Marre nga faqja zyrtare e Universitetit te Vlores: http://univlora.edu.al/


Peticion

Drejtuar: Kryeministrit te Shqiperise, zotit Sali Berisha

I nderuar Zoti Kryeminister,

Ju parashtrojme kerkesen e meposhtme :

Te lejohet Senati i Universitetit qe te perdore fondet e brendshme te Universitetit per te rritur rrogat e pedagogeve te universitetit sipas performances ne pune te secilit e cila do te percaktohet nepermjet strukturave akademike te Universitetit te Vlores (UV).

Arsyet jane si me poshte:

* Universiteti i Vlores ka praktikuar gjate ketyre 2 viteve metoda te ndryshme nga universitetet e tjera te Shqiperise. Metoda te cilat kane dhene rezultat jo vetem ne anen akademike dhe shkencore, por edhe ne ate financiare.  Me fondet e sotme te brendshme te universitetit ne mund te perballojme nje dyfishim te rrogave te stafit tone.
* Kostoja e nje studenti ne UV eshte rreth 25% e kostos se studentit ne universitetet e tjera shqiptare. Kjo ulje e kostos ka ardhur si rezultat i rikonceptimeve bashkekohore te programeve dhe drejtimit te ri te universitetit. Fondet qe mbeten nga keto kursime tashme nuk po perdoren.
* Rritja e rroges se pedagogeve do te permiresonte dukshem performancen e tyre ne pune dhe do ta conte UV drejt standarteve bashkekohore nderkombetare.
* Nje mase e tille ka mbeshtetjen e plote te sindikates se pedagogeve te Universitetit te Vlores.
* Mendojme se eksperienca jone eshte nje risi dhe ne Universitetin e Vlores mund te zbatohen metoda te reja me te decentralizuara per arsimin.
* Kjo rritje e pages do te ishte ne koordinim te plote me vizionin Tuaj per rritjen e standartit te jeteses per kolektivin tone.
* Kjo rritje e standartit te jeteses per ne nuk do te prekte buxhetin e shtetit. Nje eksperience si kjo duhet perkrahur dhe nxitur per gjithe institucionet.

Lista e personave qe kane firmosur kete peticion

1    Tanush Shaska
2    Albert Qarri
3    Eustrat Zhupa
4    Amali Cipi
5    Lulzim Hajnaj
6    Dorjana Klosi
7    Artur Elezi
8    Ermir Xhindi
9    Pranvera Resulaj
10    Adriatik Malaj
11    Bledar Toska
12    Filloreta Madani
13    Silvana Kalemi
14    Oltiana Muharremi
15    Evelina Bazini
16    Ilirjana Sino
17    Erald Pelari
18    Aleks Trushaj
19    Ervin Ruci
20    Luan Hasanaj
21    Kozeta Hyso
22    Pellumb Cacaj
23    Mira Shehu
24    Odise Çaçi
25    Kristofor Lapa
26    Djana Ilia
27    Entela Avdulaj
28    Petrit Taraj
29    Dorjana Feimi
30    Enida Pulaj
31    Luciana Koprencka
32    Edmira Cakrani
33    Rezart Hoxhaj
34    Alma Bregaj
35    Dorina Mino
36    Silvana Mico
37    Besjana Osmenaj
38    Jorgo Mandili
39    Suela Balilaj
40    Lorena Canga
41    Valbona Tahiri
42    Arjan Gjikaj
43    Valbona Gjini
44    Elona Seferi
45    Terida Mehilli
46    Ilda Kanani
47    Besmira Çela
48    Zamira Alimemaj
49    Eriola Hoxha
50    Denada Kasemi
51    Flora Qarri
52    Farie Hodaj
53    Roneda Mucaj
54    Saimira Durmishi
55    Vilma Bello
56    Nevila Furxhi
57    Loreta Alushi
58    Meri Gjoleka
59    Ina Sokoli
60    Armela Panajoti
61    Mirela Çepele
62    Gladiola Naka
63    Ilirjan Lipi
64    Rudina Cercizaj
65    Klaudja Guga
66    Matilda Veliu
67    Ylldeze Sokoli
68    Vitori Hasani
69    Erida Prifti
70    Krenar Ibrahimi
71    Hajdar Kicaj
72    Olsi Vangjeli
73    Fioralba Vela
74    Evis Allushi
75    Rezarta Petani
76    Ermelinda Kordha
77    Neime Pjerro
78    Rozeta Luci
79    Vasilika Prifti
80    Majlinda Zahaj
81    Frosina Londo
82    Nicola Corriero
83    Gertian Balliu
84    Vasilika Kafia
85    Mimoza Canga
86    Artion Kashuri
87    Xhiliola Agaraj
88    Valmira Hoxhaj
89    Lubjana Beshaj
90    Ervisa Kosova
91    Besiana Llupo
92    Ndriçim Sadikaj
93    Elmira Kushta
94    Dorina Hoxhaj
95    Yllka Bilushi
96    Rezart Muco
97    Anila Duka
98    Emirjona Kicaj
99    Arjeta Mullai
100    Fatjon Musli
101    Evisa Alizoti
102    Miranda Pajo
103    Suard Alizoti
104    Arben Baushi
105    Ditjon Dafa
106    Amenolda Prifti
107    Aranit Gjipali
108    Arbana Zhabaj
109    Amarilda Prifti
110    Fatlinda Shkurti
111    Rudina Alimerko
112    Aurela Saliaj
113    Erjona Dervishaliaj
114    Rozana Liko
115    Entela Mustafaraj
116    Shkelqim Sinanaj
117    Ermal Xhelilaj
118    Vasilika Kalluci
119    Gjergji Toska
120    Dorjan Tozaj
121    Fatjona Sakaj
122    Elona Musaraj
123    Mariglena Meminaj
124    Etjona Hoxha
125    Borana Loshi
126    Jezerca Hodaj
127    Adriana Gjika
128    Juljana Xhindoli
129    Adiola Gjoka
130    Rezarta Brokaj
131    Genci Zaka
132    Enkeleida Petanaj
133    Marsela Harizaj
134    Petrit  Kotori
135    Engjell Licaj
136    Bilal Shkurtaj
137    Agron Dukaj
138    Miftar Ramosacaj
139    Elda Ramaj
140    Spiro Caushi
141    Vladimir Xhelili
142    Veledin Cako
143    Mimoza Xheladini
144    Yllka Kreshpa
145    Ervin Bacaj
146    Shkelqim Hajrulla
147    Hatixhe Likaj
148    Marinela Muco
149    Hedersona Xhindi
150    Benuela Veshaj
151    Ilir Kanaj
 

