Administratori i një blloku pallatesh ka ndërmarrë mënyrën me brutale për të penalizuar banorët që nuk paguan detyrimet mujore prej 700 lekësh për mirëmbajtjen e godinave.

Të paktën 50 familje kanë prej disa ditësh pa ujë pasi rrjeti është mbyllur nga administratori i bllokut, si formë presioni për t’i detyruar banorët që nuk kanë paguar të plotësojnë detyrimin.

Në bllokun e pallateve të reja në rrugën e qelqit në zonën e kombinatit në Tiranë disa familje që jetojnë me qera nuk pranojnë të paguajnë tarifën mujore të shërbimit të shkallëve.

Duke shkelur të gjitha ligjet në fuqi të administrimit të ndërtesave të banimit i ka prerë ujin dy pallateve. Banoret edhe pse paguajnë ujin rregullisht, e mbushin atë nëpër bare, apo lavazhe makinash.

Ndëshkimet kolektive ndaj banorëve deri tani ishin demonstruar nga KESH-i, në rastet kur një pjesë e banorëve nuk paguante energjinë. Por në rastin konkret ndërprerja e furnizimit me ujë nuk është bërë nga autoritetet e ujësjellësit, por nga administratori i pallateve, një veprim ky i kundraligjshëm.

Jetesa në komunitet normohet tashmë me ligj, ku parashikohen edhe detyrimet e përbashkëta për mirëmbajtjen e godinave, por në shumë pallate administratorët përballen me banorë që refuzojnë të paguajnë, duke prodhuar situata edhe si ajo e banoreve të këtij blloku.

34 Komente

Ja u bën shumë mirë... bile t'ua presë ujin edhe nëse nuk pastrojnë e mirmbajnë sheshet përpara pallateve.

Është një shembull që duhet ta ndjekin që të gjithë administratorët e pallateve nël Tiranë e kudo.

Artikulli thot qe s'jane te gjithe qe s'paguajne.

Ku e gjen te drejten ai "administratori" qe ti presi ujin atij qe e paguan!!!

Atyre ju bëhet mirë... kështu që, herë tjetër, të mësojnë që të zgjedhin vendin dhe njerëzit  ku shkojnë e banojnë... sepse poplli e ka thënë: digjet i njomi me të thatin, nganjëherë.
Po ashtu, për ata bëhet më mirë,sepse, edhe ata, megjithse paguajnë, nuk arrijnë që të kenë një shërbim që t'ju përgjigjet pagesës që ata kanë kryer... dhe ndoshta kjo formë detyrimi, arrin që t'i bëjë njerëz edhe ata që nuk paguajnë.

Komshija nuk zgjidhet, por te bje ne hise(pjese)!!!

P.S>Une do kisha deshire qe shqiperia te ishte komshije me vendet nordike, por ja qe na ka rene per hise(pjese) greku dhe serbi!!!

Me ty jam Rudeta, shume mire jua kane bere. Ca do beje administratori i shkrete, nje sracineske ka pallati, te gjitheve do i pritet po ju pre. Po nuk kapin tjua mbajne pagesat direkt nga rroga a nga banka pa te shofin.

Ja ka bere shume mire! Bravo!

Sepse...

... në shumë pallate administratorët përballen me banorë që refuzojnë të paguajnë, duke prodhuar situata edhe si ajo e banoreve të këtij blloku

e forte kjo.

po gazetari nuk shpjegon asgje, se nuk eshte normale te mbylli ujin.

une provoj te imagjinoj qe te kete ndodhur qe te jene prishur pompat apo ndonje gje e ngjashme dhe administratori ka pagu per ti rregullu dhe kta bukuroshat nuk pagujne asnjoni. Ka ndodhur kushedi sa here ke pallati im, qe prapeseprape, ptu ptu esht marshalla, se gjene funskionojne gjerat.

Plot pallate ne tirane kane fillu ti bejne ashensoret me karte, kush pagun merr karten, kush nuk pagun le te mos hype. Esthe tmerr marredhenia fqinjesore per keto pune. Une per vete jam shume e knaqme nga administratori i pallatit. E di qe vjedh nai lek, qe i shkrun vete faturat a ku di une. Por nga ana tjeter, perballet me plot familje qe kane leke, apartamente nga 130m2, jane demek dhe ntelektuale dhe kane 5 vjet qe spagujne asi lek pa piken e turpit. E prapeseprape 6 dite ne jave pallati pastrohet, lyhet disa here ne vit, pompat mirembahen, kanalizimet , e ashensori gjithashtu.

