Greqi, miting antishqiptar

Megjithëse kanë kaluar dhjetë ditë nga konfrontimi i përgjakshëm i emigrantëve shqiptarë me disa adoleshentë grekë, që pati si rezultat plagosjen e katër personave, në komunën Dhiavato të Verias, gjendja vazhdon të ngelet tepër e tensionuar.

 

Ndërsa organet e rendit dhe banorët më gjakftohtë përpiqen të qetësojnë situatën tejet të rënduar, një miting në pasditen e së shtunës, i rreth 200 të rinjve të organizatës ultranacionaliste të djathtë “Hrisi Avgji”, në fillim në sheshin e fshatit e më pas në rrugët e qytetit të Verias e ka ndezur akoma më shumë atmosferën.

Duke hedhur parrulla si -”Jashtë të huajt nga Greqia”- ata kanë shfaqur mbështetjen e tyre ndaj familjeve të adoleshentëve grekë që janë plagosur nga sulmi me thika i pesë shtetasve shqiptarë, tre prej të cilëve tashmë janë arrestuar.

Edhe në rrugët e qytetit të Verias ata kanë hedhur parrulla kundër emigrantëve shqiptarë si dhe kanë grisur një fotografi të flamurit shqiptar në një prej zyrave të agjensisë së udhëtimit “Emigranti”.

Në të njëjtën orë, në një pjesë tjetër të qytetit, të rinj anarkistë të grupeve të majta, kanë organizuar një anti-miting në mbështetje të emigrantëve, duke mbajtur pankarta në duar ku shkruhej –“Dëboni fashizmin nga bota”.

Në qytetin e Verias ,70 km në perëndim të Selanikut, ka pasur gjatë gjithë pasdites forca të shumta të policisë, të cilat nuk kanë lejuar konfrontime apo incidente midis dy grupeve të protestuesve.

Ajo për të cilën shprehin të gjithë keqardhjen është fakti se si një fshat që ishte shembull për bashkëjetesën paqësore midis grekëve dhe dhjetëra familjeve shqiptare, është tashmë nën tension.

19 Komente

There's a little boy and on his 14th birthday he gets a horse... and everybody in the village says, "how wonderful. The boy got a horse" And the Zen master says, "We'll see."

Two years later, the boy falls off the horse, breaks his leg, and everyone in the village says, "How terrible." And the Zen master says, "We'll see."

Then, a war breaks out and all the young men have to go off and fight... except the boy can't cause his legs all messed up. and everybody in the village says, "How wonderful." Now the Zen master says, "We'll see."

Halli i madh na ka zene me keta komshinjte tane katnar te jugut.

Ku nuk i beri njerez as Europa...

Te pakten nuk mund te themi qe ne shqiptaret jemi te fundit. Ka edhe me keq se sa ne.

Bravo anarkistet. Greket "ndryshe" qe e ngrejne zerin.

Eh o Olsi, keta nuk i ka be njerez as Amerika, nuk ka ca u ben Evropa qe eshte e percare per vete.

Po edhe mua me beri pershtypje qe kishte pasur dhe anti-miting anti-fashist dhe ne mbrojtje te emigranteve. Se sa per keto palacolleqet me grisje flamuri, kemi degjuar dhe me pare, nuk na bejne me pershtypje. Katunaria kto ka.

Interesant eshte ama qe ne me pare nuk kemi pasur kaq armiqesi me grekun. Gjate komunizmit sikur nuk degjohej fjale e keqe per ta. Keto filluan pas trajtimit qe u bene emigranteve tane atje.

Njerez te komplesuar deri n'floke.Te mbaruar,hileqare e te pahajr.Me mashtrime si ne seren e tyre hyne ne Evrope e per dreq Europa i shpetoi.RRezik i madh me pas djallin kojshi.....

Te pakten nuk mund te themi qe ne shqiptaret jemi te fundit. Ka edhe me keq se sa ne.

 

Ne mes te pyllit me uq, ne na duket e arsyeshme te sillemi si dele se keshtu eshte moda...

me sa kam pare para nja 15 vjetsh, Greket ne Verio jane lapera me patente, te ardhur aty nga kater anet e fshatrave te jugut te Greqise, kishte dhe nga Shqiptaret autoktone qe flisnin Shqip mire, dhe ishin njerez te mire ne perghithesi.

Greqia eshte vendi qe Shqiptaret emigrante nuk kane perparuar so intergruar fale politikes anti Shqiptare te kishes dhe te shtetit Grek.

Une nuk e di se pse Evropa e ben syrin qorr dhe veshin shurdh per Greqine qe eshte bere krejt korrupsion, nuk ka pike rrespekti per te drejtat e njeriut, dhe 0 per te drejtat e emigranteve Shqiptare.

hajt te na rroje greku.

Te pakten Berishovici & co* tani jane duke kapur qiellin me dore; shend e vere fare!

 

Interesant eshte ama qe ne me pare nuk kemi pasur kaq armiqesi me grekun.

 

Jo jo, c'ne ne armiqesi me grekun.  Hic fare; kemi qene vellezer e shkuar vellezerve...

Interesant eshte ama qe ne me pare nuk kemi pasur kaq armiqesi me grekun.

