Ngandonjëherë, jeta na jep ftesa për festa që nuk do të bëhen kurrë, pamje librash që nuk do ta shohin asnjëherë dritën e botimit. Dikur qëllon që të na dhurojë dicka, së cilës ia zbulojmë shumë më vonë përdorimin e papritur. Kohë më parë, kam njohur një njeri të cuditshëm. Në ekzistoftë ende, gjë që s’ma ha mendja, ai duhet të jetë margaritari i një cmendine. Kur e takova unë, atë e ndante shumë pak gjë nga cmenduria. Krisja që e kishte marrë, sic thuhej, prej rrëzimit nga kali herët në rini, ishte nga ato që duke dëmtuar trurin, i shkaktonin plakje të parakohshme. I sëmuri në fjalë , jo vetëm që e pandehtë veten më të moshuar nga c’ishte përnjimend, por i bëhej sikur kishte marrë pjesë në ngjarje të një shekulli tjetër. Ky njeri, rreth të dyzetave, i bëshëm e gjithë shëndet, me sy të qelqtë, më rrëfente me tundje të lehta koke si pleqtë ëndërrimtarë, se gjyshi im fare i vogël i kacavirrej mbi gjunjë. Përllogaritja e rrufeshme që bëra që bëra aty për aty, më shtyu t’i jepja moshë përrallore. Ajo cka qe vërtetë cuditëri e këndshme lidhej me faktin që pas cdo viti, sa më tepër që përkeqësohej, aq më shumë sprapsej , gjithmonë e më larg. Kur e hasa sërish, sot e dhjetë vjet më parë, ai më foli për marrjen e Sevastopolit . Një muaj më pas, nisi të më tregonte për gjeneral Bonapartin. Edhe ndonjë javë dhe ja ku do të gjendeshim në mes të Vendesë. Nëse është ende gjallë, duhet të ketë shkuar shumë larg, ndoshta mes nomadëve, a mbase, kush e di, në krahët e Kleopatrës. I gjori shpirt bredhëritës që rrëshqet gjithmonë e më shpejt nëpër tatëpjetën e kohës. E tok me këtë, c’lumë fjalësh, c’rrëmbim, c’buzagaze arrogante a të mprehta. Madje, atij i kujtoheshin për bukuri faktet reale të ekzistencës së vet, vetëm se i zhvendoste ato në mënyra të cuditshme. Kështu, kur zinte ngoje aksidentin që i kish ndodhur, e conte gjithmonë e më larg në kohë, duke e ndryshuar dora-dorës dekorin, si dramat në teatrin klasik ku kostumet ndryshojnë shëmtueshëm sipas epokës.  Në praninë e tij, nuk mund të pikasje asnjë famë të së shkuarës, të cilës të mos i shtonte, me një bujari pataksëse prej llafazani të mocëm, ndonjë mbresë vetjake. Megjithatë, i lindur në një mjedis varfanjak  e provincial, ai kishte kryer shërbimin në një regjiment të vagullt dhe arsimimi, që më shumë kishte grumbulluar sesa përvetësuar, kishte mbetur tejet mjeran. Ah, c’shfaqje magjepsëse, c’kremt intelektual do të kish qenë, ndoshta, nëse në një kulturë finoke a njohuri të thella në histori dhe një grimë talenti natyror do të kishin shoqëruar cakërdinë e tij shtegtare! Përfytyroni se c’mund të kishte përfituar Carlyle nga një krisje e këtillë! Fatkeqësisht, njeriu në fjalë ishte kryekëput gdhë dhe pa asnjë dhunti për t’i ndjerë lezetin një psikoze të pashoqe, aq sa ishte katandisur ta ushqente përfytyrimin e vet me një cohë rëndomësirash dhe idesh të përgjithshme, pak a shumë të rreme. Krahët e kryqëzuar të Napoleonit, tri qimet e Kancelarit të Hekurt ose melankonia e Bajronit, si dhe njëfarë numri anekdotash vocërrake të quajtura historike, me të cilat gramaticienët pudrosnin doracakët e vet, i mjaftonin për dreq, si detaje dhe ngjyrë, aq sa të gjithë njerëzit e mëdhenj që kish njohur nga afër, i ngjasonin si vëllezër. Nuk njoh gjë më të cuditshme sesa shfaqja e një manie, që nga vet natyra e saj, duket sikur kërkon një botë me dije, frymëzim e tëholli, por që ndihet e shtrënguar të vërtitet në një kokë boshe.

Kujtimi i këtij të sëmuri të gjorë, vjen të më brejë sa herë që hap ndonjë nga ato vepra, të cilat kemi rënë në ujdi t’i quajmë “ jetëshkrime romanore”. Në to has po atë ëndje, që ndjen një mendje e përnginjur, por dritëshkurtër, për të shtënë në dorë ndonjë njeri të pambrojtur, si dhe po atë guxim të zotërisë së shkathët e gjithë dituri që capitet bulevardit për t’u përhumbur në një të shkuar të largët, me gazetën e mbrëmjes në xhep. Ky trill është tejet i njohur. Së pari, qërohet letërkëmbimi i njeriut madhor, pritet e ringjitet për t’i sajuar një petk sa më të hijshëm prej letre, më pas u vjen rradha veprave të tij për t’u krehur, me qëllim që të gjenden në to tipare vetjake. Dhe, ta pret mendja, nuk ke pse bezdisesh. Më ka qëlluar të zbuloj gjëra mjaft të cuditshme në rrëfenjat e këtyre jetëve të pashoqe, si jeta e një poeti të shquar gjerman, ku përmbajtja e njërës prej poezive  të tij , me titull “ Ëndrra” , është treguar fill e për pe porsi një ëndërr e parë përnjimend nga poeti në fjalë. Në fakt, a ka gjë më të thjeshtë sesa të përcjellësh njeriun e madh mes njerëzve, ideve, sendeve që ai ka përshkruar vetë e që ti i zhvat gjysmë të vdekura nga librat e tij për të qullosur tëndin? Romancieri jetëshkrues i thur gjetjet e veta si e si më mirë dhe meqë, më e mira e tij është përgjithësisht më pak e keqja e autorit me të cilin merret, jeta e këtij të fundit katranoset mënxyrshëm, packa se faktet janë vërtetësore. Le që, falë Zotit, ne kemi psikologjinë e subjektit, frojdizmin lozonjar, përshkrimin e fryrë të asaj cka mendonte heroi në një cast të këtillë – truall mjegullor i letërsisë ku, mes gjëmbacësh, hiqet zvarrë një mobilje e mocme, gjysmë e shkrehur, që askujt s’i ka zënë syri t’i qaset atij visi. Për t’u prehur pas punës sfilitëse jetëshkruesi vesh sërish me qetësi petkun e heroit të vet dhe thith me shtëllunga llullën e njeriut të madh.

