Deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm të Politikave Tregtare, z. Besjan Pesha

www.mete.gov.al

METE gjatë këtij viti të parë të qeverisjes ka ndërmarë disa hapa thelbësorë në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, duke synuar gjithnjë forcimin e mekanizmave mbrojtës të konsumatorit shqiptar dhe sensibilizimin sa më të madh të të gjitha bizneseve që operojnë në vend për të shmangur praktikat e pandershme në treg.

Forcimi i ligjit dhe zbatimi i tij, komunikimi me konsumatorin dhe bizneset, lidhja e pandërprerë me shoqatat e konsumatorëve, monitorimi dhe ndërhyrja në treg ndaj praktikave të pandershme apo mashtruese tregtare dhe sensibilizimi i të gjithë opinionit publik në lidhje me të drejtat e konsumatorëve dhe instrumentet mbrojtës ndaj tij kanë qenë, janë dhe do të jenë synimet gjatë këtij mandati.

Në këtë kuadër, Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit, që është një instrument i veçantë ligjor dhe që ka tagrin për të marrë vendime dhe vendosur penalitete ndaj subjekteve që operojnë me praktika të pandershme apo jo kundrejt standardeve të shërbimeve ndaj konsumatorit, ka marrë disa vendime ndaj subjekteve si më poshtë:

Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve në mbledhjen e tij të datës 30.07.2010, mori në shqyrtim disa çështje të rëndësishme që përbëjnë praktika të padrejta tregtare nga ana e operatorëve tanë ekonomike dhe që janë në kundërshtim me kërkesat e Ligjit nr. 9902, dt. 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”.

Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve në përgjigje të ankesave të konsumatorëve dhe pas dëgjimit të përfaqësuesve të shoqërive përkatëse mori disa Vendime kundrejt subjekteve Albtelekom sh.a, Albanian Airlines dhe Uji i Ftohtë Tepelenë.

Konkretisht, mënyra e faturimit të shërbimit të telefonisë fikse nga Albtelekom sh.a, është në kundërshtim me kërkesat e ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, pasi fatura me formën e saj aktuale nuk i jep mundësi konsumatorit të verifikojë me përpikmëri llogaritjen e çmimit të këtij shërbimi.

Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve në vendimin e tij nr.5, datë 30.7.2010 urdhëroi që Albtelekom sh.a të marrë masa për ndreqjen e shkeljes deri në nëntor të këtij viti, duke siguruar kështu që faturimi i muajit nëntor e në vazhdim të jetë i detajuar dhe në përputhje me ligjin.

Gjithashtu, Komisioni shqyrtoi praktikën e përsëritur nga Albtelekom sh.a në lidhje me mospërfshirjen e TVSH në çmimet e shërbimeve të ofruara nga kjo kompani, siç ishte rasti i publicitetit “Flisni pafundësisht me të gjithë numrat Albtelekom, vetëm me 500 lekë” dhe së fundmi rasti i tarifave të shërbimit të ADSL, Aneks i Kontratës përkatëse.

Komisioni vendosi gjobitjen e Albtelekom sh.a dhe urdhëroi atë të marrë menjëherë të gjitha masat për rregullimin e çmimeve konform ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorëve” për të gjitha shërbimet që ofron kjo shoqëri.

Komisioni shqyrtoi dy publicitete të Albanian Airlines të publikuara në websit-in e kësaj kompanie, të cilat nga përmbajtja e tyre përbëjnë praktika çorientuese për konsumatorin, duke mos dhënë mundësinë e një informacioni të saktë dhe të plotë në lidhje me çmimin përfundimtar që konsumatori duhet të paguajë për një udhëtim të caktuar.

Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve urdhëroi Albanian Airlines të ndalojë menjëherë shkeljen dhe të marrë masat për ndreqjen e praktikave të tilla çorientuese, sipas kërkesave të Ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorëve”

Theksojmë se ky Komision po vazhdon hetimin e websit-eve të kompanive të tjera ajrore në lidhje me publicitete të tilla, të cilat do të jenë objekt i shqyrtimit në mbledhjet e tij të ardhshme.

Gjithashtu, Komisioni vendosi që subjekti Uji i Ftohtë Tepelenë të marrë masat që duke filluar nga nëntori i këtij viti e në vazhdim, të hiqet nga etiketa e ujit Tepelena deklarata “Miratuar nga Komuniteti Europian” si e ekzagjeruar dhe e pavërtetë.

Së fundmi, dëshirojmë që të ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë, por edhe mediat dhe shoqërine civile, që të depozitojnë pranë METE të gjitha ankesat për raste të sjelljes jokorrekte, të pandershme apo me tendencë mashtrimi të çdo biznesi në vend. I sigurojmë se çdo ankesë do të trajtohet me seriozitet dhe çdo qytetar do të marrë përgjigje.

2 Komente

Ik ere METE pirdhu tutje!

U bo fytyra jote me m'thon mu mos me i von magnet nga posht peshores! Une jam i vetmi shites perimesh qe paguj taksa ne lagjen time.

Brenda 2 javeve te shkuara me kane bujt ke porta plot 17 grupe inspektoriatesh! SHTATE MBI DHJETE!!!! Qy nga ata tropojanet e task forsit pa emer e gjer tek ata tropojanet e mjedisit! te gjith kerkojshin qy nga i dreke peshku ne patok e gjer ke noi 10-20% i gjobes qe mund te vinin. Dhe skam asigjo me tropojanet, thjesht paskan qen njisha ne finance, kontabilitet, e me the e te thash.. skan lon vend pune pa fitu me konkurs.. Se mu erren syte, kur ti thoni qeveriut te lidhi zagaret e pangopur atehere keni te drejte te me thoni mu mos te boj hile ke domatet.

Shkerdhat shtet!

 Po cne me shtetin ti, qe ke IP amerikane apo perdor Tor?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).