Mashtrimi i turistëve shqiptarë që blejnë shtrenjtë pushimet "joshqiptare', larg stresit, papastërsisë dhe pushimit absolut. Një rrjet i sofistikuar që prej vitesh rekruton dhe zhvat qindra milionë euro, në emër të pushimeve të papara dhe me shumë yje. Një përvojë personale, që mund të jetë e gjithkujt që ka rënë viktimë e këtij biznesi të ndotur,k




-Sa kushton kjo?
-Lira, euro, apo dollarë?
-Dollarë.
-65 miku im, nga jeni ju?
-Po është shumë e shtrenjtë. Teshekyrler (Faleminderit).
-Cili është çmimi yt, miku im, cili është çmimi yt?
-Unë nuk i jap as 25.
-Ok, miku im për ty një çmim shumë i mirë, 35 dollarë, është shumë e mire, jo kineze, është "Made in Turkey".
-Jo, jo, është shumë shtrenjtë..
Miku im, miku im...


Tipike për një pazar turk. 10 minuta për njërin nga mijëra mallrat për të cilët mburrja e vetme është se janë prodhime turke dhe jo kineze. I njëjti dialog përsëritet në Avsallar, njëri prej qindra qytezave turke, i ndërtuar rishtazi përgjatë Mesdheut, aty ku Turqia thith valutën e miliona turistëve, që i sjellin rreth 30 miliardë dollarë në vit ekonomisë së shtetit euroaziatik. Nuk ka ndryshuar aspak prej atij të tetë viteve më parë në Kemer, qytetin tjetër turistik në brigjet përballë provincës së Antalias. Kësaj radhe jemi në Okurçalar një qytet i ngritur nga hiçi, 88 km larg aeroportit të Antalias. Të joshur nga pesë yjet turistike all inclusive, një ofertë që të bën të ëndërrosh deri kur rruga të çon te hoteli, përgjatë një bregdeti, ku aty ku nuk ka vënë dorë njeriu, ngjan tmerrësisht i shkretë, me kaçube, rërë si baltë.


Ishalla nuk është kjo, as kjo, as kjo..."Aventura Park Hotel", për fat të keq, është aty, buzë rrugës së zhurmshme katërkalimshe që lidh Antalian me Alanian, njëri prej "oazeve" në bregdetin e ashpër të provincës së Antalias. Një grusht godinash, sikur janë frymëzuar nga stili sovjetik i kolonadave dhe fasadave pa ngjyrë, ndërtuar buzë një gjiri natyror, në krah të një porti të vogël, me kalatën e stisur prej mbetjeve betonarmeje, materialeve inerte dhe forcimit me suva betoni mbi të cilën gjen, për humorin e turistëve shqiptarë, edhe një parullë blu me gërma kapitale "SALI", që në turqisht i thonë ditës së martë.
Ishte një parandjenjë e nisur që në Tiranë, ku kishim kërkuar të mos ndodhte. Duke iu lutur sinqerisht operatores së njërës prej shoqërisë turistike në Tiranë: -"Më thuaj që ky nuk është pazar turk, që hoteli që shohim në katalog është ai që do të gjejmë atje, sepse nuk duam një vend ku nuk ka plazh, ku ka një port me varka që hedhin naftë". Nëpunësja shqiptare, firma e së cilës përlan nja 200 euro nga pazari me katalogët e mëdhenj me lustër, të betohet se është ashtu, sepse ka katër vite që punojnë me partnerët turq dhe asnjë turist shqiptar nuk është ankuar...Kësaj radhe kërkohet një vend tjetër, ndryshe nga qendra e Kemerit në anën e kundër të Antalias, larg zhurmës urbane, kulturë tjetër dhe sigurisht një vend argëtimi për fëmijë.


***
Në letër hoteli dhe plazhi janë të paparë: rikonstruktuar 3 vite më parë, me plazh privat, ranor buzë detit Mesdhe dhe shtrirje 200 metra, shërbimi All Inclusive, për të ngrënë dhe pirë 24 orë, 249 dhoma, dhoma standarde për një çift dhe fëmijë 36 metër katrorë me dhomë fjetje, sallon, ballkon dhe aksesorë. Ajo që merr është më pak se përgjysëm. Yjet kanë rënë te dhoma pa sallon, peshqirët që duhen ndërruar pasi t'i jesh lutur pastrueses, aksesorët që nuk janë. Plazhi është një rrip i gjerë sa për dy shezlongë njëri pas tjetrit në anën e portit të vogël të peshkarexhave që derdhin naftën kutërbuese në detin e pistë. I ndërtuar 16 vite më pare, kompleksi hotelier është një sipërfaqe konike maja e të cilës përfundon në det. Më parë për të kompensuar mungesën e plazhit përdornin tavernën tashmë të shndërruar në shërbim A La Carte, ku "të digjet" prenotimi po nuk shkove në orën 19.00, madje shefi të thotë me pafytyrësi se sikur të ka parë në restorantin kryesor. Për të zëvendësuar plazhin, është sajuar pontili mbi kunja hekuri i gjatë rreth 80 metra, i gjerë sa për të vendosur dy radhë shezlongësh. Në të majtë të saj, bregu i paktë dhe i ngushtë vetëm dy metra, ndërsa dallgët rrahin murin mbajtës, është pushtuar nga sportet ujore. Pas tij fillon plazhi privat i hotelit fqinj, 'Viking" ku nuk mund të pushosh i qetë me rripin e zi, sepse pushuesit e tij janë lehtësisht të dallueshëm nga rripi i bardhë në kyçin e dorës së djathtë. Në kufirin ndarës, një gropë në murin prej guri, mbuluar me beze dhe të jeshiluar nga myshku derdh papushim mbetjet njerëzore të hotelit dhe kanalizimeve, drejt e në det. Mbrëmjeve vonë, ndërsa tenton të shijosh ajrin e freskët duke hedhur vështrimin mbi ishullin përballë, kutërbimi i naftës së anijeve të peshkimit që nisen për gjueti të mbyt romantizmin e ëndërruar të pesë yjeve. E ashtuquajtura rërë është një masë zhavorri që të bezdis dhe po të fërkohesh mbi rrobat e banjës mbesin njollat e naftës, ditën me erë dhe natën deti sjell mbetje urbane që pushtojnë ujin e kristaltë.