Edhe manjaku për të cilin fola, e tregonte historinë anekdotike të perandorëve dhe poetëve sikur ata të ishin banorë të lagjes së tij. Me një cigare ruse në cep të buzëve, ai fliste me ëndje të madhe për këmbët e zbathura të Tolstoit, për zbehtësinë e praruar të Turgenievit, për zinxhirët e Dostojevskit, për të mbërritur mandej gjer tek dashuritë e Pushkinit.

Nuk di nëse njihet në Francë një lloj kalendari si tek ne, ku cdo faqe të pasme gjen pesëmbëdhjetë sekonda lexim, a thua se, duke ju dhënë të lexoni këto disa rradhë diturore a zbavitëse, përpiluesit e panjohur të kalendarit të mësipërm do të dëshironin t’ju shpaguanin humbjen e ditës, së cilës do t’ia shuanit më pas numrin e datës. Në përgjithësi, bëhej strofë poetike, proverbë marroke e menu darke. Në të haseshin shpesh vargje të Pushkinit; aty lexuesi përkryente dijen letrare. Këto vargje mjerane, zormbamendura , të dhëmbëzuar si krëhër, dërrmuar prej përsëritjeve nga buzë të mallkuara, ka të ngjarë të kenë qenë gjithcka që mikroborgjezi rus do të dinte nga Pushkini, po të mos kishim patur në ato pak opera, që të gjitha aq popullore, me zanafillë te veprat e tij. Pa dobi, të përsëritësh që mbrujtësit e libreteve, individët zymtanë që e veshën “ Eugjen Onjeginin” a “ Zonjën e Pikut” me muzikën mediokre të Cajkovskit, e sakatepsën veprën e Pushkinit në mënyrë kriminale. Them pikërisht “kriminale” , ngaqë janë përnjimend raste për të cilat duhej të ndërhyjë ligji. Kësisoj, përderisa ligji nuk e lejon akëcilin të poshtërojë të afërmin, ligjikisht, ajo nuk ka se si t’i lerë dorë të lirë filanit t’i vërsulet veprës së një gjeniu për ta zhvatur e për t’i shtuar më pas, nga e vetja – me shumë bujari – aq sa nuk ka Zot të përfytyrojë dicka më mrekullisht shëmtiraqe se “ Eugjen Onjegini” a “Zonja e Pikut” të vëna në skenë.

E treta dhe e fundit, te kalendari dhe opera vijnë e të bashkohen, për lexuesin thjeshtak, kujtime të turbullta të shkollës fillore lidhur me hartimet – gjithmonë po ata – që shkruheshin për personazhet e Pushkinit. Le të mos lemë në harresë disa lojna fjalësh të pahijshme, që na i ka ënda t’ia veshim atij dhe sakaq do të kemi përftuar një ide mjaft të saktë për vetëdijen pushkiniane të një numri të madh rusësh.

Përkundrazi, shumëkush prej nesh që e njeh përnjimend,iI kushton një kult me zell e kthjelltësi të pashoqe dhe është ndjesi shkëlqimtare, teksa rrjedha gurgulluese e jetës së tij vjen e na përmbyt shpirtin. Ndërkaq, gjithcka për ne është gëzim; secila prej capitjeve të tij, po aq e natyrshme sa edhe lakadredha e një lumi, cdo nuancë e ritmit, si dhe imtësitë më vocërrake të gjallmimit e gjer tek emrat e njerëzve që i kaluan pranë, duke përzier për një hop hijen e tyre me hijen e tij. Të hepuar në farfurinë e dorëshkrimeve sa pa i hedhur ende në të pastër, ne rrekemi të shquajmë në to të gjithë të behtat e rrugëtimit që e cojnë frymëzimin e tij te përfitimi i kryeveprës. Të lëcitësh me ëndje shkrimet e tij pa përjashtuar asnjë të vetëm: poezi, rrëfenjëza, elegji, letërkëmbime, drama, kritika, e t’u kthehesh sërish paprerë, është njëra prej lavdive të këtuposhtëme.

Plot njëqind vjet kanë rrjedhur qysh nga ai dyluftimi në muzgun me borë, gjatë të cilit ai u plagos për vdekje nga një batakci që i avitej së shoqes, njëfarë Zhorzh D’Antes, aventurier riosh e plotësisht fyell, që, me t’u kthyer në Francë, jetoi gjysmë shekulli, për të vdekur shpirtqetë, tetëdhjetëvjecar e senator.

Jeta e Pushkinit, mbushur me vrullima romantike e shkrepëtima të përhime, i jep jetëshkruesit mëse në modë sot, sa tundime aq dhe kurthe. Këto kohët e fundit janë përpiluar shumë jetëshkrime të tilla në Rusi, por unë kam pikasur një a dy mjaft të pështira. Mirëpo është edhe punë e përshpirtshme dhe zemërgjerë e disa mendimtarëve elitarë që, duke shkërfitur të shkuarën, duke qëmtuar detajin e vyer, nuk shqetësohen aspak tek sajojnë xhingla për shijen e të rëndomtit. Dhe vjen, gjithsesi, një cast fatal kur dituraku i thekur nis e mbrun romanin si pa e kuptuar as vetë, kështuqë rrena letrare vjen e shpaloset, po aq trashanike në veprën e këtij dijetari të vetëdijshëm sa edhe gënjeshtra e kopjacit të pacipë.

Në përgjithësi, ma thotë mendja se duke kërkuar elementin njerëzor e shndërrojmë njeriun e madh që prekim e zhbirilojmë, në një kukull makabre, porsi kufomat e mavijosura të Carëve të ndjerë që i latërzyenin me lezet për kremtin e varrit. A ka të ngjarë, vallë, ta përfytyrosh në cdo përngjasim jetën e një tjetri, ta përjetosh brenda vetes dhe ta hedhësh të pacënuar në letër? Nuk ma ha mendja; madje do të isha i prirur të besoja se vetë mendimi, duke e hedhur rrezen e vet në historinë e një njeriu, e shtrembëron atë pashmangshëm. Kështuqë mendja jonë shquan vetëm gjasmimin vërtetësor e jo vetë të vërtetën.

Megjithatë, c’mahni për ëndërrimin e një rusi teksa përhumbet në botën e Pushkinit!