37 Komente

per te rritur rrogat e pedagogeve te universitetit sipas performances... 

Dhe ketu e nderpreva leximin dhe thashe te shkoj e te performoj ndonje gje tjeter me te dobishme.

Ja dhe nje peticion tjeter nga U-Vlora:

Gazeta Shqip | Skerdilajd Zaimi | 6 gusht 2010 |

Rektori i Universitetit të Vlorës pak ditë më parë ka dërguar një tjetër peticion pranë Kryeministrisë. Këtë herë për të treguar indinjatën e profesorit të larguar nga Universiteti i Vlorës, për shkak të titullit të munguar. Në peticion thuhet se:

“I nderuar zoti Kryeministër,
të nderuar anëtarë të KALSH-it.

Sot u njoftova se Quang Hoang nuk do të kthehet më në departamentin e matematikës në Universitetin e Vlorës për vitin e ardhshëm akademik. Kjo, falë mohimit të titullit Profesor i Asociuar që iu bë nga Ministria e Arsimit dy muaj më parë. Quang ishte diplomuar me doktoratë nga Princeton University në 2008. Princeton është padyshim shkolla numër 1 në botë në matematikë. Ndoshta ishte i pari i diplomuar në Princeton që punoi në Shqipëri dhe mundet të jetë edhe i fundit.

Uroj që të gjithë ata që ka promovuar ministria gjatë këtij viti të kenë qenë më të mirë”.

Me nota ironie, por edhe keqardhje, peticioni mban emrin, mbiemrin dhe firmën e rektorit të Universitetit të Vlorës, Tanush Shaska.

pedagog = hajdud me shkolle

i/e pa-afte, vend pune me poste nga X apo Y parti apo individual

Kjo eshte pasqyra e pedagogeve te Shqiperise keto dite. Ne Shkoder nuk te jepnin noten pa 100-200 Euro, ne Tirane po ashtu por me shume me te madhe, dhe ti linin ne klase edhe pse nuk i korrigjonin fletoret e provimit - si te shkencat ne Tirane qe ishte bo boze

e pyeta nje here zyshen une per nje pyetje qe nuk e kuptoja mire

dhe ajo me kapi nga faqet dhe me tha: xhan i zyshes, duhej te mendoje me perpara per zyshen ti, qe zysha te mendoje per ty tani

ehhh...