Turqit të vetëdijshëm për plazhin që nuk është kanë sajuar pishinën me ngrohje në pjesën ballore të hotelit, akuaparkun për fëmijët, pijet freskuese dhe alkoolike gati gjithë kohën, shërbimin "open bufe" me tavolinat e mbushura me gjellët karakteristike, aq të njohura në Shqipëri. Gjithçka është spektakël, për të krijuar alegrinë dhe për të shuar pakënaqësinë, nën ritmet e DJ-it që vë hitet e nxehta të verës me muzikë diskoje, dhe këngët me ritme latine për klubin e fëmijëve, që mbrëmjeve mblidhen në të vetmin vend ngushëllues, amfitearin ku flitet vetëm gjuha vendase dhe rusishtja. Ashtu si në qindra ngulimet e tjera turistike, përparësi ka turisti sllav. Vijnë nga mbarë ish-republikat e dikurshme të Bashkimit Sovjetik, rusë, ukrahinas, nga Novi Sibirsk, Gjeorgjia, Moldavia, Kazakistani dhe 2-3 familjet shqiptare ndjehen të papërfillshme aty. Janë soditës të stresuar të jetës së shthurur të rinisë sllave: djem dhe vajza që bërtasin në restorante, që lahen gjysëm të zhveshur në pishinën qendrore, që dehen dhe bëjnë shamatë në klubin e hapur non stop, nën efektin e vodkës, xhinit dhe birrës, duke vënë në siklet familjet me fëmijë të mitur. Për turistët sllavë gjithçka është e përkryer dhe janë të lumtur si konsumatorë të zinxhirit të mbyllur industrial vendas. Por domatet, shalqini apo pjepri nuk kanë shije dhe vijnë nga serat e shumta të pushtojnë zonën. Pas vakteve të bollshme, kamarierët janë të kujdesshëm me ushqimin, aq sa me vardisjen ndaj vajzave ruse. Më tepër se nikoqirë, mbledhin mbetjet e perimeve dhe zarvavateve, që vaktin tjetër vijnë erë thartirë, verën e lirë e kthejnë në bulirat e drunjta "Kutman". Frutat e vetme janë ca mollë vere që në Shqipëri ua hedhin bagëtive, ndërsa rrushi mbijeton vetëm pak çaste, i përlarë nga nga dyndja ruse. Shumë më keq se një hotel me 3 yje pak vite më parë. Është tepër vonë për tu ankuar dhe kur e bën, djali i ri shqiptar i agjencisë që vjen të mbledhë rekrutët për turet turistikë, thotë se nuk ka se çfarë të bëjë. Ai kërkon kandidatë që duhet të paguajnë 48 euro për të parë delfinin në një qytet pranë, pjesëmarrës në turin raskapitës një ditor për në mrekullinë e Pamukkalesë. Për të tjerat ka ngritje supesh... Në kthim të japin për të plotësuar një formular një pëllëmbë, i cili ka shumë kryqe mbi kutitë nën përshtypjet e këqija.


***

Vera turistike 2010 është e shtrenjtë. Nuk do të jetë kështu pas heqjes së vizave me zonën Shengen, kur shumica e shqiptarëve nuk do të duhet të lënë valutën e çmuar në pazarin turk. Këtë e dinë edhe operatorët që kërkojnë të joshin me çfarëdolloj mënyre klientët, duke mos lëshuar te çmimi, por duke shtuar "ditë brenda paketës". Një vit më parë ishte ndryshe dhe për shkak të krizës ekonomike, çmimet u ulën ndjeshëm, por këtë verë ato janë 20 për qind më të larta. I vetmi që ka mbetur i qëndrueshëm është varianti i zhvatjes të klientit, që nis nga agjencia turistike në Tiranë, te shoqëria e fluturimit me flamur shqiptar dhe hotelit mikpritës së bregdetin turk. Mjeshtra të trajnuar për pazarin turk të bindin të pranosh "ofertën" e papërsëritshme për një buxhet familjar goxha të lartë, duke të shtuar edhe një "ditë". Të cilën ta marrin me një telefonatë aspak keqardhjeje, pak orë para nisjes ku të lajmërojnë se çarteri i linjës me flamur shqiptar nuk do të niset në orën 6 të mëngjesit, por në 13.00, pastaj në Rinas ai shtyhet edhe 90 minuta të tjera dhe pas fluturimit 2 orësh, dhe dy orëve të tjera me autobuz përgjatë rivierës turke, mezi ke arritur të kapësh mbrëmjen e ditës së marrë "aforfe". Kthimi është po aq skandaloz dhe denigrues. Duhet të lësh hotelin pa gdhirë, të bësh varavingo për të ngjeshur në një autobuz turistë shqiptarë nga mbarë hotelet e zonës, të bësh check-in-in për më shumë se një orë dhe në fund të përfundosh në pistën e aeroportit, me më pak dinjitet se karvani i bagazheve, nga duhet të marrësh autobuzin që të çon në anën tjetër të pistës, ku pret për tu nisur avioni i linjës me flamur shqiptar dhe ekuipazh nga një ish-republikë sovjetike.
Aeroporti i Antalias është pasqyra e shndërrimit të turizmit në një biznes që të merr gjithçka dhe për çdo gjë. Qindra mijëra familje mbajnë radhë përpara gejteve. Në kthim kanë më shumë pigment në lëkurë. Kanë lënë gjithçka tjetër. Dy anët e rrugës që kanë përshkuar janë tregje të pafundme. Ku ka një godinë, ka një treg, ku ka një kasolle kashte, ka një andollake që ka vënë sobën e drurit dhe të shet misra të zier. Pazari i madh i Alaras është një reklamë joshëse. Por mbi 200 shitoret e tij, në të dy katet e marketit gjigant janë një magazinë e madhe, e ndarë dhe e kontrolluar nga disa qindra shitës të pafytyrë që janë gati të të rrëmbejnë nga rrugina që t'iu blesh diçka: nga suvenirët me motive turke, afrodiziakët, tekstilet e cilësisë së rëmdomtë, këpucët, deri te lëkurët e shtrenjta dhe floriri 585. Pas vapës mbytëse të Anadollit, moti në Tiranë është i freskët. Por që nuk mjafton për të shuar zemërimin. Ka fituar sërish matrapazi, që si në Tiranë, si në Antalja, të zhvat në pazarin turk, për të cilën është pak të thuash: "Don't go to Turkey!".

75 Komente

Me shijoi shume reportazhi. Do ishte perfekt per nje reviste ne fakt, i ilustruar me shume, por shume fotografi. Shume i bukur stili. Duket qe buron nga shpirti.

Cfare te thuash?! Turqi hesapi...!!!

Faleminderit autorit per keshillen, por persa me perket as nuk me ka shkuar ndonjehere ne mendje te kaloja pushimet ne Turqi. Pervecse Stambollit.

Nqs. do te besh pushime qe te meritojne kete emer, shkon ne Itali, Spanje, France, Greqi, Kroaci.

Nqs. do te gricesh nervat shkon ketej nga keta uba-bubat (Turqi, Egjypt).

