Dje dhe sot ne Lezhe eshte ndalur uji per shkak se OSSh i ka ndalur dritat ujesjellesit. 

 

Do te doja te dija nga ekspertet sa te drejte ka ossh? 

A nuk quhet furnizimi me uje sherbim publik i cili nuk mund ti ndalohet qytetarit qe paguan. pse nuk i zgjidhin ne gjykate a me menyra te tjera problemet ujesjellesi me ossh? 

Pastaj nje pyetje tjeter? sa shanse kane qytetaret ta hedhin ne gjyq ossh per faturat fallco qe solli muajin e kaluar? ku na thonin te paguanim per dicka (14 000 leke) qe me pas doli fallco. thjeshte na beri te zihemi me gruan per nja dy dite. se lind pyetja nese muaj per muaj ke paguar dhe rezulton borxh atehere cke bere me leket qe more per dritat? ke vene lloto? e kuqe e zeze? ke te dashur? 

e di se eshte pak tendencioze pyetja po me kane bere vertet me nerva keta ossh-ja. jam dakort qe te gjithe duhet te paguajme, po edhe menyrat e tyre jane absurde. 

82 Komente

Shkinaks,

OSSh ka shume te drejte ti prese furnizimin me energji nje klienti qe s'paguan. Po aq te drejte ke ti te hedhesh ne gjyq ujesjellesin qe nuk te furnizon me uje (problemet e UJK jane te tyret per tu zgjidhur). Po aq te drejte ke ti te hedhesh ne gjyq OSSh dhe te kerkosh demshperblim per faturat e gabuara.

 admin, ok. une jam dakort qe te me nderpresi dritat mua kur nuk paguaj. po ne rastin kur flitet per ujesjelles flitet per nje sherbim publik. 

a egziston sherbimi publik si nocion. psh, autobuzi i linjes a eshte sherbim publik? ti merr nje license per ta garantuar kete sherbim. 

me poshte dikush flet per spitalin. ne kete rast kemi spitalin, maternitetin, shkollat, hotelet (dje dikush ne lezhe detyroi hotelin ti ktheje mbrapsht leket se do ikte per tirane se ne hotel s'ka uje), dhe ne fund edhe ne qytetaret e thjeshte. 

a mundet dikush te beje nje veprim te tille? tashti te them te drejten nuk po bejme dush, ne hale nuk shkon dot, ne mengjes duhet me pi neskafe, dikush behet edhe me nerva besoj. 

cka mund te sjellin nervat. se njerezit i kane pagu uje e drita. nuk duan te dine per kleckat burokratike. 

...njerezit i kane pagu uje e drita. nuk duan te dine per kleckat burokratike. ...

 

Shkinaks, kjo nuk eshte klecke burokratike, eshte mosrespektim i nje detyrimi kontraktual. Kemi nje ndermarrje qe eshte e papergjegjshme ndaj klienteve te vet (Ti ne kete rast) dhe nje ndermarrje qe eshte shume e pergjegjeshme ndaj aksionereve te vet (OSSh ndaj CEZ). Nese ke ankesa keto duhet ti drejtohen ndermarrjes se ujesjellesit, jo OSSh me te cilen s'ke fare marrdhenie ne kete rast.

 (Ti ne kete rast) une c'lidhje kam? pse i banalizon gjerat ne nivel personal. une ndoshta jetoj ne torovice dhe kam pus privat dhe nuk kam problem me ujin. eshte nje qytet 30 000 banore, ne kulmin e stines turistike te e cila bazohet nje pjese e mire e ekonomise se ketij qyteti. 

tani pyetja ime qendronte perseri te sherbimet publike. shteti si rregull eshte garant per garantimin e sherbimeve publike. 

ossh eshte shume korrekte? kur keshtu? te faturat qe i leshon ashtu pa te keq? te monopoli qe ka? te pergjigjet pa teklif. te korrupsioni? 

une nuk po ve per asnje cast ne dyshim se ujesjellesi eshte fajtor. ai duhet te paguaje dritat qe harxhon ne cfaredolloj menyre te mundet. por sherbimi publik nuk mund te nderpritet. te pakten ne llogjiken time. nuk di sa me kupton? 

 

Nuk e kisha per personalizim, e kisha per thjeshtesim diskutimi.