Bela te madhe kemi pasur kur duhej te ndizej gjeneratori ne vitet kur s'kishte drita, ai thoshte qe si dilte nafta per ta ndezur, grate e pallatit e merrnin me gure. e qyfyre o qyfyre.

Ai radministratori gjithesesi eshte bekim per te gjithe, sepse eshte si pike informacioni per cdo gje qe ndodh aty rrotull, te lajmeron, te ve ne dijeni, e pyet , i le ndonje porosi kur sje ne shtepi etj. Eshte vertete si  hajdut pulash por zoti e bekofte smiley

Ne e pastojm vet ruzhdije si lejojm vetes sallatanete te tilla smiley

Ka lezet si ne kohen e Dulles me tae rast bojn dhe grate i dore lloqe ke shkallet e pallatit( jemi pallat i 70-tes) smiley

C'jane keto forma primitive ndeshkimi. Nese nuk paguan detyrimin atehere ka gjykate, ka ndalesa nga pagat mujore, deri ne sekuestrim te pasurive. Por ndalim uji se nuk paguan per administrimin e baneses eshte idiotsi.Tregon edhe njehere se shteti nuk funksionon.

Fillimisht administatori sic thua ti toko duhet te paguaj detyrime ne shtet per punen qe ben ndaj ne gjykate ska si shkon se nuk figuron gjekundi me letra.

Dikush per pallatin duhet se ka difekte e gjera te ndryshme dhe duhet nda ai dreq 700  lekshi vec  qe ne fillim , detyrimet jane detyrime ndaj duhen paguar.

Neve na vodhen pompen maloket e kamzes dhe nuk pushonte uji 4 dite e mora un persiper me e rregullu ket muhabet te gjithe njezeri me thane (komshinjte) na thuj sa na takon vec na sill ujin .

 

Komshiu dhe Baba nuk zgjidhen thote populli , nusen po e shoket smiley

Edhe te jete keshut perseri tregon qe nuk ka shtet. Pse zgjidhet ky administrator nga banoret. Se ne rregull qe komshiun nuk e zgjedh por administratorin e zgjedh.

Nesje rumpale arnautistan

qeka si admin peshku

Zgjidhje si pas kushteve dhe vendit...

toko ka te drejte, por nuk ka dale akoma prej parlamentit ligji i bashkejeteses ne komunitet dhe administrimit te ndertesave. Perderisa banoret jane te perzier ne ndertesat shume kateshe te reja, ku banojne intelektuale, fshatere  te ardhur rishtas ne qytet, pasi kane shitur hashash ose qytetare te marre me kontrabande, te tjere qe kane shitur toka apo edhe me parate e emigracionit kane blere apartamente, pronare te truallit etj, do te kete te tilla probleme.

Sigurisht me akute se ne qytete e tjera ne perendim, pasi atje ka shtersezim te shoqerise.

Administratorit eshte e qarte qe ia kane sjelle ne maje te hundes, dhe ka dashur qe te tregoje se jeta ne komunitet ka detyrime dhe nuk varet prej individeve. Nderprerja e ujit eshte nje lloj dhune kolektive qe i tregon komunitetit atje qe, kur te bie flaka ne apartament mund te digjen edhe 4-5 apartamente te tjera, kur prishen pompat, ngelen pa uje edhe ate qe kane paguar rregullisht, kur fshihen shkallet e rregullohet ashensori eshte kenaqesi edhe per ata qe paguajne edhe per bastardet qe "kursejne" parate per t`i prishur me dreka e darka.

Edhe ne ndertesat e vjetra ka filluar te ndihet nevoja e nje administratori. Kjo pasi ne keto ndertesa ka "rifreskim" te banoreve  e te tjere qe jetojne me qira, e keshtu detyrimi duhet te jete komun. Gjithashtu keto ndertesa kane filluar te amortizohen dhe vec bashkive duhet te kete ndonje pergjegjesi/kontribut mirembajtje edhe banuesit e ndertesave. Flitet per demtime te ambienteve ose faciatave te jashteme si pasoje e fajit te banoreve. Per keto vlen administratori, qe per rastin e tille mund te kete disa pallate/apartamente ne administrim.

Fshataret( jo katundaret) duhet te mesohen me rregullat e te jetuarit ne qytet.

