Raporti në muajin e fundit të verës, për mungesë fondesh

Edhe pse mund të kemi prenotuar në një hotel luksoz, mund të kemi një shtëpi në plazh, uji në të cilin lahemi mund të jetë më shumë infektues sesa kurues. Madje pushimet në zona të caktuara të bregdetit mund të jenë me pasoja shëndetësore negative sesa në ndihmë të lëkurës, sëmundjeve reumatizmale, apo kurative për tiroiden, ashtu siç edhe vetë mjekët na këshillojnë. Një raport i fundit i realizuar me fondet e Ministrisë së Mjedisit, por me ekspertizë të Institutit të Shëndetit Publik, raporton të dhëna shqetësuese për plazhet në vend, sidomos për Durrësin. Ndërsa raporti thekson për të disatën herë se një pjesë e plazheve janë të ndotura tej mase mbi nivelin e lejuar, Drejtoritë e Higjienës, të cilat kanë kompetenca për të vepruar, ende edhe sot nuk i kanë vënë “drynin” asnjë plazhi. Për më tepër në këto zona nuk ka asnjë tabelë ku pushuesit të informohet mbi rrezikun nga ndotja.

Për gjashtë muaj me radhë, deri në fund të muajit korrik janë kryer tri faza monitorimesh në të gjithë vijën bregdetare që shfrytëzohen nga pushuesit shqiptarë. Sipas raportit të fundit të kontrollit të plazheve, faktori kryesor i ndotjes së ujërave bregdetare janë shkarkimet e ujërave të zeza në det si dhe shkarkimet e ujërave urbane të patrajtuara, të cilat derdhen direkt apo indirekt në det. Edhe pse janë ndërtuar hotele luksoze, investitorët nuk kanë menduar për të përfshirë teknologji të avancuar në përpunimin e mbetjeve apo ruajtjes së normave të lejuara të higjienës së ujit dhe të mjedisit pushues.

Plazhet më të ndotura

Plazhet më të ndotura në vend, ku specialistët rekomandojnë deri edhe “bojkotim”, për shkak të ngarkesave të larta mikrobiologjike në ujë janë ato të Durrësit e Kavajës. Ndotja më e madhe, sipas raportit mjedisor, është kryesisht në Currila, në plazhin Zhiron te Bërryli, në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe te Plepat, ku rezultatet e analizave janë alarmante. Por panorama nuk është e zymtë vetëm në Durrës e Kavajë. Situatë e rëndë paraqitet edhe në plazhin e vjetër në qytetin Vlorës, përgjatë zonës së Skelës, si dhe në Plazhin e Ri, aty ku derdhen kanale të shumta të ujërave të zeza. Në Plazhin e Ri në Vlorë, specialistët kanë konstatuar ngarkesa të larta bakteriologjike në ujë.
Ndërkohë, sipas Institutit të Shëndetit Publik plazhet e Sarandës rezultojnë brenda normave të lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, me përjashtim të plazhit në Kanalin e Çukës, ku niveli i ndotjes i kapërcen këto norma.

Sa i përket brgdetit veriperëndimor, që përfshin plazhet e Shëngjinit dhe të Velipojës, ujërat detare konstatohen se janë brenda normave të pastërtisë, por vihet re mungesë e kushteve higjieno-sanitare në mjedisin përreth dhe ndotje e sipërfaqes së rërës nga mbeturinat.

Raporti mjedisor i ujit

Në raportin e fundit të Ministrisë së Mjedisit me analiza të ujërave të deteve, i kryer nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, rezulton se plazhi i plepave në Golem është i ndotur përtej parametrave të OBSH-së dhe Komunitetit Europian, pasi jo vetëm ujërat detare kanë ngarkesë të lartë bakteriologjike, por në gjendje alarmante është edhe mjedisi i plazhit. Në këto mjedise, në mes të rërës vihen re kanale ujërash të zeza dhe pellgje ujërash urbane që vijnë erë të rëndë. Krahas plazheve të ndotura, ambienteve që lënë për të dëshiruar, specialistët e shëndetit rekomandojnë edhe zona të pastra, ku vendasit apo turistët mund të jenë të qetë, për të pushuar. Në zonën jugore të vendit, specialistët rekomandojnë plazhet pas tunelit në Vlorë, Radhimën, plazhin e Orikumit, Dhërmiut, Himarës dhe Borshit. Ekspertiza konfirmon se këto mund të konsiderohen plazhet më të pastra në Shqipëri.

26 Komente

ditto! smiley

Injorance dhe tallje trapi nga te gjitha anet.

