Këtu mund të postonit ekuivalentin letrar të temës "Kënga apo Skena filmash apo ...", me një fjalë pjesë shkrimesh, citate, thënie, vargje etj.

131 Komente

Zhak Prever

Le canzoni piu corte...

L'uccello che canta nella testa
E mi ripete che t'amo
E mi ripete che m'ami
L'uccello dal fastidioso ritornello
Lo ammazzerò domani.

 

Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët."

Faik Konica

Filmi im, i pare ishte aq i keq sa arriti te zevendesoje denimin me vdekje ne disa shtete te amerikes smiley

Woody Allen

 Nga Këze (Kozeta) Zylo

Kritiku cub dhe zgjimi yne

Njeriu shpesh here mund te ndjeje kenaqesi ose sembim, kur mendon per vitet e arta te 
jetes se tij, sidomos vitet e rinise, qe edhe mund t’i kene ikur kot, bosh.

Ne kete shkrim dua te riprek, te ve gishtin mbi plage per shume shkrime, lexime, kritika 
dhe me e keqja per lavde bajate qe riperseriten e riperseriten dhe ne fund ti si lexues s’
ke shijuar gje tjeter, vecse vazhdon te ngopesh me lugen e zbrazet dhe pse te kane 
joshur qe do te hash me luge floriri.

Eshte fjala se nqs letersia dikur pershkuhej si nje fill i kuq nga Marksizem-Leninizmi, sot 
e ashtuquajtura kritike te injekton drogen e trullosjes se shijeve, sipas klaneve, apo 
sipas pikepamjeve politike te njejta, pra duket sikur behet ripertypja neper ingranazhet 
gjoja te fjales se lire.

Shpesh pasi i ke perfunduar keto analiza jo laboratorike, por private te fshehta, ne 
vetvete te kane lene nota sarkastike, saqe do ta kishte zili po te ishte gjalle Sokrati, me 
dialogjet e famshme gjithe ironi tallese dhe sarkazme therrese.

Ne keto kritika tejet te rendomta qe duken haptazi ne shesh te mejdanit, se c’ere 
miqesie mbajne dhe lidhjesh te brendshme nga me te sofistikuarat, eshte per te ardhur 
keq se shume pak lexon komente te latuara me gjykime te thella realiste.  E keto 
gjykime teper te ceketa e kane demtuar shume rende Memedheun tone te 
shumevuajtur ne  te gjitha fushat e dijes, shoqerise e ne belbezimet befotrofike te 
shkences sone.

Prandaj kjo detyre imediate e kritikes se mirefillte eshte mese e domosdoshme ne keto 
ethe, qe mundohen ta mbajne ne kllapi vecanerisht brezin qe lindi ne kohen e 
demokracise, sepse ky brez duhet te kuptoje vertetesisht segmentet kryesore te 
ceshtjes shqiptare, te letersise, artit, te cilat kafshohen ne menyre abuzive jo vetem nga 
klanet djallezore te caktuara, por ne menyre naive dhe nga vete ne.

Vazhdohet me te njejtin stil te komentuari dhe te analizuari edhe pse libri nuk te le 
kurrfare kenaqesie, nuk te josh, por te afrohet nga keta kritike si me e arrira dhe me e 
shitura, kur ne fakt vecse eshte shperndare nga miq te deklaraur ose te padeklaruar te 
autorit, mirpo hajde ta kuptoje lexuesi i thjeshte, se c’manovra dhe kamuflime ka brenda 
kesaj shitjeje dhe me qesharakja eshte kur keto ekspozohen nga kapedana cetash 
miqesore, qe mund te hidhen pa kurrfare problemi ne Internet.

Here-here keto bema te medha te ketyre autoreve me te shitur, qe nuk njihen kurrkund 
ne komisione Kombetare, te japin pershtypjen me shume si lajme cubash se sa si te nje 
analize te pjekur, te nje analize profesionale te mirefillte, qe letersia vazhdon te jete e 
uritur, vazhdon te vuaje nga boshesia.

Mirpo a duhet heshtur si lexues apo dhe si nje profesionist kur lexon keto lloj rrymash, 
qe kurrsesi nuk vine nga energji te fuqishme elektrike, por ndricohen nga kandile qe ju 
ka mbaruar vajguri dhe qe vetem tymosin letrat e bardha te pashkruajtura ende.

Para se te shkruash te verteten dhe te mos heshtesh karshi ketyre dukurive tejet 
demtuese, do te thote te respektosh profesionin kush eshte kritik i afirmuar, ( qe 
fatkeqesisht i kemi shume te pakte, por dhe ata heshtin) do te thote te respektosh te 
drejten civile qytetare.

Nqs kritika profesionale do te hesht dhe  kritika cub do te vazhdoje keshtu, shpesh 
lexuesi nuk do te di te dalloje ne veper heroin me tradhetarin, dashnorin besnik me Don 
Zhuanin, Ladyn Makbeth me shenjtoren Nene Tereza...

Keto kritika qe lavderojne bejtexhinjte e shekullit 21, duket sikur jane bunkerizuar dhe 
eshte shume zor te depertoje liria e mendimit dhe e kritikes se sinqerte.

Pra ndodhemi perballe te njejtash metoda, vertitemi brenda ketij bunkieri, ku si nje 
hekur i nxehte te vertiten mendimet e kokolepsura qe te jane shfaqur para ekranit.

Keshtu me dashje ose pa dashje futemi brenda golgotes, brenda mendimit te 
bunkerizuar nga kritiku cub.

 

 

Nqs kritika profesionale do te hesht dhe  kritika cub do te vazhdoje keshtu, shpesh lexuesi nuk do te di te dalloje ne veper heroin me tradhetarin, dashnorin besnik me Don Zhuanin, Ladyn Makbeth me shenjtoren Nene Tereza...

Ah, the humanity! Jete e veshtire, mein Freund, dhe te mendosh qe eshte e hene dhe un s'km pi as kafen ala, pa permen ktu the morning shower.

 

 Intervistë me Baki Ymerin - Nga Vilhelme Vranari HaxhirajShqiptari që e do Shqipërinë qysh para krijimit të botës


 ...*Ju gjithashtu jeni poet. Më pëlqen poezia juaj, por dua të di ç’vend zë poezia në jetën e krijuesit Baki Ymeri? 
-I thash një poeteshe shqiptare nga Belgjika (Elona Zhana, drejtore e revistës Albania), se ka nderin të njihet me shqiptarin që e don Shqipërinë qysh para krijimit të botës, dhe i pëlqeu ky mendim i nusërimit të ndjenjës me ndjenjë dhe fjalës me fjalë. Shqipëria historike zë vend primar, ndërsa poezia zë vend sekondar në jetën time, pas preokupimeve për botimin e Shqiptarit dhe përkthimin e poetëve tanë në gjuhën e një vendi ku njeriu lind poet. Të jesh poet do të thotë të jesh engjëll. Engjëll je vetëm atëherë kur të kaplon frymëzimi, pastaj shndërrohesh në njeri të rëndomtë, si unë/ti/ai/ajo/ata/ato. Na gëzon fakti që nuk jemi ngutur të botojmë çdo vit nga një vëllim poetik, si disa, ngase, të jesh poet i mirëfilltë nuk do të thotë se duhet të bëhesh skriboman...

  si e cartisur me ngjan kjo me poshte mua :

se ka nderin të njihet me shqiptarin që e don Shqipërinë qysh para krijimit të botës, dhe i pëlqeu ky mendim i nusërimit të ndjenjës

ndersa me pjesen tjeter jam plotesisht dakort

 Cikël poetik nga Këze (Kozeta) Zylo

Mjaltë zogash

 

Zunë të çuçurrijnë zogjtë,
Shpirti im në qiej të kaltër,
Lule Maji, gjithë aromë, 
Gudulisin zemërzjarrtët!

Gudulisen çupëlinat,
Me pëllumbat, gu-gu-ftu,
Nga një gllënjkë në burimet,
Mjaltë zogash për tek ju!

Valë e nxehtë në dashuri,
Ju përndez buzët e mishta,
Me gu-gu dhe gu-gu-ftu,
Pëllumbesha aq të brishta!

Nga vesitja

Sonte vesha fustanin e kaltër,
Me lule shqerra të bardha, për ty,
Nga prushi i puthjes tënde,
Hëna mori ngjyrën e zjarrtë,
Dhe shkriu pranverën e ngrirë,
Në këtë natë me dehje Maji!
Hënëza me një rreze tinëz,
Përkëdhelte trupat tanë,
Në shtratin e mëndafshtë.
Unë mbiva, si një lule vjollce,
Nga vesitja e puthjes tënde.

Cigani i zeshkët
“Nje vend qe s’ka ciganë s’ka liri”!
Lorka

Cigan i zeshkët, ç’ja more këngës,
Defit i bie, nën dritën me hënë,
Vajzat ngjyrë bronzi, shpleksën gërshetin,
Belin e dridhnin, me yjet mbrëmë.

Dritëzat e syve, ju shkrepën vetëtima,
Të linjtat e trupit, i bëtë tendë,
Në afshin e zjarrit, pa ndroje u dogjët,
Cigani i zeshkët, me shpirt në këngë…!

Kurbatkë moj, c’ja more mend,
Te zeshkit tënd, grykë argjend!

Manhattan, 
Maj, 2009

lulja vyshket

hekuri ndryshket

guri thermohet

Y s'harrohet.

...

o moj rima me aKllas

po s'me ngave, nuk te ngas.

smiley

 

tani e pashe.

mos kujto se të harrova

kartolinën ta dërgova.

 Po aty, nga komentet:

 http://gazetakritika.net//Forumi/?itemid=2028  nje komentues: 

Po ju sjell disa komente nga pena te degjuara letrare per krijimtarine dhe veprimtarine e znj.Kozeta Zylo.
Po citojme disa prej tyre te botuara ne gazeta dhe webe: 
Tasim Aliaj shkrimtar 
Zëri i poetes mbetet një piskamë drithëruese për të na kujtuar se duhet ta duam njëri-tjetrin dhe se duhet të mësojmë si të duhemi e c’të duam, se s’bën të harrojmë gurin e themelit e këtë tokë të shenjtë, e cila mbijetoi e mbijeton nga dashuria dhe gjaku, nga djersa, malli dhe sakrificat. Kush i harron këto, ai ka mohuar vetveten. Ky është një nga mesazhet e drejtpërdrejta që poetja K.Zylo na e sjell perms artit te saj, mesazh që atë e frymëzon, e brengos, e mallëngjen, e dëshpëron, e ndërkohë i jep forcë e kurajo të jetë përherë krijuese dhe veprimtare e angazhuar me shqiptarizëm. 
Marr nga parathenia e librit “Monumenti i Lotit” 
Roland Gjoza shkrimtar Recensuesi kryesor rreth librit “Monumenti i lotit” ku moren pjese 250 veta 
…Unë them: Mos ia qani hallin Kozetës, se ajo megjithatë ia ka dalë në luftën për jetën, sepse ka ditur të zbatojë dhe të kapë anët e mira të saj: punën, veprimtaritë me njerëzit, dashurinë për ta. Ky dimension human, ndoshta i huajtur nga Nënë Tereza, por që buron natyrshëm nga shpirti i saj i etur, kërkues, bën majë në tërë vëllimin e saj poetik. Edhe
kur shkruan për Kosovën, për Çamërinë, heronjtë krahas revoltës frymës epike, shquajnë edhe notat e ngrohta, gjithësesi njerëzore, që burojnë nga shpirti i një nëne të cilat i japin poezisë më shumë vërtetësi, thjeshtësi, komunikim.Nuk e kam njohur më parë Kozetën. Nuk dija asgjë për të. Në Globe Institute më bëri përshtypje një pedagoge që në kohën e lirë hapte kompjuterin dhe shkruante poezi. Pastaj ua lexonte studentëve ashtu thjeshtë, e frymëzuar, përplot emocion. 
Prof. Peter R Prifti Nga parathenia e librit “Mjelmat po te vijne”

Në poezitë e këtij vëllimi të shkrimtares Kozeta Zylo, perëndesha e dashurisë Kjupid (Cupid), gjen fushë të hapur. Plot një të katërtat e poemave janë të zhanrës lirike, ku autorja shpreh dashurinë e femrës për të dashurin e saj në rrethana të ndryshme, kur ai është pranë ose larg diku, kur hanë e pijnë së bashku dhe kur dashurojnë në shtrat. 
“Le të pimë verën e dashurisë”: 
Kemi këtu një vizatim të bukur të botës së brendshme të femrës që dashuron, shprehur me një fjalor romantik të theksuar. Ja, një tjetër poemë, e titulluar: 
“Me emrin tënd”, që flet për një dashuri hyjnore të cilën gjithkush mund ta kishte zili: 
Ja disa vargje te shkeputura: 
Një shteg në qiell dhe unë do ta gjej, 
Ndoshta një kurorë princi do qëndis, 
Që t’u ngelet yjeve të zjarrta, 
Si prush i dashurisë sonë. 

Prof. Sadik Bejko ka analizuar dy librat: “Pranvere pa mimoza” dhe “Mjellmat pot e vijne” 
…Keto te gjitha bashke perbejne brumin poetik, me te cilin jane mbrujtur dhe derdhur keto poezi te Kozeta Zylos. 
Nje valixhe poetike e emigrantit. 
Ne te ajo ka vene jo dergesa materiale. Ka nisur drejt Atdheut te paketuara, te ndara ne cikle e te lidhur pisk me rreshta e vargje brengat, shpresat, zhgenjimet e saj dhe tonat, revolten, butesine lirike te kujtimeve dashurore… 
Nje derdhje e rrekeve te ashpra lirike te nje njeriu ne arrati. Njeriu qe edhe e ndien veten mire atje ku eshte, edhe ka nevoje ta mbaje hapur dritaren nga Atdheu, nga vendlindja e tij. 
Prof.Vangjush Ziko: Vetedija qytetare e nje poeteje 
…Poetja Këze(Kozeta)Zylo, siç e cilësojnë njerëzit që e njohin, është një grua plot vitalitet. Në jetën e saj ajo ka një background plot veprimtari pedagogjike, politike dhe shoqërore. Në emigrim ajo është cilësuar si një njeri vullnetmirë. Profesor Peter Prifti e quan:"Ambasdor of goodwill" e popullit shqiptar në Amerikë, sepse ka një empati të rrallë për bashkatdhetarët e saj". Organizata e gruas "Zëri ynë" në New York e shpalli atë "Gruaja e vitit 2008", ndërsa Shoqata Mbarëkulturore-Atdhetare I.Qemali në Vlorë i dha titullin "Personalitet i shquar i kulturës mbarëkombëtare". 
Dhurata Hamzai Arome gruaje ne poezite e Kozeta Zylos 
...Kozeta me figuracionin e saj poetik, kapërcen portat e qelqëta, bënë tantellë ngjyrash për ylberin, flet me liqenin, me vegimet erotike, me zjarret qiellore, me hënën në ekstazë, me fëmijët si thëngjij të ndezur, etj. Janë këto një grup metaforash të zgjedhura e të ndritshme që kanë krijuar tashmë edhe stereotipin e krijimtarisë autoriale.

 Nje komentues tjeter po aty:

 kam lexuar poezite e Keze-Kozeta Zylos e te them te drejten as gjimnazistet e sotem nuk guxojne te shkruajne ashtu.Jane fryme e vjeter. Eufori e gjalle. Figura te fryra, hibride, pa leng jete. Ajo vertete eshte fatkeqe, jo se shkruan ashtu sic shkruan sepse pertej vetes nuk mund te dale, por se ben veprime qesharake duke aktivizuar emra shkrimtaresh per ti bere elozhe, lavderime te pamerituara. Diku diku ja ka arritur. Jane disa faqe internetike qe bejne lojen e saj te pompimit elektronik duke perfshire "Fjala e lire", "Zemra Shqiptare" apo dhe "Shkodra" qe permend Sokol Martini qe eshte vete kezja ose rrethi familjar. Problemi nuk eshte tek Kezja apo Kezerite internetike qe po e molepsin poezine me virus shkatrrues, por tek ata qe e fryjne me qellime praktike. Ta zeme a e dini pse i nderuari Gjoza i beri parathenien librit pa asnje vlere poetike te Keze Zylos, thjeshte sepse Kezja i premtoi nje vend pune si roje ne Shkollen ku ajo kishte arritur te zinte vend ne Nju Jork. Kjo nuk eshte shpikle por realitet i eger. Shikoni ketu, si vene punet, nje talent si Gjoza leshohet para nje vepre pa asnje vlere per shkak se duhet te mbi jetoje. Per te tjeret nuk e di por vertete eshte per te marre si shembull se si leshohet media e dorezohet para mediokrritetit, e per kete te vjen keq jo me shume per Kezen se sa per Tasim Aliaj, Sadik Bejko, Piter Prifti velllai i Naumit ( qe nuk ka idene e poezise), Vangjush Ziko apo dhe ish gazetarja e "Temes" Dhurata Hamzaj qe sot ka mbetur pa pune dhe eshte gati te shkruaj cdo gje per te mbijetuar. Keshtu jane punet.Poezia sot eshte bere nje lavire qe mund te flere me kedo, mjafton te kete nje dore dollare...
Ai Sokol Martini ka harruar te ribotoje edhe letren qe i ka derguar Kadare( e pambesueshme kjo mesaduket e sajuar) qe u pa ne internet pastaj u zhduk papritur,sepse do te kete rene ne doren e kadarese dhe ai me siguri i ka terhequr vemendjen se ndryshe ajo leter do te ishte ne krye te recensioneve lavderuese. 
Anyway, lereni Kezen te shkruaje,por mos harroni tu thoni atyre qe kane pasion poezine, keshtu eshte menyra me e mire per te deshtuar si artist. - 

Il sole la luna cerca,

La luna il sole ama,

Il sole e' un cavagliere,

la luna e' la sua damma.