 

c'fshatare thua ti mo,

Tek pallati im te gjithe ata qe spagujne jane me arsim te larte, me punera te mira, dhe me prejardhje nga qytete te fisme si Korca, dhe i kane shtepite e veta drite te pastra e te rregulluara.  Mbi 3-4 familje te tilla vetem ke shkalla ime.

Te mos ze pastaj me goje ca emra Vipash, nga keta te pasurit fare, dhe me biznese te klasit te larte, qe i kam degju rastesisht te zihen me lloj lloj llafesh, pse nuk u merrshin vesh me pastru pishinen e perbashket ku laheshin kalamajt e vet ne vere, apo qe nuk i jepnin leket bojaxhiut qe i kish lyer muret e fshatit te perbashket turistik qe ndanin.

Aman pash zotin, se ne jemi njerez te cuditshem.

 

me prejardhje nga

Bidrije, qenka pallat emigrantesh. Pse s'thu ti?! smiley Epo emigrantet jane perhere revolucionare ndaj rregullave qe s'i kane pase integruar akoma mire ne fshatin e tyre te prejardhjes. smiley Ne fakt, na dalin te gjithe me origjine qytetare deri ne momentin kur ju vine per vizite kusherinjte nga ndonje fshat i Gjirokastres, Korçes, Tepelenes,... smiley

c'fshatare thua ti mo,

Tek pallati im te gjithe ata qe spagujne jane me arsim te larte, me punera te mira, dhe me prejardhje nga qytete te fisme si Korca, dhe i kane shtepite e veta drite te pastra e te rregulluara.

Ja prova qe na thote se shkollimi, puna, paret, familja apo prejardhja, nuk kane te bejne hic me aftesine e njeriut per te qene qytetar e per te ndertuar nje qytetari.

Ose... ka te bej pastaj edhe me krimbin e hiles e te percarjes. Mbase keta njerez duan te bashkepunojne, por fillon e futet shejtani ne bark dhe njonit i thote: "shiko se ai administratori po ta ben me hile", "ai tjetri s'po paguan", "ai i katit te shtate e perdor me shume ashensorin", "tjetri perdor me shume pishinen"....

...e sa te duash si keto...

p.s.

ruzhdije, administratori i pallatit tend qenka tepke si ai i pallatit tim

hajdut pulash dhe ai, ose me sakte hajdut korrenti smiley

lol

po normal , i cike karrent do e vjedhi. tek une merr dhe internetin falas, meqe ju mundeson ti vene pajsisjet qendrore ne garazh atyre te firmes etj etj

po dhe ne i leme nai lek ne dore kur na pagun dritat a telefonin se skemi kohe vete.

E kshu mo, se perndryshe kush e ben ate pune te qelbet, te administrosh 2 ose 3 hyrje me nga 12 kate, me nga 5 apt ne kat, me 300 mije te vjetra ne muaj sa e ka admini yne.

hmm, juve jua paguan dritat, ndersa neve as faturat nuk na i sjell ( ndoshta na penalizon te gjitheve se disa familje nuk i japin 7 mije lekshin)

megjithate, me vjen shume keq per te  kur gezon si femije e me thote 1mije here faleminderit kur une  i jap 7 mije lekshin

e paske lire ti, 7 mij lek

jo jo ai yni, na i mbledh faturat , na i rendit. Kur na i merr leket na jep mndat, ka dhe listepagese te banoreve te tjere per transparence. Kur vijne me ti pre dritat a ujtin, nuk i le, por te lajmron.

Por ka dhe kushte ne fakt, se i kemi bo nji kolibe duroalumini kshu qe e ka zyren, ska pse bo llafe

smiley

Nje pyetje per Ruzhdien dhe Flo:

Administratori juaj, administron vetem pallatin tuaj apo nje bllok pallatesh?

pse re po ja gjun vendin eee ?

3 hyrje te ndame praktikisht, secila me hallatet e veta, ndonese jane te lidhura me mure me nj-tj

Shiko, une mendoj se ne Tirane egziston nje konfuzion i madh mbi cfare eshte nje administrator.

Nje administrator ketu ne Milano eshte nje "propriety manager" qe administron nje bllok te caktuar pallatesh. Jo vetem 1. Sepse nuk ka kuptim. Nuk eshte eficiente. Roli i administratorit eshte rol zyrtari qe here pas here ben kontrolle ne terren dhe pret edhe ankesat, kerkesat. Administratori eksternalizon sherbimet. Se nuk i ben ai normalisht.

