- Mësohet se mes Federatës Botërore dhe Ministrisë shqiptare të Turizmit, Rinisë dhe Sportit është nënshkruar edhe një kontratë për këtë eveniment.

Sot në Barcelonë është marrë vendimi që në vitin 2011 Shqipëria të jetë mikpritëse e kampionatit botëror në vrapimin malor. Mësohet se mes Federatës Botërore dhe Ministrisë shqiptare të Turizmit, Rinisë dhe Sportit është nënshkruar edhe një kontratë për këtë eveniment.

Pritet që ky kampionat të zhvillohet në muajin shtator 2011. Lajmi është konfirmuar nga Presidenti i Federatës shqiptare të Atletikës, raporton BallkanWeb.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, edhe zëvendëspresidenti i Federatës Botërore të Atletikës, si dhe rekordmeni i botës në kërcim së larti, Sergei Bubka, kanë deklaruar se Shqipëria është vendi ideal për organizimin e Kampionatit Botëror të Vrapimit Malor.

7 Komente

Pozitive! smiley

shume mire

vecse me vjen te qesh, ne jemi tamam vendi i budallenjve ku te behet te marresh malet

smiley

sa mire

se pse me sjell ne mend ato robt ne Zvicer a ku eshte ku leshojne ate rroten e djathit nga maja e kodres dhe robt thyjn kom e dur per me e kap...shit, kaq i shtrenjt eshte djathi anej?

 Po qe se kampionati eshte per zbritjen ne disheze, pra nga mali ne fushe, jam i sigurte qe kampionati do te fitohet nga nje Bathorist.

Humor i këndshëm apo ndonjë gabim pa dashje .Ngjitje alpine (majash apo shpatesh të vështira ) kam dëgjuar por vrapim malor Allahallah .Sa të rrosh do ndëgjosh e  mësosh . Po ky Bubka ç'ne ..apo dhe ky do shohë mundësinë e kalimit të Korabit duke kërcyer me shkop .

 

 

Do zoti qe ky eveniment te shoqerohet nga tv europiane. Pra TVSH te beje kontrata/lidhje te lira me disa nga tv perendimore. Ne kete rast, europianet do te kene mundesi te shohin peisazhe nga vendi yne, gje qe ndikon ne vendimet e tyre per te kaluar pushimet/vakancien.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).