... Politikane qe pasurohen ne kurriz te te tjereve, hajduterisht, e nje shtet qe rrenohet cdo dite! Nje popull i gjunjezuar dhe tashme i lodhur, qe nderkohe qe zhgenjehet per zgjedhjet qe ka bere deri me sot, deshmon realitetin dhe me shume druhet nga frika e pasiguria qe i kanos e ardhmja. Nje popull konfuz, i paqarte, i cili e di qe drita ndodhet pertej, por eshte pikerisht mjegulla e dendur qe e ndertoi me duart e tij, qe nuk e lejon ta shohe. I bombarduar cdo dite me te verteta te paverteta, me demagogji dhe propagande te gatuar nga pushtetaret e politike-beresit e tij, te cilet kane vetem nje qellim te vetem, te fuqizohen e pasurohen ende me shume..e ne kembim, ofrojne thjeshte kaosin, percarjen, distabilitetin, regresin, varferine, pra ... platformen qe ua mundeson qellimin e tyre! Hidherisht, ky eshte realiteti shqiptar!!



Nese nje njeri i vetem nuk mund ta ndryshoje situaten, mesazhi i tij, mundet! Eshte per te ardhur keq se si komentohet e paragjykohet nga njerezit kushdo qe ka kurajon te shprehe qofte edhe nje grimce idealizmi, duke demaskuar, duke denuar e kritikuar aktualitetin. Aq thelle eshte futur neper kapilaret e shoqerise korrupsioni dhe aq me shume shtohen numrat e ushtareve qe shesin lirine, fizike e mendore, e aspiratat e tyre, ne kembim te lemosheve te perkohshem duke mos kuptuar qe thjeshte vazhdojne te mjerojne veten e te mbipasurojne shtresat e kapura tashme ... e prape askush nuk reagon.

Njerez neper kafene, flasin e diskutojne, por gje s’thone. Disa te kundershtojne me furi, duke te shokuar ndersa shprehen se gjithcka perreth eshte nje mrekulli, nje arritje e shekullit, nje veper e heronjve..e nuk zgjat shume kur merr vesh qe keto jane kelyshet e qeveritareve, ose fara e tyre qe detyrimisht do mbrojne gjene me te shtrenjte qe kane. Te tjere heshtin, bejne te zgjuarin, sepse presin shansin e tyre per t’u rekrutuar ne ushtrine e korruptuar, per te zene nje vend pune, per te futur dy para me shume ne banke, per te kapur nje tender, nje biznes, nje oportunitet te vockel. Opsione te tjera nuk kane, s’ka alternative. Bijte dhe njerezit e pushtetareve, qe sot bredhin me makina luksoze, qe hapin biznese marramendese e zoterojne lokalet me mondane, qe nje shume parash ekuivalente me rrogat mujore te arsimtareve e shpenzojne thjeshte per bakshishe, neser shkollohen neper shkolla me emer neper bote dhe do jene pikerisht ata qe do marrin stafeten e trasheguar nga prinderit, per te vazhduar me tej misionin.

Ne nje cep tjeter ke militantet, dema te verbuar, qe qofte per faj te kapacitetit mendor te kufizuar, qofte per nje arsye tjeter abstrakte te cilen e vleresojne lart ne piedestalin e tyre, qofte per shkak te nje te kaluare sic ajo qe ky vend shijoi, ku nje shtrese e popullsise u shtyp, u abuzua e u la menjane, nuk pranojne asnje kompromis, pervec ngjyres se flamurit te tyre partiak, nga i cili presin shume, por gjithmone marrin pak ne shperblim. E serisht, ndjehen te kenaqur..

Bindja e ketyre te fundit, me krijon keqardhje dhe humor ne te njejten kohe, tek i degjon te klasifikojne veten ne te djathe apo te majte!! E nuk me krijon aspak habi kur nuk arrijne te dallojne ndryshimin e ketyre dy ideologjive nderkohe qe mundohen t’i spikasin te aplikuara ne realitetin politik shqiptar dhe ne protagonistet e kesaj politike. Te jete faji i tyre valle?! Jo, aspak. Pavaresisht militantizmit te tyre dhe nivelit shoqeror, ne kete rast nuk mund t’u vihet faj. Si shume nga ne, ata jane te zhytyr ne kete labirinth pa fund, jane viktima te paradoksit shqiptar ku partia qe hiqet si e djathte ka nje program dhe bindje (e cila dallohet qarte ne politike-berjen e saj) ekstremisht te majte dhe majde elektorati i saj, i cili e ndjek nga prapa me fanatizem, eshte pergjithesisht i majte, nderkohe qe partia tjeter me e madhe e vendit, e cila prezupozohet te jete dhe shtiret si e majte, drejtohet nga te djathe kaluar te djathteve dhe aplikon nje politike me te djathte sesa pala tjeter. Paradox?! Quaje si te duash, nje gje eshte e sigurte, nje shtrese e kesaj shoqerie po super-pasurohet, nderkohe qe me masen po tallin menderen e po e varferojne dita dites dhe po e bejne me kenaqesi madje, duke shfrytezuar pikerisht kete injorance dominuese qe popullon vendin tone.