Shteti i ka dhene nje ShA-je monopolin e sigurimit te atij sherbimi publik. Kjo ShA eshte pergjegjese per kete sherbim qe s'po e kryen, jo shteti. Po qe se ka pakenaqesi ndaj pronarit te kesaj ShA-je, qe i bie te jete qeveria vendore, atehere ja ku po vijne zgjedhjet vendore, le ta shohim a do hiqen nga zyrat me vote.

Sa per OSSh-ne, ka nje mije e nje gjynahe por perpjekja per te respektuar pronaret e saj (CEZ) duke mos i bere te humbasin para kot (dmth duke mos lejuar UJK Lezhe te mos paguaje) s'mund te jete nje prej tyre.

 

OSSH eshte per t'i von bombat

Mu me kthyn numrat e sahatit mbrapsht e me detyrun me pagu edhe nje here 2 mije kv qe i kisha pagu already.

Shkoj ankohem te OSSH, LESH

Shkoj ankohem te ERE, LESH

Shkoj ne prokurori me padit per vjedhje, LESH

VIDHNI o njerez korrent sa te mundeni se boll jane tu na vjedh edhe ata! Zgjidhje tjeter nuk ka

agresiviteti, pluhuri, zhurmat, ossh-ja, ujesjellesi, albtelekomi (ceshtje muksi dhe interneti leshi), ashensori, ne pergjithesi te mirat publike dhe te perbashketa, permbarimi, mjeku i familjes.

Po me permbarimin c'pate?

si ca pata? ke provu me i marr ndonjehere leke qeverise shqiptare nepermjet permjembarimit?

Kam ekzekutu disa dosje me shtetin debitor, se kam pas punu atje. Do presesh vitin e ardhshem qe ta parashikoje MF ne buxhet.

Ose nuk ta bejne, se kan nanji kunj me ty. Mos je gjo kominuste ti psh? smiley  

 

sa per te qene ne rregull nga ana formale, permbarimi eshte privatizu, dmth permbaruesit jane private tani.

me sa di une permbaruesit private nuk e permbarojne dot shtetin. tironso si e di ti kete? le qe s'jane dhene licensat akoma.

shteti me fal per shprehjen i rru trapin edhe gjykata strasburgut, ata i shkrujten leter strasburgut qe s'kena leke me pagu ata qe kane fitu gjyqet, kshque mos i bini llamarinave kot, merruni me gjyqet e Estonise po deshet smiley

pse me ne 'pa gjyq' e kena fitu te drejten e? jo gjyq, po nja 3-4 gjyqe. deri ne strasburg vallaj s'kam leke me shku, pastaj kushedi sa eshte radha, te mbarojne njehere camet, vrionasit, karabushatllinjte e ku di une, pas 20 vjetesh radha ime.

Paske per te mor lek te modh mi pasunare e dreqit  smiley  

 

hahaha pare ne menyre relative me gjendjen aktuale, leku ne fjale eshte indeed i madh. po jo me jo, s'eshte muhabet pronash se ato ia kena fal armikut, ca grekut, ca qenit, ca te birit.

Permbaruesit privat? Po mire, e di ti qe ata nuk shkojne dot gjekundi pa pranine e policise? Atehere c'kuptim ka te jene private, kur taksapaguesi po paguan prape prej xhepit rrogen e nje polici rripzberthyer te zhubrosur e te paqethur???

Sa per permbarimin privat, nje koqe plumbi bytheve dhe nuk i shef me cakenjte te te cajne trapin.

hahhaha tironso you wanna take this outside?

eshte bere shume keq per leke neper institucione dhe permbarimi ngre syte nga qielli, nuk i fut dot duart te thesari. mf-ja sic ka inicialet ashtu edhe eshte.

hahhaha tironso you wanna take this outside?

 

FB

bomba per te tërrrrrë!!!!

Kujdes ti ore, se policia e rendit e pergjon peshkun dhe kane per te arrestuar per kercenim me hedhje ne ere te nderrmarrjeve publike. smiley

OSSH nuk ka te drejte te nderpresi ujin e qytetareve. Sepse ai nuk ka te drejte te ndermarri nje akt permbarues ndaj nje ndermarrje shtetrore e cila eshte ne sherbim jetik te drejtperdrejte te popullsise.

Eshte e njejta situate nese ajo nderpret korentin ne spitale sepse spitali nuk ka paguar energjine, pamevaresisht se ne kohen qe ajo nderpret korentin mund te shkaktoje viktima ne kete spital.

Pra ka te drejte te cilen nuk mund ta fitoje duke demtuar deri ne marrjen e jetes ose demtim te rende fizik te te tjereve direkt ose indirekt.

