Ëndërra ime është të mbaj flamurin e Kosovës në stadiumin olimpik të Londrës

http://www.bbc.co.uk/worldservice/images/2010/08/20100806102007kos_majlinda_kelmendi203.jpg

 

Mund të kenë mbetur dy vjet para fillimit të Lojërave Olimpike 2012 të Londrës por shumë atletë nga mbarë bota tashmë kanë filluar seriozisht trajnimin e tyre.

Gjatë dy viteve të ardhshme, BBC në kuadër të projektit Ëndërrat Olimpike do të përcjellë zhvillimin e 26 atletëve nga mbarë bota, përfshirë edhe kampionën botërore për të rinje në xhudo, Majlinda Kelmendit nga Kosova.

E butë dhe e sjellshme, Majlinda Kelmendi nuk tregon asnjë mburrje që mund të pritet nga një atlet kampion i ri botëror.

Por kampjonja 19 vjecare e xhudos nga Kosova bartë ëndrren sportive të kombit të saj. Pas fitores se medaljes se artë në kampionatin botëror të te rinjve ne Paris vitin e kaluar, ajo ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e Londrës në vitin 2012.

Por, politika ndërkombëtare është duke u bërë pengesë në kete rrugë të saj. Nëse Kosova nuk arrin të bëhet anëtare e Komitetit Olimpik deri në vitin 2012, Majlinda Kelmendit do ti duhet te shqyrtojë mundësitë e tjera, si konkurruese e pavarur për KON, një gjë që ka ndodhur në të kaluarën.

Ajo merr pak pushim nga trajnimi intensiv në këtë seancë për të na treguar se si ndihet.

" Më së miri e ndjejë vehten kur bëj xhudo, kur stërvitem por veçanërisht e ndjejë vehten mire në gara kur fitojë. Unë punojë shumë në stërvitje kështu që kur fitojë jam shumë e lumtur", thotë Majlinda.

Ajo stërvitet në një sallë moderne të xhudos, në qytetin e vet të Pejes.

Objekti është ndërtuar nga Driton Kuka, trajneri Majlindes i cili thotë se ai zbuloi qe në fillim se ajo ishte sportiste e jashtezakonshme. Majlinda e kupton rëndësinë tarjnerit te mire ne suskesin e nje atleti.

Ajo thotë se i bën gjërat në mënyrën e vet dhe dëshiron që familja e saj dhe trajneri të krenohen me suksesin e saj.

"Xhudo është gjithcka në jetën time. Nuk është e lehtë që në kushte te Kosoves të arrish të bëhesh kampion Evrope apo i Botës në çfarëdo sporti. Unë jam shumë e lumtur që kam një trajner të mrekullueshëm. Dua t'a falënderoj atë jo vetëm për ndihmën që ma ka dhënë mua por edhe gjithë ekipit tone" - thotë Majlinda.

"Ne jemi një shtet i ri kështu që do të jetë një shans i përkryer për të treguar botës se në Kosovë janë shumë të rinj të cilët me të vërtetë mund të bëjnë gjëra të mira" - thotë ajo.

Kosova në Lojërat Olimpike të Londrës?

Por nëqoftëse Kosova dështon të anëtarësohet ne Komitetin Olimpik deri në vitin 2012, Majlindes do t'i duhet të shqyrtojë mundësi të tjera, si për shembull të garojë për Shqiperinë apo si atlete e pavarur.

Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik Kosovar thotë se ëndrra e tij është të shoh Kosovën në Lojërat Olimpike", dhe pas kësaj, edhe nëse vdes, është në rregull për mua." thote ai, ndërsa Majlinda thotë se prioritet i saj është të fitojë një medalje në Londër.

"Ëndërra ime olimpike është që të fitoj medalje në Londër. Kjo do të ishte medalja e parë për Kosovën ose për Shqiperinë. Për mua nuk është me rëndësi për cilin vend, Kosovën apo Shqipërinë. Për mua me rëndësi është të arrij këtë ëndërr" - thotë ajo.

Majlinda Kelmendi është pa asnjë dyshim krenaria e Kosovës dhe
kjo atlete e vendosur do të vazhdojë të luftojë derisa të eci në stadiumin Olimpik të Londrës në vitin 2012 ku shpreson që në duar të mbajë flamurin e Kosovës.

1 Komente

Kosova eshte shtet i ri, me flamur te sforcuar. Imitim i flamurit boshnjak dhe qipriot. Flamur i "dhuruar" sic ndodh ne keto raste kur gjendesh nen "portektoret". Por Kosova kurre nuk do te mund te quhet komb tjeter,sepse ajo eshte pjese e trungut Shqiptar. Nese shteti eshte mase paraprake drejt qellimit final te bashkimit kombetar, kjo nuk duhet te sherbej kaq emocionalisht saqe te bej ndonje naiv, te vdes vetem se arriti diten ta shoh Kosoven ne lojrat olimpike si kombesi e formuar per qejfe haxhi qamilesh. Kosova eshte Shqiperi, dhe c'do c'perqndrim i energjive ne art, politike, futboll, basketboll, karate etj, vetem sa do te na ndaj me panevoje, dhe dobesoj me shume. Ne jemi nje komb i vogel qe nuk mund te kete llukse te tilla. Flamuri i Kosoves eshte ai i gjithe kombit Shqiptar. Karieristet e kolltukut, qe me egoizem vdesin c'do enderr ,duhet te shporren. Neve na ndan forcerisht fqinjet, dhe nuk duhet te lejojme sot ,pikerisht kaq afer endrres tone shekullore, te na zvarrisin neper gjol, bastardet qe jane me te keqinj se vete serbet apo greket. Te paguar apo naivisht, ata kane nje emer te turpshem,...TRADHETAR. Majlinda duhet te ngrej sa me lart flamurin e shjnte te kombit te saj, Shqiperise se dashur ku dhe Kosova ka vendin e saj. C'do treve nxjerr bijte dhe bijat e saj qe ti sherbejne Shqiperise.  Ne Kosove, Mirdite, Diber, Shkoder, laberi, dhe Cameri, Presheve dhe malsi , eshte gjymtyra e nenes Shqiperi. Pa njeren nga keto Shqiperia eshte e ligesht dhe e pafuqishme. SHQIPERI ETNIKE , NGA NISHI NE PREVEZE

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).