Konfindustria ka shprehur dje shqetësimin për rritjen e pritshme të tarifës së abonimit në kompaninë e telefonisë fikse Albtelekom për qytetarët dhe bizneset, që pritet të hyjë në fuqi në muajin shtator 2010. “Sipas të dhënave, parashikohet një shtim i tarifës së abonimit vetëm për qytetarët prej 28% përfshi edhe TVSH, krahasimisht vlerës së tashme. Pas privatizimit të kompanisë janë rritur në mënyrë të përsëritur tarifat e abonimit për bizneset dhe qytetarët. Në vlerë të plotë, përfshi edhe rritjen e fundit, janë me dhjetëra milion dollarë shtim i të ardhurave të kompanisë në ngarkesë të kostove të bizneseve dhe qytetarëve nga tarifa fikse e abonimit, krejtësisht e shkëputur dhe pavarësisht cilësisë së shërbimit”, - thuhet në këtë njoftim të shpërndarë nga sekretari i përgjithshëm Gjergji Buxhuku. Konfindustria i kërkon vendimmarrjes politike që të ndalojë këtë rritje. “Kompania Albtelekom është pothuajse në pozitën monopol në tregun shqiptar të telefonisë së palëvizshme dhe çdo rritje çmimesh/tarifash duhet të miratohet nga entet vëzhguese publike, që kanë përgjegjësi të plotë publike dhe ligjore”, - thotë Buxhuku. Konfindustria kërkon nga Autoriteti i Konkurrencës që sa më shpejt të ndërmarrë masat e duhura në zbatim të ligjit në mbrojtje të interesit publik.
 

11 Komente

mqs jemi paksa ne teme dhe me duhet si informacion, nga eksperienca juaj:

Kush e ka sherbimin me te mire per paketat qe ofrojne  ABCom apo Albetelekom??

ABCom pergjithsisht lavderohet ne Shqiperi, packa se mund te jete ca me i shtrenjte.

perdorni numrin e abcom voip ose tring

FLM . keta jane VOIP dmth fax nuk punon ??

Ajo qe me habit me kete kompani eshte se aplikon tarifa cmimesh te ndryshme per abonentet familjare me ato te bizneseve. Keshtu pajtimi mujor per bizneset aktualisht eshte 1640 leke ne muaj (leke te reja perfshi edhe TVSH) ndersa biseda telefonike lokale e zakonshme eshte 3.9 leke/minuti. Ndersa per abonentet familjare pajtimi mujor eshte 430 leke ndersa biseda telefonike 3.6 leke/minuti. Pra sic shikohet cmimet per abonentet e biznesit jane perkatesisht 3.8 here dhe 8% me te shtrenjta se abonentet familjare!!!!!!!!!

mos u habit fare Vero. koqizmi ne te berit biznes eshte i papare. deri para ca koheve (ndoshta vazhdojne akoma por nuk e di) shkoje tek kompanite qe ofrojne internet te kerkoje internet fjala vjen 1 Mb/s per zyren, dhe te pyesnin sa kompjutera ke se nderron tarifa ne varesi te numrit te kompjuterave. Me fal, c'mutin do ti te dish sa kompjutera kam, une te kerkoj 1Mb/s, ti ate me jep sesa e ndaj une brenda zyres eshte puna ime.

lol kshu ma bone dhe mua para ca vjetesh kta te primos, jo po sa PC ke ne shpi, jo po kshu jo po ashtu.

i thashe, e di ckeni , mos me cani koken, hudhni kabllin dhe ADSL Modemin me te lire qe keni dhe ikni pirdhuni.

Mbrapa modemit i mshtolla nji router, nji antene te fuqishme, ene tashti e kap ternetin tim dhe ke klubi poshte pallatit, ene ja shes me ore udhetareve ne terminalin e furgonave te Maminasit dhe Berxullit smiley

Plus qe i bera switch ke TRING tani, goxha me lire tarifa mujora, e spagova asi lek setup, perdoren modemin e Primos, te tjerat ishin te mijat, hajt shnet.

Ka shume te tjere qe japin numra fikse:

 

ABISSNET

http://www.abissnet.al/tarifat.html

Pa tarife mujore fikse.

7.5 lek/minute USA, KANADA, ITALI, etj.

kombinim VOIP ose ANALOG sipas zones.

 

Tring - http://www.tring.al/sq/familjare/telefon...

Pa tarife mujore fikse.

20 lek/minute USA, KANADA, ITALI etj.

VOIP

 

ABCOM - http://www.abcom.al/index.php?action=rea...

Tarife mujore 300 lek.

10 lek/minute USA, KANADA, ITALI etj.

VOIP

 

PRIMO

http://www.primo.al/content.asp?id=422&i...

Instalim 10,000 lek

Tarife mujore 240 lek

45 lek/minute USA, KANADA, ITALI etj.

VOIP

 

Pervec Primo, te gjitha jane shume here me lire se ALbtelecom.

Per biznese te gjitha keto duhet te kene oferta edhe me te lira madje. Sherbimi nuk eshte me problem te asnjera ose eshte ne nivelet e Albtelecom te pakten. Nuk ka asnje arsye se perse te varet me njeri nga rritjet apo zbritjet e Albtelecom. Thjesht, switch, keshtu funksionon kudo.

Une personalisht jam shume i kenaqur nga ABCom, qofte persa i perket cilesise, qofte persa i perket cmimit.

Albtelekom eshte nje ndermarrje e mbaruar. Nuk e kuptoj se perse askush nuk ben ze per faktin qe ajo vazhdon te kete monopolin e rrjetit, kur pothuajse ne te gjithe Evropen, rrjeti nuk eshte me ne doren e ish-shteteroreve.

megjithe albtelekomin perfshire, servisi dhe suporti i klientit tek te gjitha kompanite eshte per te vene duart ne koke. mbizoteron injoranca, mashtrimi, pafytyresia, paaftesia etj. megjithate rekordin e mban abisneti, me distance me te tjeret. pervec gjithe te tjerave ata te dhjesin dhe diplomen, gradojne kalamoj 20 vjecare me titullin Inxhinier, eshte e zakonshme qe kur ke probleme dhe i merr te thone "ja se po vijne inxhinieret" dhe kur vijne, nese je pedagog ne ndonje fakultet shef qe jane studentet qe s'te vijne as ne leksion as ne seminar smiley

Hehe, e une kam kohe me Abissnet. Si cmim per shpejtesi jane tull, po kane pas lloj lloj cenesh. Po keto kohe sikur jane rregullu. I kane ra mendjes kte vit si duket e me ca kam degju e nga te tjere pergjigjen shume shpejt. Po do ju duhet edhe ca kohe me sherbim shembullor me la hakun e atyre budallalliqeve vitet e kaluar.

Sa per ato 'inxhinierat' jane te njejtet qe rrotullohen edhe neper Tring e Abcom - kto njerez ka ktu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).