image

Ky qytet ka ndryshuar shumë, sidomos gjatë viteve të fundit, krahasuar me qytetet e tjera bregdetare, të cilat bregun e detit e kanë të betonuar me pallate shumëkatëshe

 

Të shkosh në Pogradec në cilëndo stinë të vitit, por veçanërisht ia vlen të shkosh në Pogradec gjatë ditëve të bukura të stinës së verës atëherë kur dielli përvëlon Tiranën. Të shkosh në Pogradec e të shijosh freskinë mëngjesore, puhizën e mbrëmjeve, gjelbërimin e pafund dhe lulet që lulëzojnë në çdo stinë. Të shkosh në Pogradec për të takuar miq e shokë, për të prekur kujtimet e fëmijërisë. 

Unë jam lindur e rritur në këtë qytet, të cilit natyra i ka falur gjithçka: së pari, fushën, mbi të cilën shtrihet qyteti, liqenin e kaltër, një nga më të bukurit në botë, Malin e Thatë përballë tij, kodrën me emrin Kala dhe Lumin e Madh të përjetësuar nga Mitrush Kuteli. Ky qytet ka ndryshuar shumë, sidomos gjatë viteve të fundit, krahasuar me qytetet e tjera bregdetare, të cilat bregun e detit e kanë të betonuar me pallate shumëkatëshe. Ndërsa Pogradeci e ka të lirë bregun e liqenit nga ndërtesat. Përgjatë bregut shtrihet një park me drurë pishash, blirësh, junapësh, gështenjash të egra, shelgjesh lotonjës, kaçubesh të gjelbra dhe lulesh shumëngjyrëshe. Ky park zotëron krejt bregun për gati tri kilometra. Çdo mëngjes përgjatë rrugës buzë liqenit dhe anësoreve të rrugës kryesore që të shpie drejt Tushemishtit ecin me hap apo me vrap qytetarët e tij burra, gra e të rinj, që duan të forcojnë shëndetin. Ndërsa pasditeve qytetarët bëjnë shëtitjen e mbrëmjes. Pogradeci është një nga qytetet e pakta ku ka ujë njëzet e katër orë me radhë, ku nuk ka më ujëra të zeza që të derdhen në liqen dhe është një qytet me rrugë dhe sheshe shumë të pastra, të cilët freskohen nga shatërvanët. Më ka marrë malli për Pogradecin e dikurshëm dhe ngjitem tek Burimat. Rruga është e shtruar me gurë të bardhë kalldrëmi për të krijuar përfytyrimin se si ka qenë dikur dhe ujët e Burimave i sistemuar rrjedh duke kënduar. Tek një pllakë guri aty pranë janë shkruar dy vargje nga poezia e Lasgushit “Kroj i fshatit t’onë”: “Kroj i fshatit t’onë ujë i kulluar / Ç’na mburon nga mali dyke mërmëruar”. Futem rrugicave ku kam luajtur dikur me moshataret e mia në fëmijërinë e largët, ja Topleci dhe lagjja e qytetit e ruajtur ashtu siç ka qenë, Lumi i Madh që po mbulohet e shumë të tjera që nuk po i përmend. Në qendër të qytetit përballë Shtëpisë së Kulturës nga njëra anë dhe e liqenit nga ana tjetër është një lulishte e bukur ku janë vendosur dy monumentet e dy kolosëve të letrave shqipe: Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit. Dikur pushuesit, që vinin në Pogradec vendoseshin tek ata tre a katër kampet: ai i punëtorëve, i pionierëve, i kuadrove dhe tek ata dy a tri hotelet e qytetit me shumë pak shtretër. Megjithatë, në ato vite Pogradeci trefishohej apo katërfishohej, sepse pogradecarët me bujarinë e tyre hapnin shtëpitë dhe zemrat për kushërinjtë, shokët dhe miqtë. Dhe mbusheshin e plot e përplot si shtëpitë private ashtu edhe apartamentet me sipërfaqe të kufizuar, shpesh nga që bëheshin shumë njerëz në një banesë krijoheshin edhe situata gazmore. Por tani kanë ndryshuar shumë gjëra, njerëz që kanë mundësi financiare, banorë të Tiranës apo të qyteteve të tjera të Shqipërisë mund të blejnë apartamente banimi në Pogradec për të pushuar në verë apo për të shijuar mrekullinë e dëborës së bardhë të dimrit, verës së kuqe të buteve apo koranit të pjekur në stufën me dru. Nëpër qytet në shumë vende pashë burra duke prerë me sharrë apo çarë me sëpatë e duke stivuar drutë e dimrit. E nga ana tjetër, megjithatë me trishtim shoh Kalanë e zhveshur, e cila dikur ka qenë e tëra gjelbëruar me vreshta dhe mollë apo pyllin e gështenjave që pothuaj nuk ekziston më.

