image

Not në ujërat e Jonit për 127 minuta nga 123 që kishte kaluar në 2009-n

 

Kryeministri Sali Berisha edhe këtë vit ka zgjedhur bregdetin e Jugut për të bërë pushimet. I shoqëruar nga familja e tij, ku nuk mungojnë nipërit dhe mbesat, me të cilët ai është shumë i lidhur, kreu i qeverisë ka shijuar ujin e pastër të Jonit. Kryeministri e ka kaluar fundjavën, duke u mësuar not mbesave të tij të vogla duke e kthyer notin në një aktivitet kryesor gjatë pushimeve në Dhërmi. E ndërsa në politikë sfidon kundërshtarët e tij, këtë herë sfidën e ka bërë me ujërat e detit të Dhërmiut. Kryeministri theu sërish rekordin e tij personal në not. Ai vendosi një rekord te ri personal, duke notuar pa ndërprerje dhe duke përshkruar disa herë distancën deri te bovat në plot 127 minuta. Në këtë mënyrë, kreu i qeverisë ka thyer rekordin që ka vendosur vetë një vit më parë, që ishte 123 minuta. Ndërkohë që në vitin 2008 ai ka mundur të qëndrojë në ujë për 120 minuta. Qeverisja në një mandat të dytë me më shumë premtime të mbajtura duket se ka shtuar jo vetëm entuziazmin, por edhe energjitë dhe fuqinë e Kryeministrit Sali Berisha. Pushimi në Dhërmi gjatë muajit gusht, për kreun e qeverisë janë kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm. Prej disa ditësh Berisha ndodhet në bregdetin e Jugut, ku krahas pushimeve, ka marrë pjesë dhe në përurimin e një sërë investimesh infrastrukturore. Dy ditë më parë ai ishte në Himarë ku ka marrë pjesë në përurimin e rrugës që lidh fshatin Pilur me detin. Ai ka premtuar investime të mëdha në turizëm, duke pohuar se prej tij përfitojnë mijëra e mijëra familje shqiptare që presin turistë, sheshin prodhimet e tyre në zonat turistike dhe investimet që bëhen me radhë në këto zona. Në kuadër të synimit për të shtuar edhe më tej turizmin, Berisha ka theksuar premtimet për investime në infrastrukturën e Jugut, por tha se nuk do të lihen në harresë as zonat malore.

48 Komente

Ne maratonen e Bostonik ka disa vjet qe fitohet nga Afrikanet ( Kongo Kenia etj) Barcaleta eshte se per Afrikanet vrapimi eshte mjet mbijetese pasi gjithmon jane ne rrezikun e sulimit nga luanet dhe duhet te vrapojne shpejt dhe gjate per tu shpetuar luaneve.

Kjo me beri te mendoj po Berisha? Mbase noti per te ka qene mjet mbijetese pasi duhet te kalonte Valbonen kur kulloste bagetine? smiley

 Jo, me jo, ai notin e mesoi vetem nga sedra kohet e fundit, se kundershtri i tij politik i tha se ti, nuk di not, dhe ky prandaj ju vu notit!

Atehere noti qenka mjet mbijetese per politikanet. Po nuk dite not nuk je politikan. Kjo mbase se politikanet tane jetojne ne ujra te qelbura,.

shte  me veshtire te notosh ne ujra te qelbura se sa ne Jon. Ndaj mbase ky eshte kaq mire ne not. smiley

ore po meqe paska notuar aq shume mos ka shkuar te vizitoje siperfaqjen detare qe fali greqise,pastaj aty ka dhe nje mik te vjeter njefare bollano

 Prej disa ditësh Berisha ndodhet në bregdetin e Jugut, ..

_

Ai ndodhet kudo., ne ekrane, para mikrofonit, perpara korrupsionit, perpara inagurimeve, ai eshte qendra e gravitetit shqiptar.Kujdesuni mire qe ai te kete jeten e gjate per te miren e popullit !