Ne Egjypt pershembull, edhe te me paguanin, nuk do te shkoja. Mban gjithcka nje ere te keqe kus-kusi. Do te kaloja nje jave me pushime dhe nje jave tjeter duke u perpjek qe te hiqja ate ere te shpifur prej trupi.

Olsi, Stambolli eshte nje mrekulli... Mua me ka pelqyer jashte mase dhe kam qene ne dimer. E te mendosh qe aty kam pare per here te pare te binte bore mbi det.

Nuk e mora vesh per ca po ankohet ky?!

Me ca tregon, duket qe sherbimi ka qene ne rregull!

Apo mos donte te shkonte falas???

Sa per Turqine, eshte vend i bukur, mikprites, dhe relativisht i lire. Na paska ndenjur ne rradhe te check in-i ky, e cfare pastaj, keshtu eshte gjithandej. Shko njehere me pushime ne Vlore, Durres, e Sarande te shofesh sesa do kenaqesh, si nga sherbimi, si nga cmimi, si nga infrastruktura... e ca te themi tjeter...

Nqs. do te besh pushime qe te meritojne kete emer, shkon ne Itali, Spanje, France, Greqi, Kroaci.

Shyqyr qe ke qene ti Olsi ne perendim dhe po i lavderohesh atyre qe nuk marrin dot viza!

O Asta, per te vajt ne Kroaci, nuk ke nevoje per vize.

Po per pare ke nevoje? Meqe eshte dy here me shtrenjte po them, jo per gje...

O njeri. A e hodhe muhabetin tek vizat? Urdhero, t'u pergjigja.

Tani po hidhesh tek dega tjeter: paret.

Nuk eshte shume e kushtueshme Kroacia.

Kroacia eshte vetem nje nga ato pese qe ke permendur, dhe edhe me te vetem kohet e fundit u hoqen vizat. Nje pakete all-inclusive si ato te Turqise kushton shume me teper ne Kroaci. Tjeter pune po te besh kamping...

ka nje telepati ndermjet PPU dhe Shekullit. Cdo shkrim qe botohet atje ne vende te dukshme menjehere publikohet edhe ketu po ne vende te dukshme. PPU eshte kthyer ne nje nen-seksion te Shekullit.

shume e gjate, skam kohe ta lexoj tani

Por je i pari qe degjoj te ankohet per Turqine so far.

Kam nje pjese te shoqerise time qe skane lene vend e riviere ne evrope pa bredhur, dhe jane ndare shume te kenaqur me pushimet familjare all inclusive ne Turqi, ku sigurisht ke vetem  : ha, pi, rri. Por ata per ate pune shkojne atje, te bejne pushime pa vrare mendjen dhe pa leviz menderen per asgje. Sigurisht qe skane zgjedhur variante te lira, dhe kane shmangur periudhat e pikut te vapes dhe te njerezve.

Personi i fundit qe kam takuar, kish qene kete Qershor dhe ish kenaqur qamet.

ska pyll pa derra.

Nuk mund te pergjithesohen/nxirren konkluzione mbi pushimet ne nje vend pse dikush njehere ka pase nje eksperience negative/pozitive kjoshin keto ne Shqiperi,Turqi Egjypt Spanje apo Alaska.

Jane relative edhe pushimet,pse jane eksperinca personale.

 

 

Ishte një parandjenjë e nisur që në Tiranë, ku kishim kërkuar të mos ndodhte. Duke iu lutur sinqerisht operatores së njërës prej shoqërisë turistike në Tiranë: -"Më thuaj që ky nuk është pazar turk, që hoteli që shohim në katalog është ai që do të gjejmë atje, sepse nuk duam një vend ku nuk ka plazh, ku ka një port me varka që hedhin naftë". Nëpunësja shqiptare, firma e së cilës përlan nja 200 euro nga pazari me katalogët e mëdhenj me lustër, të betohet se është ashtu, sepse ka katër vite që punojnë me partnerët turq dhe asnjë turist shqiptar nuk është ankuar.."

Nuk ka pse ti lutesh operatores! Agjensite turistike jane te detyruara me ligj ti japin klientit informacion te sakte per vend-pushimin! Ne rast te kundert agjensia eshte e detyruar te kompensoje te gjitha shpenzimet duke perfshire edhe bileten e avionit plus kompensimin e kohes qe harxhove dhe nuk bere dot pushime!  Raste te tilla ndodhin kudo. Eshte nje emision ne TV ketu "Holidays from hell!" plot me raste kur njerezit jane zhgenjyer, kane nderprere pushimet jane kthyer dhe kane marre kompensim te plote prej agjensise! Ne kete menyre mashtrimet nga agjensite do te reduktoheshin!

Cili te jete qellimi i ketij artikulli sepse nuk po i jap dum?

- Goditja e turizmit turk qe shqiptaret ti shpenzojne eurot ne Shqiperi apo diku tjeter ...(psh. sikur nuk duhen viza andej nga Kroacia kete vere!!!)

- Thjesht nje eksperience personale

- apo pa qellim fare! smiley

 Une kom mbi 10 vjet qe shkoj regullisht ne zonen e Antalias dhe prenotoj hotele apo fshatra turistike 5 yjesh all inclusiv dhe cdo gje eshte perfekte. Sidomos keto 2-3 vitet e fundit me futjen edhe te wire less-it ke mundesi qe me nje lap-top (for free) te navigosh ne internet ne pothuajse te gjitha ambientet publike te hotelit (neper kafenete, restorantin kryesor, loby dhe biles edhe buze pishines. Ushqimi i larmishem i fresket dhe shume i shijshem, uji i detit i ngrohte (temperatura minimale ne vere jo me pak se 28 grade celcius) dhe shume i paster, pishinat qe ndrijne, shezllona dhe cadra te shumta te barabarta ose edhe pak me shume se numri i pushueseve, sauna, fitness dhe pishine te brendeshme ne cdo ore te dites, dhomat e bollshme me ac, dhe ne te shumten e rasteve edhe me 2 WC, ambiente te gjelberuara perreth kampit dhe me shume hijezim, kopesht ditor per femijet 3 deri 8 vjec, disa fusha tenisi, fushe basketballidhe mini futbolli, reshqitese uji, tavolina pingpongu, bilardo (ne disa raste me pagese), te mungon gudulisja nga mizat dhe zirmellimat e mickonjave, mbas darkave paralelisht ka muzike live nga orkestrante te ndryshem si dhe aktivitete artitike tek antitheatri veror. Pastaj mbas ores 12 pm funksionon diskoja ne ambient te mbyllur. Per te ngrene e per te pire as qe behet llaf vetem a ke takat te hash e te pish gjithe diten e dites? Sherbimi i pastrimit ne dhome mese i bollshem: cdo dite te rimbushin me pije minibarin, te ndrojne peshqiret, te pastrojne dhomen si 1 here ne 3 dite te ndrojne edhe carcafet. E te gjitha keto jane te perfshira ne cmimin fillestar. 