Rasti me flagrant u perjetua nje vit me pare. E kush mund te harroje LSI?! Nje force politike e majte, sic LSI, parti e cila arriti te thithe rreth vetes nje kontigjent te konsiderueshem nga elektorati i majte, ku benin pjese te pakenaqurit e te zhgenjyerit nga PS dhe mbi te gjitha te eturit per te rrezuar partine ne pushtet, hidhet ne garen e saj elektorale. Ajo c’ka ra ne sy ndjeshem gjate te gjithe fushates elektorale qe kjo parti zhvilloi, udhehequr nga kryetari i saj, ishte misioni dhe qellimi kryesor qe kjo kishte, i cili i shprehur haptas qe, largimi e zhdukja e PD nga pushteti nje here e mire. Ndryshe nga partite e tjera, spikatej gjuha teper e ashper qe kjo parti perdorte gjate akuzave ndaj PD. Spikateshin tonet e ashpra, epitetet banale te panumerta drejtuar Berishes, Topallit dhe antareve te tjere (nese skleroza ju ka zaptuar edhe ju, mund te klikoni videot pa fund ne internet, per te ri-freskuar memorien). Asnje parti tjeter nuk perdori gjuhe aq te ashper dhe asnje parti tjeter nuk demaskoi, akuzoi, denoi dhe beri publik demin e madh qe kishte pesuar ky popull dhe rrezikun e madh qe i kanosej nese nuk rrezohej qeveria aktuale, e epitetuar si qeveria e mafiozave, diktatoreve, regresisteve, kriminelave, hajduteve, anti-shqiptare etj. Misioni i LSI dhe urrejtja e saj, po shnderrohej ne nje mit. Elektorati i saj u shtua. Njerezit e besuan misionin e saj per te rrezuar Berishen. Votuan te bindur dhe pa asnje hezitim. Por c’ndodhi? Ishte pikerisht LSI qe pa mbaruar akoma numerimi perfundimtar i votimeve, deklaroi haptas hipokrizine e saj duke zhveshur lekuren e qengjit dhe duke mbajtur ne pushtet pikerisht partine per te cilen kishte luftuar kaq kohe per ta rrezuar dhe duke i lene mijera shqiptare te tronditur e akoma me te konfuzuar, me ne erresire, me te zhgenjyer. Po, po, LSI, kjo parti kaq anti PD, sot po qeveris (nese mund ta quajme te tille aktivitetin e tyre) perkrah me PD dhe jo vetem qe nuk pranoi t’a largonte, por me votat e saj e mbajti ne pushtet. Por kjo nuk eshte cudi, te pakten jo ne Shqiperi! Eshte koha e mafiozave e kriminelave, eshte koha kur inkompetenti hiqet kompetent dhe kur per te fituar statusin politikan i zoti, duhet te jesh mjeshter i mashtrimit, korrupsionit, vjedhjes dhe manipulimit. E bota e cudirave shqiptare vazhdon..

Po kush reagon?! Analistet? Kritiket? ..Pyetja ime eshte: A ka te tille ne Shqiperi? Po Media, c’ben, kryen funksionin parimor te saj?! Dhe ketu futet nje element tjeter thelbesor qe funksionon dhe punon me rigorozitet te plote ne ushqimin e vazhdueshem te kaosit, ne turbullimin dhe konfuzionin e mendjeve te qytetareve, ne eklipsimin e problemeve esenciale dhe ne mbajtjen e fuqizimin e politike-beresve!! Media, ky instrument efektiv tashme i ndare ca ne duart e atyre qe kane pushtetin dhe ca ne duart e atyre qe gjithmone duan te rrezojne ate, thjeshte per te qeverisur ne te njejten menyre, mos me keq. Kanale televizive, radio, gazeta e revista te ndare reciprokisht ne duart e dy partive te medha qe mjaft mire u mundesojne egzistencen. Media jone, perfshi ketu edhe analistet dhe kritiket e kastravecit, eshte gjithcka tjeter, pervecse e depolitizuar. E di qe nuk eshte “news” per askend qe e lexon, por me cudit sesi gjithkush e deshmon cdo dite kete fenomen ne heshtje dhe askush serisht nuk reagon! Analiste e kritike ulen cdo nate perballe njeri-tjetrit neper programe televizive e nuk ngjajne tjeter vecse fytyra te rendomta, te varfer ne llogjike e me arsyetim calues, njerez te blere me para, qe shesin trupin, nderin e integritetin e tyre, per te mbajtur ne fuqi plehrat e tjera qe bejne politiken ne kete vend. Kritikojne gjithnje palen kundershtare, por asnjehere realitetin ose palen qe mbeshtesin. Hiqen sikur perfaqesojne zerin e popullit, por kurre s’e bejne. Flasin e cirren por asnjehere nuk godasin ne shenje aty ku duhet..e sigurisht qe jo, perndryshe nuk marrin rryshfetin pas, e mbi te gjitha nuk do ngjanin si kritike te mirefillte, as ne syte e audiences qe sot eshte e stervitur te degjoje vetem nje stil perpetual. Te degjosh lajmet e dy kanaleve televizive te ndryshme ne Shqiperi, eshte sikur po shikon dy realitete shume te ndryshem nga njeri-tjetri. Njera ngre ne piedestal qeverine njelloj si ne kohen e qofte-largut dhe tjetra akuzon qeverine e mbron si femijen e vet cdo faj apo marrezi te pales tjeter. Nje Media prostitute! Hidherisht ky eshte realiteti!

