ça ngjyre e ka kapakun?

dhe një përmbledhje, sugjerim, apo çfarë tju duan fletët e bardha të shpirtit - në lidhje me librat.

Që të mos harroj, më thoni gjithashtu se çfarë ere mban libri?

 

105 Komente

ere vaj makinerish smiley

me pare kane pas patur mbajt ere dylli, sidomos ato te xhaxhit, femije, une ua hiqja kartonin e verdhe dhe vizatoja ne to se ka qene material i mire shume...

une jam duke lexuar nje antologji te poeteve amerikane

ezra pound, tomas eliot, etj

jane pese libra brenda nje kutie qe i permbledh te gjithe,  me kapake me ngjyra te ndryshem, te verdhe e ka ezra, blu e ka  elioti me duket ,e keshtu me rradhe

i ka sponsorizuar amb. amerikane nen kujdesine  Bik Aliut

perkthyesit jane te ndryshem, por Rudi Erebara eshte shume i pasur ne gjuhe

kam filluar te lexoj poezi qe te balancohem pak ne lidhje me dashurine time te perhershme; prozen smiley

ajo qe me do shpirti ?

hmm...  nga proza te lexoj vonnegutin apo salingerin dhe te gjej" tre vete ne nje barke pa llogaritur dhe qenin" te jerome jerome, nuk e  gjej ne asnje librari..

nga poezia: Elyarin, Preverin dhe Rreshpjen... me keta nuk lodhem se i ri-lexuari

 

 

"The White Man's Burden" të William Easterly.

Libri e ka kapakun bojëkaf dhe mban era letër e pluhurosur prej 4 vjetësh.

Autori bën një analizë të arsyeve pse politikat e perëndimit për zhvillimin e kusurit të botës kanë bërë më shumë keq sesa mirë. 

Autori i ndan politikëbërësit në planifikues dhe kërkues.

Planifikuesit mendojnë se i kanë përgjigjet dhe se mund ta rregullojnë jetën e të tjerëve ashtu si (mendojnë se) kanë rregulluar të veten. Ata kanë diç për të ofruar dhe e japin, pa marrë parasysh a i hyn kujt në punë apo jo.

Kërkuesit e përqëndrojnë vëmendjen te nevojat e të tjerëve dhe tentojnë ti zgjidhin problemet me metoda eksperimentale. 

Easterly thotë se është pikërisht faji i planifikuesve të shumtë ndër vendimmarrësit që politikat e ndihmës për zhvillim kanë dështuar të sjellin ndryshime të ndjeshme. 

Kjo është intuita në rrëzë të librit, të cilin sapo kam filluar ta lexoj s'ka një orë. 

 

Për më tutje po lexoj falë teje, Oranje blu, përkthimin frëngjisht të "Daulles prej teneqeje" të Günter Grass. S'di a është faji i përkthimit, por mezi shtyhet. Eshtë shumë më i gjërë se libri dhe më i thellë akoma, por jo aq i bukur për mua.

 

 

 

Predictably Irrational - Dan Ariely

Po ashtu sapo mbarova America's Secret War - George Friedman

"Dead babies" nga Martin Amis. Nuk po me pelqen aq shume te them te drejten po hajt, po e mbaroj meqe eshte autor i famshem, te shofin ku do dali, mbase permiresohet nga fundi. Libri nuk mban ere se po e lexoj ne Kindle, ohoho pasterti jo zhul biblioteke.

 Technical Writing, Principles, Strategies, and Readings.

Flet per artin e te shkruarit per njohuri teknike. Jo romane edhe vjersha dmth, po si t'i shpjegosh njerezve jo eksperte ose gjys eksperte p.sh. si mbillet e mirembahet e pastaj shitet bostani ne treg, cfare jane stock markets, cfare eshte artriti etj etj. Si organizohen paragrafet etj etj. Liber i merzitshem, por i dobishem. Kopertina ka fotografine e nje zyre me 6 zyrtare te lumtur, te gjithe te rinj duke qesh. E vura te hunda kopertinen edhe thitha fort ajrin po nuk ja ndiva eren. 

 

Unë po lexoj "Games people play" nga Eric Berne. Një libër që analizon disa sjellje psikologjike, apo "lojra" që bëjnë të rriturit në marrëdhëniet mes tyre.

shuuuuuuuuumë interesant.

një pjesë e vockël ku flet për atë temë-shprehjen e Flo-së, "zemra kthehet, jo truri".