Ky rast mund te sjelle konflik fizik por edhe psikologjik me pasoje jetike, keshtuqe pika e pare eshte qe Avokati i Popullit te kerkoje demshperblim ndaj kesaj kompanie. Ta kerkoje pamevaresisht ankimimit, por me indicie. Kjo pasi kompania perserit deme psikologjike ndaj popullsise pas rastit te pare, ne janar me shtesen artificiale te energjise ne faturime. Kompania nese peson deme mos pagimi faturash, duhet ta kete marre parasysh demet, qe kur beri kontraten e blerjes, sepse nuk ishte ne Suedi.

Shteti, nese nuk do te ishte i korruptuar, pasi merr tribute prej kompanise dhe ka akorde te fshehta me kete kompani, duhet ta mbronte qytetarin e vet.

Per kete pune eshte Opozita e Leshit, qe nuk ben presionet e duhura ne kohen e duhur. Per kete jane dhe Shoqatat qytetare te Leshit, qe nuk ndihen e merren kryesisht me te drejtat homoseksuale dhe rrafjen e grave kurva qe tradhetojne burrat pijanece.

...OSSH nuk ka te drejte te nderpresi ujin e qytetareve...

OSSh nuk po i nderpret ujin qytetareve. OSSh s'merret me furnizimin e ujit, as tek ujesjellesi, as tek qytetaret. OSSh eshte nje sipermarrje private qe ka nje marrdhenie kontraktuale me nje shoqeri anonime (ShA) qe eshte ujesjellesi i Lezhes. Kjo ShA nuk ka respektuar detyrimet e saj kontraktuale, dhe per pasoje i eshte nderprere sherbimi. Eshte e thjeshte.

S'ka pse te akuzohet OSSh per mekate qe s'jane te saja, ka boll gjynahe te tjera ne kurriz per te cilat do te duhej te jepte llogari normalisht por jo ne kete rast. Pergjegjesia le te kerkohet tek ai qe s'paguan, dhe duke mos paguar shkakton veshtiresi per te tjeret.

Ad, ti nuk po me tregon asgje tjeter se ajo qe shkruaj une me shkronja te bolld.

Pra ketu kemi te bejme me rastin qe duke zbatuar nje kontrate financiare ti demton te tretet me pasoje deme jo financiare. Por sociale, shendetsore, psikologjike dhe me e renda demton masivisht, pra ne kete rast ajo e shtrin konfliktin finaciar ne konflikt jetik masiv.

A e kupton se cdo te thote ky konflikt? Mund te conte deri ne largimin e kesaj kompanie me dhune prej qytetareve. Dhe masa nuk njeh llogjike ne raste revoltash jetike. Ka plot raste.

Shteti, ku eshte shteti rregullator. Ai qe eshte edhe pjese e kontrates.

Ne fakt une nuk po bie fare dakort me pjesen e theksuar tek pergjigja jote e pare smiley

Sa per largimin me dhune te sipermarrjes (OSSh) prej qytetareve, nuk them gje tjeter vecse le ti japin, bujrum. Kane zbuluar gje ndonje "burim vajguri" ne zonen e Lezhes se me ate i bie te ndricohen pastaj smiley

Nese nuk bie dakort me te paren nuk ka rendesi ose varesi. Ajo eshte zgjidhje juridike me qe permende kontraten.

Per te dyten qe masat ne urrejtje masive qe vjen si pasoje e frike, urise ose etjes, nuk marrin parasysh demet ka prova jo te largeta ne kohet tona moderne.

Pastaj ketu flitet per ta larguar kete kompromisaxhi dhe per te vendosur nje kompani seroze qe di ti kopsiti mire kontratat me shtetin karagjoz shqiptar. Ujesjellesi eshte shteti apo jo, pamevaresisht emertimeve sha, shp, shu?

keinedi, nuk i le OSSH-ja qytetaret pa uje, i le ujesjellesi i cili i ka te gjitha mundesite teknike qe edhe pa OSSH-ne te vendosi nje gjenerator dhe te vere pompat ne pune. Ankesa "s'furnizojme se na ka prere OSSH energjine" ne gjuhen popullore quhet "te lash mutin me shurre"

kryesisht me te drejtat homoseksuale dhe rrafjen e grave kurva qe tradhetojne burrat pijanece.