 Shume bukur Shashka !

* Kostoja e nje studenti ne UV eshte rreth 25% e kostos se studentit ne universitetet e tjera shqiptare.

Ndonje ide per uljen e tarifes se shkollimit ka , apo direkt ke rritja e pagave ?

Tani me degjoni mu ju qe keni korr kaq shume suksese per dy vjet :

Prisni dhe 3-4 vjet te tjera, te ballafaqohen trangujt e serres qe keni ne perdorim me tregun e punes dhe pastaj kerkoni rritje page e perzevative falas. smiley

Kjo Hedersona Xhindi paska emer te bukur. Duhet te kete nja 20 vjet pune akademike kjo e i duhet ngrit rroga.

P.S. Kot me pyt : nuk jane shume 151 veta ne pune ne nje Universitet si i Vlores?

Duhet shtuar nje pike ne fillim:

* Ne 3 mije vitet e fundit, eshte hera e pare qe nje universitet ne qytetin e Vlores rezulton me fitim per 2 vite rjesht.

 

Sa negative qe jeni, o njerez! Keta nuk po kerkojne para nga qeveria (i.e. nga taksapaguesit): kerkojne te dyfishojne rrogen me burimet e brendshme, me qellim qe mos te behen legena t'u marrin studentave, sic eshte norma ne gjithe universitetet e tjera - C'ka per t'u folur me kaq neveri ketu? - Ah po, p...et e medhaja qe nuk ua nxene pantallonat! Vec mendja juaj u pelqen! Shume kokeqypa paski qelluar bre! smiley

 Ja nje pergjigje nga nje kokqyp :

Disa emra ne liste , nuk jetojne fare ne Shqiperi dhe kane firmos peticionin.

Disa emra ne liste nuk kane mbushur akoma 1 vit qe jane pjese e stafit akademik.

Disa emra ne liste jane si kjo cupa me poshte qe eshte sekretare e gjuheve te huaja :

Adresa Rr.Sadik Zotaj. L.Isa Boletini. Vlorë.
Telefon 00355533224242
email hxhindi@univlora.edu.al
Shtetësia Shqiptare
Ditëlindja (Dita, muaji, viti) 19/07/1980

ARSIMIMI
• Periudha 1999-2003
• Emri i institucionit Universiteti i Vlore Fakulteti i Marines dega Navigacio
Titulli i kualifikimit të dhënë Navigatore per Anije civile te te gjitha tipeve

FORMIMI PROFESIONAL
• Subjekti kryesor
Kam perfunduar kursin 2-mujor per komjuter ne qendren e
formit profesonial “The Future”
• Subjekti kryesor
Kam perfunduar kursin 9-mujor te gjuhes Angleze ne qendren
e formit profesonial “The Future”

TRAJNIME
• Subjekti kryesor Trajnuar mbi manaxhimin e qendrave per keshillimin e
formimit te studenteve

EKSPERIENCA PUNE
• Kohëzgjatja 2004-2005
• Emri dhe adresa e punëdhënësit Universiteti “Ismail Qemali” Vlore
• Pozicioni i punës Sekretare e qendres se keshillimit te studenteve”
• Kohëzgjatja 2005 – 2008
• Emri dhe adresa e punëdhënësit Universiteti “Ismail Qemali” Vlore
• Pozicioni I punës Laborante e gjuheve te huaja dega Anglisht- Italisht

Emri dhe adresa e punëdhënësit Universiteti “Ismail Qemali” Vlore
Pozicioni I punës Aktualish Sekretare e Departamentit te Gjuheve te Huaja

GJUHË TË HUAJA ANGLISHT , ITALISHT
AFTËSI TEKNIKE Microsoft – Word;

 

O koth, pse be sikur ke bere ndonje "zbulim" te madh? Fakti qe disa prej pedagogeve aty jane githashtu pedagoge gjetke (ne US p.sh) nuk do te thote se s'kane te drejte te firmosin. Ata shkojne japin rregullisht leksione ne UV (si A.Elezi apo ndonje tjeter). Pastaj, c'rendesi ka sa vjet ka ne pune dikush qe eshte ne liste? Dhe se fundi, ndonje resume te ndonje pastruese nuk gete te na e postosh ketu? Kjo vec sa shton tek argumenti qe une shkruajta me siper: keni tendence te pajustifikuar per t'u bere negative. Nejse, puna juaj. Perseri, kokeqyp ngelesh... smiley

 Ketu bejme diference ne vllai. Jam duke te thene qe nuk behen punet me peticione se ka i here ato jane subjektive, sic je ti qe me quan mua kokqyp smiley

Por une per fat e lexoj me vemendje nje gje para se ta komentoj, dmth nuk lexoj vetem komentet e kokqypave. ( nuk e kam fjalen per ty ) 

Po deshe te botoj dhe VC-ne e Shashkes por nuk ndryshon gje kjo ne faktin qe perpara se te ballafaqohet produkti nuk mund te thuash se kam nje te tille te suksesshem.