Ore po u shteruan gjithe temat e rendesishme dhe shkrimet mbi to, qe postoni artikuj mbi rekordet e notit te Berishes?

E kam thene dhe here tjeter qe ju jeni te obsesionuar me Berishen.  Ju ka zene Berishomania.

Te pakten te ishte ne "24 karat"

Ky komunist vazhdon ende ti qendroje parimit se s'ka kala qe te mos e pushtojne komunistet, vecse behet shume qesharak ne kete sipermarrje te pervitshme detare.

Mire ai vete qe eshte ne delir, po oborrtaret qe ka prane pse nuk i thone qe nuk eshte zotesi e madhe te notosh, se kete e bejne dhe kafshet; kali, qeni, deri dhe elefanti, se te ngresh krahun perpjete si Hitleri qemoti nuk do te thote se ke bere krol, se kroli eshte nje sport i sofistikuar qe ti s'mund ta arrish kurre dhe se noti i qenit ose i bretkoces te vjen pershtati.

Po si nuk doli njeri ti thote ketij malesori qe i pelqejne sfidat, se duhet ta filloje kete ne habitatin e vet, ne mal. Ti tregoje publikut se sa mire di te skijoje, te beje ngjitje alpinistike, etj. Pastaj step by step, dhe astronautin le te provoje...

 A shihni ndonje lidhje ju me kete? Se une nuk shof. smiley

 In 1956, 1958 and again most famously in 1966, Mao made a series of highly publicized long swims across the Yangtze at Wuhan. These were all years when Mao felt that his position was threatened by rum ours of bad health and by the machinations of his enemies. Swimming the Yangtze was his way of showing the world that he was still health and in command, that he could keep his head above water, so to speak. 

  The celebrated 1966 swim, when Mao was 73, was part of the launch of the Cultural Revolution and the cult of Mao as a superhuman figure. Power struggles had been going on behind the scenes. Mao's whereabouts were kept secret and he had appeared in public only once all year. There were rum ours that he wa5 gravely ill or even dead. Then came the 16 July swim. Accompanying 5,000 young swimmers in the annual race across the river at Wuhan, he is reported to have swum almost 15 kilometers (nine miles) in 65 minutes, swimming along with the currents. Pictures of Mao's head bobbing above the water, surrounded by swimmers carrying huge banners celebrating his achieve-ment, were seen not only throughout China but around the world. The message was clear, even in his 70s, Mao was a force to be reckoned with. 

dmth ky quhet artikull?

too bad...

ky thjesht ka qendruar pezull mbi uje, nuk ka pershkruar distanca...sic mund te qendroje mbi nje lume nje trap druri, vetem se ne kete rast uji i kripur e ben me te lehte pezullimin e trapit..

si nuk ju qeshi buza asnjehere ketyre komunisteve mer daj! Krejt mileti ju a sul plazheve e qejfit keta komunistat nxjerrin shkume nga goja. Sa me shume qe ndreqet e behet mire Shqiperia aq me shume shkumezojne keta komunistet, sidomos keta refugjatet qe me ju lavderu Shqiperine ju duket si me ju sha nanen.

 O Polico. Po une u dhiva duke qesh mer yahoo, edhe me shume do ti qe te qesh. Po qe se ka nxjerre PD e Dhermiut ndonje fotografi, te lutem ma dergo qe ta ve ne mur qe te qeshem sa here ta shoh. smiley

Tashti thuj te drejten, ty nuk te duket se ky idhulli jot nuk shkeputet dot nga bemat alla komuniste? Jo se pastaj shajme artikujt qe na sjell Soli me Zhizhek dhe Macedun!

e-hem!

Une e kuptoj se pse Sala rri me ore te tera ne uje. Pasi kalova dy jave ne Himare e kuptova qe vetem uji ja vlente. Bregu ishte cope cope. Ushqimi mizrje... ngela ne hale, pashe dhe spitalin e Himares (goxha bukur)... Jam betuar qe ky ishte plazhi i fundit ne Shqiperi per nje kohe shume shume shume te gjate... Te vemi te shohim pleqte sa jane gjalle, po bregut i kam bere mutin... Ne amerikano-verioret kemi shume opcione me te mira se Jonin...

