Simboli i një vepre historike për krahinën e Vurgut në Sarandë, siç ishte përfundimi i bonifikimit të saj në 21 qershor 1959, këto ditë është bërë me “krahë”. Investimi që bëhet në lapidarin historik të Çaushit është duke e kthyer atë në një kryq fetar. “Një dhunim dhe tjetërsim të pakuptimtë në emër të besimit kristian, por që në fakt e shpërdoron atë”. Kështu e ka quajtur kryekomunari i Alikos, Ilia Thanasi, atë që ka ndodhur me memorialin 51-vjeçar në fshatin Çaush. Disa përshtatje ndërtimore në kolonën kryesore të ish-memorialit i kanë dhënë atij pamjen e një kryqi të madh e të dallueshëm që nga larg. Kryekomunari Thanasi thotë se kësaj përpjekjeje të shëmtuar i mungon edhe çdo bazë ligjore, pasi asnjë kërkesë nuk është bërë dhe asnjë leje nuk është lëshuar nga komuna. Ndërhyrja për ta kthyer lapidarin e Çaushit në kryq bëhet me synimin që kryqi të jetë i përfunduar deri në veshjen e tij me drita, për të qenë gati për festën e madhe fetare të Shën Mërisë, më 15 gusht. Por puna është ndalur nga ana e Komuna e Alikos.

14 Komente

 krahinën e Vurgut në Sarandë, siç ishte përfundimi i bonifikimit të saj në 21 qershor 1959...

 

T'shikojme tani, a do e boje ujin vere ky kryqi? smiley

 

 

Lane nam andej nga jugu me keto kryqet gjigande qe kane mbushur gjithe territorin ne ato ane. Le qe ky rasti ketu eshte skandaloz fare.

Cfare kerkojne te bejne me kete?! T'i mbushin mendjen vetes qe besojne ne Zot a si?!

Per mua eshte emblematike, per te shpjeguar kuptimin e ketyre veprimeve, nje parrulle qe kam pare andej nga zonat e Ersekes:

"Rrofte Zoti!"

 

Enverista qe Enverista mbeten!

Ket' "Rroft' zoti!"e ka thene Sal' Kapidani, haha smiley c'popull jena...

Ky kryqi eshte ne sarande e s'po me intereson po ça ti bejme kesaj kishes qe po na ndertojne ne mes te tiranes dhe po na e bejne me kupol blu. Ne fillim ishte shume e bukur e gjitha e verdhe si ar, ndersa tani ka dal me e shemtut edhe se bulevardi blu.

Kryekomunari Thanasi thotë se kësaj përpjekjeje të shëmtuar i mungon edhe çdo bazë ligjore, pasi asnjë kërkesë nuk është bërë dhe asnjë leje nuk është lëshuar nga komuna.

puna eshte se: as kryekomunari Thanasi, por as ky toci qe ka bere shkrimin,Thoma Nika, nuk te sqarojne, ose nuk guxojne te thone se kush cili,cilet po e ben kete perpjekje te shemtuar, pra kthimin e lapidarit ne kryq.

ti ngulin 2 turbina rrollsrrois ke themelet e ta kthjejne ne  arritjen me te madhe te aviacionit keto 3000 vitet e fundit.

 Po sikur te ngrihen muslimanet e te kerkojne ta bejne gjysemhene,ca do behet!?

Kemi nje lapidar ketu dhe them ta bejme Qebaptore!

Nje popull qe nuk ka kujtese dhe nuk rruan te kaluaren e tij eshte i mbaruar.

Prandaj jemi keshtu "vari lesht"

Po zevendesokan nje veper bolshevike me nje simbol bizantino-semit, keta minoritaret e vurgut.  Dinamiti ben pune ketu...

Po nuk jemi ne vend si Brazili apo Spanja, apo Polonia, Italia qe te ngrem kryqe betoni ne maj te kodrave, kjo nuk eshte dhe ne traditen tone me sa di.Duaje kryqin me zemer dhe jo me hekur dhe beton ne maje te kodres  ne se beson tek ai,dhe kaq,.edhe zoti te ngjallet dhe te shoh kete kryq do te thoshte "jo mer budallenje me doni ashtu me zemer dhe jo me kryq, se kryqe ngrinin vetem armiqt e mi"E mer grek i ke hedhur trute e gomarit disave atje ne vurg te Sarandes!

Keta shfytezojne pikerisht kohen qe sanco panco prej disa ditesh eshte ne besen e kryefshatarit te himares, personit qe kerkohet nga drejtsia Shqiptare, e madje ka edhe nje vendim per te qe do duhej ta mbydhnin ne hekurat e burgut.Me kete ,ata marrin mesazhin se deti u be kos. Edhe kryeministri ,edhe rama ja kane bo fushe me lule, dhe ne vend qe te behen bashke per me zgjidh kete pune duke fillu nga himara, e me pas me keta zgjebsat e vrugut. Pse te mos marin zemer ata. Kjo pune duhet te nderpritet perpara,se te kthehet ne fobi hudhja e kryqave ne ere,sepse te tilla provokime nuk mund te durojne me Shqiptaret. Nuk munden te luajne keta bastarde, me harmonine fetare te Shqiptarve,sepse nese nje gje e tille fillon ne revolte e siper,...do te cirreshin per persekutimin qe po u behet atyre si ortodokse,...kur ne fakt nuk eshte thjesht keshtu, sepse ne fakt ata programin e kane ne vije me jonullatosin , kete kalin grek ne mes te Tirones

Kryefshatari e apeloi vendimin per shenjat dhe gjykata e apelit e hodhi poshte vendimin e gjykates se rrethit te Vlores.

"Një dhunim dhe tjetërsim të pakuptimtë në emër të besimit kristian, por që në fakt e shpërdoron atë”. Kështu e ka quajtur kryekomunari i Alikos, Ilia Thanasi, atë që ka ndodhur me memorialin 51-vjeçar në fshatin Çaush"

Njeri me mende. Besoj se duhet te jete moshe e vjeter dhe te kujtoj rendesine e ketij lapidari dhe pse eshte ngritur. Aty eshte thare nje kenete dhe kthyher ne toke buke per banoret e sotem. Ata qe sot ngrejne kryqin mbi nje lapidare  duhet te falenderojne ata qe dje i shpetuan nga semundjet e kenetes  pastaj te falenderojne edhe zotin.

 

Aty eshte thare nje kenete dhe kthyher ne toke buke per banoret e sotem ....

 Po je ne vete mo Liqeni ? Po ajo ka qene veper sllavo - bolshevike mo ? Po ai Enveri ka prishur ekologjine mo ? Ta kishte mbushe me Kryqe te pakapshem , sado te zgjateshin keta mo ? Nuk do kishim nga keto probleme mo me sllavo - ortodokse - blshevike ?
Na jemi as te blujte nga topi as te kuq nga trute , na jemi pertej ...ohu sa pertej ..ja ngri koken te na shohesh . Na mbulojne fletet e atij qe kemi prapa prandaj nuk na kap dot !

Ti s'na kap dot fizikisht mo Liqen jo me te na kapesh idete .

 

Fali At se s'dine c'bejne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).