 

Kete e kam degjuar me nje telenovele argjentinase te dubluar ne italisht para shume shume vitesh smiley 

hahahaha karamele c'me shkrive smiley

p.s

lere pastaj ato komentet me lart, mbi dritherimat e te tjera si ato smiley

 

Eh, te na i kishe kursyer keto, mirazh. M'u prish gjithe shija e dites. smiley

Merre me humor Hana. Fundja pune nuk i prishin njeriu, biles po punesojne shqiptare jashte shtetit me sa duket... Shiko dhe ti se mos besh ndonje recension... smiley

Po, i dashur, po... por se pse isha pergatitur qe te pija nje kafe te mire, jo leng geshtenjash... smiley

Ftesen tuaj, do ta kem parasysh, i nderuar zoteri,  vec ne me ofrofshin dhe mua ndonje shperblese te majme apo ndonje vend pune per tim kusheri, qe ndodhet diku ne Nev Jork dhe ka kohe qe s'shpie nje kacidhe ne shtepi smiley

ahahhaha tani je gati per t'u pranuar ne komunitetin bejtexhi, rezidenca behet diku ne mal te zi.

Do me japin dhe rripin e zi? Apo ndonje pende pate me maje te florinjte? smiley

jo po pende sorre. ndonje teke vodka edhe ben vaki smiley ja, pyet njehere sol-nokturnin po te doli perpara.

ma nxorre kafen nga hundet. Vodka s'ma prish mendjen. Gjej ndonje gje tjeter me interesante per t'me rrejt.

hmm po ti nuk perballon dot long island ice tea, i don't think ... just stick to the vodka se te jep high te kthjellet, nese ekziston nje gje e tille.

degjo, te ka ardh soli te nje nga temat me politike, if you play your cards right (or rather left smiley) you might get him to give you a nod smiley

moj ti po ti i paske nda letrat pa fol une akoma smiley

em, don't underestimate vodka. especially since one cannot always afford an xo.

thash meqe kshu, si avantguarde muhabeti, jo per gje... in the end, asgje s'na shkul prej rakise se kocimares ne, o jo...

Trop, vertet jemi pertej se majtes dhe se djathtes me kah majtas, smiley po nuk i ngaterrojme letrat...

Ate long ajlendin varet si e bejne... po i hodhen koka ( kola) me shumice, edhe e mbaj... smiley

 Em,

tropizma ka filozofine e vet poetike ne te pire, qe ti s'e ke idene sa te kenaq smiley

em, rakise nuk i tutemi, por vodka eshte me nderkombetare dhe per me teper edhe me proletare smiley

ane, e dija une qe s'kishe pire ndonejhere long island ti se NUK behet me coca (cola), ashtu si thua ti behet vetem ne albanania dhe quhet rrodhe-rrodhe.

rrodhe- rrodhe, kokorrodhe,

nem ate qe me vodhe....

Bej nje rece(l)sion per pozine me lart, te lutem.

 

upss... p.s. Meqe ra llafi, sot kam ngrene nje recel manaferrash qe c'te te them...

Shyqyr qe asnjeri nga ata me siper nuk lexon peshkun se do ishte hapur debat i kendshem smiley

 e lexon Lira... smiley

Mos.... smiley

Profesoreshe Lira donit te thoshit smiley

 doktoresha...

O mirazh, po hame per dite buke e gjelle alla keze. Bej sevap o te keqen e ki meshire pak per ne te tjeret qe nuk po e kuptojme akoma se sa lart qendron kjo poelesh. 

cfar thua moj mel, ato vleresimet e importuara e te dritherueshme te disa komentuesve aty me lart, me kupidra e me the te thash, jane perla fare, une e urova 100 here me vete kete mirazhin qe i solli smiley

Problemi është, e nderuar Melard, dhe me siguri ti këtë e di po aq mirë sa unë, se figura të tilla kanë uzurpuar gazetat, kryesitë, shoqatat e shumicën e faqeve në rrjet. Ja një ilustrim: http://sq.wikipedia.org/wiki/Kozeta_Zylo

Si fenomen, nëse dikujt i dhemb shpirti për gjuhën e mëmës, mendoj se është mjaft i rrezikshëm për kulturën shqiptare në përgjithësi, duke patur parasysh edhe strukturat që i mbështesin. Ndoshta duhej diskutuar disi më seriozisht për pemët që priten për të bërë letër dhe fjalët bosh të hedhura në erë nga politikanë a njerëz të letrave qofshin.

Sidoqoftë po e le këtu, pasi vërtet është dozë e rëndë për një fillim fundjave. 

me të mira

m.

vërtet është dozë e rëndë për një fillim fundjave

aha, tani e kuptova pse ishe kaq i frymezuar, qenke ne stine fundjavash. smiley

 Keze eshte pseudonimi letrar i ksaj gruse, apo si?

...nga vetë autorja; ka dhe shpjegimin e pyetjes tënde brenda. 

 KOZETA DHE LYPSARI

Ne autobus prane meje,
U ul nje lypsar,
Nga aroma e ndjeva,
Nga zhapat e lëkurës se tharë.

Kunterbimi I eres po me terbonte,
U ngrita paksa te nderroja vendin,
Por ne moment ndryshova mendimin,
Dhe me te fillova bisedimin.

Doja t’I beja moral per ndryshim,
Por shpejt me pyet si e ke emrin?
KOZETA, I them me nxitim,
Furishem pergjigjet, ne gjysme çmendine.

Te lutem I them, mos m’u afro prane,
Do te jap une buke dhe dollar,
Jo.o.o.o.! Nuk dua $, veç ndjeje emrin tend,
Simboli I mjerimit per cdo lypsar!

E ngrire qendroj prane syve blu,
Nje drite më rrezelliti mendimi I tij,
E pyes, pse je katandisur keshtu?
Me thote: I mbetur jetim qysh ne femijeri.

Shkollen e mbarova, por I pafat,
Ne depresion rashe nga burgu I jetes,
Kozeten e Hygoit e kam pare disa here,
Melhem per mua dhe per çdo te mjere.

E ftova per dreke ne shtepi,
I urituri hante dhe s’kishe te ngopur,
E vesha me rroba, nga koka tek maje e thoit,
Qe te mos vuante më, si Kozeta e Hygoit!
Brooklyn, Gusht 2002

me kujtoi nje kenge te vjeter:

O ju vajza te lumtura ne doni te jetoni

fjalet e djemve mos i besoni

me fjale te embla me vu ne gjume

c'me ndodhi mua mos i ndodht kujt

kur un i thash se "jam keshtu"

ai me tha, s'ke pun me mu...

edhe kete:

e putha marjanen mu ne buz

i vinte era sapun venus

merak me la, merak me mbeti

si kallup sapuni, me treti


e putha marjanen mu ne faqe

i mbante era manushaqe

merak me la, merak me mbeti

si kallup sapuni, me treti

 

smiley ishalla ska qene ndonje surrat zi ai lypsari se prite o zot do ishte bere poeme kjo vjersha me lart smiley

si dhe:

nje vajz te vogel

njoha un nje her

por ish e varfer ish e mjer

nje tuf trendafilash

e mbaja ne duar

befa mu drodh shpirti vajza kish degjuar

kalooooj cdo dit rruges

nga - barrakat e tua ehejehejj...

jam shum shum i lumtur

kur degjoj fjalen te dua.

ose:

per ty mendova un kaq vjet

s'ka gje e dashur pa deshire

ta pash un zemren qe te dridheeej

ike me le, ike me le, ike s'me the as lamtumire....

Kjo me nje melodi nga nje kenge e Demis Rusos.

 

dhe:

Flokt e tuja Vali

Krefur me kujdes

Pran iu qendron lali

derisa te vdes

Flokt e tuja Vali

Krefur me kujdes

Pran iu qendron lali

derisa te vdes

 

hahhhahhhahhh 5***

une nuk kuptoj nje gje

perse keta qe bejne recensione perpiqen te flasin me figura letrare ?

kaq e veshtire qenka te besh nje kritike racionale, llogjike-ftohte pa dritherima e kupidra... ?

une nuke  ve ne dyshim qe kjo Kozeta duhet te jete shume njeri i nderuar dhe i respektuar...

por edhe ne paste nje pike talent, me keto qe brockullisin keta recensionistet i bie qe gjithcka nga puna e saj te shnderohet ne nje grotesk te madh

 

ku eshte beluli i peshkut  ? smiley

Xh. Spahiu

Fati korb 

Bie po gjumi s’me ze:
Dita gdhin apo s’gdhin me?

Nata nxin e ndjell fatkob
Korbi fat e fati korb

Ca me thonj e ca me kame
Hapet varri
Nen krrokame

Varr qe rron kur rrojtjen bren
Dites driten ia rremben

Bie po gjumi s’me ze:
Dita gdhin apo s’gdhin me?

Mirazh, me pare pyesja veten, por tani e kam marre pergjigjen qe pse i shkojne pas megalomanise se tjetrit, shqiptaret: se jane sahanlepiresa prandaj!

Une i di dhe i di shume mire, sic thua dhe ti, se ne te njejtat dyer vertitemi..

Zoti iu dhant kohen e lir' atyne!

 

Mirini?*

*esh pellazgjisht

Jeta eshte nje komedi per ata qe mendojne dhe nje tragjedi per ata qe ndjejne. - Horace Walpole

Dhe zoti me beri femer

   Dhe Zoti me beri femer,
   me floke te gjata,
   sy,
   hunde dhe goje femre.
   Me linja
   dhe kurba
   dhe valezime te buta
   dhe me germoi brenda,
   me beri nje prerje te qenieve njerezore.
   Endi me delikatese nervat e mia
   dhe i balancoi me kujdes
   numrin e hormoneve te mia.
   Kompozoi gjakun tim
   dhe me injektoi me te
   qe te vadiste
   te gjithe trupin tim ;
   linden keshtu idete ,
   endrrat
   instiktet.
   Te gjitha qe krijoi butesisht
   gdhendur me fryme
   dhe zhbiruar me dashuri,
   jane mijera gjerat qe me bejne femer çdo dite
   per te cilat zgjohem krenare
   çdo mengjes
   dhe bekoj seksin tim.

                                 Gioconda Belli

http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreR/RamiKamberi/598

0/

LIRIKA ATDHETARE E PUNTORIE MUÇA – ZIBËS

Dashuria për liri dhe bashkim kombëtar si dhe qëndresa e njeriut si qenie për të ekzistuar i detyroi poetët shqiptar që të ndeshen me peshën e robërisë dhe, me armën e vetme të tyre – armë - penën, që hapë shtigje për rreze dielli që gjeografisë shqiptare i takon – ashtu siç u takon të tjerëve.

Pra, të gjithë jemi të vetëdijshëm se poetët shqiptar, e veçmas poetët brenda kufijve të shtetit inegzistent IRJM, që në hap të parë janë ndeshur me diktaturën fashizmi-de antishqiptare – fuqi – e cila përcaktonte fatin e poetit – të i mbetesh apo jo jetës.
Për të jetuar kohën dhe për t’i mbetur ardhmërisë si poet si dhe të mbetesh gjallë në kuptimin jetik – t’i mbetesh kohës për të dëshmuar për kohën – e vetmja alternativë ishte kujtesa historike – vazhdimësia e kujtesës që herë-herë merrte zjarr e flakëronte – rizgjohet e ringjallej kërkesa e natyrshme – për tokën dhe njeriun shqiptar.
Një fat të këtillë e pati edhe poetesha – sot e njohur për botën shqiptare dhe për botën barbare – Puntorie Muça – Ziba – pishtare e pa sosur e arsimimit dhe shtjellë e kujtesës kombëtare.
Shpirti i saj krijues – i veshur me spektrin e dritëhijeve – do të ndritë edhe më shumë dhe do të bëjë lëvizjet andej ku bashkohen rrugët e lirisë dhe bashkimit: ATDHE !
Pra, me daljen në dritë të librit të parë RRUGA E MJELLMËS dhe, jo rastësisht librin e saj autorja e pagëzoi me këtë emër. Kuptohet – që në hap të parë poezia e Puntorie Muçës – Ziba, është poezi drejtuar kah shikimi – kërkimi i vetvetes – e njeriut shqiptar, ekzistencës së tij – qëndresës përballë stuhive barbare – poezia e gjeografisë shqiptare.
Rruga e nisur e poeteshës në haprim me vetëdijen kombëtare, do të vazhdoj duke apeluar tek ndërgjegjja e botës së njerëzimit në ndihmë shqiptarit, që me gjuhën e pushkës e lëviz botën – i flet: 
DHE UNË JAM NJERI – NUK DUA TË DALLOHEM NGA TË TJERËT – TOKËN QË MA FALI ZOTI MË TAKON MUA TOK ME EMRIN.
Zemra e poeteshës do të shpërthej si vullkan për liri – në trojet shqiptare:
“E di që më pret...”
Hapur thotë poetesha në vargun e parë të poezisë TI MË PRET TANUSHË ose në poezinë VARRGJE TË VRUKTA të librit KUU – KUUU i flet botës se sa e vjetër është ajo dhe toka e saj:
“Unë jam njëmijë vjet 
më e re se ti Tanushë...”
Kërkesa për liri do të rrugëtoj nga çdo anë – poetesha me shkrimet e saj të veshura plot guxim – metropolit shqiptar SHKUPIT që mjegullat e robërisë sllavo-maqedon e rëndonin – do të i drejtohet:
“Të dua sa emri i tokës
Që më pagëzoi...”
Diktaturës dhe dhunës DEMONIANE–SLLAVO – MAQEDONE, rrugëve të këtij qyteti, ku si hije të zeza, në kërkim të fjalës shqipe – të shkrimit shqip – ditë e natë vraponin me zjarrin e skëterrës – trishtimit për të shfarosur çdo gjë që flet e dëshmon – SHQIP, që koha për kohën të mbetej mjegull – pa dëshmi.
Duke shkuar edhe më larg – në kërkim të gjakut shqiptar, për të shuar etjen barbare – demonët sllavo- maqedon do të u bëjë ballë gjuha e guximit – e poeteshës: NDAL.
“O kopilesh
Ç’të solli dreqi, 
në shtëpinë time!
Ma shëmtove njërën faqe,
Ma qërove njërin sy...
Ninullën nuk e këndova!
Foshnje-t nuk i rahatova!
Ndal – KOPILESHË.