Ky autori ose ka rastisur ne nje situate jo normale ne hotelin ne fjale, ose ose ja fut kot per te krijuar pak atmosfere patriotike apo per te ndihmuar sadopak bizneset hoteliere verore ne shqiperi. Ah persa i perket orareve te nisjes se carterave ka te drejte, pasi ka raste kur ato vonohen. 

Kuptohet per te qene sa me realist do te duhet te vizitoje edhe plazhet e Italise, Greqise apo Spanjes (kur te na i heqi vizat Beu) ne menyre qe te kem mundesi te beje krahasimet gjithmone mbi bazen e asaj qe paguan. Megjithate ne krahasim me Malin e zi ku kam qene disa here, pagesa ne plazhet e turqise  justifikohet shume here me mire se ne krahasim me ato te Mali te Zi. Pra per te njejtin shpenzim,ne turqi sherbehesh apo shfrytezon ambiente dhe kushte me te mira se ne Mal te zi. Mos me pyesni pse nuk e perball me plazhet ne shqiperi, sepse nuk ka baze krahasimi.

Enver , duhet te shtosh facilitetet per kalamaj qe jane te pakrahasueshme, kane mencen e vet, programet e veta te zbavitjes, kane moderatore qe merren me to, kane klloune, kane pishine, kane skedul dhe ambiente per femijet ku te zbaviten gjate absolutisht gjithe kohes.

Praktikisht e ke hjek qafe fare kelyshin, me mire sesa te marresh vjerren me vete qe te ta mbaje smiley

Ruzho, ti a thua se ke pas nja 7-8 kalamaj qe te kane care koken e mezi i ke rrit, ene po i qu kelysha.... smiley

Edhe ju te Shqiperise Mesme qe jeni mbajt per omelsi, keni mesuar nga leberit e shprehni dashurine me dhune... smiley

po flas ne pergjithesi mi, se kushtet per femije jane nje nga kriteret per te vleresu pushimet per shumicen e njerezve.

dhe ne shqiperi kalamani del ne radhe te fundit per ofruesit e sherbimeve turistike dhe infrastrukturen, duke u kthy ne nje problem real per prindin dhe me gjere smiley

Klysh eshte per te mos i marre mesysh rrocat mi gru.

Cdo gje pershkruhet nga experienca personale por mos harroni se cdo njeri ka kerkesa te ndryshme ndaj gjerave dhe ketu hyjne edhe kerkesat qe kane njerezit ndaj kushteve per pushime.

Mua mu duk interesant pershkrimi qe i beri ky shkronjesi "pushimeve" ne Turqi.... Tipike Turke.... Turqit mbahen si dallaveraxhinj, dhe hileqare ne pazare, halldupe te trashe pa pike norme apo kulture njerezore.... te kapin nga krahu gati te shesin mallin me zor.

Nje kolege ime e punes ketu ku jam vitin qe kaloi mori nje cruz neper mesdhe dhe nje nga ndalesat ishte edhe Turqia...... erdhi e llahtarisur nga experienca e Turqise.... matrapaze dhe pa kulture..... me shume i kishte pelqyer Kroacia si vend dhe si njerez. (Shqiperine e kishte pare me dylbi nga cruzi smiley )

Muhabeti tipik i njerezve qe kthehen nga pushimet ne Turqi dhe Egjypt:

"Kemi ngrene si derra! Hoteli i madh, i madh!"

Muhabeti tipik i njerezve qe kthehen nga pushimet ne Itali, Greqi, Kroaci, France, Spanje:

"Kemi pare ate, kemi pare kete. Ushqimi yll."

 

Sasi vs cilesi.

hahaa olsi je i madh per nder te partise smiley po kjo eshte teme diskutimi mor cun...... me duket se ke ngel ne Tirane kete vit dhe kur vjen fjala per pushime ta ben zemra oohhhh...... qofsha gabim.... smiley

Sot ne Tirane jam ne fakt, por duhet te them se ne pergjithesi s'me ecen keq me pushimet. Perkundrazi, mundohem t'i evitoj, sepse Turqi, jo Turqi... pushimet te shendoshin. smiley Mua me pelqejne me teper pushimet kulturore, vizita ne qytete, etj...

Po prej inatit tat pra, do te te shkruaj edhe neser, buzes se detit, nga Blackberry im. smiley

Po ca per inat tim une si kam pare pushimet akoma per kete vit... juve shkoni me pushime kur te doni ja beni topin punes, kurse ne nuk levizim dot nga puna se na hedhin ne rruge.... nejse shijoji pushimet buze detit por kujdes blackberryn se do ta lagesh shejtan dhe bejne shume ata kam degjuar smiley

po pse mer.

pse duhet me i krahasu i here.

Ai ne turqi eshte nje tjeter lloj turizmi mer plak.

Supozo, X-i eshte nje njeri qe punon gjithe vitin, udheton shume dhe per pune, brenda dhe jashte atdheut. Ka familje me vete dhe kalamaj te vegjel.

Tani ky X-i i ka aq pare sa me e pagu 10 dite nje hotel me 5 ne Turqi.

Dhe gjithe cka i duhet me mendu eshte valixhja e vet, sepse punet dhe telashet nuk i lene as kohe me bo planifikime te medha. Por dhe me u lodh nuk do. Me konkretisht do me ngrof b..then ne diell, mos me leviz nga vendi, mos me udhetu me, mos me e vra mendjen me gjet rrugen, me gjet bileta, me gjet restorante, apo monumente per te vizituar.  Do me lujt tenis kur tja kete qejfi dhe aty e ka, do me pi nji tekje kur ja do qejfi dhe aty e ka, do me nigju muzike naten, aty e ka.

Do me fjet gjume, me marre rreze, me bo i dore muhabet me shoqnine dhe familjen, mos me rend mas kalamanit se do akullore, se do me shku ke lodrat, se u zhyt a se u myt, apo me i gatu , apo me gjet vend dhe ushqim te pershtatshem  ne restorant etj etj. Po dhe nje mjek ne rast nevoje e ka.

Dhe po nuk diti anglisht, ka sherbetore me thase qe te flasin lloj lloj gjuhesh qe nga rusishtja, por dhe shqip.

Shkurt muhabet,resorte e turqise jane per turizem pasiv. Dhe per kete jane shume te mire. Paguj leket, bej gati rrobat e trupit dhe per cdo gje tjeter ka mendu agjensia dhe hoteli. 

