Politikat e Kthimit të Trurit dhe ndikimi i tyre në Procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë

Korrik 2010

Lëvizja Europiane në Shqipëri është një organizatë think tank e cila synon përmirësimin e cilësisë së debatit në lidhje me procesin e integrimit europian.
Lëvizja shërben si forum për shkëmbimin e pikëpamjeve në sfidat politike, ligjore, ekonomike, dhe sociale me të cilat përballet Shqipëria në rrugën drejt  integrimit europian. Lëvizja, në mënyrë analitike, vlerëson fenomenet në funksion të promovimit të ideve dhe instrumenteve që përmirësojnë procesin e integrimit europian.

Kjo policy paper është mundësuar me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Think Tank Fund, Open Society Institute (OSI).

Opinionet e shprehura nuk përfaqësojnë domosdoshmërish pikëpamjet e FES dhe OSI.


European Movement in Albania

Rr. Brigada VIII, Godina 1/3, Ap.9, Tiranë 1001, Albania
Tel/Fax: +355 4 2253184
www.em-al.org
info@em-al.org
 

*****************************************************


1. Ç’do të thotë “largimi i trurit” dhe “kthimi i trurit”?

Migracioni i punonjësve të kualifikuar, i njohur ndryshe si largimi i trurit(1), është një fenomen relativisht i përhapur si në vendet në zhvillim, ashtu edhe në vendet e zhvilluara. Ai ka të bëjë me humbjen e përhershme të një force me rëndësi jetike për zhvillimin apo drejtimin e vendit. Më konkretisht, emigracioni masiv i njerëzve të kualifikuar nga një vend apo rajon do të thotë pakësim i kapitalit njerëzor i cili është i domosdoshëm për ndryshimet sociale dhe zhvillimin e një vendi. Në pjesën më të madhe të rasteve, ky potencial nuk zëvendësohet në një gjeneratë, por nevojiten disa breza të kualifikuar për ta kompensuar humbjen. Largimi i trurit sjell pasoja negative dhe dëmtuese sidomos për ekonomitë e brishta dhe ato në tranzicion, pasi në këto të fundit personat e kualifikuar janë një pasuri edhe më e rrallë.

Në një masë të gjerë, fenomeni i largimit të trurit nga vendet në zhvillim si edhe nga vendet e Evropës Juglindore është karakterizuar nga faktorë shtytës të
përbashkët siç janë: ekonomi të paqëndrueshme, mungesa e stabilitetit politik, mungesa e vendeve të punës, mos respektimi i kapaciteteve njerëzore, dhe i të
drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtën për të punuar(2). Sa më sipër, është veçanërisht e vërtetë për shoqëritë post komuniste, të cilat shumë shpejt
u ndeshën me sfidat e përfshirjes së elitës në reformat e tranzicionit, të cilat ishin të domosdoshme për forcimin e lidhjeve të këtyre vendeve me Bashkimin Evropian.

Fenomeni i largimit të trurit është një shqetësim dhe për vendet e zhvilluara. Fakti që një pjesë e mirë e vendeve të Evropës Perëndimore vazhdojnë të vuajnë nga largimi i trurit, sidomos në nivel shkencëtarësh dhe kërkuesish (kryesisht drejt SHBA-së dhe Japonisë), dëshmon se nuk është i mjaftueshëm vetëm krijimi i kushteve bazë për të mbajtur njerëzit e kualifikuar, por dhe krijimi i një ambienti konkurrues dhe përparimtar(3).

Efekti i kundërt i largimit të trurit është kthimi i trurit. Kthimi i trurit konsiston në ata faktorë tërheqës, politika e strategji të cilat krijojnë kushte për kthimin e personave të kualifikuar në vend. Këto masa konsistojnë kryesisht në rritjen e investimeve në shkencë, edukim, zhvillimin e kontakteve me diasporën dhe pse jo, në diskriminim e përkohshëm pozitiv në punësim, taksim apo sigurimin e strehimit. Në mënyrë të veçantë, forcimi dhe përdorimi i rrjetit të diasporës, po kthehet në një nga politikat më të përshtatshme për shfrytëzimin e kapitalit njerëzor jashtë vendit në funksion të zhvillimit të brendshëm.

Personat e kualifikuar mund të përfshihen në zhvillimin e vendit me kosto më të ulët dukë përdorur njohuritë e fituara, pa qenë të detyruar që të jetojnë në
vendin e tyre të origjinës. Kjo nuk është vetëm një zgjidhje për vendet të cilat nuk mund të ofrojnë kushte optimale për kategori të caktuara brenda vendit,
por një politikë efiçiente që i përshtatet edhe zhvillimeve të vrullshme të teknologjisë dhe informacionit.

Duke vlerësuar rolin e kapitalit njerëzor në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë, si edhe në procesin e integrimit evropian, ky policy paper risjell
në vëmendjen e aktorëve të ndryshëm një çështje që akoma mbetet për tu adresuar. Duke qenë se Shqipëria është në rrugën e forcimit të demokracisë, të hapjes ndaj standardeve evropiane të konkurrencës në shumë sektorë dhe qytetarët janë dhe do të jenë gjithnjë e më të lirë për të udhëtuar, nevojitet një analizë e politikave të ndërmarra deri më tani për kthimin dhe përfshirjen në zhvillimin e Shqipërisë të personave të shumtë të kualifikuar jashtë vendit.

Ky policy paper paraqet një përmbledhje të shkurtër të fenomenit të largimit të trurit në Shqipëri, veprimet kryesore politike që janë ndërmarrë për të
zbutur efektet e tij, duke inkurajuar kthimin e trurit. Ai paraqet një analizë të shkurtër të rezultateve të politikave të ndryshme të ndërmarra në këtë
drejtim dhe përpiqet të analizojë sfidat e ardhshme, në mbështetje të rritjes së kapitalit njerëzor nëpërmjet kthimit së personave të kualifikuar dhe mendjeve përparimtare.
 

2. Rasti i Shqipërisë

2.1 Fenomeni i largimit të trurit në Shqipëri

Migrimi i punonjësve të kualifikuar nuk është një fenomen i ri për Shqipërinë. Ai e ka shoqëruar vendin gjatë gjithë periudhës së tranzicionit dhe është akoma i pranishëm. Pas rënies së komunizmit, vendi u përball me një valë të konsiderueshme migratore të popullsisë drejt vendeve e Evropës perëndimore, por edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe vendeve të tjera të zhvilluara të botës.