Drejtohemi nga pseudo-patriote qe shpeshhere jane te gatshem te shesin cdo pellembe te ketij kombi per interesat personale. Drejtohemi nga oportuniste e sharlatane inkompetente qe pavaresisht mungeses se eksperiences, marrin mbi supe drejtimin e institucioneve shteterore sikur te ishte nje biznes a prone e lene trashegimi nga prinderit e mund te bejne c’te duan me te. Me te ardhur njera pale ne pushtet, menjehere zevendesohet e tere administrada, gjithe postet e institucioneve zevendesohen me emra te rinj, duke filluar nga ministrite e deri tek kopshtet me dreke. Dhe me e bukura eshte se kjo taktike, eshte bere si dicka normale tashme, qe eshte e pranueshme dhe nuk ka sesi te ndodhe ndryshe, sepse cdo qytetar shqiptar diten qe behet publik rezultati i votimeve, prezantohet me fatin e tij per kater vitet e ardhshme, pra, do vazhdoje te jete i punesuar, apo do marre rrugen per kurbet. Ama, eshte nje formule qe eshte teper e dobishme per pushtetaret tane, sepse deget e korrupsionit e pushtetit absolut i shtrijne kudo, e sido, nga ministrat tek zevendesit e tyre, tek drejtoret e policise, ushtrise e institucioneve te ndryshme, tek doganat, shkollat e cdo post te mundshem qe mund t’ju vije ne mendje. E fatkeqesia me e madhe eshte uzurpimi dhe korruptimi total i Gjygjsorit, ketij institucioni qe prezupozohet te jete krejtesisht i pavarur. Ligji miq, nuk eshte i njejte per kedo, te pakten jo ne Shqiperi. Futen e denohen me nje te ngritur te lapsit ato qe konsiderohen te demshem per qellimet e tyre apo peshq te vegjel te botes kriminale, e mbahen te paprekur e nuk u bie nje gjemb ne kembe atyre qe bejne pjese ne klan, pavaresisht carcafeve pa fund te akuzave e ndjekjeve penale! E kjo ndodh me cdo force politike qe ka udhehequr kete vend deri tani, por kohet e fundit, po faktohet. Emerohen gjykates e prokurore jo sipas kompetences e permbushjes se kritereve, por sipas aftesise qe kane per t’u bere ure e zbatuar urdherat nga lart. Gjygjsori qe komandohet me celular nga Ekzekutivi, skandal. E askush nuk reagon. Te ngresh koken e te denosh realitetin, te flasesh per te drejten, tashme quhet virtyt budallai ne Shqiperi!

Politikanet tane posedojne miliona dollare pasuri!
Po e perseris..
Politikanet tane jane miliona dollare te pasuruar ne kurrizin tone!
Prape s’ju ben pershtypje? Atehere, edhe nje here..
E keni idene c’do te thote nje shifer $1M? Po $10M?!
Ku u bene kaq? Si arrihen? Ne c’menyre? Behen, behen..behen nderkohe qe ti varferohesh!

