetem mos jete qellimi per te bere gallate me tjetrin, si tek nje koment i yti i meparshmi qe tani nuk po e gjej me.

Gjithashtu je i pasakte ne lidhje me moralin e rreme e te fshehte te komentit tim. Nese nje poezi nuk me pelqen, nuk rri e ndalem me dite te tera te analizoj pse nuk me pelqen. Kam respekt per kohen time.  Edhe dicka, nuk mund te besh paralelizem mes nje poezie te dobet dhe nje akti korruptiv politik apo social qe e lexon ne gazete. Nje poezi e dobet shume shume deshmon nje paaftesi, por nuk eshte kurrsesi E ZEZE apo KRIM.

Dalim tek tema: Pse ka fituar Sokol Zeka e nuk ka fituar Ervin Hatibi?

Ndoshta, Hatibi nuk ka konkuruar fare; ndoshta Zeka ka qene konkurenti me i hajrit... Pash zotin, eshte thjesht nje konkurs, me kritere relative, me subjektivitet jurie qe eshte po aq relativ. Cfare ka gabim ne gjithe kete histori? Vetem nese ti ke shume me teper informacion per korrupsion jurie dhe nuk i ndan si fakte....ne fakt duhet ti denoncosh ne rruge ligjore dhe atehere po mund te thuash me krenari se po i thua te zezes e zeze dhe te bardhes e bardhe.

perndryshe, opinioni yt mbetet tejet personal dhe pa asnje lloj impakti. dhe kushdo ka te drejte te te pyese edhe ty: Ne cfare kriteri bazohesh qe e quan kete poet te dobet dhe sa e madhe eshte rrezikshmeria e tij ne mbrujtjen gabim te shijeve te lexuesit?

Ska problem, nuk pres pergjigje.

Me vjen vetem keq qe e shohim krejt ndryshe nje gje kaq te thjeshte.

me te mira

 

 

 

 

 Me vjen vetem keq qe e shohim krejt ndryshe nje gje kaq te thjeshte.

Po. Edhe mua.

kalofshi mirë e suksese

 

Suksese juve!

Ah ljepur, a ljepur, tha...

Lexova Mirazh & Av me siper, t'ma kishin thene s'do e kisha besuar qe lepri do vihej qofte dhe ne diskutim, pale me teper.

Ka ardhur vertet kohe e keqe! smiley

Mirazh, vertet qe askujt nuk mund t'i kerkohet hesap pse shkruan keq (eshte si t'me kerkosh mua llogari pse s'e vrapoj 100 metershin per 10 sek), nderkaq evidentimi i dukurise "bllah!" te supportit te cfaredolloji dhene krijimeve karnavaleske eshte bere gati-gati detyre, ndaj edhe me gjithe zemer te pergezoj kur e ben! Edhe pse ne minoritet. Edhe pse pa shprese te ndonje ndikimi, pale me rezultati. Flm!

Siç duket qartë më sipër, i nderuar em, e siç e theksoni edhe ju, nuk është se këtu po i kërkohet llogari autorit për atë që shkruan. Krahasuar me lëvdatat, kritika jonë është mjaft e butë. Por, si dashamirës të fjalës së bukur, vemë re të njëjtën tendencë  për bymim të vlerave, për fryrje të tollumbacit derisa të na e zërë qiellin, për t'i mëshuar fjalës aq shumë sa ajo bëhet groteske e bën efektin e kundërt t'asaj që do të arrijë lëvduesi.

Këtë fenomen e gjen në të gjitha foltoret e letrat shqiptare: në parlament shahen nga njerëzit e shtëpisë, gazetat janë të mbushura cip me dokrra, në tv llomotitet po ashtu pa sens, e më së fundi, se për këtë po flisnim, zhvirgjërohet me përdhunë edhe letërsia. Vajza, që nuk hapte dot gojën, deri dje begse, me uniformë, kazëm e pushkë e drapër e çekan në dorë, sot ka dalë nga binarët, vishet me plaçka tezgash, le barkun jashtë, dëgjon tallavë, ndërton pa leje.