Për sa i përket kohëzgjatjes, përmasave të emigracionit në përgjithësi dhe ndikimit që ka patur largimi i trurit në zhvillimin e vendit në veçanti, Shqipëria
përbën një nga rastet më atipike të Evropës Juglindore. Në të vërtetë, Shqipëria ka ndër përqindjet më të larta të emigracioni krahasuar me shumë vende të
tjera të botës: gjatë viteve 1990, pothuajse 40% e lektorëve dhe kërkuesve ishin larguar nga vendi. Nga këta, rreth 66% mbanin titullin doktor. Ka shumë
shembuj studentësh apo ekspertësh që studiuan në Itali, Greqi Kanada dhe Gjermani dhe rreth vetëm 5% e tyre mendohet se mund të kthehen(4).

Janë të shumta arsyet që shpjegojnë emigracionin e ligjshëm dhe të jashtëligjshëm të shqiptarëve. Deri më tani, migrimi i popullsisë ka ndodhur si në mënyrë të ligjshme, ashtu edhe në mënyrë të paligjshme.

Vala e parë e emigracionit përkon me vitet 1990-1993, emigracion i cili u shkaktua nga shkaqe ekonomike, ndërsa vala e dytë, ajo e viteve 1997-1999, u
shkaktua kryesisht për shkak të mungesës së stabiliteti politik të vendit(5). Emigracioni ka vazhduar edhe midis dhe pas periudhës së dytë, por me ritme më
të ulëta.

Përveç periudhave të mungesës së qartë të rendit dhe stabilitetit politik, një sërë rrethanash të tjera kanë shërbyer si faktorë shtytës. Mes tyre mund të
radhisim papunësinë e lartë, si pasojë e prishjes së modelit socialist të ekonomisë. Tentativa për ta zëvendësuar me një ekonomi tregu u karakterizua nga një treg i varfër, me alternativa të pakta punësimi, çka pati efekt të menjëhershëm tek punonjësit e kualifikuar. Kësaj mund t’i shtojmë dhe mungesën e përshtatshmërisë në trajtimin financiar, krahasuar me atë çka ofronin vendet e tjera të rajonit apo vendet perëndimore. Për më tepër,
perspektiva profesionale e shumë individëve ishte (dhe vazhdon të jetë në shumë mënyra) e lidhur ngushtë me lidhjet politike, çka dhe vazhdon të përbëjë një rrezik të vazhdueshëm gjatë zëvendësimit të partive qeverisëse me njëra-tjetrën.

Faktorë të jashtëm kanë luajtur gjithashtu një rol në vendimin e shumë prej punonjësve të kualifikuar për të emigruar në vendet perëndimore. Shqipëria është vendi me shkallë më të lartë të pjesëtarëve të familjeve që jetojnë jashtë vendit (32%)(6). Lidhjet familjare me pjesën e familjes që jeton jashtë vendit
kanë shërbyer gjithashtu si një faktor tërheqës për emigrim drejt vendeve perëndimore.

Së fundmi, nëse për një pjesë të madhe të shqiptarëve të kualifikuar emigracioni ishte një mënyrë për të mbijetuar, për një pjesë tjetër ishte nevojë për një
vlerësim më të madh të punës akademike dhe kërkuese. Kjo vlen veçanërisht po të kemi parasysh buxhetin e vogël për kërkimin, si dhe sektorin privat të dobët
i cili nuk disponon kapacitet ose vullnet të financojë kërkimin shkencor dhe të punësojë menaxherë të kualifikuar në Shqipëri(7).

Dinamika e largimit të trurit nga universitet dhe institucionet e kërkimit në Shqipëri shënon një rënie pas vitit 2000. Kjo për shkak të përmirësimit të
situatës ekonomike dhe sociale në Shqipëri, ndryshimeve strukturore në universitete dhe institucionet kërkimore të vendit me qëllim angazhimin e ekspertëve të rinj, si dhe vështirësive në rritje të emigrimit në kushte dinjitoze drejt Evropës Perëndimore. Megjithatë, aktualisht rreth 2000 studentë largohen nga vendi çdo vit për të studiuar në universitete të huaja(8). Ky kontingjent mund të përbëjë gjithashtu një potencial për emigrim, në rast se në vend nuk
ofrohen politika të qarta për të inkurajuar kthimin e tyre në Shqipëri pas studimeve. Shanset e shqiptarëve për të eksploruar mundësi të reja në vendet
perëndimore mund të rriten kur të arrihet liberalizimi i vizave me BE-në.

Mundësia për të vizituar shtete dhe institucione specifike personalisht rrit
shanset për krijimin e lidhjeve dhe planifikimin e të ardhmes jashtë vendit. Ky mund të jetë veçanërisht rasti për njerëzit e arsimuar, për folësit e disa
gjuhëve të huaja, të cilët ndeshin më pak probleme për tu integruar në mjediset ndërkombëtare).

Ashtu sikurse shkaqet, edhe pasojat e largimit të trurit mund të përmblidhen në disa drejtime kryesore. Së pari, si pasojë e emigracionit të njerëzve të
kualifikuar, sidomos për pjesën e akademikëve dhe kërkuesve, edukimi i marrë në Shqipëri përbën një investim pa rikthim për shtetin shqiptar. Së dyti, ky
largim ka gjithashtu një ndikim negativ në akumulimin e kapitalit njerëzor, duke prodhuar mangësi në gjeneratat e akademikëve të aftë për të siguruar  arsimimin e të rinjve.

Nga shumë këndvështrime, largimi i trurit ka një ndikim negativ në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Ai e bën procesin e demokratizimit më të ngadaltë dhe
zvogëlon shpresën në opinionin publik për një të ardhme më të mirë të vendit. Pavarësisht rëndësisë së tij, fenomeni i largimit të trurit nuk është
monitoruar në mënyrë sistematike në Shqipëri dhe kjo pjesërisht për shkak të mungesës së të dhënave të besueshme mbi fluksin e migracionit dhe të kthimit të njerëzve. Megjithatë, shqetësimi i përgjithshëm dhe tentativat për ndryshimin e tendencës së largim të trurit në kthim të tij, kanë qenë në vëmendjen e
institucioneve shtetërore në Shqipëri. Perceptimi i përgjithshëm se, rikthimi i njerëzve të kualifikuar është i rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit,
se ata mund të sjellin kapital, eksperiencë të huaj pune dhe ide të reja, ka inkurajuar qeveritë Shqiptare të marrin masa për të adresuar këtë problem.


