Nese po, si mendoni se mund te zbutet ky problem?

Shifrat dhe statistikat mund t'i gjeni:

1. Ne faqen e internetit te Instat http://www.instat.gov.al/ (Treguesit sociale / Mjedisi / Tabelat) dhe 

2. Ne faqen e Institutit te Shendetit Publik http://www.ishp.gov.al/ (Buletini ISHP; Revista Mjekesore; Botime te tjera).

3. Per vlerat e rekomanduara nga Organizata Boterore e Shendetit, shikoni kete dokument: http://whqlibdoc.who.int/hq/2006/WHO_SDE_PHE_OEH_06.02_eng.pdf 

31 Komente

Hiç fare!

Hic fare, edhe mua. Madje duhet te them qe sa here qe shkoj ne ndonje zone malore me ajer te paster, filloj te kem probleme me frymemarrjen.

si nuk ka nje peme andej nga lagja ime

Pash Zotin... mos na kujto ato pemet, se i kam alergji fare. Robi nuk vjen ne Tirane per peme o goc! Robi vje per nji cik beton ne Tirane. Per nje cik pluhur. Per nje cik tym. Se po qe per peme... peme kisha sa te dush ti, andej nga fshati nga kam ardh.

Papapapa... sa shume peme qe kishte tek ai ish-katundi im. Shyqyr qe ika prej andej se po me merrnin frymen.

Fshat hesapi mo...

nga filmi "lui e peggio di me":

-ore po keta fshataret qenkan mbrapa bote fare

-pse?

-po ja i varin kokrrat neper peme

-pse ku duhej te ishin?

-po normalisht neper arka, une atje i kam pare...

...

-po me merren mendte

-do e kete fajin ajri i paster

 

Me thene te drejten, une s'e kam fare kete problem. Perkundrazi. Une kam problemin qe s'po arrij dot te heq nga truri ate makthin e shpifur te frutave te varura ne peme.

Papapapa... me dalin naten ne enderr. Nje tmerr i vertete. Po pastaj zgjohem. Nxjerr koken ne dritare dhe per fat nuk shof as edhe nje peme. Fruta, jo e jo...

ja dhe me shqetesoi, po pastaj...

 

fakt eshte qe kur u ktheva ne tr nja tre muaj i kisha hundet plage, po si specie e pershtatshme me mjedisin njeriu mbijeton,

sa??? pak rendesi ka smiley

Te protestosh ose...te vish ne Vlore smiley

fillove me gjoksin grope ti ? smiley

me protestat nuk jam mike, kam zemer te dobet smiley

kete opsionin e Vlores e rishqyrtojne smiley

ire mos harro ndotjen e ujrave, se ne tr kalon vetem lana, ndersa ne vlore nje det i tere smiley

por ndotja e ajrit ne tirane eshte vertet problem, duhen evituar ecjet ne kohe piku te trafikut. rr e elbasanit eshte vuajtja e hunde-fytit tim, shyqyr o zot qe kane ikur ca me pushime dhe eshte liruar disi qarkullimi.

Eshte arsyeja e pare ne listen e arsyeve per ta lene tiranen dhe per te mos u kthyer me kurre

Une vdes fare kur nuk bie shi per nje kohe te gjate, me bllokohet dhe truri pervec mushkerive, por nejse, keto dy vjetet e fundit ka qene i cike me ndryshe

 por nejse, keto dy vjetet e fundit ka qene i cike me ndryshe

Me trunin apo me shiun? smiley

shiu re shiu

 smiley

Fol pra, se ca nuk  po nigjojm!

vetem ditet e para kur sa kthehesh se pastaj mesohesh

Po qe mu me duket se jane rrit rastet e kancerit ne Tirane. Ndoshta ja fus kot, po u bo disa raste me te njohur e miq te mi, qe kane vdeke dhe njona esht me leucemi. Ndoshta eshte edhe nga duhani VK, ndoshta ndotja, apo nga te dyja, apo ndoshta me duket mua, po gjithsesi sikur ska pas kaq shume raste me pare.

 No Peme, No Problem! 
 

 Jo vetem pemet, po kane ike ene kumriet, ene dallendyshet. Lagja ime ka qene plot.

 Mire dallandyshet, po nuk ka ngele as kome xixellonje qe kane qene me qindra neteve te veres.

dallendyshet ket rradhe ishin, si gjithmone te i njeti vend; por me sa mora vesh nga cbisedonin, thoshin se ndiheshin te zhgenjyera, si ca e ca ne Turqi.

 Lagja ime ka pas mimoza qe shkonin deri ne kat te trete t`pallatit, te "myste" era e mimozes kur hapje dritaren, e sot..

pak, pastaj futeshe ne ndonje kafene dhe kenaqeshe, te mbusheshin mushkrite me tym duhani, dhe normalisht do ta ndizje dhe ti nje..

Bo bo bo... qenka mbush kjo teme me nostalgjike te jeshillekut.

Ca katnaresh!

 Mirë  e ka Olsi dhe  Iris  Hiç fare ... ...pyetet qorri a do të shikosh.

Qorra jane ata qe jane te fiksum pas ajrit te paster e pas jeshillekut... Aman mo, si boni... sikur ca jane mooo...

Pastaj studime te ndryshme kane provuar se ajri i ndotur ka efekte sheruese dhe cliruese per organizmin. Ne kuptimin qe i zhduk te gjitha semundjet qe mund te kesh. Ne fakt kur cof nuk ke asnje lloj problemi. Qete fare. Totalisht i cliruar nga te gjitha problemet. Si kokra e molles qe ka rene prej peme.

Pah... c'mu kujtua prape kjo dreq peme me molle.

Rikthehen fantazmat e te shkuares here pas here.

E di pse pyeta Prizren: sepse shume veta ne Tirane megjithese me fjale thone se e kane problem ndotjen, me vepra flasin ndryshe!

Per ta duket se ka me shume rendesi ta kene makinen te b... edhe per te dale me ble buke, sesa te kene nje ajer te paster. Kete kam vene re...

 35,000 tonnes of air pollutants were emitted from traffic in Tirana in 2003 - that is 49kg (108lbs) per person.

Kjo, ne 2003-shin.

Ne fakt tani eshte pak me mire se ne 2003-2004, sepse makinat po blihen me te reja (ka ik mania e benzit) dhe kane rene dhe ndertimet.

ajri ka qene me pak i ndotur dhe i pluhurosur kete vit... ndoshta per merite te shirave qe kane rene periodikisht dhe renies se fluksit te ndertimeve..

Shqetesim te madh kohet e fundit perben ajo qe quhet ndotje akustike..Hapesirat e mbipopulluara dhe shume faktore te tjere te lidhura me zhvillimin e paorganizuar ka cuar ne rritjen e madhe te nivelit te zhurmave..Nje nga shkaqet qe ka dhe rritje te crregullimeve te humorit..

 

Ne fakt Albano, edhe per ndotjen akustike fajin kryesor e ka trafiku i renduar. Me pare ishin dhe gjeneratoret dhe ndertimi, tani keto jane reduktuar ndjeshem. Gjate dites flas, se gjate nates ke dhe klubet me muzike ne kupe te qiellit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).