Mendesi "e prape"  e matematikes qe e merr rezultatin vetem ne leter. 

Permetar ! Kam taku nje studentin tend qe u kishte mesuar nxenesve te vet se 24 - 17 = 5 . smiley

Aq i duhet rezultati prandaj kembengulte ne te veten !

P.S. Kam nje mik influent tek Shashka. A te ben pune atje ku je , nese shenon ne CV qe je lektor ne UV gjate pushimeve qe ben ne memedhe ? smiley

Mos trazojme kete pune me shume, po e leme vetem tek autonomia ( e cila mund ta perfshije indirekt kete punene pagave ) .

ka edhe me keq

eshte nje ermira shara ...gruaja e sapo te shkarkuarit me unanimitet agron shara....e nderuara ben shefe administrate

edhe nje tjeter me keq akoma

mimoza xheladini......kushirira e burit te mires, gruas se agronit te shkarkuarit te qarkut......e pushuar per vjedhje ne kesh....ben kancelare ketu ne universitet tek ne

ka edhe me keq fare

sa shume me keq ka miqte e mij

ai  vetem universitet nuk eshte

qenke interesant ti!!

prape fyellit ne nje bire i bie

shaska ne nje institucion publik beke leke qe i dalkan teper,  e poara si i beri, pasi leket i lishte buxheti jo ai, pra nxori leke teper duke mos lozur te tijat, e dyta. ka ritur gjithe taksat e regjistrmeve dhe provimeve per studentet e ngrate dhe i dalkan leke teper

tani kerkon po nga leket e shtetit, qe thote qe i ka nxjere vete, po te doje ti nxjeri ta hapi nje ndermarje private kerkon roge per vete.

me qe i dridhen leqet e kembeve se miku i tij shara iku me patkonjte perpjete u thote budallenjeve te mjere

bejuni me mua se do ju dyfishoje rogat

 

aj tung

Koth,

peticionin mund ta firmos dhe une dhe ti. Ndoshta jo te gjitheve do t'ju rritet rroga.

shiko, eshte pune tjeter qe Shaska nuk ka patur dhe nuk do te kete ndonjehere takt dhe kjo e demton. Po nuk mund te thuash qe prisni nja 3-4 vite pastaj kerkojeni kete si shperblin nese jeni aq te mire sa thoni. nuk funksionojne gjerat keshtu.

llogjika eshte e thjeshte, sic ka qene 3000 vitet e fundit smiley

nese do te jesh me i miri duhet te marresh ne pune me te miret. dhe per kete duhet te paguash rrogat me larta. Shaska thote qe une kam bere menazhim te mire dhe kam para t'i rris rrogat nga te ardhurat e brendshme. Kam dhe leke qe mund t'i perdor per investime ne shkolle pa pritur burokracite e qeverise. Per kete ishte kundra ministrit ne ligjin e ri per arsimin.

 Firmose xhan por une jo.

Kjo rritje e pages do te ishte ne koordinim te plote me vizionin Tuaj per rritjen e standartit te jeteses per kolektivin tone.

Parimisht mund te them qe u duhet rrit autonomia, por te drejta mbi parate ketyre rektoreve apo dekaneve nuk u duhet dhene. Nuk e kam me Shashken por nese te jap shembuj ketu se per cer monstrash behet fjale te iken truri i kokes.

Sa kohe qe kjo leter behet publike vetem sa me takon ta komentoj. Puna e 3-4 vjeteve lidhet vetem me faktin se imazhin e shkataruar te universiteteve tona, pa perjashtim ( cilesi bernut ) e kane bere me duart e tyre keta apo shoket e ketyre qe duan paga te dyfishuara.

Nese me ben fajtor per kete , kerkoj ndjese, ne te kundert prano qe u kam dhene me hater te presin 3-4 vjet per te pare ballafaqimine preoduktit te tyre ne treg.

Po keshtu me navigim e me firmosje te shokeve te peticionit sikur nuk shko.