1 BUSMAN'S HOLIDAY
Thesis. Strictly speaking, this is a pastime rather than a game, and evidently a constructive one for all concerned. An American mail carrier goes to Tokyo to help a Japanese postman on his rounds, or an American ear-nose-and-throat specialist who spends his holiday working in a Haitian hospital, will very likely feel just as refreshed and have just as good stories to tell as if he had gone hunting in Africa or spent the time driving through transcontinental highway traffic. The Peace Corps has now given official sanction to Busman's Holiday.
"Busman's Holiday" becomes a game, however, if the work is secondary to some ulterior motive and is undertaken merely as a show in order to accomplish something else. Even under those
circumstances, however, it still keeps its constructive quality and is one of the more commendable covers for other activities (which may also be constructive).

 

Kapak... nuk ka.

As erë. Vetëm nëse quhet era e ekranit të p.c...

 

narcissus & goldmund (hesse), aurelia (nerval), imoralisti (gide).

i pari ka kopertine ngjyre qumeshti me 3 personazhe te vizatuara, me titull me germa te medha, kopertine e tregut masiv per libra me kapak te bute se hessja eshte goxha i famshem ne amerike. vjen era dashuri se ma ka dhuruar nje shok.

i dyti dhe i treti kane kopertina shqiptare me grafike ohoho. aurelia e ka kopertinen lejla me nje foto te grafizuar te nje femre njefaresoj te seksualizuar por me sy qe te mundojne. mund te them se vjen nje era dru te lehte, eshte shfletuar pak. imoralisti vjen pak eren e perzjere te cantes sime. ka kapak ne tonet e te kafenjtes, me nje mini-skelet metalik me koke si helmete qe qendron prane nje pirgu me pluhur qe i vjen deri tek mesi. pres te zbuloj nga libri cfare perberje ka pluhuri. kopertine qe mund te ishte e nje albumi metal/post-metal.

me leximin jam mbrapa, s'po me le vapa dhe zgjidhjet e detyruara per ta luftuar. nuk kam kondicioner smiley

permbledhje s'jap, keta jane klasike qe s'te zhgenjejne dot. le te them qe flasin per rruget e njeriut.

 "finger lickin fifteen" nga Jennifer  Evanovic. Nuk ka asnje lloj vlere artistike po te shkrin se qeshuri. libri eshte i parafundit ne serine e tij, me kapakletre dhe me germa te medha i shkruar per pasagjere te thekur si puna ime qe kalojne 5 ore ne dite ne sistemin e transportit publik.

"prince and the pauper" nga Mark Twain. Kindle lejon shkarkimin e librave falas qe permban Project Guttenberg ne websitin e vet. 

 

 O Blete, meqe permende kindlen. Kam bere plan te ble Kindlen e ri qe ka dale. A ia vlen si nga an elektronike ashtu dhe nga ajo monetare. D.m.th sa jane shanset te gjesh libra per free ose ti kopjosh nga miqte?

Please advice

crisis economics.....audio.....ere teze diplome...

Cracking the GMAT 2011 edition nga Princeton Review.  Si liber numratori te telefonave eshte smiley

 

Para ca kohesh me erdhi nga Shqiperia Darka e Gabuar e Kadarese.  E perpiva per 5 ore te terin...200 e kusur faqe liber...

hahaha, 200 faqe 'e kusur' smiley

i pakapshem, kusuri fillon te pakten te 400 metershi sipas parametrave nderkombetare.

Kusuri eshte i vogel moj, ca 400 metershi thua ti smiley

A lejohet leximi ne orar te punes a e njihni si lexim  smiley ??

cen ne gusht lejohet cdo gje smiley

po lexoj manualin e perdorimit te frigorigerit qe bleme pra smiley
 

shpresoj te jete frigoriferi i punes, se duhet te jete shume stresuese te lexosh pa pasur mundesi te praktikosh te frigoriferi deri mbasdite. une them ik fare ne shpi madje, nese eshte frigoja atje smiley

i punes i punes eshte,po per te kalu kohen ...po e filloj leximin ne finlandisht smiley

 

isha ne pllazh te djelen.

gjithe pllazhi njerez te rregullt, familjare, te paster drite.

Koqe robi se e gjeje me nai liber ne dore.

Kur fap pashe nje femer buze shkembinjve qe rrinte larg tufes se vet zhurmemadhe dhe po lexonte me endje. i hudha nje sy, ah thashe qeka e huj. Dallohej mo prej gjithe siluetes. elegante dhe buzeqeshjes se lehte.

kur vertet pas 5minutash erdhen kalamajt i folen gjermanisht.