Jeta e një poeti është si kipci i veprës së tij. Kalimi i kohës duket sikur dëshiron të përsëritë veprimin e gjenisë, duke i dhënë gjallmimit të tij përfytyror të njëjtën ngjyresë e po atë përvijim që u ka dhënë poeti krijesave të veta. E c’rëndësi ka, fundja, nëse ajo cka shohim është një mashtrim i pacak? Le të pranojmë për një cast që, nëse mendja jonë mund të kthehej pas e të rendte në epokën e Pushkinit, ne nuk do ta njihnim. E c’rëndësi ka?! Kjo është një kënaqësi që edhe kritika më e hidhur, qoftë sa ajo që unë i bëj vetes time, nuk mund ta shkatërrojë. Ja pra, ky burrë rondokop e i beftë që me dorën e vogël e të zeshkët ( dic ruante nga majmuni dhe zezaku ky rus i madh ) shkroi të parat dhe më të bukurat faqe të poezisë sonë: ja vetëtima kaltërore e vështrimit, në kontrast të spikatur me ngjyrën gështenjë të flokëve krela-krela. Asokohe, domethënë aty nga viti 1830, kostumi mashkullor nuk qe ndarë ende me shqetësimin për kalin. Njeriu ishte vazhdimisht kalorës, por ende jo fytyrëzymtë: domethënë që kuptimi i veshjes nuk ishte tretur akoma ( sepse tok me kuptimin fiket edhe bukuria ). E shaloje kalin për të mirë dhe përnjimend kishe nevojë për ato cizmet e përveshura e pallton e madhe. Pra, përfytyrimi i jep njëfarë elegance Pushkinit, të cilit për më tepër, sipas një trilli të kohës, ia kishte fort ënda të vishej si cigan, si kozak a si dandi anglez. Dashuria për maskën, le të mos e harrojmë, është, në thelb, një tipar i poetit të vërtetë. Duke qeshur se i hante rryli i fytit, duke ngrefosur shtatin e tij të pakët, duke përplasur thembrat, ai kalon papritur përpara meje, porsi ata që i shohim t’ia behin befas, si shtjellë ere nga lokalet e natës ( me fytyrën që nuk do t’ua shohim më kurrë, ndricuar tërthorazi nga ndonjë fener dhe me zërin që nuk do t’ia dëgjojmë më, duke përsëritur ndonjë shaka gazmore) sepse a nuk është edhe e shkuara porsi një lokal nate, një kusi plot me natë që unë e hap me padurim? Unë e di mirë që në këtë rast nuk është Pushkini, por një aktor i keq, të cilin e paguaj për ta bërë këtë rol. E c’rëndësi ka kjo? Mua më pëlqen kjo lojë, dhe ja besoj tek i besoj edhe vetë. E shoh dora-dorës: në molin e Nevas, ëndërrimtar, mbështetur mbi bërryla te parmaku prej graniti me kokrriza rrezëllitëse nga hëna dhe akulli. Në teatër, me tejkqyrësin e ngritur përpjetë, në një ndricim të purpurt e vrumbullimën e violinave, me atë droje tejet në modë asokohe, duke shtyrë fqinjin për t’u ulur sërish në vendin e vet, mandej në shtëpinë e tij në fshat, i nëmur e i përzënë nga kryeqyteti për disa fjalë jo dhe aq të përmbajtura, me veshje nate, i kreshpët, duke shkarravitur në një copë letër të përhime ( që përdorej për të mbështjellë qirinjtë ) vargje dhe duke kafshuar babëzishëm një mollë; e shoh tek capitet përgjatë një rruge fshati, duke shfletuar libra në një dyqan, duke iu avitur ndonjë mikeshe; apo edhe ndonjë pasdreke zhuritëse Krimeje, të qëndronte përpara një kroi mjerosh, thuajse lëfyttharë, që mezi curgonte pikë-pikë, në fund të një oborri, në ndonjë pallat të mocëm tartar, ndërkohë që dallëndyshet vejevinin në ajri. Këto janë vegime aq vetëtimtare saqë ndonjëherë unë nuk mund të shquaj qartas, nëse ka në dorë ndonjë kërbac apo në atë shkopin prej hekuri që e mbante për të përforcuar kycin gjatë qitjes, sepse ia kishte fort ënda qitjen me pistoletë, si shumë nga bashkëkohësit e vet. Përpiqem ta ndjek me sy, por ai më përvidhet për të m’u shfaqur sërish, me një dorë pas redingotës, duke u capitur përbri së shoqes, grua shumë e bukur, më e madhe se ai, me kapele të zezë prej kadifeje, zbukuruar me një pupël të bardhë. Dhe, së fundi, ja tek është , me një plumb në bark, rënë në brinjë mes dëborës dhe sytë e ngulitur gjatë te Anthesi, aq sa tjetri nuk mundet dot dhe dalëngadalë e mbulon zemrën me parakrah.

Ja nje jetëshkrim, për së mbari, në roman, apo gabohem rëndë? Duke vijuar kësisoj, mund të shkruhej një libër i tërë. Megjithatë, nuk është faji im, nëse më rrëmbejnë vegime të këtilla, vegime që i kanë të gjithë rusët që e njohin Pushkinin e tyre dhe që bëjnë kësisoj në pjesën tonë intelektuale në mënyrë po aq të ndërlikuar sa tabela e shumëzimit a cdo shprehi tjetër e mendjes. Ka të ngjarë që këto vegime të jenë edhe të gabuara, aq sa Pushkini i vërtetë të mos e gjejë veten në to, gjithsesi, unë u shtoj atyre sado pak nga ajo dashuri që përjetoj gjatë leximit të poezive të tij, anuk është ajo cka bëj me këtë jetë përfytyrore, dicka e ngjashme me veprën e poetit, nëmos po me atë vetë?

Kur këqyrim epokën, që me ujdi e quajmë tek ne, periudha e Pushkinit, domethënë kohërat mes 1820 dhe 1832, na bën cudi njëfarë dukurie, më shumë e rrafshit pamor sesa mendor. Jeta e asaj kohe na duket tani – si të them?- me më tepër frymëmarrje, më pak e populluar, me një shndritje më të hijshme arkitekturore e qiellore, porsi një nga litografitë e mocme me perspektivë të papajtueshme ku sheshi i qytetit bie në sy jo gumëzhitës e i përpirë nga shtëpi me qoshe të thikta sic është sot, por shumë hapsinor, tejet i heshtur, tërësisht i zbrazët, ndoshta me dy xhentëlmenë që bisedojnë në këmbë, në kalldrëm, një qenush që kruan veshinme ndihmën e një putre të pasme, një grua që kalon me një shportë në dorë, një lypsar me një këmbë druri – dhe ja, kaq, ajër sa të duash, qetësi e plotë, ora e kishës shënon dymbëdhjetë e një cerek, kurse në qiellin e përhimë ndehet një re e vetme puplore e padjallëzuar. Duket sikur të gjithë njiheshin në kohën e Pushkinit, se cdo orë e ditës ishte përshkruar në ditarin e tij, në letrën e asaj dhe se Perandori Nikola Pavlovic dinte cdo imtësi nga jeta e vartësve të vet, sikur të qe fjala për ndonjë trumbë shkollarësh sycelë e hijerëndë. Një kuartet disi gazmor, një gjëagjëzë e përsëritur në shoqëri, një pusullë e shkruar nxitimthi dhe e përcjellë dorë më dorë në atë klasë të madhe prej graniti që përbënte Pjetërburgun, gjithcka merrte përmasat e një ngjarjeje, gjithcka linte një gjurmë të caktuar në kujtesën rioshe të shekullit. Besoj që epoka e Pushkinit është e fundmja në rrjedhën e kohës, ku përfytyrimi ynë i sotëm është i lirë të endet pa pasaportë, duke i dhënë detajit të ditëve tipare të huajtura nga arti i pikturës që e ruante ende monopolin e figurës. Pa përfytyroni një grimëherë që, nëse Pushkini do të kishte jetuar edhe dya a tre vjet më shumë, ne do të kishim fotografinë e tij? Vetëm një “krak” dhe ai do të kishte dalë, i pasur me nuanca dhe gjithë nënkuptime piktoreske nga nata ku gjendet, për t’u futur fuqishëm në këtë ditë të venitur që po zgjat qysh prej një shekulli. Ja, pra, sipas meje, një pikë mjaft me rëndësi. Fotografia – ato disa centimetra katrorë dritë – inaugurojnë rreth 1840 një erë pamore që zgjat deri më sot, në atë masë sa duke nisur nga kjo datë të cilën as Bajroni, as Pushkini, as Gëtja nuk mundën ta kapërcenin, ne gjendemi në një mjedis që shqisat tona të sotme e njohin aq mirë, saqë njerëzit e shquar të gjysmës së parë të shekullit, marrin aty pamjen e të afërmve të largët, të veshur keq, krejt në të zeza, sikur mbanin zi për jetën e qëmotshme të ylberizuar, përherë të strukur në qoshe dhomash të zymta e pikëlluese, me ndonjë carcaf në sfond ngarkuar me pluhur. Tanimë, një ndricim i zbehtë shtëpiak na i përcjell përmes përhimërisë së shekullit; ka të ngjarë t’ia behë një kohë e fotografisë ulur, të na shfaqet vetëm porsi një gënjeshtër e mbrujtur me një shije të vecantë, por ende nuk ia kemi mbërritur kësaj dhe – cfarë fati për përfytyrimin tonë! – Pushkini nuk është plakur dhe nuk i është dashur ta mbajë kurrë atë petk me shojza groteske, atë veshje mënxyre të gjyshërve tanë, me kravatën e zezë vocërrake të tripsur nga jaka e rreme.