Normal qe per moshen tende nuk eshte, por per ne qe na dhamin kockat, pale nuk eshte keq smiley

kjo osht ULTRA e gabume Ruzhdije, (me demek, k'to jane dy lloj turizmesh krejt te ndryshem).

Une them se ka VETEM NJI LLOJ TURIZMI, ai qe nuk budallalleps e nuk plogsh'to. E pse paska nevoje njeriu (qofte dhe ai qi i dhimkan kockat) per turizem pasiv ?? Pasivi t'shkoje ose n'spital, ose ne llixha, ose...
 

Ca dmth i here "turizem pasiv" ??? Si qeka kjo pune ?? Quje më mire turizem per budallej ! Jo t'keqen, lé t'boj poplli rus, ukrahinas apo azerbajxhanas turizem pasiv; poplli im (nje pjese) m'vje shume keq qe ka rà ne ket batak vulgar e patetik ! Un nuk them se ka vetem turizem kul'tror (stambollin mër Stambolliiii, shkoni mër n'stamboll, osht New Yorku mbi Mesdheeeeeeee !!!- e shku NY-kuut - s'do as VIZË !! ), por dhe ky pasivi, s'ka pse me u degradu ne ket far menyre (si k'to t'Antalias); Joooo, hiç hiç hiç dakort !!

Kadale mer se na more perpara.

na fal qe kemi naiher nevoje me i vu drynin truni e me e gradu 12 sahatin per nja 10 dite

                   

ho mi mo po ho, se t'dum fort, pranej t'vejm kaihere perpara ! smiley

Po mos ia fut kot o Stalker! Duket qe je beqar pa kalamaj per vete. Po ke dhe njerez familjare qe ju rrotullohet kaptina gjithe vitin me rroca poca dhe ne vere dun pushim absolut, vetem rri te rera, ha pi... Nuk thone kot, ka nje moshe per gjithshka. Ti duket qe je hala ne moshen e diskos, aty te shkosh, befsh qejf, nuk te ndalon njeri.

t'them une ty (per familjet me kalamoj !): pse s'shkojn ne Taba (Sinai- egjypt) shqiptar't ?? Bojn edhe "pushim pasiv" (ronë, ha, pi), edhe shkojn ndonji dit ne Petra (Jordani), ose n'molin Sinai. S'dun as VIZA asi gjo ! Po menien ke Ontalia !!!!

Shkojne lal dhe atje sa te dush, plot i ke hotelet me shqiptare. Atje eshte me mire akoma se gjithe stafi flasin italisht ngaqe ju shkojne shume turiste italiane

Turqia nuk eshte keq per "turizem aktiv". Shume vende historike per te vizituar.

pse duhet me i krahasu i here

Te drejte ke edhe ti o Ruzhdije.

 

Turizmi, më shumë të huaj
04/08/2010 16:05

Turizmi, më shumë të huajStatistikat e hyrje-daljeve për dy muajt e parë të verës, qershor dhe korrik, të shtetasve shqiptarë dhe të huaj kanë pësuar ndryshime të cilat prej vitesh nuk ishin hasur.

Numri i shtetasve shqiptarë i krahasuar me një vit më parë është 12 mijë e 146 më pak. Numri i shqiptarëve të cilet ktheheshin në vendin e tyre vinte në rritje cdo vit, ndërsa në 2010-ën, për qershorin dhe korrikun ka ardhur në rënie.

Por ajo që bie në sy është numri i madh i të huajve që kanë zgjedhur Shqipërinë. 154 mijë e 987 shtetas të huaj më tepër në dy muaj tregon rritjen më të lartë nga viti në vit që mund të jetë rregjistruar ndonjëherë në vend.

Duke përllogaritur edhe daljet e tyre, 133 mijë e 855 persona dhe koha e shkurtër që kanë kaluar në vend, rezulton që këta të huaj, kryesisht kosovarë, kanë ardhur për pushime në Shqipëri.

21 mijë prej tyre vazhdojnë ende të jenë me pushime në vend. Në statistikat zyrtare të Drejtorisë së kufirit dhe migracionit në Policinë e Shtetit, një tjetër shifër e cila ka pësuar ndryshime është ajo e daljeve nga Shqipëria të vetë shqiptarëve.

32 mijë e 851 shqiptarë më pak kanë udhëtuar nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore apo atyre fqinje.

Pjesa më e madhe e këtyre shtetasve mendohet se nuk kanë preferuar më të udhëtojnë jashtë vendit për pushime, një shifër kjo që ka vënë në shqetësim edhe shoqëritë turistike në vend

Ose paskan rjedhe ene keta te Top-it, ose jon me leje dhe kon autorizu rojet me update website-in. lol Ky artikull mund te shkruhet keshtu vetem nga nje njeri qe zor ti kete 4 klase shkolle. Turp, sic duken duan te konkurojne me TVSH-ne dhe Klan-in, kuptohet per idiotesira! 

Pse kur ka qene mbushur ndonjehere Topi, qe te rrjedhi tani? 

llogari me gishta Veri, nuk ke c'i thua smiley

Mire ata qe shkruajne budallalleqe dhe paguhen, por ne qe lexojme dhe komentojme nonsenset e tyre!!!!!Me duket se idiotet jemi ne...... smiley

133 mijë e 855 persona dhe koha e shkurtër që kanë kaluar në vend, rezulton që këta të huaj, kryesisht kosovarë, 

Ne kohe te Dulles ka pas qene "vellezerit kineze dhe miqte kososvare", tani kosovaret paskan dale jashte fare dhe qenkan bo "turiste te huaj". Ah qe se kam ate tregimin e Qamil Buxhelit "Turist me qeleshe" ta kisha vene ketu. smiley

ç'ka dash në turqi ky kur ka pas dhe parandjenjë të keqe 

Ishte një parandjenjë e nisur që në Tiranë, ku kishim kërkuar të mos ndodhte.

apo kontra reklamë s'jam kontra as unë por më mirë të na shkruante bukuritë e pushimeve shqiptare çdo ditë nga një shkrim për vendet  e plazhet, hotelet apo fshatrat turistikë ,ç'të ofrojnë e ç'të kërkojnë ;si shkohet dhe çfarë kënaqesish shijon ...etj Si gjithmonë shajë të tjerët kur s'ke ç'të tregosh për veten ?

Një përvojë personale, që mund të jetë e gjithkujt që ka rënë viktimë e këtij biznesi të ndotur 

Tipike per nje pazar turk

Z. Rrozhani, ta kuptoj mllefin, se helbete, ne jemi qelibar per nga ana e biznesit.  Por miqesisht do te te keshilloja te shfletoje ndonje gje tjeter pervec se pamfletave te hoteleve kur viziton nje shtet te huaj.  Te kesh nje ide per tabiatet, zakonet, a qysh a tek.  