 

Tek shtëpia e Anastas Kostandinit  

Të shkosh në Pogradec, përveç kënaqësisë së të larit në liqen, ndoshta një jetë më e gjallë artistike do ta gjallëronte edhe më tepër qytetin (nuk kam parasysh diskot e natës), por kjo jetë artistike thuajse mungon, me përjashtim të koncertit “Maratona 5”. Mikesha ime më pati pyetur për Gjergji Kostandinin, mikun e Lasgushit, të cilin ajo e pati njohur dikur, unë i thashë se mund të takojmë të birin, Tason. Kështu, unë dhe mikesha ime, qemë me fat të vizitonim shtëpinë e piktorit të mirënjohur pogradecar Anastas Kostandini. Shtëpia e tij ndodhet në një rrugicë të kahershme pogradecare dhe që tek porta e jashtme e metaltë e lyer me ngjyra të ndryshme të krijohet përshtypja për çka do të shohësh brenda. Portën e hap e zonja e shtëpisë, Elsa, bashkëshortja e Tasos (siç e thërrasin Anastasin). Për fat të keq nuk e takojmë dot Tason pasi ka vajtur diku me punë, por takojmë bijën e tij, Marianën, e cila ndjek studimet për violinë në Paris. Që në oborr shohim se jemi futur në një shtëpi të pazakontë, e cila më tepër ngjan me një muze etnografik. Nëpër muret nga ana e jashtme shohim objekte që i kanë shërbyer dikur banorëve të shtëpisë si: sofra e bukës, jastagaçi, dyert e sobës me dru, majtas një rreth i stërmadh i thurur me thupra, një varg kungujsh të thatë Stambolli (siç i quajnë në Pogradec) të futur njëri tek tjetri nga toka deri lart tek çatia e ateliesë, dy mozaikë punuar nga dora e Tasos me gurë të vegjël shumëngjyrësh. Dhe shumë lule të mbjella në çdo cep. Gjithçka është e ruajtur me mjaft kujdes që nga piktura e parë e tij me temë nga luftërat e Skënderbeut (kur Tasoja nuk e dinte se do të ndiqte rrugën e pikturës), autoportreti i parë si djalosh, e më tej nëpër dhomat e shtëpisë e në çdo cep të lirë piktura apo objekte artistike edhe kanatat e dyerve, edhe sipërfaqet e tavolinave të vogla janë të pikturuara. Vetëm tavanet nuk janë të pikturuar. Shoh e mrekulluar shumë peizazhe të qytetit të lindjes, Pogradecit në çdo stinë të vitit: shumë dëborë në dimër, gjithashtu shoh Pogradecin në periudha të ndryshme vitesh ashtu siç ka qenë dikur qyteti ynë pa këto ndërtesat shumëkatëshe, të cilat e zbehin bukurinë e qytetit dhe piktorin nuk e lënë që të shohë nga ballkoni i tij Kalanë apo liqenin. Në pullazinën e shtëpisë së tij të duket vetja sikur ke ardhur për të vizituar një ekspozitë të sapoçelur me peizazhe të ndryshme të Linit, Sarandës, Manastirit, Korçës, Vlorës, kompozimi i mrekullueshëm me piktorin Vangjush Mio në qendër. Portretet e bijave të tij, Ledias dhe Marianës, që kur kanë qenë foshnja dhe më tej gjatë viteve të jetës, portretet e Luizës, nënës së Tasos, në mjediset e shtëpisë tipike pogradecare. Në oborr ndodhet atelieja e piktorit ku ai kalon të shumtën e kohës duke punuar. Kavaleta e vendosur poshtë dritares së madhe majtas nga e cila hyn drita, piktura të përfunduara me temën e verës dhe nxjerrjes së rakisë, të tjera të frymëzuara nga poezitë e Lasgushit (librat e poetit janë aty mbi tryezën e vogël të punës), të tjera piktura me temë nga tregimet e Mitrush Kutelit. Profesionin e të atit piktor e ka trashëguar bija e tij, Ledia, e cila ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë. Midis pikturave të Anastas Kostandinit ndodhen edhe pikturat e bijës së tij, kompozimi me temë “Familja” dhuruar prindërve si edhe kompozimi tjetër shumë i veçantë “Natë Pashke”. 