...po edhe burrat prandaj pije, se shkojne ne shpi e atje s'ka drita. Kshu qe shkojne te klubi i lagjes qe ka gjenerator edhe kthjne nanji gote shpejt e shpejt  smiley  Po te kishte drita do rrinin n'shpi me grate e do ishin te gjithe te lumtur smiley  

Tironso, batuta e fundit bishte per me cliru icik ate situacionin serioz me siper. Sidoqofte edhe ti ke korrenti je......

Isha gjysem serioz lal. Kushedi sa sherre jon bo neper familje vec prej OSSH. Sa here u ka djeg korrenti gjithe c'kane miletit neper shpi? Mos te flasim pastaj qe kushedi sa here ngelena ne mengjes pa bo dush e shkojme ne pune si zhulsa se keta bojn "punime" pa paralajmeru nga ore 7-8. Te shko gjite dita tu turfullu

Kujt, po i tregon vllai. Une problemin e ujit e kam zgjidh qe ne 82 me depozite. Tani tek pallati i ri se kam vu nje tjeter ne ballkon, nuk ke cfar me i bo. Do shkosh si zhuls po nuk pate pak kreativitet. LOL.

aman mos me kujtoni ujin, se me kujtohet fatura qe me ka sjell ujesjellesi si me pas kompleks pishinash smiley

Ehu plako, i bona dermman dhe une. Depozite ne balkon me pompe. Gjenrator per pompe. Kur ikin dritat e do me bo dush, shpia ime eshte si salla e komandes se Fierzes.

Bertas uen nga ballkoni, "Uleeee"-

Plaka ul automatin qendror dhe thote "Ulur"

Ndez une gjeneratorin, nderkohe plaka ka heq boilerin e banjes se dyte dhe nanji gjo tjeter qe rendo gjeneratorin e bertet prap "I Hoqa, i hoqa"

Une ngre automatin e gjenertorit qe te lidhet korrenti me shpine e bertas "Filloi"

Plaku nderkohe osht te ballkoni tjeter per te mbyll saracinesken qe con uje ne rrjet e per ta hap ate te depozites. Kur i maro keto pëllet nga ballkoni "Futu, Futu"

Na shkoi jeta me shtesa, depozitra, tela, tuba, celsa, e lloj-lloj mrokllash neper kom.

ti mer plak vuke per tre-kater valvola moskthimi, nje valvol tre-rrugeshe edhe nje central komandimi te thjeshte, te gjitha bashke 150 euro smiley

o cuna na kishte marre malli per ju smiley me vjen keq qe s'qenka bedrija t'ju kishte perkedhel me ato shprehjet e veta.

Ku osht ajo shjtania?

Po qe me pushime, ishalla i majn dritat e ujti, se per kohen s'po e vrasim mo mendjen  smiley  

thuji shokut cere osht kjo "valvola tre-rrugeshese" se keto te moskthimit i kom. Centralin nuk du me e von se me vje gjynof me ca muret me shtri kabllat. Plus qe me ka thon Sula qe ka per ta kopsit ne ujtin ne dritat ne kyt mandat, qe ia honghsa zemren ia hongsha!!!! smiley  

tironso me shkriu gazit ky dialogu juj, edhe pse s'kuptoj absolutisht asgje nga ato qe thoni

ala nuk u bone tironsja vjeter ti me kuptu mi goce, pupu

jo, jo, gjithe problemin e kam me termat mekanike; bulona dado mentesha... nga keto jam nul une...

se per dialektin, ai i tirones me duket lule perballe atij te tropojes te cilit i kuptoj vetem zanoret smiley

o po ty mer bab kot t'thom qy e zgjidh me 150 euro, ty t'bojne dermon vetem 300.000 euro, ti fusesh i transplant truni qe mos t'besosh mo sulen t'pakten smileysmiley

Shaje Sulen, shaje. Sula osht njish. E kishte Saidin te KESH, tak e privatizoi e na qiti m'selamet me OSSH-ne e CEZ-it

Tani qi e ka cu Dallapin te Ujsjellsi, prit kur ta privatozoj e te na qisi prap m'drite.

Hajer, begati, bollik!!!

Hongsha zemren Sali Berisha!!!!!! 

daku per vete thote shyqyr qe e ka cu dollapin te ujsellsi, se t'pakten tubat e ujit te lagjja ime i ndrroi. a e boni se ka desh me bo tendera, a e boni se i vite keq per mu qe mu bone gominat e makines cope ngaqe prishte ujti rrugen, ket se di vallai. ja hongsha menteshat ja hongsha*

*Menteshat jane zemra e dollapit, e vetmja gjo qe leviz me i llaf smiley

smiley)

 Mire OSSH-nuk ka te drejte tu presi ujin atyre qe nuk paguajn  detyrimin,  Po kur ishte PPSH-ja, kishte kush qe nuk pagunte ?