Bazaar-i turk (e Lindja e Mesme) e kane fiksim kete punen pazarllekut.  E kane per ofendim nqs nuk negocion.  Eshte tradite e hob, e lezet pazari.  Qindra vjet kete mubabet kane, s'kemi c'u bejme.  Ne pergjithesi guidat turistike lene nje shenim per kete.  

Per te tjerat s'di c'te them, ata/ato qe njoh une, kane kaluar mire ne Turqi, ne Egjipt jo dhe aq.  

Jo mi Monda se dhe ne Egjipt shume mire eshte, leje se ca thone keta. Deti i Kuq eshte nga me te bukurit ne bote per mendimin tim, dhe po te shkosh ne nje hotel tip resort, eshte ne fakt njelloj si ne Turqi. Sa per zakonet e pazarit, njeriu prandaj dhe del ne vende te tjera me pa dhe keto, perndryshe me mire rri ne Shqiperi (ose ne Itali, a ku te jesh) dhe bej pazar te Conadi, Aldi, Safeway...

Permenda vetem pershtypjet e njerezve qe njoh, pra sipas tyre smiley.  

edhe dicka tjeter, jep dhe emrin e agjensise turistike ne Tirane qe ta ka ofruar kete pakete

Jam dakord me gre-wireless. Ketu problemi duket me shume agjensia sesa Turqia. Une kam qene ne Turqi dy here -vetem tre dite ne plazh, pjesa tjeter per vizita sic thote dikush me siper ne vende historike. Turqia eshte nje thesar nga kjo ane, per ata qe jane te interesuar. Do shkoja me shume kenaqesi prape, vetem se tani jam pak larg. Po ashtu atmosfera shume mikpritese dhe njerezit shume te qeshur dhe me nje qendrim qe jeta eshte bere per te jetuar, pra jo shume stress, tamam atmosfere pushimi. Gjynah qe i paska dale keq autorit, po para se te shkosh per pushime duhet te informohesh nga pak nga disa burime.

Dhe nuk duhet te harrohet ajo shprehja, if something looks too good to be true, it probably is!

Hmmm sa te padjallezuar jeni more peshq! Ne fakt me behet qejfi! smiley

Une e hodha nje grep ne nje koment timin me lart kur thashe:

Cili te jete qellimi i ketij artikulli sepse nuk po i jap dum?

- Goditja e turizmit turk qe shqiptaret ti shpenzojne eurot ne Shqiperi apo diku tjeter ...(psh. sikur nuk duhen viza andej nga Kroacia kete vere!!!)

- Thjesht nje eksperience personale

- apo pa qellim fare! Wink

 

Pa hyre ne teorira konspiracioni mendoni kete skenar:

1 - Artikulli botohet nga nje gazete e madhe ne vend ((Shekulli)

2 - Artikulli botohet ne mes te veres kur eshte piku i pushimeve

3 - Artikulli godet nje destinacion te preferuar te turisteve shqiptare jashte vendit

4 - Nje treg i ri i per turistet shqiptare u hap ne Kroaci me heqjen e vizave gjate veres

5 - Turizmi vendas ne Shqiperi eshte ne krize

Tani cdo njeriu me njohuri minimale te biznesit dhe te marketeve do tja kapte syri menjehere se ku rreh ky artikull! As mos e mendoni qe ky artikull eshte thjesht nje eksperience personale e botuar ne nje gazete kryesore me nje padjallezi foshnjarake!!!!!

Dakort Koran dakort, mund te kete edhe paramendime autori, po ka dhe shume mundesi tia kete fut kot, se gazetat e shqiperise e dime qe botojne lloj-lloj budalleqe per te mbush faqet.

Dhe kjo mund te jete! Cdo gje ben vaki!!!  Por nuk ma merr mendja qe ata te botojne artikuj qe luajne me para te madhe ne menyre kaq te padjallezuar!!!!

Ti e di fare mire ketej gazetet sidomos ato kryesoret cdo artikull qe e botojne e botojne per nje qellim te caktuar! Ne baze te keasj logjike ky artikull kerkon te drejtoje ata turiste qe e kane mendjen per pushime jashte shtetit nga Turqia per ne Kroaci (jo ne Shqiperi sepse ata e kane prere mendjen per jashte shtetit sidoqofte)! Psh - nje pagese e bere nga agjensite turistike qe dergojne turista ne Kroaci tek shefat e Shekullit  per nje artikull te tille! (ketej keto jane krejt te zakonshme!!).

 

Olsi paguhet nga agjencite turistike kroate :o

Hehehehehe, vajtjet-ardhjet ne Itali, bllekberrat ... e kuptova nashti. 

Thengjill i mbuluar paska qene ky Olsi! Une e kuptova qe kur tha qe edhe plazhi i Lalzit ishte shume i keq - dmth Turqia keq dhe Lalezi keq - hajde yxhym per ne Kroaci! smiley

kroacia te rrun xhepat mer, nuk krahasohet me turqinine smiley

ska shanse olsi jo...nuk e hane shqipot at koqe ullini

Tushe, mos i hiq buken e gojes dhe bllekberrin Olsit.  Pyes veten sa e ka commission per cdo koker ulliri Olsi? 

.

Jo mi jo me keto vajtje ardhjet ne itali per nje note, apo koha ne pritje per ngarkesen e radhes apo likujdimin e mallit, jone shume here me fitimprurese se agjent turistik,me nje fjale dava spiuni i agjensive turistike. Por ene risku osht shume here me i larte.

Mos e krruj shume me mu... se jam poliagjent.

Te bej brenda dites bashkepunetor te krijeses mitike Obama dhe te coj me kalu pushimet ne Guantanamo pastaj. smiley

tashti pata kohe me e lexu.

nejse, qe autorit i ka ec ashtu ekpserienca personale, kete po e besoj. Por ska pse e pergjithson duke thene 'dont go to turkey'

tjetra qe skuptoj nga gjithe historia eshte pse nuk kane bo llafe, qe i kane mashtru. Une di raste qe kane patur pakenaqesi dhe i kane kap per fyti agjensite aty dhe ju kane nderru dhome, por dhe hotel. Se kuptova pse mendon qe i kishin mashtruar dhe asnjeri skishte pretenduar demshperblim per kete.

dhe e fundit, me sllavet dhe ish-sovjetiket cer kishte ky robi, pse i dukemi ne me te mire se ata ? Apo se pinin pak dhe i hanin koqet  e rrushit e ?

vari lesht si perfundim smiley

Good point!

nejse, qe autorit i ka ec ashtu eksperienca personale, kete po e besoj. Por ska pse e pergjithson duke thene 'dont go to turkey'

- tjetra qe skuptoj nga gjithe historia eshte pse nuk kane bo llafe, qe i kane mashtru. Une di raste qe kane patur pakenaqesi dhe i kane kap per fyti agjensite aty dhe ju kane nderru dhome, por dhe hotel. Se kuptova pse mendon qe i kishin mashtruar dhe asnjeri skishte pretenduar demshperblim per kete.