U përpoqa me c’munda për të përkufizuar vështirësitë thuajse të pakapërcyeshme që brofin përpara mendjes më besëtare, teksa rrekem t’i jap sërish frymë, jo në fushën e vërtetësores romanore, por vetëm në lëmin e të vërtetës, pamjes së një njeriu madhor që ka ndërruar jetë qysh prej një shekulli. Le ta pranojmë humbjen e t’i kthehemi më mirë veprës së tij.

Me siguri nuk ka gjë më të bezdisur sesa të përshkruash një vepër të madhërishme poetike, në mos po ta dëgjosh tek e përshkruajnë. E vetmja mënyrë e mirë për ta studjuar është ta lexosh, të përsiatesh rreth saj, të kuvendësh me veten, por jo me të tjerët, sepse lexuesi më i mirë mbetet ende egoisti që e vështron gjetjen e vet, duke iu fshehur fqinjëve. Ëndja që më kaplon në këtë cast për ta ndarë me tjetërkënd adhurimin për një poet, është, në thelb, një ndjenjë e dëmshme që nuk përuron kurrgjë të mirë për subjektin e zgjedhur. Sa më i madh të jetë numri i njerëzve që lexojnë një libër, aq më pak i kuptuar është ky libër. E vërteta e tij duket sikur avullon teksa përhapet. Vetëm në castin kur shpërthimi i parë i një fame letrare zë e hirnoset, vepra nis përnjimend të shpalosë fytyrën e saj të vërtetë. Por për shkrimet pak të përkthyeshme që e fshehin visarin te mugujt e një gjuhe të huaj, cështja bëhet vecanërisht e ndërlikuar. Një lexuesi frëng nuk mund t’i themi dot; po të doni të njihni Pushkinin , merrni veprat e tij dhe ngujohuni bashkë me to. Afërmendsh që poeti ynë nuk duket se ka ndonjë ngasje për përkthyesit. Tolstoi, që për më tepër është i të njëjtës racë me të, a babloku Dostojevsk që është shumë më poshtë se ai, gëzojnë në Francë një lavdi të po asaj mase me shumë shkrimtarë vendas, por emri Pushkin, ama, me kaq kumbim muzikor për ne, mbetet në frengjisht cytës e ngacmues për veshin. Pa dyshim, për poetin është përherë më e vështirë sesa për prozatorin të kapërcejë caqet. Mirëpo, në rastin e Pushkinit, vështirësitë kanë një arsye më të thellë. Shampanjë ruse më thoshte një ditë një i mencur. Në fakt, le të mos harrojmë se Pushkini i vuri në dispozicion muzikës ruse, pikërisht poezinë frënge, një periudhë të tërë të kësaj poezie. Përfundimi është që, në castin kur vargjet e tij u përkthyen në frengjisht, lexuesi has tek ata herë shekullin XVIII-të frëng, poezi rozë me gjemb epigrame, herë atë romantizëm gabimisht ekzotik që ngatërronte Seviljen, Venecian, Lindjen dhe Greqinë mëmë ku mjalti është aq i ëmbël. Kjo përshtypje e parë është aq e ligë, kjo dashnore e mocme, aq e vrazhdë, saqë lexuesi frëng shkrehet për një cast. Është gjë e rëndomtë të thuash, që për ne rusët, Pushkini është një vigan që mban mbi supe gjithë poezinë e vendit tonë. Por, në castin kur asaj i qaset pena e përkthyesit, shpirti i kësaj poezie fluturon, kurse juve nuk u mbetet në dorë një kafaz vocërrak i praruar. Dikur i hyra edhe unë një pune të këtillë me një mori vargjesh të përmendura, ku fjala ruse nuk qe gjë tjetër vecse pasqyrim i vetvetes. Packa se nuk mungonte asnjë fjalë, nuk ma ha mendja se ato rradhë ia dalin mbanë të japin një ide të lirizmit të pafund, të fuqishëm, të poetit tonë. Por, më duhet ta pohoj se pak e nga pak kjo punë nisi të më hyjë në qejf. Nuk qe më dëshira e keqe për t’i treguar Pushkinin lexuesit të huaj, por thjesht përjetimi mrekullor i zhytjes plotësisht në këtë poezi. Unë nuk rrekesha të jepja Pushkinin në frëngjisht, por që të vendosesha për vete në një drithërimë me qëllim që, pa pjesëmarrjen time të vetëdijshme, të përfitohej një mrekulli, metamorfozë e plotë. Më në fund, në krye të disa orëve murmurimash të brendshme, fërgëllimash të shpirtit që shoqërojnë mbrujtjen poetike, unë e pandehja mrekullinë të përmbushur. Mirëpo, me t’i shkruar këto rradhë të freskëta, me frengjishten time mjerane prej të huaji, do ti që ato nisnin të zbeheshin? Largësia midis tekstit rus dhe përkthimit, më në fund, gati më shfaqej tani me gjithë realitetin tim të trishtë. Unë kisha zgjedhur, bie fjala, një mori vargjesh që në rusisht mbartnin një thjeshtësi hyjnore. Fjalët, plotësisht thjeshtake në vetvete, se c’kanë aty një lloj madhështie hyjnore, sikur me t’i prekur Pushkini, atyre iu ishte rikthyer një frymëmarrje zanafillore, një freski e kryeherëshme që e kishin humbur prej përdorimit nga poetët e tjerë.