Kështu e do pushteti dhe patriarkalizmi – pozitë e dyfishtë diskriminuese sllavo – maqedone.
Poetesha në poezinë SHTRIGË NATE të veprës SUITË E LËNDUAR nuk do të gjykoj më pushtetin dhe shovenët sllavo-maqedon, ashtu si në kohën e skëterrës, siç vërehet në poezitë e veprës SODISIN YJET.
Kërkesa e saj – kërkesa e për liri do të ecë – bashkë me guximin – shtigjeve të reja – zëri i penës së poeteshës Puntorie Maça – Ziba, do t’i ftojë lirshëm shqiptarët në luftë për liri:
“Nisu vëlla,
kacafitu ... 
nëse do lirinë
Për liri haraç duhet dhënë!
me gjak vaditet toka
E nisu sonte trim djali! BARDH
Kjo tokë do flijimin tënd “
Për të mbrojtur etninë, kombin – atdheun poetesha në poezinë PËR LIRI do të bëjë thirrje mes shqiptarëve që të jenë syçelë në kohën e vlimeve dhe vendimeve të mëdha dhe, hapur shqiptarit do t’i bëjë apel:
NUK MUND TË KETË LIRI PA ATDHEUN E BASHKUAR NË NJË SHTET – E AS ATDHE PA LIRI NË SHTETIN E ATDHEUT.
Pesha e robërisë që rëndonte mbi hapësirë-n shqiptare – fatmirësisht nuk do të humbë drejtimin e poeteshës, sepse, poetesha që në hapat e parë të jetës e ka kuptuar madhështinë e emrit që e pagëzoi – SHQIPTARE.
“Thanë është zonjë e madhe
9000000020 milionë vjet ka
në faqe gurësh
ditëlindjen ia shkroi 
një zog sqep artë...”
Shpresa që e ushqente poeteshën, se një ditë një diell do të rrezatoj dritë bashkimi – ishte shteti shqiptar – Shqipëria – brenda kufijve administrativ, që për poeteshën është nënë, që ka miliona vjet – kështu shprehet poetesha në poezinë KËNGË PËR NËNËN E DETIT, edhe pse historikisht tinëzarët – fitimtarët e betejave në historinë pa histori lanë që të shkruhej  - ashtu siç e donte gjuha e forcës barbare, duke e lënë tokën shqiptare mes e përmes me kufij – me një gjeografi sa të trishtueshme po aq edhe ne dhëmbë të tmerrit, duke e bërë pikë e pesë:
“Kur gjysma e saj doli
nga kufiri gjeografik
u bë ankthi ynë,
sa herë era fryu...”
Shqiptarët e vrarë të burgosur të ndëshkuar dhe të lënë primitiv dhe, edhe të dënuar me vdekje pa lindur – që në bark të nënës – jashtë kufijve të shtetit shqiptar – Shqipërisë, e ëndërronin – SHPRESËN, ëndërronin Shqipërinë demokratike plot e përplot me miq e jo Shqipërinë e rrethuar plot e përplot armiq – që e ushqenin me ëndrra – iluzione e utopi.
Për një liri më të madhe – që ëndrra të bëhej – bëhet zhgjëndërr. Dhe, në poezinë SHQIPËRIA poetesha Puntorie Muça – Ziba, me këmbëngulje do të kërkoj që Shqipëria: 
TI HARROJË “MIQTË” E PËRDALË – ARMIQTË E PËRBETUAR DHE, TË LULËZOJ ME MIQËSI NGA MIQTË E SAJË BESNIK.
“Harrojë miqtë e përdalë
s’dua të të shoh 
me sy të përlotur...”
Simbolika metaforike e shprehjes , shumë kuptimi i mendimeve – shtresat e nën shtresat emocionale – imagjinata gjithnjë në veprim – zotimi i fjalës dhe mjeshtëria e vargut ka ndikuar ndjeshëm që poetesha Puntorie Muça – Ziba, letërsisë bashkëkohore shqiptare e më gjënë t’i mbetet emër dhe, dëshmi për kohën – poeteshë që duhet të pagëzohet që ëndrrat i bënë zhgjëndrra, mendim që e vulos vet guximi i poeteshës si në fushën e poezisë si në fushën e edukimit të brezave moteve kur edhe shkronja në sytë e barbareve sllavo – maqedon dukej armik i tyre, nga droja e tridhjetë e gjashtës – ABETARES, që poetesha në fjalë ua mësonte atyre që u mungonte liria tok me gjeografinë e atdheut.
Pra, poetesha që ec me ushtarët e lirisë – ushtarët e atdheut të bashkuar.
Poezia e Puntorie Muç – Zibës, është dashuri reale që burimin e ka në zemër të poeteshës dhe, artistike që të mëson se si duken ngjyrat e së bukurës që ka kuptim lirinë e madhe për njeriun.

Poetesha dhe qyteti më me shumë shqiptarë në botë, nën thundrën e sllavo–maqedonve në SHKUP – ku shqiptari jetonte jetën as i gjallë e as i vdekur nga pesha e robërisë, robëri që e irritoi poeteshën që t’i mbetet besnik gjuhës së BESËS – gjakut shqiptar, shkrimit dhe me dijen se: edhe e vdekur – qofsha nën dhe, do të dal nga varri posi Omeri – për besën që i jam besatuar tokës dhe sikur Omeri i Ri, me penë e pushkë në dorë do të bëhem gurë kufiri.
Besa për tokë e komb, që poetesha e mbolli nga gjenerata në gjeneratë duke i kalitur moteve të skëterrës për t’u flijuar për SHQIP (TA) RINË.
Ja pse motivi patriotik dhe politik si dhe përgjakja e përgjakja e popullit, që e detyruan poeteshën t’i këndoj lirisë – bashkimit si dhe të bëjë thirrje për luftë në mbrojtje të tokave shqiptare.
Ky përcaktim i poeteshës jo vetëm që e lartëson poezinë e poeteshës, por, e bënë edhe më këmbëngulës njeriun shqiptarë në kërkim të lirisë dhe bashkimit të atdheut – të ruhet tërësia e gjeografisë që thirret SHQIPËRI, hapësira ku jeton edhe poetesha – hapësirë që e detyroj poeteshën që herë – herë që penën ta ëndërroj – pushkë.
Kërkesa e natyrshme për liri e bashkim, është, qëndrim i prerë i poeteshës – që shqiptarët të jetojnë të lirë – të jetojnë jetën brenda gjeografisë së tyre, që është edhe një e drejtë elementare për një popull – e drejtë njerëzore dhe historike.
Rezistenca q ë u bëri populli shqiptar – dhunës dhe torturës barbare, qëndresa heroike nëpër furtunat e shekujve që i dëshmon historia, për të ruajtur emrin, nderin dhe gjeografinë shqiptare – që gërshetohet mes motiveve të poezisë së poeteshës Puntorie Muça – Ziba, ngjyrat e gjuhës me të cilën flet poetesha - janë ngjyrat e pushkës dhe ngjyrat e shpitit që do lirinë me çdo kusht.
Me poezinë e saj poetesha Puntorie Miç – Ziba i kthehet historisë – sa për të na e rikujtuar dhe, ngjarjet e saja për të bërë një lidhshmëri mes së kaluarës dhe të sotmen, nga mund të shihet edhe vizioni i ardhmërisë.
Pra, poezia e poeteshës Puntorie Muça – Ziba, është poezi nxitëse dhe si e këtillë të detyron dhe obligon të rrugëtosh në kërkim të lirisë – ngase të përvetëson në shpirtin e saj – në fushën e uniformës ku banon guximi.
Që të mbetesh sy çelë përballë rrezikut që i kërcënohet kombit, që poetesha e ndjenë në zemër dhe me jehonën e zërit të saj, veçmas në veprat KUU – KUUU dhe SUITA E LËNDUAR.
Andaj, që të lexosh poezitë e poeteshës Punëtorie Muça – Zibës, së pari duhet të kesh shpirt që do liri –atdheun, që gjatë të lexuarit të përvetësosh edukatë kombëtare dhe zemër për guxim.
Lirshëm mund të themi se tërësia e poezisë së poeteshës Punëtorie Muça – Zibës pos njëanshmërisë kombëtare, është e stolisur plot figura mendimi që dëshmojnë se veprat e poeteshës janë me cilësi letrare - estetike dhe, se poetesha është e vetëlindur – kombëtare dhe me shpirt lirie – që botës ku jeton i mbetet e pa përkulur.

ne nje forum, shkronjesit e meposhtem jane vete-kategorizuar si "shkrimtare shqiptare":

"Jom dhe sjom
kanier e konektume
kanier e dekonektume
mo ba kriet si robot
e programume kot e kot
ket me stres po mshkon mue
tu mundue ma mir me shkrue.
"

meposhte nje poezi per Tony Blair:

DO TË THADROHESH NË KUJTESËN TONË
(Toni Blerit – ditën e largimit...)*

"Me Ty e Bill Klintonin në ballë
Filloi një epokë e re
Lindën shkëndijëza drite
Lindën rreze edhe për ne.

Ti ishe i buzëqeshur
Ngado shkoje e veje
Me sjelljet tua
Shpirtin na ushqeje.

Ashtu sikur bletët
Që e mbledhin nektarin
Ashtu na e thadrove
Në shpirt e zemër zarin.

Ti e mbrojte kauzën tonë
Në mënyrën më fisnike
Si malësorët tanë besën
Në bjeshkët tona epike.

Veprën Tënde madhore
Në zemër e kemi ndry
Do të na rëndojë plumb
Kujtimi ynë për Ty.

Ti për Anglinë tënde
Kudo i prive namit
O, stërnipi i Bajronit
Dhe i Mis Edit Durhamit!

Për Ty ne të gjithëve
Do të na ndizen xixa stralli
Gurë mulliri në zemër
Në shpirt male malli.

Vepra Jote dhe e Bill Klintonit
Zemrat si eshka na i ndezi
Do t’Ju jemi mirënjohës
Për jetë brez pas brezi."

ja dhe nje tjeter:

"Nonjehere haroj te te pershendes,
ndonjeher haroj te ti kthej sms-at,
ndonjeher sms-at e mia nuk aarin tek ti,
por kjo nuk do te thot se te haroj,
vetem te jap shkak te te mungoj."

Mirmengjesi

Nxitoj e menduar,
eci pa kujdes,
kur nje ze i embel,
me thot mimengjes.
Ndoshta eshte ftohte,
dhe bora zbardhon,
ai me del perpara,
mirmengjes urron.
Une i'a kthej pergjigjen,
ashtu lehte-lehte,
nuk i them dot kurr,
pse s'me le te qete?!
Qenka dashuria,
fshehur midis nesh,
ndaj une shpejtoj hapat,
dhe embel buzeqesh...

Nina nana more bir

fli se gjumi te ben mir

t`ka ble nana brek nailoni

te me rritesh si Bill Klintoni

do te belj dhe nje backbarry

te me behesh si Toni Blery

te me behesh trim garip

te emigrosh ne amerik

te vish anej porsi veriu

kur t`therres baca Saliu smiley

 

 

 

smiley he pra ju bejtexhinjte  smiley

 

Tattooed everything

te thirra nafije

po ti s'mu pergjigje

te thirra nafije

po ti s'mu pergjigje

femit e mi po qajn me lot

kerkojn nafijen s'e gjejn dot

femijve 'tij keshtu iu thaaaaa,

nafija

iku dhe na la

o nafije moj nafije...

me pak fjale

o nafije moj nafije...

po mu pse sma le njifije smiley

e ububu mi mome

po me del kaptina

ubububu mi mome mome

po me del kaptina

do shkoj te daktorri mome

do mor aspirina

do shkoj te daktorri mome

do mor aspirina

 

e ububu mi mome

po me del kjo koma

ubububu mi mome mome

po me del kjo koma

do shkoj te daktorri mome

per me bo gjylpona

do shkoj te daktorri mome

per me bo gjylpona

 

e ububu mer lale

c'me ka zon sevdaja

ubububu mer lale lale

c'me ka zon sevdaja

me nji goc tirone lale

me ka gjet belaja

si mje bo mer te morsha tkeqen

me je bo me t'var teneqen

hec mi goce hec hec e mos nalo

paske vesh nallone, qeke goc tirone

e si mje bo mi tmorsha tligat

e mje bo me tvar opingat

paske vesh nallone, qeke goc tirone...

... shesh besh, sherezadja vogel ti me je...

 

 QERIM RAQI

> >

> >

SONET SHEKSPIRIAN I FUNDSHEKULLIT>>

> >

Gjaku do t´na mallkojë na përfshiu zezona>>

qielli do t´ mërrolet nxihet në t`ziun mot>>

varret do t `qohen peshë thirravajeve tona>>

si fantazmë Hamleti         o Zot>>

> >

në konak të huaj do t´i bëjmë jetëvdekjet>>

gjuha do na lidhet nyje malli të na mbytë>>

tej Urës së Qabesë ashti do na mbetet>>

derisa vetveten ta hamë të na mbesë në fyt>>

> >

i akullt këtu dielli buka shumë e kripur>>

ankthi s´na lë të qetë shpirti na kjason>>

kur emri t´ na tretet qenia t´na ketë ikur>>

ndërgjegje e vrarë dilemën tonë shalon:>>

> >

në atdhe të vriteshim në betejë nga një plumb>>

a këtu të vdesim nga malli të bëhemi shkrumb?

'that's when she said I don't hate you boy
I just want to save you while there's still something left to save
that's when I told her I love you girl
but I'm not the answer to the questions that you still have'

je e gjat 1 e 80
kur kalo na pershenet
ne qytet shkakto termet
tak e tak ne rrug troket
tak e tak, tak e tak
o gjigande ndalu pak
Me atë trup ti provokon
edhe xhaja të shikon
të shikon, të shikon
kohët e rinisë kujton

 

nena dhe babai te kan porositur
te mos dalesh jasht je cup e parritur
nenen dhe baban ti nuk i ndigjove
me Denisin e vogel ti na u dashurove
 

po te pres ke kinemaja, po te pres ke kater rruget, po te pres ke stacioni trenit... si s'po vjen ky biri i qenit...

 

isha nje vajz e bukur

vajz me pretendime

nje djal nga shijaku

mori zemren time

 

onanana onananeee

osht nji vajz e bukur

nga tirona re

 

te ura shijakut

te shfaqet kujtesa

shfaqet gjermania

mbushur plot me benca

 

nje vil komode

nje makin luksoze

osht deshira vetme

per vajzat tironse

 

 

 

Kishe naj gjo Emo me çunat e Shijakut....

Sa pupla ka rosaku

aq trima ka Shijaku....

We are going to die, and that makes us the lucky ones.

Most people are never going to die because they are never going to be born.

The potential people who could have been here in my place but who will in fact never see the light of day outnumber the sand grains of Sahara. Certainly those unborn ghosts include greater poets than Keats, scientists greater than Newton. We know this because the set of possible people allowed by our DNA so massively outnumbers the set of actual people.

In the teeth of these stupefying odds it is you and I, in our ordinariness, that are here.

We prvileged few, who won the lottery of birth against all odds, how dare we whine at our inevitable return to that prior state from which the vast majority have never stirred. 

Richard Dawkins

si tabakhone lal po bin gernetat
dalin gocat porsi bletat
se ty mre cuno ty te qaft jot ome
se dy dit nDurres, e tre dit mTirone

po me pyt shoqnija ca u bo me mu
ty tka zon rakia hic pa e provu

You are a pain in the neck
To stop you giving me a pain in the neck
I protect my neck by tightening my neck
    muscles
Which gives me the pain in the neck that
    you are.

Ronald Laing, "Knots" 1970.

me nje sinjora dola xhiro
hajde me tha more vampiro
shetitem me motorr
dukesh qe je horr
dukesh qe je horr

ishte e bukur si aktore
shkrinte ne dore si akullore
edhe nuk lam kusur
mos u plaksh ti kurr
mos u plaksh ti kurr

hajde me mua more qejflio
hiqi ti rrobat amore mio
ndize motorrin dhe eja tek une
amore mio, amore mio

me kryetare dikur fjeta
as n'Hollivud si ty nuk gjeta
je sinjorina me sheqer
thuje dhe nje here
o more shofer

buzet e trasha si zezake...
- Vertet?
nga mbrapa dukesh topolake
eja ne motorr
- Mos ma bej me dor,
eshte gjyshja ne oborr
 

Aman, m'thuaj, kjo eshte kenge a vjershe? po qe kenge, dum patjeter dhe muzikeeeeen! Pike! smiley

ju falenderoj, zoteri. Meqe rrethanat e mia jane te tilla qe nuk mund t'i hedh nje sy te menjehershem kenges, sapo te me volisin kushtet, do ta degjoj me kersheri e do t'ju shkruar pershtypjet e mia per te. jam e prekur nga miresia juaj, zoteri.

ju pershendes perunjesisht,

smiley

Ana, do prisja nje here e dashur, te degjoja kengen, si dhe sygjerimet interesante qe jepen anash per "kenge te ngjashme" dhe pastaj do pershendesja emon, pa "o-le-le gjuri".

smiley.

smiley E dashur,

Qe nga teksti e kuptova se per cfare behej fjale, thjesht doja te vertetoja nje hipoteze timen per tingellimin e vargjeve ne kenge te tipit Sinan & Co e ca me keq akoma.... smiley

Ajo qe i shkrova Emos me lart ishte per shaka, besoj se me Emon kuptohemi kaq. smiley

He de, se dhe une e kisha me seriozitetin me te madh te mundshem.

Si po me keqkupton per pune kokeverdhash smiley.

Po s'dolen katroret e bardhe te kokeverdhi nuk quhet e qeshura?

Kapitull i mbyllur! Ricevuto! smiley

lehtesia e paperballueshme e jutub-mungeses:

mendoje me hip-hop ose rap kete me poshte. Enjoy.