Me vjen keq per eksperiencen tende negative.Edhe ndokush tjeter ketu te peshku e ka patur.Jam me mendimin tend.Ne Shqiperi vetem per prinderit ,pushime kudo tjeter eshte me mire.E ku ishte lajmi ketu?Mora vesh vetem se per Berishen koha kaloka se prapthi.Nder vite performanst e tija fisike u rritkan....mbinjeriu yne ..idiot kush e ka shkruar....

 Hajde gallate hajde,ky eshte lajm per Hostenin.

Ore nuk ju duket sikur jemi ne 1970 dhe degjojme per sukseset e Partise dhe shokut Sali-Enver!

Ik me, ai po bo me hile, po mbahet te kamerdaret e mbesave smiley

Pjesa me interesante e ketij shkrimi ishte pjesa ku shkruhet qe Piluri eshte lidhur me rruge me bregdetin. Lajm i mire.

 

 

se pse mu kujtua kjo....  smiley

 

 

Russia's Prime Minister Putin swims in a lake in southern Siberia's Tuva region

hmmm, askujt s'i ka shkuar nder mend qe ta shohe Berishen si nje gjysh te mire, rrethuar me niper e mbesa, duke u lare ne det, duke u treguar perralla me.... me cfare mund t'i tregoje Berisha perrallat, valle? Le qe, a di perralla prej verteti Berisha, apo jo?

Nuk ju sjell nder mend, ca skena te vjetra, si deja-vu koherash te pakthyeshme me pionere e fatosa? smiley

Pata postuar një pyetje para disa ditësh  : A do ta thyej Bërisha (emart) rekordin e qëndrimit në ujë ? A di not Bërisha ? Zotrijve administratorë nuk ju duk i botueshëm por me sa lexoj më sipër përgjigjrt do ishin interesante . Sa për artikullin ka shumë vlera për historinë e gazetarisë dhe politikës shqiptare.Por ai ka vlera dhe sot për të parë dhe vlersuar sa njerës shëtisin në bulevardet e pakapshme bërishiane duke brohoritur për rekordet historike të maocedunit të tyre fuqiplot që së shpejti mund të thyejë rekordin botror të hedhjes së shurrës ku marrin pjesë të gjithë ata që (nuk)vuajnë nga prostati dhe deliri i madhështisë boshe.

E kam thene dhe here tjeter qe ju jeni te obsesionuar me Berishen.  Ju ka zene Berishomania.

 

Yup...

Ti je i obsesionuar me berishend perderisa cdo teme qe permendet Berisha ti gjithmone do te thush tenden(rdhjedhimisht kjo te ben te besoj qe ti je i obsesionuar me berishen)

Jo, une vetem ne nje teme si kjo qe realisht s'duhet te kishte rendesi dhe jo shume postime e permenda kete gje.  Pastaj une nuk jam nga ata ketu qe, per cdo tematike qe flitet ta lidh pergjigjen me Berishen (nje gje qe shume veta e bejne ketu).

Edhe mu me kujtohet ajo historia qe me kam degju nga nje shoqe klase e Berishes: " uji lumit shkon lart moj, shkon lart!!!" bertiste ai ne te rite e tij..

Me raft pika, sa i zoti eshte! Parti, Sali, ca do benim ne pa ty!

Keto citimet e vetvetes nuk me duken shume elegante, megjithate te falenderoj I pakapshem sepse fale pergjigjes tende lexova edhe barcaleten me te fundit te Bules (Berisha me iPad) qe me kishte shpetuar pa lexuar:

si nuk ju qeshi buza asnjehere ketyre komunisteve mer daj! Krejt mileti ju a sul plazheve e qejfit keta komunistat nxjerrin shkume nga goja. Sa me shume qe ndreqet e behet mire Shqiperia aq me shume shkumezojne keta komunistet, sidomos keta refugjatet qe me ju lavderu Shqiperine ju duket si me ju sha nanen.

