Deputetja dhe ish-këshilltarja e kryeministrit, Albana Vokshi është shënjestruar sërish nga selia rozë, këtë herë përmes nënkryetares së grupit parlamentar Vasilika Hysi, e cila ka vijuar akuzat për korrupsion, fshehje të ardhurash dhe konflikt interesi.

Sipas zonjës Hysi, fshehja e të ardhurave është vetëm shkelja e parë me të cilën deputetja e Partisë Demokratike Vokshi ka dashur të japë një bilanc tjetër të të ardhurave dhe depozitave që zotëron së bashku me bashkëshortin e saj.

“Zonja Vokshi thotë se burri i saj ka një aktivitet ekonomik prej fillimit të viteve ‘90, por siç tregojnë dokumentat e Qëndrës Kombëtare të Rregjistrimit, të dy kompanitë e Arjan Tartarit të përfshira në veprimtaritë e mësipërme janë krijuar pas vitit 2005, ndërkohë që koncesionet janë marrë në periudhën kur Albana Vokshi ushtronte detyrën si këshilltare e kryeministrit”, ka deklaruar Hysi.

Në emër të Partisë Socialiste, zonja Hysi i kërkoi deputetes së PS Vokshi të lërë imunitetin dhe t’i nënshtrohet hetimit të drejtësisë.

“Zonja Vokshi, në reagimin e saj tha se ishte gati të dorëzonte imunitetin nëse akuzat mbi të do të vërtetoheshin. Në fakt, zonja Vokshi duhet të bëj të kundërtën. Ajo, në fillim duhet të dorozojë imunitetin për t’i hapur rrugën drejtësisë, e cila qoftë për zonjën Vokshi, qoftë për zotin Prifti, duhet të fillojë hetimet sa më shpejt lidhur me korrupsionin dhe vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve. Nëse zonja Vokshi do të vazhdojë të fshihet pas mandatit të deputetes, atëhere nuk ka nevojë për deklarata të saja: akuzat janë automatikisht të vërtetuara. Ky është korrupsion i pastër dhe vjedhje e pasurisë kombëtare të shqiptarëve”, ka shtuar Hysi.

12 Komente

Ja ka kaluar klanit te zemunit, sanco panco i fazllicit

Vokshi padit PS: E vërteta e biznesit të Tartarit

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, reagoi dje ndaj akuzave të Partisë Socialiste, sipas të cilave ajo ka bërë favorizime në kohën kur ishte në rolin e këshilltares së Kryeministrit Berisha, duke i dhënë babait të fëmijës koncesione. Në një deklaratë për shtyp, Vokshi i ka cilësuar akuzat si shpifje në adresë të saj dhe bëri të ditur, se do t'i drejtohet Gjykatës për të vënë në vend dinjitetin e saj. Ajo u shpreh se, mosdeklarimi i pasurisë për bashkëshortin e saj është bërë për shkak të mungesës së legjislacionit përkatës". Lidhur me shpifjet dhe trillimet e turpshme të Edvin Kristaq Ramës do t' i drejtohem Gjykatës në mënyrë, që të vë në vend dinjitetin dhe drejtësinë mbi këtë rast. Mungesa në legjislacionin shqiptar e rubrikës për deklarimin e pasurisë për partnerët bashkëjetues, e ka bërë të pamundur deklarimin nga ana ime të pasurisë së zotit Arian Tartari. Sapo ligji të parashikojë rubrikën përkatëse, unë do të zbatoj me përpikmëri kërkesat e tij, ashtu siç kam bërë dhe deri tani", tha Vokshi. Ajo theksoi se, nuk ka bërë as një ndërhyrje në favor të biznesit të Tartarit, duke theksuar se në rast se vërtetohet e kundërta është e gatshme të heqë dorë nga mandati i saj i deputetes. Lidhur me pretendimet e PS-së, se Arian Tartari ka përfituar licenca të favorizuara, Vokshi u shpreh se, Rama duhet të përgjigjet se nëse i ka ndërhyrë ndokush për leje ndërtimi. Sipas Vokshit, bashkëshorti i saj ka zhvilluar veprimtarinë e tij në mënyrë korrekte edhe kur në pushtet ishte Partia Socialiste. "Dëshiroj të pyes Edvin Kristaq Ramën, a i ka ndërhyrë ndokush për shumë leje ndërtimi që kompanitë me të cilat ka bashkëpunuar Arian Tartari ka marrë nga Bashkia nën drejtimin e tij? Po për licencat e tjera që ai ka përfituar para 2005, periudhë në të cilën qeveriste PS kush ka ndërhyrë? Arian Tartari, ka filluar bizneset e tij që në vitin 1990 dhe ka punuar pa ndërprerje dhe me korrektesën më të madhe, pavarësisht se cila parti ka qeverisur", u shpreh deputetja demokrate.