Ajo cka më ngjante e cuditshme, gjatë përcapjeve të mia shqyrtuese, qe se cdo poezi që merrja gjente jehonën e vet të vecantë te ky apo ai poet francez. Mirëpo shpejt e kuptova se në thelb, Pushkini nuk kishte të bënte fare me ta. Ishin thjesht kujtime letrare të miat që më prirnin e jo ai pasqyrim i rremë frëng që pandehim se hasim në vargjet e tij. I prirë nga këto kujtime të pakursyera, unë mbetesha në mos i kënaqur, fundja, jo tejet i acaruar nga përkthimet e mia.

U përpoqa të përktheja edhe disa pjesë nga poemat e dramat e Pushkinit.

Nuk gënjehem apo joshem nga cilësia e këtyre përkthimeve. Është fjala për një Pushkin mjaft të përngjashëm, kjo është e gjitha: e vërteta qëndron gjetiu. Mirëpo, duke i rënë përgjatë bregut kësaj poezie shpërthimtare, le të vërejmë se në disa rrjedha, pas të cilave u capita, njëfarë e vërtete gëlon duke kënduar dhe kjo e vërtetë është e vetmja që has këtu: e vërteta e artit.

Sa tronditëse do të qe po të ndiqeshin nëpër shekuj kuturitë e një ideje. Pa bërë lojë fjalësh, unë më tej them që në këtë rast do të flitej për romanin ideal: sepse, me një kthjelltësi të përkryer dhe të qëruar nga cdo pluhur njerëzor, kjo pamje abstrakte do të dukej sikur gëzonte përnjimend një jetë dendurore që zhvillohet gjallërisht, tregon mijëra shojzat e veta, me zhdërvjelltësinë e tejdukshme të një agimi boreal. Kësisoj, mund të zgjidhej ideja e së bukurës për të ndjekur hallet e saj johistorike dhe për ta shndërruar në dicka shumë më të gjallëruar se një roman aventurash . sa dramatic është, në të vërtetë, fati i një vepre si ajo e Pushkinit. Ai nuk kishte dhënë ende shpirt, kur mendja dritëshkurtër e kritikut Bielinski i kërkonte sherr me pahir. Tek ne, filozofia hegeliane ka marrë së prapthi. E megjithatë, nuk ka ndodhur asnjë cast që e vërteta e Pushkinit të ketë rreshtur së shndrituri ndokund, e parrënueshme porsi vetëdije. Unë e ndjej Brenda vetes edhe këtë cast, madje është pikërisht ajo që më shtyn të përsëris atë cka Floberi e dinte po aq mirë sa Shekspiri dhe Shekspiri po aq mirë sa Horaci, pra, vetëm një gjë ka rëndësi për poetin: arti i tij.

Është pikërisht koha për ta ndërmendur këtë gjë, ngaqë, në të vërtetë, më duket se ne me letërsi shllapuritemi.

Ai që quhet “ dokument njerëzor”, bie fjala, përbën, thjesht, në vetvete, një farsë të thekur, ndërsa e gjithë kjo sociologji, që shpalos kaq hijeshi në romanin bashkëkohor, është sa neveritëse aq edhe qesharake.

Nuk dua aspak të them që shekulli në të cilin jetojmë është më i keq se ndonjë shekull tjetër. Përkundrazi, mendësia hyjnore ngjan tashmë më e rrënjosur në botë. Kur mbas njerëzve haste “ një burrë”, plotëria rrezatuese e tij, ia vlen më së miri plotërisë së mendjeve më të mira të së shkuarës. Pa dyshim, në rrafshin e rëndomtë duket sikur bota po shkon keq e më keq: herë na pushton dalldia e vjetër e automjeteve e herë frika e ndonjë hataje që na parathotë gazeta. Por syri i filozofit, kur këqyr botën, regëtin mirësi, duke vërejtur që thelbësorja nuk ndryshon, që vendi i nderit i është paracaktuar gjithmonë të mirës dhe të bukurës. Nëse jeta duket ndonjëherë mjaft e mjegulluar, kjo vjen ngaqë jemi miopë. Për atë që di të vështrojë, jeta e përditshme është po aq e mbushur me zbulesa dhe kënaqësi sa c’ishte në sytë e poetëve të qëmotshëm. Për besë, i shtroj vetes pyetjen se cili është ai artist që, duke kaluar, ndryshon papritmas jetën me një kryevepërzë. Sa e sa herë, në rrugët e një qyteti, jam habitur befas nga ai teatër i vogël që zë vend për një cast e bëhet fir aty për aty. Pikërisht, në një shëtitore me dritëhije dielli, një kamion që ecën, ngarkuar me qymyr, ndërsa qymyrxhiu fytyrënxirë troshitet në ndenjësen e tij të lartë, duke mbajtur nëpër dhëmbë bishtin e një gjetheje bliri hyjnisht të gjelbër. Kam parë komedi të drejtuara nga ndonjë gjeni i padukshëm, si ditën kur ndaj të gdhirë, më zuri syri një postier berlinez të mbledhur kruspull në një stol dhe dy postierë të tjerë, të cilët që nga prapa një kacubeje jaseminësh të sapolulëzuar, po qaseshin në majë të gishtave me një tinzarëri groteske për t’i futur duhan në hundë. Kam parë drama: një manekin stilisti me trup ende të paprekur, por me supin të shqyer, llangosur pikëllueshëm me baltë, përdhe, mes gjetheve të rëna, në kalbëzim. Nuk ka ditë që kjo fuqi, ky frymëzim fusharak të mos sajojë tek-tuk ndonjë shfaqje castësore. Pra, do na i kishte fort ënda të mendonim që ajo cka ne quajmë art, shkurt, është vetëm pamja piktoreske e vërtetësisë: duhet të dish se si ta rrokësh, kjo është e gjitha. Pa le sa argëtuese bëhet jeta, kur vihesh në atë gjendje shpirtërore, ku edhe gjërat më thjeshtake na shfaqin shkëlqimin e vet të vecantë. Ecim, qëndrojmë, shohim njerëzit kur kalojnë dhe, fap, fillon gjuetia, ndërsa kur pikasim ndonjë vogëlush të shtangur në mes të rrugës nga pamja e ndonjë incidenti, të cilin, me siguri, do ta sjellë një ditë ndër mend, na krijohet ndjesia se jemi bashkëfajtorë me kohën, meqë e shohim këtë fëmijë të ndryjë brenda vetes kujtimin e ardhshëm që , me c’duket, e ka pushtuar të gjithin. Pa le pastaj, që bota është kaq e madhe. Pikërisht në terrin e pjesës së pasme të ndonjë dyqani na e ka ënda të cucurisim se shtegëtimet nuk ngërthejnë më mistere: në të vërtetë, era e malit është aq e xhindosur sa kurrë ndonjëherë, porse të vdesësh duke iu qepur pas ndonjë bëme kuturitëse, mbetet përherë ligjësi e krenarisë njerëzore.