Si gjithmone kisha te drejte smiley

Ishte martu me nji shqiptar kokecepsh smiley

procesi i leximit eshte kthyer ne akt te mundimshem, Ruzh

duhet te ruhesh nga robte kur hap librin e lexon, menjehere te aviten e te pyesin per cmimin, pastaj kur ti ua thua, ata ta kthejne : u ty te kane lene mendte qe blejne libra aq te shtrenjte...

gati te kompleksojne

ruzhi robi qe lexon shume ka nevoje edhe per nje kokcepsh shqiptar qe ta rilidhe me realitetin smiley

une thashe se do na tregoje ca libri po lexonte kjo gjermonia.

apo ruzhi.

gruje,

noshta une te dukem thashethemegjije, por nuk fus hundet ne librat e te tjereve.

ca po me rrifte mu aman, se ca libri po lexote gjermanka dhe ti mooo

a mi ruzh, po kur do praktikosh ti per gjujtjet ne metro mi ruzh mi ruzh smiley se kam degjuar qe po ia hapin metrone dhe tiranes smiley

ti sqeke ne metro fare mi

smiley

ruzh mos bej sikur s'te ka ndodhur ndonjehere, ndonje cun me syze qe lexon dostojevskin fjala vjen, duket shume me simpatik pasi ke pare qe po lexon dostojevskin smiley. lere pastaj kur lexon ndonje e e cummings, ndonje mishima, ose ndonje autore femer. komunistet m'duket gjujn kshu, ka thon berluskoni smiley

flm per keshillat per stilin smiley , po nuk munde ta thoje qe ne qeshor po tani qe po mbaron sezoni smiley

cen, e para, tr-ja s'ka akoma metro, e dyta, syzet nuk jane te domosdoshme, madje ato me skelet te trashe te zi try too hard. ne kushtet e shqiperise mund te provosh edhe me ndonje cante shpine, ngjall kuriozitet te tipit 'ca ka ai aty brenda'.

une e kisha per plazh  smiley edhe ta thashe cne ne fund sezoni na tregon stilet  smiley

bli i porsche te bardhe o burre, se jane ne mode e pastaj bejne femrat plazh per ty gjithe diten, po lene tropin...

sigurisht smiley

ps. une kam 3 jave pa e lare makinen edhe ashtu te rrije smiley

ti vertet s'qeke ne metro smiley

une marr autobusin e unazes ose te tufines mi gru, cer qorri qe lexon dostojevskin thu ti ??? smiley

nejse, kam eksperienca te kqija me kta qorrat qe lexojne shume.

ma mire nai druvar smiley

hahah shiko postimin tim te ores 10:21 re: druvari.

une po flas per gjujtje rruges per te burri mi, qe t'i shkosh druvarit e stimuluar smiley

noshta ne sauk jetojne ntelektuale o trop, se me duket se ti i je ngjit atij te saukut apo jo smiley

perndryshe une sdi ku me gjet  kshu si thu ti

sme ka qellu as te takoj olsin neper atabuza, se pale.....si dihej smiley

hahaha kam heq dore nga ai i saukut qe kur kane shpartallu qendren. nuk me kursen kohe, nderkohe qe ecja ne kohe te mire me pelqen.

tani ben vaki thote olsi qe do te marre ate te saukut, mund edhe ta rimendoj. po veshtire se dallohet titulli i librit nga blackberry, do djersij gjithe rrugen pa e marre vesh ca lexon olsi smiley

u dashka lene makina per te marre autobuzin e unazes... Sa paska perparuar bota, une e dija qe ketu me liber ne dore shef vetem ata qe shesin geshtenja... ju duhen me bo zjarr e per te mbeshtjelle geshtenjat, te shkreteve.

Se po qe se presim metrone.... aha, Godoja te le pusullen: Erdha, po nuk te gjeta. Ika. Shendet, Godoja smiley

 S'pakemi qene ne te njejtin plazh smiley

jo pra

ti do kesh qene ne vancouver pranej te eshte duk se lexojne robt smiley

keto te kanadase lexojne shume e kam nje ne fis, kishte 3 jave pushime ketej e po aq qe kishte fillu librin Aksidenti te Kadare, po vetem 40 fq kishte lexu smiley

hahahahaha

 po kane te drejte, nuk qe gje fare aksidenti

kaq shume i kishte pelqu sa me tha e do dhurate, ok i thashe.

dmth edhe une tia bej dhurate ndonjeri smiley ??

