Pershendetje,

Me lypset perkthimi ne shqip per "load factor". Kontrollova ne Web dhe pashe perkufizimet, por nuk po gjej dot termin e sakte ne shqip, sepse kishte perdorime te ndryshme per procese te ndryshme. Duke mos pasur njohurite e duhura ne fushen ekonomike, kerkoj ndihmen tuaj. Me poshte po rendis fjalite ku e kam hasur, per te krijuar idene e plote te asaj cka duhet.

1.Load factor on journey servicing

2.Load factor on shipments in 2009

3. Load factor on flights servicing in 2009

 

Faleminderit paraprakisht :)

3 Komente

Unë do thoja: Koefiçenti i ngarkesës.

Sepse, load factor, është një term që përdoret në aviacion dhe që paraqet një madhësi vektoriale, moduli i së cilës është raporti ndërmjet rezultantes së forcës së masave (përfshirë dhe inercin&eumlsmiley, me forcën e peshës së vetë avionit. Pra, është një parametër që lejon të shprehim në mënyrë sintetike sasinë e ngarkesës që mund të ngarkojmë mbi një avion (o anije), por që mund të përdoret edhe në fusha të tjera për të treguar deri në ç'pikë mund të shtyhemi për të tensionuar një ngjarje apo fenomen

S'ka gjë, pas-prakisht smiley

flm.

Mirë që për ndonjë kafe as që na shkon mëndja se do na japësh, por të paktën të mos kurseheshe me zanoret smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).