 

Në Kishën e Shën Mërisë  

Dikur në fëmijëri, veshur me fustanin dhe sandalet e reja prisnim me padurim mesnatën që të binte këmbana e kishës për të lajmëruar ngjalljen e Krishtit dhe festa vazhdonte atje në kishë dhe në oborrin e saj nën dritën e qirinjve dhe vezëve të kuqe. Sapo shtyj derën e Kishës së Shën Mërisë dhe futem brenda në atë gjysmerrësirë, pushtohem e tëra nga një ndjenjë solemne e hyjnore, që të mbërthen kur ndodhesh në një vend si kjo kishë e thjeshtë pa zbukurime të tepërta. Aty brenda nga diku kumbon një muzikë bizantine që të shenjtëron shpirtin. Më ka rënë rasti që të jem futur edhe nëpër kisha të Gjermanisë apo me orë të tëra kam vizituar Kishën madhështore të Shën Palit në Londër, por drithërima që më pushton këtu është e një emocioni krejt të veçantë e të madhërishëm sepse këtu janë kurorëzuar në martesë prindërit e mi dhe këtu jam pagëzuar unë. Falem duke bërë kryqin dhe ndez qirinj për njerëzit e mi më të dashur. At Vasili na tregon se kjo kishë është hapur së pari në vitin 1810 dhe se pjesa më e madhe e ikonave nuk u përkasin ditëve tona. Pllakat që janë të shtruara brenda në kishë si edhe një pjesë e vogël e kalldrëmit në oborr i përkasin pikërisht kohës së ndërtimit të kishës. At Vasili na tregon për shënimet që mbahen në kodikët e saj për ngjarjet dhe personat e rëndësishëm që vizitojnë kishën. Në vitin 1967 kur Shqipëria u kthye në një vend ateist, edhe kjo kishë e pësoi duke u shndërruar në magazinë dhe ofiçinë mekanike për të rregulluar makinat. Tani kjo kishë është rindërtuar thjesht e bukur e në ballë të saj ndodhen dy mozaikë të punuar nga dora e Anastas Kostandinit. Më kujtohet viti 1990 kur erdhi në Pogradec At Artur Liolini dhe njerëzit e ndiqnin nga prapa, ndërsa ai ikte me vrap, shumica e njerëzve asokohe nuk kishin parë kurrë me sy prift të veshur me raso të zezë. Të gjithë u ngjeshëm brenda në Kishën e Shën Mërisë, e cila kishte vetëm muret e zhveshur dhe çatinë, njerëzit bënin zhurmë kujtonin se ishin në mbledhjen e lagjes, ndërsa At Arturi duke iu lutur njerëzve që të mos bënin zhurmë, sepse ndodheshim në kishë na u lut që të përsëritnim pas tij lutjen “Ati ynë që je në qiell...” Të shkosh në Pogradec ia vlen që të vizitosh Kishën e Shën Mërisë për vlerat që ajo mbart në vetvete si edhe të ndezësh aty një qiri për më të dashurit e shpirtit tënd. 

Bregu i liqenit

Të shkosh në Pogradec, patjetër duhet të pish një kafe në Drilon. Driloni është një nga vendet me bukuri mahnitëse që ka Shqipëria, me gjelbërimin e lisave, plepave, mështeknave, shelgjeve lotonjës të gjitha të pasqyruara në ujërat e tij, me mjellmat dhe rosat që notojnë atypari. Veç mbi gjithë këtë bukuri duhet vënë dorë dhe duhet të mirëmbahet, nuk duhet të shkatërrohet. Pogradeci ka ndryshuar edhe nga ndërtimi i hoteleve përgjatë bregut, në të cilët vijnë e pushojnë, kryesisht gjatë verës, njerëz nga trojet shqiptare dhe të huaj. 