P.S. Aty ka emra qe kane vetem 6 muaj qe punojne ne UV dhe duket qarte qe as kontrate perfundimtare nuk kane , leri me te tjerat. Kane marre status Pendangog  per te gjet ka i burre smiley

Ato para qe jane kursyer te shkojne per Universitetin "Ismail Qemali" (shikoni se si ky fare rektori perdor vetem UV), per ambiente me te mira, pajisje etj. por jo per rroga pedagogesh te cilat me sistemin aktual rriten nga qeveria. Kush na siguron ne si publik qe keta nuk do te abuzojne ne kurriz te studenteve per te rritur rrogat e tyre?

 Pse komunikojne me Kryeministrin personalisht Pedagoget ? Kjo eshte metoda e  punes?

Nuk ka ndonje ligj qe rregullon problemet financiare te Universiteteve? Se i bie qe, cdo Uni, kur eshte ne hall, shkon e i lutet Allahut,ose Padishaut atje ne Tirane dhe jo ligjit apo institucionit perkates, qe keto institucione duhet te udhehiqen!???

Nejse kot dhe une, thjesht nje opinion! Se psene nuk e ka gjetur Sterjo Spase dhe jo ta gjej kush, bile edhe keta Pedagog., me keto peticione, ja fusin kot, se Peticioni nuk eshte per nje shoqeri si ajo shqiptare!!, (vlersohet atje ku vlersohet, jemi larg).

Qeveria ose Padishau, po ju rruajt mjekra, mire, po s`ju rrua, s`ke ci ben, i thone Padishah! 

smileyNe linja shume te trasha,  qenka e bukur kjo pune. Shteti te jep X lek per te kollondris universitetin. Ti perdor vetem 0.25X dhe tjetren do ta kthesh ne shperblime? Semos ju shko ne mendje qe me ate 0.75X tju lehtesoni jeten konviktoreve me noi burse mujore psh, noi laborator te ri a me the e te thash...

Normal qe eshte e drejte e tyre te kerkojne menyra per te rrit te ardhurat, por perse mos te gjehen ato me te ndershmet? Pshemull pse mos te punohet me privatin per projekte te ndryshme mbi te gjitha fushat.. Perqindje e te ardhurave ti kalojne pastaj si shperblime. Shume profesore kete e bejne zakonisht ne privat dhe une kete e kuptoj, merr 2-3 student, bej dy tre projekte dhe tutje. Kjo praktike, qe ne fakt eshte e jashteligjshme, duhet futur ne shinat e institucionalizimit dhe ligjerimit.

Këta janë ata që nënshkkruan dhe atë ultimatumin me "Deutches Machines"? smiley  

YYYYY sa kusherij me paskan dale  ?  smiley

Ne qoftese Elezi osht ai qe njoft une i biri Shaqos , hallal i qofte.Ishte nje e ardhme e mrekullueshme per Shqiperine ne cdo fushe .

Koth i nerum !

Leni  te morin pare . Mos ua prish peshqerve dhe Shaskes . Pare kane per te more se po qe se pret qe megjithmen te kene vlera per te cuar venin para .... ka per t'ja kalu UV e Matit te Ri smiley Jo nga ata qe :

njezete e ca minus ca mbeten ca te tjera ..... po nga ata qe me i vrime Vuvuzeli can dyzina vera veshi  . Dhe me e bukura osht se e qujne melodi smiley

 

 Kjo tregon edhe nje here se sa intelektuale jane intelektualet tane, se sa poshte ka rene arsimimi.

Si more ketyre u teprokan ca para!

Po policet e nderhyrjeve te shpejte c'duhet te bejne? Po zjarrefikesit? Etj. 

Si mundet qe "profesore" nuk kane idene e parimeve te financave publike?????????? Se si ndertohen pagat? Buxheti?

Ky VERSISITET (Universitet) duhet mbyllur.

 

kete shashken e vuri sala qe te hiqte emrin e univ. dhe tani qe e realizoi i kerkon 'restot'.C'far dreq virusi paska qene ky [klosius velius lubonjus]qe ka infektuar pothuajse gjithe intelektualet[?]  shqiptare;Vuri emrin univ. sali berisha mbase te realizon kerkesat por edhe ky nuk tingellon 'europian' ose me mire vurja univ . vasil bollano dhe s'do kesh nevoje per rritje rroge,le qe duket dhe bukur -universiteti VASIL BOLLANO  vlore

Koth, po flet sikur per here te pare po degjon per universitetin e Vl dhe Shasken.