Dhe meqe jemi tek librat:

Dini gje eshte perkthyer ndonje gje nga Borhesi, pervec librit te reres dhe bisedave ?

ti trop ke gusto te çuditshme smiley mua nje çun me duket me simpatik vetem kur di not delfini mi smiley

hahahha problemi me notin e delfinit, ose me sakte 2 problemet me notin e delfinit, jane 1) burri nuk e ben aq mire sa ben breaststroke-un (absolutely no pun intended) dhe 2) babi im ka qen njish per not delfini.

prandaj i will stick with the breaststroke thank you smiley

(ej, bretkoce me koke zhyt eshte ky mi se lashe nam)

(ej, bretkoce me koke zhyt eshte ky mi se lashe nam)

 

hahahahahhaha no coment smiley

 Mire mi, bretkoce noto ti, s'do me dukeshe me thekthi dhe po te notoje delfin smiley

po jo une mi, po thoja qe preferoj meshkujt qe notojne ne ate stilin me siper qe shkrin se qeshuri cenin. tani ti si e dëtit, ke ndonje perkthim me te hajrit?

megjithate ti shuuuuume falemnderit per komplimentin.

ps: s'e dija qe nga sikleti beheshe thuthuqe smiley

Po moj, not zhabe i thone smiley, dhe eshte not femrash (ehe jam maskiliste)

aaaa tani e kuptova une pse te pelqen ky noti, ky duket si not zhgabe smiley

se pse e quajme delfin ne s'merret vesh. ben vaki meshkujve shqiptare iu vjen turp te thone qe bejne not flutur smiley

ika me verte tani, kalofsh mire, kujdes nga delfinet smiley

ku jane keta adminet njehere, ti pastro e une bej pis smiley se gjynah tema.

une terhiqem. vertet jam gjys me pushime po edhe keshtu s'ka lezet.

adminet do jene me pushime, duke notuar....ose duke lexuar ne rere

Mind of God - Paul Davies - jo me shume se 300 faqe
Collapse - Jared Diamond - shume faqe
Selfish Gene - Richard Dawkins - me teper se 400 po ia vlen
253 - 253 faqe - http://www.ryman-novel.com/
Escape from Freedom - Erich From - shume faqe e ndoshta ia vlen
Dancing Girl from Izu - permbledhje novelash

Meqe ra fjala per plazh, det e libra. A behet plazh nga jugu ne fillim te shtatorit a po i ka ikur kripa detit?
 

Te gjitha bashke po i lexon ti? :o

 

 Hmm, eshte lexim afatgjate. Disa ka nje vit qe jane nisur, disa nje muaj. Pastaj ku te le peshku te lexosh gje tjeter smiley.

Lista e re per sot ne mengjes:

1) Plani mujor.

2) Manual controlli per powell switchgear.

3) Liste rimbursimi per pune te debatushme jashte kontrate.

Antonio Pernacchia,"Canale Mussolini",premio strega 2010.Interesant duket

 Keto dite Katalogun e Ikeas 2010, pa pushim! smiley 

shif "fight club" dhe vëri flakën katalogut që të shpëtosh. smiley

 Pare, djali, pare, madje edhe pelqyer skizoja e personazhit smiley .... 

Finis, po beke punet e pranveres, me duket... ajrosje, rimobilim.... smiley

jo me jo ka marre shtepi te re smiley

sa shpejt merr dhene lajmi, more... smiley

do e ket me qira, se fini osht goce me shije ene sdo blinte moblje me eshtra zogjsh ke ajkeja smiley

megjithese juropjanet jane te quditshem,  mbajne per te mire ajkejan smiley

une pervec jastekve dhe nai tasi per te fut gjellen kur iki ne pune nuk ble atje  smiley

apo nuk u vjen dora europianeve ne montime

edhe jasteket mos i merr te ikea se jane te atyre zogjve smiley .........

 Mos m'i perfolni librat qe lexoj ju lutem shume smiley.

p.s. Natyrisht qe kuzhinen s'e blej tek Ikea Ruzhe, por ama per kanxhat ku var tenxheret, per pasqyren me krah ne banje, per kutite per rrobet e stines se kaluar ... etc. aty falem dhe prape me shije me duket vetja smiley

Une sapo fillova Erich Fromm 'To Have or To Be'.