Sot, më shumë se kurrë, poeti duhet të jetë po aq i lirë, nopran e vetmitar sa c’e dëshironte Pushkini, këtu e njëqind vjet më parë. Ndoshta, ndonjëherë edhe artisti më i kulluar bie në ngasje për të thënë fjalën e vet, kur klithma e shekullit të tij, piskama e atyre që u pritet koka apo hungërima e ndonjë shtaze ia mbërrin gjer tek ai. Mirëpo kjo, është një ngasje, së cilës ai nuk duhet t’i jepet, sepse ai mund të jetë i sigurt që, nëse kjo gjë ia vlen, ajo do të piqet njëherë, për të prodhuar më pas një frut të papritur. Jo. Me siguri që jeta e quajtur shoqërore dhe gjithcka që i mallëngjen bashkëqytetarët e mi, nuk kanë punë fare tek rrezja e llampës sime dhe nëse unë nuk kërkoj kullën time të fildishtë, e gjithë kjo vjen ngaqë, unë, fundja, jam i kënaqur me papafingon që kam.

  

 

Shkëputur prej përmbledhjes së përkthyer e përzgjedhur prej Luan Canajt, Një univers në një rrokje” , Onufri, 2002

 

 

29 Komente

 nuke di nese ehste mare direkt nga perkthimi i zotnise, po ajo zonja e pikut perkthehet tamam cupa mac ... dhe eshte nje proze shume bukur pershkrimore.

 

fatkeqesi ehste qe i perkas atij brezi ku gjithe keto xhevahire te kultures ruse nuk patem mundesine  ti studionim se nuk na la westernizimi i gjithanshem.

po me mire vone se kurre te lexojme ne origjinal pushkinin se nuk eshte dhe aq e veshtire rusishtja.

per kuriozet qe dine rusisht germoni ne keto links:

http://lib.ru/LITRA/PUSHKIN/p4.txt

 

http://www.rvb.ru/pushkin/01text/06prose/01prose/0866.htm?start=0&length=all

 

dhe une do u pershendet me nje perle ruse smiley

Олег Митяев "Мама"

http://www.youtube.com/watch?v=c0L1r-l15m8&feature=related

 

 nuk e di nese eshte marre direkt nga perkthimi i zotnise, po ajo zonja e pikut perkthehet tamam cupa mac ... dhe eshte nje proze shume bukur pershkrimore. ...

 

...me sakte do te qe "Dama pik". Keshtu te pakten me kujtohet ta kem lexuar ne nje perkthim te viteve 70 te Pushkinit ne shqip.

Edhe mua ashtu me kujtohet titulli, por me duhet te pranoj qe "Zonja e pikut" me duket i bukur si variant.

 dama pik do te thote ekzaktesisht cupa mac, ПИКОВАЯ ДАМА. andej nga anet e mija i thone cupa mac kesaj letre... nejse tingellon me sexy dama pik dhe prandaj titulli ka qene ashtu kur eshte botuar.

nje gje eshte e vertet ... lexohet ne origjinal qe te shijohet tamam, edhe me njohuri te kufizuara rusishteje.

Inida, ti e ke perkthyer kete ?

 inida shume shume mund te kete bere copy paste artikullit qe flet per pushkinin.

sme duket kapacitet per te mesuar rusishten inida ...

Jo, une vetem u ula dhe shpenzova 4 ore duke e hedhur ket material nga libri ne pc sepse mendoj se ky eshte nje shkrim me shume vlera, pare nga shume aspekte.

Sepse nuk mund t'i besoj syve kur shoh cekesine e diskutimeve dhe rrahjen e ujit ne hava per disa ceshtje te cilat kane nevoje per pak me shume thellesi nga ana juaj qe shpenzoni fjale te tera per te thene asgje. Po ta kishit lexuar e te mos merreshit me budallalliqe si keto qe shkruani ketu ( te cilat zbulojne tek ju jo vetem mungesen e vullnetit dhe nje siperfaqesi te pashoqe por edhe mungese njerezilleku ) nuk do te benit pyetje te ketilla te cilat e gjejne pergjigjen ne rreshtat e fundit te ketij shkrimi .

 

 ate thashe dhe une qe ke bere copy paste (je lodhur ne fakt qe e ke shkruar dhe kjo meriton kredite) dhe thjeshte thashe qe nuk ma mer mendja te dish rusisht.

me fal po pranoje kete menyre komunikimi sepse ndoshta e ke vene re qe ata qe jetojne jashte flasin me "respekte" per shume gjera shqiptare.

nejse nuk ishte ky diskutimi sic dhe e the. ajo qe desha te theksoja une (pa u futur shume thelle se do mbytemi te tere) per kete teme, prandaj dhe fola i pari, eshte se qe te flasesh per keto gjera duhet te dish rusisht enough qe te shkosh e te shohesh ne rusi se si eshte e verteta e ketyre perlave te krijuar nga shpirti i trishtuar rus nder shekuj. ne ndryshim nga ca parafoles une do te desha te isha ekspozuar shume me heret ndaj gjuhes ruse ne jeten time, me te vetmin qellim: to tap into their vast cultural ocean! anyway ... better late than never!

zhaku ti mos na paragjyko se as na njeh (mbase dhe dime rusisht dhe mase i kemi lencitur ne origjinal ca gjera te pushkin) e as te njohim (po me the se di rusisht une do ndroj mendimin per ty).

ate kengen ne fund e vura sepse mendova qe do kisha te beja me ndonje rusofil ne kete diskutim, dhe per te thene  qe ajo qe per oleg mitaev ka qene femijerija e tij dhe ai e pershkruan aq bukur ne vargjet e kenges, per mua ehste ajo qe i gezohm. experience jetesore njesoj si keto vargjet me poshte:

 

В шариковой ручке радостный Гагарин
Так ничто не может радовать теперь

 

gjithsesi ky mbetet kendveshtrimi im personal.

mqs e solle kete shkrim per te cilin dhe te falenderoj personalisht, besoj te ka shkuar nder mend para se ta sillje pyetje si : "WTF do I know about Pushkin?" apo nje cike me thelle : "WTF do I know about russia and russian language?" qe mua ndoshta do me kishte ndodhur.

mqs te inatosa po te zbut me dy perla te tjera nga ky kengetar qe deri ne nje fare menyre transmeton pjese te shpritit rus (nuk e di se sa arin ta kuptosh)

http://www.mityaev.ru/song.cfm?text=S_do...

 

С добрым утром, любимая!Милая ты моя

http://www.youtube.com/watch?v=1W2Cyn3yaCM&feature=related

Лето это маленькая жизнь порознь.