 

51 Komente

 Po shko moj Meri,dhe shume larg nuk eshte,apo nuk ta ka shtruar xhaxhi Sala rrugen,ta ka bo si voj ullini.

 Të shkosh në Pogradec, patjetër duhet të pish një kafe në Drilon. Driloni është një nga vendet me bukuri mahnitëse që ka Shqipëria, me gjelbërimin e lisave, plepave, mështeknave, shelgjeve lotonjës të gjitha të pasqyruara në ujërat e tij, me mjellmat dhe rosat që notojnë atypari. 

E shkruar per Standartin kjo me siper me habit pak. Si gazete me orientim nihilist e kam fjalen. Me habit se duket dit qe Driloni eshte i pandryshuar qe prej fiu fiu fiu sa vitesh, me duket sikur gjithe ai pershkrimi aty mba i cik era nostalgji.

Cupe !

Ai vendi i bukur ku ke pire kafen ka qene rezidenca verore e Vekes per fiu fiu fiu sa vite. Aty ku kapej korani me dore. smiley

Sec c`kam nje pershtypje qe kjo Meri nuk ka per te shkruar me ke Standarti deri ne nje reflektim serioz. smiley

heren e fundit qe kam qene une, para 9 vjetesh betoni ishte shtru kembkryq ne Pogradec, vetem nqse eshte c'betonu tani...gjeja me e mire qe eshte bere kto vite eshte ajo puna e ujrave te zeza

Jo jo se eshte shume me mire tani, e kane rregulluar shume, eshte e vertete. Eshte kthyer gati si Pogradeci i kohes se meparshme.

Pogradeci eshte nje nga qytetet me "te katastrofuara" ne Shqiperi. Totalisht i rifshatarizuar ne menyren me kanibaleske te mundshme.

Sherbimet jane te nje cilesie teper te ulet. Ushqimi i keq (pervec belushkave). Higjiena e dyshimte. Hoteleria cope-cope. Territori i sakatuar. Ndertimet, te cmendura. Pushteti lokal inegzistent.

Kam patur nje paragjykim pozitiv per pogradecaret, por menyra se si e kane perdhunuar qytetin dhe territorin e tyre me ka bere te kem nje gjykim shume te sakte per ta. Sigurisht jo pozitiv.

Ca je tu fol o Olsi, a ke qene sivjet apo po flet per Pogradecin e nenteshtates?

Heren e fundit kam qene ne fillim te ketij viti.

Epo ke pas pllaka oxhaku ne vend te syzeve te diellit pra, se Pogradeci sot eshte shume me mire se cka qene.

Shetitorja eshte rregulluar, shtruar me pllaka e mbjelle me lule gjithandej, ndertimet e larta ne breg te liqenit jane minimale (nuk krahasohet me Durres, Vlore, etj.), nje rrip i gjere lulishteje pas reres eshte ruajtur i paprekur, ka vetem kafene te vogla njekateshe kryesisht verore, kanalizimet jane bere nuk derdhen me ujra te qelbura ne liqen, nuk vjen era m... si ne Durres, rruga e vjeter me kalldrem ne jug te qendres eshte rregulluar dhe nuk lejohen makinat, bile makinat nuk lejohen ne darke as ne shetitore dhe trafiku ne pergjithesi nuk eshte skandaloz, kallamishtet qe rriten ne liqen i kosisin, malin e ka per stervitje po sdeshe not ne liqen, klimen e ka shume te mire nuk te merret fryma nga vapa si ne bregdet, Driloni nuk ka patur shume nderhyrje po prape mire eshte, njerzit jane shume te bute e te sjellshem, rruga per te shkuar atje eshte e shkurter vetem 3.5 ore nga Tirana ne krahasim me 8-9 ore qe ka qene me tren me pare, po deshe edhe Ohrin e ke afer per te kaluar ndonje dite...

Shkurt muhabeti, vetem fjale te mira mund te them per Pogradecin (e sotem flas jo ate para 10 vjetesh). Tjeter pune po nuk te pelqeu te lahesh ne liqen dhe preferon detin.

Po mos e kini mendjen te nxini gjithshka, e vetem te lavderoni Kroacirat, Spanjrat e Italirat. Tangerlliku i madh! Po qe se punon me ndonje agjenci turistike ti dhe do te promovosh paketat e tua qe nuk perfshijne Pogradecin, edhe ajo eshte tjeter pune pastaj.

