Gazeta Mapo

Eshtë ditë vere dhe, normalisht, bën vapë. Kam ndjesinë e veçantë, besoj të çdo shqiptari tek kaloj kufirin shtetëror në Qafë-Botë, për të zbritur më në jug. Jo rastësisht, pikërisht nga këtu është hera e parë në jetën time që udhëtoj për në shtetin grek. Jam me bashkëshorten dhe të afërm të familjes së saj. Një udhëtim vere. Një udhëtim për të parë këtë pjesë të botës, për të parë vendet e Çamërisë. Përshkojmë të njëjtën udhë që, ndoshta, 66 vjet më parë, ka përshkuar mes mijëra refugjatëve çamë edhe familja e bashkëshortes sime. Ky udhëtim është krejtësisht privat dhe pa asnjë lidhje me aktivitetin tim publik apo ndonjë pretendim tjetër. Eshtë i tillë si për mua, ashtu edhe për familjarët. Hollësitë dhe përjetimet e udhëtimit janë krejt personale dhe do të duhet të mbeteshin të parëndësishme për publikun, me përjashtim të diçkaje që nuk mund të jetë personale.

Mbërrijmë në Paramithi. Gjejmë shtëpinë ku ka banuar familja e bashkëshortes sime. Si çdo çam, edhe ajo dëshiron të bëjmë një fotografi tek shtëpia, tek pragu nga ku babai i saj ka kaluar për herë të fundit kur ishte 6-7-vjeçar. Pastaj i vjen radha Kullës së Vjetër të Orës, Burimit shekullor, Pazarit dhe…Stop! Policia!

Mendoj se ka të bëjë me parkimin e makinës. Shenjat duken në rregull, por megjithatë… kalimthi mendoj se targa shqiptare ka rënë në sy…  Jo, polici kërkon ta shoqërojmë në polici. Kërkojmë arsyen. Duhet të vini në polici për një sqarim të shkurtër, vetëm pesë minuta. I tregoj pasaportën diplomatike, bashkëshortja ime ka edhe pasaportën e Kombeve të Bashkuara, prej shumë vitesh udhëton kudo në botë. Kërkoj të di arsyen përse ndalohemi. Konfuzion, telefonata, pasaporta, prapë telefonata, pastaj përsëri kërkesa: “Ejani në polici, vetëm për pesë minuta!”. Kundërshtoj duke i kujtuar imunitetin si mbajtës i një pasaporte diplomatike. Atëherë, polici më sqaron arsyen, “duam të dimë përse keni bërë fotografi?” E pabesueshme, megjithatë, për mirësjellje i shpjegoj: “Jam turist, fotografoj atë që më tërheq, nuk besoj se është e ndaluar”. “Është e ndaluar”. “Nuk ka mundësi!” -i them. “Është e ndaluar”. Këtë përgjigje e kam dëgjuar vetëm në disa vende të Afrikës, edhe aty vetëm në aeroporte ose para ndonjë godine qeveritare. Kurrë në një vend të Bashkimit Europian. “Është e ndaluar, ejani në polici!” Nuk pranoj.

Kalojnë rreth 20 minuta. Atëherë vjen shefi. Eshtë me pantallona të shkurtra, më turist se unë nga pamja. Ia kam zili, pasi vetë jam në një veshje disi formale. Shefi në fillim qëndron në distancë, pastaj debaton edhe ai. Eshtë e ndaluar. E pabesueshme. Vjen edhe një shef tjetër. Veç policit të parë asnjëri me ndonjë shenjë dalluese. Afrohet edhe një makine me dy policë të tjerë civilë-tip skuadra mobile. E pabesueshme. Qëndrojnë vetëm 5 metra larg.

Më pëlqen dhe deri diku argëtohem duke vazhduar refuzimin për të shkuar me ta në polici, qoftë edhe për të dhënë shpjegime pse fotografoj. Vazhdon konfuzioni, shqip, greqisht, falë zotit anglisht, pastaj greqisht, pastaj kujtohen që nuk i kuptojmë në greqisht, prapë anglisht. Verifikim i dokumenteve, telefonata, përsëri lexim i pasaportave. Kënaqem kur shoh me sa vështirësi kopjojnë gërmat latine. Ne shënojmë targat e tyre. Konfuzion përsëri. I detyroj të tregojnë distiktivin personal, pasi janë civilë. Mbajmë shënim emrat dhe targat.

Pa asnjë teprim ka kaluar më shumë se një orë. Pastaj u drejtohem me të qeshur. Të dyja palët i dimë arsyet e vërteta, prandaj shfaqja duhet të marrë fund. Ndryshe unë duhet të telefonoj Ambasadën, Ministrinë e Jashtme dhe mediat. Bashkëshortja duhet të njoftojë përfaqësinë e OKB-së për këtë ndalim të paarsyeshëm. Tonet ulen. Kryhet edhe një herë nga e para formaliteti i shënimit në një copë letër të emrave dhe të dhënave të tjera nga pasaportat tona, pastaj dokumentet e makinës. Pastaj pyetje për udhëtimin. Pastaj nisemi.