Keto e bejne akoma me te dyshimte artikullin!!! Sikur ai vertet te kishte ato probleme me pushimet dhe artikulli te mos kishte qellim tjeter atehere e garantuar qe emri i agjensise do te ishte ne artikull ose ai do te kishte kerkuar kompensim!!!! Shume i dyshimte!!!

nejse mo,

une se di nese e ka shkrujt per ti prish pune agjensive apo turqise, se nqs artikulli eshte botuar ne 4 gusht, i rrun trapin agjensive turistike, se ato qe kane pas ndermend me  ik, kane prenotu tashme dhe asnjeri ska asnje mundesi me prenotu me te pakten per ne gusht.

Ata qe dun me shku ne turqini ne shtator pastaj, jane ata te zgjutet, qe e dine mire se ku dhe kur, dhe qe sigurisht nuk pjerdhin per artikllin e rrozhanit ke sheklli smiley

 

Nuk ka si te dihet me siguri si eshte puna e artikullit!  Une per vete nuk kam qene ne Turqi por ka plot ketu qe shkojne atje dhe kane ngelur shume te kenaqur!  Kush e di nga vera qe vjen mos na behet mbare! Te kemi shendetin deri atehere! smiley

shnetin vlla shnetin

te jemi me kome e me dore si i thone, se te tjerat gaditen smiley

 I LOVE CUBA. Qetesi socialiste si tek Adriatiku ne kohe te Dulles, plazhet me rere te bardhe dhe palma mbi detin jeshil, ne njeren dore shishen e Rumit dhe ne tjetren nje big cigar dhe jete te gjate Fidel Castros, se po ndryshuan gjerat atje, per tre breza tranzicion smiley zor se ja shofim me bojen.

 

Ehhh mer kanadez, bej qejf bej.  Po nga nahija jone te vene vulen e tradhtarit po turistove ne armikun e rrezikshem.  Edhe ndonje sypetrit qe niset per ne ate vend te rrezikshem i bie nga nahija/aeroportet Cuba-friendly tuajat smiley.

 E po keshtu u ndane ketu pune. Ju e merrni kalane nga jashte, ne nga brenda. smiley Te dy per nje qellim luftojme. Po te me degjosh mua, bjeri njehere ketej nga Kanadaja per ne Cuba. Eshte shoqeri ne zhdukje. Pas dy tre vjetesh kam frike se do jete teper vone, mos o Zot. Eshte njesoj sikur kthehesh mbrapa ne adoleshence dhe ke dale tek Fusha e Dibraneve per te pare "te medhenjte" qe kane dale te luajne futboll me lagje, ndersa ti mbane nje rrote buke 50-she me vaj e sheqer qe e kafshon ngadale per qejf tend!

Ore nuk jane fare budallenj dhe ai Zhizheku me shoke!

Me vaj me kryp te lutna shume.  Me kryp dëti, derman smiley.  

Sounds lovely smiley.

PF, sa here m'bi rasti me pa naj dokumentar per Korene e Veriut ose Kuben, harrohem dhe m'krijohet ideja se do shof naj fytyre te pame, aq ngjashmeri kane. Para 1 muaj m'duket ishte nji per Korene te bbc dhe meqe kto kerkun me pa jeten ne ndonji kooperative, i cun te njoni, ish-veteran me tavolinen e mushme me fruta etj. Thoshte pastaj kjo gazetarja: mesuam me vone se shtepia e tij perdorej si ekspozite dhe u tregohej cdo gazetari ose te huaji dhe ai pensionisti perseriste te njejtat fjale.

Cdo njeri qe kam pyt per Kuben, eshte i impresionum, sidomos prej cmimeve te leverdisshme

Eh c'te bej qe nuk me dalin fotot, po kam ca fotografi me dyqan ushqimore, mu sikur ke ndalu ne 1980 tek ushqimorja e Shen Mrise ne te majte te rruges, kur shkoje per Kukes. smiley

Per cmimet, heren e fundit bleme $360 puro ne dyqanin e valutes ne aeroport. Vlera e tyre ne dyqan ne Toronto 1600$.

o PF,

Aq zili te kam per ate Cuben, sa jam gati ta hedh pashaporten Amerikane poshte per ate vend. Me te degjume e kam, po ata qe me kane fol (shqiptaro-kanadeze), s'jane dallaveraxhinj.......

smiley

 

P.S Kuptohet pushime....

 Ore jam kurioz. Juve nuk ju japin vize, nuk ju pranojne ne Cuba apo ju rrasin mrena si diversant ne Amerike po shkelet atje. P.sh ca te pengon ty qe te marresh linjen nga Kanadaja per ne Kube?

Kubanët jane mileti më i edukuar, me i kulturuar i Amerikes Latine, biles i krejt Amerikave.

Kuba ose melankolia e te pamundures... 

Kuba forever !

Vjet isha ne Karpen dhe , ka qene fantastike,pak njeres,uji i nxehte dhe i pershtatshem per not. pra ka qene  e paharueshme.As qe kisha mendue me shkue diku tjeter pos Shqiperise.Deti yne   dhe plazhet jane te shumta ato jane me qindra kilometra.Mendoj dhe veproj keshtu, ndoshta se jam nga jashte  dhe me terhjek atdheu  por disi ,ne Shqiperi e ndjej vehten si ne shtepi.Kryesorja eshte kushtet pak te mira,uji per nje banjo te  mire,rruga eshte me rendesi .Nje e shemtuar eshte  ,qe ne joshemi pas "te pasurve" qe vijne dhe ndertojne hotele  evilla krejt ne qender dhe i privatizojne plazhin ,keshtu qe kudo qe kethen nga rruga  te duket se hyre ne  prone dhe parking privat , fjala eshte per Durresin ,aty eshte katastrofe.kurse nuk eshte keshtu ne vendet tjera.

Pa u futur ne pershtypjet dhe interpretimet qe autori dhe komentatoret japin per plazhet neTurqi, them se shqiparet kane nevojeakoma te ndihmojne hotelet shqiptare ne fillim , para atyre turke e malazeze. Shqiperia ka plazhe me jodio qe mund te shfrytezohen shum mire nga njerzit, kuptohet nese bashkite dhe komunat i ruajne pa betonim. Hotelet dhepallatet duhet te ndertohen gjithmone pas reres.