 Ah, Meri... qe ka shkruar ditarin per vizitat ne shtepine e Lasgushit. Megjithese vajzat e Lasgushit e mohojne qe te kete patur nje lidhje intime me te. Thua te jete e vertete, valle? Kushedi.  

o asta qenke shume romantik, pogradeci ka ca rregullime dhe kaq. as qe i afrohet ohrit. cmimet i ka konkurruese me bregdetin po jo me ohrin
njerezit vetem leka leka jane interesaxhinj te papare dhe hipokrite.

avash o vlla, si i keni kto percaktime me firme e me vule kshu? ku i paske njoft qe pogradecaret jane pergjithsisht interesaxhinj e hipokrite? nqse po, me thuj pak pjesen tjeter te Shqiprise ku nuk ka interesaxhinj dhe hipokrite?

Pogradecaret jane njerez shume mikpritsa, te bute dhe te qejfit...ne nje liste me korcaret po nuk kane aq tangerlliks sa ata. Nuk behet krahasimi i PG me DR ose VL per arsye se edhe buxhetet jane ku e ku plus te ardhurat nga taksat qe ka cdo qyetet.

Pogradeci eshte qytet i vogel dhe ndihet prania e fshatrave perreth; ket e pranoj.

 

p.s. kam pas nji xhaje (rahmet paste) qe kishte 7 femije po kur shifte te huaj qe rasti i kish lene pa hotel, i terhiqte zvarre ne apartamentin e vet 2+1 ne PG. Dhe me kto njerez krijonin hyrje-dalje familjare pastaj per cdo rast gezimi a hidherimi

avash o vlla, si i keni kto percaktime me firme e me vule kshu?

Pogradecaret jane njerez shume mikpritsa, te bute dhe te qejfit...ne nje liste me korcaret po nuk kane aq tangerlliks sa ata.

smiley

Nuk tha njeri qe i afrohet Ohrit, po dhe cmimet me te lira i ka. Sa per njerzit, krahasoi njehere me vlonjatet me gjoksin me grope, veriun me [...] (spo e them), dhe fundja dhe me shqiperine e mesme (Tirone, Durres, Kavaje) qe i ke copa injorantesh, dhe pastaj fol per zonen e Pogradec-Korces.

Asta, me duket se pllakat e oxhakut para syve i paske ti. Ta siguroj se persa me perket, po jap mendimin tim shume objektivisht. Pogradeci sot per sot eshte nje qytet katastrofe. Madje as qytet nuk mund te quhet. Eshte nje vendbanim i dale nga ndonje skenar i frikshem filmash post-apokaliptik. Mund te kuptoj Durresin e Saranden (qyteze gjithashtu) qe frekuentohen nga qindra mijra pushues, po Pogradeci c'pati?!

Po qe se punon me ndonje agjenci turistike ti dhe do te promovosh paketat e tua qe nuk perfshijne Pogradecin, edhe ajo eshte tjeter pune pastaj.

Lene mo, na shkaterruan fare biznesin ato paketat turistike qe perfshijne Pogradecin. S'po dijme si me ja bo. smiley)

Persa i perket te tjerave, te eshte pergjigj shume bukur gb-ja me siper.

Lene mo, na shkaterruan fare biznesin ato paketat turistike qe perfshijne Pogradecin. S'po dijme si me ja bo.

Ja prandaj nuk behemi njerez ne: te tjeret ku e ku te promovojne vendin e vet, ne vetem me sha e me nxi sa te mundim. Dhe si budallai ku me ia dhene paret te huajve.

Cfare mentaliteti enverist!

Po te tjeret kane cfare te promovojne mo daku. Dhe kur vjen fjala per kritika, mos ja qaj hallin se s'ja pertojne shume qe te kritikojne.

Gjithe Shqiperia ne pergjithesi dhe Pogradeci ne vecanti (per te cilin po flasim) jane ne pike te hallit.

Nga pikepamja turistike nuk ofrojne asgje, persa kohe qe homo-sapiensi shqiptar ka pushtu natyren e territorin dhe e ka bere si koka e tij.

Ehu me ke lodhem une.