2.2 Politikat e Kthimit të Trurit: Një Vlerësim

Iniciativat e para të ndërmarra në kuadër të politikave të thithjes së trurit kanë qenë kryesisht të kufizuara në inkurajimin e personave të cilët kanë
studiuar jashtë vendit për tu kthyer dhe për të punuar në administratën publike. Në vitin 1997, George Soros dhuroi 1 milion dollarë që do të përdoreshin si
paga shtesë për ata të cilët kishin studiuar jashtë vendit dhe që bëheshin pjesë e administratës publike. Rreth 150 persona përfituan nga ky dhurim. Po në
këtë frymë, në vitin 2004, qeveria aprovoi Strategjinë për ‘’Inkurajimin e punësimit në administratën publike të studentëve që kanë studiuar jashtë’’.
Reforma në Shërbimin Civil, e pasqyruar në Ligjin e Nëpunësit Civil, u hartua me qëllimin për të krijuar një sistem karriere dhe për të siguruar më shumë
mundësi për ata të cilët kishin studiuar jashtë vendit, duke përfshirë masa specifike që nga procedurat e rekrutimit, deri tek politikat për paga më të mira.

Strategjia e vitit 2004 u mirëprit si një hap në drejtimin e duhur për krijimin e një mjedisi mikpritës në administratën publike. Strategjia vendosi shenja
barazie midis kriterit të vjetërsisë në punë dhe atij të të pasurit të një diplome masteri për pozicionet në administratën publike. Megjithatë, këto
ndryshime të reja ishin të aplikueshme vetëm për nivelet e ulëta të administratës publike, dhe qeveria në atë kohë nuk arriti t’i kthente këto ide
strategjike në dispozita ligjore(9).

Siç del në pah edhe nga një studim i Flagler dhe Shapo i vitit 2006(10), këto iniciativa ngjasonin me shumë me një ‘’ishull të izoluar’’ dhe ato nuk ishin të
kombinuara me politika të tjera inkurajuese. Në përgjithësi, njerëzit në atë kohë ishin ngurrues të ktheheshin dhe të punonin për administratën publike sepse
ende nuk ishin ndërmarrë as ndryshime ligjore dhe as administrative të cilat mund të lehtësonin procesin e njohjes së diplomave. Mungonin gjithashtu
lehtësitë për marrjen e kredive për blerjen e banesave dhe rrogat mbeteshin të ulëta. Për më tepër, një mjedisi jo konkurrues, një sistem karriere jo i qartë
dhe mbi të gjitha, mungesa informacioni në lidhje me mundësitë e punësimit mbizotëronin(11).


2.3 Politikat e thithjes së trurit pas 2006

Që prej vitit 2005, qeveria Shqiptare i caktoi si prioritare çështjet e zhvillimit të kapitalit njerëzor. I lidhur me këtë prioritet është procesi i përmbysjes së fenomenit të largimit të trurit në rikthim të tijin. Kthimi i emigrantëve të kualifikuar u identifikua si një politikë kyçe në Strategjinë e qeverisë për Migrimin për të arritur një angazhim efektiv të Diasporës Shqiptare të krijuar në vite në procesin e zhvillimit. Pas një kërkese të Qeverisë, UNDP lehtësoi përgatitjen e programit për një angazhim më të madh të Diasporës Shqiptare në zhvillimin socio-ekonomik, bazuar pjesërisht në mësime dhe eksperienca të shteteve të tjera.

Programi i Thithjes së Trurit u krijua për të integruar Shqiptarët me arsim të lartë në administratën publike dhe në zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit(12). Ai ishte rezultat i një marrëveshjeje të nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe PNUD-it në vitin 2006 dhe ai përbën një aktor qendror i cili merret me këtë fenomen dhe koordinon aktorët e tjerë të përfshirë. Programi u mendua të zhvillohet për periudhën 2006-2010.Ai ka dy qëllime kryesore: së pari,të krijojë një ambient mikpritës për ata që rikthehen në Shqipëri në mënyrë që t’i inkurajojë të kontribuojnë në zhvillimin social, politik dhe ekonomik të vendit; së dyti, të krijojë kuadrin ligjor për integrimin e plotë të këtyre personave në administratën publike. Përfshirja e programit në krijimin e rrjetit të diasporës është disi e vakët, edhe pse disa aktivitete të përfshira në planin e aksionit për thithjen e trurit i shërbejnë atij qëllimi.

Programi, dhe veçanërisht plani afatmesëm i veprimit kanë shërbyer si një bazë e mirë për rishikimin e masave administrative dhe legjislative për të inkurajuar politikat e thithjes së trurit(13). Për pasojë, vitet e fundit janë ndryshuar një sërë ligjesh dhe vendimesh të Këshillit të Ministrave për të përmbushur këtë plan veprimi.

Për sa i përket përfshirjes së personave të kthyer në administratën publike mund të vërehen disa hapa në këto drejtime:

Mbështetje financiare: bonuse në rroga, kredi për blerjen e banesave me interesa më të ulëta për ata të cilët janë rikthyer pas mbarimit të masterit apo  studimeve doktorate duke qenë pjesë e programit të Brain Gain, grante nxitëse për ata të cilët punojnë në administratën publike dhe kanë studiuar jashtë
vendit për të marrë pjesë në të paktën dy konferenca në vit.

Lehtësi rekrutimi në administratën publike: Falë ndryshimeve ligjore, kushdo që ka përfunduar studimet master ose PhD jashtë vendit ka të drejtë për pikë
bonus gjatë konkurrimit për pozicionet e lira në administratën publike (20 pikë për ata që kanë diploma master dhe 30 për ata me PhD). Programi Brain Gain
drejton gjithashtu një faqe interneti e cila shërben jo vetëm për regjistrimin e atyre të cilët përfitojnë nga ky program, por edhe për shpalljen e vendeve
të lira në administratën publike.

