http://i648.photobucket.com/albums/uu208/Mondushi/writing.jpg?t=1281283323

Azem Shkreli - Kater keshilla vetes

Mos u bej poet nese s'mund te lindesh
Me secilin varg, te lindesh ne secilen fjale

Ngrehu mbi veten ne do te rrokesh freret e ererave
Te shkelesh shpergajt e merise dhe shterngatat e gjakut tend

N'se dashurohesh dashurohu n'flake e n'vale
Jo n'sy te kalter se behesh det i cmendur pendimi

Mos u bej poet nese s'mund te vdesesh
per secilin varg, te vdesesh per secilen fjale.

 
***
 
Ali Podrimja - Nese s'flas

 
Nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

heshtja të të mos shtypë
në gurë
rnulliri

nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

plaga ime
le të marrë
frymë thellë

 
***
 
Brahim Avduli - Vargu im
 
Të gropos thellë ndër damarë
e mbinë përsëri nëpër dhembje
atëherë kur më së pakut të pres,
  
të hedh përtej harresës
e rikthehesh me një kujtim të përtërirë
në gjolin e lotëve të mi,

të shkund për kërcyellin e fjalës
dhe mendoj se të kam ç`rrënjosur
nga trualli i dhembjeve

e ti, sërish nxjerrë pipa të rinj
nëpër çdo plagë shpirti...

 
****
 
Cerkin Ismaili - Kur matet me zemer
 
E kam matur botën me sy
Lisat  me hijen time
Saharën me hapa
Shekujt me orë
Ditët me shekuj
Kosovën me zemër.

E kam  matur etjen e  ylberit
Në lumin e  shteruar
Barrën e lotit-
Gur  në bebzat e  jetimit
Dashuritë e dhembjet  ngatërruar
Në pellgun e cemtë të pikëllimit.

Veç kur matet me zemër
Dhembjet kanë emër.

 
***
 
Flora Brovina - Vërma emrin tim
 
Nëse më njeh – e di emrin tim
ka emrin e fluturimit
nëse e di emrin tim mos më thirr fluturim
Nëse më ke parë – e di kush jam
i kam krihet e thëllëzës
nëse e di kush jam mos më thërrit thëllëzë

Nëse ke dëgjuar këngën time – e di si këndoj
vëlla e kam bilbilin
nëse e di si këndoj këngën mos ma ndal

Nëse lotët i urren – e di se unë nuk qaj
qyqen nuk e kam fis
nëse e di se nuk qaj mos më thuaj se nuk ndjej

 
***
 
Jusuf Gervalla - Qenie, as varr as fryme
 
Një shishe hermetike
grykëngushtë
lëfytgjatë
në murin prej argjile
në detin e ëmbël
në lëkurën me pore drite
në ballsam të largët egjipti
një një të miliontin yll
në çdo kristal
në çdo gur të çmuar

bima mugullon në terrin e tokës
në qullin e baltës
qenie, varr as frymë
sy i zbrazët
nga gjithë bukuria mbeti vetëm kjo
e prekshme e flakët dhe e pakuptueshme

seç po lebetitem po më dridhet buza
zëri im i djeshëm se ku u bë
amshim i zbrazët
si syri që më sodit me plotëninë e trilluar
i ndritshëm e i thatë si mermer i zi
dashuria e të çmendurit nga frika
mes të gjithëfuqishëmve
një gogol druri mbuluar me të tharat e vjeshtës
një leckë e një enë e ndryshkur
ca pulla sedefi

në shesh i nxora gjithë rekuizitat e parajsës
e syri i zbrazët në roje sodiste
dhe përgjonte pamundësinë time të mundshme


***

Rrahman Dedaj - Pa biografinë time

E lakoj kohën nëpër rasa
Në emëroren gjithnjë koka ime
Gjinorja pa mua
Lakoj gjakun tim nëpër rasa
Në dhanoren gjithnjë emri im
Kallëzorja pa mua
Lakoj jetën time nëpër rasa
Në thirroren gjithnjë unë
Rrjedhorja pa biografinë time.


***

Din Mehmeti - Pakez ne enderr, pakez ne zhgenderr

Jam pakez i ndrydhur pakez i cliruar
Duke vrapuar pas emrit
Pakez i zverdhur pakez i frikesuar

Jam pakez i ngrire pakez i shkrire
Duke kenduar per ty
pakez i rrahur pakez i ndjekur jam.

Jam pakez i perbuzur nga Dielli
Kenga jote me ka ndezur
E me ka sterpikur me lot
Pakez i vrare edhe nga ylli jam.