Le qe e di cke, me mire vazhdo thuaj qe nuk eshte mire pogradeci qe te mos shkojne shume njerez dhe te mos e bejne hale si bregdetin. Keshtu do ruhet qytet i bukur dh edo e gezojne ata e pelqejne.

Keshtu do ruhet qytet i bukur dhe do e gezojne ata e pelqejne.

Humor i zi apo shije makabre?!

Sa per shijen makabre, mos e ke ti qe ke pa vec ca pika turistike "conventional" te Evropes, se sa per mua, kam shetit gjithe boten, dhe di ca them kur them qe eshte qytet i bukur.

Mire Aste, mire. E lejme ketu kete muhabet se shoh qe qenke shume emocional.

 

Forca Pogradeci!!!

Forca, forca! smiley

OK, e leme atehere.

Po mer po, prania e fshatrave perreth u ndika ne Pogradec dhe po ia prishka terezine! Edhe fshatare po pati pogradeci prape jane nga fshatrat e jugut qe kane njefare civilizimi, jo si katnaret dru me pre te veriut qe te jane shtru kembekryq ne Tirane.

vllai jem, ne PG une kam njerez ne qytet dhe ne fshat. Si kujton ti se nuk ja njof vlerat un atyne njerezve te mi a si? une personalisht ato njerez i vej me lart se shume 'qytetare' po ajo qe po them nuk ka lidhje me civilizimin. Robi qe jeton maje malit mund te kete me shume civilizim se ai qe jeton ne qender te qytetit. M'ka ron rasti me njof 'katnare' veriu qe kishin me shume njerzillik se 100 katnare Pogradeci...ku e shef civilizimin ti? te fakti se dialekti i pogradecarit eshte me i kuptushem per ty sesa ai i kuksionit?

Po me ca kishte lidhje ajo qe the ti se nuk e kuptova? 

Civilizimin e asaj zone une e shof tek mikpritja, njerzilliku dhe karakteri i zbutur  miletit, po qofte edhe te gjera me siperfaqesore si nikoqirlleku, menyra sesi i mbajne njerzit shtepite e oborret, te pastra, me lule. Ka dhe artizanat, femrat qendisin, punojne me grep, etj. Nuk eshte pak nje nje qytet aq i vogel ka nxjerre disa artiste te rendesishem. Ja keto...

Sa per verioret, ata nuk e kane problemin te dialekti vlla, po tjeterkund.

plako, sinqerisht je t'u m'trash fare. Ca do me t'shpjegu, naj definicion se ku ndryshon dallimi mes fshatit dhe qytetit? psh. anej ku rri ti, a shef katnare me kal apo gamor ose me bagti t'levizin mren ne qytet? nuk ma do rradakja se ato nqse dun me shit naj gjo, e bojn me naj ferme te tyren. Kurse kafshe e bajga shef plot ne PG prej fshatrave perreth, verdove, starove, udenisht etj biles, lagjet e PG jane fshatra te "adoptum" si lagjje qyteti...lagjet "gorrice" a "kala" fjala vjen. Edhe n'tiron mund te shofesh karroca me kuaj se kjo eshte per fat t'keq Shqipria po fakti se eshte qytet shume me i modh se PG nuk e ben shume te dukshem.

Br, kisha permendur gje une kuaj, gomere, apo bajga ne komentin tim? Keto mos i kishe ti ne koke gje... se une nuk i kisha zene me goje keto mjete transporti per te perkufizuar qyteterimin e pogradecit, fshatrave perreth, apo ndonje zone tjeter.

jo o vlla, i permenda une i pari per me tregu se pse PG do shume ndryshim per me "ron era qytet". E thashe me von n'dukje impaktin qe kane fshatrat perreth qe per nga madhsia mund t'ja kalojne edhe vete qytetit

Aste, te kerkoj ndjese. Edhe dicka te fundit sepse sapo e gjeta ne Flickr:

Nje pamje tipike nga i mrekullueshmi Pogradec. Ne plan te pare, "qytetaret" e Pogradecit duke i dhene lamtumiren e fundit ish-qytetit te Pogradecit.

Ne sfond mund te sodisni syte me arkitekturen e madherishme pogradecare e frymezuar nga stili neoklasik.