Institutet kërkimore dhe bota akademike: Në vitin 2008, Qeveria Shqiptare hapi më shumë se 400 vende pune në universitete. Programi Brain Gain ka
mbështetur rekrutimet për pozicionet e pedagogëve dhe kërkuesve shkencorë të kualifikuar jashtë vendit. Një ligj i ri mbi arsimin e lartë favorizoi punësimin
e individëve që zotërojnë master ose titullin doktor dhe përfshirjen e tyre në programet e ekselencës ose në programet e bashkëpunimit shkencor (p.sh

Programi i Shtatë Kuadër, SF7) është miratuar. Gjithashtu, nga një skemë pilot për investimin në sektorin akademik është krijuar së fundmi Universiteti
Aleksandër Moisiu në Durrës. Kjo nismë ka shërbyer për të ofruar mundësi të reja karriere për akademikë të rinj të kualifikuar jashtë vendit.

Gjatë vitit 2009, 526 shërbyes civilë përfituan nga paketa mbështetëse e Programit Brain Gain. Megjithatë ka evidenca të pakta për zhvillimin e këtij
programi në sektorin privat. Aktualisht ekzistojnë lidhje të dobëta mes institucioneve shtetërore dhe atyre private për sa i përket koordinimit në
përfshirjen e personave të kualifikuar jashtë vendit të burimet njerëzore të këtij të fundit. Sektori privat mund të jetë më i preferuar në aspektin
teknologjik dhe infrastrukturor në krahasim me sektorin shtetëror. Ai mund të ofrojë një ambient më konkurrues dhe meritokratik. Programi Brain Gain është
angazhuar në disa aktivitete të vogla siç është krijimi i një strategjie afatgjatë për punësimin në sektorin privat të të rikthyerve të kualifikuar, por që
deri tani, kanë patur ndikim modest.

Gjithashtu Programi Brain Gain ka ndërmarrë disa nisma në lidhje me krijimin e rrjetit të diasporës. Aktivitetet kryesisht janë përqendruar në organizimin e
konferencave dhe kryerjen e një studimi të hollësishëm për shpërndarjen gjeografike të të gjithë studentëve Shqiptar që studiojnë jashtë vendit.


3. Konkluzione dhe rekomandime: Kthim i Trurit, jo Shpërdorim i Trurit!

Pavarësisht njohjes së një uljeje të largimit të trurit vitet e fundit, shoqëria Shqiptare është ende larg krijimit të një ambienti mikpritës dhe të një
tregu pune tërheqës, me konkurrencën e nevojshme për të inkurajuar mendjet më të ndritura të jetojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit të tyre.

Megjithëse kushtet bazë të jetesës janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, ato nuk janë të mjaftueshme si faktorë nxitës për disa nga punonjësit më të aftë dhe ambiciozë. Prandaj, veprimet efektive strategjike do të vazhdojnë të jenë të nevojshme për të nxitur prirjen e ngadaltë për rikthimin e njerëzve të
kualifikuar jashtë vendit.

Politikat e hartuara në vend deri më tani vuajnë nga kufizime të ndryshme për të qenë efiçentë. Së pari, Programi Brain Gain përbën një strukturë ‘’quasi
stable’’, dhe akoma jo një institucion të konsoliduar me kompetenca të qarta për të nxitur procesin e vështirë të thithjes së trurit, i destinuar të mbetet
një sfidë madhore për shfrytëzimin e plotë të potencialit të zhvillimit të vendit në vitet e ardhshme.

Së dyti, deri tani, politikat e thithjes së trurit mbulojnë vetëm sektorin publik. Nuk shënohet, pothuajse asnjë rast bashkëpunimi strategjik me sektorin privat për të maksimizuar rolin e tij si një aktor nxitës. Kjo është për të ardhur keq, veçanërisht duke marrë në konsideratë potenciali domethënës që ky sektor disponon për ofrimin e një mjedisi konkurrues, meritokratik dhe shpeshherë financiarisht më të favorshëm për punonjësit e kualifikuar. Për më tepër, aty ku politikat e thithjes së trurit janë aplikuar në pozicionet e administratës publike, ato shpesh kanë përbërë një ‘’shpërdorim të trurit’’ si rezultat i vendosjes së personave në pozicione të papërshtatshme (pozicionet më të ulëta, ose ato që kërkojnë më shumë përvojë nga ç’disponohet), ose pozicione të krijuara ad hoc, përtej nevojave specifike të institucioneve ose potencialit të punonjësve. Bonuset financiare të ofruara mbeten standarde dhe nuk janë të diferencuara në mënyrë që të plotësojnë nevojat e profesionistëve që përfitojnë prej tyre. Por kësaj duhet t’i shtojmë disa procedura të gjata, të paqëndrueshme dhe të kushtueshme për njohjen e diplomave të huaja.

Një tjetër faktor që dobëson ndikimin e politikave të thithjes së trurit është i lidhur me faktin se programi nuk ka arritur të mobilizojë dhe fuqizojë institucionet kërkimore dhe universitetet që të shërbejnë si një faktor nxitës përcaktues, nëpërmjet investimit në kërkime, zhvillim dhe inovacion.

Përpjekjet për krijimin me sukses të një rrjeti të anëtarëve te Diasporës të cilët mund të kontribuojnë efektivisht në distancë në zhvillimin e vendit nuk
kanë prodhuar akoma rezultatet e dëshirueshme. Sërish, kjo është për të ardhur keq po të mbahet parasysh potenciali i madh që mbartin mendjet e ndritura që kanë vendosur të jetojnë jashtë vendit pavarësisht disa zhvillimeve pozitive.

Nga një pikëpamje më e gjerë, Shqipërisë i mungon një mjedis konkurrues. Ofertat e punës janë të kufizuara dhe jo gjithmonë të kënaqshme për personat e kualifikuar. Shumë shtetas që kthehen në vend ndeshen akoma me procedura jo-transparente dhe jo-demokratike për tu promovuar profesionalisht në shoqëri.