Prandaj nuk e kish mberthyer deri me dhembe me topa e raketa jugun Enveri, aq sa tja kalonim grekut forcen goditese 9:1? Nga miqesia e madhe qe kemi me qelbesirat?

Ju njerez nganjehere flisni sikur ne kohe te Enverit nuk keni lexuar asnje liber, as historine e Shqiperise, as histori te rilindesve tane qe jane masakruar nga greket, edhe historine e cameve, sikur e keni marre vesh tani me ardhjen ne fron te lartmadhnise se tij Berishovic I.

Apo ndoshta, faktin qe ne edhe nen regjim mbetem perseri njerez, dhe komb paqedashes dhe liridashes, qe nuk ka sulmuar kurre fqinjet e vet, qe nuk ka pushtuar dhe nenshtruar fqinjet e vet, por qe ka hapur dyert sa here qe kobi dhe zija i ndiqte nga mbrapa, e merrni per dobesi, apo afiliim...

Apo ndoshta, faktin qe ne edhe nen regjim mbetem perseri njerez, dhe komb paqedashes dhe liridashes, qe nuk ka sulmuar kurre fqinjet e vet, qe nuk ka pushtuar dhe nenshtruar fqinjet e vet, por qe ka hapur dyert sa here qe kobi dhe zija i ndiqte nga mbrapa, e merrni per dobesi, apo afiliim...

Jo nuk e marr per dobesi, e marr per kulture dhe njerzillik.

"aq sa tja kalonim grekut forcen goditese 9:1?"

ej o zotruls, se s'dua te hap debate te tjera me ty, por desha te te pyes, me cfare konkretisht e ja kaloje forcen goditese ti grekut, se me c'di une ky ka pas raketa berthamore.

Nese nuk do debate, (ato qe quan debate trimo) nuk ja vlen te nisem te pergjigjem.

Mund te kufizohemi secili te bejme nga nje stejtment, pa patur nevoje t'i shpjegojme njeriu se cfare po themi dhe nga i dime. Behet me e thjeshte tema.

Une kam lexuar se si pjestar i NATO-s greku ka pas raketa berthamore te instaluara ne baza te veta veriore ne gatishmeri per t'ia hedhur shteteve komuniste si Jugosllavia e Shqiperia. Biles kto raketa bethamore nuk jane shmontuar prej ktyre bazave deri vone ne vitet 2000. Kshtu qe kur degjoj dike te thot se Shqiperia ja kalonte ne fuqi goditese Greqise 9:1 sepse kishte topa edhe raketa ne kufi, atehere nuk me duket me si 'statement', por si dicka tjeter me prane gjepures.

 lol, twintip po dhe ti mos shkruaj gjepura tani, apo te bezidisi pse perdori pikerisht 9:1 ? Duhej te perdorte 8:2 apo 6:4?

Ajo qe kuptova une nga ajo qe tha mesiper zotrules ishte qe, ne kohen e xhaxhit (qe i kiu nenen popullit/ushtrise me aksione stervitore me jave te tera, ne shi ne bore e ne te gjitha kushtet me c'njerezore, po ama kishe ushtri) komshinjte tane te shikonin si nje "kundershtar" dhe jo siç na shikojne tani si "barkthare", si pasoje e ketij tranzicioni 20-e sa vjeçar ne demokraci me pd e ps ne pushtet me radhe, apo do thuash qe kemi ushtri tani, qe mund te konsiderohet "kundershtar" i Serbise apo i Greqise?

Nuk po flas per rritje vlerash te sistemit te kaluar, dhe nuk po mbroj te kaluaren, pasi sado i veshtire ky tranzicion ne demokraci, jam i mendimit qe i duhej popullit shqiptar, thjesht faktet sado te hidhura duhen pranuar...

Dhe ne ate periudhe veshtire se te vinte per 24 ore ne tirane ndonje nga komshinjte smiley

Pastaj ca lidhje ka bomba atomike? Apo e ke fjalen qe te beje hara-kiri Greku duke na bombarduar ne?

jo me ty jam une, se sot nuk ke asnje fare qendrimi me greket e me te tjeret. sot je si tip laroje. kurse atehere s'pranonte ai qe kishim ne krye dike ti bente pordhe. por kjo s'ka te beje shume me kapacitetin luftarak, me teper se me nje koncept nderi e vete-respekti qe EH kishte per shtetin e vete kurse kta larot nuk e kane.

p.s. a do te te sjell ndonje artikull ose materal qe flet per kete punen e armeve berthamore te greqise edhe gjithe natos gjate luftes se ftohte? apo do te duket sikur po te shesin mend kta qe e kane ndertuar materialin??

Njerez te komplesuar deri n'floke.Te mbaruar,hileqare e te pahajr.Me mashtrime .....

Tamam, ashtu jane. Zi e me zi. Kujtojne se ta hedhin, po ti i ke kuptuar pa hapur gojen ata fare. Megjithate, une nuk i kam frike greket. Serbet me trembin, te vetmit njerez ne bote qe kur i shikoj kam frike.

Greket jane dhe qen dhe njeri. Serbet me duken vetem egersira ( me perjashtime, kuptohet)

Per te mos me censurur shkrimin dua te them ,qe grekun me te mire duhet ta nderojme sic thone patriotet tane nga VLORA. Sheshi i flamurit.......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).