E gjitha kjo ndodhi në një ditë të nxehtë fillimgushti në Paramithi. Pa asnjë teprim, kaluan rreth 90 minuta në këtë skenë që luhej nën diellin e nxehtë të mesditës. Në Paramithi të gjithë bënin pushimin e drekës. Në rrugë, në mes të pazarit të qytetit, ku u luajt kjo skenë nuk kishte këmbë njeriu, edhe dyqanet e lokalet ishin të mbyllura. Ishim vetëm katër shqiptarë dhe pesë policë grekë. Nga ky moment udhëtimi ynë vazhdoi në shoqërinë e eskortës me dy policët civilë. Nuk mund të ankohem, pasi u ulën tonet, si ballkanas për pak sa nuk u bëmë miq. Nuk bëj shaka. Eskorta nga fundi i ngjante më shumë një guide turistike. Na drejtuan dhe ne i ndiqnim në çdo qytet a fshat që ne u kërkonim të shihnim, deri sa kërkuam të na drejtonin për nga kufiri. Ishte natë vonë kur u ndamë me shoqëruesit tanë policë në kufi.

Në fund nuk dija si t’i përshëndesja këta policë-shoqërues. Gjatë ditës pashë dy shfaqje të tyre. Njërën brutale, tjetrën njerëzore. Njërën si përfaqësues të një dhune të vjetër shtetërore, tjetrën si nëpunës korrekt të shtetit të tyre. Nuk di cila ishte më e vërteta, cila nga këto sjellje ishte më e sinqerta. Do të ishte e njëjta sjellje sikur unë të mos kisha pasaportë diplomatike dhe bashkëshortja ime pasaportë të Kombeve të Bashkuara? 66 vjet më parë, po në Paramithi, në një ditë që duhet të ketë qenë po kaq e nxehtë, megjithëse mbajtës i shtetësisë greke, gjyshi i bashkëshortes sime bashkë me vëllezërit e tij dhe me të atin, që ishte edhe kryetar Bashkie i Paramithisë u bënë viktima të një masakre masive.

Ky qe një udhëtim krejtësisht privat, familjar. Të tilla udhëtime janë të zakonshme. Nuk dua të bëj asnjë koment, asnjë aludim për ato që ndodhën, dua, thjesht, që njerëzit ta dinë. Dielli djeg ende në Paramithi.

 

*Autori është deputet në Kuvendin e Shqipërisë

16 Komente

Ehhh....

Autori është deputet në Kuvendin e Shqipërisë

dhe

Do të ishte e njëjta sjellje sikur unë të mos kisha pasaportë diplomatike dhe bashkëshortja ime pasaportë të Kombeve të Bashkuara? 66 vjet më parë, po në Paramithi, në një ditë që duhet të ketë qenë po kaq e nxehtë, megjithëse mbajtës i shtetësisë greke, gjyshi i bashkëshortes sime bashkë me vëllezërit e tij dhe me të atin, që ishte edhe kryetar Bashkie i Paramithisë u bënë viktima të një masakre masive....Të tilla udhëtime janë të zakonshme. Nuk dua të bëj asnjë koment, asnjë aludim për ato që ndodhën, dua, thjesht, që njerëzit ta dinë. Dielli djeg ende në Paramithi.

Hajde lidhi keto dy citime tani. Tek i pari eshte nje deputet qe ka marre persiper te mbroje interesat e bashkekombasve, duke perfshire ne kete rast edhe interesa krejtesisht normale, familjare. Tek i dyti eshte nje person qe ve re nje padrejtesi dhe s'ben asgje per ta ndryshuar, perkundrazi nuk deshiron as te beje aludime. Gjynah per Zotin!

 

Qurrash!  Po te kishte pak b*le, i thoshte policave greke qe fotografoj pronat e gjysherve te gruas sime qe te di me shume kur te vi dita qe ajo ti marre mbrapsht.

 

E shikoni sa te dashur jane keta fqinjet tane?!  C'eshte me e forta, eshte fakti qe policet qe erdhen i ndaluan keta duke bere fotografi i ka thirrur ndonje Cam ortodoks i asimiluar...

hhahahaah

e larte fare

"autori eshte deputet ne kuvendine  shqiperise"

uhh sa qesha

p.s.

po themelet  e pluralizmit a i ka hedhur gje ?

 

 

 Nuk dua të bëj asnjë koment, asnjë aludim për ato që ndodhën, dua, thjesht, që njerëzit ta dinë.