 

O yeah, hehe burraj it's my play
Burrajj Oooo..eee

E një gjë që po e lypi sa shum po hulumtoj,
A um ka rrokë trishtim se nuk po e gjaj kerka,
O Biri im tregom qka është ky shi,
Jo nuk është kta shi Loke po jonë lotet e mi,
e këto kujtime qe gjithka ment o mi qojn,
A bashë po du me dit qe ti hala um don,
Nese s`um don boni copë e therrime,
Veq ta dish qka te therr kjo ty ne zemren time,
Ejo me vujtje po kalon edhe kjo vjeshtë,
Po pres diqka hala po ti prap veq po hesht,
Jom lodh nga truni e kjo heshtje shumë po me dhemb,
A sa mir me kujtohet derdhe lot ne gjoksin tem,
Ejo me von kur fejesen ta urova,
A pasna than diqka qe kurr nuk e ënderrova,
Po vin shoqeri kaniher po dojn me fol për ty ,
A un po iki larg e hiq spo du me ni.

Më fal, edhe një her me fal
Eja shikom në sy për dashni me fal.
Më fal, edhe një her me fal
Eja shikom në sy për dashni me fal. Buurrajj.

Nje dit dot vdes e ti a dot me kujtosh,
lule te varri a do tme dergosh,
a do ta kesh nje pik loti ne sy,
apo do jem veq ni hije e kaluar per ty,
e nese malli te merr tek ti un do jom,veq
e nese lyp dashni un nuk do e kom ey
un do merzitem e ti ndoshta do kan,
se nuk I kom dy zemra un ty me ti dhan,
mundohem mos te flas hija jote me vjen përmas,
po me vjen veshtir se nuk mundem ta vras,
une du met prek dora jeme spo pranon,
aq shum po du met puth buza jeme spo lejon,
sa her po lutesh ti me ndjenja e tu kajt,
e un po du met fal zemra jem po don me qajt,
besa jom smu e mu ka nxi fytyra,
se na paska nem zoti e na ka nem natyra.

Më fal, edhe një her me fal
Eja shikom në sy për dashni me fal.
Më fal, edhe një her me fal
Eja shikom në sy për dashni me fal.
 

Se kom prit ket dit se e kom dasht at qik,
Qe ma kthen shpinen pernime se kom prit
A thu qa ka ndodh ku mbeten fjalet tona
Kush hyni n'mesin ton?
Ku mbeten endrrat tona?
Tash ni gjo e patem jo smund ta kujtoj,
Kohen qe e kalum bashk dua ta harroj
Sdu ma me kan pjes e jetes tem,
Sdu ma emrin me ta permen
Harrom..... du met than harrom
Kthe mrapa sun e sheron
Shum larg du me kan nga ti,
Je e lir prej meje t'lutem ik ti
Gabimi s'falet edhe nese loton
Engjell sjom ma per ty mfal po gabon
Du met than zemer mke zhgenjy
Kujtom me ato sene qa kom ba per ty ......

Nese t'mer malli per mu,
Kurgja qa t'kom than sdu met lendu
Fjalt qa ti thash per ty e per mu
A e meritova tradhtin me ma fal mu
Lem t´qet t'lutem lem t´qet
Dashnia jem per ty s'vlen ma ne ket jet
Sdu mu lendu ma palget du mi sheru
Kohen pe la mrapa ata qe ka shku
Kur hana ndriqon token kur dielli perndon
Kujtoj kohen me ty qe shum um lendon
Pres qdo dit ma shum me gjet ni arsye
Gabimi qe e bone smund t'ket arsytime!!!
Shko tash se kohen sun e kthen ......
Shko tash se faljen sun e gjen
Mos u kthe ma se sdu mu lendu
Ke veq ni eksperienc po tash ka perfundu

 nga Ejup Ceraja


NË CEPIN E RRUGËS X

 

 

- Kush je ti?… - e pyetën ato të tria së bashku, duke shtuar: - që gati për çdo ditë qëndron në këtë cep të rrugës pa u merakosur askush për ty?…

- ?!…

Ai heshti. Ishte hera e parë që dikush i fliste me aq dashamirësi pas sa e sa vitesh. E ai "dikushi" ishin tri vajza bionde secila më e bukur e më elegante se tjetra. Sytë iu mbushën me lëng të hollë e të kthjellët bilur, që i endej nëpër bebëza, pa u kthyer ende në pikla vese pranverore. Para atyre syve plot "lëng" iu fanitën, në kujtesën e tij të vrarë, prindërit dhe motra e vetme, që tash e sa kohë jeton me burrë e fëmijë diku atje në Amerikën e largët e tej oqeanike. I doli parasysh edhe dita e martesës, kur s'kishte pasur "kohë" ta kalonte me nusen as muajin e mjaltit, se…

.           .           .

Ai ishte liruar nga burgu në ditët e para të tranzicionit. Dhe, pothuaj se ditë për ditë shkonte, ku e kishin vërejtur vajzat biondine, në cepin e rrugës X. Përballë qytetit të studentëve. Aty qëndronte i vetmuar me orë të tëra. Shkonte në atë cep të rrugës X, ku për herë të parë ishte takuar me studenten… e Fakultetit Filologjik të Universitetit të... Në atë cep të rrugës X, atëherë, i kishin lindur shkëndijëzat e para të dashurisë, që do ta rrëmbente në kthetrat e saj si skifteri prenë

Ata ishin takuar herë pas here në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. Në fillim më shumë iu kishin afruar njëri-tjetrit në dashuri, përmes shikimeve ngacmuese me cep të syve, sesa që kishin folur diç për të qenë. I kishte tërhequr drejt njëri-tjetrit poli magnetik i dashurisë…

Më në fund ai e kishte shtrirë ngadalë dorën e djathtë drejt dorës së saj, pa e shikuar fare nga turpi. Ia kishte prekur gishtërinjtë valë dhe të gjatë si speca serash. Të dyve u kishin shkuar mornica rrëqethëse nga koka te këmbët, sikur të kishin hyrë nynd në ujë të ftohtë akull. Zemrat e tyre e kishin shpejtuar ritmin e rrahjeve si frymëmarrja e një peshku të nxjerrë mbi rërë. Ai e kishte tërhequr dorën... Ishte munduar që t'i tubonte mendimet e shkapërderdhura në të katër anët si ashkla drush  e të zgavruara në mijëra e mijëra vende. Nëpër të cilat zgavra iu kishte dukur sikur i kishin rrjedhur ato mendime të këndshme. Ishte skuqur e zverdhur në të njëjtën kohë. Të njëjtat mendime e kishin kapluar edhe trurin e njomë të…, e cila edhe më hutueshëm nuk kishte arritur që t’ua lidhte skajin me skaj…

"- Provo edhe njëherë ta shtrish dorën!" - sikur i kishte ardhur nga dikah një zë dashamirës në mendimet e tij të trazuara. Prapë e kishte shtrirë dorën ngadalë. I kishte puqur sërishmi të njëjtit gishtërinj me të njëjtën valë përvëluese… Më në fund e kishte kthyer ngadalë kokën nga ajo. Kishte tubuar forcë të mjaftueshme sa për t'i thënë:

- Të dua!… Shumë të dua!…

?!…

- Edhe unë të njëjtat ndjenja kam për ty! - i kishte thënë ajo atëherë, duke i ulur sytë si të ishte zënë në ndonjë turp të madh…

Po atë mbrëmje, sapo kishte rënë muzgu, i kishin shtrirë buzët në drejtim të njëri-tjetrit. I kishin takuar buzët valë mes vete. Po, shpejt i kishin larguar buzët. Iu kishte bërë sikur po i shikonte tërë bota në atë ledhatim buzë më buzë. Dora i kishte rrëshqitur tatëpjetë… E kishte tërhequr me shpejtësi dorën si të kishte prekur në gacë të mbuluar me shpuzë.  Pas pak e kishte ngritur të njëjtën dorë drejt kopsave mbi gjoksin e saj të buhavitur e simetrik…

- Mos! - i kishte thënë ajo. Këto kopse do t’i shkopisim vetëm natën e parë të fillimit të muajit të mjaltit.

 Atij, sado që i kishte ardhur keq e turp për një herë, një gëzim i papërshkrueshëm ia kishte kapluar shpirt e zemër. "Qenka me moral të fortë!" - kishte menduar atëherë.

E kishte përcjellë deri pranë shtëpisë së saj. Ishin ndarë tepër të kënaqur. Në ndarje ajo i kishte thënë:

- Eja nesër në fakultet… Sa do të jem e lumtur nëse ke mundësi e vjen! Shoqeve do t'u them se të kam djalë të tezës…

 

.             .               .

Ta lëmë të qetë që të çmallet me fatin a… e vet. Mos t'ia çorientojmë mendimet ngashëruese, që e paskan kapluar... Le të jetojë me kujtimet, që vetëm  ky i di se çfarë i ka. Të mos i bëhemi edhe ne barrë shtesë në shpirtin e tij, që, siç duket, e paska tepër të trazuar. Mjaft i paska hallet e brengat e veta shpirtërore. Që, sigurisht, ia paskan ngarkuar shpirtin si devetë në shkretëtirat Saharike të Afrikës përvëluese…

Dhe, sapo ato i dhanë të ngritën, ai u çlirua nga ai ankth shtrëngues dhe nga ato mendime të mundimshme, po shumë joshëse për te. Si nëpër dhembë u tha:

- Isha dikush dikur… Tash jam kurrkush. Në të vërtetë jam si një cung buzë rruge që…

- ?!…

- Eja – i thanë ato - në konviktin tonë, sa për të pushuar e për t'u ngrohur pakëz.

Ai prapë heshti… "Siç duket - tha më vete - këto më të pastër dhe më bujare i paskan zemrat se pamjet purpuruese…” Dhe, pa e folur asnjë fjalë u ngrit në këmbë gatitur si një qiri. Ende trupi i tij e ruante freskinë

- Shkojmë! - i thanë ato.

Ai e tumiri me kokë një veprim të tillë. Vijat karakteristike në fytyrën e tij ezmere, iu dukeshin atyre, sikur e bënin atë më të ri se sa vërtet ishte…

Me kalimin e kohës ai u dashurua në biondinën sykaltër me afshin e dikurshëm. Po, çuditërisht, sa herë takohej me te, në cepin e rrugës X, vetëm fizikisht ishte pranë biondinës sykaltër, që e dashuronte skajshmërisht. Ndërsa mendja e degdiste në motin  e dashurisë së parë. Ajo i dilte parasysh me tërë bukurinë e atëhershme. Shpeshherë ngatërrohej në pyetjet, që ia bënte biondina sykaltër dhe atëherë e ndjente vetën ngushtë…

Pasi i foli gjatë e gjatë biondina me sy të kaltër rreth gjërave me peshë për të ardhmen e tyre, e ngacmoi që edhe ai të fliste diçka. Ai me afshin e një të dashuruari, i tha:

- Fol ti se unë po të dëgjoj me ëndje. Se, sa herë që flet ti, mua më bëhet sikur dëgjoj mijëra e mijëra simfoni hyjnore përnjëherë. Në tërë qenien time nisin të njomësohen e të lulëzojnë ndjenjat më sublime të thara shkrumb nga acari i egër i kohës së kaluar. Ta kisha një aparat e ta incizoja zërin tënd të bukur e melodik… Zë që është bërë pjesë e shpirtit tim të shumëvuajtur nga jeta njerkë, që po m'i zgërdhi dhëmbët nga të katër anët si bishë grabitqare pranë presë së saj… Fol, pra, fol se unë po e dëgjoj zërin tënd të bukur me kënaqësinë më sublime. Më me ëndje se zërin e bilbilave në mëngjeset e bukura të ditëve pranverore. Zëri yt melodik po më jep jetë. Po m'i ngjallë ndjenjat e fikura me vite e vite. Po më bën më të fortë e më të qëndrueshëm. Po më jep dritë jete. Po m'i jep forcë mahnitëse zemrës së zhuritur, që s'pati rast t'i gëzohet jetës sa e si duhet gjatë këtyre viteve skëterrë të jetës sime të brishtë…

Më falë… Ndoshta e teprova… Por kjo është ndjenja ime. Edhe pse gjuhës i mungon fuqia shprehëse që ta thotë krejt atë që e ndien zemra dhe që e përjeton shpirti…

?!…

Më falë ti mua që të bezdisa, ndoshta, pa nevojë. Po edhe dëshira ime është e flaktë që ta dëgjoj zërin tënd që më jep force e…

 .            .             .

Do ta them një fshehtësi, që s’do t’ia them askujt. Dje shkova te Livadhi i Murishtës që të përgatitesha në natyrën e qetë për provimin e fundit me shkrim për mbrojtjen e diplomës. U ula nën hijen e lisit shumëshekullor. Pas një përgatitje për kushtuese, u shtriva nën atë hije që të pushoja pakëz. I vura duart nën kokë si jastëk. E shikoja qiellin blu dhe aty-këtu ndonjë re lozonjare, që kalëronte e harlisur sa andej-këndej, si dallëndyshet në këto ditë të vona pranvere. Ajo pamje magjepse më ngashëroj këndshëm. Sytë mu mbushën me lot bilur. Përmes halucinacioneve seç më doli para sysh një krijesë e përsosur në mes vajzës së virgjër dhe një nuseje të sapo hequr kurorën. Kurrë në jetën time s’kam parë një bukuri të tillë! Mbeta e shtangur. Nuk dija që të thosha e si të gjendesha në atë moment shumë tërheqës. Ajo zbriti nga një kalë i bardhë dhe shumë i bukur, krahët e të cilit qëndronin të shtrirë me maje të flatrave  përpjetë si krahët e një aeroplani në pistë i gatshëm për fluturim. U kërrus ngadalë dhe më puthi në ballë, duke më thënë: "Unë jam Dijedona. Jam martuar me Dritbardhin në vitin që e fillove ti shkollimin në klasën e pastë të shkollës fillore. E kam dashur tej mase. Po s'na lanë t'i gëzohemi jetës si çdo të rinj kudo në botë. Na ndanë njerëzit keqbërës pa e kaluar as muajin e mjaltit. Dritbardhin e akuzuan falsë, kinse ai ishte kundër pushtetit popullor, kundër rendit socialist dhe si indoktrinues i rinisë së atëhershme. Këto akuzime falsë mjaftonin sa për ta dënuar Dritbardhin me dhjetëra e dhjetëra vite burg. Kurse ne, familjen e tij, na internuan në kampet ndëshkuese "përmirësuese" nga s'u kthyem kurrë më me përjashtim të motrës së tij të madhe dhe të vetme, që pati forcë e durim t'i përballojë të gjitha ato katrahura poshtëruese e fyese, që na i bënin si armiq të "pushtetit popullor"… Ai ishte një gazetar shumë i zoti dhe i aftë në profesionin e vet… Ndërsa përgjithmonë na ndau i Plotfuqishmi Hyji Krijues… Me vite të tëra, derisa mu shua jeta, kam qajtur për te herë me lot, e herën tjetër në vete. Qajtje që më mundonte shumë se nuk ma shfrynte lëmshin e mbledhur ja këtu… Shkoja seç herë duke u dobësuar. Derisa u shtera si oshaf kumbullash të tharë në diellin e vonë të gushtit… Duaje e nderoje si e kam dashur e nderuar unë. Ai e meriton këtë. Është një njeri shumë i mirë. Në shpirtin e zemrën e tij ka bardhësi dhe vetëm bardhësi. Kurrë në qenien e tij s'kam mundur ta hetoj as më të voglin synim keqbërës! Bëre të lumtur në jetë se edhe ai do të bëjë ty të tillë. Edhe njëherë po ta them: Ai e meriton këtë!…" Këto m'i tha, më puthi sërishmi në ballë dhe fluturoi prapë drejt qiellit, drejt paanësive të Universit - drejt Krijuesit mbi kalin e bardhë. Mbeta gojëhapur për një kohë të gjatë… E kush ka qenë ajo Dijedona Dritbardh, që mu fanit aq e bukur e aq fisnike në mes të ditës?…

- Ti je e mrekullueshme, Dardana!…

Flm per kete mirazh, subjekt i ri-trajtuar por shkruar bukur.

erinite apo eumenide ...

 Edhe mua më preku ca tela të fshehtë kjo copë, sidomos bota e pasur e protagonistit dhe ndjenjat e tij më shumë se të fuqishme.

Do doja të lexoja më shumë nga ky autor, por në faqen në fjalë, (zemra shqiptare.net), të cilën e vizitoj gjithnjë kur ndjehem disi i trishtuar, fatkeqsisht nuk ka materiale të tjera nga ai.