Portieri, eshte dicka tjeter. Portieri eshte nje person qe rri tek kati perdhe, ne hyrje te cdo pallati dhe merret me pastrimin, posten, etj... si keto. Pra ka nje rol, sherbimi. Jo administrimi.

Kam pershtypjen se ne Tirane kjo figura e administratorit eshte dicka midis portierit dhe administratorit.

ne jemi nje bllok i madh

por me duket se ai eshte vetem tek hyrja jone

p.s

ols ne mezi japim 7 mije lekshin ti thu te marrim dhe postier pervec tij, na ler rehat aman smiley

ne itali zakonisht portierin e bejne ekstrakomunitaret ( perdoret ende ky term Ols ? )

E pra... egzaktesisht kete po them edhe une.

Nuk mund te jete administrator ai. Ai eshte portier.

 

Administratoret e pronave te paluajtshme jane profesione si puna e avokateve psh...

Nje administrator apo nje zyre administrimi mund te administroje disa pallate njekohesisht qe nuk eshte e thene te jene ngjitur me njeri-tjetrin, por sdq. ne nje zone te caktuar.

Po jo mi goc se ne fund te dites do paguash te njejtat shuma, vecse sherbimi do te jete me i mire.

Se une u cudita kur me tha Ruzhdia se administratori paguhet 300 mije.

Administratori duhet te kete nje rroge shume te mire dhe mqs. menaxhon shume pallate, quota per pallat ulet.

Pastaj portierin (qe bene dhe pastruesin etj) e paguan pak. Dhe s'ka nevoje qe portieri te rrije gjithe diten aty. Part-time. 4 ore. Nga mengjesi deri ne dreke.

E vertete qe ketu ne Milano portierin e bejne extrakomunitaret. Psh. ky i imi eshte nga Bangladeshi me duket... andej nga India sdq. Djale i urte, i qete, i qeshur. Korrekt.

Po ka edhe ne Shqiperi plot njerez te nevojes.

150 mije leke per part-time eshte shume mire. Edhe 100 mije per sherbimine e administratorit dhe voilà...

Me falni qe e zgjata shume, por edhe nje gje te fundit.

Hidhini nje sy ketij kerkimit qe bera ne Google "amministrazione condomini milano" dhe klikoni mbi ato rezultatet qe ju dalin ne te djathte te hartes se Google Mapit.

http://www.google.it/#hl=it&source=hp&q=amministrazione+condomini+milano&rlz=1R2ADFA_itIT368&aq=f&aqi=&aql=&oq=&gs_rfai=&fp=4baed246fa2121d8

 

Sic e shikoni administratoret jane te organizuar ne studio e ne shoqeri te verteta qe ofrojne pikerisht sherbime administrimi.

po e dime o burre e dime, se gjithe baballaret tane ne emigrim administratore jane tuj punue smiley

hahahahahaha sa e modhe je Te rujt zoti jarebi me knoq perhere , si Birra Tirona kur o e fresket smiley

Si Ciljeta thuj, qe na tregon gjoksin e kofshet ne kembim te birres tirona. E megjithese mu me pelqen Cili jashtezakonisht, nuk me ndjell qe ta pi ate birre. Aq e keqe osht sa dhe Cilin e refuzoj nese do insistoje qe ta pi dhe paguaj ate birre. Por naga ana tjeter, edhe keto birrat etjera made in albani nuk eshte se jane mo te mira se kjo e Cilit. Si perfundim me mire osht me pi Cilin ose me e lepi sic lepiet akllorja.

Mos ma mer per ters por Birres Tirona "ti rrush bythen" se o si rrush ( e modhja per dasem mos pijne shume dasmoret) e vogla e ftofet per 1 mij lek te shijon mos me rrejt veten se po "Pi Amstel, Bittburger, Moretti, Becks etj" se te gjitha ketu behen .Sa per reklamen nje malok qe puno ke BT me tha, na mori ne qafe Cili me ate reklamen ato 100 mije euro po i marrin ke ne punetoret duke na ul rrogat , perqindjet , shperblimet etj.

Sa per Cilin se shof si reklame , po si promocion  filmi erotik .

 

Birra Tirona edhe nje tjeter ( Bibo)

E njecke bre  ( Korce)

Kur te dush ta jap i birre te ftoft ke lagjia smiley

Ti pin kshu birre:

Ne pallatin tim ja kalojme shume mire edhe pa administrator..na mjafton pastruesja...se te them te drejten disa administrator e hane buken kot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).