Në një deklaratë për shtyp, Vokshi i ka cilësuar akuzat si shpifje në adresë të saj dhe bëri të ditur, se do t'i drejtohet Gjykatës për të vënë në vend dinjitetin e saj. Ajo u shpreh se, mosdeklarimi i pasurisë për bashkëshortin e saj është bërë për shkak të mungesës së legjislacionit përkatës".

O Bolevard na sqaro pak kjo zonja e ka bashkeshort apo dashnor se nuk po e kuptoj!

E kane bere zakon, ta mbajne plumbin ne paje. Qe ketu fillon  poshtersia e tyre,sepse luajne shantazhin. ....une di shume per ty ,por nuk dua vete...!. ....mos me ngit qe mos te ngas.....!

Askush nuk merr masa ligjore, qe c'fare din me fakte ta dorezoj ne prokurori. Luajne viktimen. Papagallet qe perserisin dhe imitojne ne gjithcka doktorin

Normal o vella.  Keshtu eshte kur perballohen hajdutet me njeri tjetrin.  Kerrcasin dhembet me akuza e kunderakuza, por ne fund konfliktin e zgjidhin ne kafene.  Tifozet nga te dyja anet duartrokasin e ulurasin...

 Deri tani drejtesia shqiptare nuk eshte shquar se eshte serioze dhe kembengulse ne zbatimin e ligjit mbi akuzat e renda qe rendojne politikane, deputet, apo lidera partie, keshtu qe ky kercenimi se po ju hoq imuniteti do te behet nami, eshte thjesh konsum fjalesh, dhe humbje kohe.Vokshi,Basha,Mehdiu,Rama,Nano.. do te vazhdojne punen edhe ne qoftese bi shi me akuza, pas shiut del dielli dhe pas diellit bi shiu, ky fenomen ne shqiperi eshte i ngjashem me presionin atmosferik ne natyre.

Mund ta quash dhe tablo sinoptike dorzimin e imunitetit, dro bi dro zbi shi, ku i dihet!

 imunitetin po e po por duhet te dorezoje dhe celularin.

Ja dhe tallja e rradhes se b*thes te politikaneve me popullin.

 

Në emër të Partisë Socialiste, zonja Hysi i kërkoi deputetes së PS Vokshi të lërë imunitetin dhe t’i nënshtrohet hetimit të drejtësisë.

Jo po te shkoje te hapi deren e burgut vete, te hyje brenda edhe ta mbylle, dhe pastaj ta hedh celsin tutje.

Nqs ka aq dyshime hapni nje proces. Nqs jeni kaq serioze per te denuar te pakten nje njeri, beni pune me serioze dhe hapni nje hetim dhe jo kerkesa idiote. Nqs jeni te sigurt per vjedhjet, atehere hyni ne protesta, lereni dhe parlamentin derisa te hyje dikush ne burg.

Palaco! Jeni lyer te gjithe me mutin e njeri-tjetrit dhe tallni menderen me ne.

Po pse ca osht imuniteti qe mund te dorezohet kaq lehte teser partie?

 Tani ka ndonje dijetar ketu ne peshk, nga ata qe merren me gjana te fjalorit, perse i personi qe me nishane eshte si Eva, e qe ka dy cilimiqe i here i drejtohemi Zoje e ne nje rast tjeter Zojushe ?

Me fjale te thjeshta e kam fjalen, jo te nerlikume. Nese perdorin dhe ndonje shembull ju jemi mirenjohes familjarisht, bashke me komshite.

Ejvalla paraprakisht !

 Keta grate qe i dergojne burrat me fitu noj lek u quankan zonjusha,per momentin kjo eshte zonjushe se e ka burrin larg,kur i vjen burri nga stani me mesallen plot me djathe atehere quhet zonje.E mire mire ,sqarim tjeter se jena ne dispozicion sot.

“Do bëhet publike çdo qindarkë”

10-09-2008 / Gazeta 55“Do 
bëhet publike çdo qindarkë”

Spoti antikorrupsion, deklaron Berisha Në lidhje me spotin antikorrupsion, kryeministri Berisha u shpreh përsëri dje, duke konfirmuar zotimin e plotë për të bërë publike çdo qindarkë dhe çdo procedurë të ndjekur. “Do të bëhet publike çdo qindarkë dhe çdo gjë e kësaj qeverie. Të jeni të sigurt. Është bërë një kërkesë me shkrim dhe Departamenti i Informacionit, do bëjë publike çdo gjë në këtë drejtim, sepse transparenca është në frymën e kësaj ndërtese”. Shpresoj se do t’ia përcillni shikuesve tuaj ato të dhëna se janë me interes. ...

http://www.gazeta55.net/index.php?kat=po...

 

Te jeni te sigurte!!!

Jo po qe ta dini!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).