Ditën e hënë më 2 gusht, prodhuesi kinez i automobilëve Geely bleu firmën tradicionale suedeze, Volvo. Kinezët i paguan Fordit, pronarit të deritanishëm 1,5 miliardë dollarë.
 

Nganjëherë ia vlen të shohësh zhvillimet në perspektivën historike. 200 vjet më parë, dinastia Qing ndodhej në lulëzimet e saj dhe ekonomia kineze përbënte 30 përqind të prodhimit botëror. Në vitin 1978, para fillimit të politikës reformuese dhe të hapjes, kjo shifër ishte 5 përqind.

Ndërkohë Kina duket se ndodhet drejt kthimit në pozicionin e vjetër, atë të superfuqisë ekonomike. Tre dekadat e fundit bota ka parë përpjekjet e mundimshme të Kinës për t'u ngjitur në nivelet ekonomike, duke arritur zhvillim vjetor deri në 10 përqind. Kina ka arritur të bëhet eksportues botëror. Në tregtinë e jashtme, Kina ka patur vitin e kaluar 200 miliardë dollarë më tepër në bilanc. Rezervat e devizave, sipas të dhënave të Bankës Qëndrore "Bank of China", kanë mbërritur në muajin korrik në 2,4 bilionë dollarë.

Megjithëse, pjesa më e madhe e devizave janë depozituar në letra shtetërore me vlerë, kryesisht në letra amerikane shtetërore me vlerë, Kina e përdor arkën e devizave për të forcuar pozicionimin e saj global. Gati 50 miliardë dollarë kanë investuar firmat kineze jashtë vendit.

Kriza ekonomike globale bëri ndër të tjera që blerjet të bëheshin shumë të lira. Kujdes të veçantë Kina i ka kushtuar sigurimit të lëndëve të para për nevojën e papërmbajtshme të zhvillimit ekonomik. Në krye të listës së blerjeve janë blerja e gjithçkaje që ka të bëjë me naftë dhe gazin, dhe më pas me minierat.

Kina tregohet kreative në planifikimin e investimeve të saj në vendet në zhvillim. Në Afrikë përdoren modele biznesi sipas motos ndërtim infrastrukture kundrejt lëndëve të para. Kina ndërton rrugë, porte, hekurudha dhe fiton me to hekur, bakër, naftë. Investimet e Kinës në Afrikën e pasur me lëndë të para u rritën në vitin 2008 me 75 përqind.

Kina i përdor njëkohësisht investimet për zhvillimin e ekonomisë së vet. Kinës nuk i mjafton më të jetë burim i krahut të punës, ku prodhuesit perëndimorë kanë firmat e prodhimit. Kinezët duan të pushtojnë tregjet me markat e veta.

Kina është kryesues tregu në produktet me çmime të ulta. Por në prodhimet e kushtueshme, në prodhimet me kualitet të lartë me përqindje atraktive fitimi, dominojnë prodhimet perëndimore. Krijimi i një marke kërkon kohë. Prandaj, s'ka më mirë se kur blihet një markë! Kështu pas blerjes së Volvos në fillim të gushtit prodhuesi kinez i automobilëve Geely, futet në "klasat e larta". Blerja e firmave perëndimore ofron edhe shancin e marrjes së know-how teknologjik. Gjatë një blerjeje të tillë nuk blihen vetëm patentat, blihen edhe inxhinjerët me të cilët ruhet dhe çohet më përpara superioriteti.

Përfitime të tjera të investimeve të huaja janë përfshirja e tregjeve të huaja nëpërmjet rrjetit të shitjes dhe shërbimit. Për të qëndruar tek shembull i i Geely-s, me blerjen e Volvos blihet edhe rrjeti i shitësve të makinave dhe klientët e tyre.

Me strategjinë e investimeve Kina krijon mundësitë që të prodhojë produke për të gjitha tregjet e botës dhe për të gjitha segmentet e tregjeve.

Autor:  Matthias von Hein/ Aida Cama

Redaktoi: Eliana Xhani

9 Komente

 Une per vete, po pashe gje "Made in China" ja lashe ne dore shitesit. More po sikur flori i paster te jete!

Kështu thoshin deri para 10 vjetësh edhe europianë më të vjetër se ti kur shihnin Hyundai, Toyota, Daihatsu etj etj... po të shkosh e të shikosh sot tregun automobilistik europian, do shikosh se kto markat aziatike e kanë marrë "thelën" e tyre.

 Kur indianet e Tata blene Jaguar, simbolin e stilit british, pse te mos blejne kinezet Volvo. Tjeter pune se si do te kene sukses aty ku ish-pronaret e Volvo, grupi Ford, deshtuan.

P.S. google+bicikleta kineze =

ura-bunes-bicikleta-kineze-shkoder.JPG

biciklete kineze 28-she me kontrapedal, te pashkaterrueshme. Shqiptaret nuk i rezistuan tranzicionit, kinezet po. Per bicikleta e kam fjalen.

E shiten Jaguar, sepse tani per te pasur "stilin dhe luksin britanik" duhet te blesh.... Aston Martin.

"Have you seen 007 lately driving, not Jags anymore"?

smiley

dmth kombinimi simbas ksaj i bie:

http://www.luxurylaunches.com/entry_images/0507/29/aston-martin-db-one-rendering-1-lg_450.jpg

plus

http://www.fragrantica.com/images/perfume/nd.947.jpg

S'ka nevoje per koment!

smiley

Me vjen keq per suedezet qe nuk arriten te mbanin Volvon, por edhe Saab-in, qe koincidojne qe te jene edhe dy makinat e mia me te preferuara.

Per mendimin tim (globalizem, jo-globalizem) Volvoja dhe Saabi nuk jane me Volvo dhe Saab, pa suedezet.

A eshte e vertete qe produkti sot ka me teper nje vlere simbolike?!

Volvo kineze dhe jo suedeze, per mua, humb nje pjese te madhe te vleres simbolike.

 Shitja e Volvos tek kinezet u be para ca muajve, keshtu qe autori qenka zgjuar me vonese, ose lajmet ekonomike qe ne shohim ne perendim, si duket ne Shqiperi arrijne me vonese. Une e thashe para ca muajve, qysh kur kinezet u ulen ne tavoline, se ata po nxitohen me nenshkrimin e kesaj kontrate. Pse. Sepse u be dy-tre vjet qe cdo vit ne perendim po shiten gjithnje e me pak makina. Pra tregu eshte plot makina, stoqe plot, me mijra per te mos thene me  miliona, plus qe Kina dhe India po prodhojne makinat e tyre te lira, Irani po ashtu. Te mos harrojme dhe qe Volvo shitet me shtrenjte se markat e tjera, po te flasim per te njejten fuqi motorike dhe model thuajse. Kam frike se kinezet pas ca vitesh, do kerkojne bleres tjeter per Volvon. 

Mbaj mend kohen kur sala donte te afirmohej si antikomunist i betuar duke permendur dhe akuzuar ne gjithcka ish rregjimin e hoxhes,qe e kishte marre ne qafe Shqiperine duke u lidh me maucedunin. Mirepo sot ,ky njeri qe se ka per gje te lepij c'do gje qe peshtyn, po vdes per icik investim kinez, duke mos kursyer asnje lajke apo gjest servili,qe eshte karatkter i tij. Qe duk e pushu zemren e coroditur neper grushte shteti,tek hipi ne murin kinez,vetem e vetem qe te binte ne sy si i fundi i mojkanve nga kanibalet e bllokut. Thjesht se mos kinezet e rinj, do te pyesnin dicka me shume per lidhjen e ngushte te prinderve te tyre, me komunistet e sal berishes

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).