Në mungesë shpresoj të të ngushëlloj me një pjesë nga:

Ivana Dervishi

Letër shkëputur nga  Ditari i dashurisë>>

> >

I shtrenjti im!>>

> >

Dashuria që unë ndjej për ty i kalon kufinjtë e botës, ngjitet tek yjet, puth hënën, prek diellin, fluturon mbi cdo planet. Kjo që është brenda meje tani e ka emrin Mrekulli. Dua të ndihmoj të gjesh veten. Sa do të më pëlqente te ishe këtu pranë meje dhe të më përqafoje fort dhe unë të dorëzohesha e gjitha në krahët e tua. Të pëlqeshnim yjet sepse ndricojnë shumë pak në krahasim me ne. Dua të vë kokën mbi gjoksin tënd dhe të dëgjoj muzikën më përrallore të prodhuar nga zemra jote.>>

Dhe atëherë do të të dua pambarim.>>

Pambarim!- sa e adhuroj këtë fjalë! Të lëkundemi nën hënën e plotë. Ti shprehim dëshira qiellit . të zbulojmë emrat tanë të shkruar me yje, sepse janë vërtetë! Tani unë të imagjinoj lehtazi, sepse një perde e shndritshme më ka verbuar sytë dhe të dashuroj aq shumë, sa i gjthë uji i galaksisë nuk do të krahasohej me gjakun e trupit tim të dashuruar pas teje. Tani asgjë nuk më tremb, sepse e di që diku të kam ty dhe po të të kërkoj me ngulm për pak do të të`kem përballë. Zot c’mrekulli! Ti dhe unë përballë! Frymëmarrja jote që drithëron trupin tim. Pastaj unë do të t’marr dorën dhe do ta vë mbi zemrën time. Do të t`pyes: “ Cfarë thotë ajo?” Përgjigjia jote do të jetë:>>

"Ajo thotë që ka pranë njeriun që dashuron marrëzisht dhe që tani nuk do më të ndahet prej saj.">>

Tani do ta kaloj gjithë jetën me të duke ditur që dashuria do të jetë gjithnjë mes nesh. Pastaj unë do të të hidhem në krahë e do të përqafoj aq shumë, sa qielli do të xhelozohet. Do të grumbullojë re, pastaj rrufe, shi, breshër, borë dhe nuk do të ndahemi më kurrë. Pastaj ai do të përpiqet me të mirë. Do të na nxjerrë diellin më të ngrohtë, që bota ka parë. 1000 gradë C do të jetë temperatura. Të zënë prej dore do t`i sulemi detit. Trupat tanë do të lagen e do të ndrinë. Dora ime do të rrëshqasë mbi faqet e tua, mbi buzë, mbi sy, mbi vetulla e flokë... Do të të përkëdhel me mallin më të ndjerë!>>

Pastaj buzët tona do të bashkohen nën ujë, nën det, nën rërë! Do të puthemi në qendër të tokës. Atje ku buronn dashuria e vërtetë. Kur të hapim sytë, bota do të jetë shëndërruar në parajsë. Cdo mbrëmje e mëngjes, duart tanë do të jenë shtrënguar, sepse jemi kthyer në të burgosurit e zemrave tona. Dashurinë tonë do ta admirojnë të gjithë. Do të ngjisim male e do të lundrojmë oqeane, do t`i biem botës kryq e tërthor. Duke ditur që do të jemi ndër krahët e njeri-tjetrit dhe të dy në krahët e dashurisë, dhe dashuria në krahët e engjëjve, dhe engjëjt në krahët e parajsës, dhe parajsa do të jenë vetë krahët tanë!>>

Do të kalojmë net pa gjumë ose në dremitje, nën brigje detrash a nën qiellin e yjësuar. Do të jemi vec ne pas njeri-tjetrit harruar. Do të themi të dua pafund. Në krahët tanë nën dritën e hënës do të recitojmë me zë të dashuruar poezi. Dhe do të puthemi përsëri e përsëri, do të këndojmë këngë zogjsh pranveror Shtëpia jonë do të jetë në katin e fundit të botës. Sa më pranë qiellit, ndër krahët tanë, prej yjeve do të na zërë gjumi. Zemrat tona do të rrahin qetësisht dyfishin e akrepave të orës. Do të ëndërroj për ty. Në cdo faqe të zemrës sime do të jetë skalitur emri yt.>>

Do të flemë bashkë dhe do të zgjohemi bashkë me diellin, do ta shoqërojm ngritjen e tij pranë detit, do të ushqehemi vec me puthje e përqafime. Unë Hëna e ti Venusi, do të jemi përjetë bashkë gjersa të ndjejmë këtë dashuri. Nëse jeta jonë do të kalonte kështu, unë do të betohesha se jetova 1000 jetë. Cdo sekond pranë teje bëhet shekull. Cdo rrahje bëhet yll dhe cdo yll ka dëgjuar sa Të dua e sa puthje të kam dërguar me erën. Me shiun, me cdo zog...>>

Dashuria ime për ty M****** im është më e vërtetë dhe e shenjtë se jeta ime. Unë do të qëndroj besnike gjer në rrahjen e fundit të zemrës së dashuruar me ty. Mbrëmjeve të këtilla nata do të shurdhohet e do të luaj mendsh nga Të Dua-t tona. Dielli do të nxehet nga puthjet plot pasion sa do të lindi dy herë në ditë. Bota do të jetë vetëm jona ashtu sikurse ne të njëri-tjetrit.>>

E për t`i pasur gjithë këto mrekulli dashuria ime, duhet të luftojmë me mungesën e mallin dhe ta bëjmë këtë duke menduar për castet që do të kemi bashkë. Ah, kur të jemi bashkë do të jetojme 1000 jetë në amshim!>>

Do të kemi një ditë gjithçka zemër, shpirt, yll, dashuri, diell i jetës sime. Jeto duke menduar për kohën kur të jemi bashkë.!>>

> >

Të dashuroj shumë shumë shumë, sa gjithë Gjithësia.

Lirike e pandrydhur e adoleshences smiley.

Agolli ne poeme per babane dhe per vete (canto 1); te pelqyerit & vleresimi gjera subjektive, tha, por sec kam nje besim qe R. Burnsi eshte ndjere shume mire kur e ka pare.

 

Im atë tokën shumë e donte
    Siç donte nënë e grua
    Për tokën lodhej dhe rëkonte
    Dhe djersën derdhte krua

    Kur plis me plis hidhte hapin
    I kishte hapi hije
    Dhe zogjtë e malit udhë i hapnin
    Me fjalë hirësie

    Kur grushtin mbushte plot me farë,
    Mahnitej kush e shihte,
    Dhe era ndalte frymën në arë,
    Që qejfin mos ja prishte

    Në këmbë si në katër kleçka
    Në gur ngrinte hardhucka
    Përgjonte lart në shelg rebecka
    Me thonjtë me majucka.

    Me sqep lejleku bënte harqe
    Rreth rruzullit të diellit
    Dhe dukej sikur ndillte paqe
    nën kaltërsinë e qiellit

    Po ati im mbi plisa ecte
    Me shpirt të madhërishëm
    Dhe tokës shpirt me shpirt i jepte
    Nga shpirti i çuditshëm

    kur pranë mollës ulej qetë
    të hante bukë e gjizë
    Nuk fëshfërinin gjethe e fletë
    Nuk pipëtinte drizë

    Me tokën rrinte ditë e natë
    Në vapë, erë e mjegull
    Ndaj nga pasardhësit im atë
    Kërkonte djersë e rregull

    Nuk kish syze dijetari
    Dhe rafte me defterë,
    Po udhë i hapte shkencëtari
    Me nam të madh e vlerë

    Ky shkencëtar që njihte dhenë
    Në fusha pas më mori;
    ''mësoje biro abecenë
    në brazdat që le plori

    Mësoje biro abecenë
    E gjithë abeceve
    Atje ku plisat shpinën ngrenë
    Pas plugut e pas qeve....''

    Pa dale mirë nga pelena
    Më dha në dorë hostenë
    Dhe shfryu si era në bedena;
    ''Tani përmbyse dhenë

    Përmbys dhenë, dheu s'ankohet
    Kur plori ia kruan shpinën,
    Po qesh, lot valle dhe gëzohet
    Dhe gazi çmend luginën.

    Dhe të harbuar marrin vrapin
    Kërcejtë radhë-radhë
    Dhe sythat sytë e vegjël hapin
    Për ditëzën e bardhë"...

    Një ditë i lodhur, i menduar,
    I thashë me ngadalë:
    "Përse kaq shpejt m'i ke mësuar
    Kaq punë e brengë e halle?"

    Ai nga buzet llullën hoqi
    E foli dy-tri fjalë:
    "Që mos ta hajë qeni shkopin.
    Pëllumbi im, o djalë!"

    Pastaj u ngrit të përkëdhelte
    Balashin dhe Kazilin,
    Që nxirrnin gjuhën si lepjet
    Dhe shelgjet i lëpinin.

    Ata i bindeshin tim eti,
    Siç binden dy fëmijë,
    Me ta e lidhte fort një jetë
    Me qindra mijëra fije...

    Dhe nuk ia prishnin qejfin kurrë
    në vapë, erë, e mjegull,
    lëronin, mbillnin, mbanin grurë;
    Im atë donte rregull...

    Pastaj babai në plis mbështetur
    Këndonte fill i vetëm,
    Sikur përpiqej për ta gjetur
    në këngë të vërtetën:

    "Që nga maja e malit
    Ta shtira dylbinë,
    Pas dritës së llambës
    Ta pashë stolinë.

    Në gjysmën e ballit
    Të derdhej shamia,
    M'u në dorën time
    Seç më ngriu dylbia.

    Me erën e malit
    Desha të të vinja,
    Sarhosh seç më bëre,
    Mbeta nëpër brinja.

    Qetë m'i zu zekthi,
    Kali malet mori,
    Majë grurit mbata,
    Ç'të bëj unë i gjori!...

    Që nga majë e malit
    Ta shtira dylbinë,
    Them të vij pas teje,
    Them ta shes shtëpinë..."
 

Pjease nga - per mendimin tim - libri me i madh i letersise shqipe te te gjitha koheve, "Nëpunësi i Pallatit të Ëndërrave"

   Nëpunësit e të gjithë sektorëve pa përjashtim, por sidomos ata të Seleksionimit, dridheshin nga fjala "verifikim". I kishin treguar se qëllonte shpesh që ëndërrparësi, me të dëgjuar ndonjë ngjarje reale, dërgonte letër në Tabir Saraj, duke pretenduar profetizimin e ngjarjes me anë të ëndrrës së tij. Atëherë kërkohej ëndrra, gjendej me anë të numrit të regjistrimit të saj në Recepsion, nxirrej nga Arkivi dhe, në qoftë se ajo ishte vërtet ashtu, kërkoheshin fajtorët që ajo s'qe marrë parasysh. Fajtorë mund të ishin interpretuesit, që nuk e kishin zbërthyer drejt kuptimin e sinjalit, po mund të ishin seleksionuesit, që e kishin nxjerrë ëndrrën të pavlefshme dhe në këtë rast faji i tyre quhej edhe më i rëndë, sepse gabimi i interpretuesit, që nuk arriti ta shpjegonte drejt sinjalin, ishte më i falshëm në krahasim me gabimin e seleksionuesit, që nuk gjeti në ëndërr asnjë sinjal.
    Punë e mallkuar, tha me vete Ebu Qerimi, i habitur edhe vetë nga ky çast rebelimi i ndërgjegjes së tij. Megjithatë, në dreq të vente. Ai shkroi fjalën "e pavlefshme" mbi njërën nga fletët, por te tjetra përsëri u step. Padashur, ngaqë s'dinte ç'të bënte me atë fletë që i mbeti në dorë, nisi të rilexonte tekstin e shkruar në të: "Një shesh i braktisur, pranë këmbës së një ure; një lloi djerrine nga ato ku hedhin mbeturinat. Midis hedhurinave, pluhurit, copërave të thyera të lavamanëve një vegël e vjetër muzikore, e paparë ndonjëherë, që binte vetvetiu midis asaj shkretie, dhe një dem, i egërsuar, siç duket, prej tingullit të asaj vegle, shkrofëtinte te këmba e urës."

    Punë artistësh, tha me vete Ebu Qerimi, ndonjë muzikant i pakënaqur, i mbetur pa punë. Ai nisi të shënonte fjalën "e pavlefshme" sipër fletës. Kishte shkruar vetëm "e pa", kur sytë i shkuan te rreshtat e parë që i kishte kapërcyer dhe ku shënohej emri i njeriut që kishte parë ëndrrën, data dhe profesioni i tij. Për çudi , i zoti i ëndrrës nuk ishte muzikant, po shitës lulelakrash, nga kryeqyteti. Ç'më polli, tha me vete Ebu Qerimi, pa i hequr sytë nga fleta. Të dilte një bakall i mallkuar dhe të ngatërronte mendjen! Ishte dhe nga kryeqyteti dhe e kishte lehtë të ankohej. Ebu Qerimi i shoi me kujdes shkronjat e shkruara sipër fletës dhe e kaloi ëndrrën në të vlefshme. Idiot, murmuriti edhe një herë me vere, duke e vështruar për herë të fundit me bisht të syrit fletën e ëndrrës, sia vështrohet nieriu që i bëhet një favor pa e merituar. Ngieu penën në bojë dhe, pa i lexuar për së dyti, shkroi fjalën "e pavlefshme" mbi disa fletë të tjera. Kur vrulli i zemërimit i ra, e frenoi prapë veten. I kishin mbetur akoma edhe tetë ëndrra, nga ato që në shikimin e parë i kishin nxjerrë si të pavlefshme. I pa me qetësi, një nga një, dhe, me përjashtim të njërës që e kaloi në të vlefshme, të tjerat i la aty ku ishin. Duhej të ishte tepër i trashë që të mos kuptoje në to sherret në familje, kapsllëkun apo mungesën e grave.
    Orari zyrtar s'po mbaronte që s'po mbaronte. Megjithëse i dhimbnin sytë, Ebu Qerimi tërhoqi disa fletë nga dosja e ëndrrave të papërpunuara dhe i vuri përpara. Kishte përshtypjen se lodhej më shumë duke bërë sikur lexonte, sesa po të lexonte vërtet. Zgjodhi ato fietë që i kishin tekste më të shkurtra dhe, pa e parë fare adresuesin lexoi njërën prej tyre: "Një mace e zezë kishte kapur në gojë hënën dhe po vraponte e ndjekur nga turma. Gjithë udhës nga ikte, dukeshin gjurmët e hënës së plagosur"
    Ja kjo ishte vërtet një ëndërr që ia vlente barra qiranë të merreshe me të. Para se ta kalonte te të vlefshmet Ebu Qerimi e lexoi edhe një herë. Ishte vërtet një ëndër serioze, me të cilën kishte qejf të merreshe. Ebu Qerimi mendoi se, sidoqoftë, puna e interpretuesve, pavarësisht se ishte tepër e vështirë dhe delikate, ishte e këndshme, sidomos kur kishe të bëje me ëndrra të tilla. Atij vetë, megjithëse i lodhur, i lindi dëshira të interpretonte ëndrrën. Madje kjo gjë s'iu duk aspak e zorshme. Përderisa hëna ishte simbol i shtetit e i fesë, kuptohei që macja e zezë ishte një forcë armiqësore qe vepronte kundër tyre. Një ëndërr e tillë i ka të gjitha shanset për t'u shpallur kryeëndërr, mendoi Ebu Qerimi. Ai shikoi adresuesin. Ishte nga një qytet i largët i krahut evropian të shtetit. Andej edhe ëndrrat vijnë më të bukura, mendoi Ebu Qerimi. Ai e lexoi atë për të tretën herë dhe iu duk akorna më e bukur dhe me kuptim. Një gjë e mirë ishte se ëndrra, veç të tjerash, kishte edhe turmën, e cila me siguri do ta arrinte macen e zezë për t'ia shkëputur hënën prej dhëmbëve. Me siguri ajo ka për të përfunduar ndonjë ditë si bashëndërr, tha ai me vete dhe e vërejti gati me buzëqeshje fletën e zakonshme ku qe shkruar ëndrra, si njeriu që sheh një vajzë tani për tani të zakonshme, por që ai e di se e pret fati i një princeshe.
    Ebu Qerimi ndjeu për çudi një lehtësim. Ai mendoi të lexonte edhe dy-tri fletë të tjera, por i la përgjysmë, sepse nuk deshi të prishte përshtypjen e mirë të ëndrrës me hënë. Ai ktheu kokën nga xhamat e mëdhenj, pas të cilëve po binte muzgu. Tani nuk donte të merrej më me asgjë. Donte vetëm që të mbaronte orari zyrtar. Megjithëse drita sa vente po dobësohej, kokat e nierëzve vazhdonin të rrinin të përkulura mbi dosje. Ai ishte gati i sigurt se, edhe sikur të binte nata dhe terri i përjetshërn, ato koka nuk do të ngriheshin që andej, pa rënë zilja e mbarimit të punës...
 

 Paskëshit versionin e vjetër nga "Gjakftohtësia" i nderuar.

E vetmja gjë, që më shqetësoi në botimin e ripunuar e të zgjeruar, ishte ndryshimi i emrit të personazhit kryesor që quhet jo më Ebu Qerimi, që më pëlqente aq shumë, por Mark Alemi. Mendoj se emri i parë ishte më i bukur; për më shumë që emri Mark nuk më bëhet se shkon me atmosferën e romanit. Përndryshe ka disa perla të shtuara më vonë, si skena p.sh. ku tregohet se si nuk donin të niseshin kuajt, të trembur nga një ëndërr e ligë.