Përtej retorikës që mund të gjendet në faqet e internetit të institucioneve, e vërteta është se shumë elementë të jetës publike mbeten ‘’shumë të mbyllur’’
që të jenë në gjendje të vlerësojnë kontributin që njerëzit e kualifikuar jashtë shtetit mund të sjellin në vend. Mbi të gjitha, këto elementë ndërtojnë një
ambient armiqësor për punonjësit e aftë, të cilët shpeshherë shikohen si kërcënim nga ‘’brezat e vjetër’’.

Nga një këndvështrim më optimist, për shkak të faktorëve aktual nxitës në Shqipëri ose nga faktorë të tjerë të jashtëm siç janë mundësitë minimale të
integrimit më të drejta të plota në tregun e punës të shumë shteteve perëndimore, fakti është se personat e kualifikuar Shqiptarë vazhdojnë të kthehen me ritëm modest, por të qëndrueshëm.

Gjetja e instrumenteve për t’i mikpritur dhe përdorimi i potencialit të tyre, veçanërisht duke pasur parasysh nevojën e rritjes së kapaciteteve dhe
performancës së administratës publike si pjesë e procesit të integrimit evropian, do të jetë një nga sfidat dhe njëkohësisht mundësitë më të mëdha që i ofrohen vendit.

Në mënyrë që të minimizojnë vështirësitë e të kthyerve, veçanërisht atyre të kualifikuar, në përpjekjet e tyre për tu integruar në shoqërinë shqiptare,
institucionet dhe aktorët e tjerë duhet të kryejnë në një vlerësim strategjik dhe rishikim të politikave. Politikat e reja duhet të fokusohen veçanërisht në
maksimizimin e kontributit të të kthyerve të kualifikuar si një mënyrë për rritjen e kapaciteteve të administratës, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i
integrimit evropian. Për më tepër, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet zhvillimeve në sektorin privat, me të cilin duhet të sigurohet një bashkëpunim më i ngushtë për të prodhuar rezultate lidhur me përfshirjen e kapitalit njerëzor në demokratizimin e shoqërisë.

Përveç të qenurit një garanci për një të ardhme premtuese të vendit, investimi në kërkim dhe inovacion duhet të shikohen si faktorë nxitës të thithjes së
trurit. Shqipëria ka fatin e të pasurit ‘’në mënyrë disi jo të qëllimshme’’ të një thesari të akumuluar ekspertësh të kualifikuar në institucionet më të mira
botërore. Kjo diasporë mund të shërbejë si një burim i vlefshëm informacioni dhe ekspertize për zhvillimin e vendit.




Burime

1 Shprehje e përdorur për here të parë në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1960, kur një numër i madh inxhinierësh dhe shkencëtarësh dëshironin të emigronin
drejt SHBA-ve, të tërhequr nga trajtime financiare dhe kushte më të mira.
2 Horvat, V., “Brain drain. Threat to successful transition in South East”, Southeast Policies, June 2004.
3‘Brain Drain — Emigration Flows for Qualified Scientists’ for the European Commission, MERIT, October 2003.
4 Tafaj, M., Consideration about Massive Brain Drain from Albania and Strategies attracting high-qualified scientists, Tirana, 2005.
5 Gedeshi, I. and Germenji, E., Highly Skilled Migration from Albania: An Assessment of Current Trends and the Ways Ahead, Working Paper T-25, Katholieke Universities Leuven, Belgium, Center for Economic and Social Studies in Tirana, Albania January 2008.
6 Shih Gallup Balkan Monitor, Insights and Perceptions: Voices of the Balkans, 2009, faqe 33-34.
7 Op.Cit , Gedeshi, I.
8 Zeneli. B., Brain Gain Programme Diaspora engagement in the Albanian ‘development. Tirana 2010.
9 Flagler, M., and Shapo, Zh. Nxitja e punësimit të të diplomuarve jashtë shtetit në administratën publike shqiptare (Studim sasior dhe cilësor mbi faktorët që ndikojnë në nxitjen dhe punësimin e të diplomuarve jashtë shtetit në administratën publike, Tirana, OSFA 2006.
10 Ibid.
11Ibid.
12 Shih vendimin Nr. 1100 date 30.07.2008, mbi miratimin e Planit të Veprimit afat-mesëm të Programit të Thithjes së Trurit për periudhën 2008 – 2009.
13 Shih vendimin1100 date 30.07.2008, mbi miratimin e Planit të Veprimit afat-mesëm të Programit të Thithjes së Trurit për periudhën 2008 – 2009.
 

42 Komente

Na ka zene gjuha myk dhe s'ka ilac qe e sheron. Myk myk myk.

Lëvizja, në mënyrë analitike, vlerëson fenomenet në funksion të promovimit të ideve dhe instrumenteve që përmirësojnë procesin e integrimit europian.

mendoj se procesi i liberalizimit te vizave do ndikoje ne ikjen e Trurit .....

po po cen, s'e sheh, eshet e gjitha nje loje e ndyre e be-se qe te thithe trurin shqiptar nga amerika qe ta marre per vete pastaj smiley

edhe une e thashe se do ''na ike truri'' pa u hape vizat jo me te hapen ..ja do e shohesh smiley

po ne na ka ik truri duke prit liberalizimin o cen, tani kemi hall se do na vijne mendte po s'do t'i haje dot as levizja per evropianizim te pershpejtuar, a si e kishte kjo. prandaj duhen STUDIME, STUDIME smiley

Dmth e lexoi ndonje studimin, apo thjeshte eshte dite kur s'i punohet asnjerit? smiley

Kur harxhova une 15 min kohe per ta formatuar qe te hidhja ne faqe dicka me ndryshe do ti harxhosh edhe ti 5 min kohe qe ta lexosh, perndryshe do te te quaj jashte teme dhe do ti fshij pergjigjet smiley

amon mi fshi se m'ka marre malli smiley

po ti ke durim te rralle per keto lloj gjerash, studime ime ime, pothuajse ta kam zili. mire, s'po ta prish qejfin kesaj radhe, po e lexoj.

une nuk hasa asgjekundi pergjigjen mbi '' Politikat e Kthimit të Trurit dhe ndikimi i tyre në Procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë ''.

admino, cfare vleresove ne kete shkrim?