 

PS: Pertej shakave, per mua, Pogradeci eshte ky! Natyrisht, qe ka qene krejt ndryshe kur per here te pare e vizitova ne vitin 1989. I varfer ishte edhe atehere, por te pakten i kishte mbet pak dinjitet. Sot per sot, Pogradeci eshte si nje ish-bukuroshe qe ka vite qe ka dale nga udha e Zotit.

PPS: ma kapni nje cik cfare makabriteti ajo vila ne mes te dy pallateve. Shikojeni ne cfare menyre mizore ballkoni dhe catia anesore e viles jane futur tek ballkoni i pallatit.

OH MY GOD!!! :O

He Olsi, nuk te rrihej pa thene llafin e fundit eee? Na paske gjet edhe nje kortezh funeber ne Flickr, te varrimit te kushedi kujt hallexhiu dhe na e ke nxjerre ketu, si nuk te vjen pak zor xhanem?

Le kete, po ajo pamja qe ke nxjerre as qe tregon fare ndonje pamje kushedi sa makaber, por dicka me mire bile se mesatarja shqiptare.

Te te vije turp qe ke nxjerre kete foto hidherimi per te bere llogje ne nje faqe thashethemesh. Kisha dyshimet e mia nga sasia diarrese qe nxjerr ketu, por tani mu hoqen gjithe dyshimet.

IDIOT!

Piksepari, ate "IDJOT"-in mund ta futesh tek ai vendi.

Piksedyti, kjo foto eshte ne Flickr dhe mund ta shohi e gjithe bota.

Piksetreti, eshte nje foto funerali totalisht anonime.

Piksekaterti, te te vij turp ty qe ne vend qe te hidherohesh me ate fatkeqesi qe i ka rene Pogradecit e gjithe Shqiperise, merresh me traplliqe te tilla e na ben gjoja-moralizma.

Mos na caj shume trapin!

lol me lliu fare qo Meri kur filloi me kenget e kroit te fshatit tone smiley

poradeci eshte si shpirt me, une po kursej leke me e ble nji hyrje atje smiley

 

E di historine e kesaj Merit ti ? smiley

jo re, he, ma thuj

se kam qene i qik pa qef kohet e fundit ene skam marre vesh gje smiley

Mos eshte ai muhabeti qe ka permend Ana H me siper?

hhaa po ku ka gje ne ket faqe dheu qe se merr vesh ti , aman smiley

Po e di ti , po desha me thene qe kjo ka qene mikesha e Poradecit dhe me beri cudi fakti qe i kishte lene kaq pak hapsire Lazarit smiley

PS: veret s `te kemi pare ne peshk kohet e fundit dhe kjo ka rene ne sy smiley

e kuj eshte qo meri mo se na bere lemsh.

e vura re qe e kishte ngec ke kuteli po thashe hajt mo, pale do me bo i cike snobisten.

per zotin sdi asigjo per qikyt muhabet smiley

te boj be smiley

aaa po ku di une kshu thashetheme librash mo..

vari trajsen...

ups ..Asta ,se vura re komentin e Anes se kujdesshme smiley Ate po thosha.

Librin e saj me kujtime e kam lexuar, interesant, shume fakte e grimca nga jeta e Lasgushit.Lidhja intime ka qene trillim i kesaj zjushes apo fakt, c`rendesi ka.

 

Edhe mua me ka pelqyer libri, interestant.

Sa per lidhje intime, se besoj te kete pasur, po edhe po qe e vertete, hallall ia befte zoti. smiley

Ka shume humor ne ate liber por edhe shume trishtim. E tille ishte jeta e Lasgushit."Krisja" prej poeti behej me e dukshme ne sfondin e seriozitetit butaforik te kohes. I ka thene Kadare te gjitha dhe s`ke cfare te shtosh me shume.

Ja nje grimce : poetet zyrtare te Tiranes dhe zyrtaret mbikqyres te letrave kishin shkuar per verim ne Pogradec dhe, si zakonisht, benin dhe ritualin e vizites tek Poradeci. Shoket e Partise e pyeten  nese kishte ndonje hall a problem, ta thoshte, qe te nderhynin. Lasgushi u mejtua pak (keta prisnin ndonje ankese per strehim , transferim per vajzat ..) dhe  foli:

-u lutem shume shokeve te policise mos te me vrasin Cucin smiley

Ishte koha e gjuetise se qenve pa zot.