Padyshim romani më i mirë i letërsisë shqipe. Edhe vendet i tjera, deri nga pozicioni i 6-7 i mban po Kadareja do thoja, pastaj vijnë nja 20 vende bosh e se kush e ka radhën pastaj mund të diskutohej. Nëse flasim për prozë, kam fort për zemër edhe tregimet e Mitrush Kutelit (alias Dhimitër Pasko), që, për fat të keq, aq shumë është lënë mënjanë nga kritika. 

Kuajt s'me ecnin qe s'me ecnin, tregonte njeriu. Hingellinin ne vend e shkumezonin, por s'benin cap perpara. Isha fare i vetem ne stepen ne te dale te Jenishehirit, nje qytetth i humbur, ku mora ne dorezim nje sasi te pakte endrrash, gjithsej pese, te mbledhura keto gjate gjithe muajit, merreni me mend se c'humbetire qe ishte. Keshtu pra kuajt s'me ecnin. I zhdepa me fshikull, ua gjakosa shpinat, por ata s'leviznin nga vendi, ashtu sic ndodh kur kane perpara te vdeurin. Hodha nje sy perreth. Stepe e shkrete, as varr, as shenje varri gjekundi. Ndersa vrisja mendjen c'te beja, befas m'u kujtua dosja e endrrave qe sapo kisha marre ne Jenishehir. Mbase jane ato shkaku qe kuajt s'levizin, mendova. Zaten gjumi dhe vdekja jane e njejta gje. Pa e bere te gjate hapa canten dhe nxorra dosjen e Jenishehirit. Zbrita nga karroca, e lashe dosjen perjashta, ne fushe, hipa prape, u grraha kuajve dhe ata ngarenden si era. Dreq pune, thashe me vete, ajo qenkesh shkaku. Ndalova prape, e ktheva karrocen te vendi ku lashe dosjen, por, porsa e futa ate ne karroce, kuajt ngecen perseri ne vend, shkumezonin e hingellinin njesoj si me pare. C'te beja? Kisha mbartur mijera endrra, por nje gje e tille s'me kishte ndodhur kurre. Vendosa te kthehesha ne Jenishehir, pa dosjen. E lashe mu ne mes te stepes dhe ashtu bera. Atje filloi kacafytja me pergjegjesin e deges se Tabirit. Une i thosha: s'kam si t'i marr endrrat e tua, eja te shikosh vete kur ta fus dosjen ne karroce se si kuajt s'bejne cap me tutje, kurse ai kokegdhe bertiste: ka pese jave qe askush s'na i merr endrrat, kurse tani dashke te na i lesh edhe ti, do ankohem, do t'i bej leter Drejtorise se Pergjithshme, vete Sheh-Ul-Islamit. Beji leter e ankese kujt te duash, i thosha, mua s'me ecin kuajt dhe s'mund te le pa cuar dosjet e tjera per shkak te pese endrrave tuaja te zgjebosura. Kaq duhej qe ai turispec te me versulej: po sigurisht, endrrat tona keshtu ju duken juve, se ju pelqejne vetem endrrat e zonjushave dhe artisteve te kryeqytetit, kurse tonat, s'do mend, ju duken si te pagdhendura. Po qeveria ka thene se keto tonat jane endrrat e verteta, se vijne nga tabani i shtetit dhe jo nga ata spitullanet e perkedhelur. E fol e fol ai qelbesire, saqe m'i ngriti nervat dhe nje Zot e di si u mbajta e nuk e shtrova ne hu. Vertet s'e rraha, por ama c'nuk i thashe edhe une. Isha bere derr nga rruga dhe vonesa dhe gjeta rast te shfryja. E shava ate vete, qytetthin e tij, ate nenprefekture te ndyre qe une s'do ta quaja as lagje te nje fshati, ku jetnin ca pijanike e ca te rrjedhur nga trute, qe as endrrat s'i shikonin per te qene, perderisa nga endrrat e tyre trembeshin kuajt. Te ishte per mua, vazhdova, pas kesaj do t'ia hiqja te drejten Jenishehirit per t'ia shqyrtuar endrrat  se paku per dhjete vjet. Ai u terbua e po shkumezonte me keq se kuajt e mi. Me tha se do me kallezonte per fjalet qe thashe, por une e kercenova se, ne rast se ai e bente kete, une gjithashtu do te njoftoja atje ku duhej per sharjet qe ai beri kunder Tabir Sarajit. Si? uleriu ai, une shava Tabir Sarajin e shenjte? Si guxon ta thuash kete? E shave, i thosha une, e quajte cerdhe zonjushesh e artistesh te perkedheur. Atehere ai truthare, nga terbimi kaloi ne lutje e qarje. Mos me merr ne qafe aga, thoshte, kam grua e femije, mos e bej kete.

Te qeshura te shumta i mbuluan nje grime fjalet e korrierit.

- E pastaj, c'u be pastaj? - pyeti dikush.

- Pastaj ne keto e siper erdhen nenprefekti dhe imami qe dikush i kishte lajmeruar per ngjarjen. Kur degjuan si ishte puna, filluan te kruanin koken, sepse nuk dinin c'vendim te merrnin. Te me detyronin te merrja dosjen, druheshon, le qe kjo do te thoshte njelloj sikur te me mbanin me force atje, sepse kuajt me ate dosje dihej qe nuk do te udhetonin. Te pranonin se endrrat e nenprefektures se tyre ishin aq te mbrapshta saqe pengonin levizjet e korriereve, kete s'e benin dot. Kurse per mua koha ishte e shtrenjte. Kisha me vete njemije endrra nga krahina te tjera, per vonesen e te cilave mund ta pesoja. Atehere iu fola pa lesh ne bark, sic i thone fjales. Iu thashe te vinin me mua gjer te fusha ku kisha lene dosjen, qe te shikonin me syte e tyre ate dreqni. Pranuan, ndonese hundezaj, dhe keshtu te futur rras e plas ne karroce, shkuam gjer ne te dale te Jenishehirit. Dosja ishte atje. E ngrita nga toka, u futa me te ne karroce, i fshikullova kuajt, por ata nisen te shkumezonin e te hingellinin ne vend, sikur ne karroce te kishte hipur djalli vete. E nxorra dosjen nga karroca, ua lashe ne dore, dhe kuajt u nisen me te katra. Thashe nje here t'i lija ashtu gojehapur, me dosje ne dore, dhe t'ia mbathja, por iu tremba ngaterresave dhe e ktheva karrocen. E shikoni, u thashe, ju mbush mendja tani? Ata peshperiten "allah!" si gjyme te lajthitur dhe s'dinin c'te benin. 

Ndersa perpiqeshim te gjenim nje rrugezgjidhje, pergjegjesit te deges qe i kishte hyre frika ne palce, ngaqe i dukej qe ne kete pune ai mund ta pesonte i pari per shkak se kishte lejuar te nisej per ne Tabir nje enderr aq djallezore, i ra ndermend te nxirrte endrrat nga dosja nje nga nje per te gjetur se cila ishte e keqja, ne menyre qe te mos e pesonin te tjerat per shkak te saj. U gezuam te gjithe per kete gjetje dhe, pa e bere te gjate, nisem proven duke hequr nga dosja here nje enderr, here nje tjeter. Nuk qe veshtire te gjendej endrra e keqe. E hoqem nga dosja ate murtaje dhe keshtu vazhdova rrugen.

Po, mark alem eshte si nje placebo para droges se mrekullueshme ebu qerim. Une nuk e di pse ai i rishikon veprat si dhe pse fut me perdhune me pas fjale pak "janglleshe" shqipe - sidozot "hundezaj" ketu me lart. Por do jetojme edhe keshtu, ndonje gje ndodh edhe per te prishur syrin, qe thone.

Kadareja seç ka edhe një tendencë për të treguar karakterin patjetër perëndimor të shqiptarëve, a thua se kjo do t'i fisnikëronte ata më shumë; nga këtu besoj se vjen edhe emri katolik Mark. Shtysa nuk është për t'u qortuar, përveçse në rastet e mësipërme apo të atyre femrave të çuditshme që paskëshin pirë konjak e cigare tek "Flora" e që popullojnë shpesh e i bëjnë artificiale figurat femërore shqiptare në disa romane e tregime, që përndryshe janë shumë të mirë. Sidomos tek "Koncert në fund të dimrit" ndihet shpesh në disa faqe kjo; ndoshta duhet ta ripunonte edhe atë, pasi vërtet ka faqe të mrekullueshme aty: veçoj p.sh. ato faqet, ku përshkruan Maon tek lahet, apo ata kinezët që bëjnë një seancë spiritizmi.

 

...kur e mendon se "Pallati" u shkrua nga 80-ta të duket nganjëherë e pabesueshme. Më kujtohet si tani kur e kam lexuar për herë të parë e nuk u besoja syve. Kurse tani ec e dëgjo ca të rrjedhur që akuzojnë Kadarenë për konformizëm. 

"perendimor-lleku" eshte pjese e kredos dhe e misionarizmit - nuk duhet harruar qe kemi te bejme me dinosaurin e fundit te shkrimtarit nacional. Te tjeret i kane patur keta me pare se ne (trajtm i David Bellos-it ky, me te cilin une ndodh qe bie dakord). Misionarizmi prish raportet "normale" me realitetin; per me teper qe sipas vete IK, letersia eshte nje univers paralel, i pavarur - edhe pse i lidhur me 100 fije - me kete tjetrin "ketej". Nga kjo pastaj lejohen shume gjera, si ato figurat flurore te shqiptareve aq perendimor. Ne kohen qe keto gjera shkruheshin, kjo s'ishte vecse nje thirrje konkrete qe hej, ju mund te jeni krejt ndryshe nga kjo gje qe jeni. ja u tregoj une se si e keni potencialin, berthamen, te brendshmen qe ndoshta as vete s'e shihni, ngaqe nuk iu le cipa e ndryshkut lindor, qofte ky turk apo jugosllav-rus-kinez.

 Ne kohen qe keto gjera shkruheshin, kjo s'ishte vecse nje thirrje konkrete qe hej, ju mund te jeni krejt ndryshe nga kjo gje qe jeni. ja u tregoj une se si e keni potencialin, berthamen, te brendshmen qe ndoshta as vete s'e shihni, ngaqe nuk iu le cipa e ndryshkut lindor, qofte ky turk apo jugosllav-rus-kinez.

Nuk do e shikoja ashtu; mendoj se është më tepër reaksion ndaj asaj se si na mendonin e na mendojnë të huajt. Leopardi më duket, shkruante diku pak a shumë: "Në vendin tënd lëvdo vendin e huaj e në vendin e huaj lëvdo tëndin". Mund edhe t'i kundërvihesh shpirtërisht perëndimit me vlerat ose antivlerat e tyre, që nuk i kemi patur; besoj se kjo do të ketë qenë shtysa, që është në vetvete fisnike, e që e njeh çdo i ikur kur tregon në vend të huaj për vendin nga vjen.

Mendoj se nuk kishte edhe alternativë tjetër: o do binte në shabllone me njerëz muskulozë që ndërtojnë diga, o do theksonte një prarim të venitur të paqenë, që sidoqoftë qe më i pranueshëm nga ana estetike se heroi pozitiv i soc-realizmit. E kjo, siç besojmë se edhe e dini, ishte të luaje me zjarrin në atë kohë.

Nuk jam kunder kesaj qethoni. Por me duhet te shtoj qe te dyja arsyet (edhe ajo qe mendoj une pra) nuk e perjashtojne njera tjetren. Mund te bashkejetojne; madje mua me duket kjo si dy ane te nje qasjeje.

Sa i perket heroit pozitiv, nga pikpamja e metodes pra, kjo eshte c'ka e ndan ne menyre kirurgjikale kadarene nga socrealizmi.

ps. kujto kritiken e hidhet te agollit ne ato vite.

Kurse tani ec e dëgjo ca të rrjedhur që akuzojnë Kadarenë për konformizëm.

po s'ka pse merremi/degjojme cdo lloj niveli trajtimi te gjerave, i nderuar. Te merresh me seriozisht me kete gje, do te thote te biesh ne nje kurth te vjeter sa bota, dhe pikerisht ne terheqjen zvarre ne nivelin poshte, ku pala tjeter te zhdep me pervoje. Sidomos me copy-paste-in e 1001 netshem te shqiponjave qe fluturojne termo! smiley (qeshja e hidhet ktu). Ich mein', was soll es...

Problemi është në këtë rast se hidhet një hije e keqe mbi dikë, që ka meritat më të mëdha, nëse ka patur kundërvënie, për emancipimin e shoqërisë shqiptare këto 50 vjetët e fundit. E nëse nuk e ke jetuar vetë, ashtu siç e jetuam ne, atë kohë, nuk do e marrësh vesh se çdo libër i ri i Kadaresë pritej si ujët e pakët nga ata pak njerëz që mendonin ndryshe. Nuk ia vlen të zgjatesh këtu me argumetat e palës tjetër, keni të drejtë. Sidoqoftë mendoj, siç po shkruaja edhe tek tema tjetër e Tufës, se nuk duhen zënë në një gojë me një frymë Fatmir Gjata e co. me Ismail Kadarenë, pasi nuk është fair. Në këtë grupin e parë fus edhe Agollin, që të paktën ka sinqeritetin të pranojë akoma besimin e tij tek komunizmi e që nuk di pse më kujton gjithmonë Gorkin me naivitetin e tij. Që të kuptohemi: nuk e kam fjalën këtu për biografinë e Dritëroit, që me sa di unë është burrë zotni, por për shumë vargje e romane të tij e të tjerëve, që të duken në distancë si të shkruar nga alienë sllavë.

 

Por jo, i nderuar, jo; nje sekonde: kur flasim per pjesen tjeter, perfshi Agollin brenda, fjala eshte per te qemtuar vlera te cilat ata ne menyre sporadike edhe i kane prodhuar. Dhe kjo ndodh me cdo letersi, me cdo metode. Nuk eshte ekskluzive e socrealizmit mesatarja. Eshte natyra e bishes e tille. Casti kur nje shkrimtar arrin te shkeputet nga niveli medioker, eshte nje ngjarje e madhe. Gjithnje. E pritshmja eshte mesatarja, mediokrja.

Ndersa Ismaili eshte nje tjeter gje. Shumica derrmuese e shkrimtareve do ishin te nderuar dhe te plotesuar sikur ne jeten e tyre te kishin prodhuar qofte edhe nje nga ata rreth 20 titujt brilante te tij. Ndersa Pallati qe permendem me lart, nuk futet ne asnje nga keto klasifikime, dmth gjera si pallati nuk mund as te enderrohen qe dikush mund ti prodhoje. Une e kam perseritur disa here, edhe per vete Ismailin eshte e habitshme si e ka krijuar. Si u poqen yjet ashtu... c'UFO erdh e i fryu ne vesh?

 ...nuk kam çfarë i shtoj kësaj që shkruat.

Nuk e di në ju ka rënë rasti- me siguri që po- të lexonit letërsi sovjetike të llojit "Garda e re", "Qielli i Baltikut", etj. etj. Çfarë vlerash kanë mbetur nga ajo kohë? E njëjta gjë do të ndodhë me soc-realin në Shqipëri. Nuk di se kush shkroi tek tema tjetër se lexon akoma me qejf "Kënetën" p.sh. Më erdh keq për të, se e asociova me "Kanali" të Arshi Pipës dhe m'u bë e qartë se çfarë monstruoziteti paraqet ajo vepër. Të njëjtën shije të hidhur kam në gojë kur më ndërmendin "Komisari Memo", "Nënë Shqipëri" etj. e këtu domosdoshmërisht do përballesh me cinizmin e krahasimit të muzës së poetit me realitetin e asaj kohe. Nuk po e zgjas më këtu, se përndryshe rrezikoj të fillojë sherri politik me militantët kuq a blu...("Detashmenti i kuq i grave" smiley a ju kujtohet vallë_)...

http://www.vasiltole.com/Albanian/MusicBiblio/AlbMBib3-AL.html

kalofshi mirë e flm për bisedën.