Ashtu siç dje fjala mund të qe e zezë, krim (kujtoj këtu, jo pa lidhje me komisionin e çmimit, dy poetët e pushkatuar); po ashtu rrezikon të na mbysë edhe sot si agjitacion dhe propagandë, kësaj radhe e ushtruar nga fuksat mbrapsht të palës tjetër, po ashtu vullnetarë, po aq militantë.

Shenjë e një shoqërie të çoroditur është pikërisht sensi i masës në fjalën që flitet. Sa më i ekuilibruar një sistem, aq më e matur është edhe fjala në të.

Por kjo ndodh edhe me tingullin, arkitekturën, mjedisin, komunikimin, bashkëjetesën, politikën; me një fjalë me çdo aspekt të jetës. Dhe e përsëris: ndoshta heshtja dhe injorimi mund të qenë zgjidhja më e mirë, por kurrsesi toleranca e aq më keq përkrahja e tyre, që argumentojnë, siç mund të pritej nga ekstremi i absolutizmit, relativizmin kaotik.

Nuk presim të ndryshojmë botën me këtë, biles mendojmë se ky pikësynim nënkupton një delir mesianik të fshehtë. Po u kushtojmë biles një vëmendje që nuk e meritojnë jermeve të atyre që synojnë të na prijnë. Por problemi shtrohet në të njëjtën formë përderisa nuk zgjidhet, ndaj nuk mendojmë se mund të shmanget ajo. 

kërkoj ndjesë për zgjatjen

m.

 

 

Nuk ishte zgjatje aspak.

Madje me erdh keq qe mbaroi aq shpejt.

Kjo eshte ndjesia qe provon kur tjetri sikur flet gjera qe do i kishe thene edhe ti vete... po t'i mendoje gjerat pak me se mbari.

Flm!

 Do të isha zgjatur edhe më shumë, por pastaj fillon ky skenar:

1. Nëse je lexues i thjeshtë të thonë: "Po ti nuk mund ta kuptosh botën e poetit, se nuk je vetë i tillë".

2. Nëse shkruan vetë: "E bën nga zilia a për të dalë vetë në pah". Kur nuk bën punë kjo: "Po si nuk të vjen pak keq, se ti shkruan edhe vetë!"

3. Nëse je kritik: "Ju kritikët nuk jeni krijues. Bëni kritikë se nuk dini ta bëni vetë atë punë"

4. Nëse je jokritik: " Duam kritikë të vërtetë, se po na mbysin antivlerat!"

5. Nëse je Enveri i vdekur: "Dhimbjen ta kthejmë në forcë"

6. Nëse je alien: "Oh, sa më pëlqen beat-i juaj!"

7. Nëse je vetja: "Ik ore, o po ky!"

8 Alternativa (plus të jesh si ata), harrova ndonjë? : zgjidh e merr.

jo, nuk ke harruar, vetem se ajo pika 7 ka edhe nje nenversion te shqiperise joshumejugore: o po qy, e!

Lepurin do ta lija menjane, por tek tuk ka disa gjera.  Por prisja me shume esence te qenies.  Ndoshta nuk duhej lexuar intervista. 

Sa per debatin e kritikes, per sa kohe qe s'eshte "ad hominem" dhe behet me seriozitet, nuk shikoj arsye pse jo.  Sidomos ne rastin ne fjale kur eshte nderuar edhe me cmime.  

Por, pak sensitivitet nuk na ben dem, perkundrazi smiley.    

Poezia e dobet eshte nje problem pa dyshim.

Por ka mbetur ne nivelin e konstatimit; ka 20 vjet qe konstatohet dhe si veprim te kujton nje lloj tipi, qe, mbetur pa ide fillon e shan komunizmin per te mbetur ne skene. Shkurt nje poezi e dobet nuk luftohet dot me nje kritike po aq te dobet. Ne kete blog jane mundesite per nje kritike serioze vec duhet ta ulesh mire ne karrige.