Në plazhin e Durrësit këtë vit ka rënë edhe numri i pushuesve kosovarë e maqedonas të cilët e kanë patur Durrësin si stacionin e tyre të preferuar për pushimet verore.
“Nga Shqipëria nuk ka aq shumë, edhe të ardhurit nga Maqedonia janë më pak dhe nuk shpenzojnë. Ndoshta është kriza, por edhe rrugët nuk janë të rregullta”, thotë një operator turistik.

Po po rruget e kane fajin. Rruga eshte per bukuri tani me Kosoven, per 3 ore je ne Durres. Po thuaj nuk vijne mileti se plazhi i Durresit eshte beri i gjithi grope septike.

Njof nje familje kosovare une qe me perpara vinin shpesh, po pastaj e lane ate sport pasi filluan te kuptojne se femijet e tyre e njesonin eren e hales me eren e plazhit. Kur ju kishin plas njehere ujrat e zeza ne Kosove, kalamajte i kishin thene te emes: hajde mami se po vjen era pllazh ne shpi. Ja pse nuk vijne turistet!

Pronaret e bizneseve te plazhit, qe jane kokrrat e injoranteve, ne vend qe te ndertojne shtesa kati mbas shtesash kati kot me kot, duhet te organizohen dhe ti bijne qeverise kokes qe tju ndertoje kanalizime ne plazh. Ndryshe kane per te ngel me gisht ne goje se ose do ju ikin gjithe pushusit, ose do ju vijne vetem pushusit me te varfer qe marrin nje kabine 10 veta dhe nuk konsumojne asgje ne lokale.

Le qe me ke te flasesh. Shiko qe nga komenti me siper sa mire e kane kap situaten pronaret e biznesevet e plazhit. Si nuk i ze krroma per vete njehere qe rrine e punojne gjithe veres ne ate pisllik.

Në Dhërmi një shishe ujë 500 mililitër shitet me 200 lekë, duke prodhuar një fitim 10-fish tek uji pa llogaritur pijet freskuese apo peshkun. Fjetja një natë në kabinat e plazhit në Dhërmi është 60-70 euro ku shpesh nuk të sigurohet uji i ngrohtë, pak më të ulëta janë çmimet në dhomat e familjarëve të cilat variojnë 30-50 mijë lekë nata."

Hmmmm uje 500 mililitër shitet me 200 lekë ne Radhime ose 1 liter = 400 leke. Qenka uji 60% me i shtrenjte ne Radhime se ne Londer!

Pa le kete tjetren - me 70 Euro/nata ose 490 Euro/java merr nje shtepi (ose vile sic i quani ju ne Alb) me 2 dhoma + kuzhine + kopesht + pishine per nje jave ne Spanje!

Po hajt perfitojne dhermisit sa nuk jane heq vizat akoma, se pastaj do fillojne te shkojne mileti jashte shtetit me te njejtin cmim dhe as qe do ia varin ketyre qelbesirave.

Correction:

se pari - e paskam shkruar Radhime ne vend te Dhermi me lart!

se dyti - ne Dhermi uji qenka jo 60% por plot 100% ose dyfishi i cmimit te nje shishe uji nje literoshe ne Londer!!!

Nje cader me dy krevat kushton 4 mij leke te vjetra(rri sa te duash)....nje shishe uje e vogel kushton 500 lek te vjetra...nje apartament me qera dy dhoma e guzhine 30 euro nata...trafik i cmendur,pike uji...te na rroje dielli e deti!!! Te fala nga VLORA!!!!

Ajo qe pritej po ndodh: plazhet u ndoten, turistat qe vijne njehere nuk kthehen me. Pastertia, rregulli, cmimet e larta, miresjellja (nga hotelet deri tek polici) te gjitha ndikojne. Nje artikull tjeter po tek TCh sot fliste se si turistat e huaj ishin me te interesuar per kulturen (muzete, etj) sesa detin dhe lokalet qe ofron turizmi shqiptar.

Edhe mua me kane folur shume keq per Dhermiun smiley

 Vertet ka dicka qe nuk shkon me turizmin shqiptar dhe kjo eshte kaosi ne zhvillimin e shqiperise, nuk mund te kete turizem pa infrastrukture te pergjithshme, ku hyjne rruget, dyqanet,transporti publik,qendrat sportive, qendrat kulturore, stacionet e policise, shkollat, shtepite e banimit, dyqanet, restorantet..etj ..Ne fakt keto jane si kallupe, po as nje lidhje nuk kane me njera tjeteren, ose jane te gjitha jashte perdorimit, ne kuptimin e asaj qe secili nga keto sektore punojne me standarte te ndryshme, me vete dhe secili sipas  qefit, primitiv ose modern quaje po deshe, vend ose pa vend, dhe pa nje uniformitet ku ndihet forca e kontrollit te shtetit! Turizem katraure!

