Arkitektët e sallës së re të Kuvendit ndryshojnë vendet e anëtarëve të qeverisë në Parlament. Kostoja e projektit kap vlerën e 79.8 milionë lekëve

Salla e Parlamentit ndryshon imazhin. Sesioni i ri parlamentar do të sjellë një formulë të re për uljen e deputetëve në sallën e Kuvendit. Dizajnuesit e projektit kanë menduar që salla e re të ketë një paraqitje ovale, ndërkohë që e vetmja çështje e pavendosur deri tani është mënyra sesi do të ulen ministrat e qeverisë “Berisha”. Punimet në sallën e Kuvendit kanë nisur në fund të muajit qershor të këtij viti dhe në shtator, 140 deputetët do të kenë një rend të ri për mënyrën sesi do të ulen në sallën e Kuvendit. Podiumi me siglën e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë të qëndrojë në qendër të sallës. Dilema e vetme është mënyra sesi do të ulen ministrat në sallën e Kuvendit, e cila pas disa varianteve do të përcaktohet definitivisht në ditët në vijim. Varianti më i mundshëm është pozicionimi i ministrave përballë deputetëve në të njëjtën formë që ka aktualisht.
Salla e Parlamentit

Pas vendosjes së sistemit elektronik të votimit, është menduar që Parlamenti të ketë një pamje të njëjtë me sallën e Parlamentit Europian. Pritet që përpara fillimit të punimeve të sesionit të ri Parlamentar, dizajnuesit e këtij projekti të tregojnë publikisht edhe pamjen e re që do të ketë salla ku do të ulen 140 deputetët në Kuvend për të miratuar ligjet. Mobilimi do të përfshijë blerjen e tavolinave, karrigeve të deputetëve, ministrave dhe drejtuesve të Kuvendit. Ajo që pritet të qëndrojë nga salla aktuale do të jetë me siguri sistemi elektronik i votimit, i cili u vendos i ri vetëm dy vjet më parë, pas debateve që u zhvilluan atëherë mes mazhorancës dhe opozitës për votën e fshehtë. Pamundësia për ndërtimin e një kompleksi të ri parlamentar, ka detyruar institucionin e Kuvendit që të bëjë remont në sallën aktuale ku zhvillohen punimet parlamentare. Tre vjet më parë, Kuvendi organizoi dhe një konkurs ndërkombëtar, për të realizuar projektimin e një kompleksi parlamentar. Më 28 qershor të vitit 2007, një studio zvicerano-shqiptare e arkitekturës u shpall fituesja e konkursit ndërkombëtar për projektimin e kompleksit të ri parlamentar. Por kostoja prej  miliona eurosh, me sa duket ka penguar vënien në zbatim të këtij projekti i cili parashikohej të ngrihej mbi ambientet ku është aktualisht kryesia e Kuvendit, e njohur ndryshe si ish-Komiteti Qendror.
Shpenzimet

Mobiliet e reja për sallën e re të Kuvendit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 11.2 milionë lekë, ndërsa rikonstruksioni i të gjithë sallës ka kapur një vlerë që shkon në 48.6 milionë lekë. Po kështu, së fundi është zhvilluar edhe një tender prej 20 milionë lekësh për rikonstruksionin e sallës së Parlamentit. Vlera totale e projektit shkon në 79.8 milionë lekë. Në muajin shtator është parashikuar që të ketë përfunduar i gjithë rikonstruksioni, ku do të ndërhyhet edhe në llozat e të ftuarve dhe në platenë ku qëndron media. Pjesë e projektit është edhe ndryshimi i vendeve ku ka qëndruar gjatë gjithë kësaj periudhe kabineti qeveritar në sallën e Parlamentit. Projekti i ri do të synojë edhe shmangien e ‘grushtimeve’ ose konfrontimeve fizike mes deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Po kështu, do të ketë edhe një ndërhyrje në poltronin ku qëndron edhe Kryetarja e Kuvendit. Sipas projektit të ri, pozicioni i kryetares do të vazhdojë të jetë në qendër, por administrata e Kuvendit nuk bën me dije asnjë detaj në lidhje me imazhin e ri të sallës së Parlamentit që do të rezervohet për publikun vetëm në muajin shtator.
 

2 Komente

http://www.sweetser.info/undertaker/images/hogan1.jpg

Aj sej, ui du samthing llajk dhis.

http://i.ytimg.com/vi/KqMO5_pcLB8/0.jpg

ækshelli, dhe llæst uan dazn't lluk sou bæd.

Pas vendosjes së sistemit elektronik të votimit, është menduar që Parlamenti të ketë një pamje të njëjtë me sallën e Parlamentit Europian.

 

Kjo lloj skeme i jep perparesi rrugecerve te ulur me lart ne salle ne sherret e shumta.  Keta te fundit mund t'iu bien kundershtareve te tyre me poshte me lehte me sende te ndryshme, dhe mund te marrin goxha vrull duke zbritur neper shkalle per ti shkelmuar ose grushtuar kundershtaret qe jane me poshte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).