PPSH-ja,  te fuste ne burg...

OSSH-ja,  te le pa uje....

    Kendoj, shume qe  thone:.." OSSH-ja e ka hak nji bombe.

Edhe PPSH-ja bombe donte, qe te ikte.Me bomba do ti zgjidhim? Ky eshte thelbi....Qe neve,per zbatimin e ligjeve , si popull duam  C4

Ore lexoni ti apo jo?

Kam 4 jave qe merrem me OSSH. Ja kam bo hallall leket e vjedhme, kam vec hall me u siguru qe nuk me vjedh mo. Po me jep njeri garanci thu ti? JO.

ERE, Prokurori, Polici, Mbrojtje konsumatori. Shko nga te dush mer, nuk do me ja dit njeri. Dhe si qytetar i mire qe jam, pasi ezaurova gjithe legal dhe institutional remedies, u ktheva te tradita e te pareve. E di si e zgjidha mo ne fund?

Zuna faturistin per fyti, edhe i thashe qe ............. farefisin po ma zhyte mo mu. Boj c'te dush me te tjeret, po mu mos me shto me faturat se ...........

Ja si e zgjidha. Ca te boj? Kur nuk e zgjidh dot une, qe kam ca lidhje e ca klase shkolle, ca pret nga nje mavri qe s'kupton as ca i thone ata te OSSH qe flasin vetem me konsolidimra, debirera, cash flow-rëra, ......

BOMBA mer per te tërrrrrë!

Gjysmen e lekeve te vjedhme ti kishe dhene faturistit e do shpetoje me kohe.Cudi si nuk ti paska kerku vete....

Po jom qytetar i mire me pra. Si te korruptojjsha faturistin une?

Te gjithe te mire jemi,po ai faturisti duhej te ishte me i mire,te gjente ai zgjidhjen smiley

Kur ke shtet qe te ushqen mender..nga dita ne dite.. OSSH ka shume te drejte. Por ne nje shtet normal, uji, dritat, sherbimi mjeksor, etj konsiderohen te drejta njerzore dhe nuk nderpriten dhe as mohohen, as ne rastin kur ti nuk paguan per kete ose ate arsye. Po hec mo, "kapitalizem" hesapi.. shteti ose rregullatori nuk egziston.

Tani ta mor vesh une, kur te privatizohet ujti, a do na sjellin uj Trebeshine ke shpia apo noi gjo tjeter?

Juve nuk ia kuptoni hallin shkinaksit... Ai e ka me pjesën e "ligë" të qeverisë më të mirë të 3 mijë vjetëve.

 

OSSH... èshtè njè bandè hajdutèsh!!! janè bèrè njerzit me hije nè shqipèri!!dhe ajo qè i bèn jo vetèm hajdut por edhe kriminel,èshtè fakti se askush nuk mund tè ankohesh,nè se i hedh nè gjyq,vetèm sa paguan tarifèn e gjyqit e nuk fiton kurrè,askush nuk ka fituar njè gjyq kundèr OSSH,faturistèt i hedhin faturat fshehurazi,biles ndonjèher edhe duke mashtruar klientèt nè rastet e gjobave,duke ju thene vendosni njè firmè kètu se nuk ka problem,pastaj kur shkon e paguan sheh gjobèn.....p.s. problemin e ujit nuk e ka vetèm lezha...nè vlorè uji vjen 1-2 orè nè ditè dhe kaq...shyqyr qè njerzia arin tè mbush kovat e mèdha..preferoj tè rri pa drita se pa ujè..èshtè çmenduri!!!

 Shkoj ankohem te OSSH, LESH

 

Shkoj ankohem te ERE, LESH

Shkoj ne prokurori me padit per vjedhje, LESH

Keto jane motive qe "perforcojne idene" qe Shqiperia nuk eshte e gatshme per "Bashkimin Europian". Tironsi na sjell raste konkrete qe nuk funksionojne institucionet ne shqiperi. 

Knej ka "Talia" njerezit mezi presin me e hudh shtetin ne gjyq (dhe gati gjithmone fitojne) ne raste te tilla (avokatet e zote i ke si skutha duke prit per me hudh shtetin ne gjyq).