Jam ne enderr pakez zhgenderr
Pakez femije kur fluturojne zogjt

Jam pakez endacak-shtegtimin e kam ne gjak
Duke ecur me ty kalistrok
Pakez i cuditshem kur qelloj rete.

Jam pakez i dyshimte pakez kokeforte
Kur shqelmoj zotrat qe s'dine te ngopen kurre

Pakez dicka neper zjarr dicka neper uje
Dicka qe hyn ne te ardhmen
Per te ikur nga vdekja jam...

***

Rizah Sheqiri - Amaneti

Kahdo që të nisesh
biro
të qoftë udhë e mbarë

po vrapove
kujdes
mund të rrëzohesh
mbahu mirë për toke
edhe nëse fluturon

eh
po i mërguar
në dhé të huaj
si të ta mbaj amanetin
LOKE!

____________________________________

Nuk janë vecse disa shkëndija të krijimtarisë poetike të shkrimtarëve të Kosovës.  Peshqit janë të lutur brenda mundësive dhe dëshirës të sjellin poezi të tjera nga këta apo autorë të tjerë. 

5 Komente

Ali Podrimja

 

Tomlin e Nanes

 

Lindje, Perendim, Perendim a Lindje
Si dele ne pazar po t'thone ne mes dy qyteterimeve
Dy konop n'qafe te vnum
Dyte po t'ngrehin e ti po qet shkume
Je shume i lodhun, gjate ki nejt n'zhurme
E ki nevoje me marr fryme se jon tu t'ngulfat
Zani s'po t'del e don me piskate
Krejt lomsh n'kry, t'kane hallakate
Eeeaah... edhe sa ka me zgate deri sa t'coptojne
Deri sa t'dajne e sa t'pervlojne
Deri sa ta kupton se sun vazhdon n'konfuzion
E beba sun e han ni pule t'pjekt
As sun e han ni spec t'djegste
E ti po don me shti me ngajte hala pa msu me hec
E ti ndaq jepi cucell t'Arabise ndaq jepi cucell te Frances
Ajo ka me lyp tomlin e nanes...bal.
Tomlin e nanes...bal
Tomlin e nanes...Bal
 

http://www.youtube.com/watch?v=pBdTl-CcjCU

Shpirt, ku je ?

Nga Besnik Camaj

 
Të kërkova anembanë
buzë Drinit
Vjosës e Bunës
Manastirit e Korçës
në puhitë e liqenit të Ohrit
të Strugës e të Shkodrës
e deri tek ujëvarat e Mirushës.
 
Të kërkova edhe më tej
mbi shpatet e Rugovës
Sharrit e Çiçavicës
Moknës e Brezovicës
edhe tej Baba Tomorrit
të kërkova deri sa u treta
dhe prapë nuk të gjeta.
 
Po ku je hej
ku je loçka ime
mos humbe rrugicave
të qytezave të vjetra
a rrugëve të saposhtruara
të qyteteve të reja
ose ndoshta ke mbetur
në pellgun e ndoj fushe
të gjelbëruar
ja të ka ngrirë ujëburimi
i ftohtë i shkumbëzuar.
 
Po eja më se të dua
si jetën të vërtetën
eja se pritja më dërmon
më bën tjetër më shkatërron.
 
E kur në zemër
hapin ta dëgjoj
e di se vjen nuk vonon
dhe bindem se në mua jeton
andaj eja
se shpirti shpirtin gjakon.
 

Jusuf Gërvalla - Fletë testamenti

Në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin
në flijimin tim të begatshëm të verës
në nisjen time në fillimin tim të ri
në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë
le të më puthë rrezja e qartë ngazëllyese
e druvarit të fjetur në rudinë
myshku le të jetë gjithmonë i blertë mbi gurë
emër të mos ketë e shkronja le të flasë
në gjuhën e vjetër të kafshës së zezë
guaca e kërminj le të vijnë për dasmë
mbi rrasën time
le të shtrihen edhe ata si dy yje
ftohtë le të bëjë verës e verës verë
e me një pikë ujë verdhësisë së barit tim
le t'i mëshirohen
vërmeni atje tek do të tregojë guri për udhën
deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë

le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur
ballin tim e mërrolën e çastit plot mllef
se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisë së tokës
se jam i parrezikshëm kaq i pafuqishëm
mumje përfytyrim që krahasohet me rrahun
tek do të më vini përsëri ju pas
le të më lënë të fle qetë si pranë stufe
dimrit të madh të dashurisë sime
nuk do të përpëlitem s'do të rrotullohem
s'do të shplohem natën nuk do të kollitem
me fjalët e mia le të më mallkojnë
në rrasën time atë rrasë të zezë të ftohtë
në duart që i kam prekur le të më lëshojnë
rrjedhës të qetë të fatit që pret
shigjet' e mërisë le të bjerë mbi dhe
në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket
kurrë të mos vijnë kur unë nuk i pres
ata që tërë jetën i prita, të dashurit

ç'po flas kështu pash zotin?