Nuk ka kritike serioze nga njerez joserioze, qe mire qe s'te shajne nga nena kur nuk mendon si ata. Kjo eshte arsyeja e pare.

Arsyeja e dyte eshte se hapesi i kesaj teme e kushdo tjeter qe njekohesisht eshte krijues vete, nuk mund te merret seriozisht sepse ka Konflikt te hapet interesi. Lojrat e fjaleve, flas si lexues e jo si krijues tingellojne krejt boshe. Nuk di asnje shembull te shkrimtareve serioze te kene perfolur ne jeten e tyre vlerat e kolegeve e aq me keq te atyre qe i kane konsideruar te nje sere me te ulet se veten. Vetem Bilal Xhaferri e ka bere me Kadarene, nje here te vetme, dhe kjo per faktin se e konsideronte me lart se veten dhe e ka pasur fizikisht perballe. Fatkeqesisht si kudo tjeter, ketu shahen ata qe nuk jane prezente e skane asnje mundesi te mbrohen dhe rrallehere thuhet ndonje fjale e ashper per njeri tjetrin.

Letersi amatoreske ka me kuintale, te pakten kurseni kritiken te mos behet e tille, sepse atehere loja mbyllet perfundimisht.

Thirrjet Lufte Mediokritetit jane bere bajate. Duhet te gjeni ndonje term tjeter. Ju kujtoj qe mbreti i mediokritetit eshte Salieri, veprat e te cilit luhen me respekt te madh edhe sot e kesaj dite. Myself, for that matter, would be very happy if i belong to that group someday.

...ose nese asnje nga cfare u tha me lart nuk ju tingellon bindese, atehere te pakten, merruni me cmimet e fresketa qe dhe mund te kontestohen e jo ne 2010 diskutoni nje cmim te 2004. Wrong timing. No impact whatsoever.

Nuk kisha asnje deshire te vazhdoja nje debat te tille shterp, por desha vetem te hidhja pakez me teper drite ne qellimet e kundershtimit tim te pare ndaj kesaj praktike qe filloi me pishat e thara te zonjes Zylo dhe kushedi kur do mbaroje. Por sidoqofte ka nje lloj perparimi ne gjuhen e kritikes, nga ajo ad hominem tek dukuria.

 

 

I am sorry I commented after your post...or maybe I am not...kinda feel safe.

Mua me terhoqi intervista. pergjigje te sakta, te menduara.

me duket leximi i autorit duhet marre ne kompleks. Siç thote edhe vete ai, vitet e fundit ka fillu ta marre veten ne kontroll. edhe çmimet (ky lloj) besoj se jepen per librin ne ate vit, jo per nje-dy poezi. Nuk shof naj gjeme te madhe.

psh (iiiiii ku po e çoj nivelin e muhabetit smiley, si spanja ne boteror; m'thuj nje ndeshje ku ndriti; po ne kompleks ngrejti kupen (i rafte damllaja).

Qofsha gabuar por sec vihet re nje prirje "per t'u sjelle mire" me cdo kusht. Te sillemi mire edhe kur nuk jemi dakort, meqe ashtu na e kerkon miresia. Te themi gjera qe s'i ngrene nervat njeriut se c'melazem pastaj ... Inflacion qellimesh te mira e fjalesh te lemuara: buke e konformizem. Poetet s'kane qene ndonjehere te rehatshem, per kerkend.

Prirje?

Po ne kemi temen tepke per kete pune me pothuajse 200 komente smiley.

Une votoj per buke, kryp e zemer.  Kritika tip vere.  Po shume vjecare, e jo uthull.

Nen influence te veres, konformizmi s'ka vend ne tavoline smiley.

 

 M'fal, po me shume se njeqind me duken ne nivelin e zhurmave dhe une keto s'i quaj pjese te diskutimit.

Voten e kam hedhur gjithmone jashte kutise dhe miqve u kam mbyllur deren kur s'kam dashur te shoh njeri me sy. M'pelqejne pendesat per gotat e thyera me shume se vetrinat e bufese me servise te paperdorura. Te kujtohet - po ketu te Peshku - kur kemi kuvenduar rreth radikalitetit te pasioneve? Prape aty e kam.