Po ne shqipot brenda kufirit duam vize per te ikur ne Kube? Per mua, e ka fajin Havana dhe Robert Redford smiley

Ana, nuk duhet vize per te vajtur ne Kube. Une kam qene me pasaporte shqiptare dhe te japin vize kur hyn ne Kube si gjithe te tjereve.

Mos be gabim te shkosh atje se eshte sketerre. Edhe une kisha nje ide romantike te inspiruar nga filma qe pasqyrojne Kuben e viteve 50. Por ne te vertete Kuba ka mbetur ne vitet 50 nga infrastruktura.

Vend i varfer ne maksimum. Njerez te lodhur, te vrare, pa dinjitet. Me kujtohet Shqiperia e viteve 80. Punonjesit e resorteve i shikojne turistet se si ti zhvasin. Plazhi eshte i bukur, por kushtet jane shume me te mira ne Republike Domenikane ose Mexike.

Sidoqofte nqse do ta shohesh Havenen si nje muzeum, shko rri tre-kater dite atje dhe plazhin shko beje nje shtet jo-komunist.

Pa u futur ne pershtypjet dhe interpretimet qe autori dhe komentatoret japin per plazhet neTurqi, them se shqiparet kane nevojeakoma te ndihmojne hotelet shqiptare ne fillim , para atyre turke e malazeze. Shqiperia ka plazhe me jodio qe mund te shfrytezohen shum mire nga njerzit, kuptohet nese bashkite dhe komunat i ruajne pa betonim. Hotelet dhepallatet duhet te ndertohen gjithmone pas reres.

Po c'eshte ky mentalitet i mykur mo Pjer Thomas?!

Njeriu shkon per pushime per te shlodhur e per te kenaqur veten dhe te dashurit e tij, jo per te permbushur ndonje mision patriotik

Dhe, nqs. do ta dish, e vetmja menyre per te ndihmuar me te vertete hotelet shqiptare sot eshte qe t'i bojkotojme ato, persa kohe qe nuk do te ofrojne nje sherbim qe te meritoje cilesimin si turistik dhe si prites.

... dhe per sa hohe qe nuk do te kene nje raport te logjikeshme: cilesi kompleksive (perfshire edhe cilesine e vendit, Shqiperi) - kosto

Olsib, me ty jam qe njeriu shkon me pushime per tu shplodhur, dhe une vij ketu per tu kenaqur, pavarsisht se kafsha Berishe me administraten e tij, me lodh, me vjedh kohen. Por une fola nga faktori ekonomik, une dhe shum te tjere, perfshi dhe kosovaret, preferojme -persa kohe qe ekonomia jone eshte ca e dobet dhe turizmi jo dhe aq i afirmuar- ti harxhojme ato euro ne Shqiperi, se sa ne Turqi, France, Spanje, Greqi, Kroaci etj, sic veprojne disa shqiptare, qofte dhe emigrante. Sa per ato hotele shqiptare qe nuk e kryejne sherbimin mire, nuk respektojne bujtesin, natyrisht qe eshte mire ti bojkotosh si mesim per ta. Ne fakt une e shoh dhe ketu ne plazh, qe kete vit ka me pak kosovare, e thone dhe vete hotelxhinjte dhe familjaret prites, pra si duket ata nuk kane mbetur dhe aq te kenaqur, sic e kuptoj une. Por shyqyr ky boshllik eshte mbushur nga te huajt qe jane shtuar kete vit. Si duket puna jone (e shum emigranteve qe propagandojne per natyren dhe shoqerine shqiptare) ka bere punen e vet, shum me teper se ai spoti qe qeveria e Buall Mavrise ka bere tek CCN .  

Sqiperia eshte vend i bukur, dhe i varfer njekohesisht.

Personalisht mendoj se pushimet ne Shqiperi, jane te barabarte me papunesine. Pushime= papunesi. Pak leke, shume shoke, qef paraziti.

Para 4 vitesh, kam qene ne Turqi, Antalija, muaj mjalti, jashte sezoni tetor, 32 Grade max-24Grade min, dhe ishte hera e pare dhe e vetme ne jeten time, kur me bashkeshorten ishim vetem (pa njerezot e gruas dhe per 11 dite s'na ra nder mend per njeri) 1300 Euro all inkluziv, (sot eshte 2400 Euro) na iku petlla. F.R Hoteli 5 yje.

Si ne ishte edhe nje cift kosovar, me femije 1.5 vjec, por pushimet i kaluan zeher, iken 5 dite paraedhe pse ne kosove kishin paguar 1800 Euro per te njeten pakete. Gruaja rrinte me femijen, i shoqi shetiste gjithe diten, ruse, bjelloruse pakufi, argetim e xhelozi pafund,  femija donte sherbim qe ia jepte vetem gruaja, merrte 2000Euro rroge shoqja tek UNMIK . Keshtu qe iu prishen pushimet  e iken. 

Prandaj mendoj se eksperiencat jane personale, por ka rendesi edhe menyra se si i shijon. Per mua Turqi e s'ka. Stambollin e kam vizituar me shpesh. Ai me ngjan si Tirana pas 40-50 vitesh (per organizim por jo per histori). me 800 Euro pa agjenci turistike,  i kalon 4-5 dite cift me 3-4 Yje dhe shikon, zbulon, viziton.

Eksperienca e artukull shkruesit eshte tejet personale, titulli i artikullit eshte abuziv dhe ska aspak lidhje me realitetin, ne pergjithesi, dhe mendoj se shumica e shkruesve po ndajne te njejtin qendrim.

Personalisht mendoj se pushimet ne Shqiperi, jane te barabarte me papunesine. Pushime= papunesi

Skena me absurde ose surrealiste qe kam pare dje: Ne semafor, po prisja te hapej jeshilja, dhe ishte nje nga keta lypsaret, burre, ndoshta tek 30-40, s'mund ta dallosh xhanem c'moshe kane ata, kishte veshur i ziu nje bluze ku qe shkruar "I need hollidays".

Per te qeshur e per te qare bashke.

Po vendin ku ai donte te shkonte me pushime nuk e thoshte? Ata nuk pranojne vende sa per te kaluar radhen! smiley

Gruaja rrinte me femijen, i shoqi shetiste gjithe diten, ruse, bjelloruse pakufi, argetim e xhelozi pafund,  femija donte sherbim qe ia jepte vetem gruaja, merrte 2000 Euro rroge shoqja tek UNMIK . Keshtu qe iu prishen pushimet  e iken. "

Po ky trimi paska shkuar me pushime me familjen dhe shetitka lart e poshte pas ruseve duke lene gruan mbyllur ne shtepi me femijen! Hajde patriot hajde!!!! Jo pushimet te prishen por ai meriton nje f*ck off te mire qe te mos e shikoje me pragun e shtepise ... e ka fajin vete gruaja qe duron aq shume!!! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).