Depute, ministra, president e kryeminister, gjykates e prokurore, drejtore e nen-drejtore deklarojne pasuri te tyre marramendese, por prape askush nuk belbezon. Nje e treta e pasurive personale (sepse tjetra normalisht qe nuk deklarohet) te tyre arrin shifra milionesh, ne dollare, dhe cmendurisht pranohet ne heshtje nga masa. Dje nje nepunes i thjeshte apo individ si shume te tjere me nje rroge e jetese normale, sot menjehere milioner apo miliarder me pasuri te deklaruar. Cfare te cudit me teper eshte fakti se si kushdo e pranon kete fenomen sikur te ishte normal dhe i paevitueshem. Dmth, eshte nje bindje kombetare qe kushdo qe vjen ne pushtet duhet te super-pasurohet, pra eshte mese normale. Nese nuk e ben dick ate tille, atehere qenka budalla, i pazoti! Pse, po te ishe ti, nuk do vidhje sa te mundeshe? Nuk do fusje ne pune cdo mik tendin dhe te beje c’te doje? Pse, keto qe ishin para ketyre nuk vodhen gjasme?! Keta te tanishmit, po vjedhin por te pakten po bejne pune”…keto jane disa nga frazat e perditshme te perdorura nga qytetaret si dicka normale, nderkohe qe justifikojne pushtetaret tane dhe krimet e tyre te rendomta. Po parate e kujt vjedhin? Nuk kuptojne delet qe ky pasurim behet pikerisht ne kurriz te popullit vet. Prandaj Shqiperia vazhdon te mbetet mbrapa e nje fushe perfekte veprimi, nje kazino ku mund te fitojne te gjithe qe provojne. Sa me shume te shtohet injoranca, sa me rutine perdoren keto shprehje, aq me shume njera shtrese pasurohet ne dem te tjetres.

Percarja, eshte nje fenomen tjeter qe ne menyre indirekte po polarizon vendin. Njerez te ndare ne dy fronte te ndryshme. Ca, cuditerisht edhe veteklasifikohen, vetequhen x apo y. Harta gjeo-politike e zgjedhjeve te fundit nuk beri gje tjeter vecse e vertetoi kete. Nje komb i ndare si me thike, veri e jug. Dy bindje te ndryshme, njelloj sikur te ishin dy popuj te ndryshem. Dem per shoqerine, dobi per protagonistet e lojes politike, te cileve u favorizon kjo gje. Njera pale me apo pa te drejte e konsideron veten si te mbeshtetur nga x parti, e pala tjeter kujton se perfaqesohet dhe mbeshtetet vetem nga y parti. Nje skeme e bukur apo jo? Krijuar me veshtiresi por me sukses nga ato qe duan kete vend shesh veprimi, te percare dhe te koklavitur. Bij te shqipes te gjithe, vellezer ne gjak, te njejte ne tradite, virtyte e zakone, e te ndare ne ideollogji, por nderkohe pothuajse te gjithe te harruar ne erresire. Politikanet tane debatojne, akuzojne, krenohen me arritje, kritikojne, bertet hajduti – kapni hajdutin, demaskojne, mbeshtesin shtresa, japin premtime.. e njerezit presin fund te lumit te genjeshtrave, pa kuptuar lojen ne te cilen jane futur. Nderkohe ky popull po percahet dita dites. Ate qe nuk e arriti dot as turku, po ja bejme vetes, po na e bejne bijte tane qe i zgjodhem te na qeverisin.

Por c’eshte nje deputet, qe neser behet minister apo me lart?

Shqiperistan eshte vendi i mundesive pa fund. Kushdo mund te behet i tille. Nuk nevojiten as prova te formimit te nevojshem arsimor e kulturor bazuar ne kriteret perkatese, as nuk duhesh te kesh eksperiencen e mjaftueshme ne pune, profesion, ne marredheniet ne familje, as te kesh dhene rezultat e te kesh qene i suksesshem ne perballje ndaj veshtiresive te ndryshme qofshin profesionale individuale, qofshin ne marredhenie kolektive, as te jesh shquar per talent e krijimtari, as te kesh prirje per lider, as te dallohesh per veti positive dhe iniciative e vullnet per te permiresuar gabimet ne shoqeri, as te kesh kontribuar ne evenimente konstruktive progresiste vullnetare, nuk te duhet as intelekti dhe as bagazhi por duhet te plotesosh disa kritere te pa shkruara, por thelbesore:

Duhet te jesh familjar, kusheri, i afert ose shok i politikaneve e klanit te tyre!
Eshte thelbesore te jesh tip qe korruptohesh lehte dhe behesh ure, pa kushte!
Nese je gangsterr e halabak, ke nje avantazh me shume per t’ia arritur!
Idealizmin dhe deshiren per drejtesi, flake tutje se nuk ke gje ne terezi!
Po pate para shume per te shpenzuar, bujrum se do ta gjesh rrugen shtruar!
Diplome, arsim, intelekt, kulture e edukate, nuk bejne hajer ne administrate!
Per nje gje duhet te jesh mjeshter i vertete – Te dish te mashtrosh popullin e shkrete!