Nderkohe qe UN deklaron qe Uji (i pishem dhe asistenca mjekesore) eshte nje e drejte themelore e njeriut, ne shqiperi institucionet shikojne interesat (e investitoreve) dhe vihen ne lufte me njeri tjetrin. 

Pra ne menyre indirekte te dy jane fajtore kundrejt qytetarit, OSSH pasi si rrjedhoje e nderprerjes se sherbimit (ndriçimin ndaj Ujesjellesit qe nuk ka paguar faturat e dritave) sjell nderprerjen e Ujit ndaj qytetareve. 

Keiendi per mendimin tim ka te drejte ne rastin konkret. (Nese Ujesjellesi nuk ka paguar faturat, futet ne borxh kundrejt OSSH, me interesat qe parashikon kontrata, por nuk nderpritet sherbimi i furnizimit me uje dhe rasti i Spitalit eshte i goditur, pasi Uji dhe asistenca mjekesore jane ne nje nivel si "te drejta themelore&quotsmiley

Derisa qytetaret e dashur shqiptare te kuptojne qe po nuk u ankuan ne mase vete nuk e rruan sqetllen asnje qe e ka per detyre per mbrojtur te drejtat e tyre atehere ne kete menyre do trajtohen gjithmone nga keto "institucione".

 ju sdini me te bukuren! 

shumica e ujesjellesave jane privatizuar nga pronaret e tokes.jane ata qe merren me blerjen e klorit dhe leshimin ose jo te ujit. jane ata qe duhet te paguajne dritat e ku ta di une cfare tjeter.

Klienti "Ujesjellesi i Lezhes" s'ka paguar faturat. OSSH, furnizuesi i energjise elektrike i pret furnizimin me energji.

Si gjithmone, e hajne te tretet.

Ku eshte problemi ketu?

 jo mo cproblem ka ketu? e ku pastaj lezhjanet...tja fusin nje te lame ne shengjine se ka uje deti plot smiley

ps. pershendetje olsib smiley

Pershendetje gruja. smiley

 Mire OSSH-nuk ka te drejte tu presi ujin atyre qe nuk paguajn  detyrimin,  Po kur ishte PPSH-ja, kishte kush qe nuk pagunte ?

 Kur ishte PPSH uji ishte po thuajse falas  dhe cfare uji, uje mali, uje Selite, dhe jo uje  shu.rre, sic eshte sot, njeriu vlersohej me shume, uji nuk nderpritej kurre, kishte edhe sahat, ( 2 lek ishte m3),dhe askush nuk  e ngacmonte, sigurisht qe shteti e kishte krjiuar friken tek qytetari, nese do ta thyje ose do ta demtoje nje objekt qe nuk ishte privat, do te denohej me gjobe ose me burg!

Sot ky shtet qe duhet te jete model ne ruajtjen e prones private eshte ne kaos, nuk kontrollon asgje, dhe sherbimet publike i ka 100 mije here me ulet, sec i kishte shoqeria ne socializem!

 

"... njeriu vlersohej me shume athere..." smiley)

Qesh ti po ashtu ishte, nuk ka bere vaki athere, qe njerzit te pini nshurre, dhe te paguajne ujin sa frengu pulen sot!

Pirja e shurres ishte vakia me e paket qe mund te te ndodhte ne ate regjim, po te kishin fatin e keq te etiketoheshe armik i popullit dhe diktatures se proletariatit...

Po po... ashtu eshte! Ai regjim e vleresonte shume njeriun! smiley)

Olso, urreje per cdo gje ate sistem... per cfare te duash ti. Ama, nuk mund te thuash qe nuk kishte kujdesje qe sot NUK EGZISTON. Qe nga arsimi, shendetsia, siguria, dhe cdo gje tjeter qe sot NUK EGZISTON.

Nuk eshte vendi i duhur, edhe pse ky eshte kuvendi, qe ti te kthesh koken prapa per te perbuzur. Keshtu te bie ty mbas qafe, e askujt tjetri.

Po flitet per ujin e pijshem. Nese ti di ndonje rast ku ka patur probleme me ujin e pijshem ne ate sistem, bujrum dhe sille. Sot, sidomos sot, absolutisht gjithe Shqiperia, ne masen 1000% ka probleme me ujin e pijshem. Nese per ate sistem mund te gjesh ndonje rast jetim fare, per kete sistem, nuk mund te gjesh nje rast te vetem furnizimi me uje pa asnje problem.