 Mitrush Kuteli


Rrinte Suli me Sulën në hijen e një lisi kombëtar edhe përkëdhelnin dyfeqet kreshnike me nga një leckë vaj. Këtë e bënin për të kaluar kohën e për të shprehur dashurinë kreshnike për armët kreshnike. 
Dhe që të dy, si trima kombëtarë, e kishin ngjeshur mesin me kollanë e gjoksin me rripa. Kollanët ishin mbushur me paketa fishekë edhe varur kishin bomba të kuqe. 
Të tjerë fishekë e bomba kombëtare kishin nëpër xhepat kreshnikë. 
I foli Sula Sulës: 
- Ore, ti e ke të papërdorur dyfekun e as që di në shpon. 
- Kam zbrazur njëzet paketa. Qe kalamidhet! 
- Ke zbrazur në bosh, jo në plot... 
- Qysh në bosh? I kam rënë një zogu majë një lisi edhe e kam rrëzuar, i kam rënë një lepuri, i kam rënë një thiu të egër... 
- Të thashë se ti ke zbrazur bosh, më havadan. Ti s'hyn në rradhën e burrave. Hajt! 
- ... 
- Ore, a ke zbrazur më njeri? Se atëhere i thonë plot. Je goxha burrë, e s'ke vrarë njeri! 
- Jo, njeri kurrë! Kur të më bjerë hasmi në pusi, do t'ia shkrep. 
- Prit gomar të mbijë bar! 
Fluturoi një zog kombëtar nga lisi kombëtar edhe hija e tij kreshnike shqiti për një grimë në truallin e fisit arbënor, ku ujku nuk e ha ujkun, po arbri e ha arbrin, si urdhëron Kanuni i Lekë Dukagjinit (ndjesë pastë!). 
I foli Sula Sulit: 
- Po ti sa herë e ke përdorur pushkën? 
- Dy! Një herë i rashë Zeqos edhe e lashë kapicë, në lëmë. Gjysmë herë kur plagosa Zyferë e gjysmë herë Stavron. Këto të dyja bëjnë një. E një e para: dy! 
U duk larg një si pikë e zezë që lëvizte në rrugë. I foli Sula Sulës: 
- Ja, shikon tutje, po vjen një njeri! Bjeri! 
- S'di cili është... 
- Çudi e madhe! As ai nuk di cili je ti. Atij i qënka shkrojtur t'i biesh ti me dyfek të ri. I erdh exheli. Apo s'ta mban? 
- I bie po mos merret vesh... 
- S'ka si merret vesh. Unë s'rrëfej! 
- Me besa-besë? 
- Me besa-besë e për kokën e dyfekut. 
- Atëherë t'i bie? 
- Bjeri! 
Në këtë kohë pika që lëvizte në rrugë ish madhuar se e shtynte exheli drejt pushkës kreshnike kombëtare. 
Sula ish i përulur prej Sulit se kish shtënë vetëm bosh. Turp i madh për një trim kombëtar e për një pushkë kreshnike të lyer me vaj! 
U shtri barkazi në mezhdë, i fjeti synë pushkës edhe i hoqi këmbëzën. 
Edhe pika lëvizëse nuk lëvizi më... 
Edhe Sula puthi çarkun e dyfekut kreshnik për provën e naltë... 

... Qanë e vajtuan në shtëpi. Shkulën flokët nëna e motrat e të vrarit. U kanos vëllai të marrë gjakun nga hasmi i vjetër i shtëpisë, po puna është se pushka kreshnike e Sulës nuk mbeti në turp kombëtar. 

Edhe Suli e mbajti fjalën e nuk e tradhtoi Sulën...

shihni c'thuhet ketu:

http://www.nytimes.com/2008/10/01/books/...

dhe krahasojeni me si e kane kuptuar gazetat shqiptare sot

ato kishin nje titull te cuditshem gjoja sikur e kishin perkthyer fill e per pe nga Ny.times, titulli qe: - lexoni gjenerali i ushtrise se vdekur dhe jo aksidentin !!!

 

A lark, caught in a hunter's net
Sang sweeter then than ever,
As if the falling melody
Might wing and net disserver.

At dusk the hunter took his prey.
The lark his freedom never.
All birds and men are sure to die
But songs may live forever.     - Pillars of the Earth

My land is bare of chattering folk

The clouds are low along the ridges

And sweet's the air with curly smoke

From all my burning bridges

Sanctuary - Dorothy Parker

love this!

 I love Dorothy Parker, she is one of the most brilliant writers of last century! Ja nje link per disa nga poezite e saj. Ka nje stil shume te vecante dhe kurajoz te shkruari, sidomos kur merret parasysh se kur i ka shkruar.

 

http://famouspoetsandpoems.com/poets/dor...

 

I have gone out, a possessed witch,
haunting the black air, braver at night;
dreaming evil, I have done my hitch
over the plain houses, light by light:
lonely thing, twelve-fingered, out of mind.
A woman like that is not a woman, quite.
I have been her kind.

I have found the warm caves in the woods,
filled them with skillets, carvings, shelves,
closets, silks, innumerable goods;
fixed the suppers for the worms and the elves:
whining, rearranging the disaligned.
A woman like that is misunderstood.
I have been her kind.

I have ridden in your cart, driver,
waved my nude arms at villages going by,
learning the last bright routes, survivor
where your flames still bite my thigh
and my ribs crack where your wheels wind.
A woman like that is not ashamed to die.
I have been her kind.

anne sexton

smiley ne vazhden e recensioneve;

Një vështrim poetik rreth risisë dhe beftësisë poetikes X

 

"Rimën doja! Një rimë që buron nga natyra e beftë dhe pafajësi e autores,e cila ka zanafillë vitet e dikurshme,vite te cilat nuk njohi kthim pas,por në refleksion të plotë përthyen koloritë ylberësh,kolritë ngjyrash te cilat feksin shkëlqimin marramendës,pas një mjegullie ëndrrash dhe jete gati të copëzuar nga pentagrami natyrës rorbëruar!Vështrimi parë të jep ndjesinë e një dhimbjeje shpirtërore,që ka për rrënjë atë të shkuar të hidhur,plot kujtime të trishta,me një simbiozë të pakapërcyeshme,një paratezë apokaliptike,ku gjithçka,gjithkund dhe gjithësesi, të çonte ne atë prag mundimi,prag që fshihte ç´do gëzim dhe dritësi,dhe me anatenim sipërfaqësor përmbyll me hije të errëta dhe dallgë shurdhonjëse,që tremb dhe klithmon gërvishtjen kujtesë! Sigurisht që tabloja gri dhe percepitimi i asaj pjese jetësore do përmbyset shumë shpejt,pasi zjarri i shpirtit njerëzor ngrihet nga hiri dhe pluhuri i së dikurshmes ,shpërndan rrathët viciozë,shkallmojnë atë ngrehinë pakuptimësie dhe vërtet djallëzore ,për të triumfuar dhe jetuar atë jetë paqësore,pot ndjesi dhe pasion,plot dritë dhe shpresë,dhe me një rimediosinim të ri,orientim të qartë dhe mezazhues të një bote më të drejtë,më të ndërgjegjëshme ,më njerëzore ,më humane!Tashmë hija e një shpirti dyzues ka mbetur pas dhe në sfondin blu gjegj klithma e shpesit të bardhë që fluturon dhe mbjell dritë nga drita e saj,shpresë nga besimi saj,gëzim nga lumturai e saj dhe paqe nga humanizmi saj! "

Sempre questa sensazione di inquietudine
Di attesa d’altro.
Oggi sono le farfalle e domani sarà la 
tristezza inspiegabile, 
la noia o l’ansia sfrenata
di rassettare questa o quella stanza,
di cucire, andare qua e là a fare commissioni,
e intanto cerco di tappare l’Universo con un dito,
creare la mia felicità con
ingredienti da ricetta di cucina,
succhiandomi le dita di tanto in tanto,
di tanto in tanto sentendo che mai potrò essere sazia,
che sono un barile senza fondo,
sapendo che “non mi adeguerò mai”,
ma cercando assurdamente di adeguarmi
mentre il mio corpo e la mia mente si aprono,
si dilatano come pori infiniti
in cui si annida una donna che avrebbe
voluto essere
uccello, mare, stella,
ventre profondo che dà alla luce Universi
splendenti stelle nove...
e continuo a far scoppiare Palomitas nel cervello,
bianchi bioccoli di cotone,
raffiche di poesie che mi colpiscono
tutto il giorno e
mi fanno desiderare di gonfiarmi come un
pallone per contenere
il Mondo, la Natura, per assorbire tutto e stare
ovunque, vivendo mille e una vita differente...
Ma devo ricordarmi che sono qui e che
Continuerò
ad anelare, ad afferrare frammenti di chiarore,
a cucirmi un vestito di sole, 
di luna, il vestito verde color del tempo
con il quale ho sognato di vivere
un giorno su Venere.

