Si pjesë e procesit kualifikues për marrjen e shtetësisë malazeze, njerëzit duhet të investojnë të paktën 500000 euro në Mal të Zi, prej të cilave një pjesë e mjeteve do të paguhen drejtpërsëdrejti në llogari shtetërore. Ky njoftim është publikuar në ueb sajtin e qeverisë së Malit të Zi për ndryshimin e kritereve për marrjen e shtetësisë. Sipas qeverisë, praktikë të tillë kanë Austria, Kanadaja dhe SHBA-ja, me qëllim që të tërhiqen investues të pasur të huaj. Me këtë hap, Mali i Zi dëshiron që të nxisë kompanitë e mëdha që të transferojnë selitë e tyre të firmave në shtet dhe të bëjnë teknologji të reja, inovacione që ta avancojnë transferimin e dijeve të domosdoshme, mjeshtëri dhe të krijojnë mundësi të reja për punësim. Qeveria do të punojë me firmat më të njohura botërore, si dhe kompanitë konsultative, që të krijojë kushte që mundësia për marrjen e shtetësisë malazeze t'u jepet atyre biznesmenëve që kanë biografi jokontestuese dhe biografi me kredibilitet në biznes dhe do të kontribuojnë për zhvillimin e ekonomisë malazeze. Mali i Zi e mban të drejtën diskrete në rast edhe të mendimit pozitiv të refuzojë të japë shtetësi.

6 Komente

Po, eshte e vertete qe edhe Kanadaja dhe USA kane te tille program, pr ky eshte vetem nje pjese e programit te pergjithshem te emigracionit. Kanadaja per shembull, kete e ka ne kategorine 'investor' nderkohe qe ka edhe kategori per njerez 'te zakonshem' pra jo investitore, qe quhet 'punonjes te kualifikuar' (skilled workers), nepermjet te ciles mund te vije kushdo qe permbush piket minimale per te hyre. Edhe aty duhet kesh me vete nje shume parash ne varesi te sa veta ka familja qe po hyn, po nuk krahasohet me kategorine investitor.

Ajo qe me ben kurioze eshte qe nje shteti si Mali i Zi merr nje vendim te tille, pasi zakonisht kete lloj shume mund t'a kerkojne vende qe jane shume te deshirueshme per te investuar dhe per avantazhet qe ofrojne kur je rezident dhe/ose qytetar i tyre. E kam fjalen a mendohet se do kete radhe te madhe per te hyre ne Mal te Zi nepermjet kesaj kategorie?

pikerisht Kristida, kjo me beri edhe mua pershtypje. prandaj e solla kete shkrim.

nuk e dija qe njerezia qenka vendosur ne ''rradhe'' per te marre shtetesine malazeze.smiley

Ky njoftim është publikuar në ueb sajtin e qeverisë së Malit të Zi për ndryshimin e kritereve për marrjen e shtetësisë. Sipas qeverisë, praktikë të tillë kanë Austria, Kanadaja dhe SHBA-ja, me qëllim që të tërhiqen investues të pasur të huaj.

medemek me nje arrogance tipike ballkanike,Mali i zi e rradhit direkt veten krah Austrise Kanadase dhe ShBA. joke.smiley

Ne vende si Shqiperia dhe mali i zi, ky model do ti kthente vendasit ne pakice dhe sidomos kinezet e ruset e gazit ne shumice...smiley

Po se 3.000.000 kinezë e rusë me 500.000 euro investime secili, 1.5e12 total, po mbajnë radhën për t'u bërë shtetas shqiptarë smiley

 Po pikerisht Kristida, se Mali i Zi eshte vend i vogel dhe nuk ka shume c`te ofroje, nxjerr dhe vendime te tilla favorizuese/joshese per investitoret e rendesishem. Nje gje te tille e aplikojne shum vende, me kohe. Mali i Zi u kujtua me vonese. 

Kam pershtypjen qe ligjin e kane bere per ish kryeministrin e Tailandes dhe ish pronarin e Manchester City Thaksin Shinawatra, i cili kerkohet ne Tailande per korrupsion. Ne vitin 2009 me car maj men Mali i Zi i ofroi shtetesine (dhe mbrojtje diplomatike besoj) ne kembim te premtimit per investime te medha. Nga Wikipedia: In 2009 it was announced that Thaksin had obtained Montenegrin citizenship.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).