Berisha: Ekonomia është dinamike, turizmi po njeh bumin më të madh

 

 

 Ekonomia është dinamike, turizmi po njeh bumin më të madh

DURRES- Kryeministri Berisha i është përgjigjur nga Shkozeti i Durrësit akuzave të opozitës se vendi ndodhet në krizë ekonomike. Ndërsa merrte pjesë në inagurimin e rrugës së Shkozetit, kreu i qeverisë tha se ekonomia shqiptare është mjaft dinamike ndërsa turizmi po njeh burmin më të madh në histori.

“Turizmi është shndërruar në një kohë të shkurtër në degë kryesore të ekonomisë shqiptare. Le të ftojmë ne sot kollagjerët e krizës të kalojnë një ditë në plazhin e Durrësit por jo me gjyslykët e tyre. Të bisedojnë me njerëzit, të bisedojnë me pushuesit dhe do kuptojnë se flasin nga errësira. Shqipëria është krejt tjetër. Ata që cdo ditë vajtojnë për krizë duhet ta dijnë se ky vend sot ka dinamizmin më të madhe ekonomik në historinë e saj” u shpreh kryeministri.

Nga Shkozeti, kryeministri Berisha ka premtuar përsëri furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për qytetarët shqiptarë edhe pse vetëm në kryeqytet shumë zona vuajnë mungesën ose kanë ujë me orar.
“Ne do bëjmë cdo përpjekje për të patur ujë 24 orë sic meritojnë qytetarët shqipatrë. Kjo është rruga që kemi zgjedhur ne.” theksoi Berisha.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Sot bera plazh ne gjirin e Lalesit. Jam si kokra e molles. Ku pysim ne per plazhe te ndotura o njerez?! Ca s'ka pare e ca s'ka provu ky trupi jone. Stafilokoku ia mbath me te katerta kur degjon fjalen "shqiptar". - PS: Mos beni gafe me shku ne gjirin e lalesit.

olso, nej detaj extra nga Lalzi nuk do bente keq. Na ndrico icik me shume per "yllin" e ri te turizmit shqiptar.

Po c'yll leshi... Une perfundova aty se prinderit me kishin mbyll deren e shtepise edhe me celesin e siperm dhe m'u desh me vajt deri ne Lals (ku ata kishin vendos me u internu) per te mos ngel jashte. Sapo mora celesin, ja futa vrapit prej Lalesit.

Plehre o burr, plehre. Nje plehre e madhe gjigande. Kilometra e kilometra te tera me plehra. Fusha ishte me plehra. Zona e pishave ishte me plehra. Rera ishte me plehra. Deti ishte me plehra... Skandal i madh. Katastrofe ambientale.

Nje pjese gjigande toke nga pjesa veriore ishte e rrethuar. Ketej me nga mesi, eshte nje zone vilash qe egziston prej te pakten 5 vjetesh, ku eshte nje cike me mire.

Berisha: Rruga rriti turizmin
04/08/2010 15:55

 Rruga rriti turizminNë pikun e sezonit të pushimeve verore, kryeministri Sali Berisha është treguar shumë i kënaqur në mbledhjen e qeverisë me fluksin e turistëve që kanë hyrë në Shqipëri, që për muajt qershor-korrik llogaritet në rreth 1.4 milionë. (UPDATE)

Këtë vit, sipas kryeministrit, e vecanta është rritja e turistëve të huaj, shtetas jo shqiptarë, me rreth 25 për qind, një meritë që kryeministri Berisha ia njohu vetëm ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.

“Në dy vite së bashku, turizmi në Shqipëri u rrit me 60 për qind. Ishte jashtë çdo mundësie të arrihej kjo po të mos ishte rruga. Një rritje e tillë është tërësisht kontribut i rrugës së kombit. Ata që u bënë vajtorë të rrugës së kombit, me një akt pendese, të shkojnjë një ditë në Rrëshen-Rubik apo edhe më tutje, të mos kenë frikë nga rruga, e të shohin fluksin e jashtëzakonshëm ekonomik që vjen drejt Shqipërisë”, ka deklaruar Berisha.

Sipas kryeministrit, një faktor tjetër i rritjes së numrit të turistëve është përmirësimi i infrastrukturës në zonat turistike, ku sipas tij janë investuar rreth 750 milionë euro, nga Ksamili në Velipojë, c’ka ka bërë që në 5 vjet, 2004-2009 numri i trusitëve të dhjetëfishohet në 3 milionë.