.....dhe kur t'a mbaroj do rilexoj per kompensim Ayn Rand 'Atlas Shrugged'...just kidding smiley

hahahha te kjo dileme frommiane te solli dan ariely? smiley

 Haha. O ai, o Lubonja. Gjynah qe nuk e ftojne dhe ate. S'ja kam degjuar ndonjehere anglishten.

Te henen dhe te merkuren: The hitchhiker guide to the galaxy - Douglas Adams (Liber fantastik)

te marten dhe te enjten: Love in the time of colera - G.G Marquez (ket me shtyne ta lexoja se nuk me beheshe por ia vlen. Liber shume i bukur)

te premten dhe te shtunen : Hard-boiled wonderland and the End of the World - Haruki Murakami (Fillova War of the worlds nga H.G. Wells por e lashe pergjysme se me lodhi me ate anglishten super-super-perfekte all Oxford).

Te dielen pastaj e kam pushim.

ndonjehere me duket vetja lexuesja e vetme ne planet qe nuk e terheq Marquezi

La bottega del caffè-Carlo Goldoni

La locandiera-Goldoni

La famiglia dell'antiquario-Goldoni

Le baruffe chiozzotte-Goldoni (kjo ne dialekt venecian, shyqyr qe egzistojne notat smiley )

La vita felice-Seneca

Mirra- Alfieri

Saul-Alfieri

Diaologo sopra la nobiltà-Giuseppe Parini

Lettera sulla felicità-Epicuro

Orlando Furioso di Ludovico Ariosto raccontato da Italo Calvino

Ricordi-Guicciardini

Manuale-Epitteto

Il Principe-Machiavelli

La Mandragola-Machiavelli

Kjo ishte letersia italiane (latine e Seneca-s apo greke e Epicuro-s) qe kam lexuar kete vere.

Sa i perket librave veror shqip:

Te jetosh ne ishull-Ben Blushi

Aksidenti-Kadare

Perbindeshi-rilexim, Kadare

Opinion-Blendi Fevziu

Kujtime-jeta ime, Ramiz Alia

Kujtime-Eqerem Bej Vloria (ky eshte nje liber optimal)

Sa i perket letersise angleze, kete vit Shakespeare disa vepra si:

The tragedy of Hamlet, prince of Denmark

The tragedy of Othello, the moor of Venice

Macbeth

King Lear

Pastaj Oscar Wilde:

"Short Stories" dhe "The picture of Dorian Gray".

Tani po lexoj nje liber interesant te nje gazetareje, Barbara Ehrenreich, e cila per ta shkruar kete liber ("Una paga da fame&quotsmiley i eshte dashur te jetoje vete midis te varferve. Shkruan si eshte te jesh i varfer dhe te mos arrish ne fund te muajit ne vendin me te pasur te botes (SHBA). Vertet interesant.

Kaq per kete vere. Ne fundjave nisem per pushime dhe s'kam per te kap liber me dore per dy jave, per Zotin. Me jane konsumu gishtat nga shfletimi smileysmiley

 

trop, nuk e pati Dan Ariely fajin jo smiley Po Fromm po e lexoj ne kontekstin e tendences se koheve te fundit  te 'positive psychology'. Kisha lexuar 'the happiness hypothesis' te Jonathan Haidt, 'the paradox of choice' te Berry Sschwartz si dhe 'l'euphorie perpetuelle' te Pascal Bruckner dhe thashe te bej njehere nje kthim prapa ne kohe te vitet '70 me 'to have or to be'. Kam nje rruge per Toronto per pune kete jave dhe besoj do me kaloje mire udhetimi ne shoqeri te ketij libri. Kur u ndane keshtu n'a rane, ca ne plazh, ca ne pune smiley

@ Turing, pashe qe po lexon 'The Hitchhiker's Guide to the Galaxy'. Une nuk jam fan i fantashkences ne pergjithesi, megjithese kam lexuar Lord of the Rings (qe e kemi lexuar te gjithe), po e gjithe seria e Hitchhikers eshte fantastike. Mbaj mend vite me pare kur e hapa me shume skepticizem librin e pare, lexova dy faqet e para, dhe I was hooked! Sens humori ose me mire sarkazme fantastik, Adams! Do kisha dashur te degjoja gjithe serine e tij ne radio (ku eshte bazuar libri) te BBC. Nese te pelqen, vazhdoje leximin me kater volumet e tjera:

The Restaurant at the End of the Universe

Life, the Universe and Everything

So Long and Thanks for all the Fish

Mostly Harmless

Numri 42 do kete kuptim tjeter per ty qe tani e tutje smiley Te fala Arthur Dent-it dhe mos harro peshqirin smiley