Gioconda Belli

Shqiperia ime

Fryn erë e fortë
Deti është i qetë
Djelli rrezaton
Kudo mbulojne retë

uhh, kishte bere ypi shkrim per Facebook-un smiley

Edison Ypi Gazeta Mapo

Dy të parët rreth të 16-ave i kapa pak pas Rrogozhinës tek iknin mbi biçikleta drejt Divjakës. I rashë bories, ndalën, erdhën. – A jeni në Fejsbuk ? – Sigurisht jemi. – Keni shumë miq në Fejsbuk ? – Unë kam pak, nja 400. Ky miku im ka më tepër, mbi 700. – A ka të tjerë këtyre anëve që janë në Fejsbuk ? – Të gjithë janë në Fejsbuk këtej. Këtu e në Divjakë, nga 13 deri në 30 vjeç, të gjithë.
Në Dushk, shitësi i sharqinjve, mburret me të madhe që është në Fejsbuk. Një karrocier që karrocës i ka mbrehur një gomar ngordhalaq, gjithashtu. Nuk mbetet mbrapa tyre as një djalosh me BMV, sa duket emigrant, që thotë se në Fejsbuk ka mbi 300 miq e mikesha, njëra më e bukur se tjetra.
Në një restorant drejt Fierit, shtatë a tetë të rinj, tek hanë e pinë, tregojnë detaje nga fejsbuqet e tyre, numurin dhe gjeografinë e shpërndarjes së miqve, numurin e fotografive, numurin e të dashurave, forumet që frekuentojnë, truket e ndryshme që i bëjnë njëri – tjetrit, ftesat e pranuara ose jo për tu bërë ose për të bërë miq virtualë, dëshpërimin apo entuziazmin përkatës të secilit rast etj. etj. Por nuk i kuptoj mirë se ç‘farë thonë se flasin duke u mbllaçitur.
I drejtohem me tërsëllëmë një tavoline tjetër ku hanë e pinë ca të rritur që po shajnë qeverinë. Mbi tavolinë, veç të ngrënave, një mal me 10 mijë lekësha lidhur me llastik. – S’keni turp, që hani e pini si derrat, keni pare toka dhe prona, makina të shtrenjta, udhëtoni kahmos, fëmijët të gjithë në Fejsbuk, dhe shani qeverinë ?! – Ore, më kthehet njëri prej tyre, një barkderr me kasketë rreth të pesëdhjetave, s’kam kundërshtim për sa thua, madje harrove të thuash se kemi edhe biznese, që unë kam disa, por nuk po shajmë qeverinë shqiptare, po shjamë qeverinë kineze. E di pse ? – Jo, nuk e di, pa hë, pse ? – Sepse ka nisur të mos më ngrihet. Dhe ajo, qeveria kineze, nuk shpik ilaçe. – Lere ore qeverinë qeverinë vietnameze dhe mjeksinë kineze. Futu në Fejsbuk që të të mbetet dit’ e nat’ ngritur dhe të mos ketë mjekësi as ruse as amerikane për të ta ulur po të them, e ngacmon njëri nga miqtë.
Krutje, Zhym, Mërtish, Ngurrëz, Bubullimë, Goriçaj, Këmishtaj, diku një, diku dy, diku edhe tre, pothuaj të gjithë fshatrat kanë Internet Kafera me nga 6 deri në dhjetë kompjutera.
Ndanë një are një bujk me të birin nja 20 vjeç. I drejtohem fillimisht të birit, – A je në Fejsbuk ? – Sigurisht jam, kam 274 miq, 8 të dashura, plot mikesha, 38 fotografira, marr pjesë në 23 forume, 54 interesime, 37 aktivitete… – Hë mo i them të jatit, ç‘ke që më rri turivarur ? Shtëpi të re po, arë për të punuar po, djali në Fejsbuk po, ç‘kërkon më nga jeta ti ? – Prit o prit, thotë babai i fejsbukistit me qindra miq dhe gjithato të dashura. Nuk është aq e thjeshtë jeta. Unë, i lumtur, jam. Dhe halle kam, por vetëm një… – Aman të kam rixha po s’ma the. – Halli im është që unë s’kam asnjë hall.
Diku afër Kolonjës, në një kioskë pranë një restoranti, një mesoburrë me kafe dhe raki përpara. – Ç‘më rri ashtu sikur të janë mbytur vaporrët a derëzi ? Dukesh nga surrati që punët s’i ke keq, fëmijët me siguri në Fejsbuk, ç‘pret më tepër nga jeta ti Lala i Myzeqesë që bukë s’kishe të haje ?! – Ke të drejtë vëlla. Të gjitha ashtu si thua ti janë. Por unë kam një hall të madh. Jam edhe bujk edhe biznesmen. Nuk fle kurrë më tepër se 4 orë në 24 orë. Dhe nuk do fle më tepër se aq deri sa të bëj milionin e parë të Euros. Për shkak të këtij halli kam këtë pamje të mjerë sikur më janë mbytur vaporrët. E di që pisk do ta kem derisa ta zgjidh atë hall. Sepse Myzeqeja, që thua ti, është e errët, plot misteriozitet, që arrin deri në konspiracion. E di pse ? Sepse ngaqë Myzeqeja është e tëra fushë, nga tërë ato ndërlikime të jetës, myzeqari s’ka ku të fshihet tjetër veçse brenda konspiracionit. E kundërta me malësorin. Malësori fshihet pas shkëmbit. Me fjalë të tjera, dua të them se kjo është arësyeja që muhabeti i myzeqarit, po ashtu si dhe mosha e zonjave, është i rrethuar me mister. T’i thashë këto për të të bindur sa shumë punë e djersë do më duhet mua që s’kam haber nga konspiracioni për ta kapur atë të shkretë milion Euro që më duhet, e të nis të fle rehat e gjat’ si gjithë dynjaja.
Në një tjetër lokal një myzeqar rreth të tridhjetave rri vetëm në një tavolinë me kafe dhe ujë përpara. S’duket fare si myzeqar, madje as si shqiptar, por tamam parizien, londinez, milanez. Thotë qetësisht se ka mbaruar dy fakultete, bujqësor dhe juridik, dhe natyrisht është në Fejsbuk. Më fton në tavolinën e tij. Llafoset shtruar për gjithçka, Tiranën, Lushnjen, ekonominë, politikën, Fejsbukun, etj. E lus të më qartësojë për disa gjëra. Se unë mund ta mirkuptoj prezencën në Fejsbuk, i them, ta zemë, të ndonjë hallexheshe a hallexhiu të ngeshëm në emegracion, a një studenteje të vetmuar shqiptare, për shembull, në një vend skandinav a diku tjetër ku studion prej vitesh. Mirkuptoj dhe mëshiroj edhe një mitoman që i shtyn ditët e netët në ndonjë bodrum në Nju Jork duke llapur nëpër blogje dhe fejsbuka për pak protagonizëm. Por për një mijë arësye s’mund ta kuptoj dot kurrsesi Fejsbukun e kaq shumë myzeqarëve. Pas një copë here ndahem krejt i kënaqur nga muhabeti me të edhepse spjegimet e tij s’qenë fort bindëse. Por sa bëj vetëm pak metra më ndal pronari i restoranti aty pranë ku, veç mishit të derrit që është aq i pëlqyeshëm në këto anë, ka gjithashtu edhe mish pate, mish rose, mish bibe, dhe mish zhabe. Ky, që me sa duket më pat’ parë në distancë tek bëja muhabet me parizienin myzeqar, nis e më thotë; E di ti kush është ai ?! Është një i lojtur, i ikur, i rrëshqitur, i degdisur. Nuk ka qënë gjithmonë kështu si është katandisur tani. Ra në dashuri në Fejsbuk me njërën nga Fieri, por familja e saj nuk deshi, dhe ai lojti. Prandaj i ndodhi e gjitha kjo. E pe si rri tani ? Gjith ditën duke pirë kafe dhe duke bërë muhabet me njërëz si ti. I kanë ngritur edhe këngë,
Ç‘ësht ajo që rri te porta
e vështron e tërë bota
po vajton të vetmin djalë
që Fejsbuku ia ka marrë
Me rradhë disa zhabaxhinj, djem që zënë zhaba nëpër kanale dhe ua shesin lokaleve. Edhe zhabaxhinjtë, Ndoni, Mondi, Sergei, Sokoli, Fatmiri, Loni, Kristi, edhe ata janë në Fejsbuk. Zhabaxhinjtë më tregojnë me rradhe numurin e miqve, të fotografive, të dashnoreve etj. etj. I pyes çfarë kuptimi ka ta kesh tjetrin mik edhe në fshat edhe në Fejsbuk, pra t’i kesh kesh mik të dy, edhe mikun edhe hijen e tij ?! Ngrenë supet, s“dinë të përgjigjen.
Ku ta gjej në Myzeqe një katund pa Fejsbuk ?!
Nisem nga Pushimi i Shoferit drejt Divjakës.
Nja dhjetë a pesëmbëdhjetë që takova deri pas kodrave ku nis e duket Karavastaja, të gjithë janë në Fejsbuk.
Takova edhe një prift. Kishte qënë 17 vite prifti kuzhinier në diktaturë. Gjatë kuzhinierllëkut, me urdhër të Perëndisë, kishte bërë plot të mira. Sidomos u kishte dhënë fshehurazi për të ngrënë të uriturve. Gjatë muhabetit me priftin ra fjala edhe te martesa e priftërinjve ortodoksë. Kush nuk martohet nuk është njeri, tha prifti. Si dhe po të mos jesh në Fejsbuk nuk mund të jesh 18 vjeç, ulurita unë përbrënda vetes, dhe vazhdova në drejtim të Divjakës. Këtej katundet janë pak si të largët dhe të rrallë, e ndoshta do ta gjej ndonjë që të mos jetë në Fejsbuk.
As dy kilometra përtej kodrave, rruga kalon mespërmes një qëndre fshati. Në një qoshe pranë një muri, dy policë, një i moshur me qylaf, dhe disa djem të rinj. Më njohin. Përshëndetemi me përzëmërsi. Pa zbritur nga makina i pyes, – Si quhet ky fshat ? – Guri i Gomares.
Nga tromaksja prej atij emri, aty bëra një gjë që s’e bëj kurrë në të tilla raste, zbrita nga makina. Tek zbrisja i pyeta, – A ka këtu që janë në Fejsbuk ? – Të gjithë jemi në Fejsbuk, përgjigjet çunat njëzëri.
U them të gjithëve me ton urdhëror; Shpejt në kafene, se duhet urgjentisht të llafosemi. Binden. Hyjnë dhe zenë vendet. Dy Policat në një qoshe, djemtë pranë banakut. Të gjithë me birra dhe kafe përpara. Vetëm unë dhe ai i moshuari me qylaf më këmbë.
Nisën të flasin djemtë me rradhë. Pasi rradhitën numrin e miqve, të dashnoreve, të fotografive, thanë edhe me se merren. Njëri me drogë, tjetri me trafik, tjetri me kurva, me hashash, me kanabis, etj. etj. Treguan raste kur djemtë venë foto vajzash në Fejsbuk dhe e kundërta, kur vajzat venë foto djemsh, si dhe plot marifete dhe ndërlikime të tjera të errëta, të gjitha me sfond seksual. Një mikesha ime në Fejsbuk nga Berati, tha njëri prej tyre që në Fejsbuk kishte mbi 500 miq, në vend të fotos së vet kishte vënë foton e shoqes. Kur një ditë pazari e takova mikeshën në Lushnje krejt rastësisht, doli që ishte surrat-djegur. Një tjetër djalosh i Gurit të Gomares thotë se në Fejsbuk është për të zënë ndonjë grykë mitralozi. Nga të qeshurat e të tjerëve kuptoj se “grykë mitralozi” në këto anë u quajtka seksi. Një tjetër çapkën prej tyre tha; Unë nuk e di se ku jam tjetër veçse në Fejsbuk. Pra Fejsbuku e paska përdhunuar keqas Gurin e Gomares. Prandaj Gurgomaristëve u mbaj një fjalim të shkurtër; Fshati juaj është i madh, pse doni ta zvogëloni sa Fejsbuku ? Ju jeni të shëndetshëm, pse preferoni të sëmureni ? Ju jeni të pasur, pse rrezikoni të varfëroheni ? Ende nuk e keni vënë re’ se duke shtuar numurin e miqve dhe mikeshave, humbni fillin, dhe nuk gjeni dot asnjë ? Shiheni fjalën Mik në fjalorin e Gjuhës së bukur Shqipe, dhe përmbajuni ! Unë e di pse vuani ju. Juve iu lodh imazhi perfekt; fytyra e pabukur e inteligjentes mbi kurmin si selvi të budallaqes, shtati i mermertë i njërës me këmbët jo fort të drejta të tjetrës, inteligjenca e atij me ngathtësinë e këtij etj. etj. pra gjëra të pamundura, si e bukura Karavastaja së cilës po t’i afrohesh është plot zhaba dhe ferra. Dijeni, mësojeni, se Kalifornia nuk është më e bukur se Myzeqeja, dhe Shqipëria aspak më e varfër se Aerika ! Ju nuk duhet të lejoni që shqiponjat të shndrrohen në bubuzhela, tigrat në uritha, ujqit në karkaleca. Dilni nga internet kafenerat ! Mos e zëvendësoni perëndimin e magjishëm të diellit të këtushëm me vizatimet e uollpejpërave, por shihini perëndimet e zjarrta ashtu si janë, si i ka falur Perëndia !
Pasi ndahem me ta nis të më gërryejë ai emër çuditshëm; Guri i Gomares ! Për këtë iu drejtova të moshuarit me qylaf që është hoxha i komunës. Të rinjtë e Fejsbukut, kush më shumë e kush më pak kishin dhjamë në bark. Hoxha me qylaf, si lis, as çallmë në kokë as dhjamë në bark, thotë se ka lindur në vitin 1928 dhe se është 80 vjeç. Ka pra një mospërputhje në këtë pohim, por mospërputhje që falet. Sepse, në një vend kaq for të lidhur me Fejsbukun, kjo s’mund të jetë veçse pjesë e konspiracionit myzeqar. Duke treguar një majë kodre ku janë instaluar antenat e dy kompanive celulare, hoxha thotë se ky vend kështu është quajtur në shekuj. Se kur erdh Italia tha; urgjent më çoni tek Guri i Gomares ! Italianët, e kishin të shënuar në hartë Gurin e Gomares. E marr hoxhën në makinë dhe drejtohem për nga maja e kodrës tek Guri i Gomares. Tek kalojmë mes ca vreshtave pronë të një kosovari të persekutuar nga diktatura, dy xhaxhallarë në burg, njëri 15 tjetri 17 vjet, diku nga brenda vreshtit ia beh një grua që nis e klith; Uaaaaaa Edison Ypi që kërkon dhallë në çdo katund ! Guri i Gomares është një pikë dominante, ndoshta më e larta në atë zonë prej nga shihet Lushnja dhe deti po se po, por edhe Berati, Peqini, Kavaja dhe më larg. Këtë do kenë ditur italianët që u interesuan aq tepër. Veç antenave të celularëve duken rrënojat e një bunkeri gjigand të shembur.
Tek zbres bëj pak muhabet me hoxhën. Më tregon rrëmujshëm variantet e tija për emrin e çuditshëm; Shumë kohë më parë, shekuj më parë, atje në majë ishin dy gurë, njëri i madh tjetri i vogël, i madhi dukej si gomare e ngrirë, një herë një fshatar atje në majë të kodrës e goditi gomarja, para shumë shekujsh atje ka ngordhur një gomar femër, me shekuj atje ka kaluar karvani i gomerëve, kur u ndërtua bunkeri gjigand gurët e famshëm i thyen dhe i rrokullisën nëpër ferra teposhtë kodrës.
Pastaj befas hoxhës i merret fryma dhe i rrëshqasin ca lot’. Mes gulçeve rrëfen hallet e tij, që janë dy. Një djalë vrarë më ’97-ën, dhe një mbesë martuar, ku thua ti, tepër larg, në Shangai ! Po këta të rinjtë që merren me Interneta dhe Fejsbuka, si të duken ty hoxhë, e pyes ? Ehu, përgjigjet hoxha, ata të tëra ato punë i bëjnë për femra. Unë për vete, në kohën t’ime, para pesëdhjetë vitesh, këto probleme i zgjidha ndryshe. Si o hoxhë, e pyes i tepër i interesuar ?! Fare thjesht, thotë hoxha. U fejova katër herë, tre të parat i lashë me sebepin se myslimane qenë, por mish derri hanin. E katërta është ajo mavria që kam sot për grua.
Të lumtë hoxhë ! Që aq bukur e ke zgjidhur çështjen e multi të dashurave kur as interneti as Fejsbuku nuk ekzistonin.
S’di pse, parimin e hekurt për të mos u kthyer kurrë andej nga vij, këtë herë e theva. Nga Guri i Gomares nuk vazhdova drejt Divjakës, por u ktheva mbrapsht andej nga erdha, nga Pushimi i Shoferit.
Në Maminas u përmbysa me gjithë makinë në një kanal. S’më gjeti gjë, as mua as makinën. Por del pyetja; A ishte vallë ajo përmbysje një ndëshkim i pazararshëm apo një paralajmërim serioz, pse s’vajta të shoh ç‘bëhet me Fejsbukun përtej Gurit të Gomares, tek Rrasa e Derrit, Plasa e Ariut, Çuka e Maçokut, Vrima e Miut ?!

flo, po titullin si e kishte ese-ja e Ypit:

Shqiperia ne moshen e internetit.smiley

pastaj kjo: 

 

Mirkuptoj dhe mëshiroj edhe një mitoman që i shtyn ditët e netët në ndonjë bodrum në Nju Jork duke llapur nëpër blogje dhe fejsbuka për pak protagonizëm.

per ke bien kembanat?!smiley

belul, c'kemi ? smiley nese i veren postimet e mia ne kete teme, jane te gjitha "me tendence" smiley dmth kane qellime te liga smiley

titulli qe "faisbuk tek guri i gomares" smiley

Isha atje takova nje...e mora ne makine dhe e pyeta..hyra ne nje lokal dhe pyeta nje djale,nje plak, nje hoxhe, nje kosovar, nje te presekutuar... ky vend quhet ashtu dhe keshtu.. pashe ate pash kete..e pyeta ke fejsbuk? Ky shane me mbrapa, por edhe  ata nuk ja lene;

Uaaaaaa Edison Ypi që kërkon dhallë në çdo katund !

Per nje cop dhalle Ypi i bie verdalle-verdall, fejsbuku eshte bere si fruthi i rekruteve,dhe Ypi nuk e ndalon dot si do qe te jete.

"Kjo nuk eshte paqe, por vecse nje armepushim per 20 vjet."

 

Ferdinand Fosch, pas firmosjes se Traktatit te Versajes me 1918.

Tek "zemra shqiptare " gjen vertete perla.Nga  Elida Demaj psh

Dy fjale
E merkure, 10-01-2007, 11:15pm (GMT+1)

Dhimbje e bute
e bute
por prape dhimbje
E para here pa deshire per kozmetike
floke te shpupurisura
ne kembe,para shtratit
relievi i ri,para pasqyres
Dhimbje e bute
dy pika lot mbi sy
dhimbje e bute
ike,vertet ike,virgjeri?! 

?,??

Ja dhe disa poezi nga vellimi "Me pate thene" 

 Eliana Alien

 

 

MASKA E MASHTRIMIT

Gjithmone me genjeshtra
i gosdtita njerezit.
Te verteten lakuriq,
kurre se thashe
Te mjeret ata!
I besua broçkullat e mia.
E pranuan fytyren time
te fshehur nen maske.

VALLJA E SHIUT

Shiu,
ne pisten  e vallezimit
zbret nga rete si litar
Vallezon samba, pa kokçarje
pa muzike, koreograf
Troket mbi gjethe pemesh
hidhet, dridhet mbi nje xham
Seriozisht
e ka marre shiu
A thua se do fitoje çmim
te pare

Lideri nuk egziston me. Je ti lideri i vetes tende. Rritu.

Nuk ka me ideologji. Ka ide.

Beppe Grillo (sapo foli ne "Anno Zero&quotsmiley

Kange per motren tone Sude:

 

T'ka pru Zoti per me bo miresi

Dita jote Sude o bofte nji mije

Kshu po thote o e gjithe Tirona

Porsi Sudja, oh, nuk bon mo nona! 

Think Tank [excerpts]
by Julie Carr

*

First: The blinding of the citizens

Second: The common plague of worms

(like lute strings, they must be plucked and the wounds spread with fresh butter)

Then:

This amorousness

*

Old woman cried and was fed her peas—

a worm in mud finding its way around my roots—

or deeply asleep and thus resistant to being read as a morally triumphant being,

she buries her mirror

The sermon says, "there is no you, so no way for you to fail or fall"

In Normandy we bought fish and cake

and the children rode the carousel

These are the dreams we return to:

bread in the sun, oil in the water

glass in the foot

Blood modifies blood

*

"Let me be my own fool," sitting on the newspaper

perchance in love with an embryonic heart

prepared to beat 2.5 billion times, and that's all

*

Nothing betray us

But I love the moment when the boy looks down at a homeless man's shoe

and imagines traveling to the center of the earth, hanging on the shoelace like a rope

Hello Tropizma! smiley

Nuk mund te kete qytetari, pa pune.

(...)

Te gjitha proceset e punes te konsideruara si cilesore permbajne nje doze te forte pjesemarrjeje te punetoreve ne vendim-marrje.

(...)

Subjektet me te dobeta duhen tuteluar.

(...)

Universi i  punes evoluon dhe mund te permbaje brenda edhe konfliktin.

Etj...

Pierluigi Bersani - sekretar i PD, tani drejperdrejt tek Rai News.

Ceshtja eshte: perballe kamzhikut te globalizimit si duhet te ndryshojne raportet shoqerore?

Shteti dhe shoqeria duhet t'i japin doren njeri-tjetrit, perballe sfides se globalizmit.

Forcat progresiste kane pesuar nje goditje te forte keto vitet e fundit dhe kjo ka ndodhur pikerisht ne ato vende ku shteti i wellfarit ishte i zhvilluar.

Bersani

Ne nuk mund te behemi kineze, per te perballuar kinezet.

Bersani

Ky vend ka nevoje per pak seriozitet, per rregulla, per ndershmeri!

(...)

Le te perpiqemi qe te gjithe qe te jemi te ndergjegjshem.

(...)

Berluskonizmi nuk ka me force per te shkuar perpara, por ka mjaftueshem inerci per te hedhur nje velo te zeze mbi te gjithe politiken.

(...)

Ka kohe qe ka humbur sensi i institucioneve. Kete gje tashme po e kuptojne edhe sipermarresit.

Bersani

La cosa più importante è non pensare troppo e amare molto. Per questo motivo fate ciò che più vi spinge ad amare.

Gjeja me e rendesishme eshte qe te mos mendoni me teper se c'duhet, por qe te doni shume. Per kete arsye beni ate cfare ju shtyn drejt dashurise.

- S. Teresa d'Avila

È la vita. A volte credi che due occhi ti guardino e invece non ti vedono neanche. A volte credi d’aver trovato qualcuno che cercavi e invece non hai trovato nessuno. Succede. E se non succede, è un miracolo. Ma i miracoli non durano mai. (Oriana Fallaci)   

Life is a song - sing it.

Life is a game - play it.

Life is a challenge - meet it.

Life is a dream - realize it.

Life is a sacrifice - offer it.

Life is love - enjoy it.

_______________

Life is a screw. - find it.

Ti erdhe ne jeten time kur jeten nuk
e doja,
Me solle dashuri kur ne te me nuk
besoja !
Me bere te lumtur ne kulmin e
trishtimit,
Kur rrugen kisha humbur ne kthetrat
e deshperimit..
E largove dhimbjen me buzeqeshjet
e tua,
... E sherove zemren time, me mesove
te te dua..
Ti erdhe si nje engjell atehere kur
nuk e prisja,
Me riktheve jeten kur doja vec te
vdisja..
I dhe kuptim gjithckaje kur asgje
nuk kish kuptim,

Tani je jeta ime Shpirt i Shpirtit tim.

sq

EDI RAMA, O BURRË SHTETI

Edi Rama o burrë shteti,
Edi Rama o Fisnik,
Se c’e rrahe me grusht gjoksin
e duuu dhe une VENDIN TIM,

S'pate frike jo, nga Amerika,
kjo dinake por si dhelpra

E degjove zènin e sheshit
qe buçiste prej mengjesit,

Anembanë kudo Shqipnia
me syt nga ty dhe kryeministria,
a do kishe injorura,kush me zemer
te kish votuar.

Edi Rama o Zotni, se ç'na hyre
ne histori, tu shkrujt emri
nder burra shtetit
nder ata qe dhane veten
x vendin.

Te shanè te fyen te hodhen
dhe balt,biles dikush
te quajti dhe tradhtar

Te quajti tradhetar kush
te kish pararendur
kush mbi ate karrike
dikur ishte ulur

Me nje JOOO buçite
e hoqe dhe balten,
tregove BURRNINE
SI DIKUR SHQIPETARET.

He bree burre se ce kape mat
ate qe Shqipnis dikur i vu zjarr.

Zènin e popullit Ai kurre s'degjoi
se ne pushtet jo, nuk shkonte me vote.

HEE HEEEJ ket herë Shqipetaret
jo nuk kane gabuar mbi krye te vendit
NJE BURRË SHTETI VUNE
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).