Sol,

Me intereson debati. Ka nje Institut te Diaspores dhe nje Program per "Kthimin e Trurit" por s'i kam hasur ndonjehere asnje prej tyre dhe

1) Dua nje vleresim te jashtem mbi punen e tyre;

2) Jam kurioz nese ka pasur ndonje ketu marrdhenie me ndonjerin prej te dyve; pozitive, apo negative.

 

une jam kurioz te di nese ka patur ndonjehere ndonjeri kontakt me trurin...

personalisht NEGATIVE

 

keto grain brain jane pordhe me rigon (me falni per shprehjen), po nuk pate  mik te fort politik, haroje pagesen e premtumeme aq pompozitet nga xhaxhi Saliu smiley

ca je tu fol-me tha dikush qe guxova ti permend keto premtimet e fonteve speciale qe me demek do vinte ne dispozicion qeveria, qe lum na per te

se mos ka ndonje brain qe do me u grain ne memedhe me shprese se po i hapen dyert, pa siguru pune paraprakisht,te rrij atje ku eshte, se eshte mire

po demagogji o goce demagogji... dhe madje, mjaft e sukseshme...

Per Brain Gain e ke fjalen admino?

Po, programi i UNDP dhe Qeverise.

Drejtoro, ngaqe e ke marre me seriozitet, u shkeputa nga puna dhe nisa ta lexoja. Arrita deri ketu:

Vala e parë e emigracionit përkon me vitet 1990-1993, emigracion i cili u shkaktua nga shkaqe ekonomike, ndërsa vala e dytë, ajo e viteve 1997-1999, u
shkaktua kryesisht për shkak të mungesës së stabiliteti politik të vendit(5).

Kesaj fjalie i ka vene reference djali, nje studim i nje universiteti etj etj. Ketu e lashe masnej, thashe cer lesh studimi pret kur vejne referencat ne ket fare feje. Ene fal ksaj reference, po perfitoj nga koha qe me dha djali, po pi i cinare ene po iki prape n'mbledhje i qete e i gzum smiley

Ore dreq po kjo pjesa e pare shkruhet per financuesit mer, jo per ty e per mua smiley  Po tek pjesa e trete s'arrite gje, apo do e lesh per pas cigares??

para se me ik ... kur osht puna me i mush menjen xhaxhi donatorit, t'gjithe ja fusim kot, po ene e futmja kot duhet te jete me stil, se nuk thu dot:

... pas 10 oresh filloi te erresohej, kjo fale rrotullimit te tokes (1)

(1) Nikollaq Koperniku - Epur si Muove - Gjyqi i Inkuizicionit, Vatikan 1514

smiley

LOL, ti paske pi kafe dhe cigare se qeke i karikum smiley

 

 

 

Caramel Frappuccino® Blended Coffee

 

(Coffee blended with caramel sauce, milk and ice; topped with sweetened whipped cream and caramel sauce.)

Uaaa sa levizje kemi e dreqi ta marre ...... A thua truri do te rrije me gjithe keto levizje ?

Sec me zuri syri nja dy gjera muaaa.... Se pari perse autoret e ketij artikulli nuk u munduan aspak fare qe te masin funksionimin ne vende te tjera edhe ne Shqiperi te Brain Gain ? Po mire ore Ndryshimet ligjore qe jane bere per keta te ditur qe jane ahhhhh plot cfare efektesh kane sjell ? asgje............

Ky studim po thonte qe qe "Ka nje website ku behet regjistrimi dhe shpallja e vendeve te punes" edhe qe 526 perfituan nga Brain Gain .....?

Nga viti 2007 deri ne janar te vitit 2010 kam vezhguar websitin e ketij Trurit te Shperdoruar dhe gjat kesaj kohe vetem 17 shpallje pune kam pare neper link te institucioneve shteterore, dmth qe analizat tuaja jane komplet hipoteza ose ku dreqin i bazoni nuk e di, ashtu sikur jane edhe politikat qesharake qe thone se do te fillojne por njelloj me legjislaturat harrohen neper sirtare.

Deri diku ky artikull eshte ok por faktet  duken si shume me pak sesa hipoteza, ky program ose iniciative nuk eshte matur me nje tjeter te tille si psh ne Filipine  ose diku tjter ne bote lene per te deshiruar.

 

po te jete per trurin ai s'kthehet kurre, zemra, zemra eshte ajo qe kandiset

 

Mendoj se eshte nje perpjekje e drejte dhe serioze te behen keto lloj studimesh si ky mterial i nje lloi cilesor ne teresine e tij. Per me teper te bejne te mendohesh dhe jo vetem te mendohesh por edhe te filloje menjehere aplikimi per keto dy zgjidhje qe rekomandohen .Mendoj se jane te vetmet alternativa per memdhembjen per te hequr nga skena keta Megahajdute e te Paafte qe nga thonjte e kembes e deri ne fije te flokut.

 -Personat e kualifikuar mund të përfshihen në zhvillimin e vendit me kosto më të ulët dukë përdorur njohuritë e fituara, pa qenë të detyruar që të jetojnë në vendin e tyre të origjinës. .......

 -një politikë efiçiente që i përshtatet edhe zhvillimeve të vrullshme të teknologjisë dhe informacionit .

Vetem sikur njeri prej zv ministrave te Ministrive , sidomos ai qe mbulon drejtime kryesore , te drejtoje nga jashte me nje vajtje ardhje periodike ...Ja psh i Shendetesise , zv Drejtori i Instatit etj etj

me KUSHTIN NR1 pa Tesere partie

Atehere  nuk do te guxonin ministrat ( Halimi i Arsimit dhe Mberthecka e Kultureste apo Lulja shumeperdorimsh , Gjana i kallamoqit , Mejdiu Gerdecit me myqyryfin K/Mullah vuvuzelin Berisha ),te vegjetonin ne gjirin e GOP-eve te Partive  me parrulla e dengla Perparimesh te pa papara te atij vendi .

Nje nga te rallat studime me vlera qe kam lexuar ne strukturen teresore te tij .

I mbeshtettem mendimit te shprehur me pare se mundesia e pare per Memdhembjen te filloje me Kuadro jashte GOP-eve te Partise fillon pas  vitit 2020

flo - 'po te jete per trurin ai s'kthehet kurre, zemra, zemra eshte ajo qe kandiset'

 

Kjo per mua eshte thenia e vitit!