C'ne hapja me te kerkuar falje?  smiley

Nuk kerkova te denjosh ne diskutimin ne fjale, ishte me teper per humor, por edhe per koincidence qe ndodhet si tematike.

Biseda me kujtohet.  Cinema Paradiso akoma me pelqen.  Dhe sic thashe ne ate rast, radikaliteti yt nuk eshte patjeter siperfaqesorja e dikujt tjeter smiley.

PS: Per gotat e thyera nuk pendohem.  Por gjithashtu, shume zet i kam vitrinat. 

Natyrisht qe radikaliteti im nuk eshte mepatjeter siperfaqesorja e dikujt tjeter, problemi eshte te me lejohet te jem radikal/e sic kollaj te tjereve u lejohet te jene siperfaqesore/e.

nuk kam naj detyrim me u bo i mire. po me pelqejne robt e dedikum, kaq.  S'kam pas e s'kam per t'pas najhere naj problem te tipit, o sa shume u bone qe shkrujne vjersha. Fundja poplli yn dembel gjithe stafeten e traditave dhe eksperiencave e ka kalu gojarisht, hidh pak kripe/ sheqer e rimë.

Gjithkund e tekgjithkush ka vend per kritika, por jo per patetikë. Patetika eshte e mire per te hap e per te mbyll luftra edhe..jo se..ashtu..si të thuash..s'e kam per...por...   leje se e harrova ça do thosha smiley  ( nuk e kisha rren&eumlsmiley

Mu m'pelqevi titlli. Aq te kishte thon' ky daku. Pastaj t'I ishte shtru agronomise ne bahcen e vet - s'ka poezi mo t'bukur.
Tashti, ato qe thote mirazhi aty-ketu neper komente, I gjej me peshe por me shume ne rrafshin vetanak te krijuesit, te kerkeses dhe trillit artistik, te raportit intim qe ai/ajo ka me fjalen, tingullin dhe kuptimet e saj paresore, dytesore, e keshtu me radhe. Efektet e shperdorimit te fjales, si artistikisht apo edhe ne rrafsh shoqeror, duket se nuk I perkasin vec poezise - jane pershfaqja e meme-ve, mendesise dhe manifestimit te korruptuar qe kemi si shoqeri. Ja vlen sidoqofte, ndac per hir te lirise se fjales, ndac nga dashuria per fjalen e shkruar, qe te permendet dhe kritikohet mufatja dhe boshi inflacionist qe shkaktojne pikerisht fjala "artistike" apo lavdet ndaj saj. Njerez jemi, vlla, dhe ti moter, me fjale kuptohemi e ne fjale do shkojme, sa te behemi pika reticence, ja kshu...

Po re Lost..po thuja Emilies se Dikinsonëve ate punen e bahçesë smiley

Zoti i bekoftë gjuhetarët. smiley

 

 Kam pershtypjen se kur njeriu nuk ka aq skrupuj sa ta kuptoje vete sa i zoti eshte te thure vargje, dikush duhet te marre persiper t'ia thote. ndryshe te gjithe do te vazhdonim te shkarravitnim, njesoj sic kemi bere ne gjimnaz. 

Kot sa per shenim historik, ne 12 gusht te vitit 2010, ora lokale 8:29 e pasdites, ke thon nje dicka shume te bukur. smiley