Ai miku i Permetarit (dhe djali i mikut te Idrisit smiley ) qe eshte ne liste nuk e merr rrogen nga te njejtat burime qe e marrin keta pedagoget e tjere, dmth nuk ndikohet nga keto peticionet po perseri e ka firmosur. Nuk e di se cfare detyrash ka Sona dhe sa i ndikohet rroga (meqe ra llafi e kam patur shoqe banke ne fillore smiley ) po ketu sekretaret kane ne dore buxhetin e departamentin (me firme nga shefi per zera te vecante) dhe nuk kane CV me te mire.

Mendoj komplet te kunderten tende se si mund t'i stimulosh punonjesit per te rritur performancen dhe cilesine e universitetit. Ti thua punoni mire per nje numer te pacaktuar vitesh dhe ndoshta ne nje te ardhme do shperbleheni. Shaska thote qe me lejo t'i paguaj me shume me leket e universitetit, pa dale me shume leke nga xhepi i qeverise dhe keshtu edhe thith profesoret me te mire te pakten ne Shqiperi dhe me ate rroge edhe keta qe kam do mendohen 10 here para se te bejne pislleqe. Shperndarjen e rrogave mund ta beje ne shume menyra, nuk mendoj se do i permbahet rritjes dyfish medoemos per cdo punonjes.

I kemi gjetur gjithnje dicka per t'i kritikuar Shaskes, po tani po me mbushet mendja qe eshte rektor i mire. Ka siguruar nje surplus per universitetin dhe me kete po mundohet te rrise cilesine. Cfare mund te presesh me shume nga nje rektor. Tani muhabeti nuk filloi me kete peticion. Shaska priti per ligjin, por ministri (dhe KM) i thane na vjen keq por ligji do i kapi te gjithe dhe nuk mund t'i leme te lire rektoret ne gjithe republiken, pavaresisht punes tende te mire (ky ishte dhe mendimi i ketij bllogu ne e mbaj mend mire). Shaska i thote, ok, nese ke problem me rektoret ne pergjithesi, mbaje ligjin si te duash, po me jep mundesi mua te bej ato qe kam planifikuar me nje nje vendim KM. Edhe pak dore e lire i duhet lene. Nuk e meson dot bicikleten po nuk dole ne rruge.

Gre .

Je nderhyres i arsyeshem e i kendshem  dhe shpesh i gjej me vlere postimet tuaja . Por ne kete rast futja nen nje rresht me ate personin e Historise se Pyllit te Carshoves sikur me tingelloj jo fort mire.

Une ( gjithnje ne se eshte i njejti ) kam njohje qe kur ai shkelqeu ne moshen e pjekurise ne Elbasan . Ai ishte femije e nje prindi te "ndeshkuar deri edhe me akuzen "veprimtari armiqsore" por fale talentit , edukates familjaredhe vetive te tij personale ai e hapi rrugen me dinjitet jo duke perfituar nga Shaskerite Politike!

Ne se pasqyron Kulture ne firmosje ajo eshte nje kulture gjithperfshirese e kultures se atij  brezi . Kur shikojme sot se si shakaxhijtee perparimit me ne krye Mullahun si k/ minister dhe nen Mullah ne drejtimin e Ministrive perfshi arsim-kulturen marrin miliona vetem kush Vjedh me shume e kush Zgerdhihet ne Televizion, them se pedagoget e kujtedo rrangu kane te drejte te kerkojne dhe tu realizohet nje gje e tille.

Jam plotesisht me Koth kur diskutohet nje problem i tille duke e shkeputur nga pamja e plote e Memdhembjes kut te gjithe duan dhe s'merret vesh kush, ku  e per cfare jep ?!

Edhe  soc . qe ishte i varfer e kishte nje strategji te tille .. Paga jo te barabarta e te rrafshuar , pa dhene prova e pa nxjerre produkt !

Por gjithsesi mania per te ngritur shkolla ne rrangun e Universiteteve me paga mesonjesish nga shteti eshte marrezia e rradhes se strategut te Universiteteve te Qelepidhzes dhe Ver Topit k/Mullahut Sali.

Dhe nga kjo rrokopuje Groteske e nje shteti karagjozesh me Universitete ,eshte qe eshte si Universitet dhe jane qe jane si Mesues ( megjithse Emin e ka merzite Bircja si pedagog smiley ) perse te mos kene paga te larta ?