Тихо подрастает на щеках поросль.

Дом плывет по лету, а меня нету.

Лето это маленькая жизнь.

 

Pushkinianet thone qe Pushkini dashurohet vertete kur e lexon ne rusisht. Nuk kam dashur ndonjehere te flas rusisht (ne veçanti me shume se ndonje gjuhe tjeter) por per te lexuar Pushkinin ne gjuhen e tij edhe do e mesoja rusishten.

"Dama Pik" qe thoni ju, e kam lexuar ne frengjisht, me nje perkthim nga Dimitri Sesemann qe nuk di sa vlen.

Para ca kohesh gjeta ne shqip "Ditari sekret: 1936-1937", per 5 mije leke. E bleva per vete. E dhurova. Madje nuk me mbeti peng fare...ishte nje nga keto perkthimet e reja qe ke frike ti lexosh. Nuk di nese egziston akoma perkthimi i vjeter neper librarite ne Shqiperi.

Ne frengjisht qe ne 1994 nuk eshte ribotuar me ditari sekret e mund te them qe eshte bere perle e rralle per tu gjetur. Libraret zgurdullojne syte kur i pyet per librin, thua se je duke i lypur per te blere ca kile kokaine.

jo vetem kaq, po te shumten e hereve libraret nuk ia kane haberin e titujve apo autoreve qe kerkon ti

p.s.

me veshtrimin e pare tangent qe i hodha komentit tend, ate fjaline e pare e lexova sikur ;  dashurohet me te vertete vetem kur dashuron ne rusisht dmth ne gjuhen e  pushkinit

e c'te ben dembelizmi smiley

Ok, isha nisur ne nje koment kilometrik. Pastaj te lexova serish dhe te kuptova drejte...besoj.

dembelizmi jot fillimisht??? smiley

tani dhe i imi.

hahahahah

p.s

kuriozohem ne c'menyre me kequptove kilometrikisht smiley

p.s1

po mos ma thuaj, se sic thash... dembelizmi... smiley

jo po po ta them tashi se sme rrihet smiley

medova se ti po thoje qe po habiteshe ngaqe une po thoja qe pushkinin e vlereson vertete me shume kur e lexon ne rusisht. edhe u nisa te shpjegoj se pse e tek e mendoja ashtu...kur ti kishe kuptuar (ne lexim tangent), tjeter gje smiley

 ti mor figure ke nje problem te madh me kete xhevahirin qe na ke sjelle ne kete fjali:

Nuk kam dashur ndonjehere te flas rusisht (ne veçanti me shume se ndonje gjuhe tjeter)

 

nejse kjo ehste nje gje personale e jotja dhe me vjen keq qe je handicaped kur vjen puna ne gjuhen ruse. sic e the dhe vete gjuha ehste nje tool per te mare vesh ckane ndjere keta shkrimtare kur i kane thene botes dicka.

personalsht si njohes i disa gjuheve te tjera mendoj se rusishtja ehste nje nga gjuhet me komplekse dhe ne te njejten kohe superiore (si puna e C++ sa komplekse aq dhe powerful ne ndertimin e strukturave shume elegante).

pra pasi ke absorbuar nje koncentrim experience njerezore te ketyre shkrimtareve te shprehur me elegance ne rusisht te duket sikur sapo pive nje gllenjke vere shume te vjeter e te mire ... dhe pastaj te punon mendje vetem tek e pira, simply because enough is never enough.

e cte te them me se u be terkuze ketu ne ky STARBUCKS ku jam.

Oh, te me falni, me kishte shpetuar ky komenti. E gjithsesi nuk e kuptoj...po qe se patet mundesi, pak me shkurt pse i bini nuk do ishte keq.

Nejse, une me ate fjali desha thjeshte te theksoj admirimin per vepren pushkiniane...qe nese nje dite i futem rusishtes, do jete kryesisht fale Pushkinit.

p.s.: jam "moj", sa per dijeni.

Me kujtohet se si u shndrua ne "loje" perdorimi vargjeve te Pushkinit aty nga vitet 64-65 .

Kur shihnim ndonje te bukur ( po them jo aq sa femnat  e PPU  smiley ) fitonte bastin ai qe kalonte me sukses sproven " te ndalosh vajzen " duke recituar vergjet

C'do deshet tjeter vec shpirtit tim ... po jo rralle edhe vergjet e lermontovit

Te fal sa njeh e sheh mbi dhe ....

Po ta hante ...mire  smiley po te nxehej .... Ishte loje mi goce !? smiley

Flm Inida per keto caste , me te vertete caste ndiesoje te larte qe jep prurja . Ka shume gjera qe s'shkojne por jane si nje ndotje siperfaqesore e nje liqeni ku levizin gjallesa te mahniteshme .

Edhe njehere flm qe me rastin Pushkin na prure afer Nabokovin , nje pene e rralle boterore "lolite", qe sot u cfaq edhe si kritik e peshkrues i rralle tozhe .

Perkujtimore e bukur e tij !

Eh, Pushkini! Une kam bere rusisht ne shkolle dhe kam qene nga te paktit qe e mesonin gjuhen me qejf mbase ngaqe ne shtepi kisha po aq libra rusisht sa edhe shqip se lexonte mami . Pushikini eshte nje nga poetet e mi me te dashur bashke me Essenin dhe Lermontovin. Se prozatoret jane pa hesap. Heren e fundit qe isha ne Tirane ja 'vodha' mamit te tre volumet me poezi te zgjedhura te tij. Sikur vetem per te lexuar literaturen ruse ne origjinal t'a mesosh kete gjuhe ja vlen, lere c'thone ata qe nuk dine c'flasin. Vecse do goxha pune.

Se gjynah qe u vra aq i ri ne duel, imagjino c'perla te tjera do kish shkruar po te kishte jetuar me gjate!

Pershendes ata qe kuptojne e lexojne rusisht me kete me poshte, nje nga perlat e tij...

 

К ***

Я помню чудное мгновенье:
Передо мной явилась ты,
Как мимолетное виденье,
Как гений чистой красоты.

В томленьях грусти безнадежной
В тревогах шумной суеты,
Звучал мне долго голос нежный
И снились милые черты.

Шли годы. Бурь порыв мятежный
Рассеял прежние мечты,
И я забыл твой голос нежный,
Твой небесные черты.

В глуши, во мраке заточенья
Тянулись тихо дни мои
Без божества, без вдохновенья,
Без слез, без жизни, без любви.

Душе настало пробужденье:
И вот опять явилась ты,
Как мимолетное виденье,
Как гений чистой красоты.

И сердце бьется в упоенье,
И для него воскресли вновь
И божество, и вдохновенье,
И жизнь, и слезы, и любовь.

 

P.S. e gjeta edhe anglisht e frengjisht se doja t'a postoja qe te shijohej nga me shume peshq, po teksti humbet shume ne perkthim, te pakten keto versionet qe gjeta une ne internet.