... Nuk eshte nevoja te kerkojme detaje per ta dalluar kete qe sapo pohova, por mjafton te ndjekesh nje seance parlamentare, apo te degjosh me vemendje replikat e deklaratat qe lider e antare te forcave politike leshojne ndaj njeri-tjetrit. Parlamentare kollarisur e krekosur, me celulare neper tavolina si prostitutat e Milanos qe shajne e banalizojne, duke harruar qe nuk ndodhen ne shtepite e tyre te rendomta e te degjeneruara. Kryeminister qe kercenon me vdekje e shan nga nena e motra, sikur te ishte gjeja me normale. Kryetare kuvendi qe kercenon me dhune e shprehje langaraqesh, e per dreq kjo e fundit desh u rrah turpshem nga Meta qe sulej si ujk i terbuar ca kohe me pare. Deputete qe cohen nga karriget e rrihen sa here u prishet terezia. Fshatare e truthare qe fati i mbrapsht i ketij kombi u dha shansin te ulen ne ate salle. Akuzojne njeri-tjetrin per afere korrupsioni, per vjedhje kolosale, per aktivitete mafioze, per perdorim kokaine e substancash te ndryshme narkotike, per shkelje flagrante te ligjit..sikur te ishte gje normale. Merren me muhabete laviresh dhe nuk e kane problem te te permendin e pergojojne te gjithe njerezit e familjaret e afert ne Media. Keta jane pushtetaret e politikanet qe drejtojne kete komb kaq te vuajtur, qe sot me shume se kurre shpreson per nje te ardhme te ndritur. Keto jane individed qe zgjodhem te na qeverisim!!


“..Te gjithe njerezit duan te ndryshojne boten, por harrojne qe ndryshimi fillon nga vetja..”


..E pra faji nuk eshte i politikaneve tane te korruptuar, inkompetente ne detyre, kriminele dhe shkaterrimtare te kesaj foleje ku strehohemi te gjithe e qe quajme atdhe. Faji eshte i imi, i yti, i gjithe shoqerise te rene ne gjume letargjik, qe nuk reagon, nuk denon, nuk ngre koke, por ben sehir dhe pranon duke e vuajtur ne kurriz te saj! Nje realitet po aq te ngjashem po perjeton tashme edhe Kosova e sapo deklaruar shtet sovran. Koincidence, apo gjenetike?!

35 Komente

"Prekese", "mallengjyese", prodhuese lotesh krokodili.

Nuk mendoj se i ben nder vetes duke u shprehur ne kete menyre. Duke patur parasysh se shkrimi percjell mendimet e nje shqiptari te zakonshem, pa pretenca e tituj, mendoj se meriton nje fare mirenjohje e vleresimi sikur vetem per vetedijen shoqerore dhe interesin e nje qytetari te zakonshem per realitetin e vendit te vete.

Do te beje me mire ti qasesh ne menyre me konstruktive nese kishe ndonje verejtje per te bere, se cinizmi ironik qe tregon eshte vertete deshperues dhe as ty nuk te ben nder. Biles me habit, por ndoshta ke patur nje dite te keqe, te gjithe i kemi ato momente.

Twintip,

Po te mos isha pergjigjur me nofken "administrator" por me emer tjeter, a do te dukej me e pranueshme pergjigja ime? 

Cinizmi ne Shqiperi eshte nje mjet i mrekullueshem per te shmangur gjithe katastrofen qe te rrethon. Fale cinizmit njeriu mund te rreshqasi mbi cmendurine sikur te ishte piste akulli.

hej, hiqmeni mua nga tabela e nderit ( se s'jam mesuar smiley) dhe vini kete qe sapo tha admini:

Cinizmi ne Shqiperi eshte nje mjet i mrekullueshem per te shmangur gjithe katastrofen qe te rrethon. Fale cinizmit njeriu mund te rreshqasi mbi cmendurine sikur te ishte piste akulli.

wow!! ra një admin, për të lindur një poet!! smiley

 

Relativisht do me dukej me e pranueshme, por absolutisht jo, qofsh ti qofsh kushdo tjeter. KY lloj cinizmi... per mua eshte nje forme agresiviteti pasiv, ose pasiviteti agresiv. Eshte nje forme vete-mashtrimi, vete-ngushellimi, i bazuar ne iluzionin e shamngies se realitetit te hidhur, por fiks ne te njejten kohe shenon fatalizem dhe dorezimin ndaj ktij realiteti, dhe aprovon kete realitet. Eshte nje forme urrejtje. Eshte kamarieri qe peshtyn ne kafen qe servir sepse urren punen qe ben por eshte i detyruar ta bej. Eshte nje amulli. Eshte nje forme vdekje. Eshte nje gjendje ne te cilen njeriu mundet t'ja lejoj vetes te jete per nje moment te shkurter por kurresesi nuk mund te kthehet ne nje stil jetese ose prizmi prej te cilit e sheh jeten.