Por gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Berisha shprehu edhe shqetësimin që vjen nga zhurmat e lokaleve të shndërruara në disko.

Duke deklaruar se orari i mesnatës për stopimin e muzikës tej normave të lejuara nuk ndryshon, ai kërkoi profesionalizëm nga autoritetet e mjedisit.

“Ne duam t’i bëjmë sa më të gëzueshme pushimet, por nuk mund t’i bëjmë të gëzueshme për disa dhe horror për disa të tjerë. Ne nuk mund të pranojmë që njerëzit të largohen nga pushimet për shkak të zhurmës. Inspektorët e mjeidist paraqiten pa aparat. Inspektorët e mjedisit nuk mund të shkojnë të paraqiten askund me duart në xhepa, por vetëm më aparatet matëse”, ka theksuar Berisha.

Problemi tjetër që shtroi kryeministri për këtë sezon truistik janë motorët e ujit. Ai identifikoi pushtetin lokal si përgjegjës për mungesën e një kufiri detar, të përcaktuar me bova, hapësirë që motorët e ujit nuk mund ta shkelin, pasi vënë në rrezik jetën e pushuesve.

Sa pèr ndotjen nè Vlorè..zona e plazhit tè vjetèr èshtè vèrtet shumè e ndotur..sidomos nè afèrsi tè portit..ndèrsa pjesa tjetèr e tij èshtè mè shumè e ndotur nga inertet e ndèrtimeve qè janè bèrè e po bèhen pèrsèri aty,me qè rra fjala pèr shkatrimet e tyre disa kohè mè parè..vura re se afèr atyre tè shkatruara(qè sigurisht kanè mbetur aty si gèrmadha) ndodhen shumè tè tjera tè paprekura qè nuk di se çfarè kriteresh plotèsojnè qè nuk kanè pèsuar fatin e tè tjerave...zona e plazhit tè ri diçka mè mirè,edhe se ndotja ekziston nuk èshtè e thjeshtè ti largosh njerzit nga aty pèr 2 arsye:1. Ndotja ka ekzistuar gjithmon nè atè zonè,dhe njerzit nuk shohin ndonjè ndryshim tè madh sot nga ç'ishte pèrshembull 10 apo 20 vjet mè parè..2. ai plazh èshtè perfekt pèr familjet me fèmij tè vegjèl pasi ceksia e ujit lejon fèmijèt tè luajnè nè det pa ndonjè rrezik tè madh...po ashtu zonat e banimit dhe stacionat e autobuzit ndodhen shumè pranè....po ashtu njè ndotje e madhe ndeshet edhe gjatè bulevardit vlorè-skelè (nè darkè kur bèhet xhiroja e famshme,sidomos zona tek kulaçi) pèr shkak tè trafikut tè rènduar,i cili bèn qè makinat tè qèndrojnè me minuta tè tèra tè bllokuara me motor ndezur,dhe ku era e benzinès e naftès mbyt njerzit qè ecin nè trotuar...pèr sa i pèrket çmimeve janè tè larta pèr vendasit dhe tè pranueshme pèr turistèt,cilèsia lè pèr tè dèshiruar por mikpritja dhe fjala e mirè nuk mungon,po ashtu nuk vura re sjellje tè keqe(kamarier apo shitès tè ndryshèm) apo shqetèsime pèr sa i pèrket rendit publik,pastèrtia ishte shumè mè mirè se herèn e fundit qè isha,por èshtè e vèshtirè tè mbahet konstante kur çdo 100 m nè rrugè ke njerèz qè shesin nga misrat e pjekur(qè janè shumè tè mir&egravesmiley e deri tek bananet cigaret e librat!! p.s. mos shkoni nè KUSBABA...mos i bèni keq vetes...pèr vlonjatèt them!!

 Ne Vlore ujrat e zeza te pallateve derdhen ne det, pallatet sa vine e shtohen, kane bere gje per te devijuar keto rrjedhjet e zeza ne kolektore filtrash?

kèrkon shumè ti shok...kolektor filtrash?? unè do tè kènaqesha sikur kèto pallatet tè bèheshin me garazh,tè sistemonin vendin pèrpara pallatit e tè vendosin njè vend tè saktè ku tè hidhen plehrat,po ashtu ndonjè pemè nuk do tè ishte keq,pastaj tè bènin edhe kolektor filtrash...

 Kontrolli i ujrave te zeza ne qytet urban eshte shume i rendesishem dhe sidomos ne nje qytet bregdetar si Vlora qe me then te drejten ka bregdet sh. te bukur!