Dmth letren e Tatjanes qe e kemi lexuar ne jo-rusisht s'e paskemi lexuar fare? smiley

Monda, me mire te jete lexuar ne cfaredo gjuhe se te mos jete lexuar fare... smiley Ja edhe per kete me lart, teksti anglisht, po sinqerisht qe ka humbur shume ne perkthim, gjithe delikatesa, dhembshuria, eleganca dhe sensi nostalgjik qe vetem ai qe e quajne 'shpirti rus' e ka, nuk ka arritur te transmetohet ne anglisht. Shpresoj me gjithe zemer te kete perkthime me te arrira out there...kjo ketu duket si artikull gazete ne krahasim me origjinalin smiley

To...
I just recall this wondrous instant:
You have arrived before my face --
A vision, fleeting in a distance,
A spirit of the pure grace.

In pine of sorrow unfair,
In worldly harassment and noise
I dreamed of your beloved air
And heard your quiet, gentle voice.

Years passed. The tempests' rebel senders
Have scattered this delightful dream,
And I forgot this sound tender
And how heavenly you seemed.

In gloomy dark of isolation,
My days were gradually moved,
Without faith and inspiration,
Without tears, life, and love.

My soul awoke with decision:
And you again came as a blest,
Like an enchanting fleeting vision,
A spirit of the pure grace.

My heart beats on in resurrection --
It has again for what to strive:
Divinity and inspiration,
Life, tears, and eternal love.

Ke par ti qe edhe formatimi nuk do te behet sic duhet....sorry about the above

KUJTOJ NJË ÇAST TË PAHARRUAR:
PËRPARA SYSH M’U SHFAQE TI
POSI NJË ËNGJËLL KRAH-PRARUAR
PLOT BUKURI E DLIRËSI.

KUR BRENGA SHPIRTIN MA MUNDONTE,
KUR JETA DUKEJ KOTËSI
NË VESHËT ZËRI YT KUMBONTE
DHE PARA SYSH MË DILJE TI.

KALUAN VITET NJË PAS NJË
U SHUAN ËNDËRRAT RINORE
DHE UN’HARROVA T’ËMBLIN ZË,
FYTYRËN TËNDE QIELLORE.

NË HESHTJE RRIDHTE JETA IME,
NË TERR TË THELLË, NË VETMI
PA PERËNDI PA FRYMËZIME,
PA LOT, PA DASHURI.

PO SOT U ZGJUA SHPIRT’I VUAR,
PSE, JA, SËRISH M’U SHFAQE TI
POSI NJË ËNGJËLL KRAH-PRARUAR
PLOT BUKURI E DLIRËSI.

DHE ZEMRA RRAHU PLOT GËZIME,
PSE SOT IU KTHYEN PËRSËRI
ME PERËNDI, ME FRYMËZIME
ME LOT ME JET’E DASHURI.

një version tjetër:

 

 A. P. Kernës

përkthyer nga Jorgo Bllaci

 

Kujtoj me mall një ças gëzimi:

Përpara sysh m'u çfaqe ti,

Si vezullim i një vegimi,

Si engjëll plot me bukuri.

 

N'andralla jete zhurmëkote,

Në dhëmbje brengash e mërzi,

Më grishte larg fytyra jote

Dhe zëri yt plot ëmbëlsi.

 

Nga shqot'e kohrave që shkuan,

Kështjell'e ëndrave m'u shëmb,

Me mjergull vitet ma mbuluan

Fytyrën tënde, zërin tënd.

 

Ç'i ngrysa ditët gjith me brengë,

I zymtë dhe në shkretëti,

Pa perëndi, pa shpres'e këngë,

Pa lotë, jet'e dashuri.

 

Në shpirt më shkrepi prap agimi,

Dhe ja, sërish m'u çfaqe ti,

Si vezullim i një vegimi,

Si engjëll plot me bukuri.

 

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime,

Sepse iu kthyen përsëri,

Dhe perëndi dhe frymëzime,

Dhe lotë, jet'e dashuri.

 

*marrë nga një vëllim pa kapakë, që gjeta në raft. Po aty gjendet edhe versioni i Spiritus nga Petraq Kolevica, si edhe një i tretë, po nga Kolevica. Ortografia është e tillë edhe në origjinal.

 

 

Faleminderit spiritus, ne shqip tingellon shume me mire se ne anglisht!

 faleminderit per kete perle.

Varianti i Kolevices me tingellon me kendshem, a ndoshta nga qe jam njohur se pari me kete variant. Ne cdo perkthim humbet dicka nga origjinali. Vargu i pare (me aq sa kuptoj une rusisht) literalisht esht: Kujtoj nje cast te mrekullueshem, pra autori e ngre ne rangun e nje mrekullie takimin me znj.K.

cluephone, per fat te keq nuk e kam funksionin 'pergjigje' ketu, po me sa shoh ti qenke mjaft i interesuar te gjuha dhe letersia ruse...ja dhe nje tjeter nga Pushkini, subjekti shume i thjeshte, qe nga titulli, 'lulja e vogel', si dhe shtjellimi, autori gjen nje lule te thare ne nje liber dhe i ben pyetje vetes nga ka ardhur, kush e ka keputur, ku jane ata qe e  keputen tani, etj. por sa shpirt i ka dhene poeti ama! Strofa e fundit gati te ben per te qare, kur pyet nese edhe ata qe e kane keputur jane vyshkur e thare si kjo lulja e thare qe autori ka gjetur! E mrekullueshme!

ЦВЕТОК

Цветок засохший, безуханный,
Забытый в книге вижу я;
И вот уже мечтою странной
Душа наполнилась моя:

Где цвёл? когда? какой весною?
И долго ль цвёл? И сорван кем,
Чужой, знакомой ли рукою?
И положен сюда зачем?

На память нежного ль свиданья,
Или разлуки роковой,
Иль одинокого гулянья
В тиши полей, в тени лесной?

И жив ли тот, и та жива ли?
И нынче где их уголок?
Или уже они увяли,
Как сей неведомый цветок?
 

une po qaj qe nuk di rusisht! fock.

lakalaka, ja nje version i saj frengjisht, si ca aide smiley

Fleur desséchée

 

Dans ce vieux livre l'on t'oublie,
Fleur sans parfum et sans couleur,
Mais une étrange rêverie,
Quand je te vois, emplit mon coeur.

Quel jour, quel lieu te virent naître?
Quel fut ton sort? qui t'arracha?
Qui sait? Je les connus peut-être,
Ceux dont l'amour te conserva!

Rappelais-tu, rose flétrie,
La première heure ou les adieux?
Les entretiens dans la prairie
Ou dans le boix silencieux?

Vit-il encor? existe-t-elle?
À quels rameaux flottent leurs nids!
Ou comme toi, qui fus si belle,
Leurs fronts charmants sont-ils flétris?

Au plaisir :-)

merci smiley

ne fakt e gjeta dhe une...dhe bashke me te, edhe ca tekste te tjera te perkthyera te pushkinit. ja dhe linkun, kujt i intereson.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).