hehe, te me marre historia per kaqpakogje, thua?! smiley

Em, te te rrefej nje gje te lezetshme, tanto meqe jemi ke shkarravinat e gjimnazit. Qe thua ti, erdhi me se fundi dita qe te rregullohej edhe shtepia ime, e prinderve te mi, me sakte, me pllaka e me mure, e gjithe restaurimet qe behen ne keto raste. Dhe ne keso rastesh, levizen te gjitha me lacke e me placke, dalin dhe gjera qe i kishe hequr menjane per t'i ruajtur e i kishe harruar fare. E keshtu, ime eme njehere e nje kohe, na paskesh fshehur e shpetuar nga grisja, pa dijenine  time, dy nga fletoret e mia me vjersha te gjimnazit. Une kuptohet, i kisha fshire me kohe e me vakt nga mendja, kur para ca ditesh me thote ne telefon qe i kishte rigjetur dhe m'i dergoi. Oh, c'te  qeshur kam bere, kur i lexoja e thosha me vete "shyqyr qe s'te mori mendja ere e t'i botoje!" Megjithate, po ta mendoj holle-holle, mund t'i hedh ke blogu e te shohim se c'ka pas menduar nje 16-17 vjecare e asokohshme e te qeshim te gjithe, si me perrallat e gjysheve, kur i kujtojme pas shume e shume kohesh. Pupu ca vjershash per dashurine! hahaha! smiley

Une do i lexoja me qejf.

Kërkoj ndjesë për spam-in më lart, por mjafton të hapni rubrikën kulturë të çdo gazete dhe reviste e do të gjeni perla të tilla.

Diku më lart, ndonëse e theksuam disa herë se nuk po merreshim me autorin, por me vargjet që lexuam nga ai, nisur nga intervista (që, me që ra fjala, ishte e një jave më parë dhe jo e vitit 2004), na u theksua se nuk na lejohet të shprehemi si lexues. Argumenti: lojë fjalësh.

Si krijues na u sugjerua të heshtnim me argumentin absurd se autori nuk është vetë këtu, që të mbrohet, a thua se do të përlesheshim trup me trup me të; a thua se Kadareja duhej të qe i pranishëm gjithnjë nëpër debatet që zhvillohen për veprën e tij nga Xhaferrët; me një fjalë na u sugjeruan disa pika nga skenari që patëm parashikuar më lart se do të ndodhte.

Me një fjalë: si lexues nuk mund të shprehesh, si krijues jo se jo. 

Problemi është se me heshtjen, me të cilën nuk kemi probleme, nënkuptohet alternativa tjetër që është: nuk ka gjë se flasim vetë ne e dëgjojmë njëri-tjetrin kur lëvdojmë.

E kështu ndodh përmbytja e gazetave, tv, internetit, librarive me FJALË.

Është zgjedhje personale pastaj në do të fillosh të mallkosh me vete kohët, apo të kesh aq guxim sa të mos i thuash derrit dajë; jo për arsye të kompleksuara, siç po mundohen të na psikologjisin, por sepse ashtu është.

Ndoshta autori në fjalë e meriton më pak se të tjerët që të bëhet kokë turku për ta; por theksojmë se nuk kritikojmë atë, por ata që e bëjnë atë punë keq. 

 

 

 

 

seriously?

Ndër më të mirët e poezisë shqipe të kësaj kohe janë mesatarë ...

ja pse nuk mund te lexohet ky me tej . Megjithse jam i bindur qe ky do  jete hartuesi i vargjeve te :

Gishtin ne kamez te maliherit

dime dhe neve te marrim hak....

Ne se gjendet dicka nga krijimtaria e ketij poeti ne ato vite , kush e ka mundesine ju lutem te na e postoni.

Ne se me lejon av , shpesh ke nje mendim sikur tjetrit ketu po i varen vlerat nga diskutimet e njerit apo tjetrit. Thjesht me keto qe ndjek me e me keto qe percjell ne interviste ky i botuar si poet , jane te nje niveli Ordiner , ne deri nen mesataren . Dhe ato qe thote nje individ kur intervistohet tregojne edhe "brumin " me se eshte gatuar. Ndoshta jo teresisht se askujt nuk i eshte hequr mundesia te ndryshoje ose te komentoje domethenien e pergjigjes. Le te vije c'ka dashe te thote me te.