Ne se do te mburresh duhet te eleminosh pisllikun dhe kjo eshte detyre e bashkise dhe ekomunitetit, mirpo kjo pune behet vende vende,dhe shklele e shko sepse duan te fitojne shpejte,sa te jete e mundur, me korrupsion, ky eshte pislliku me i madh atje ne Vlore dhe ne te gjithe vendin!

A e dinit ju se ne Vlore, ne zonen e pyllit te sodes, ka vite qe ka perfunduar Impjanti i trajtimit te ujrave te zeza i financuar me fonde europiane dhe i ndertuar nga gjermanet?

A e dinit ju se ky impjant eshte pergatitur ne menyre qe ne te te futen ujrat e zeza dhe te dali uje i paster per vaditje dhe pleh per token?

A e dinit ju se ai nuk eshte ne funksion dhe po ngrohet ne diell, vetem sepse nuk eshte bere lidhja me rrjetin e ujrave te zeza te qytetit?

Ja disa foto qe kam bere ne vitin 2008:

Ja pra, kjo eshte edhe nje aresye qe ato komitetet per ruajtejen e Gjirit te Vlores, a ku di une si i quajne duhet tu ulerasin me pare pushtetareve Lokale e keshillave te korruptuar, e pastaj te ushtrojne presion mbi pushtetin qendror per mos berjen e Portit te konteniereve ose Tecit.

Po e dhjeve te teren ti qe e ke tenden, cfare pret prej meje qe dua te fitoj ndonje cep.

Nuk eshte vetem problemi i ndertimeve ne kthimin djathtas dhe majtas te Skeles. Eshte edhe ngjitja e llahtaresheme kodres se Gjirit me ndertime mbi 3-4 kat te cilat i derdhin ujrat e zeza ne gropa septike. Gropat nuk jane te betonuara sepse ata duan qe te kete precipitim. Duke qene se kodra ka natyre shkembore te bute, me damare te theksuar ujrash nenetokesore te thellesive te cekta, ajo lejon kalimin e ujrave lehtesisht drejt detit. Kjo ne rastin e perqendrimit ne Gusht sjell nje mbingopje ujrash te pista dhe si pasoje Gjiri( i cili eshte nje Gji i mbyllur) minimalisht kerkon 45 dite te riperterise ujin ne cektinat/brigjet kthehet ne Fekalo-Gji. Mbas dates 10 Gusht kemi te bejme me pisllekun me te madh ne bregun shqiptar.

Te dhjevsha turizmin pastaj, e me mire Portet gjigande se te pakten futen ne pune njerzit, sesa te kenaqen me shurren e tyre.

Nje shoqeri civile e mirefillte do ishte dite per dite perpara Bashkise per kete problem, me sakte katastrofe, por edhe te tjera. 

Eshte tragjedi qe nje investim i tille, e mund e djerse derdhur ne ate projekt, te mbetet ne ate gjendje. 

E megjithate, z. Krietar do rizgjidhet.  E vlonjatet do mbeten ne histori vetem per "duam paret tona" edhe gryken e topit te 1920 ...

Prandaj u ben mire ti fusesh dokeret ne port te punojne se edhe u rritet te pakten koshienca sociale, se per sherbime e ruajtje te ambientit nuk u jepet.

Kur te transformohet Gjiri i Vlores e te behet qelbesire si i ai Selanikut do te kene mbaruar cdo gje, e nuk rikthehet me.

Po kèshtu èshtè kur i bèn punèt pèrseprapthi....a e keni idenè se çdo tè thotè tè çosh derdhjen e ujèrave tè zeza aty tek impianti ?? do tè thotè njè punè kolosale..praktikisht njè sistem i ri kanalizimesh tè ujèrave tè zeza pèr gjithè qytetin!!Nè vlorè sa po kishte mbaruar projekti pèr njè rrjet tè ri kanalizimesh tè ujit tè pishèm,por nè vènien nè punè tè tij mè thanè se kanè patur probleme prandaj njerzit po vuajnè shumè...dhe mos e bèni vlorèn sikur èshtè mbytur nè m...se nuk èshtè aspak ashtu.... shumè ndikojnè edhe shkarkimet e trageteve e anijeve qè gjithè pisllèkun aty nè port e shkarkojnè...p.s. pèr mua kèto tè gjitha rregullohen me kohè..por shèmtinè qè shikon mè mirè nga kusbaba-ja.. pèrdhunimin qè i èshtè bèrè dhe i bèhet edhe sot kodrave rreth vlorès,duke mos lenè mènjanè edhe Shashicèn nuk ka zot,bashki e qeveri  ta rregulloj pèrsèri!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).