Dhe mbi te gjitha, nuk duhet ngatruar me cinizmin pozitiv, ate qe pastron dhe godet gjithcka false pereth vetes sidomos ne momente dekadente te nje shoqerie, (sic eshte psh vepra e JD Salindger). Por ne Shqiperi nuk behet fjale per kete lloj cinizmi fatkeqesisht.

Dhe nqs do me duhej te ecja me metaforen e pistes se akullit, atehere do te thoja se cinizmi ne Shqiperi eshte iluzioni se muti mund te imagjinohet akull dhe atehere mund te rreshkitet mbi te hareshem, nderkohe qe te tjere i qendrojne nocionit se gjerat duhen pare per ate qe jane.

Kshtu e shoh une nje here..

....shenon fatalizem dhe dorezimin ndaj ktij realiteti, dhe aprovon kete realitet....

Ok per dy te parat. Sa per te treten, ne te vertete cinizmi ne kete rast nuk synon te jete shenje aprovimi por shenje pranimi.

ka ndryshim thua valle?

O administatori anonim, meqe ky shkrimi me siper te duket prodhues lotesh krokodili, athere pse e poston?  Pse ate artikullin qe postoj une, vazhdon ta fshishe vazhdimisht pa dhene asnje arsye? C'frike ke?

Monda, ku e gjete ket?

Br3dh, ma dergoi nje peshk qe nuk eshte i familjarizuar me menyren e postimit ketu. Eshte shkrimi i tij, pershtypjet e tij personale dhe asgje me shume apo pertej kesaj smiley.

Oh yeah!!! Nje pershendetje nga San Tropez ne Vlore. Po na heqin trurin nja 4 balerina serba. Nje popull shume konfuz edhe ketu. Gezuar vitin e ri. Rrofte Berisha!

Bij te shqipes te gjithe, vellezer ne gjak, te njejte ne tradite, virtyte e zakone, e te ndare ne ideollogji, por nderkohe pothuajse te gjithe te harruar ne erresire.

 

C'ideologji mavria?!  Te ndare nga klientelizmi, krahinarizmi i semure negativ, injoranca, miopia, trushpelarja 50 vjecare dhe zhuli i saj akoma i palare.

nga burgu 313 e ka postuar kete ky?

Me beri te qaj ky.....oh oh.

Nga ana tjeter me pelqeu shume kenga qe grupi i Pilurit i beri Dr. Adhamudhit sot dhe ky rrinte e degjonte ne nje delir madheshtie...sado te perpiqet te imitoje Hoxhen prape eshte larg..po ka ende kohe!

3 milione turiste i paskemi arritur dhe vitin tjeter 7 milione pra per fryme ne do tia kalojme Greqise etj...hm ketu e dhjeu..ska sens humori smiley

........ ".Vate ky ....Sulooooo!

Admin kur ndryshove kaq shpejt ti, une te takova ne mengjes s'mu duke aspak cinik smiley

Une s'ndryshova shume, eshte thjesht fakti qe ke ndryshuar ti duke u afruar me shume nga kjo ana tjeter smiley

ti ke pas qene me i drejtperdrejte, cne qe i je kthyer poezive smiley

ore me te vertete si eshte puna me keto qarjet shteruese, para ca ditesh u postua nje poezi e gjate me rime qe ankohej per forcen korruptuese rreth se ciles ngrihet qerthulli riprodhues i kapitalit dhe i pushtetit...

pse nuk shkruan nanje artikull tek revista per kete pune?

do e shkruaj nga shkurti, se deri atehere i kam planifikuar temat. Flm per sugjerimin.

dude i was being sarcastic. my point is, mos u bej kaq snob se s'te shkon. gjithesecili ka te drejten e vete te qaj e te shteroj nese ja ashtu ja ndien.

dude i was being sarcastic.

oh really :'( thats soo mean, I was being sincere, as always

Shkrim i mire, realist. Une nuk e di cfare ka pasur ne mendje audir, ( nuk lexoj dot mendjen e tij por ato qe ai shkruan) Disave nuk u pelqen realiteti por per kete nuk e ka fajin autori.

problemi eshte qe te qahesh per realitetin nuk ka ndonje vlere, puna eshte "What is to be done"

Qe te vendosesh per

"What is to be done"

Ne fillim duhet te dish

"What needs to be done"

Ok, atehere na i thuaj "what needs to be done". Dhe te shohim nese arrin t'i rezistosh kritikave, t'i mbushesh mendjen cinikeve e apatikeve, e te mbledhesh dot mjaftueshem njerez sa ta kthesh ne realitet ate qe mendon se duhet bere. (ne fakt "what is to be done" eshte reference kulturore, mund ta thosha dhe "Cosa fare", apo "Cfare duhet bere&quotsmiley

Sol

Duke perseritur e perseritur e perseritu realitetin e qelbur shqiptar,  do te shtohet numuri i atyre qe do ta shikojne realiteitn ashut sic eshte.. Pastaj realiteti eshte atje. Ata qe do te mbeten pa ndryshuar  do te jene vetem ndyresirat qe duhen flakur tutje, politkanet tane 

Sa per rezistencen mu kujtuan disa vargje te himnit tone  komebtar

Nga lufta vec ai largohet

qe eshte liindur tradhetor.....