Ne Malesi te Shkodres e shume me gjer deri me sot per fjale me peshe njihet vetem Cun Jonuzi qe asnjehere nuk ka bere krahasime me ljepuj . Por me sa dime dhe kemi lexuar edhe Bernsi qe ka bere poezi me qen e mij ka percjelle tjeter mesazh dhe nuk i kendon qenit apo maces si figure letrare . Ndoshta me kalimin e kohes edhe mesohemi si ta zemem me figura si thelleza apo si tjetra qe ja ka fut kot , po kot fare pa asnje kuptim si ...... vidi -vidi ..? Per kaq sa eshte prure pata kete mendim .

Gjithsesi urime per cmimin dhe pune te mbare i qofte ne fushen e krijimtarise jo te berit vargje me germa .

O emigranrt Kam nje pejetje ..

Ndoshta eshte edhe rasti i pare ne poezi qe lexojme krahasime me Ljepur .... A hyn Ljepuri  ne bujqesi apo eshte ne fushen e blegtorise ....

Ja dhe dy vergje sipas shembullit te pralles se atij femijes se "tridhjete....kater " shkopijve  

Pse tridhjete dy po sa

them tridhjete nji

se rimon me fjalen

kaltersi ....

ne buzeqeshje te femijes si tridhjet e tre rri .

pyetje te rende me bere, Ziko. Te rende si kto male, tha. Bazuar ne legjenden e kandidatit per bari, i cili u vu ne prove per te mbledhur dhente ne vathe, lepuri duhet te jete blegtori. Sepse kur edhi ne muzg per te pare rezultatin, i zoti i dhenve pa qe gjithe tufa ishte mbledhur. U lodhe? e pyeti kandidatin. Jo, i tha ky, vetem njeri qe pak me i veshtire, ja ai atje. Dhe tregoi me gjisht... tek nje ljepur. Per ne bektashinjte lepuri sikur eshte harram kam degjuar. Sepse kembet i ka si te maces. Sidoqe te jete, lepujve vetem dy veta ua kane pare hajrin: Luis Karoli (shih me lart) dhe Hugh Hefner (shih me poshte):

http://www.managingip.com/images/34/23713/Rabbit-head-logo-2.jpg

Ca m'ke kujtu me ket' trithtedyshin... I barcalet' qe ma tregote I poet, rob zoti fare - "ishte njoni I fiksum qe te kishte trithtedy penisa. Ene ky allati I lutej zotit or' e cast per k'to aletet. Bo c'bo zoti (se ne Sala vet e ka thon me goje Rroft zoti!) merzitet tu nigju k'te huqsin, ene e thrret n'audisjon. Po ta plotesoj deshiren, I thote, vetem mos ta ngjoj mo zonin me lutje te tjera. Dhe ja ve. Ky allati n'kulm te qejfit falenderon zotin ene bo me ik. Prit mer, I thote me nge' ajo qenie e larte qe adhurojme. Na dhe k'to gjashtekater bole." smiley Ka naj lidhje kjo me keto qe po thuhen ma nalt? Kushedi, kushedi.

Lost !

Nuk rimo ! Fundoret ole me isa sikur s' kane rrime .Kur s' kane rime nuk quhet poezi . Ma ka thane baba mue kete . E ke bo ne me hile ke fut zotin mrene qe te mos te ta kundershtojme na smiley

Emo qe ne nji qe e di ti mo .
ljepurit Ju merzit jeta . Tere jeten me frike , vrap aty - vrap atje , tremu aty  -tremi ketu . Vendosi me u myt. Afrohet ke pellgacja dhe ...BELLDUM !! - nigjoi.

Ou , tha , ca qe kjo . U afru edhe ca dhe shef zhaben qe qe hudh mrene .

Po ti  c'pate ? - e pyti zhaben

U trema nga ty - i tha zhaba .

Po per zhaben ke nonji frymezim tina si psh ..Zhaba o zhaba ( titulli) ..nga ljepri mos kini frike e mos u hudhni ne uje / o rob zoti dhe e bo per buje .

fryni era, u cil taraba,

dhe nga pellgu doli zhaba,

ke murrizi sec u grric

se per dark ka honger pic

e ka gojen me oriz

mu m'zu gjumi o idris.

ps. naten me ter mend.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).