Meqense kam patur nje aksident ne kemben e majte dhe tashme me duhet te eci me nje tutor prej lende plastike u drejtova tek mjeku per te kerkuar te drejten e invaliditetit. Ky me drejtoi tek komisioni mjediko ligjor qe ben shpalljen e invalideve. 

Ne komision me thane se meqense profesioni i punes qe kam (ekonomist) nuk lidhet me punen me kembe edhe po ti kisha te dyja kembet te keputura nuk me takonte invaliditeti. I indinjuar iu drejtova komisionit epror ku mora te njejten pergjigje.

I sqarova mjeket se invaliditeti im nuk lidhet me shperblime nga ana e Sig. Shoq. por me disa te drejta te tjera si p.sh. parkim ne vende te rezervuara, ulja ne vendet e rezervuara ne autobuset urban etj. Me shikonin te cuditur dhe me thonin qe kjo eshte rregullorja qe ata kane.

Me vone mora njohuri per disa xhevahire te tjera:

1. Me ligj komisioni mediko-ligjor i invaliditetit ngrihet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore qe ka konflikt te paster interesi sepse eshte ai qe paguan. Po ky institucion percakton edhe kriteret e invaliditetit!

2. Ka shume perfitime te invaliditetit me te cilat me sa duket behet pazar i madh. P.sh. nese ju jeni invalid atehere nuk paguani dogane per makinen tuaj si dhe taksa te tjera dhe bile shteti ju siguron benzine me cmim te ulet per makinen tuaj. Por per ta bere kete ju duhet te jeni i autorizuar dhe autorizimet cuditerisht i jep shoqata e invalideve ku ju duhet te jeni antar.

Si ka mundesi qe shperdarjen ligjore te kompensimeve shteterore e ben nje OJF?

Por nese une nuk dua te jem antar e kesaj OJF? Atehere nuk e gezoj te drejten e kompensimit!

4 Komente

Mua me duket se po, eshte diskriminim per kete arsye llogjike:

- Ti nuk ke lindur me profesionin ekonomist, dmth kjo nuk ndonje cope e qenies tende - ti e ke mesuar kete profesion gjate jetes. Mund te duash ta ndryshosh, psh. e zeme se nuk gjen pune ekonomist, po ta kishe kemben te shendoshe, mund te beje nje kurs per shofer autobuzi dhe te zije pune ne ndonje agjensi turistike. Ti kete nuk e ben dot, dmth te jane kufizuar mundesite. Atehere te takon status invalidi.

Kuptohet edhe per arsyet qe permende vete, si: parkim ne vende te rezervuara, ulja ne vendet e rezervuara ne autobuset urban, etj.

Sa per faktin se nje OJF menaxhon nje program publik, kjo nuk me duket aq skandaloze... te them te drejten.

Me sa kam dijeni ligji eshte anapodha, mungesa e ekstremitetve (prerja psh e te dy duarve) nga burokratet ligjevenes nuk eshte parashikuar ne kategorizimin e invaliditeteve. Ky eshte absurditet.Kam pas qene i interesuar per nje te afermin tim (me nje dore cung ) dhe sipas ligjit quhej njeri normal!!

Ne Strategjine (qe fle ne sirtarin e ministrit kerric ) e PAK eshte parashikuar  rishikimi ligjit dhe ripercaktimi shkalleve te invaliditetit/paaftesise por kjo ka mbetur  premtim ne leter.

Per shoqaten ashtu eshte. Shoqata e invalideve , sikurse dhe simotra e saj , ajo e te verberve, ne baze te ligjit, kane te drejten per konfirmimin e listes se personave qe perfitojne lehtesira (makine pa dogane , ) shperndajne karten e invaliditetit, leshojne autorizime  etj. Kuptohet keto prerogativa i jane dhene Ojf-ve duke i konsideruar si partnere me ministrine perkatese dhe perfaqsuese te grupeve te interesit.Ne fakt, me keto kompetenca shoqata kontrollon antaresine, e mban ne vathe si me thene, i detyron te paguajne pagesen e pjesmarrjes ne shoqate (rrogat e krereve te shoqates) dhe kjo flet ne emer te tyre ne negociatat me ministrine (e punes, financave,) dhe qeverine.

Nuk dua te prononcohem per mundesite dhe kanalet e korrupsionit ne mungese te fakteve, por ligji aktual dhe menyra e menaxhimit te sistemit, le shume per te deshiruar. Ka nje hendek ndermjet llafollogjise konsumistike per modelin social europian te trajtimit/integrimit te PAK dhe sistates se tyre ne realitet. Pervec perfitimeve ne cash dhe ndonje lehtesie tjeter (karburant, pagese kujdestarie dhe paketa higjeno-sanitare per tetraplegjiket) te invaliduarit  dhe gjithe kategorite e personave me aftesi te kufizuar ndeshen me mjaft probleme qe nga mungesa e aksesit ne sherbimet mbeshtetese e deri tek format e diskriminimit.

PS: tako njehere kreun e shoqates se invalideve A.O se ai i di mire keto pune.

 

Shume faleminderit Spiritus,

Seriozisht besoj se nje nga te keqiat me te medha, ne mos me e madhja, te shoqerise se sotme shqiptare eshte mungesa e shoqerise civile dhe per rrjedhoje edhe mungesa e zerit te protestes.

Kam asistuar ne nje takim te shoqates se invalideve ne nje si pune trajnimi ne USAID dhe problemin e mbrojtjes ligjore te invalideve ja parashtrova edhe konsulentes amerikane. Beri sikur me degjoi me vemendje dhe sidomos u "entuziazmua shume" per ndihmen qe mund te jepja personalisht ne lobimin e ndryshimeve ligjore. Por e gjitha ishte fallco, si zakonisht. Pas ketaj u ftova per te marre pjese ne te tjera trajnime ku duheshim pjesmarres, por asnjehere per te diskutuar apo ndihmuar vullnetarisht per realizimin e ndonje projekti konkret. Projekti per ato do te thote para per konsulenca dhe per te bere raporte me ngjyra dhe fletepalosje, ose arritja me e madhe eshte kur bejne nje kerkese qeverise per rritjen e mases se ndihmes dhe kete arrijne tja dorezojne ndonje deputeti apo qeveritari.

Shpesh me duket se jemi te gjithe nga pak duke kontribuar per te ngritur nje shoqeri antivlerash i dashur SPIRITUS dhe kjo eshte seriozisht e trishtueshme.  

Falemenderit edhe nje here

Vetem disa lloj peshqish notojne kunder rrymes. Te tjeret me drejtimin e rrjedhes, te merr rrjedha , te merr se ka lehtsina smiley

Ato trainimet, pfff , mileti  mbush sallen dhe organizatoret mbushin xhepin. Ca kenaqen me nje dreke, te tjere shofin veten ne kronikat televizive dhe kjo nuk eshte pak ne kete vend. smiley

Me mire krijo vete nje shoqate dhe po pate vullnet te mire do besh dicka te dobishme dhe per te tjeret.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).