Pavaresisht se mund te debatohen metodat qe perdor UV dhe Z. Shaska, ai dhe koleget e tij kane bere nje revolucion te vertete ne kete universitet i cili mund te konsiderohet nga me te miret tani ne vend.

Nga ana tjeter e kuptoj frustrimin e tij se ky vend nuk ecen para kollaj se ka lloj lloj rondokopesh.

Suksese atij dhe kolegeve te tij!

Ideja e shpërblimit të atyre që bëjnë punë të mirë, është e njohur dhe funksionon kudo. Ja një shembull këtu: http://www.youtube.com/watch?v=Bx4pN-aiofw (shifeni në 10 min e fundit)

Akoma edhe pavarësia e universiteteve është një nxitje më tepër për të bërë diçka të mirë.

Tek realizimi tani, mund të ketë mangësi që edhe janë përmendur këtu, mirëpo kjo është punë që rregullohet me një komision kontrolli nga shteti.

Sikur t'i kërkohej psh Shaskës të bëhej transparenca e financave, vendosja e tyre para kontrollit në çdo moment dhe justifikimi i çdo ndryshimi të pagave, atëherë gjithçka do rregullohej.


miqte e mi

revolucioni behet brenda ligjit

shaska do rumpalle te vjedhi, sic ka bere dera tani

i ka ardh fundi prandaj ben si bishe e terbuar

ti smer vesh ska bere shaska

na thuaj neve qe jemi studente aty ta kuptosh

o zot, sa te trashe e ziliqare qe jemi ne shqiptaret !

t'u rritet rroga patjeter dhe te shperblehet puna...vetem keshtu do jene me te pavarur pedagoget nga tundimi per t'u korruptu dhe me te motivum per te punu me teper.

 

 

si kuptoj  kto peticionat me turli emra robsh dhe firma , a thu se po i njef Sala nje per nje ata, apo a thu se nuk dihet se si merren firmat per peticion.

A nuk vlen me teper me marre ca burra te nderum , qe mund te jene brenda listes, ose dhe jashte saj, e te ulet te flasi me ata qe e kane ne dore kete pune, te flase ne zyre, te paguje ndonje emsion TV a ku di une. Te loboje me mjete e forma te tjera.

Tanushi xhanem mund ta kete bere kete, por edhe sikur, se marr vesh ca vlere kane nje tufe emrash publikuar ne gazete. Se marr vesh ca i ul e ca i ngre ceshtjes, pervecse na jep material me tall ...

P.S. Idriso, ta gjeten zemren kta cunat ee. Interesante perceptimi i juve kamunsiteve te oreve te para per persekutimin dhe te persekutuarit smiley

Tushe, ne si peshq s'kemi nevoje te presim per peticione me emra njerezish qe te tallemi e te englendisemi sipas oreksit a vaktit smiley.  Shyqyr ashtu gjejme vend e bejme kuvend.  Dhe pse jo xhanem smiley.

Por meqe ne vetvete vete fjala "peticion" presupozon qe ka emra dhe firma, e meqe si forme protesteje/kerkuese paqesore nuk eshte shpikur nga insititucioni ne fjale, atehere ta perdorin se s'u be qameti.

Per ceshtjen e pagave ka dhene interviste Shaska me shkrim (ka qene ketu te peshku) por edhe ne televizor.  Jam dakort me gre-wireless qe Shaska nuk shquhet dhe aq shume diplomaci, apo per metoda me te "buta", pavaresisht drejtesise se kerkesa perkatese.  Megjithate, ne pergjithesi me duket ne interesin e pergjithshem kur sindikatat (si kjo e pedagogeve ne fjale) apo edhe te tjera kur t'u vije radha, halli apo qejfi, ngrene zerin ne nje forme ose ne tjetren. 

tani se di une o monde, se lejon ligji apo se lejon sala ket qe do tanushi se sjam e informumue per ket qeshtje ?  smiley

nqs se lejon ligji, atehere tanushi dhe krahu i tij skane qene aq te forte sa ta bejne ligjin te punoje per ta. Nese do me ndrru ligjin, te ngrihen te japin nai dore leke se skalojne ndryshe ligjet ktu ke ne. Mund te kete dhe nai ulje qmimi se socialistet kane nejt 6 muj pa rroge smiley

Pa shaka tani, seriozisht, ndryshimet ne ligje behen pasi kapen koke per koke deputetet, lyhet qerrja andej kendej ne komisionin parlamentar perkates, dhe ne fund fiton ai qe ka influencen apo zarfin me te madh, ai qe ka  kohe per te humbur dhe i rri nate e dite mbrapa ceshtjes se vet, per hir te interesit te vet dhe per hir te interesit te grupit qe perfaqeson.