E nese une nuk i rezistoj dot, te tjere do te vazhdojne.

Vlera e ketij shkrimi eshte pikerisht tek tregimi i realitetit, tek "What needs to be done" Ka akoma njerez qe nuk e besojne kete realitet. Qe kafeneve vazhdojne rihen se ju ke share partine e zemres, dhe shume prej tyre as qe kane ndonje interes personal te lidhur me politiken shqiptare, thejsht akoma kane shprese tek politika shqiptare tju a bej jeten e tyre me te mire. Per keta ka vlere ky artikull

po shume mire.. me ty jam, por nuk mund te mohosh se se qahesh per realitetin, eshte me mire se te gezohesh me te, ose te thuash sic thoshte ky bulevardi se mjerimi nuk ekziston ne gjithe vendin. ndahen gjerat apo jo.. se pervec atyre qe nuk veprojne te ndryshojne, ka edhe prej atyre qe mendojne se s'ka nevoje per tu vepruar. nuk mund te veprosh pa perceptuar me pare, dhe ky shkrimi i ktij njeriut per kete me pelqen, per nivelin e perceptimit.

@ bulevardi, jo s'eshte personi qe mendon ti.  Eshte koincidence qe personi ne fjale e vuan ndonjehere aeroporteve.  

Genci, ne nje menyre ose ne tjetren pershtypjet e shprehura ne kete shkrim jane permendur ne biseda peshqish por edhe ne tryeza miqsh apo familjaresh; media, korrupsioni, martesa pushteti per karrige etj.  Jane shqetesime qe pertej tonit perforcues personal ketu, (adminin e kemi me te ndjeshem ndaj edhe mallengjehet me kollaj lol) qe perjetohen e vuhen nga shoqeria shqiptare ne jeten e perditshme.

Persa i perket fjalise se fundit, koincidence apo gjenetike, do te thosha as njera dhe as tjetra.  Sidomos jo tjetra.  Te pranohet "gjenetika" si shkak apo alibi, eshte doreheqje ne menyren me te vajtueshme.  Dhe mohim i faktoreve sistemik qe i japin forme, dimensione absurditetit qe eshte realiteti sot (kuptohet, varet edhe nga perceptimi apo shija, mund te duket edhe veper arti e arritur.)

Koincidence?  Aspak; jane kushte historike, ekonomike etj qe te pershkallezuara na kane sjelle ketu ku jemi.

Por jam dakort me snoct, qe problemi tashme nuk mbetet identifikimi i situates, por se cfare duhet bere.  Ti mund te thuash se pranimi i fajit eshte nje hap.  Dakort, por ne pergjithesi faji mbetet jetim, ose te gjithe "bashkevuajtes, te gjithe fajtor," ose me kollaj fajesimi i emrave te pervecem.  

Do thosha qe Mea Culpa si vegel e ndergjegjes sociale, ne qofte se mbetet psheretime, e pa-organizuar, e pa orientuar sikur ndaj nje dukurie, ndaj nje shemtire sado te vogel te se perditshmes, atehere Che Peccato ...  

Shkrimi ishte kryeveper, i vinte sakte pikat mbi i dhe shprehte ter realitetin e hidhur shqiptar. Se si vjen mire ndonjerit, kjo nuk eshte faji i autorit. Te gjitha qendronin. Ato shprehjet mbi militantet me pelqyen me shume.  