 

une ne fakt e kam pasur ne list kete prej shume kohesh se nuk kishte ngel njeri pa ma rekomanduar por ce do qe neper aeroporte ku e bej une zakonisht pazarin nuk e gjeja kurre smiley. Pastaj do ti qe ne nje avion e vune filmin qe eshte bere mbi librin dhe aty pastaj got hooked up. lexova dhe versionin comics (ka dale dhe ky para ca kohesh). Tani po lexoj librin por ama eshte absolutisht absolutisht fantastik. Historia e numrit 42 ishte shume cool gjithashtu. Me erdhi menjehere ndermend Monty Pythons.

Une jam duke lexuar "The restaurant at the end of the universe" tani dhe kjo eshte nje nga pjeset qe me ka pelqyer me shume. Sidomos gjetja e idese se kombinimit te dyjavesmiley.

meqe te pelqen kjo une do te sugjeroja dhe kete librin e Roy Lewis:"The evolution of Man or how I ate my father". Eshte i shkurter por ne njejtin stil si Douglas Adams. 

"The lord of the rings" e kam lexuar 3 here por nuk me terheq me tani. Historia eshte fantastike por kaq.

The Lord of the Rings ka qene fillesa e zhanrit fantasy modern, siç e njohim sot. E kam lexuar brenda javes trilogjine, dhe jam emocionuar ne fund kur e mbarova: ndoshta mosha e re e asaj kohe ose mjeshterimi i autorit. Mendoj e dyta. The lord of the rings ne menyren e te shkruarit eshte poetik dhe emocionues.

History of the Devil - Daniel Defoe

highly recommended

Yugoslav "Self-Administration" - Capitalist Theory and Practice
 

+

Eurocommunism is Anti-Communism

 

 TOKYO BLUES

When genius failed - R. Lowenstein

Regno a venire (Kingdom Come); James Graham Ballard
 

Pas nje shtyrjeje te gjate, "Njeriu pa cilesi".

smiley  edhe une  smiley

 Martin Buber, Une dhe Ti.

siddhartha nga h.hesse

e kam lexuar para dy vitesh. s'eshte keq por per mua "Ujku i Stepave" i Hesses eshte me mire.

Ujku i Stepes - Eshte shume, shume i mire. I kam lexuar te dy, edhe Sid'harten e kam fort perzemer, por me duket ca me i larget per kulturen tone, te mrekullon, por prape s'te bind qe mund te behesh pjese e asaj bote, sado ta duash. Kurse Ujku me pjesen e vetvrasesve qe e shtyjne vetvrasjen per nje dite me te keqe ( e perifrazuar kjo), qe jane ata qe e shtyjne shoqerine perpara, me eshte dukur nje e vertete e plote.

 

p.s. sapo kam filluar faqet e para te 2666-es te Bolanos...

pallati i endrrave

kadare

Marcel Proust

La Prisonnière

eshte vellimi i 5 i romanit "A la recherche du temps perdu", ( ne kerkim te kohes se humbur).

hallall

 I dolori del giovane Walter --- Luciana Littizzietto

 

"Pjalmimi i Luleve" i M. Ahmetit

liber plot ndjeshmeri; mund ta kem lexuar mbi 10 here e nuk mbaj mend asgje* por mund te them qe me ka pasuruar ne te pergjithshmen.

 

*trajte personale kjo, s'ka te beje me librin ne vetvete.

Manola ,margaret Mazantini.Letra jo me shkelqim ,poroze ,e dashur.Formati i vogel.Libri psikoedilik.I veshtirshem .Do e mbaroj se nuk me pelqen ti le ne mes.

"Freedom from the Known" Krishnamurti

 Po rilexoj  Manarica, Faik Islami. Nje fabul e mrekullushme shqiptare....

"Manaricen" e kam lexuar vitin e kaluar, po ashtu edhe " Permbytja e Botes". Tani presim ndonje veper tjeter... kur te vime ne tokedhembje ...

 Po Memedhembjen dhe Kulmak-un, e ke lexuar??????????

Me keqardhje, jo...

Emo, s'eshte i panjohur per mua, virtualisht te pakten. Gjithesesi falemnderit.

"The New Science of Perfect Skin: Understanding Skin Care Myths and Miracles for Radiant Skin at Any Age" - Daniel Yarosh

Do ia sugjeroja ç'do vajze ketu ne Peshk.

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).