Je madheshtor plako. Je madheshtor. Nuk do te lodhem duke ta perseritur persa kohe qe do t'i mbash batutat ne keto nivele te papara.

Imagjino! Krijuesit lodhen gjithe diten qe te shpikin ndonje batute te suksesshme, ndersa ty te vijne spontanisht.

Provo te dergosh cv-ne tek Portokallia. Je Super! Jam i gatshem qe te bej nje rekomandim per ty.

 

Bulja for President! smiley)

 te gjithe belula ketu smiley

me perjashtim te belulit vete smiley

Eh... Beluli i shkrete. Sa shume qe i eshte lakuar emri.

Po me mire te te dali syri se sa nami... thone. smiley

Po pra, po! Per kete e kisha edhe une. Kur ne benim Belulin, ai tipi qe qante per Berluskonin tek Zelig, pinte qumesht. Dhe keta tocat e Portokallise, shkojne e imitojne ate te Zeligut (ai tipi qe qan per Nanon).

Me qe ra fjala... smiley

Fatkeqsia e ketij vendi te vogel eshte se gjithmone ka lindur lidere me permasa boterore.Dhe ky vend u ka qendruar ngushte vizioneve te tyre kontinentale.

Shqiperi moj trendeline

bota c`ta kane ziline

 celur  lule ne cdo stine

se ke ne krye Saline.

 

Shqiperi,

O vend i bekuar nga Zoti,

E ku i gjete (moj te marrte) keta politikane koti?! smiley

Fatkeqsia e ketij vendi te vogel eshte se gjithmone ka lindur lidere me permasa boterore.Dhe ky vend u ka qendruar ngushte vizioneve te tyre kontinentale.

Ti e thu me shakà, por une e di sakt e pa shakà qe ky burri, nje gje te tille e ka thene seriozisht !

mer i pakapshem kujt tja drejtosh gishtin, ja drejton atij qe flet ne emr te te gjitheve qe mer persiper te gjitha

nqs smund tja drejtojme gishtin sales athere sala te maje nje profil te ulet te beje punet e veta edhe kaq, po sala eshte kryeminister plus del me deklarata madheshtore etj etj qe si numerohen edhe jo vetem per efekt zgjedhjesh,po si gjithmone ka keshilltaret e gabuar se ai eshte rob zoti, kshu i bi??

Drejtoja o drejtoja, por per gjera qe i'a vlen e jo se lahet ne det apo ben vrap neper male...

Edhe une kur kam qene i vogel kam ndejtur gati 3 ore ne uje, derisa mu nxi buza dhe im ate erdhi gjithe nerva ne det dhe duke me kapur prej veshi me nxorri nga uji. Qe atehere nuk kam ndejtur me aq gjate ne uje.

Eshte mire kur ke dike afer, qe te terheq veshin.

E po, atij femijes se pabindur vetem xhaxhi Uithersi ia terhiqte veshin. tashi ka mbetur jetim, asnjeri s'kujdeset me per te. sa keq!

 smiley

 

duke notuar pa ndërprerje dhe duke përshkruar disa herë distancën deri te bovat në plot 127 minuta. Në këtë mënyrë, kreu i qeverisë ka thyer rekordin që ka vendosur vetë një vit më parë, që ishte 123 minuta.                                                      S thyhen rekordet  kur je dstance e pershkon ne kohe me te vogel se sa rekordi"  apo ne nje kohe me te gjate  smiley apo nuk po shoh mre une ???

 me falni germa "i" e tastieres sime qenka lodhur shume smiley

 Tani e kuptoj une pse Buall Mavria nuk ben per kryeminister. Ai do te ishte mire te behej trajner noti, ketu paska talent ky. 

Mire, mire! Na beni me dije edhe kur te thyeje rekordin e hedhjes se shurres me kallam.

Bovat? Ku jane keto?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).