LETËR NJË MIKU

Të ndeja gjatë mbi rreshta miku im
Unë shkrimet shpesh t’i dua
Të falem për gjykatë të rreptë dhe mëtim
Nëse me to s’u mësua

Sedërholla jonë ç’t’i bësh. Të rrojmë
Kishe por ca të pangjara
Vetes fli s’ja kemi shoqishojnë
T’i them më mirë. E para

Diç i etur kishe qenë për të zi. Tjetra
Ta marrë të keqen shkaku
Kishe bredhur fletëve si nëpër lëpjetra
Ndoj trohë art më së paku

Në e do gjykimin të cemtë e të panjollë
Si tä ja ka emrit ëndja
Uroj mbi vargje të plakesh një çik më hollë
Se ma thotë të vocrit mendja

Sado guximin lartë e lartë shaloje
Që i ka mendimit hije
Përfitimit të vargut i vete si vështirë për toje
Për veten mohit s’t’i bie

S’kam pritur ndonjëherë aq shumë prej së korrës
Bile çështe e vërteta
Unë punët e mia i kam vënë në bisht të sorrës
E di pa epoleta

Dhe pa flamuj të falur që s’më duhen
Do shklas disi kësaj udhe
Ato që them por dua të mos i druem
Nesër as një rrudhe

Të zinte fjala. S’kishte. Është e mundur
Veç fort larg magjia
Të kishte parë. S’kishte lënë pa lëkundur
Gur mbi gjasat e mia

Dhe punë të mia duke vënë për qime
Sikur s’je kujtuar
Ka edhe diç timen në këtë botën time
Që nuk kërkon të bekuar

Hirit as mendjes të as një gjeniu
Pendat e urta e dinë
Po na ka gjaku ngapak ngjyrë njeriu
Dhe atë s’e pëshkëllinjë

Fjalët me të cilat zhlyhemi ngaherë pa dhunë
Pastaj ore mik miku
S’janë do punë thonë në Shkodër si do punë
Ka pemë që s’na i bën fiku

Në tëlana lavdesh pështyj çanakut të tyre
S’ja fal unë asnjë grosh
Por ca mënyra s’janë cok kurrfarë mënyre
Nejse. Të jemi shëndosh

Të liga janë ligësitë ndaj s’u besoj
Miqve të mi s’kam zemër t’u dëshiroj
Le të ketë përse të fryejë era
Shëndet prej ëndjesh të mjera

Lus ndjesën tënde të më lërë të vogël
Të mendoj e të hesht si të dua
Do sillem si mendoj vetë mbi këtë gogël
Edhe pa shelbimet e tua

Bar i urtë do rritet harrimeve tona
U myket të idhtave hala
Në paça kohë dikush do thotë tevona
Përse më kish etje fjala

Gjerbë ku e gjerbë mejtohet e vërteta
Thekur egër nga erdha
Gjaku i saj nuk rri ndër epruveta
Alkimisht të verdha

Desha të hesht. Heshtjes biblën ja di
Veç mbrëmë gjithë natën
Vargjet dhunës qanë si fëmijt e mi
Jetimë i dhanë shtrëngatën

Të kuqesh të gjakut të ta them së fundi
Ruaju se nga profetët
Të cilëve fama urtinë keq ua mundi
S’kanë ç’të mësojnë poetët

E ata që flasin rallë s’i duan më pak
Se të tjerët fjalët e veta
Por arit të heshtjes edhe im at u plak
Kaq. Tungjatjeta.
 

Ku je më thuaj
      - jetës -

Nga Besnik Camaj

 

Pa më thuaj
sot ku je ...
ç'bën
kur asgjë s'bëhet
kur nuk ecet
as kërcehet
veç vrapohet
turfullohet.
 
Eh, mbeta
rrugëve të paqeta
për ta zënë vrapin
humba ...
nën hije çizmesh
e nofullash
tuj mendue
se nuk e zë dot.
 
Rrita shpejtësinë
e në tejkalim pashë
s’ishin gjë më shumë
dhe me vete thashë
ndal, ndale vrapin
kësaj jetë s'i thonë
po s'bëre si ta do zemra
do t’mbetesh prapë vonë.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).