Partia Socialiste ka bërë sot përgjegjës pushtetin PD-LSI për humbjen e 100 mijë vendeve pune vetëm në pak muaj.

Në një prononcim për mediat, deputeti i selisë rozë Arben Ahmetaj tha se problemet e shkaktuara nga papërgjegjshmëria e këtij pushteti do të marrin fund me qeverisjen e socialistëve.

Ahmetaj theksoi se “në sektorin e bujqësisë gjatë muajve të fundit të 2009-s janë humbur 73 mijë vende pune, ndërkohë që qeveria mburret me investime fantazëm në bujqësi”
Sipas tij "shqiptarët sot po kuptojnë që arsyeja kryesore e varfërisë dhe shkatërrimit ekonomik të tyre është korrupsioni i qeverisë.

Ndërkohë PS shprehu shqetësim për situatën ekonomike duke deklaruar se sektori i fasonëve po kërkon ndihmë nga qeveria për të mos falimentuar.

"Ndërsa qeveria mburret për rritje të eksporteve, sektori i fasonëve ka dhënë sot alarmin dhe kërkon ndihmën e qeverisë. Sipas tij , 11 mijë vetë janë pushuar nga puna në këto ndërmarrje për shkak të krizës ekonomike" theksoi Ahmetaj.
(e.n/BalkanWeb)

11 Komente

Sipas Instat ne Shqiperi ka gjithsej 150 mije te papune, sipas PS 100 mije i paskan humbur vendet e punes vetem ne pak muaj?

 

Lufta e shifrave. Luani me tigrin do vazhdojne te zihen per prene e shijshme e qe nuk hap goje, Shqiperine.

 

 

Qe ka renie kjo gje nuk diskutohet, se une pyes ketu ne Shq. thuajse te ter pikat e shitjes, sherbimeve, etj. dhe te gjithe me thone se viti 2009 ndonse i veshtire, ishte me i mire se viti 2010.

jalla, qysh i mati Beni kto vende pune jam kurioze

 

ne sektorin e bujqsise? ma shpjegon njeri ca ka dash me thon me ket?

Eshte ceshtje "terminologjie"; INSTAT thote qe gjate T4 te 2009 nr. i te punesuarve ne Shqiper eshte zvogeluar me 72,240 veta por megjithate nr. i te papuneve eshte rritur me vetem 1,278 persona (nga te cilet vetem 782 jane aq te varfer sa te kerkojne ndihme ekonomike, te tjeret ja dalin vete). PS nga ana tjeter thote "73,000 ne dore".

P.S. Ne sektorin e bujqesise thote INSTAT, jo PS.

nuk e kam me ke e thote, pak rendesi ka kjo. Une nuk di te kete veterinere apo agronome te punsum ne sektorine e bujqesise. Fermeret quhen te vetpunsum apo e kam gabim? Dmth du me dit menyren e matjes dhe ca merr ne konsiderate? numrin e atyre qe kane leviz nga fshati drejt qytetit?

Ore ky Rama i kerko me lupe keta antipatiket, apo si eshte puna? 

Te kerkosh te gjesh numrin e te papuneve nga zyrat e shtetit eshte njesoj si te kerkosh te gjesh gjilperen nen kashte. Ky shtet nuk ka inventarin e aseteve publike dhe jo me te regjistroje papunesine. Une di te them se ne shkallen e pallatit tim ku jetojne 15 familje dhe ka rreth 40 te rritur (te afte per pune), vetem rreth 12 prej tyre kane nje pune te regullt dhe 3 punojne me hope. Pjesa tjeter nuk punon. Dhe keto familje qe une referohem nuk hyne tek ato te kamurat qe kane mese te jetojne edhe pa punuar. E pra kjo qe thashe eshte mjaft empirike, por nese edhe peshq te tjere qe banojne ketu do te thonin te punesuarit tek pallati apo shkalla e tyre, besoj se do te arrinim ne konkluzione shume here me skandaloze sec raporton zyra e Sali beut.

shqiptarët sot po kuptojnë që arsyeja kryesore e varfërisë dhe shkatërrimit ekonomik të tyre është korrupsioni i qeverisë.

Demagogji po aq e peshtire sa ajo e PD-se mbi rritjen ekonomike, rritjen e rrogave, progresin kolosal etj etj.  E forta eshte se qafleshet perkates qe mbeshtesin te dyja bandat, i hane keto mufka me githe qejf.

Ne Itali ne 2009 humben perfundimisht vendin e punes 400.000 (te pakten keshtu genjejne).

Jane nja 18 here me shume se ne si popullsi e vetem 4 here me shume humbje vende pune ???

paradokse italiane mer jahuu smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).