Na ngrinte uji i pijshem ne dimer neve ne Erseke... ngrinin tubacionet... vinte komunalja dhe gdhihej aty, derisa, DERISA te rridhte uji ne rubinet. Ti nuk ja ke idene se cdmth kjo, ndoshta, por qe te dergosh dy punonjes, te harxhojne ndoshta, tonelata gaz, per te shkrire tubacionet e nje pallati me 4 familje, dhe te gdhihen aty derisa qytetari te kishte uje ne cezme, ne nje kohe kur i nxehti me i madh ishte -30 grade, dhe cektesia me inkurajuese e bores ishte 2 metra; une nuk e di se cfare mund ta quash... por kjo te bie mbas qafe qe c'ke me te!

 Ol, po si keshtu me keto shprehje ? Ore,  ku ta gjej ate  bazen e inatit tat... qe ti ve nje "Bombe", per ta qetesuar? Po te beheshin mendjet "njemendje", Zotit do ti mjaftonte...  NJE NJERI I VETEM. Aty eshte bukuria,  tek "te ndryshmit", por

...pa i thene te ndryshmit nga Ty, emrin e atij... "gjese".. 

 Vure njehere e mire ne mendje! Nuk ka regjim te mire! E di ti, pse Athinasit e perzune Perikliun?(Burrin me te madh te shtetit)

O njerez, nje gje eshte te thuash se ne ate kohe nuk mungonin uji e dritat dhe nje gje tjeter eshte te thuash se ai regjim respektonte njeriun. Le te nos tallemi tani me veten se besoj se jemi aq te rritur sa te kuptojme ndryshimin. O artian, a ka mundesi te mos ta personalizosh muhabetin. Sa shume qe te dogji mor burre!

Olso, ti thua me siper me qesendi qe "po, ai sistem e vleresonte shume njeriun." Tani ke te duash mbaj, ne dac respektin, ne dac vleresimin.

Ma shpjego pak mua, cfare do te thoshte - sipas teje, gjithmone - pasja 24 ore /24 uje te pijshem, shendetesine falas, shkollen falas... e shume sherbime te tjera te tilla, te tipit fillestar, te thjeshte fare, themelor. Pse duhej te shqetesohej "ai sistem" ne ate fare menyre monstruoze, qe qytetaret te kishin uje 24/24? Jam shume kurioz ta di mendimin tend per kete.

Pse?! Sinqerisht nuk e kupton? Po edhe nje gomari do t'i jepej uje e buke se ndryshe do te ngordhte e kush do te ta mbante barin pastaj...

dmth ai regjim siguronte uje 24/24 se po te ishte 23:50/24:00, njerezit do vdisnin nga etja.

Une po te flas seriozisht... ti pergjigju si te duash.  Mendoja qe bashke mund t'i shkembenim dy-tre fjale pa kujtuar se po tallemi me njeri tjetrin.

Po edhe ujin 24 ore te mos te kishte siguru...

Olso, kur e shan, jo gjithmone kam parasysh se po mbron keta funderrinat qe sundojne sot. Puna eshte se tema flet per nje shqetesim te sotem, qe dikur nuk egzistonte. Pyetja qe mund te vleje gjithmone ketu, eshte ajo qe kam bere gjithmone: Pse u sfilitem aq shume keto 20 vjet qe te prishim dhe asgjesojme gjithe ato te mira qe mezi u arriten, me aq gjak te derdhur dhe sakrifica te pashoqe shqiptari? Punoi ai popull, punoi si kafshe ato 50 vjet; dhe cfare arriti, sot nuk egziston me. Prandaj dhe ti duhet ta kuptosh nostalgjine qe kane ca ketu; ja, si puna ime, psh... Po dhe shume te tjere dhe te tjera(si thote Rama), qe iken ne Amerike(ose Evroperave), sepse, vogelsire pas vogelsire, ja kalon Shqiperise ne cdo gje, po ja, psh, ujin ne shtepi, po ja dritat, po ja arsimi, e shume te tjera, qe ndoshta ne Shqiperi gjendeshin dhe gjetke sot jo... ne morem gjithe poshtersite e botes dhe i importuam ne jeten dhe situaten e perditshme... te mirat tona, jo vetem qe nuk i eksportuam, por beme cmos qe te zhdukeshin fare ne menyre te pariparueshme.

ja pyetja per kete qe ke shkruar: po dhe ujin 24 ore te mos sigurojne???