`` ....Ne nje cep tjeter ke militantet, dema te verbuar, qe qofte per faj te kapacitetit mendor te kufizuar, qofte per nje arsye tjeter abstrakte te cilen e vleresojne lart ne piedestalin e tyre, qofte per shkak te nje te kaluare sic ajo qe ky vend shijoi, ku nje shtrese e popullsise u shtyp, u abuzua e u la menjane, nuk pranojne asnje kompromis, pervec ngjyres se flamurit te tyre partiak, nga i cili presin shume, por gjithmone marrin pak ne shperblim. E serisht, ndjehen te kenaqur.. ..`` 

Per te gjithe ata qe kundershkojne kete shkrim te vertete te bazuar mbi jeten e perditshme mizerje qe po kalon vendi dhe populli yne. Hapni syte dhe shikojeni vete mos vendosni perde partiake para syve dhe u beni sehir atyre qe pasurohen ne kurrizin tuaj. Me vjen shume keq qe kemi edhe ketu nga ata qe tallen duke perdorur shprehje ironike ose me mire tregojne injorance duke u tallur me fatin dhe me skamjen qe ka pushtuar vendin e tyre. Ndoshta sot keta njerez qe u mbajne krah ketyre maskarenjeve qe e kane katandisur vendin e tyre ne kete mynyre jane rregulluar diku ne pune edhe te pa afte per ate post bejne komente te tilla duke u mundur qe njerezit te ecin ne rrugen e erret qe ka hyre shqiperia sot. Por eshte e kote sepse do te ndryshoje shume shpejt dhe te gjithe keta tipa qe sot tallen me te drejten do ta kuptojne me me imtesi kete shkrim realitet qe eshte 100% me se i vertete. Prandaj zgjohuni nga gjumi ose cvendoseni ate flamurin partiak qe keni vendosur para syve dhe vendosni flamurin kombetar duke u treguar te gjitheve se ne nuk jemi ato injorantet, qe kujtojne qeveritaret se jemi megjithese na kane trajtuar si te tille qofte ne qe e kuptojme dhe qofte ju si beni si intelektuale te nderuar. Pra mos e kundershtoni kete realitet qe ka shkruar KY  djale sepse INJORANCA NUK E LUFTON KULTUREN

Sol meqe ngul kembe cfare te bejme ..

Ne te tilla vende si tonat epa tradite pa pasuri te mjaftueshme me histori kaubojssh ,ku cdonje ne tremiljone apo me shume ka mend per tre miljone ka vetem nje rruge qe eshte shfaqur dhe nuk ka per te ndryshuar shume

1 - Lexo Engelsin "rreth Historise se Krishterimit te hershem

2 - Lexo Fromin kur analizon ndjeksit e nje nga teorive me fanatike te Botes Hito-mavrine

3 Genje , mashtro , turbullo deri sa te mundesh te thithesh nje nr te caktuar te arsyshem per te kercenuar cdo qeveri te Kohes. Mer pushtetitn , jepu te perfitojne ndjekesve , futi ne rrugen e vjedhsit she pislliqeve ne teresi , coi deri nje ck si komandante te vegjel te ushtareve pioshte dhe VAZHDO ben palle e mendo deri sa te ta beje tjetri KETE

4 - Individualisht merr mesues per aktrim kur merr pushtetin

4 - Beje popullsine te fluturoje me presh ne bythe ..

dhe realisht :

 - E vetmja rrugee popujve te vegjel  qe te mos asimilohen dhe te shndrohen ne Popuj e Vende pa asnje lloj Identiteti .....eshte te mbeshtetesh ne FORCAT e VETA per ta menazhuar Vete  gjithshka per tu integruar ne problemet e Kohes .

 

Eshte e vertete qe te gjitha ato qe thote autori per politikanet jane te sakta dhe une nuk i heq as nje pike e presje. Por paragrafi i fundit eshte pak i paplote.

Faji i popullit nuk eshte qe nuk reagon, nuk i denon etj. keta politikane.

Faji i popullit eshte qe i ka prodhuar dhe vazhdon ti prodhoje keta politikane, dhe nisur nga komentet ketu, duket se do vazhdoje te prodhoje edhe per shume kohe te tjera.

Ne Shqiperi, nje pakice njerezish kane filluar ta shikojne problemin jo me kaq te thjeshtezuar sa na paraqitet ketu. Kane filluar ta kuptojne qe problemi qendron tek injoranca dhe mungesa e edukates dhe kultures me elementare te shumices se shoqerise shqiptare dhe jo thjeshte tek politikanet qe ne fund te fundit votohen nga kjo shumice.

Evidence? Hidhini nje sy lajmeve: Babai vret gruan dhe vajzen; Babai rreh gruan dhe vajzen; 3 te vdekur ne aksidente brenda 2 oresh. etj etj. (dhe ka me keq se keto; universitete ku nuk arsimohen, etj etj.

E di qe shume ketu do thone se krime behen kudo, edhe ne europen e civilizuar. Ashtu eshte, por jo me kete 'cilesi' dhe 'sasi' qe mund te krahasohet per nga egersia dhe shumellojshmeria vetem me Afganistanin.

Po nuk ndryshoi shoqeria shqiptare, po nuk u vu pakica e edukuar dhe e kulturuar ne krye te shumices injorante, politikanet do ndrojne vetem emrat se veprat do jene njesoj.

Te lumte rolanB!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).