Une se kam idene se si eshte cilesia e UV se sjam perballur naihere as me studente as me pedagoge. Nga aspekti sasior keto universitetet lokale me shtijne friken, dhe pa droje friksohem se kur te bej 40 vjec do ma zere vendin ndonje nga skarcot qe prodhojne keta.  Do kisha qejf te kisha ndonje info mbi nivelin e maturanteve qe aplikojne atje, nga jane, me cfare rezultatesh vijne. Kjo eshte goxha tregues mbi reputacionin e nje shkolle. Nqs ne VL pranohen njilloj si ne Universitetet e tjera lokale, bir nona vet, leje mos e nga fare ate muhabet. Jo ato ish shoket e kursit te Tanushit ne FSHN te vijne nga USA, por dhe gjithe pedagoget e MIT te zbarkojne nuk i bojne derman atyre as me i msu me mbledh e me zbrit. Ai lloj brumi qe shkollohet neper ato shkolla ska derman as me problema matematike me autobusa dhe topa te kuq dhe blu .

Nejse uroj qe ne VL te jete realisht ndryshe smiley

Po u kthehemi temave te vjetra, por nje nga arsyet e kembenguljes se Shaskes per autonomi eshte ceshtja e kritereve per pranim ne UV.  Shaska donte ta rriste mesataren minimale te studenteve qe aplikojne/pranohen ne UV, e gjera te ketij lloji.  

Sic eshte vene ne pah edhe ne diskutime te tjera, UV eshte realisht ndryshe nga universitetet e tjera lokale, bile ne mos gaboj, Self qe e njeh edhe me mire UT dhe eshte e angazhuar me ceshtjet e arsimit ne Shqiperi eshte shprehur se ne disa aspekte UV eshte realisht ndryshe edhe nga UT smiley.   

Per lobimin a per lyerje qerreje ne semi-parlamentin qe kemi, sikur jane me pushime ne mos gaboj.  Po edhe te mos ishin ...

mire mire

por ka nje vlere dhe ai universitet, sepse sot maturantet kerkojne vete se ku te shkollohen dhe bejne lista me preferencat. pastaj pas pranimit gjenerohet nje liste me piket minimale ku jane pranu ne cdo dege, ne cdo universitet. tani skam kohe ta gjej, por do isha kurioze se ku rank vlora smiley

nejse nejse, rroga tju rritet ishalla smiley

Leje selfin , se ai fakulteti ku pi kafe selfi eshte te marresh vrapin naten smiley

por shpresoj se jo gjithe fakuletet e UT jane ashtu smiley

Mos kerko fare se ta thom une rankun: NUMBER ONE smiley.  

Verejtjet e tua mosmirenjohese nuk merren parasysh ket fundjave.  Flasim nga e hena smiley

lol

po po ju te vlores o uleni ke sedilja e pare o ska smiley

apo skeni fitu dhe big bradherin dy here  me perfaqesues nga shtresa intelektuale nuk mbaheni me

smiley

Autobus anash jemi, nga i madhi deri te me i vogli smiley.

Shkelqejme ne cdo fushe, s'ke c'thua, ne kohe lufte e paqeje smiley.

shaska  haron qe ne nje  institucion publik  leket jane te shtetit 

po loze me leket e tjetrit sjane te tuat, edhe po dolen teper te shtetit jane

shaska smund te thote fitova leke, te thote si i dolen teper

ju a hengri me perpara profesoreve dhe kerkon ti mare pervete

se skane nga te dalin teper ne nje insritucion buxhetor

ose sberi investime

ska rruge tjeter

ai haron se u ngriti taksat e regjiostrimit studenteve, per nje vertetim kerkon 30 mije leke

per nje provim ne vjeshte kerkon 20 euro per provim ( e degjuat mire euro, si pelqen me as monedha kombetare)

dhe thote

keto leke qe ti kem te pasterta mi jepni si roge

 se miljonat qe fit ne xhep me abuzime te zeja jane e te tilla qendrojne

o sa kam qesh, o sa kam qesh!

vlonjatet duan te duken ndaj here pas here dalin me ndonje lajme te atille!

*aty larte ishte edhe emri i presorit tim te inforamatikes. matematikes i cili jepte mesim si ne shkollen time jopublike njekohesisht edhe ne universitet! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).