Te kuptoj shume mire Zotrules. Ne fakt nje nga pasojat me negative qe ka sjell keq-qeverisja e HALABAKEVE qe na kane drejtuar keto 20 vjet eshte fakti se njerezit po kthejne kokek nga Ferri i djeshem qe iu duket parajse perpara Ferrit te sotcem. Une besoj kete: regjimi e hodhi faren e se keqes dje. Frytet po i korrim sot. Korrja e fryteve, perfundimisht, qenka Ferri i vertete. Nje pershendetje nga Vlora!

Regjimi i djeshem hodhi dhe faren e patriotizmit, madje kurre Shqiperia nuk ka patur dhe prodhuar me shume patriote apo atdhedashes sesa gjate atyre 50 vjeteve(nje prej tyre mendoj qe jam dhe une). Ku jane tani? Ku eshte ajo fara e mbjelle Olso?

Cfare fare e keqe u mbillka kur tjetrin e ben doktor, kardiolog me nam? Kur ky kardiolog,(doktor, apo jo), merr pushtetin dhe nuk i duhen me shume se 2 vjet, qe ta rrenoje komplet Shqiperine; KOMPLET! Ne fakt rrenimi nuk zgjati me shume se 2-3 muaj; nga marsi 1992, deri nga qershori, Shqiperia u gjunjezua komplet. U zhduk ushtria, u shkaterruan teresisht spitalet dhe infrastruktura e tyre(spitalet e doktorit!!!), cdo gje, cdo ndertese, cdo ngaster qe prodhonte dicka, u shkaterrua. U shkaterrua komplet sistemi arsimor. Cdo gje, absolutisht cdo gje u shkaterrua. A mund te me thuash si quhet ajo lloj fare qe paska mbjelle ai sistem? Se po nuk bleva nje hambar te tere, dhe do shkoj ta hedh te fqinjet tane qe na duan te miren aq sa vdesin per ne

Arrin te kuptosh ti, apo kushdo tjeter ketu, se cfare dmth qe zgjedhjet e vetme te ndershme gjate ketyre 20 vjeteve i ka organizuar dhe mbajtur "diktatori" i fundit i Shqiperise??? - qe eshte dhe i vetmi qe ka leshuar pushtetin ne menyren me paqesore te mundshme, pa i thene askujt as nje gjysem fjale.  E kupton qe "regjimi" del i palagur fare, per shkak te ketyre qe sundojne sot? E kupton qe nese ka mbetur politikan gjalle ne Shqiperi per t'i shtrenguar doren, turp ndoshta eshte ose s'eshte... - ai eshte Ramiz Alia? Tani, ka c'ka, eshte s'eshte; e kupton ku jemi "katandisur"?

Ose "Quantum of Solace", "Thirst" etj.

Halli eshte se ai sistem shqetesohej vetem per qytetaret ne nje vend ku fshataresia eshte mbi 50%

 Pse duhej te shqetesohej "ai sistem" ne ate fare menyre monstruoze, qe qytetaret te kishin uje 24/24? 

Kujdesi "demokratik" ndaj njeriut te thjeshte sot ne Shqiperi ne lidhje me ujin!

Video

Lezhjaneve te sotem, vecse te mos i akuzoni si "shoket e Klodit" se bejne namin ne protesta.. Pa uje e drita rrine, s'eshte problem.

 

 

 Haha. Kush ka ngelur pa uje? Populli i Lezhes? I njejti popull apo nje pjese e tij qe dilte ne demonstrata se dikush ishte gay?
Ska gje se ne dimer a ne pranvere do kene uje sa te duash, aq shume sa do permbyten.
E cfare bejne shqiptaret? Ne vend qe te mblidhen bashke e te zgjidhin problemin, shkojne e blejne kova e legena me uje ne menyre individuale. Nuk di si ta pershkruaj me fjale kete po Shqiperia eshte si nje cmendine ku behen eksperiemente. Kush del prej andej i shpeton eksperimentit te rradhes por do vuaje pasojat e eksperiementeve qe ka ngrene tashme. KAVIE

Na thanë se kur të privatizohet OSSH gjithçka do ishte më mirë. Por faturat jane rritur dhe sherbimi eshte bere me bloze nga sa ishte...... Jam i vetmi qe mendoj keshtu?

Nuk besoj se jam i vetmi. Sjane vetem shqiptaret qe e kane ngrene kete kokerr ulliri. Ne bote e njejta gje ka ndodhur me shitjen e operatoreve publike. Cmimet jane rritur 2-3 fish, ndersa sherbimi eshte katandisur si mos me keq.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).