Po sec te ka ndodh ty personalisht as me kercet fare. Qe po shkrun gabim kete ta them sepse si imunitaras qe je duhet te kishe shkuar menjehere ne Ministrine Jashtme te Shqiperise dhe ata te kishin thirrur Ambasadorin grek per te dhene spjegime te detajuara, fije per fije jo per pasaporten tende, por si pasaporte shqiptari.

Kur ben keshtu patriotin e ke gabim, se pasaporte diplomatike nuk dmth imunitet i garantuar nese shkel ligjin dhe eksperienca ka treguar qe keta pasaportmbajtesit diplomatike kane pas dhe cantat e shpines me droge.

Tani nje te fundit kot sa per shplodhje se ka qene vape sot : kur u ktheve ma do mendja e pe qe rradha e makinave te emigranteve ishte e madhe shume  ne kufi ( keshtu raporton dhe media ). Mbajte rradhen atje apo pasporta diplomatike e griti traun pa rradhe ? Se sikur nuk te pashe me shkrujt asnje germe pa jo se duhet ta beje vertete te prisje ne rradhe  , jo.

 Nje shkrim shume i bukur dhe shume informues. Autori ka bere mire qe ka vizituar Paramithine dhe gjithashtu ka bere mire qe e ka sjelle kete shkrim.

Veprat e mira jane veqse te mira, pavaresisht se kush i bene ato. Dhe megjithese kjo nuk eshte kushedi se cfare, prape eshte dicka e mire, prandaj une ketij deputeti i duartrokas per kete gje, ne menyre qe ky dhe ai tjetri te inkurajohen te vizitojne me shpesh ate pjese dhe ta shtojne kujdesin per ceshtjen came.

Por kjo nuk do te thote qe i njejti te mos kritikohet kur bene vepra te keqija, sepse cili eshte perfitimi nese ne kritikojme edhe veprat e mira edhe te keqija apo lavderojme te dyjat. Te mesojme  ta dallojme te miren nga e keqja, kjo eshte qeshtja.

Dielli djeg ende ne Parapithi - thote. Po pse nuk te dogji o lumemadh e te te kishim bere pishtar te demokracise. Ore po keta kane shkare te gjithe...si ore ben hartime neper gazeta perfaqesuesi i popullit ndersa polici grek gati i "ka hequr pantallonat". Cfare mesazhi me percjell mua te vobektit pa CD-ra ky kadillaku? Kujt i qahet, emigranteve apo cameve?. Apo do te mburret qe nuk perfundoi ne polici...Apo qe e shoqja ka pasaporte te UN-it. Zot na ruajt nga kjo papergjeshmeri....bile do te thoja budallallek. Deputet mavrise ja kane bere mendjen pordhe policet me eskortime te pajustifikuara dhe e kane zbutur. Po te kishte pak mend do i kishte vene kapak kesaj pune dhe kaq. Po jo qe jo, do te tregoje me cdo mjet qe s'mbush.

Anasjelltas, po sikur kjo t'i kishte ndodhur deputeteve greke qe rregullisht frekuentojne Himaren?

Pa asnjë teprim ka kaluar më shumë se një orë. Pastaj u drejtohem me të qeshur. Të dyja palët i dimë arsyet e vërteta, prandaj shfaqja duhet të marrë fund. Ndryshe unë duhet të telefonoj Ambasadën, Ministrinë e Jashtme dhe mediat. Bashkëshortja duhet të njoftojë përfaqësinë e OKB-së për këtë ndalim të paarsyeshëm. Tonet ulen.

Ne fal, por a nuk mund t'ja kishe thene qe ne fillim kete, apo kishe qejf qe te beje muhabet me policat greke?

ja e mesove, here tjeter lyhu me krem per mbrojtje nga dielli xhan

Nje tyryfyl nga tufa e madhe e fyejve politikane. Zorraxhiu po zorraxhi mbetet.

Perse deputeti shqiptar nuk i tha qe ne castin e pare qe po bente fotografi sepse gruaja ishte came me origjine greke dhe donte te kujtonte te paret e saj? Cfare e trembte Kryetarin e Komisionit te AntiKorrupsionit?

Fitorja e tij e trumbetuar ishte ajo qe pati kokederrllekun e mos vajtjes ne polici. E kjo sepse ishet me passaporta x e y.

Paragrafi i pare ku tregon qe ishte vizite private, dhe vetem private, kerkon te theksoje qe nuk e kishte nisur shefi i tij per provokim. Se ku kishte provokim ketu ai e di me paranojen e tij.

Dicka nuk e trgon me sinqeritet kur vazhdon me shoqerimin e eskortes se policise.

Veprim adoloshentesk deri ne marrjen persiper per te shkruar dicka puplore si kjo.