Per mendimin tim ka dy kategori te kthyerish kandidate te Brain Gain. Ata qe megjithe kualifikimet e duhura nuk kane arritur te integrohen dot jashte dhe kthehen ne Shqiperi 'bu default. Kategoria tjeter (me e vogel) jane ata qe megjithese kane qene te suksesshem jashte, per arsye emocionale/familjare kthehen ne Shqiperi. Te dyja keto grupe jane nje rezerve e shkelqyer qe duhet perdorur dhe stimuluar nga Brain Gain, por ata pothuajse asnjehere nuk ndihmohen. Ne shumicen e rasteve ata as nuk presin, ne fakt, te ndihmohen, se shume prej tyre (te gjithe ata qe njoh personalisht) jane te ndergjegjshem per tregun dhe realitetin shqiptar, kane lidhje shoqerore qe i kane mbajtur gjalle gjate mergimit dhe qe perdoren si leva kryesore e riintegrimit, dhe jane mbrujtur ne nje mase ose ne nje tjeter nga mentaliteti perendimor ku jo cdo gje pritet nga shteti dhe puna gjehet vete, nuk dhurohet.

Keto programe zakonisht kerkojne te kthejne ata qe jane te integruar diku tjeter dhe qe emocionalisht nuk jane gati te kthehen, dhe kerkohet te motivohen me rruge financiare. Kete Shqiperia nuk e arrin dot aktualisht. Dmth, pavaresisht nga deshira e mire e Brain Gain, nje profesionist karriere me ambicje ne fushen e tij ne vendet perendimore, me jete sociale te integruar ne vendin ku jeton dhe me vleresim per mundesite qe i jane dhene dhe i ndergjegjshem me ate qe ka arritur ne kaq kohe sa ka jetuar jashte si dhe me plane per te ardhmen, eshte veshtire te bindet nga motive financiare dhe profesionale te kthehet ne Shqiperi, aq me teper kur behet fjale per nje punesim ne sektorin publik (qyqja none).... Ata zakonisht vijne ne Shqiperi me rruge te tjera, si p.sh si qytetare te vendit nga vijne dhe te derguar nga organizata/kompani private te vendeve nga vijne ose organizata te tjera nderkombetare si World Bank, FMN, etc, etc.

Personalisht nuk kam pasur kontakt me programin Brain Gain sepse  u be kohe qe jam larguar, por jam kontaktuar nga fondacioni Soros gjate kohes kur po beja Master jashte Shqiperise. Me la nje shije jo te mire. E para qe refuzonin te me thoshin se ku e kishin marre informacionin se ku isha e c'fare po beja, e dyta qe stimuli i ofruar ishte mjaft i mjegullt dhe e treta sepse ne rastin tim te pakten (por edhe te shume miqve te mi qe jane ne te njejtat rrethana), nje kthim ne Shqiperi ne ate kohe po ashtu si edhe sot, do perbente nje kthim shume prapa nga  pikpamja profesionale, dhe nje kthim jo optimal nga investimi i bere. Ne rastin konkret, nga te tre ne qe u kontaktuam, asnje jo vetem qe nuk u tregua i/e interesuar por komenti ishte. 'po te ishte per t'u kthyer ne Shqiperi, pse do t'a merrnim mundimin te bejme kete qe po bejme'.

Shume drejt!

Ata qe megjithe kualifikimet e duhura nuk kane arritur te integrohen dot jashte dhe kthehen ne Shqiperi 'by default'. Kategoria tjeter (me e vogel) jane ata qe megjithese kane qene te suksesshem jashte, per arsye emocionale/familjare kthehen ne Shqiperi.

Dmth vetem kthime te detyruara ose aksidentale dhe jo me deshire!

... eshte veshtire te bindet nga motive financiare dhe profesionale te kthehet ne Shqiperi ...

Kjo eshte pika kyce!!! Do te zgjate disa 10-vjecare deri sa Shqiperia te konkuroje ne kete drejtim!

... por jam kontaktuar nga fondacioni Soros gjate kohes kur po beja Master jashte Shqiperise. Me la nje shije jo te mire. E para qe refuzonin te me thoshin se ku e kishin marre informacionin se ku isha e c'fare po beja ...

Edhe mua me kane kontaktuar pa te dhena/oferte konkerete, por me shume pyesnin a mendon te kthehesh ose cfare mund te bente ty te ktheheshe etj!!!

E sakte nuk te tregojne kurre nga i marrin te dhenat!! Une mendoj qe ata i marrin te dhenat ne kete menyre: Kur aplikon ne nje univesitet te caktuar mbush nje forme me te dhenat demografike nga je, ku je, backgorund etj. Eshte nje tick box atje per opt in/out qe ti lejon te perdoret ky informacion nga agjensi te tjera!!!! Shumica kur aplikojne jane te emocionuar dhe opt in! smiley

Pasi mbaron universitetin ka organizime (psh Alumni) qe ndjekin progresin e studenteve pasi kane mbaruar studimet psh me punesimin, studime te metejshme, karrieren ose sponsorizime per studentet nqse ke avancuar me pune dhe te ardhura te mira ose organizojne re-union here pas here etj!!

Tani kur do te kthehem une? Tell you later! smiley

Ke shume te drejte Krisida. Vetem eshte nje gje: kur flitet per "kthim", duket sikur ky per diasporen shqiptare eshte vendim per jete a vdekje. Ne fakt, nuk ka pse te jete keshtu. Disa vete (flas ata pa femije e detyrime te kesaj natyre dhe gjithashtu ata qe kane nenshtetesi te huaj), mund te kthehen per nje vit a dy, te cmallen me Shqiperine, dhe pastaj po nuk u pelqeu te ikin perseri. Ndoshta kjo eshte me e veshtire per ata qe jane ne Evrope ku njerzit zene nje vend pune dhe mbajne ate me dekada te tera po per ne te Amerikes se Veriut ku njerzit levizin e nderrojne pune shpesh nuk eshte nje vendim aq i pazakonte.

Ore pse u dashka lidhur cdo gje me integrimin europian njehere?  Edhe nje program qe gjoja kerkon zhvillim te brendshem, motivimin e merr nga nje ideal i jashtem...