Spiritus, ti nuk e lexon titullin "Me ka marre malli per Poradecin"? E vertete, e pavertete, mua me duket shume e bukur, dhe nuk e cenon aspak as kujtimin, as madheshtine e tij. Mbase kjo ndodh ngaqe mua me pelqejne "te krisurit".

po pata kohe me vone, do sjell nje pjese nga Vizitat e Anes ne kullen e Poradecit. smiley

e ke fjalen qe e ka marre malli per poradecin e vogel dmth mi ?

smiley

shii sa te thella paskeshin qene kto pune smiley

spiro, po kur u tha njehere ne c'vit jemi se s'me kujtohet  smiley

gjithmone me jane dukur keto veprime te cuditshme te tij nje lloj auto-imuni i pavetedijshem per t'iu pervjedhur peshes se diktatures... kjo ndoshta dhe e ndihmoi te mos i "molepsej" as stili

Paskan qene te fella keto pune. smiley

Flo, me kujtove Poradecin kur pyeste: ne c`regjim jetojme , a s`me thoni ? smiley

PS: Ana, se non e vero, e ben trovato...historia smiley

Tani une si peshk i ujerave te liqenit te PG jam shendoshe e mire sepse e paskan nderprere derdhjen e ujrave te zeza ne liqen! smiley

Mosderdhja ne liqen e ujrave te zeza me duket gje shume e mire si hap i pare pozitiv qe nuk besoj qe te jete bere ne ndonje qytet tjeter bregdetar ose liqenor ne Shqiperi! Le te shpresojme qe gjerat do te shkojne me mire si i thone nje fjale "The longest journey begins with the first step!"!!! smiley

 tashi, per pogradecne po flitet. 

po, duhet te pranojme nje dicka: ne pogradec eshte punuar, ndoshta me mire se ne shume qytete te shqiperise, perjashto ketu shkodren. me vjen inat si punetor i nje administrate te nje qyeteti tjeter, po eshte e vertete. ka nje dicka ne pg qe se has kun, rruget e shtruara me gure dhe tulla e jo me asfalt. asnje nga ato rruge qe jane shtruar,(ne qender) nuk eshte shtruar me asfalt. 

pataj, te themi te drejten, une ne pg ndjehem mire. nje qyteze e vockel, ku rastesisht te kalon para syh ai cuni me gomar qe shet qepe, ku pihet kafja me 300 leke, ku njerezit jane aq naive sa habitesh. me relakson pogradeci. 

olsi shkon ne ekstrem kur thote ashtu per pogradecin, nuk eshte aq tmerr, bilez, krahasu me qytetet e tjera shqiptare ndoshta eshte me i rregullti. normal qe s'eshte as super i rregullum, ka ndonje klecke arkitekturore qe se le te ngreje koke, tip ai hoteli ne qender, ata hotelet pastaj ne shetitore qe se di jane te bucimasit apo te pogradecit si administrim, etj. 

ndoshta krimi me i madh qe mund ti behet pogradecit eshte vajtja e qytetareve tiranas, prej kukesi a prej permeti qofshin te blejne shtepi. behet me keq se durresi e me keq se shengjini. sepse kete gje me thane, qe ne pg sapo te nisesh themelet te vijne njerezit e te pyesin sa shiten apartamentet. dhe nese ka nje bum ndertimesh atehere te rroje pogradeci. 

pastaj edhe rrugen qafe thane- lin po e rregullojne, icik me avash, po po e rregullojne. ia veln i gjiro. me vjen pak inat se nje miku im kishte nje lokal my aty ne mes te lasgushit e mitrushit qe ia prishen e tash ishte mbushe me karrige qe nga bregu i liqenit ne rruge. e gjithe lulishtja. mund te kishin lene lokalin e mikut tim te pd-se. hajt mo. 

Shqiperia eshte si eshte e dime te gjithe. Vend primitiv persa i perket turizmit, pa lehtesira, trena, guida, etj. Por Pogradeci eshte magjik per mua. Rruga me peme buze liqenit eshte mrekulli ne nje nate me hene. Klima eshte mrekulli, mbushesh me fryme.
Dhe Voloreka/Driloni eshte mrekulli me vete. Natyra eshte si per kartolina, eshte vendi im i preferuar per te bere fotografi

Flm shkinaks dhe Tefta. Me ne fund disa komente me mend dhe me vend.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).