 I nderuar zoti Deputet pa dinjitet,

Une nuk jam as came as epiriote por jam MALOKE! po po me plot gojen e them me nder jam maloke, pasi ndjehem e ofenduar qe nje palo polic grek apo me cfare do kombesie tjeter te me ofendoj apo akuzoj pa te drejte sidomos kur mbaj mbi shpatulla vetem imunitetin e malokut e jo te zvarranikut deputet qe qenkerke zoterote. 

Po si nuk te erdhi turp dhe e tregon kete histori?! apo mos valle doje te mburreshe qe zoterote dhe gruaja mbani nje lloj titulli qe nuk e meritoni. Po zonja e juaj qe na qenkerka came si nuk i vloj gjaku te therrasi ndihme per shkak te ofendimit qe palo policet i bene pasaportes se saj me fjale OKBeje?

doja ti jepja pike ketij shkrimi por nuk ja vlen sidomos kur lexon pordhen e nje deputeti injorant. Qe me plot gojen e meriton ALBANESE DI MERDA!

c'do te thote 'came me origjine greke'

Shpresoj që ndonjë gazetar ta gjejë dhe të shkojë e ta pyesë pse nuk bëri asgjë kundër këtij trajtimi. Gjasme është edhe i zgjedhur për të mbrojtur interesat e bashkështetasve. Langaraq, të mallkoftë Ypi!

 Ore po abateren na thote deputeti !Sikur greket  te beninkaqe do ishtelule omavri.Por  nuk paske marre haber, nuk ke kenduar gje? As gazetat as lajmet  nuk i ndiqnin...  Ç`a behet ne Veria, o Ligjvenes? Ti,  pse hodhe ne aparat nje haur ne Paramthi( patriotizem safi ky) dhe ...........desh  mbetem.... me njedeputet me pake..Dhe Ban Ki Muni,  pa nje punonjese.

Gjene shpetuam e nuk u vu ne pune ambasada jone ne Athine se ahere do kish vajtur ...ne gju!

Jo, kejo  qe na paska bo vaki, qe  ka ndodhur, mu ne mes te vapes,     eshte per t`ja hequr vehtes!

 Turp, per nivele te tilla trajtimiesh.Tete  kilometra  anash, ne perendim  i falet grekut mbi 350 kilometra, persiper uje e poshte toke, me  ndenvehte nafte,  dhe na u ankuaka ky e fendemi, per nje polic gerek me benevreke,   qe e mbajti deputetin plot  90 minuta ne sy te diellit.........

E gjitha kjo ndodhi në një ditë të nxehtë fillimgushti në Paramithi. Pa asnjë teprim, kaluan rreth 90 minuta në këtë skenë që luhej nën diellin e nxehtë të mesditës. Në Paramithi të gjithë bënin pushimin e drekës. Në rrugë, në mes të pazarit të qytetit, ku u luajt kjo skenë nuk kishte këmbë njeriu, edhe dyqanet e lokalet ishin të mbyllura. Ishim vetëm katër shqiptarë dhe pesë policë grekë. Nga ky moment udhëtimi ynë vazhdoi në shoqërinë e eskortës me dy policët civilë. Nuk mund të ankohem, pasi u ulën tonet, si ballkanas për pak sa nuk u bëmë miq. Nuk bëj shaka. Eskorta nga fundi i ngjante më shumë një guide turistike. Na drejtuan dhe ne i ndiqnim në çdo qytet a fshat që ne u kërkonim të shihnim, deri sa kërkuam të na drejtonin për nga kufiri. Ishte natë vonë kur u ndamë me shoqëruesit tanë policë në kufi.

Në fund nuk dija si t’i përshëndesja këta policë-shoqërues. Gjatë ditës pashë dy shfaqje të tyre. Njërën brutale, tjetrën njerëzore. Njërën si përfaqësues të një dhune të vjetër shtetërore, tjetrën si nëpunës korrekt të shtetit të tyre. Nuk di cila ishte më e vërteta, cila nga këto sjellje ishte më e sinqerta.

''Tragji-komedi'' greke quhet.  nga ato te lashtat,te...... Aristofanit.smiley

 

 Edhe çam...... edhe origjina greke ? Besa  mir ka thene "Çoban Babai "; "Ahre  Zman Jani Beter..." Ne kohen e fundit do shifni.... betere !

 Diku, afer fundit te botes, duket se jemi.......

Shkrimi e kish pershkruar bukur ngjarjen, pa mllefe, sakte dhe duke ngritur pikpyetje te ndershme. Ky shkrim do te ishte mire te shkruhej ne dy-tre gjuhet kryesore dhe te botohej ne gazetat perendimore, pasi perendimi pak e njeh dhunen greke.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).