 I wish I could eat your citations God willing! smiley

 

 Ata qe megjithe kualifikimet e duhura nuk kane arritur te integrohen dot jashte dhe kthehen ne Shqiperi 'by default'.

 

Please excuse! 

Ca "the raft" do me thone "me u kthy ne Shqipni by default" ?

Borat here, though admittedly not as much in command of the English language as the LESH fellows, is having a hard time grasping the concept of one returning home "by default" when not successful in the host country! smiley

 p.s.

It goes without saying, yours truly is obviously not exactly the returnee the brave souls of LESH had in mind when they wrote this lovely policy paper. smiley

by default ...

... nuk ke nga tja mbash me dmth ta ka zene rrota bishtin, ose do te levizesh rroten ose do te kepusesh bishtin! smiley

Borat: Cultural Learnings of America for Make Benefit Glorious Nation of Kazakhstan smiley

 Koran, une mund t'a kem gabim, por kam pershtypjen se "by default" nuk hyn ketu! 

As si llaf ( i perdor pa vend) as si koncept! 

But then again...

 

mrroklla!

se pari - nuk isha une origjinali i perdorimit te fjales ne fjale!!!!

se dyti - tani me perkthim/pershtatje kuptohet ku ishte ideja e zonjes me lart. Me teper mund ta shpjegoje vete ajo!

Borat: I new in town!  smiley

 I hear ya! smiley

No, me no, sic thojne robt e integrume qe i del anglishta padashje! 

E di une qe s'e the ti, po ti m'begenise n'muhabet, e ty t'ktheva perxhixhe! 

Ika tash, se erdhi kamioni tjeter me shkarkue! 

Baj baj a tutti! smiley

Po rri edhe pak mrroklla! Pse kaq shpejt!

ohh se per pak harrova -Zoti t'a shkruajtet sevap perxhixhen! smiley

policy paper

Ore c'pune ka policia me letrat?

 pordhe me rigon, piper, dhe 100 mije euro donacion per studimin qe i jane faturuar Shqiperise si pjese e ndnj kredie per zhvillim.

Ata qe kane ikur, ose kane dale jashte sistemit dhe bejne ne mergim zanate te ndryshme nga ai qe i bente " tru " ne shqiperi dhe u duhen 2 vjet te perditesojne dijet e tyre ne raport me kohen, ose jane integruar dhe vetem ndnj kataklizme mund t'i beje te rikthehen ne kete palo vend.

Ata qe studjojne jashte, nuk besoj se ne pergjithesi kane ndnj te vecante nga ata qe shkollohen ketu. Vlen kjo per ata qe studjojne jurisprudence, ekonomi etj si keto.........

Une personalisht ne biznesin tim do te preferoja te punesoja nje ekonomist ish student mesatar qe e mbaroi shkollen ne 8 vjet se edhe punonte gjate studimeve se nje ish student te mire te nje universiteti te huaj qe do te bente lemsh teorine perendimore me praktiken tone te papozicionueshme, ne kurrizin tim.

Sa per administraten shteterore, per te hequr dhe per te vene njerez nga puna e ben edhe nje me 4 klase shkolle.

Vizionet ketu i formulon deputeti i zones, kryetari i bashkise, ose kryeministri. Shume shume FMN ose Sorros.

Keto teorizime me duken si perpjekje per t'i sheruar gripin nje te semuri nga AIDS.

 ti ke shume te drejte me ato dy fjalite e fundit, se vetem deputeti i zones, kreytari i deges se partise dhe kryebashkiaket (midis disa "me peshe&quotsmiley ua ben lemc terorine per trurin e nga jashte apo nga brenda.

Shkon X apo Y i kompletuar me diplomat perkatese per ate vend pune qe kerkon, dhe vendimin e merr nje person pa shkolle ose me shkolle por nuk ka lidhje me vendin e punes qe mban. Pervec kesaj ka ndikim njohja me politikanet, sa lek ke me dhene per te hyre ne pune, kush politikan do e heq filanin/filanen nga puna etj etj.

Keto nuk kan fut ne ndonje kategori se disa shkojne te bejne jetesen qe u duket me e mire ne Shqiperi, sic mund ta kishin pare qe ndodhe dhe ne vendet e tjera, se jo cdokush me master apo PhD shkon ne NY, Londer, apo Tokyo, shume njerez zgjedhin nje rroge me te paket qe kompensohet nga lloji i jeteses qe i pershtatit atij apo familjes se tij

ky shkrim eshte nje tip essay e vogel qe nuk eshte formuluar per lexim nga njerezit e thjeshte (mos eshte marre nga ndonje teze e ndonje assignment) se shifet nga struktura dhe fjalet/fjalite e perdorura - si keto me poshte

një organizatë think tank e cila synon përmirësimin e cilësisë së debatit në lidhje me procesin e integrimit europian. 

"vlerëson fenomenet në funksion të promovimit të ideve dhe instrumenteve që përmirësojnë procesin e integrimit europian. 

Disa gjera dihen qe nga koha kur Shqiptaret punonin dhe luftonin per interesat e Turqise dhe Greqise, qe para 500 vjetesh. 

 

hahhaha, ca 'the raft' smiley

Kjo Levizja Europiane, ndryshe nga Levizja per Integrim eshte? Na e bete neve popullit mendjen dhalle!

4.default - an option that is selected automatically unless an alternative is specified

 

 

 

Dmth e lexoi ndonje studimin, apo thjeshte eshte dite kur s'i punohet asnjerit? smiley

O admin,

Cfare ti kometoj ketij shkrimi kur qe ne dy paragrafet e pare lexova:

 

Lëvizja Europiane në Shqipëri është një organizatë think tank e cila synon .....

Dhe


Kjo policy paper është mundësuar me mbështetjen e Friedrich Ebert Stiftung Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe Think Tank Fund, Open Society Institute (OSI).

 

Ne qofte se eshte shkrojtur per ata ne shqiperi le ta komentojne ata se ata i kan qeft "think tanket" dhe "policy papper" Po te jete shkrojtur per ne te tjeret  me fal po une nuk merem me "tanke mendore" e as "police prej letre".

Oqej plako smiley

po te kthehesh dhe te te iki truri a quhet?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).